Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279

    Libėr: "The God Delusion" nga Richard Dawkins

    Richard Dawkins



    Kapitulli I


    Zhgenjimi ndaj Zotit


    Nje jo-Fetar Fanatik

    Nuk do ta merrja mundimin te perfytyroja nje Zot personal.Do ti mjaftonte te ishte madherishem struktura e botes,per te lejuar senset tona te zhvillohen aq sa per te adhuruar ate.
    Albert Einstein


    Djali qendronte shtrire mbi bar,me faqen mbeshtetur mbi duart e kryqezuara.Papritur ai u pushtua nga nje perceptueshmeri e larte mbi ate c’ka ai po kundronte teper prane,nderthurjen e fijeve e rrenjeve,nje pyll ne mikrokozmos,nje bote me vete brumbujsh e milingonash,e madje-edhe pse ai nuk mund ta kuptonte ne detaje ne ate kohe-bakteriet e nentokes ne miliarda,qe pa zhurme e ne menyre te padukshme,sistematikisht,gjeneron ekonomine e mikro-botes.Beftas,ky mikro-pyll i ktij tapeti te gjelber u zmadhua e po njehesohej me universin,e po ashtu mendja e tij e c’fazuar nga gjithcka tjeter.Me pas ai e interpretoi kete eksperience nen terma fetare gje qe eventualisht e futi ne rrugen e fese.Mbaroi per prift anglikan e u caktua kaplan ne shkollen ku une studioja,nje mesues per te cilin kisha shume rrespekt.Vetem ne saje te klerikeve si ai,une kam fatin te them tashme se nuk ma shtyne fene me shuka ne gryke si te isha gjeldeti.
    Ne nje kohe e vend tjeter,ky djale mund te isha une,i mahnitur nga shkelqimi i Orionit e Arushes se Madhe,i perlotuar nga tingujt imagjinare te Rruges se Qumeshtit,i dehur nga aroma e tulipanit e orkidese te nje kopeshti afrikan.Se perse thuajse emocione te ngjashme do te na orientonin mua e kaplanin ne drejtime te ndryshme,kjo eshte nje pyetje jo e lehte per ti u pergjigjur.Ky botkuptim thuajse mistik ndaj Natyres e Universit eshte tashme mese i zakonshem mes shkencetaresh e racionalistesh kudo.S’ka te beje aspak me bestytnite supernatyrale.Se paku ne femijrine e tij,kaplani yne presupozohej(ashtu si edhe une)qe te mos ishte shume ne dijeni per paragrafin e fundit tek Origjina e Specieve-te famshmin ’bregu i nderthurjes’,’pemet mbushur me zogj kengetare,insektet flaterojne rreth e qark,e krimbat qe zvarriten nen token e lagesht’.Nese si do te kishte djeni mbi te mesipermen,mesiguri qe ai do te identifikohej me te,e ne vend te rruges qe ai mori,asaj te fese,ai do te udhehiqej nga pikepamja Darviniste se gjithcka eshte krijuar nga ligjet e natyres qe veprojne rreth nesh.

    …Prej kesaj,nga lufta brenda natyres,urija dhe vdekja,rrjedhojne objekte nga me te lartesuarat per perfytyrimin tone,me sakte,prodhimi i kafsheve me komplekse.Ka madheshti ne kete kendveshtrim te jetes,me ato forcat te ndryshme ne te,qe origjinalisht jane mpleksur ne vetem disa,ose vetem nje;e keshtu,nga nje fillese kaq e thjeshte,ndersa toka vazhdon ciklin e saj nen ligjin fiks te gravitetit,forma jete nga me te larmishmet kane evoluar e vazhdojne te evolojne.

    Carl Sagan,tek Pale Blue Dot shkruant:

    Si shpjegohet qe asnje nga fete kryesore te kete pare thelle tek shkenca e te kene konkluduar,’Kjo qenka me e perkryer se ce kishim menduar!Universi eshte shume me teper i madh se c’na kane mesuar profetet tane,me hapesinor,me i komplikuar,me elegant’. Por ne vend te ketyre ata thone,’Jo jo jo,Zoti im eshte nje Zot i vogel edhe keshtu e dua te mbese.’ Nje fe e vjeter apo e re,qe predikon madheshtine e Universit ashtu sic edhe na e parashtron shkenca moderrne,ndoshta edhe mund te jete ne gjendje te perfitoje reverencat dhe respektin qe zorr se munden fete konvencionale.

    Te gjithe librat e Sagan-it prekin kete mrekulli supreme,ngacmuese mendimesh,qe feja e ka monopolizuar shekujt e kaluar.Une kam aspiruar te njejten gje ne librat e mij.Si pasoje degjoj shpesh te thuhet per mua se jam teper fetar.Nje studente amerikane nje here me shkruante se kishte pyetur profesorin e saj nese kishte ndonje pershtypje me te specifikuar rreth meje.’Sigurisht’,i ishte pergjigjur ai,’Dawkins eshte shume i sigurte se feja as qe nuk mund te krahasohet me fene,por ai vaksohet teper ngjethshem ne lidhje me Natyren dhe Universin,per mua kjo eshte Fe!’ Por a eshte fjala ’Fe’ fjala e duhur ketu?Une nuk mendoj keshtu.Fizikanti Steven Weinberg,fitues i cmimit Nobel,(ateist po ashtu),e tha aq mire tek Dreams of a Final Theory:

    Disa njerez kane nje kendveshtrim aq te gjere e fleksibel mbi ekzistencen e Zotit saqe ata e gjejne ate fare lehte kudo qe e kerkojne.Degjon dike te thote se Zoti eshte ultimativ ose se Zoti eshte gjysma jone e mire,apo se Zoti eshte vete Universi.Sigurisht pra,ashtu edhe si shume fjaleve te tjera edhe fjales ‘Zot’ mund ti japim kuptime simbas deshires.Nese do te thuash qe Zoti eshte energji,atehere Zotin mund ta gjesh edhe tek nje cope qymyri.

    Weinbergu eshte i sakte kur shkruan se nese do te duam qe fjala ’Zot’ te mos behet fare e paperdorshme,atehere ne duhet ta perdorim ate ne ate menyre qe njerezit e kane kuptuar deri me sot: te indikoje nje krijues supernatyral qe ’te vleje per tu adhuruar nga ne’.Konfuzion i pafat eshte krijuar nga deshtimi per te dalluar religjionin Einstein-ian dhe ate supernatyral.Einstein-i shpesh here e perdorte fjalen Zot,si te thuash,per hir te idese (ashtu sic bejne edhe shume e shume shkencetare te tjere ateiste),duke lene vend ketu pa dashur per keqkuptime tek supernatyralistet,te cilen jane mese te gatshem ti perdorin keto per ta paraqitur nje mendimtar te tille si te tyrin.Fundi dramatik(apo ishte i qellimshem?) i A Brief History of Time i Stephen Hawkins,’…per kete, ne duhet te njohim mendjen e Zotit’ ,eshte keqkuptuar ne menyre skandaloze,duke ushqyer propaganden se Hawkin eshte njeri i fese.Biologia Ursula Goodenough tek The sacred Depths of Natyre tingellon me fetare se Einstein-i apo Hawkin-si.Asaj i pelqejne shume kishat,xhamite e tempujt e keshtu,shume sekuenca ne ate liber nxirren jashte kontekstit per tu kthyer ne municion te supernatyralisteve.Ajo shkon aq larg sa ta quaje vetveten ’Natyraliste religjioze’..Por,nese e lexon me kujdes librin e saj ve re se ajo eshte po aq ateiste e thekur sac jam edhe une.
    ‘Natyralist’ eshte nje fjale qe merr shume kuptime.Mua me sjell ne mendje heroin tim te femijerise,Doktor Dolittle-in e Hugh Lofting(i cili,meqe ra fjala,kishte dicka me shume se natyralistin ’filozof’ te HMS Beagle ne vetevete).Ne shekullin e tetembedhjete e nentembedhjete,te ishe nje natyralist do te thoshte,ashtu si edhe per shume ne sot,te ishe student i botes natyrale.Ne kete sens,natyralistet,qe nga koha e Gilbert White,ne me te shumten e rasteve kane qene anetare te klerit.Darwin-i vete qe ne moshe te re ishte i destinuar per jeten kishtare.Ai shpresonte se koha e lire e nje prifti fshati do ti jepte dore pasionit qe ai kishte per studimin e brumbujve.Por folozofet i shohin natyralistet paksa ndryshe,si opozita e supernatyralisteve.Julian Baggini shpjegon tek Atheism:A very short Introduction perkushtimin e nje ateisti ndaj natyralizmit: Ajo c’ka besojne shumica e ateisteve eshte se edhe pse ne univers ekziston vetem nje lloj materieje e cila eshte fizike,nga kjo materie burojne mendja,bukurija,emocionet,vlerat morale-shkurt nje pakete e tere fenomenesh qe pasurojne jeten tone.Mendimet humane dhe emocionet burojne nga nderlikimet komplekse e entiteteve fizike ne trurin e njeriut.Nje ateist ne sensin e natyralistit filozofik eshte ai qe beson se nuk ka asgje pas botes natyrale e fizike,nuk ka inteligjence kreative supernatyrale qe verdalloset pas kuintave te universit qe ne observojme,nuk ka shpirt qe jeton pasi trupi vdes e nuk ka mrekullira-perjashto ketu fenomene natyrore qe ne akoma nuk kemi mesuar ti kuptojme.Nese ka vertete dicka qe duket se ekziston mbas atyre kuintave te asaj natyraleje,njohja e se ciles kerkon aq shume per te bere,atehere le te shpresojme qe nje dite do ta kuptojme shkencerisht e do ti a bashkangjisim dosjes se kesaj natyraleje.Nese do te mundim te spostojme ylberin,ai s’do te ishte me pak i bukur.
    Shkencetare te medhej te koherave tona qe mund te tingellojne religjioze,na dalin te mos jene aspak te tille nese i ekzaminon me kujdes bindjet e tyre,nje e vertete kjo sidomos per Einstein-in dhe Hawking-un.Astronomi Mbreteror dhe President i Akademise Mbreterore,Martin Rees, me tregoi se ai shkon ne kishe si:’nje anglikan jo-besimtar…si shenje besnikerie ndaj fisit’.Ai nuk ka ndonje besim teist,por ndaj me shkencetaret e siperpermenduar te njejtin natyralizem poetik qe vete kozmosi provokon.Gjate nje bisede televizive,kohet e fundit,sfidova mikun tim,gjinekologun Robert Winston,nje pilar i vertete i hebraizmit britanik,te pranonte se judaizmi i tij ishte i karakterit te mesiperm dhe se ai ne te vertete nuk besonte ne ndonje gje supernatyrale.Ishte shume prane pohimit por u mbrojt,si te thuash,ne llogoren e fundit(Me thene te verteten duhej te me intervistonte ai mua e jo e kunderta).Arriti deri aty sa te pranonte se judaizmi e ndihmonte te strukturonte jeten e tij ne menyre korrekte e te drejte,duke e bere ate me te mire.Ndoshta eshte keshtu,por ky lloj judaizmi ska te beje aspak me supernatyralen mbi te cilen eshte bazuar ai qe njohim ne.Ka shume intelektuale ateiste qe e quajne veten me krenari judaik dhe ndjekin ritet judaike ndoshta per arsye te besnikerike ndaj tradites se lashte apo te te afermve te tyre te vrare,apo edhe prej ndoshta te asaj deshire konfuze per te etiketuar si ’religjion’ respektin panteik qe shume prej nesh ndajme me eksponentin me te spikatur, Albert Einstein-in.Ata mund te mos besojne.por qe te huazojme nje fraze nga daniel Dennett,’ata mund te besojne tek besimi’.
    Nje nga theniet me te kuotuara zellshem te Einstein-it eshte,’Shkenca pa fene eshte e cale,feja pa shkencen eshte e verber’.Por Einstein-i tha poashtu,

    Ka qene sigurisht nje genjeshter ajo c’ka keni lexuar mbi bindjet e mija fetare,nje genjeshter qe perseritet sistematikisht.Une nuk besoj ne nje Zot personal edhe asnjehere se kam mohuar kete.Nese ka dicka brenda meje qe mund ta quash religjioze,eshte admirimi i pakufishem qe kam per strukturimin e gjithesise per aq sa shkenca ka zbuluar derimetash.

    Duket sikur Einstein-i po kontradikton vetveten?Qe theniet e tij perzgjidhen me kujdes per te suportuar te dyja skajet e argumentit?Jo.Me ‘fe’ ai donte te thoshte dicka krejt ndryshe nga ajo qe mendohet gjeresisht sot.Ndersa une mundohem te zbardh ndryshimin ndermjet religjionit supernatyral dhe atij te Einstein-it,duhet te keni parasysh se une do te quaj zhgenjyes vetem zotat supernatyrale.
    Ja edhe disa kuotime nga ai,per ti dhene per ti dhene pak tonin fese se tij.

    Une jam nje jo-besimtar teper besimtar.Ne nje fare menyre kjo eshte nje lloj feje e re.

    Une kurre nuk kam pare tek Natyra nje qellim te caktuar,apo nje target,ose dicka te tille qe mund te kuptohet si antropomorfike.Ajo c’ka une shoh tek Natyra eshte ajo struktura e mahnishme qe ne e perceptojme ne menyre kaq inperfekte dhe qe e mbush mendimtarin me nje ndjenje turpi.Kjo eshte vertete nje ndjenje fetare qe s’ka te beje aspak me misticizmin.

    Idea e nje Zoti personal eshte shume e huaj per mua dhe me duket teper naļve.

    Mbas vdekjes se tij,shume teoriciene fetare kuptueshem u munduan ta etiketojne Einstein-in si te tyrin por disa nga bashkekohesit e tij fetare e pane ate ndryshe.Ne 1940-en,Einstein-i shkroi nje leter te famshme ku justifikonte thenien e tij,’Une nuk besoj ne nje Zot personal’.Kjo leter,dhe te ngjashme me te,provokuan nje stuhi replikash nga fanatiket fetare ku edhe ne shume raste i kujtonin atij origjinen e tij hebraike. Pjeset e shkeputura qe do te vijojne jane marre nga Einstein and Religion(Qe eshte po ashtu burimi im kryesor mbi Einstein-in,per ceshtjet fetare).Peshkopi Katolik i Kanzas City-t tha : Eshte per te ardhur keq kur shikon dike,i cili rrjedh nga populli i lashte i Dhjates se Vjeter dhe mesimeve te saj,te hedhe poshte traditen e lashte te ketij populli.’ Klerik te tjere katolike u hodhen me koke,‘Nuk ka Zot tjeter pervecse atij personal,Einstein-i nuk di se c’thote.Ai e ka gabim.Shume njerez mendojne se meqe jane tejet te specializuar ne nje fushe,jane te kualifikuar per te dhene opinionet e tyre ne shume te tjera‘.Pyetja nese feja eshte nje fushe e vecante dhe se ndokush mund te jete ekspert ne kete fushe,nuk duhet te kaloje pa disa pikepyetje te medha.Ai kleriku i mesiperm me siguri qe nuk do te kishte debatuar me nje Shtojzovallegjist mbi ngjyren e flokeve te nje zane mali.Te dy ata,kleriku dhe peshkopi mendonin se,meqe Einstein-i nuk ishte i trajnuar ne fushen e tyre,e kishte keqkuptuar natyren e vertete te Zotit.Por e verteta qendron ndryshe,Einsten-i e dinte mire ate c’ka po mohonte.
    Nje avokat katolik amerikan,i pajtuar per nje kualicion peshkopatash,i shkruajti Einstein-it:‘Na erdhi shume keq per deklaraten tuaj ne te cilen ju hodhet poshte me peshti idene e nje Zoti personal.Ne dhjete vitet e fundit asgje nuk ka qene kaq e kalkuluar per ti bere njerezit te besojne se Hitler-i ka pasur arsye te forta per ti perzene hebrejte nga Gjermania se sa deklarata juaj.Duke pasur parasysh te drejten tuaj per ‘fjalen e lire’,perseri une them me bindje se ju jeni burimi me i madh per tensione publike ne Amerike.’ Nje rabin nga New York-u tha:‘Einstein-i padyshim eshte nje shkencetar i madh por pikepamjet e tij fetare jane diametralisht te kunderta me Judaizmin.’
    ‘Por?’.’Por?’.Por pse jo ‘dhe’?
    Presidenti i nje shoqate historianesh ne New Jersy shkroi nje leter ku del aq qarte ne pah dobesia e nje mendjeje fanatike fetare,sa i ja vlen ta lexosh dy here :

    Ne i respektojme mesimet e tua z.Einsten por me sa duket ju nuk paskeni mesuar dicka,qe zoti eshte nje shpirt e nuk mund ta gjesh tek tubi i teleskopit apo mikroskopit ashtu sic nuk mund ti gjesh mendimet dhe emocionet tek c’fare do lloj analize qe mund ti besh trurit te njeriut.Sic e dime tashme te gjithe,feja bazohet tek besimi dhe jo njohuria.C’do fetar i mire,here pas here pushtohet nga dyshimet.Disa here edhe besimi im eshte lekundur se tepermi por une kurre nuk i ju rrefeva kujt per keto dyshime spirituale per dy arsye : (1) Qe me sygjestionimet e mia mund te shqetesoja e demtoja jeten dhe shpresat e dikujt tjetri; (2) Sepse jam dakort me shkrimtarin qe thote,’Tek kushdo ekziston nje shkendije e lige qe kerkon te shkaterroje besimin fetar te tjetrit.’…Shpresoj z.Einstein qe te jeni keq-kuotuar e te dilni perpara amerikaneve qe jane te gatshem per t’ju nderuar,per te thene dicka te kenaqshme.

    Kjo leter shkaterrimisht flet vete.C’do fjali kullon hipokrizi morale e intelektuale.
    Me me pak dinjitet por edhe me shokuese ishte letra e Themeluesit te Calvary Tabernacle Association ne Oklahoma:

    Profesor Einstein,jam i bindur qe c’do kristian ne shtetet e bashkuara do te ta thoshte ne sy,’Ne kurre nuk do ta humbim besimin qe kemi tek Zoti yne edhe biri i tij Jesu Krishti,por ne po ju ftojme qe,nese nuk besoni tek Zoti i ketij kombi te vini majat tek thembrat e te ktheheni andej nga keni ardhur‘.Kam bere gjithcka qe kam mundur ne te mire te Izraelit,dhe ja,shfaqeni ju qe me nje thenie te dale nga ajo gjuha juaj blasfemike,beni me shume ne dem te ceshtjes se popullit tuaj se c’mund te bejne te gjitha perpjekjet e kristianeve qe e duan Israelin te marra se bashku per ta shporrur nje here e mire anti-semitizmin nga kjo toke.Profesor Einstein,c’do kristian ne amerike ne menyre immediate do te te pergjigjej,’Merre ate teorine tuaj te c’mendur e te pakuptimte te evolucionit e mbathja per gjermani,ose hiq dore nga fyerja qe i ben besimit tek Zoti te ketyre njerezve,te cilet te priten krahehapur kur ju detyruan te linit pas vendin tuaj.

    Per nje gje me siguri, keta kritikues teiste jane te nje mendjeje,Einstein-i nuk ishte njeri prej tyre.Ne menyre te perseritshme ai indinjohej me hamendesimet se ai mund te ishte nje teist.Atehere,ishte ai nje deist si Voltaire apo Diderot?Apo nje panteist si Spinoza filozofine e te cilit ai e adhuronte:’Besoj tek Zoti i Spinozes,i cili del ne pah tek harmonia e rregullit te asaj qe ekziston,e jo tek nje Zot qe merret me fatet dhe veprimet e individeve’.
    Le te perqendrohemi pak tek terminologjia.Nje teist beson tek nje inteligjence supernatyrale e cila,pasi kryen ate c’ka i duhet inicialisht per te bere,vjen akoma verdalle per te mbikqyrur e influencuar fatet e krijesave fillestare.Ne shume besime fetare teiste,Zoti eshte i perzjere ne menyre intime ne aferat humane.I pergjigjet lutjeve,fal apo denon mekatet,perzihet ne bote duke performuar mrekullira,reagon mbi veprat tona te mira apo keqija,e madje ai e di mire qe ne do ti bejme ato(dhe per me shume,ai di edhe kohen e sakte kur ne do ti kryejme keto vepra).Deistet po ashtu besojne ne nje inteligjence supernatyrale,por ne nje te tille qe aktiviteti i limitohet vetem me krijimin inicialisht te ligjeve qe vene ne levizje universin.Zoti i deisteve nuk nderhyn me pas e sigurisht qe nuk ka interes ne aferat njerezore.Panteistet nuk besojne ne supernatyralen,por perdorin fjalen Zot si sinonim per Natyren dhe Universin si dhe per paketen e ligjeve qe qeveris punen e tij.Deistet ndryshojne nga theistet ne ate qe Zoti i tyre nuk i pergjigjet lutjeve,nuk eshte i interesuar ne mekate e rrefimet,nuk i lexon mendimet tona e nuk nderhyn me kapricot e mrekullive.Deistet ndryshojne nga Panteistet ne ate qe Zoti deist eshte nje lloj inteligjence kozmike e jo ajo metafora Panteiste apo sinonimi poetik mbi ligjet e universit.Panteizmi eshte ateizem me lajle lule ndersa deizmi eshte teizm i ‘hyre ne uje’.Kemi c’do arsye te besojme se Einstein-izma si ’Zoti eshte i komplikuar por jo i demshem’ ose ’Zoti nuk hedh zarat’ ose ’Kishte ai mundesira te tjera pervecse te krijonte Universin?’ jane panteiste e jo deiste,e per me shume aspak teiste.’Zoti nuk hedh zarat’ mund te shihet si’Rastesia nuk qendron si boshti i gjerave’, ’Kishte ai mundesira te tjera pervecse te krijonte Universin?’ mund te thuhet si’A mund te jete krijuar Universi ne ndonje menyre tjeter?’.Einstein-i e perdorte fjalen Zot nen nje sense puro metaforik apo poetik.Po keshtu edhe Stephen Hawking e shume e shume fizikante te tjere qe rreshqasin here pas here ne gjuhen e metaforave fetare.The mind of God i Paul Davies duket sikur kercen pupthi nga panteonizmi einsteinian ne nje forme te erret deizmi-per te cilin atij i u akordua cmimi Templeton(nje shume e madhe parash qe i akordohet nga Fondacioni me te njejtin emer,atij,kryesisht ndonje shkencetar, qe thote nja dy-tre fjale te mira per fene).
    Me lini ti bej nje permledhje fese se Einstein-it me nje kuotim tjeter nga ai:’Te ndjesh se mbas gjithckaje qe sheh e provon mund te kete dicka qe truri yne nuk e percepton dot,bukuria e sublimiteti i se ciles vjen tek vetem indirekt,si nje reflektim i vaget,kjo eshte religjioze...ne kete sens une jam fetar‘.Ne kete sens edhe une jam fetar,por me nje rezerve qe,’e pa perceptueshme’ nuk do te thote ‘e pa perceptueshme per gjithnje’.Por une s’do te preferoja te quhesha fetar sepse mund te keqkuptohej fare lehte.Eshte kaq shume e keqkuptueshme,deri ne katastrofe,sepse per nje shumice te konsiderueshme ‘religjion’ nenkupton supernatyralen.Carl Sagan e thote kaq mire;’Nese me “Zot” dikush ka ne mendje paketen e ligjeve fizike qe qeveris Universin,atehere sigurisht qe ky Zot eshte atje jashte.Por emocionalisht ky Zot nuk te kenaq…z’do te kishte shume kuptim ti faleshe ligjit te gravitetit.
    Eshte per te vene buzen ne gaz qe ky argument i fundit i Sagan-it mbeti paksa ne hije nga Famulltari Dr Fulton J. Sheen,profesor ne Universitetin Katolik te Amerikes,si pjese e asaj fushate sulmesh ndaj Einstein-it kur ky hodhi poshte ekzistencen e nje Zoti personal ne 1940-en.Sheen pyeti se nese do te dilte ndokush per te dhene jeten per Rrugen e Qumeshtit.Me sa duket Sheen mendonte se po argumentonte kundra Einstein-it kur shtoi:’Ka vetem nje gabim me religjionin kozmik te Einstein-it,ka shtuar pa dashur germen ‘z’ diku nga mesi’.Por nuk ka asgje komike rreth besimit te Einstein-it.Sidoqofte,une do te doja ti beja thirrje shkencetareve qe ta frenonin veten ne perdorimin e fjales ‘Zot’ ne metaforat e tyre.Zoti metaforik e panteonik i fizikanteve eshte vite drite larg nga Zoti qe fut hundet,shkaktues e shkaterrues mrekullish,lexuesin e mendimeve,denuesin e mekateve,ai qe i pergjigjet lutjeve,ai i Bibles,i prifterinjve,imameve,rabijve,ai i gjuhes se perditshme.Per ti ngaterruar keta te dy qellimisht,per mua eshte trathti e larte intelektuale.

    Respekt i Pamerituar

    Titulli Zhgenjimi ndaj Zotit nuk i referohet Zotit te Einstein-it apo te atyre mendjeve te ndritura si ai,te permendur me lart.Per kete edhe mu desh qe te mbaroja pune me fene e Einstein-it si fillim;ka dhene prova qe ka kapacitet per te krijuar konfuzion.Gjate gjithe pjeses qe ka mbetur ne kete botim tani do te flas per zotat supernatyrale,prej ku me i njohuri prej tyre nder lexuesit e mij eshte Jehovai,Zoti i Dhjates se Vjeter.Shume shpejt do te vij dhe tek ai,por para se ta le kete kapitull paraprak,do te doja te mbaroja edhe me dicka tjeter,perndryshe do te me krijonte probleme ne vijueshmeri. Kete here do te ishte thjesht ceshtje etiketash.Eshte shume e mundur qe lexuesit fetare do te ofendoheshin me keto qe do te them e se nuk do te gjejne rrespekt te mjaftueshem per besimin e tyre fetar.Do te ishte fatkeqsi nese nuk do te shfletonin me per arsye te ketyre qe sapo i paralajmerova,per kete edhe mendova t’jua them kete qe ne fillim.
    Presupozohet tek masat,e qe pranohet nga shumica-perfshi ketu edhe jobesimtaret-se besimi fetar eshte teper i brishte ndaj ofezave dhe se duhet mbrojtur nga nje mur respekti me trashesi te ekzaxheruar,respekt i nje lloji tjeter nga ai qe nje person duhet ti dhuroje nje tjetri.Douglas Adams-i e tha aq bukur ne fjalen e tij ne Cambridge,disa jave perpara se te vdiste,saqe une s’rresht dot se ndari kete me publikun:

    Feja…permban disa ide apo nocione ne vetvete qe ne i quajme te pacenueshme, te shenjta apo ku di une se cfare.Cfare dua te them eshte qe, kemi psh,‘Nje ide per te cilen nuk lejohesh te flasesh keq;thjesht nuk mundesh.Pse jo?-Sepse nuk ta lejojne!’ Nese dikush voton per nje parti me programin e se ciles ti nuk bie dakort,je mese i lire te jipje argumentet e tuaja kundra;kushdo do te shprehte bindjet e tij/saj e do te parashtronte argumenta dhe askush s’do te shqetesohej shume.Nese dikush do te ishte i mendimit se taksat duhet te rriten apo ulen,gjithkush do te kishte argumentat e veta pro ose kundra por nese do te deklaronte se nuk do te luante as edhe celsin e drites te shtunen sepse judaizmi nuk do ta lejonte te bente pune ne ate dite,atehere ti do te thoje,’e respektoj kete’.
    Pse duhet te ishte totalisht legjitime te suportoje Konservativet apo Laburistet,Republikanet apo Demokratet,te zgjidhje kete model ekonomik ndaj atij tjetrit,Makintosh-in ndaj Windows-it,por kur vjen rradha te deklarosh idete e tua mbi fillesat e Universit,kush e krijoi ate…jo,kjo eshte e shenjte?
    …Jemi mesuar te mos ti sfidojme dogmat fetare por eshte interesant reaksioni qe krijohet kur Richard-i e ben kete! Shumekush acarohet sepse ne nuk na lejohet te themi gjera te tilla.Por nese e shikon kete aspekt ne menyre me racionale,kupton se nuk ka arsye qe keto ide te mos te jene te hapura per debat ashtu sic jane edhe shume te tjera,pervec faktit qe ne vete kemi rene dakort ne nje fare menyre te mos ti ngacmojme keto tema.

    Le te shohim tani nje shembull te mire te respektit te tejskajshem qe tregon shoqeria jone,nje shembull qe vertete ka vlere ketu.Menyra absolute per te fituar statusin e pacifistit ne kohe lufte eshte ajo fetare(per te refuzuar mbajtjen e armes).Ti mund te jesh nje filozof i moralit,madje ke mbrojtur edhe nje teze doktorate ku ekspozon te keqijat qe sjell lufta,e perseri do te te shtrydhin perpara nje bordi ushtarak te mbledhur per te studiuar kerkesen tende te pacifistit.Po nese deklaron se njeri apo te dy prinderit e tu jane Quaker(pjestar i nje bashkesie kristiane opozitare ndaj idese se luftes),ti thuaj se e ke fituar kete status,pa pasur shume rendesi artikulimi apo bagazhi juaj mbi pacifizmin ose vete Quaker-izmin.
    Ne krah te kundert te spektrit te pacifizmit gjejme nje ngathtesi,apo dhe hezitim per te perdorur emertime fetare per grupe nderluftuese.Ne Irlanden e Veriut,Katoliket dhe Protestantet jane ‘’pagezuar’’ me respektivisht,Republikane dhe Loialiste(besnike ndaj kurores mbreterore).Vete fjala ’religjion’ eshte redaktuar ne ’komunitete’,sic edhe thuhet,’lufte mes komunitetesh’.Ne Irak,si konsekuence e pushtimit anglo-amerikan te 2003-it,situata degjeneroi ne nje lufte sectariane ndermjet myslymaneve Suni dhe atyre Shiit.Ishte qarte nje konflikt fetar por qe ne numrin e 20 marsit te 2006-es te gazetes Indipendent,ne faqe te pare e me germa te medha u pershkrua si ’spastrim etnik’.Fjala ‘etnik’ ne kete kontekst eshte perseri nje ‘’pagezim’’.Ajo qe ne shohim ne Irak eshte perfundimisht nje ‘spastrim fetar’.Perdorimi origjinal i shprehjes‘pastrim etnik’ ne ish-Jugosllavi ka shume gjasa qe te jete po ashtu nje ‘’pagezim’’ tjeter i ’pastrimit fetar’ nese i referohemi ketu fraksioneve nderluftuese katoliko-kroate,myslymano-boshnjake e serbo-ortodokse.
    Edhe me pare jam munduar te terheq vemendjen mbi privilegjin qe i behet fese ne biseda publike mbi etiken,ne media dhe ne qeveri.Kurdohere qe lindin kontroversitete mbi moralin e seksit dhe ate te qe ka te bej me lindjet,ver bast se lidere fetare nga grupe te ndryshme religjioze perfaqesohen ne menyre prominente ne komitete me influence ose ne panele diskutative ne radio apo televizion.Une s’do te doja te kaloja ne ekstrem edhe te thosha,le ti censurojme fare keta njerez,por pse duhet qe shoqerija jone te trokase ne dyert e tyre me urgjence,a thua se ata jane ekspertiza e duhur,krahasuar me le te themi,nje filozof i moralit,nje avokat i familjes apo edhe nje mjek?
    Ja edhe nje shembull tjeter tipik mbi privilegjet qe posedon feja ne shoqerite e sotme.Me 21 shkurt te 2006-es Gjykata Supreme e SHBA-ve,bazuar ne Kushtetute,perjashtoi nga ligji per mos-marrjen e drogave halucinogjene nje kishe ne New Mexico,ligj te cilit duhet ti binden te gjithe shtetasit e tjere amerikane.Besimtaret fanatike te Centro Espirita Beneficiente Uniao do Vegetal besojne se mund ta ndjejne prezencen e Zotit me mire vetem duke pire cajin e quajtur hoacsa,i cili permban drogen ilegale halucinogjene te quajtur dimethyltryptamine.Vini re pak ketu ju lutem llogjiken e perdorur ;nje droge e tille i rrit nivelin e perceptimit te duhur per te kuptuar prezencen e Zotit.Atyre nuk i nevojiten evidenca te tjera.Ne menyre teper kontroversale,ka kaq shume evidenca te bazuara shkencerisht qe cannabis sativa redukton dhimbjet tek pacientet qe vuajne nga kanceri e qe i ushtrohen kimoterapise,por sidoqofte,ne 2005-en,Gjyqi Suprem,gjithmone bazuar ne Kushtetute,vendosi qe te gjithe te semuret qe perdorin cannabis per arsye mjekesore mund te ndiqen penalisht nga Prokuroria Federale,madje edhe ne ato shtete ku perdorimi i cannabis-it rekomandohet nga specialisti mjeksor.Si gjithmone pra,feja na qenka si ai zholi i letrave qe hyn kudo.A mund te imagjinoni anetare te nje organizate artdashesish ti luten gjyqit ti lejoje te marrin drogera halucinogjene sepse vetem keshtu ata mund ti kuptojne me mire pikturat surrealiste e impresioniste?…E kur nje kishe kerkon ekuivalenten e asaj me lart,mbeshtetet nga gjykata me e larte e vendit.Kjo pra eshte fuqia e fese,nje talisman i vertete.
    Tetembedhjete vjet me pare,une isha nje nga tridhjete e gjashte shkrimtaret dhe artistet e pajtuar nga revista New Statesmen per te suportuar me shkrimet tona autorin Salman Rushdie,ne ate kohe i denuar me vdekje ne mungese per shkrimin e nje novele.I peshtirosur nga ’simpatia’ dhe ‘solidariteti’ i shprehur nga lidere kristiane,madje dhe disa teoriciene sekulare,per ’dhimbjen’ dhe ’ofezen’ qe i ju shkaktua myslymaneve,shkrova kete paralelizem:

    Nese do ti gjeje nje dite ne humor te mire perligjesit e aparteidit,ata do te deklaronin-per aq sa vertete une kam arritur te kuptoj-se te toleroje rracat e perziera ishte kundra fese se tyre.Nje pjese e mire e opozitareve te tyre ne kete moment do te vinin majat nga thembrat duke e respektuar kete.Nuk do t’ja vlente te me thoje se nje paralelizem i tille s’eshte i drejte sepse aparteidi nuk ka justifikim racional;por e gjithe idea e besimit fetar,fuqia e tij e glorifikimi qe i behet eshte se nuk varet ne justifikim racional.Te gjithe ne mundohemi ti mbrojme paragjykimet tona,por pyet nje fetar se si denjon ai te justifikoje besimin e tij,e do te marresh shprehjen ’liria fetare’ si shuplake fytyres.
    Nuk me kishte shkuar shume ndermend se dicka e ngjashme do te ndodhte ne shekullin e njezet e njete.The Los Angeles Times i dates 10 prill te 2006-es raportonte se shume grupime kristiane neper konviktet kudo kryq e terthore amerikes,po padisnin universitetet e tyre ndaj perforcimit te rregullave antidiskriminuese qe keto te fundit po aplikonin perfshi ketu ndalimin e sulmeve dhe abuzimeve ndaj homoseksualeve.Si nje shembull tipik,ne 2004-n James Nixon,nje dymbedhjete vjecar nga Ohio,fiton ne gjyq te drejten per te veshur nje bluze mbi te cilen shkruhej ‘Homoseksualiteti eshte mekat,Islami eshte genjeshter,aborti eshte vrasje,disa ceshtje jane thjesht bardh e zi!’.Shkolla e urdheroi djalin te mos ta veshe bluzen-prinderit e djalit paditen shkollen.Do te ishte nje ceshtje vetedijeje nese familja do ta bazonte padine ne Amandamentin e Pare qe garanton ‘lirine e fjales’,por nuk ndodhi keshtu.Avokatet e tyre apeluan ne te drejten konstitucionale per ‘lirite fetare’.Ky proces gjyqesor viktorioz per Nixon-et u mbeshtet nga Alliance Defence Fund of Arizona,objektivi i se cilit eshte te mbeshtese procese gjyqsore ne favor te lirive fetare.
    Famulltari Rick Scarborough,duke suportuar ate vale te madhe te proceseve gjyqesore te ngjashme,te cilet arriten ta percaktojne fene si justifikim legal per diskriminimin ndaj homoseksualeve dhe grupeve te tjera,e quajti te tere kete si ‘beteja per te drejtat civile te shekullit te njezet e nje‘ :’Kristianet duhet te ngrihen me force per te mbrojtur te drejten e tyre per te qene kristiane.’ Edhe nje here,nese keta njerez do te ngriheshin per te drejten e lirise se fjales,ndokush mund te bente sikur po simapatizohej me ta,por nuk ndodhi keshtu.’E drejta per te qene kristiane’ ne kete rast mori pamjen e ‘te drejtes per te futur hundet ne jeten private te dikujt tjeter’.Keto procese gjyqsore pro diskriminimit te homoseksualeve u pane si kondrapeshe ndaj te ashtuquajturave procese pro diskriminimit fetar, e me sa duket ligji po e respektonte nje gje te tille.Duke thene,’Nese perpiqesh te me ndalosh tek fyej homoseksualet,ju perdhosni te drejten time mbi paragjykimet.’ndoshta zorr se mund t‘ja hedhesh,por duke thene,’Perdhosni te drejtat e mija fetare.’ e kalon vertete bukur lumin.E ku eshte ndryshimi ketu…? Me nje fjale,feja i mund te gjithe.
    Do ta mbyllja kete kapitull me nje studim te vecante qe hedh drite mbi respektin e ekzagjeruar qe tregon shoqeria jone per fene,respekt shume me i madh se ai per qenien humane.Ceshtja mori flake ne shkuart te 2006-nje episod i shemtuar qe kercente pupthi ndermjet dy ekstremeve,komedise e tragjedise.Shtatorin e meparshem,gazeta daneze Jylland-Posten botoi dymbedhjete karikatura mbi figuren e profetit Muhamet.Ne tre muajt ne vijim,ne menyre teper te kujdesshme por sistematike,nga nje grup i vogel myslymanesh me banim ne Danimarke,udhehequr nga dy imame te cileve qeveria e atjeshme i kishte garantuar azil,u kujdes per nje indinjate e revolte ane e mbane botes islamike.Ne fund te 2005-es keta dy klerike dashakeqinj udhetuan per ne Egjipt,duke marre me vete nje dosie me karikaturat brenda,te cilat u riprintuan e u postuan ne te gjitha vendet myslymane,perfshire ketu edhe Indonezine.Dosja permbante gjithashtu edhe fakte te rreme per gjoja keqtrajtimin qe i behej myslymaneve ne Danimarke dhe se gazeta e siperpermendur na ishte gazete qeveritare,ndersa te dymbedhjete karikaturave u ishin shtuar edhe tre te tjera,origjina e te cilave ishte paksa misterioze por qe u kuptua fakti se nuk kishin te benin aspak me Danimarken.Ndryshe nga te dymbedhjete karikaturat origjinale,tre te shtuarat ishin vertete ofensive,ose do te ishin nese vertete,ashtu sic edhe propagandohej me zell,do te kishin te benin me portretizimin e profetit Muhamet.Me fyesja nga keto te treja nuk ishte aspak karikature por nje fotografi e faksuar e nje personi me mjekerr i cili mbante nje nocke derri plastike kapur me nje mbajtese llastiku rreth kokes.Doli se kjo ishte nje foto nga Associated Press,e nje francezi,i cili merrte pjese ne nje konkurs ku fitonte ai qe hungerinte me mire si derr,ne nje feste fshati ne France.Fotoja nuk kishte te bente aspak me profetin,me Islamin apo me Danimarken por kleriket dashakeqes,gjate misionit te tyre sherr-dashes ne Kajro dhane maksimumin qe te benin lidhjen mes ketyre.Rezultatet ishin te parashikueshme.
    ’Dhimbja’ dhe ’ofeza’ e kultivuar me kujdes shpertheu pese muaj pasi karikaturat ishin publikuar origjinalisht.Demonstrues ne Pakistan dhe Indonezi dogjen flamure danez(ku i gjeten keta flamure?) dhe kerkesa histerike i ju bene qeverise daneze per te kerkuar ndjese.Per c’fare te kerkonte ndjese? Qeveria daneze nuk i kishte vizatuar e as nuk i kishte publikuar karikaturat.Danezet jetojne ne nje vend me nje shtyp te lire,nje realitet ky qe njerezit ne shume vende islamike e kane te veshtire per ta perceptuar.Gazeta te ndryshme ne Norvegji,France,Gjermani e madje ne Amerike(dyshimshem ama jo ne Britani) i ribotuan karikaturat si nje xhest solidariteti per Jylland-Posten per ti hedhur me shume benzine zjarrit.Ambasada e konsullata u sulmuan e u shkaterruan,mallrat daneze u bojkotuan,qytetare daneze e ne pergjithesi perendimore u kercenuan fizikisht;kisha kristiane ne Pakistan pa asnje lidhje me Danimarken apo edhe vete Europen ne pergjithesi, u dogjen.Nente persona u vrane kur demonstrues ne Libi sulmuan dhe dogjen konsullaten italiane ne Benghazi.Sic shkroi dhe Germaine Greer,ajo qe keta njerez duan te perfeksionojne eshte ’kaosi’.Nje milione dollare u vune per koken e karikaturistit danez nga nje imam ne Pakistan,i cili me sa duket nuk ishte aspak familiar me faktin se kishte te bente me dymbedhjete karikaturiste te ndryshem dhe se per me shume,qe tre karikaturat/fotot shtese asnjehere nuk ishin publikuar ne Danimarke.E meqe jemi akoma ketu,nga vinte kjo shume kaq e madhe parash? Ne Nigeri,protestues myslymane dogjen disa kisha dhe perdoren thika e kama per te sulmuar e vrare rrugeve bashkeatdhetaret e tyre kristiane.Njeri syresh u fut brenda nje gome kamioni,i u hodh benzine e ju vu zjarri per ta lene te digjej i gjalle.Demonstrues u fotografuan ne Britani duke mbajtur pankarta ku shkruhej ’Therrini ata qe ofendojne Islamin’,’Copetoini ata qe tallen me Islamin’ dhe ’Pritjani koken atyre qe shajne Islamin’.Per fat te mire politikanet e atjeshem u treguan te gatshem ti kujtojne njerezve se Islami eshte nje fe e paqes dhe meshires.
    Ne perfundim te te gjitha ketyre,gazetari Andrew Mueller intervistoi liderin ‘e moderuar’ myslyman te Britanise,Sir Iqbal Sakranie.I moderuar le te pretendoje te jete sa te doje simbas standarteve te sotme islamike,por per Mueller-in ai mbetej po ai i njejti klerik i cili u shpreh se ’Vdekja thjeshte do te ishte nje lehtesim per te’ mbi Salman Rushdie,kur ky i fundit u denua me vdekje ne mungese per arsye se shkroi nje novele,thenie kjo qe e vuri ate ne nje kontrast te skajshem me paraardhesin e tij kurajoz,Myslymanin me me influence ne Britani,te ndjerin Dr. Zaki Badawi,i cili i ofroi mbrojtje ne shtepi te tij Rushdie-ut,ne ato kohera te veshtira per kete te fundit. Sakranie i tregoi Mueller-it per shqetesimin e tij te madh mbi karikaturat daneze.Mueller ishte i shqetesuar gjithashtu,por per arsye te tjera:’Jam i shqetesuar sepse fakti i publikimit te atyre karikaturave te shemtuara e aspak komike ne nje gazete te rendomte,te panjohur e me karakter te zymte, skandinave dhe reagimi ndaj tyre,mund te konfirmojne idene se Islami dhe Perendimi jane fondamentalisht te papajtueshem.’ Sakranie nga ana e tij levdoi gazetat britanike per mos-publikimin e karikaturave ndersa Mueller-i hodhi hijet e dyshimit,te cilat me te i ndante edhe pjesa me e madhe e kombit,se arsyeja per kete mos-publikim nuk ishte simpatia per dhe solidariteti me pakenaqesine qe shkaktua tek myslymanet,por thjesht frika se mund ti shihnin xhamat e ndertesave te tyre ne toke.
    Ndersa Sakranie shpjegonte se ’Personi profet,paqja e Zotit qofte me te,shihet me kaq vleresim ne boten myslymane,me nje dashuri dhe afeksion kaq te madh,sa eshte e veshtire per tu pershkruar me fjale.Kjo dashuri dhe ky afeksion shkon pertej atij ndaj prinderve,te afermeve,femijeve.Keto jane pjese te besimit.Mesimet islame na thone gjithashtu se ndalohet portretizimi i imazhit te Profetit.’,Mueller-i e ‘perkthente’ simbas perceptimit te tij,

    …se vlerat islamike jane ne pozita supremacie ndaj gjithckaje tjeter - llogjike kjo e c’do pasuesi te Islamit,ashtu sic mendon dhe c’do pasues i c’do feje tjeter,se e tyrja eshte me e drejta,e verteta dhe e vetmja drejt ndricimit shpirteror.Nese dikush zgjedh dashurine per nje mesues te shekullit te 7-te mbi ate per fimijet e tij,le te mbetet kjo perzgjedhja e tij,por askush tjeter nuk eshte i obliguar ta marre kete seriozisht.

    Por me nje perjashtim ama,qe nese nuk e merr seriozisht dhe nuk i akordon respektin e duhur,ti mund te ndjehesh i kercenuar fizikisht,kercenim ky i papare nga ndonje fe tjeter qe nga mesjeta.Gjithkush habitet e pyet veten se perse eshte e nevojshme gjithe kjo dhune.Fundja fundit,sic thote edhe Mueller-i,’Nese te gjithe ju kllauner keni te drejte vetem per nje gje,eshte qe karikaturistet do te shkojne ne ferr gjithsesi-apo nuk do te shkojne? Nderkohe,nese doni te revoltoheni per ofendimet qe i behen myslymaneve tuaj,beni mire ti hidhni nje sy raporteve te Amnisty International mbi Sirine dhe Arabine Saudite‘.
    Shumekush vuri re kontrastin ndermjet asaj ‘dhimbjeje’ histerike qe myslymanet vajtonin ne sy te botes dhe gadishmerise qe treguan mediat arabe per te publikuar karikatura anti-hebree.Ne nje demonstrate ne Pakistan kundra karikaturave daneze,nje grua e veshur me perce u fotografua tek mbante nje pankarte mbi te cilen shkruhej ‘Zoti e bekofte Hitlerin’.
    Ne pergjigje te te gjithe kesaj dhune e kaosi,gazeta serioze liberale e denuan kete dhune dhe peshperiten paksa ne mbrojtje te fjales se lire por njekohesisht shprehen ‘respekt’ e ‘simpati’ per ’fyerjen’ e ’dhimbjen’ e thelle qe po ’vuanin’ myslymanet.’Dhimbja’ dhe ’vuajtja’,ju kujtohet,nuk shkaktohej nga keqardhja e madhe per ata fatkeqe qe provuan dhunen mbi kurriz gjate trazirave,por nga disa litra ink te nje gazete qe askush nuk do ta njihte jashte Danimarkes nese nuk do te ishte fitilizuar me shume kujdes i tere ai shperthim.
    Une sigurisht qe nuk jam ne favor te ofendimit dhe te shkaktuarit dhimbje ndaj askujt por mbes vertete me goje hapur nga privilegji i tepert qe fiton feja ne shoqerine tone sekulare.Politikanet duhet te mesohen me karikatura mbi fytyrat e tyre dhe askush nuk demonstron dhunshem kundra kesaj. C’fare eshte kaq speciale ne lidhje me fene qe ne i atribojme nje privilegj e respekt kaq unik? Sic e ka thene dhe H.L. Mencken:’Ne duhet ta respektojme fene e tjetrit ne ate sens dhe deri ne ate shkalle sa edhe do te respektonim teorine e tij se ai kishte nje grua per shtepi dhe femije te mbare.’
    Nen driten e ketij respekti te paprecedente une marr dhe qendrimin tim ne kete liber*.Sigurisht qe nuk do te dal nga natyra ime per te ofenduar kend,por as nuk do te ve dorashka per ta trajtuar me delikatese fene.

    * Nje shembull shokues i ketij respekti ndaj fese u raportua ne New York Times nderkohe qe botimi i pare i ketij libri ishte ne pune e siper.Ne janar te 2007-es,nje grua gjermano-myslymane kishte aplikuar ne gjykate per nje divorv te shpejte me akuzen se i shoqi,qysh ne ditet e para te marteses,e kishte keqtrajtuar fizikisht ne menyre te perseritur dhe serioze.Ndersa nuk e mohonte faktin,gjykatesja Christa Datz-Winter e hodhi poshte kete aplikim pasi citoi disa verse nga Kurani.’Me nje vendim te habitshem,duke lene per tu nenkuptuat tensionet ndermjet tradites myslymane dhe ligjeve europiane,gjykatesja,tha se familja origjinonte nga tradita kulturore marokene ne te cilen,sipas fjaleve te saj, ishte e zakonshme per burrat te vene dore mbi grate e tyre.Ajo citoi edhe disa rrjeshta nga kurani ku pranohej ky abuzim fizik.’(New York Times,23 mars 2007).Kjo histori e pabesueshme u be e njohur ne mars te 2007-es nga avokati i gruas se pafate.Si rrjedhoje e ketij akti,gjykata e Frankfurtit shkarkoi menjehere Christa Datz-Winter-in nga ajo ceshtje,por sidoqofte,artikulli i New York Times konkludon me kuotimin e nje sygjerimi se episodi do te demtoje mjaft ceshtjen e grave myslymane qe vuajne dhunen familiare :’Shume gra tashme jane teper te frikesuara ti drejtohen gjykatave per te deshmuar mbi dhunen qe ushtrohet mbi to nga bashkeshortet e tyre.Po ashtu ka pasur edhe nje varg te ashtuquajturash ‘vrasje per nder’ ketu,ku meshkuj myslymane vrasin femrat‘.Motivimi qe e coi ne marrjen e atij vendimi gjykatesen e mesiperme u etiketua si ’sensibilitet kultural’ por une do te thosha se ka edhe nje emertim tjeter per kete:fyerje me imponim. ’Sigurisht qe ne europianeve as qe do te na shkonte nder mend per te kryer akte te tilla te shemtuara por per ta, rrahja e gruas eshte pjese e ’’kultures se tyre’’,e sanksionuar nga ’’feja e tyre’’ dhe duhet ‘’rrespektuar’’.’


    Kapitulli 2

    Hipoteza mbi Zotin

    Feja e nje epoke shihet si zbavitje letrare per epoken qe vjen pas.

    Ralf Waldo Emerson


    Zoti i Dhjates se Vjeter ka shume gjasa te jete karakteri imagjinativ me i pakendshem i krijuar ndonjehere : mjeran, i pa-drejte, aspak tolerant e teper i besdisshem; hakmarres, spastrues etnik e gjakatar, urren femren, homofobik,rracist,vrases foshnjash, shkaktues genocidi, vdekjeprures, megallomanjiak, sadomazokist, ngacaman keqedashes e kapricioz. Ne qe jemi ‘ushqyer’ qe ne femijeri me mesimet e Bibles ndoshta nuk arrijme ta shohim me ‘syrin e horrorit’ te gjithe kete.Nje ‘naiv’ nga prespektiva e pafajesise ka nje perceptim me te qarte.Djali i Winston Churchill-it,Randolph-i ,arriti te mbetej injorant ndaj librit te shenjte deri ne moshe te rritur,kur miqte e sfiduan ne bast ne e lexonte dot te tere Biblen ne dy jave,kjo qe te mbyllte gojen e ti linte rehat nderkohe qe sherbenin ne te njejten poste ushtarake gjate luftes;’Rezultatet qe shpresonim na dolen shume te pakenaqshme.Ai se ka lexuar ndonjehere ate me pare e ndersa e ben te shkrihet se qeshuri papushim.Lexon pjese te shkeputura me ze te larte e thote me pas:’’Ve bast qe se keni ditur qe shkruhen gjera te tilla edhe ne Bibel…‘’ ose godet lehte ballin me dore e thote me nje ton recitues :’’o Zot,ky Zot-i ketu qenka hale fare’’ ‘.Thomas Jefferson-i kishte nje opinion te ngjashem duke e cilesuar zotin e Moisiut si ‘nje qenie me karakter skandaloz-te pashpirt,hakmarres,kapricioz dhe te padrejte‘.
    Duket paksa e padrejte te sulmohet nje pre kaq e lehte.Hipoteza mbi Zotin nuk ka pse te mbahet apo te bie vetem me te parin te padeshirueshem qe te del perpara,Jehova-in,apo me opoziten e tij kristiane,te zbehte e pa shije,’modestin,te urtin e te butin Jesus’.(Te themi te drejten,ky i urti e i buti,person ne dukje i dale nga vaska me qumesht,ja detyron me shume kete nam pasuesve te tij te kohes Viktorianes sesa vete Jezus-it.A kishte gje me trazuese per stomakun se thenia e zonjes C.F.Alexander ‘Te gjithe femijet kristiane duhet te jene te bute,te urte,te bindur e te mire,sic ishte edhe Ai.’?).Une nuk po sulmoj kualitete te vecanta te Jehovait ose Jezusit apo Allahut,ose te ndonje zoti tjeter specifik si Baal,Zeusi apo Votan-i. Ne vend te kesaj,une do ta trajtoj Hipotezen mbi Zotin ne pozita me mbrojtese:ekziston pra nje supernjeri,nje inteligjence supernatyrale qe per nje qellim te caktuar dizenjoi universin e gjithcka brenda tij,perfshi ketu edhe ne.Ky liber do te mbroje nje pikepamje alternative: c’do inteligjence krijuese,me kapacitet te mjaftueshem per te dizenjuar dicka vjen ne jete vetem si produksion i rezultatit te nje procesi te gjate evolucioni.Inteligjenca krijuese,duke qene se evolon,detyrueshem ‘mberrin’ vone ne univers,e si rrjedhoje nuk ka se si ta kete dizenjuar kete.Zoti,nen kete sens,eshte nje deziluzion,dhe sic do ta shohim edhe ne kapitujt ne vijim,eshte nje deziluzion destruktiv.
    Aspak habitshem,qe kur u krijua ne traditat lokale te vizioneve personale e private e jo ne evidenca,kjo hipoteze mbi zotin na vjen ne versione te ndryshme.Historianet e fese arrijne te dallojne nje progres gradual qe nga mistifikimi i fenomeneve natyrore tek fiset primitive,tek politeizni si ai i grekerve te lashte,romakeve e vikingeve,tek monoteizmi si ai judaik,ky me dy derivatet e veta,kristianizmin e islamin.

    Politeizmi

    Nuk eshte shume e qarte se perse ndryshimi nga politeizmi ne monoteizem duhet te presupozohet si permiresim progresiv evident,por gjeresisht shihet keshtu-gje qe provokoi Ibn Warraq(autor i Why I am not a Myslim) qe te hamendesoje me humor se monoteizmi eshte i destinuar,simbas rradhes,ti beje zbritje aritmetike edhe nje zoti,per te perfunduar ne ateizem.The Catholic Encyclopedia e hedh poshte politeizmin dhe ateizmin,pakujdesshem,nen te njejten ‘fryme’:’Dogma formale e Ateizmit vete-verteteson gabueshmeri dhe asnjehere nuk ka fituar aprovimin e ndonje numri te konsiderueshem njerezish.Po ashtu edhe Politeizmi,por ky,edhe pse nganjehere me lehtesi mund te kaptoje imagjinaten e njerezve,se ka te lehte te kenaqe llogjiken e nje filozofi.’
    Shovinizmi monoteist ka qene i gdhendur derime tani vone ne ligjin mbi bamiresine ne Angli e Skoci,duke diskriminuar religjionet politeiste,nderkohe qe perjashtohet nga taksat,i krijon lehtesira organizatave bamirese qe per objektiv kane promovimin e monoteizmit,duke i kursyer ketyre ate ekzaminim rigoroz te duhur per bamiresite jo-fetare.Ka qene nje ambicie e imja per te bindur nje pjestar te komunitetit te nderuar hindu te britanise te dale ne nje fushate civile per te testuar kete diskriminim te tipit snobist qe i behet politeizmit.
    E mira fare do te ishte sigurisht te abandonohej feja ne teresi si baza per te marre statusin mbi organizimin e bamiresive.Benefiti qe do te kishte shoqeria nga kjo do te ishte mjaft i madh,sidomos ne amerike,ku shumat e perjashtuara nga taksimi qe mbledhin kishat e tele-evangjelistet,per te llustrosur kepucet e tyre shik,kane marre permasa te papranueshme.Nje nga keta tele-evangjeliste i quajtur Oral Roberts tha njehere perpara audiences se tij televizive se zoti do ta vriste nese ata nuk do ti jepnin 8 milion dollare.Thuajse e pabesueshmja funksionoi,e mblodhi ate shume, e perjashtuar nga taksimi.Vete Roberti po forcohet ekonomikisht dita dites ashtu si edhe ‘Oral Roberts University’ ne Tulsa,Oklahoma.Ndertesat e ketij te fundit,ndersa vleresohen ne 250 mije dollare,qenkan te financuara nga vete Zoti me keto fjale:’Ngreji ne kembe studentet e tu te degjojne zerin Tim,te shkojne atje ku drita Ime mberrin zbehte,ku zeri Im degjohet dobet,ku fuqite e Mija sheruese nuk njihen,dergoi deri ne skajet me te largeta te botes.Puna me e mevonshme e tyre do ti a kaloje tendes,e per kete une do te jem shume i kenaqur.’
    Si refleksion i kesaj,hindu-ja imagjinar i mesiperm them se do te mendonte,’Nese nuk i mund dot,bashkohu me ta.’.Politeizmi i tij nuk eshte tamam politeizem por nje monoteizem i maskuar.Eshte vetem nje Zot…Zoti Brahma-krijuesi yne,Zoti Vishnu-rregullmbajtesi,Zoti Shiva-shkaterruesi,grate e tyre-Saraswati,Laxmi e Parvati,Zoti elefant-Ganeshi si edhe qindra te tjere,te gjithe manifestime apo riinkarnime te te njejtit e te vetmit Zot.
    Kristianet sigurisht qe ngrohen nga keto sofizma.Lumenj inku mesjetar,per te mos thene lumenj gjaku,jane derdhur mbi ’misterin’ e Trinitetit e ne shtypjen e devijimeve heretike si ajo e Arianizmit.Ariani i Aleksandrise,ne shekullin e 4-t hodhi poshte idene se Jezusi ishte con-substancial (i te njejtes substance apo esence) me Zotin.C’fare dreqin domethenie ka kjo,mund te pyesni ju?Substance?C’fare ‘substance‘?C’fare kuptimi merr fjala ‘esence’ ne kete rast?‘Shume pak kuptim‘,do te ishte pergjigjia.E atehere ky kontroversitet e ndau kristianizmin me dysh per nje shekull,derimesa perandori romak Kostandini urdheroi qe te digjen te gjitha kopjet e Arianit.Te ndahet kristianizmi sikurse ndahen floket me dysh-kjo ka qene rruga e teologjise.
    Atehere,a kemi nje Zot te ndare ne tre pjese apo tre zoter ne nje Zot? The Catholic Encyclopedia na e sqaron kete me nje kryeveper te arsyes se persosur:

    Ne unitetin e personit Zot jane Tre Persona,i Ati,i Biri dhe Shpirti i Shenjte,e keta Tre Persona jane vertete te vecante nga njeri-tjetri.Prej ketu,mesimet Athanasiane na thone se i Ati eshte Zot,i Biri eshte Zot dhe Shpirti i Shenjte eshte Zot,e keshtu nuk kemi tri zoter por vetem nje Zot.

    Sikur te mos mjaftonte kjo,Encyclopedia citon edhe teologun e shekullit te 3-e,shen Grigor Mrekulliberesin:

    Asgje nuk eshte krijuar si rezultat i ndonje tjetre,ne Trinitet,e po ashtu asgje nuk eshte shtuar ,sikur te mos kishte ekzistuar me pare,por qe hyri me pas,keshtu qe i Ati nuk ka qene kurre pa Birin e Biri kurre pa Shpirtin,e ky i njejti Trinitet eshte i pandashem e i pa ndryshueshem,pergjithmone.

    C’faredo lloj mrekullie qe te kete bere shen Grigori per ta merituar ate nofke,ato nuk mund te kene qene mrekulli te nje qartesie te ndershme.Fjalet e tij transmetojne obskurantizmin karakteristik te teologjise,i cili-ne te kundert me shkencen apo degezime te tjera te diturise njerezore-nuk ka ndryshuar ne tetembedhjete shekujt e fundit.Thomas Jeffersoni,si shume here,kishte te drejte kur tha se:’Turperimi eshte e vetmja arme ndaj propozimeve te pakuptimta.Ideja duhet te jete e perceptueshme perpara se arsyeja te veproje mbi te dhe askush nuk ka pasur nje ide te perceptueshme mbi trinitetin.Ka qene thjesht nje abrakadabra sharlatanesh qe e quanin veten prifterinjte e Jezusit.’
    Edhe gjeja tjeter te cilen nuk mund te rri pa e ngacmuar eshte konfidenca deri ne arrogance qe shpreh feja kur deklaron detaje deri ne minute,per te cilat nuk ka pasur e as mund te kete evidenca.Ndoshta eshte vete fakti qe nuk ka evidenca per te suportuar opinionet teologjike qe aktivizon ate reagim te ashper dragonian ne drejtim te atyre qe kane opinione paksa te ndryshme,sidomos,sic edhe ka ndodhur,ne ceshtjen e trinitetit.
    Jeffersoni hidhte nje pirg shpotish mbi doktrinen,qe sic e quante ai,’Atje jane tre Zoter’,teksa kritikonte Kalvinizmin por eshte tamam Kisha Katolike ai degezim i kristianizmit qe po shtyn flirtimin e riperseritshem me politeizmin drejt inflacionit galopant.Trinitetit i eshte (ju eshte?)shtuar Maria,’Mbreteresha e Qiejve’,nje perendeshe me te gjitha cilesite pervec emrit,qe me siguri e le edhe vete Zotin ne vend te dyte kur bie fjala per numrin e lutjeve qe i drejtohen asaj.Panteoni vazhdon te trashet nga nje ushtri shenjtoresh,qe nese cilesia per te hyre ‘mik’ nuk i jep dot statusin e gjysme-perendise,se paku jane shume te vlefshem per fushat e tyre te vecanta te specializimit.Forumi i Komunitetit Katolik na ndihmon me nje liste prej 5120 shenjtoresh,se bashku edhe me fushat e tyre te ekspertizes ku perfshihen dhimbjet e barkut,viktimat e abuzimeve,anoreksia,trafikantet e armeve,farketaret,kockat e thyera,ekspertet e bombave,c’rregullime te brendshme …etj. E nuk duhet te harrojme te kater Korret e Mikpritesve Engjellore,te rregulluar keta ne nente grupe:Serafinet,Cerubinet,ata te Thronit,Dominuesit,te Virtytshmit,te Fuqishmit,Principalet,Ata me Hark(shefat e te gjithe mikpritesve) e me ne fund ata me te thjeshtit,qe nuk na i ndajne syte per asnje moment,Engjejt Mbrojtes.Ajo c’ka me habit tek Mitologjija katolike nuk jane vetem pretendimet fare pa shije por me shume qetesia tek keta njerez teksa sajojne detajet e ketyre dokrrave.S’jane gje tjeter vecse sajesa te pacipa.
    Papa Gjon Pali II krijoi me shume shenjtore se nje numer i madh paraardhesish e tij ne shume shekuj te shkuar te marre se bashku e mesa duket kishte nje atraksion te vecante per Virgjereshen Mari.Tendencat e tij politeiste u demonstruan dramatikisht ne 1981-in ndersa vuante nga plaget e nje atentati,duke ja atribuar shpetimin nderhyrjes se Zonjes tone te Fatimas:’Nje dore nene devijoi plumbin’.Dikush mund te pyese me cudi se perse ajo dore nuk e devijoi edhe me shume plumbin per te mos e demtuar fare.Disa te tjere mund te mendojne se grupi i mjekeve qe e operuan per gjashte ore duhet te merrte te pakten nje pjese te merites;apo ndoshta edhe duart e tyre ishin te drejtuara nga duart e asaj nene?Por per me shume,ajo qe une dua te ve piken mbi ‘i’ ketu eshte se nuk ishte thjeshte Zonja Jone,qe sipas opinionit te Papes devijoi plumbin,por specifikisht Zonja Jone e Fatimas,nderkohe qe i bie qe Zonja Jone e Lourdes,Zonja Jone e Guadalalupes,Zonja Jone e Medjugorjes,Zonja Jone e Akitas,Zonja Jone e Zeitoun,Zonja Jone e Garabandalit e Zonja Jone e Knockut,te kene qene ne ndonje mision tjeter ate dite.
    Si mund ti a dilnin greket,romaket e vikinget me gjeagjeza te tilla politeologjike?Mos ishte Venusi nje emer tjeter per Afroditen apo ishin dy perendi dashurije te ndryshme?Ishte Thori me cekanin e tij nje manifestim per Votanin apo nje zot me vete?E kush do t’ja dije?Jeta eshte teper e shkurter per tu marre me ndryshimin ndermjet nje fragmenti te imagjinates e nje tjetri.Meqe u spostuam perseri drejt politeizmit,por per te mos u dukur si neglizhent,per shkurtim une do ti referohem perendise monoteiste si edhe atyre politeiste me thjesht ‘Zot’.Po ashtu jam i vetedijshem se Zoti Abrahamik eshte(per ta thene pak zbutur)nje mashkull agresiv,duke e pranuar kete si nje marreveshje ne perdorimin e mbiemrave.Teologe me te sofistikuar proklamojne mungesen e gjinise tek Zoti ndersa teologe feministe tentojne ti riadresohen padrejtesise historike duke e dizenjuar Zotin si femer.Po ku qendron ndryshimi ndermjet nje mashkulli non-ekzistent dhe nje femre non-ekzistente?Supozoj se ne kryqezimin joreal te teologjise dhe feminizmit,ekzistenca mund te jete atribut me pak prominent se gjinia.
    E kuptoj mire qe kritiket e fese mund te sulmohen lehte per mungese akreditimi te diversitetit frutdhenes te traditave dhe pikepamjeve ne bote qe jane quajtur fetare.Punime te informuara antropologjikisht nga Sir James Frazer-Golden Bough,Pascal Boyer-Religion Explained e Scott Atran-In God We Trust ne menyre fascinuese dokumentojne fenomenologjine bizarre te supersticionit dhe ritualit.Lexoni libra te tille dhe mrekullohuni me pasurine e budallallikut njerezor.
    Por une nuk do te vazhdoj keshtu ne kete liber.Une e hedh poshte supernatyralizmin e c’do forme dhe menyra me efektive per te proceduar do te ishte ne formen qe mund te jete me familiare per lexuesit e mij-ne formen qe ndikon me kerrcenueshem ne te gjitha shoqerite tona.Shumica e lexuesve te mij duhet te kene sadopak njohuri per ndonjeren nga tre te ashtuquajturat fete e ’medha’ monoteiste,ose kater nese perfshime ketu edhe mormonet,te cilat te gjitha e gjejne fillesen e tyre shume mbrapa ne kohe, tek patriarku Abraham,e per kete ta kemi parasysh kete familje te tradites pergjate ketij libri.
    Ky eshte nje moment i mire per ti vene prite nje lloj ‘shperblimi’ te gabuar me miresjellje per kete liber,i cili ndryshe-ashtu si nata pason diten-do te shnderrohej ne nje permbledhje si:’Zoti ne te cilin nuk beson Dawkinsi eshte Zoti ne te cilin as une nuk besoj.Une nuk besoj tek nje burre i moshuar ne qiell me nje mjekerr te gjate e te bardhe.’ Ai burre i moshuar eshte thjeshte nje terheqje vemendjeje aspak relevante e ajo mjekrra e bardhe eshte po aq e lodhshme sac eshte edhe e gjate.Te themi te drejten,ky c’perqendrim eshte edhe me keq se jo-i referueshem.Vete budallalliku qe permban kjo ne vetevete eshte i kalkuluar te heqe vemendjen nga fakti se ajo qe thenesi vete beson,nuk eshte shume me pak budallallik.E di qe ju nuk besoni tek nje plak me mjekerr te bardhe i ulur mbi re keshtu qe le te mos humbim me kohe me keto.Une nuk po sulmoj ndonje version te vecante te Zotit ose Zotave.Une po sulmoj Zotin,te gjithe zotat,c’do gje supernatyrale,kurdo qe e kudo qe ajo eshte apo do te shpiket o sajohet.


    Monoteizmi


    Monoteizmi eshte ai i ligu i papare ne qender te kultures sone.Nga nje tekst barbar i epokes se bronxit rrodhen tre fe totalisht antihumane-Judaizmi,Kristianizmi e Islami.Keto jane fe te Zotit te Qiellit,jane tekstualisht patriarkale,Zoti eshte babai i gjithepushtetshem-prej kesaj,urrejtja ndaj femres per gati 2000 vite u inkurajua ne ato vende nga zoti i qiejve dhe delegatet e tij mbi toke.
    Gore Vidal

    Me e vjetra nga keto tre fe abrahamike,e teper qarte,pararendesja e dy te tjerave,eshte Judaizmi : origjinalisht nje kult fisnor i nje zoti te pakendshem e te eger,i fiksuar me kufizimet seksuale,me mishin e djegur te njeriut,me superioritetin e tij ndaj zotave rivale e me ekskluzivitetin e fisit te tij te zgjedhur te shkretetires.Gjate pushtimit romak te Palestines,Kristianizmi u themelua nga Pali i Tarsus-it si nje sekt me pak i pashpirt se Judaizmi meme e me pak ekskluziv,i cili hodhi veshtrimin jashte shoqerise hebree drejt pjeses tjeter te botes se njohur ne ate kohe.Disa shekuj me voneMuhameti dhe pasuesit e tij,i ju rikthyen edhe nje here monoteizmit te pakompromis judaik,por jo ekskluzivitetit te tij,per te themeluar Islamin mbi nje liber te ri te shenjte,Kuranin, me ideologjine e fuqishme te pushtimit ushtarak per te perhapur fene e tyre te re,si shtese.Kristianizmi gjithashtu u perhap me shpate ne dore,e mbajtur se pari nga dora romake pasi perandori Konstandin e ngriti nga nje kult periferie ne fene zyrtare te perandorise,duke u pasuar nga kryqataret e me vone konkuestadoret dhe pushtues e koloniste te tjere europiane te shoqeruar nga nje ushtri misionaresh.Per shume arsye,mendoj se te tre keto fe abrahamike mund te trajtohen si te pandashme.Vetem nese e percaktoj qarte,perndryshe une do te kem ne mendje kristianizmin ndersa shkruaj kete liber per arsye se me te jam me i familiarizuar.Per arsyet e mia dua te them se ndryshimet kane me pak vlere se ngjashmerite tek keto tre fe,dhe se nuk do te merrem aspak me fe te tjera si Budizmi apo Konfucianizmi.Te themi te drejten,keto dy te fundit nuk duhet te trajtohen si religjione por si sisteme te etikes ose filozofi te jetes.
    Definicioni i thjeshte hapes i Hipotezes mbi Zotin do te ishte me mire te c’rrenjosej substancialisht nese do te akomodonte ne vetevete Zotin e Abrahamit. Ai jo vetem qe nuk krijoi Universin;ai eshte thjesht nje zot i personalizuar,ne Univers,ose ndoshta jashte tij ( dreqi e di se c’do te thote kjo ) ,ne posedim te qualiteteve te pakendshme njerezore per te cilat fola me lart.
    Kualitetet personale,te kendshme ose te pakendshme qofshin,nuk formojne asnje pjese te vetme te zotit deist te Volterit dhe Thomas Paine-t .Ne krahasim me delinkuentin psikotik te Dhjates se Vjeter,Zoti deist i periudhes se Ndricimit te shekullit te tetembedhjete eshte nje qenie totalisht me madheshtore : meritueshem krijuesi kozmik,admirueshem jashte sferes se aferave njerezore,duke mos u marre,ne menyre sublime,me mendimet e shpresat tona,duke mos u interesuar aspak per mekatet tona lemsh e li apo mermerimat tona shfajsuese.Zoti deist eshte fizikanti qe konkludon vete Fiziken,alfa dhe omega e matematikaneve,sublimia e dizenjuesve,nje super-inxhinjer qe krijoi ligjet dhe konstantet e gjithesise,i rregulloi ato me nje precizion te shkelqyer e njohje paraprake mahnitese,detonuesi i asaj qe ne tashme e quajme Big Bang-u i nxehte,i vetedale ne pension per te mos u degjuar me per te.
    Ne koherat e besimit te rrepte,deistet shiheshin si te pandashem nga ateistet.Susan Jacoby tek Freethinkers:A History of American Secularism na jep nje liste epitetesh ndaj te shkretit Tom Paine:’Jud,reptil,qen i cmendur,morr,monster ferri,genjeshtar,brut,individualist,pijanec,e sigurisht…i pa fe.’ Paine vdiq i abandonuar(me perjashtimin e nderuar te Jefferson-it) nga miqte e tij politikane,te sikletosur nga bindjet e tij anti-kristiane.Ne ditet e sotme gjerat kane ndryshuar;ka me shume gjasa qe deistet te duken ne kontrast me ateistet e te shihen si me prane kampit teist.Fundja ata besojne tek nje superinteligjence qe krijoi universin.


    Sekularizmi,Baballaret e Kombit dhe Religjioni Amerikan

    Do te ishte mese normale te arsyetoje se Baballaret Themelues te Republikes Amerikane ishin deiste.Pa dyshim qe pjesa me e madhe e tyre ishin te tille por eshte debatuar shpesh se ata me te rendesishmit,kryesoret,ishin ateiste.Sigurisht qe shkrimet e tyre mbi fene,per kohen qe ata jetuan me ben te mos kem dyshim se shume prej tyre do te ishin ateiste ne koherat tona,por sido qe te kene qene bindjet e tyre fetare individuale per kohen e tyre,per nje gje jemi te sigurt mbi ata te gjithe,ata ishin sekulare.Kesaj dua ti kthehem ne kete nenkapitull,per ta filluar me nje-ndoshta e papritur kjo-citim nga senator Barry Goldwater ne 1981-in,ku deshmohet se me sa besnikeri e mban lart traditen laike te themeleve te Republikes ky kandidat per president dhe hero i konservatorismit amerikan:

    Nuk ka pozite tjeter ku njerezit te jete me te palekundur sesa bindja e tyre fetare.Nuk ekziston aleat me i fuqishem gjate nje debati sesa Krishti,Zoti apo Allahu apo ku di une se si mund ta quajne ate qenie supreme.Por si c’do arme tjeter e fuqishme,perdorimi i emrit te Zotit duhet perdorur me kursyeshem.Fraksionet e ndryshme fetare qe po rriten kudo ne token tone nuk po e perdorin influencen e tyre me mencuri.Ata po mundohen te detyrojne drejtues ne qeveri qe ti perkrahin me 100 perqind.Nese nuk bie dakort me keto grupime fetare per ndonje ceshtje morale,ata ankohen,ata te kercenojne me humbje parash,votash apo te dyja bashke.Troc,e kam ne maje te hundes nga ato predikues politik kryq e terthor ketij vendi qe me thone mua,nje qytetari,se qe te jem i moralshem duhet te besoj ne A,B,C apo D.Kush mendojne ata se jane? E ku mendojne ata se e kane gjetur ate te drejte te me diktojne bindjet e tyre morale.Une jam edhe me i zemeruar si ligjvenes,te cilit i duhet te duroje kercenimet e ketyre grupeve fetare qe mendojne se kane te drejten e dhuruar nga Zoti,te kontrollojne voten time ne Senat.Po i paralajmeroj ata sot se do ti luftoj dhembe per dhembe nese vazhdojne te perpiqen te diktojne bindjet e tyre morale tek amerikanet e thjeshte ne emer te konservatorizmit.

    Pikepamjet fetare te Baballareve te Kombit jane te nje interesi te vecante per propagandistet e sotem te te drejtave Amerikane,teper te ethshem te parashtrojne versionin e tyre te historise.Ne kundershtim me kendveshtrimin e tyre,fakti qe Amerika nuk u themelua si nje vend kristian eshte shprehur qarte ne marveshjen me Tripolin,perpiluar ne 1796 nga George Washington dhe firmosur nga John Adams ne 1797-en:

    Ashtu sic Qeveria e Shteteve te Bashkuara nuk eshte themeluar mbi fene kristiane,ne c’faredo lloj sensi,sic nuk ka edhe ne vetvete karakter kercenues ndaj ligjeve,fese ose trankuilitetit te myslymaneve;dhe sic e thame Shtetet e Bashkuara asnjehere nuk kane hyre ne lufte apo te ushtrojne dhune ndaj ndonje kombi Mehomitan,deklarohet nga palet se asnje pretekst i dale nga opinione te ndryshme fetare nuk do te lejohet te prishe harmonine qe ekziston midis dy vendeve tona.

    Fjalet hapese te ketij citimi do te shkaktonin probleme serioze ne eliten udheheqese te sotme ne Washington,por Ed Buckner ka demonstruar bindshem se ne ate kohe nuk shkaktoi ndonje mosmarrveshje tek politikanet e tjere ose publikun.
    Eshte folur shpesh per paradoksin se ndersa Shtetet e Bashkuara te themeluara mbi baza laike,tashme jane shnderruar ne shtetin me fetar ne boten kristiane,ndersa Anglia,me nje kishe te instaluar mire e me monarkun konstitucional si lider te saj,eshte nje nga shtete me pak fetare.Gjithmone pyes se perse eshte keshtu dhe vertete nuk e di.Supozoj te jete e mundur qe Anglia ka mesuar ti ruhet fese mbas asaj historie shokuese te violences nderfetare,ku katoliket dhe protestantet avanconin ne menyre alternative per te vrare njeri-tjetrin sistematikisht. Nje tjeter sugjerim vjen nga observimi se Amerika eshte nje komb i formuar nga emigrantet.Nje koleg i imi ve gishtin tek llogjika se duke qene se fillimisht emigrantet origjinonin nga stabiliteti dhe rehatia e nje farefisi te zgjeruar ne Europe,mund qe shume mire te kene gjetur tek bashkesia fetare e nje kishe fshati nje lloj zevendesimi per ate ndjesi farefisnore qe tashme i mungonte ne kete toke te huaj.Eshte nje ide interesante qe ja vlen per hulumtime te metejshme.Nuk ka aspak dyshim se nje pjese e madhe e amerikaneve shohin tek kisha lokale nje bosht te rendesishem identiteti,qe me te vertete ka shume nga atributet e nje familjeje te madhe.
    Por eshte hedhur edhe nje hipoteze tjeter qe religjioziteti amerikan rrjedh paradoksisht nga sekularizmi konstitucional i tij.Me sakte,duke qene se Amerika eshte legalisht laike,feja eshte bere nje biznes si lire.Kishat rivale kompetitojne per meshat e tyre-per te mos harruar nje te dhjetat qe vilen c’do fundviti - e ky kompeticion eshte i mbrujtur nga teknikat agresive te marketingut ne tregun e lire.Ajo qe funksionon per shampot funksionon edhe per Zotin dhe rezultati eshte dicka qe i afrohet manise fetare tek klasat me pak te shkolluara.Ne konstrast me kete,ne Angli,nen mbeshtetjen e kishes se instaluar mire,feja eshte shnderruar ne pak me shume se kalim kohe e lire,e skarcuar per te qene e veshtire te dallohet si religjion i mirefillte.Kjo tradite angleze eshte permbledhur kendshem nga Giles Frazer,nje famulltar anglez,gjithashtu edhe tutor filozofie ne Oxford,ne Guardian. Artikulli i tij me nentitullin ’Instalimi i Kishes Angleze menjanoi Zotin nga feja,por ka rreziqe nga nje perqasje me energjike tek besimi fetar’ :

    Njehere e njekohe famulltari ishte misherimi i personazhit ‘anglezi‘. Kjo natyre e qete,me sjellje te kendshme,kepucet llustruar,ulur kembe mbi kembe ne kendin e tij duke rrufitur filxhanin e cajit,reprezantonte ate lloj besimi qe nuk i bente jobesimtaret te ndiheshin keq.Ai nuk do te shperthente ne ndonje debat djersites mbi ekzistencializmin e nuk do te vinte askend mbas murit per ta pyetur ne donte ta shpetonte shpirtin e tij,apo te organizonte nje kryqezate nga podiumi i vogel i kishes ose te vinte mina anes rruge ne emer te nje qenie me supreme.

    (Nuanca nga ’Ouer Padre’ te Betjeman-it qe citova ne kapitullin e pare.) Frazer-i vazhdon se ‘Famulltari i kendshem efektivisht imunizon hapesirat ndarese te anglezeve ndaj Kristianizmit’.Ai e perfundon artikullin me nje psheretime per disa tendenca aktuale devijuese te kishes angleze ne favor te marrjes me seriozisht te besimit kristian,ndersa fjalia e fundit eshte nje paralajmerim:’shqetesohem se mund te c’lirojme xhindin e fanatizmit religjioz anglez nga kutia e institucionalizimit fetar,tashme ne gjume te thelle prej shume shekujsh.’
    Xhindi i fanatizmit fetar eshte galopant ne Ameriken e sotme gje qe do ti kishte lebetitur Themeluesit e Kombit.Nese eshte apo nuk eshte e drejte per te perqasur paradoksin e si rrjedhoje per te fajesuar kushtetuten laike qe ata projektuan,Themeluesit doemos ishin laike qe besonin ne mbajtjen e fese jashte politikes dhe kjo mjafton per ti rradhitur bindshem ata perkrah atyre qe kundershtojne,per shembull,shfaqjen demonstrative te Dhjete Urdheresave ne vendet publike nen administrimin e qeverise. Eshte tunduese te mendosh se disa nga Themeluesit i kishin kaluar kufijte e deizmit.Mund te kene qene agnostik apo ateiste te thekur?Deklarata e meposhtme e Jefferson-it duket si e pandashme nga agnosticizmi:

    Te flasesh per ekzistencen jo-materiale eshte sikur te flasesh per asgjene.Te thuash se shpirti njerezor,engjejt,Zoti jane jo-materiale eshte sikur te thuash se jane asgje,ose sikur thua se s’ka Zot,s’ka engjej e s’ka shpirt.S’mund ta konceptoj ndryshe….te pakten pa u kredhur ne honet e pafundme te endrrave dhe fantazmave.Jam tejet i kenaqur qe jam i okupuar mjaftushem me gjera qe jane, e jo me ato qe edhe mund te jene por qe mbi te cilat une nuk kam evidenca.

    Christopher Hitchens,ne biografine Thomas Jefferson:Author of America mendon se Jeffersoni mund te kete qene ateist madje edhe per kohen e tij kur do te kete qene shume me e veshtire:

    Ne ka qene apo jo ateist,ne do te na duhet ta rezervojme gjykimin tone,sikur edhe vetem per te pasur parasysh kujdesin politik qe ai ishte i detyruar te akumulonte pergjate karieres se tij politike,por per ato qe ai i ka shkruar nipit te tij,Peter Carr,qe ne 1787-en,askush nuk ka pse ti trembet konsekuencave ndersa mundohet te hedhe drite mbi kete ceshtje.’Nese gjithcka perfundon me bindjen se Zoti nuk ekziston,virtytit do ja ze vendin nje pershtjellim i ngrohte i brendshem si nje kenaqesi rehatuese,dhe dashuria e te tjereve qe do t’ju shoqeroje.’

    E gjej shume mbreselenese kete keshille te Jeffersonit,perseri ne te njejten leter per Carr:

    Shkunde nga vetja friken nga paragjykimet servile perpara te cilave gjunjezohen te servilosura mendjet e ceketa.Fiksoje arsyen ne poltronin e saj e apelo tek tribunali qe ajo servir,per c’do fakt,per c’do opinion.Ver ne pyetje madje edhe ekzistencen e Zotit,sepse,nese ka nje te tille,ai do te aprovonte arsyen e shendoshe ne vend te frikes se verber.

    Thenie te Jeffersonit si ‘Kristianizmi eshte sistemi me pervers qe ka ndricuar ndonjehere mbi njerezine.’ shihen si deizma por edhe si ateizma.Po ashtu dhe rigoroziteti anti-kler i James Madison:’Per gati pesembedhjete shekujsh institucionalizimi i Kishes ka qene ne prove.C’fare frutesh ka dhene?Pak a shume kudo kryenecesi dhe dembelizem tek kleri,injorance dhe servilizem tek njerezia;tek te dy grupet,supersticion,urrejtje fetare dhe persekutim.’ Nderkohe kemi edhe thenien tjeter te Jeffersonit,’Fanaret vlejne me shume se kishat.’ John Adams duket se i perkiste nje deizmi me lakuriq anti-klerikal (’Makinerite e frikshme te keshillave klerike…’) dhe se ai i perkiste nje maratone te shkelqyer anti-kristiane ne vecanti:’Ashtu sic e kuptoj une,feja Kristiane ishte edhe eshte burim i vete-shfaqjes te Zotit tek njeriu,por si eshte e mundur qe miliona fabula e legjenda u bluajten ne te njejtin mulli me vete-shfaqjen judaike dhe kristiane per te krijuar keshtu besimet fetare me te pergjakshme te te gjitha koherave?’ Dhe ne nje leter tjeter,kete rradhe drejtuar Jeffersonit,’Dridhem vetem nga mendimi se me duhet ti referohem rastit me fatal te abuzimit qe i eshte bere vajtimit-Kryqi.Mendo pak per destruksionin qe kjo makineri ka prodhuar!’
    Nese Jeffersoni dhe koleget e tij kane qene teiste,deiste,agnostik apo ateiste,ata se fundi ishin laike te apasionuar qe besonin se bindjet fetare te presidentit,ne ai kishte,ose edhe jo,ishin problem i tij personal.C’faredo qe te kene qene bindjet fetare te Themeluesve,ata do te mbeteshin pa goje nga pergjigja tek raporti i Robert Sherman pasi ky pyeti George Bush Senior nese e njeh qytetarine dhe patriotizmin e amerikaneve qe jane ateiste:’Jo,Them se ateistet nuk duhen pare si qytetare te mire dhe patriote.Ky eshte nje popull i Zotit.’ Duke presupozuar se deshmia e Shermanit eshte e besueshme (per fat te keq ai nuk perdori kasetofon regjistrues e asnje gazete tjeter nuk e botoi me kete interviste ne ate kohe) mundohu ta zevendesosh fjalen ’ateist’ me ’hebre’,‘myslyman’ ose ’zezak’.Kjo do te te jape permasat e paragjykimeve dhe diskriminimit qe vuajne ateistet sot.’Rrefimi i nje ateisti te vetmuar’ i Natalie Angier ne New York Times eshte nje pershkrim trishtues,qe te ben per vete,i ndjenjave te saj per izolimin qe i behet,si nje ateiste,ne Ameriken e sotme.Por izolimi i ateisteve amerikane eshte thjesht nje iluzion,i kultivuar me shume pune nga paragjykimi.Ata jane me shumte ne numer se c’arrijne ta kuptojne shumica e njerezve.Sic e thashe edhe tek parathenia,ateistet amerikane ja kalojne shume me here ne numer hebrejve fetare,por tashme e dime se lobi hebre eshte i organizuar shkelqyeshem dhe teper influencial ne Washington.C’fare nuk mund te arrinin ateistet amerikane nese do te bashkoheshin e organizoheshin sic duhet? (Tom Flynn,editor i Free Inquiry me force vendos piken mbi ’i’ tek ‘’Momenti vendimtar i Sekularizmit” Free Inquiry 26:3,2006,16-17 :‘’Nese ateistet jane te vetmuar e neperkembur,le te fajsojme vetveten per kete.Ne numer ne jemi te forte.Ejani pra ti mundim me trup.’’ )
    Ne librin e tij te admirueshem Atheist Universe,David Mills tregon nje histori te cilen ju do ta hidhnit poshte si dhune policore nese do te ishte fiksion policesk.Nje sherues popullor-bestytnish,kristian,organizonte nje here ne vit ne qytetin ku banonte Mills nje ‘Kryqezate Mrekullish’.Ndermjet te tjerash ‘sheruesi’ inkurajonte diabetiket te hidhnin tutje insulinen,te semuret me kancer ti kthenin shpinen kimoterapike e ne vend te ketyre,ti luteshin Zotit per nje mrekulli.Llogjikisht Millsi vendosi te organizonte nje tubim paqesor per te paralajmeruar qytetaret por ai beri nje gabim,shkoi ne posten policore te qytetit e pasi parashtroi qellimin e tij,kerkoi mbrojtje policore prej ndonje sulmi te mundshem nga mbeshtetesit e ‘sheruesit’.Oficeri I pare me te cilin foli,pyeti:’Do te demonstrosh ne perkrahje te tij apo kundra tij?’.Pasi Millsi u pergjigj ’Kundra tij’,oficeri tha se ai vete planifikonte te merrte pjese ne tubimin e ’sheruesit’ e se personalisht do ta beshtynte Mills-in ne fytyre nese shkembeheshin gjate dy marshimeve.
    Millsi vendosi ta provoje fatin e tij me nje oficer te dyte.Ky i fundit i tha se nese ndonjeri nga pasuesit e ’sheruesit’ do ta konfrontonte Mills-in dhunshem,oficeri do te arrestonte Mills-in per ’futje hundesh tek punet e Zotit’.Millsi shkoi ne shtepi dhe tentoi prej andej,nepermjet telefonit,te lidhej me ndonje oficer te nje rangu me te larte.Se fundmi ai u lidh me nje nga shefat nga i cili mori kete pergjigje:’Ne djall vafsh mor mik.Asnje nga oficeret nuk ka deshire te protektoje nje ateist te mallkuar.Shpresoj te ta gjakosin fytyren nje here e mire.’ Mesadukej njerezilliku,edukata dhe sensi i detyres ishin me kursim ate dite ne ate stacion policie.Millsi thote se foli me afro shtate a tete oficere ate dite e asnjeri prej tyre nuk u tregua i gatshem per te ndihmuar por madje shume prej tyre e kercenuan drejtpersedrejti per dhune fizike.
    Anektoda per paragjykime ndaj ateisteve ka plot por Margaret Downey,themeluesja e Rrjetit per Mbeshtetjen e Anti-Diskriminimit(Anti-Discrimination Support Network),ADSN,ruan rekorde per raste te kesaj natyre ne menyre sistematike nepermjet Shoqates se Mendimit te Lire te Filadelfias (Freethought Society of Greater Philadelphia).Database-i i saj i incidenteve kategorizohet ne komunitete,shkolla,vende pune,media,familje dhe qeveri,perfshire shembuj si keqtrajtime,humbje e vendit te punes,debim nga shtepia e madje edhe vrasje.Evidencat e dokumentuara te Downey-s mbi urrejtjen dhe keqkuptimet ndaj ateisteve te bejne lehte te mendosh se eshte thuajse e pamundur per nje ateist te fitoje ne ndonje kandidature publike ne Amerike.Jane 435 kongresmene e 100 senatore.Duke supozuar se maxhoranca e ketyre 535 individeve i perkasin pjeses me te shkolluar te popullsise,statikisht mbetet te jete thuajse e paevitueshme qe nje numer substancial i tyre te jene ateiste.Ata mund te kene genjyer,ose ti kene ndrydhur ndjenjat e tyre per arsye votash.Kush do ti bente me faj,duke pasur parasysh se me c’elektorat kane te bejne?Eshte e pranuar universalisht se nje deklarim i hapur i ateizmit do te ishte vetevrasje politike per c’do kandidat per president ne SHBA. (Stop Press:ne Mars te 2004-s,Pete Stark,Kongresmen per Distriktin e 13-e te Kalifornise,deklaroi publikisht mungesen e tij te besimit ne fe.< http://www.secular.org/news/pete_stark_070312.html> Le te shpresojme tani qe edhe politikane te tjere amerikane te ndjekin shembullin e ketij burri te guximshem.Jepini,kridhuni,uji i ftohte mund t‘ju freskoje.)
    Keto fakte rreth klimes se sotme politike ne Amerike dhe domethenies se saj do ti kishin tmerruar Jefferson-in,Washington-in,Madison-in,Adams-in dhe miqte e tyre.Pamvaresisht ateizmit,agnosticizmit,deizmit apo kristianizmit te tyre,gjithsesi ata do te ishin stepur nga frika perpara teokrateve ne Washington-in e shekullit te 21-te.Ne vend te ketyre te fundit,ata mund ti ishin kthyer themelueseve laike te Indise post-coloniale,vecanerisht Gand-it fetar (’Une jam nje Hindu,une jam nje Myslyman,une jam nje Hebre,une jam nje Kristian,une jam nje Budist!’),dhe ateistit Nehru:

    Spektakli i asaj qe quhet religjion,apo religjion i organizuar i c’do permase,ne Indi e kudo,me ka mbytur me nje ndjenje horrori e do te desheroja ti vija fshesen nje here e mire.Duket sikur thuajse c’do here perfaqeson besim te verber dhe reaksion,dogma dhe imponim,supersticion dhe mbrojtje te interesave personale.

    Perkufizimi i Nehru-t per nje Indi laike simbas endrres se Gand-it ( te kishte ndodhur kjo ne vend te asaj ndarjeje ne mes te nje lufte te pergjakshme fetare ) mund te ishte pershendetur nga vete shpirti i Jefferson- it:

    Folem per nje Indi laike…disa besojne se behet fjale per dicka qe bie ne kundershtim me fene.Eshte shume e qarte qe jane gabuar.Behet fjale per nje shtet qe i nderon te gjitha fete njesoj e i jep munderisa te barabarta;India ka nje tradite te hershme mbi tolerancen fetare…Ne nje vend si India,ku ekzistojne shume besime te ndryshme,nuk do te mund te behet fjale per atdhedashuri te mirefillte nese nuk kjo do te bazohet ne sekularizm.

    Zoti deist,shpeshhere i asociuar me Themeluesit e Amerikes,mesiguri qe eshte si te thuash,nje permiresim ne krahasim me monstren e Bibles.Per fat te keq,mundesia e ekzistences se tij,apo ne ka ekzistuar ndonjehere,eshte e paperfillshme.Ngado qe ta marresh,Hipoteza mbi Zotin del e panevojshme.(‘Zoteri,nuk kisha nevoje per ate lloj hipoteze,’ i tha Laplace Napoleonit kur ky i fundit shprehu habine se si matematikani i famshem kishte mundur te shkruante librin e tij pa e permendur as edhe nje here te vetme fjalen ‘Zot‘.) Hipoteza mbi Zotin po ashtu eshte shume afer por tu hedhur poshte nga ligjet e propabilitetit.Do te vij tek kjo ne kapitullin e 4-t pasi te mbaroj me provat qe jepen mbi ekzistencen e Zotit ne kapitullin e 3-e.Heperhe,po i kthehem agnosticizmit dhe nocionit te gabuar qe le se ekzistenca apo jo-ekzistenca e Zotit eshte nje ceshtje e paprekshme,e pamundur per tu provuar,pergjithmone jashte kufijve te shkences.



    Varferia e Agnosticizmit

    Kristiani muskuloz,me nje fizik katror qe na predikonte nga altari i kishes se shkolles pranoi kalimthi nje far admirimi per ateistet.Ata se fundmi kishin kurajon te rrefenin mbi bindjet e tyre te devijuara,por ky predikues nuk mund te duronte dot agnostiket,te dobet,te bute,caj i holle pa shije,ngordhalaqe qe jargaviten buze trotuareve.Ai kishte pjeserisht te drejte,por per aryet e gabuara.Duke qene ketu,simbas Quentin de Bedoyere,historiani katolik Hugh Ross Williamson ‘respektonte besuesit e dedikuar fetare ashtu si edhe ateistet e dedikuar.Ai e rezervonte keqardhjen e tij per ata tekanjozet,mediokrit qe pluskojne diku ne qender’27 Nuk ka asgje te keqe te jesh agnostik nderkohe qe mungojne evidencat per te dyja palet debatuese.Eshte pozicioni me i arsyeshem.Carl Sagan ishte krenar per te qenurit agnostik kur u pyet nese kishte jete dikugjetke ne univers.Pasi refuzoi te shprehte pikpamjen e tij ne kete fushe,intervistuesi e presoi me pyetjen se a kishte ndonje ndjesi te brendshme mbi ate me lart,e Sagan jep nje pergjigje te pavdekshme:’Une perpiqem te mos mendoj me zorret.Vertete qe i ja vlen per ta rezervuar gjykimin perfundimtar derisa te mberrijne evidencat.’ 28 Pyetja mbi ekzistencen jashtetokesore mbetet akoma papergjigje.Argumente te mira mund te suportojne te dyja krahet e debatit por mungesa e evidences nuk ben gje tjeter vecse hedh hije propabiliteti tek te dy grupimet.Agnosticizmi i nje lloji te caktuar eshte nje qendrim i arsyeshem ndaj shume pyetjeve qe ngre shkenca,si pershembull kush e shkaktoi zhdukjen Permiane,me te madhen ne historine e fosileve.Mund te kete qene nje asteroid gjigant,si ai qe ka shume gjasa,te pakten sipas evidencave qe kemi,zhduku pergjithmone prezencen e dinosaureve?Por mund te kene qene nje numer i madh shkaqesh te tjera,ose kombinim mes tyre.Agnosticizmi ne lidhje me keto dy zhdukje ne mase eshte i arsyshem.Por si mbetet ceshtja e Zotit?Duhet te jemi gjithashtu agnostik per kete?Shume kane thene perfundimisht ‘po’,shpesh me nje ajer bindjeje qe mund ti vij nga demonstrimet e shumta.A kane te drejte?Do ta filloj duke vene gishtin ne dy lloje agnosticizmi.TAP ose Agnosticizem i Perkohshem ne Praktike ( Temporary Agnosticism in Practise ) eshte nje,si te thuash,‘te ruash mbas kangjellave’ legjitimisht,ku ekziston nje pergjigje perfundimtare ne nje menyre apo ne nje tjeter,por qe derimetani ne na kane munguar evidencat per te mberritur deri me aty(ose s’i kuptojme evidencat,ose nuk kemi kohe ti lexojme,etj. ) TAP do te ishte nje qendrim i arsyeshem ndaj zhdukjes Permiane.Ekziston e verteta diku dhe nje dite shpresojme ta mesojme,por per momentin nuk e dime.
    Por kemi edhe nje menyre tjeter ’te ruash mbas kangjellave’ shume te paevitueshme qe une do ta quaj PAP,Agnosticizem i Perhershem ne Princip(Permanent Agnosticism in Principle) Ky stil i agnosticizmit eshte i pranueshem per pyetje qe nuk mund ti jepen pergjigje,pa pasur shume rendesi sasia e evidencave qe mund te mbidhen,sepse vete idea e evidences eshte e paaplikueshme.Pergjigjia qendron ne nje plan tjeter,apo dimension tjeter,jashte zones qe mund te mbuloje evidenca.Shembulli i mire per kete eshte qe a eshte e kuqja qe shikon ti e kuqja qe shikoj dhe une.Ndoshta e kuqja qe shikon ti eshte jeshilja per mua,ose ndonje ngjyre tjeter komplet e ndryshme nga c’do ngjyre qe une mund te imagjinoj.Filozofet e citojne kete pyetje si nje qe kurre nuk mund ti jepet pergjigje,pa pasur shume rendesi sasia e evidencave qe mund te mblidhet.Disa shkencetare e intelektuale te tjere jane te bindur se-paksa e zellshme kjo per mua-pyetja mbi ekzistencen e Zotit do ti mbetet pergjithmone kategorise se padepertueshme PAP. E thene keshtu,sic edhe do ta shohim me tutje,ata dalin me konkluzionin jo-logjik se hipoteza e ekzistences se Zotit si edhe ajo e jo-ekzistences se tij kane nje propabilitet te njejte per te qene te sakta.Pikepamja qe une do te mbroj eshte shume e ndryshme:agnosticizmi mbi ekzistencen e Zotit ben pjese perfundimisht ne kategorine TAP.Ai ekziston ose nuk ekziston.Eshte thjesht nje pyetje shkencore;nje dite ne mund te kemi nje pergjigje e derime atehere ne marrim ne konsiderate propabilitetin.
    Pergjate gjithe historise se ideve,gjejme shembuj pyetjesh qe kane marre pergjigje,pyetje te cilat me pare jane konsideruar si pergjithmone jashte kompetencave te shkences. Ne 1835-en filozofi i madh francez Auguste Comte shkruante mbi yjet:’Ne kurre nuk do te jemi ne gjendje,me c’fare do lloj metode qofte,te studiojme kompozimin kimik te yjeve apo stukturimin e tyre mineralogjik‘.Nderkohe,madje perpara se Comte ti hidhte keto mendime ne leter,Fraunhofer kishte filluar te perdorte spektroskopin per te analizuar kompozimin kimik te diellit.Tashme spektroskopiste rregullisht hedhin poshte agnosticizmin e Comte-s me analizat teper te sakta te distancave te medha mbi kompozimin kimikal qe i bejne madje dhe yjeve shume te larget.C’faredo qofte statusi i sakte i agnosticizmit te Comte-s,kjo histori na thote se duhet te hezitojme te pranojme me ze te larte vertetesine eterne te agnosticizmit.Sidoqofte,kur behet fjale per Zotin,nje numer i konsiderueshem filozofesh e shkencetaresh me kenaqesi e pranojne kete vertetesi,duke filluar me vete perdoruesin e pare te fjales ’agnosticizem’,T.H.Huxley.
    Huxley e shpjegoi krijimin e kesaj fjale pasi i ju pergjigj nje sulmi personal qe kjo fjale kishte provokuar.Numri nje i King’s College ne Londer,Reverend Dr Wace spricoi keqedashje mbi ’agnosticizmin e paskrupullt’ te Huxley-it:

    Ai mund te preferoje te vetequhet agnostik;por emri i tij i vertete eshte i nje origjine me te lashte-ai eshte nje i pafe;eshte si te thuash,jo-besimtar.Fjala ’i pafe’ ndoshta permban nje domethenie jo te kendshme.Ndoshta me te drejte.Eshte,edhe keshtu duhet te jete,dicka e pakendshme per nje burre qe ti duhet te thote troc se nuk beson tek Jezu Krishti.

    Huxly nuk ishte i tille qe ti linte keto provokime te kalonin lehte dhe pergjigjia e tij e vitit 1889 ishte po aq e furishme sac edhe pritej ( edhe pse ne kufijte e manirave te mira te skrupullta: si bulldogu i Darvinit,me dhembet e mprehur nga ironia urbane Viktoriane.)Eventualisht,pasi i vuri vulen nje here e mire asaj qe Dr Wace e kishte kerkuar vete,Huxley i ju kthye shpjegimit se si kishte arritur tek idea mbi ate term.Nder te tjera ai shkroi,

    …ishin te sigurte se kishin akumuluar nje sasi te konsiderueshme dieje (gnosis) - se kishin zgjidhur pak a shume me sukses ceshtjen e ekzistences;une nderkohe isha shume i sigurt qe nuk kisha mundur aspak dhe kisha nje bindje te forte qe ky problem ishte i pa zgjidhshem..por me Kant-in e Hume-ne ne anen time une nuk e lashe ate opinion te me dominonte,keshtuqe u mendova pak dhe krijova ate qe mu duk termi i duhur,agnostik.

    Me pas ne fjalimin e tij Huxley shpjegoi se agnostiket nuk kishin nje sistem principesh apo rregullash,pozitiv apo negativ.

    Agnosticizmi ne fakt,nuk eshte nje sistem besimi,por nje metode esenca e te ciles gjendet ne aplikimin rigoroz te nje parimi te vetem…Pozitivisht,parimi shjegohet : Persa i perket intelektit,mbeshtetu tek arsyeja e paster deri ne maksimumin e mundshem,pa marre ne konsiderate asgje tjeter jashte saj.Dhe negativisht:Persa i perket intelektit,mos pretendo qe konkluzionet nuk jane te demonstruara apo te demonstrueshme.Kete une e quaj besimi agnostik,te cilin nese njeriu e ruan te plote e te pacopetueshem,nuk ka pse te jete i turperuar per ta pare universin ne sy,c’faredoqe e ardhmja te kete ruajtur per te.

    Per nje shkencetar keto fjale jane te vyera e askush nuk e kritikon Huxley-n drejtpersedrejti,por ai,duke u perqendruar tek pa-mundshmeria absolute per te provuar ose jo ekzistencen e Zotit,le menjane rolin e propabilitetit.Fakti qe ne arrijme apo jo te provojme ekzistencen e dickaje nuk e ve ekzistencen ose jo ekzistencen e saj ne nje shkalle barazie.Besoj se Huxley do te binte dakord me mua e mund ta perfytyroja tani ate me duart ne xhepa,duke u lekundur lehtaz para mbrapa e duke tundur koken ne shenje aprovimi,me idene se duke dhenje nje te tille ai do te fitonte nje tjeter.Ne te kundert me Huxley-n,une do te sygjeroja se ekzistenca e Zotit eshte nje hipoteze shkencore si shume te tjera.Edhe pse ne praktike e veshtire per tu provuar,eshte thjesht pjese e TAP,agnosticizmit te perkoheshem,ashtu sic edhe ceshtjet e zhdukjeve masive Permiane dhe Kretasiane.Ekzistenca apo jo e Zotit eshte nje fakt historik i lidhur me universin,fakt qe nese nuk eshte i zbulueshem ne praktike,eshte i tille ne princip.Nese ai do te ekzistonte dhe do te vendoste te shfaqej,mesiguri qe do ti kishte vulosur argumentimet ne favor te tij zhurmshem e padiskutueshem.Por edhe nese ekzistenca e tij nuk do te mund te provohej mjaftueshem,evidencat e disponueshme dhe llogjika e shendoshe do te na conin drejt nje propabiliteti shume me larg se 50% me 50%.

    Le te merremi pak tani seriozisht me idene e nje spektri propabilitetesh e te vendosim pergjate tij gjykimin njerezor mbi ekzistencen e Zotit,ndermjet dy skajeve te kunderta te se vertetes.

    1 Teist i bindur.100% mundesia e ekzistences se Zotit.Ne fjalet e C.G.Jung, ’ Jo thjesht besoj se Zoti ekziston,une e di qe Ai ekziston.’

    2 Nje propabilitet shume i larte i ekzistences se Zotit por me pak se 100%.De Facto Teist.’Nuk e di me siguri por besoj shume tek Zoti dhe e jetoj jeten me presupozimin se ai eshte diku atje lart.’

    3 Nje perqindje me e larte se 50-a por jo shume e larte.Teknikisht agnostik por anon nga teizmi. ’ Jam i pasigurt por tentoj me shume drejt besimit tek Zoti.’

    4 Ekzaktesisht 50%.Totalisht agnostik.’ Ekzistenca dhe jo-ekzistenca e Zotit kane te njejtin propabilitet.’

    5 Me pak se 50% por jo shume e ulet.Teknikisht agnostik por anon nga ateizmi.’Nuk e di nese Zoti ekziston por tentoj drejt skepticizmit.’

    6 Propabilitet shume i ulet por jo zero.De Facto ateist.’Nuk e di me siguri por mendoj se ekzistenca e tij eshte shume e pamundur dhe e jetoj jeten duke presupozuar se ai nuk eshte atje lart.’

    7 Ateist i bindur.’E di qe nuk ka Zot me te njejten bindje te forte,por ne kah te kundert te Jung-ut.’

    Do te ishte nje surprize te gjeja shume individe tek kategoria e 7-e,por kete do ta vendosja simetrikisht ndaj te pares e cila eshte e populluar shume.Eshte ne natyren e fese qe dikush te besoje kaq verberisht pa nje arsyetim adekuat,si Jung-u pershembull.(Jung-u po ashtu besonte se disa nga librat ne raftet e tij shperthenin here pas here me nje zhurme te madhe.) Ateistet nuk kane nje besim te caktuar e arsyeja vetem nuk do te mund ta shtynte dike te mos besoje definitivisht ne mos-ekzistencen e dickaje.Prej ketu,kategoria 7-e eshte tejet e zbrazur ne krahasim me opoziten e saj,kategorine nje,e cila ka shume te perkushtuar.Personalisht e klasifikoj veten tek 6-a por qe anoj nga 7- a -- Jam agnostik deri ne ate mase sac mund te isha agnostik per ekzistencen e shtojzovalleve mbi maja malesh.
    Spektri i propabiliteteve funksionon shume per TAP,Agnosticizem i Perkoheshem ne Praktike.Ne menyre siperfaqesore mund te ishte tunduese te vihej PAP ( Agnosticizmi i Perhershem ne Parim) ne qender te ketij spektri,por kjo s’do te ishte e sakte.Agnostiket PAP kembengulin se s’duhet te themi asgje,te c’faredolloj forme mbi temen e ekzistences se Zotit.Per keta agnostik kjo ceshtje s’do te marre kure zgjidhje keshtuqe ata rrefuzojne ne forme te prere te klasifikohen ndokund ne spektrin e propabiliteteve.Fakti se nuk jam i sigurt nese e kuqja jote eshte e njejte me jeshilen time nuk mund ta beje propabilitetin 50 me 50.Propozimi i ofertes ne fjale do te ishte i pakuptimshem per dinjitetin e nje propabiliteti.Sidoqofte,eshte nje gabim i zakonshem,te cilin do ta ndeshim shpesh,per te mbivene premisen se pyetja mbi ekzistencen e Zotit do te mbetet perhere pa pergjigje,mbi konkluzionin se ekzistenca apo jo e Zotit kane te njejtin propabilitet zgjidhjeje.
    Nje menyre tjeten per te sqaruar kete gabim ekziston tek obligimi ndaj provave,ky i demonstruar kendshem nga Bertrand Russell tek paralelizimi i tij me kupen qiellore te cajit.

    Thuhet shpesh nga shume fetare te flakte se eshte thjesht pune skeptikesh kur keta tentojne te vene ne pikepyetje vertetshmerine e dogmave fetare por jo ama se dogmatikeve do ti duhet ta provojne kete vertetshmeri.Sigurisht qe kjo eshte gabim.Nese une do sygjeroja se ndermjet Tokes dhe Marsit ekziston nje kupe caji qe orbiton poashtu rreth Diellit,askush nuk do ta hidhte poshte kete nese do ta shnderroja ne nje deklarate duke shtuar se kjo kupe caji do te ishte aq e vogel sa nuk mund te kapej dot as nga teleskopet me te fuqishem.E nese une do te vazhdoja te shtoja se meqe deklarata ime nuk mund te hidhet poshte,do te ishte gabim nese arsyeja humane ta vinte ne dyshim kete,me te drejte mund te mendohej se une po flas budallalliqe.Sidomeqene,nese ekzistenca e kesaj kupe caji do te afirmohej nga libra te lashte,e mesuar si nje e vertete e shenjte c’do te djele apo e shpjeguar tek femijet qe ne moshe te mitur ne shkolle,hezitimi per ta besuar kete do te shihej si jashte normave e si i tille ndoshta subjekt i asistences se psikiatrit ne koherat e dijes apo te inkuzitorit ne kohera me te hershme.

    S’do te kishte kuptim te zgjateshim ketu sepse fundja askush nuk beson ose i falet filxhaneve te cajit,por nese do te detyroheshim,nuk do te hezitonim aspak te deklaronim besimin tone te palekundur mbi mos-ekzistencen e kupave orbituese te cajit. Ndoshta folem paksa perpara kohe.The Indipendent i se dieles me 5 qershor 2005 shkruante kete:‘Zyrtare Malaiziane thone se nje sekt fetar qe ndertoi nje kupe te shenjte caji ne madhesine e nje shtepie,totalisht injoroi planin rregullues te territorit.‘ Shih gjithashtu dhe BBC News tek http://news.bbc.co.uk/2/hi/asia-pacific/4692039.stm . Ne te njejten kohe ama do te konsideroheshim teresisht agnostiker kupash caji:nuk mund ta vertetojme me saktesi se kupat e cajit orbituese nuk ekzistojne.Ne praktike,do te zhvendoseshim nga agnosticizmi i kupave te cajit drejt a-kupacajizmit.
    Nje miku im i rritur si hebre e qe akoma respekton shenjterimin e se shtunes si edhe rite te tjera judaike thjesht si besnikeri ndaj trashegimise,e konsideron veten si ’agnostik shtojzovallor’. Ai Zotin e konsideron jo me propabil se nje shtojzovalle.Nuk mund ti hedhesh poshte te dyja hipotezat dhe te dyja jane barazmerisht te pamundura.Ai eshte nje a-teist ne te njejten mase te madhe qe ai eshte edhe nje a-shtojzovallist,e agnostik rreth te dyjave ne te njejten mase te vogel.
    Kupa e cajit te Russell-it qendron sigurisht per nje numer te pafundme gjerash ekzistenca e te cilave eshte e imagjinueshme dhe nuk mund te hidhet poshte.Juristi i madh amerikan Clarence Darrow thote,’Une nuk besoj ne Zot ashtu sic nuk besoj tek gomari qe fluturon.’ Opinioni i gazetarit Andrew Mueller eshte se ti dedikohesh nje feje eshte njesoj sikur te besosh se toka ka formen e nje rombi dhe endet neper kozmos nen pincat e dy gaforreve te quajtura Esmeralda dhe Kith. Nje favorit filozofik eshte i padukshmi,i paprekshmi e i pazeshmi njebrireshi, ( kali i bardhe e me nje bri ne balle i perrallave ) mosekzistenca e te cilit trajtohet c’do vit neper kampet verore per femije.Nje perendi teper popullore e kohes se sotme ne Internet-dhe po aq e pa-hedhshme poshte sa edhe Jehovai e te tjere-eshte Monstra Spageti Fluturues,qe shume pretendojne se i ka prekur me bishtin e tij prej makarone.Jam vertete i kenaqur qe tashme Bibla e Monstres Spageti Fluturues eshte botuar si nje liber me vete,madje edhe me shume sukses.Personalisht s’e kam lexuar por kush do te donte te lexonte nje bibel kur tashme e di qe gjithcka ne te eshte e vertete? Meqe ra fjala,nje gje duhet te ndodhte-Skizmi I Madh sapo lindi,e rezultoi me Kishen e Reformuar te Monstres Spageti Fluturues.
    Ideja e tere ketyre shembujve te pazakonte eshte se ata nuk jane te pavertetueshem,megjithate askush nuk beson se hipoteza e ekzistences se tyre eshte ne njesi barazie me hipotezen e mos-ekzistences se tyre.Arsyetimi i Russell-it eshte se obligimi ndaj provave mbetet pergjegjesi e besimtareve dhe jo e jo-besimtareve,ndersa arsyetimi im i ngjashem eshte se piket ne favor te kupes se cajit ( monstres spageti/njebrireshit/Esmeraldes dhe Kith-it ) nuk jane aspak ne njesi barazie me ato kundra.
    Fakti se kupat orbituese te cajit e shtojzovallet nuk jane te pavertetueshme,nuk shihet si fakt sadisfaksionues per ti vene vulen argumenteve interesante,nga njerezit e arsyeshem.Askush nga ne nuk ndihet i obliguar per te hedhur poshte cdonje nga ato miliona gjera te pabesueshme qe c’do mendje me imagjinate tejet te zhvilluar mund te enderroje.Une kam gjetur nje strategji te lezetshme kur pyetem nese jam ateist,per tu nenkuptuar se vete ai qe pyet eshte nje ateist nese behet fjale per Zeus-in, Apollo-n, Amon-Ra,Mithras,Baal,Thor,Wotan,Lopa e Arte dhe Monstra Spageti Fluturues.Une thjesht shkoj edhe nje zot me tutje.
    Te gjithe ne ndoshta ndjejme se na takon te shprehim skepticizem deri ne nje jo-besimtari te drejtperdrejte-perjashto ketu rastet e njebrireshit,shtojzovalleve dhe zotave te lashte greke,romake,egjiptiane e vikinge,mbi te cilet ne ditet e sotme nuk kemi pse shqetesohemi.Por persa i perket Zotit te Abrahamit,ne nje fare menyre ne duhet te shqetesohemi per vete faktin se nje shumice e konsiderueshme njerezish me te cilet ne ndajme planetin besojne ne menyre absolute ne ekzistencen e tij.Kupa e cajit e Russell-it demonstron se kudogjendja e besimit tek Zoti,e krahasuar me besimin ne kupen qiellore te cajit,nuk e sposton obligimin ndaj provave ne kahun e llogjikes,edhe pse duket keshtu per politika praktike.Te mos mund te provosh mos-ekzistencen e Zotit eshte e pranueshme dhe e paperfillshme vetem ne ate sens qe ne kurre mund te mos provojme mos-ekzistencen e asgjeje.Ajo qe ka rendesi nuk eshte ajo nese Zoti eshte i pa-vertetueshem, ( ai nuk eshte ) , por nese ekzistenca e tij eshte propabile.Kjo eshte nje ceshtje tjeter.Disa gjera qe nuk jane te pavertetueshme,sensibilisht jane gjykuar si me shume me pak propabilitet se disa te tjera qe nuk jane te pavertetueshme.Nuk kemi arsye per ta pare Zotin si te imunizuar nga konsiderimi ne spektrin e propabiliteteve.Dhe perfundimisht nuk ka arsye te supozohet se meqe ekzistenca e Zotit as mund te vertetohet e as te hidhet poshte,propabiliteti i ekzistences se tij eshte 50% me 50%,perkundrazi,sic edhe do ta shohim me poshte.



    vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LONDON-TIRONC : 20-02-2010 mė 11:00
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  2. #2
    I shkreti Mahmut Jihadi Maska e LONDON-TIRONC
    Anėtarėsuar
    08-12-2002
    Postime
    279
    Noma

    Ashtu si Thomas Huxley do tu perkulte per ti dhene puthjen e lamtumires agnosticizmit totalisht te pandashem,ekzaktesisht ne qender te spektrit tim me shtate ndasi,teistet do te benin te njejten gje nga nje drejtim tjeter,por per arsye te njejta.Teologu Alister McGrath e vendos kete si pike referimi ne librin e tij Dawkin’s God : Genes,Memes and the Origin of Life .Ne fakt,mbas asaj permbledhjeje admiruese te punes sime shkencore,mesa duket ai doli vetem me nje pike te veteme ne mosaprovimin e tij : pike kjo e pamohushme por jashtezakinsht e dobet per tu marre ne considerate,qe thjesht nuk mund te provoshe mosekzistencen e Zotit.Faqe pas faqeje ndersa lexoj McGrath e gjeta veten duke shkarrevitur ‘cupa caji’ neper anet e faqeve. Perseri duke ju referuar T.H.Huxly,McGrath-I thote,’I ngopur tashme si me ateistet po ashtu dhe me teistes,te cilet bejne deklarata dogmatike te pashpresa ne baza evidencash me empirica inadekuate,Huxly deklaron se pyetja mbi zotin nuk mund te marre pergjigje duke u bazuar ne metodikat shkencore.
    McGrath vijon duke cituar Stephen Jay Gould ne te njejten menyre te ngjashme : ’E them per te gjithe koleget dhe per te miliarden here se: shkenca thjesht nuk mundet,(me metoda legjitime) te bej gjygjetarin ne temen per mundesine qe ka Zoti per te supervizuar Natyren.Ne thejsht nuk e afirmojme por as e hedhim poshte;thjesht ne si shkencetare nuk mund te komentojme mbi kete.’Pa mare shume parasysh tonin konfident e madje paksa imponues ne kete deklarim te Gould-it,atehere kush mund te ishte justifikimi per te? Pse ne si shkencetare nuk duhet te komentojme mbi Zotin? E perse nuk jane po ashtu imune ndaj skepticizmit shkencor cupa e cajit e Russell-it apo Monstra Futuruese prej Spageti?Sic edhe do ta trajtoj pas pak,nje univers me nje supervizor kreativ do te ishte ndryshe nga nje univers pa nje te tille.Pse nuk qenka kjo nje ceshtje per shkencen?
    Ne librin e tij me pak te admiruar,Rocks of Ages,ai perdori akronimin NOMA per frazen ‘non-overlapping magisteria’,(mos nderthurje rrjetet).
    Rrjeti,ose magisterium,i shkences mbulon hapesirat e fakteve:Nga c’fare perberjeje eshte i ndertuar universi? (fakte) ..E se perse funksionon ne kete menyre? (teori).Magisteriumi i fese zgjerohet mbi pyetjet si,kuptimi ultimativ si dhe vlerat morale.Keto dy magisteriale nuk nderthuren me njera tjetren si dhe nuk jane perimetri i jashten per pjesen tjeter (merr ne considerate kete per shembull,magisteriumi i artit dhe domethenja e bukurise). Shkenca te shpjegon se si funksionojne qiejt,feja,se si te shkosh ne qiell.


    Kjo tingellon fantastike ne te degjuar te pare deri ne ate moment kur ti nis e thellohesh pak me shume ne te.Kush jane keto pyetje kaq ultimative,ne pranine e te cilave feja konsiderohet sin je i ftuar nderi ndersa shkenca duhet te menjanohet me miresjellje?
    Martin Rees,astronom teper i respektuar ne Cambridge,te cilin e kam permenduar edhe me pare,e ka nisur librin e tij Habitati yne Kozmik duke parashtruar 2 pyetje candidate per pergjigjen ultimative,e pergjigjet nuk cenuan NOMA-n. ‘Misteri pre-eminent eshte se perse gjithcka ekziston.Kush e thith jeten brenda ketij ekuacioni dhe e aktualizon ne nje kozmos te vėrtetė? Pyetje tė tilla te cojne pertej shkences,por sidoqofte,ato jane territori i filozofeve e teologeve’.Une do te preferoja te thoja qe nese ato pyetje vertete mbikalojne shkencen,gjasat me te medha do te ishin se do te shkonin pertej teologjise po ashtu.(E ve ne dyshim faktin se filozofet do te ndiheshin te lumturuar pasi Martin Rees i ciftezoi me teologet ne kete pike.) Shpesh shkoj larg e vras mendjen se si eshte e mundur qe teologet te kene provincat-departamentet e tyre neper kolegje.Gjithnje ve buzen ne gaz kur kujtoj nje thenie te nje ex-drejtori te Oxfordit kur une studioja atje.Nje teolog i ri kishte punuar ne nje teze mbi teologjine Kristiane.Kjo e provokoi drejtorin te thoshte,’Jam shume dyshues nese kjo do te vleresohej si nje subjet i mirefillte.’
    C’fare pergjigjesh do ti jipnin teologet pyetjeve te thella kozmologjike,pergjigje qe s’do te mund ti jepnin shkencetaret? Ne nje liber tjeter une percolla fjalet e nje astronomi te Oxford-it,te cilit pasi ju be nga une nje nga ato pyetjet e thella,mu pergjigj: ‘Aha,tani ne kaluam pertej zones qe mbulon shkenca,do te ishte mire sikur t’ju drejtoja per tek miku im i vjeter,kapelani’.Humori im u tregua paksa i ngathet ne ato caste per ti bere pyetjen qe me mbrapa e hodha ne leter:’Por perse kapelani,pse jo kopshtari ose guzhinjeri?’ Perse shkencetaret reagojne me kaq miresjellje tejet te ekzagjeruar ndaj ambicieve te teologeve,sidomos mbi pyetje ku teologet nuk jane aspak me te kualifikuar se vete shkencetaret per ti ju dhene pergjigje?
    Eshte nje cliche e stergjatur(dhe,jo si shume cliche,kjo as qe eshte e sakte) qe shkenca veteperqendrohet tek pyetja ‘si?’ ndersa teologjia ka monopolizuar pergjigjen e pyetjes ‘pse’.C’fare dreqin eshte kjo ‘pse’-ja.Jo c’do fjali ne gjuhen angleze qe fillon me ‘pse’ merr trajten e nje pyetje legjitime.Pse jane unicorn-et e zbehte?Shume pyetje shpesh here nuk meritojne fare pergjigje.Kush eshte ngjyra e abstraksionit? C’fare arome ka shpresa?Fakti qe nje pyeteje frazohet gramatikisht ne menyre korrekte ne nje fjali,s’do te thote se pyetja mer kuptim te sakte apo te qarte,apo ti sherbeje nje qellimi serioz.Por edhe sikur pyetja te jete e sakte dhe e mire ndertuar,fakti qe shkenca nuk mund ti jape dot pergjigje mos ndoshta indikon ne ate qe, feja mundet?
    E dime qe gjithmone do te kete pyetje qe vertete do te jete e veshtire,nganjehere e pamundur per shkencen qe ti jape pergjigje.Ndoshta teorite e kuantikes po fillojne te trokasin ne dyert e te ‘pakalkulueshmes’.Por ne qoftese shkenca nuk arrin ti pergjigjet disa pyetjeve ultimative,c’e ben ndonjerin te mendoje se feja mundet?Une jam i bindur se as astronomi i Oxford-it e as ai i Cambridge-it vertete te besojne se teologet kane ekspertizen e duhur per ti mundesuar ata ti pergjigjeshin pyetjeve qe per momentin jane shume te thella per shkencen e diteve tona. Thjesht dyshoj se te dy astronomet nuk bene gje tjeter vecse u perkulen me elozhe per hir te politeses : teologet s’dine te flasin per asgje tjeter qe ja vlen ; ti hedhim nje ‘top prej lecke’ e ti leme te merren me ato dy-tre pyetje qe askush nuk mund e ndoshta kurre s’do te mund ti jape pergjigje.Perkundrazi,ne kete pike une nuk pajtohem me miqt e mij astronome,nuk kemi pse i hedhim teologeve nje ‘top prej lecke’ e ti leme te eglendisen.Faktikisht vras mendjen te gjej sikurse edhe nje aresye te vetme per ta toleruar teologjine te trajtohet si nje subjekt studimi.
    Ne menyre te ngjashme,them se te gjithe jemi ne nje mendje se e drejta e shkences per te na keshilluar mbi vlerat morale eshte problematike,te themi me te pakten.Por vertete Gould-i kerkon ti dhuroje fese te drejten per te na shpjeguar se c’eshte ‘e mira’ e c’eshte ‘e keqja’?Fakti qe feja nuk ka asgje tjeter per te kontribuar ne mencurine humane nuk eshte arsye e forte ti japim asaj licensen mbi shpjegimin e te mires e se keqes.Sidoqofte,kujt feje?Te asaj qe rastesisht na ‘qelloi’ qe nga lindja?Atehere kujt kapitulli te kujt ndonje nga librave te Bibles ti kthehemi,sepse ato vete ndermjet tyre jane shume larg unanimitetit e per te mos thene se shume prej tyre jane teper violente per standartet llogjike.Sa lexues e kane shfletuar mjaftueshem Biblen per te kuptuar se denimi me vdekje aplikohej tek trathtia bashkeshortore,mbledhja e shkarpave per zjarr te shtunave apo edhe kapja e prindit me perkedheli tek mollezat?Nese hedhim poshte Deuteronomin dhe Leviticusin(ashtu sic edhe bejne te gjitha mendjet e ndritura te sotme),atehere ne c’fare kriteresh duhet te bazohemi per te perzgjedhur se ke nga vlerat morale fetare duhet te pranojme?Apo duhet symbyllurazi te perzgjedhim nder fete e botes derisa te gjejme nje,mesimet morale te se ciles te na shkojne pershtat?Nese eshte keshtu,atehere perseri lind pyetja,mbi c’kriter baze ne do ta nisnim kerkimin?E nese ne do te kishim kritere indipendente gjate perzgjedhjes sone per ate moralitet fetar qe do te donim te perqafonim,atehere perse te mos e anashkalojme ‘ndermjetesuesin’ e te shkonim drejtepersedrejti ne perzgjedhjen e normave morale pa fene? Por gjithesesi,ne do te na duhet ti rikthehemi perseri ketyre pyetjeve ne Kapitullin e shtate.
    Personalisht une thjesht nuk besoj se Gould-i vertete ashtu e ka menduar ate qe shkroi, tek libri i tij Rocks of Ages .Sic e them gjithmone,ne te gjithe jemi fajtore kur perkulemi me elozhe per tu treguar dashamires ndaj nje oponenti te pavlere por te fuqishem,dhe jam mese i sigurte qe kjo eshte tamam ajo qe ka bere Gould-i.Eshte mese e imagjinueshme se ai ka besuar me force ne deklaraten e tij se shkenca nuk ka asnje lloj pergjigjeje per pyetjen mbi ekzistencen e Zotit:’Ne as e pranojme e as e hedhim poshte,ne thjeshte si shkencetare qe jemi nuk mund te komentojme mbi kete.’ Tingellon si agnosticizem permanent dhe i pakthyeshem.Te ben te mendosh se shkenca nuk mund as edhe te gjykoje propabilitikisht mbi pyetjen.Ky argument sofist cuditerisht teper i perhapur - shume e perserisin si nje himn fetar,por jam i bindur se disa,shpesh e hetojne ne mendjen e tyre – misheron ate qe une i referohem si ‘varferia e agnosticizmit.’ E meqe jemi ketu,Gould-i nuk ishte nje agnostik i palekundur por perkundrazi, te le nje shije te forte se ai anon me shume nga ateizmi de facto. Mbi c’baza arriti ai ne ato konkluzione kur nuk paska asgje per te thene mbi ekzistencen e Zotit?
    Hipoteza mbi Zotin sygjeron se realiteti ne habitatin tone po ashtu permban edhe nje agjent supernatyror i cili dizenjoi universin dhe – se paku ne shume versione te hipotezes – e miremban ate dhe madje nderhyn ne te here pas here me mrekullira,te cilat jane thjesht violime te perkoshme ndaj atyre qe ndryshe shihen si ligjet e tij madheshtore e te pandryshueshme.Richard Swinburne,nje nga lideret e teologjise ne Britani,cuditerisht ishte teper i qarte per ceshtjen ne fjale ne librin e tij Is There a God? (A ka nje Zot?) :-

    -Teistet jane te bindur se Zoti ka fuqine te krijoje,ruaje ose shkaterroje gjithcka,te vogel apo te madhe e po ashtu ai mundet te levize objekte,e te beje gjithcka tjeter...Ai mund te beje planetet te levizin tamam ashtu sic edhe Kepler-i zbuloi se ata levizin,ose mund ta beje barutin te shpertheje nese ne i veme shkrepsen;ose ai mund ti beje planetet te levizin ne nje menyre krejt tjeter,e substancat kimike te shperthejne ose mos te shperthejne nen kushte totalisht te ndryshme nga ato te tashmet.Zoti nuk limitohet nga ligjet e natyres; ai i ben ato dhe ai mund ti ndryshoje ose pezulloje ato – nese ja do qejfi.


    Shume e thjeshte apo jo?! C’faredo qe te jete,paragrafi i mesiperm eshte teper larg i te qenurit nje NOMA.E c’faredo tjeter te thone,ata shkencetare qe mendojne ndryshe duhet te dine se nje univers me nje krijues supernatyralisht inteligjent eshte totalisht ndryshe nga nje univers pa nje te tille.Ndryshimi ndermjet ketyre dy universeve hipotetike nuk mund te jete me fondamental ne princip,edhe pse nuk do te jete e lehte per ta testuar kete ne praktike.Demton madje dhe thenien e kendshme se shkenca duhet te heshte perpara pretendimit te fese mbi ekzistencen qendrore.Prezenca ose jo e nje inteligjence supernatyrale krijuese eshte ne menyre te padiskutueshme nje pyetje per shkencen,edhe pse nuk eshte vendosur ne praktike dicka e tille,te pakten jo deri tani.Po ashtu shkences i perket te trajtoje dhe te verteten apo mashtrimin mbas c’do mrekullie te bere,kaq te rendesishme per fene ne impresionimin e besimtareve.
    Kishte Krishti nje baba njerezor apo e ema e tij ishte vertete akoma e virgjer ne momentin e lindjes?Keshtu apo ashtu,evidencat e mbijetuara jane te mjaftueshme per ta sqaruar kete,e keshtu kjo mbetet ne menyre strike nje pyetje per shkencen me nje pergjigje perfundimtare ne princip,po ose jo.E ringjalli Krishti Llazarin nga te vdekurit?A u ringjall vete Krishti tre dite pas kryqezimit?Ka nje pergjigje mbas c’do lloj pyetjeje te kesaj natyre,edhe pse ne mundemi apo jo ti zbulojme keto ne praktike,gjithsesi mbetet ne menyre strikte nje pergjigje shkencore.Metodat qe duhet te perdorim,edhe pse gjasat per te pasur ne dispozicion evidenca relevante jane te pakta,duhet te jene plotesisht metoda shkencore.Per ta dramatizuar pak,imagjinoni sikur rrethanat te krijohen shkelqyeshem per arkeologet te zbulojne nepermjet ADN-se evidenca qe Krishti vertete s’kishte baba biologjik.Mund te imagjinoni zedhendesit e fese te mbledhin supet duke thene gjithcka qe nga me te largetat si keto qe do pasojne? ‘E pastaj? Evidenca shkencore eshte komplet irelevante kundrejt ceshtjeve teologjike.Dega e gabuar.Ne jemi te angazhuar vetem me pyetjet ultimative dhe vlerat morale.Jo vetem ADN-ja por asnje evidence shkencore kurre s’do te kete ndonje lloj ndikimi mbi keto ceshtje,ne asnje lloj menyre te mundshme.’
    Kjo eshte sikur te tallesh.Mund te vesh bast edhe piken e fundit te ujit ne mes te shkretetires se nqs do te gjendej ndonje evidence qe te suportonte fene,kjo do te trumpetohej me te madhe e zhurma do degjohej deri lart ne qiell. NOMA eshte thjeshte popullore sepse asnje evidence nuk ekziston per te suportuar Hipotezen mbi Zotin.Ne momentin qe do te sygjerohej edhe me e vogla mbi ndonje evidence te mundshme,NOMA do te flakej tutje pa hezitim.Duke lene paksa menjane teologet e sofistikuar (madje edhe keta shpeshhere jane te kenaqur te tregojne histori mrekullish tek te pasofistikuarit per te mbushur meshat),une dyshoj se jane pikerisht mrekullite ato qe prodhojne arsyet me te forta per besimtaret ne besimin e tyre fetar ; dhe jane pikerisht mrekullite qe violentojne principet e shkences.

    vijon..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LONDON-TIRONC : 20-02-2010 mė 11:13
    Kur ne niseshim per marrshim,zuzkat qanit me ngasherim.
    Ne Jarovesh ne po vemi,kush nuk beson borxh nuk ja kemi.

  3. #3

    Pėr: Libėr: "The God Delusion" nga Richard Dawkins

    A mundesh mem kallxu se ku vijon libri, kam shume deshir qe ju te vazhdoni ne perkethimin e librit, do isha shume falenderus.Flm per mirkuptim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Libėr: "The God Delusion" nga Richard Dawkins

    Citim Postuar mė parė nga Scientist Lexo Postimin
    A mundesh mem kallxu se ku vijon libri, kam shume deshir qe ju te vazhdoni ne perkethimin e librit, do isha shume falenderus.Flm per mirkuptim.
    PĖRGJIGJE NDAJ LIBRIT “DELUZIONI ZOT”
    Kur e mora librin “Deluzioni Zot” tė Riēard Dawkins, prita tė ballafaqohem me arsye te reja qė ēojnė pėrpara nė formėsimin e njė shembulli konstruktiv pėr botėvėshtrimin Ateist, por mė duhet tė them se jam zhgėnjyer. Nga ato ēfarė lexova ishin njė mishmash i ri, mospėrputhje dhe argumente tė skaduara qė mė bėnė tė kuptoj se Riēard Dawkins nuk ėshtė bash mirė i lexueshėm nė filozofi.
    Pėr tė ndriēuar kėtė ēėshtje, mendova se do tė ishte e udhės t’i radhisė argumentet e pėrpiluara nga teksti ekzistues dhe t’u pėrgjigjem kėshtu:
    1. Pėrgjigje ndaj asaj qė Dawkins e konsideron argument qendror;
    2. Pėrgjigje ndaj argumentit mė tė mirė tė tij sipas filozofėve

    PĖRGJIGJE NDAJ ASAJ QĖ DAWKINS E KONSIDERON ARGUMENT QENDROR

    Nė faqet 157-158, Dawkins pėrmbledhė atė qė ai e quan “argumenti qendror i librit tim”:
    1. Njė prej sfidave mė tė mėdha tė intelektit njerėzor ka qenė tė shpjegoj se si ndodhi paraqitja e njė dizajni aq kompleks dhe tė vėshtirė nė univers.
    2. Nxitja natyrore ėshtė t’i atribuohet shfaqja e dizajnit vet dizajnit aktual.
    3. Nxitja ėshtė fals pėr vet shkakun se hipotezat pėr dizajnuesin menjėherė ngrenė problem mė tė madh, nga kush u dizajnua dizajnuesi.
    4. Shpjegimi mė i mprehtė dhe mė i fuqishėm ėshtė Darvinizmi sipas selektimit natyror, ndėrsa pėr fizikėn nuk kemi njė shpjegim ekuivalent.
    5. Ne nuk duhet tė heqim dorė nga njė shpjegim mė i mirė nė fizikė, me njė fuqi diēka tė ngjashme sikurse qė ėshtė Darvinizmi pėr biologji.Zoti pothuajse pa dyshim nuk ekziston

    SHĖNIM PARAPRAK

    Pėrpara se tė shkoj te ‘pikat kryesore’, dua tė merrem me konkluzionin e tij “Zoti pothuajse pa dyshim nuk ekziston”. Pėr mua problem kryesor ėshtė - Si erdhi te pėrfundimi qė Zoti nuk ekziston duke u mbėshtetur nė pohimet e sipėrpėrmendura?
    Them, tė konkludosh se Zoti nuk ekziston, tregon se sa tė paefektshme janė argumentet e tij, tė cilat rrėzohen nga njė erė e lehtė. Me duket se i vetmi deluzion ėshtė Dawkins’, fajtor qė argumentet e tij minojnė ekzistencėn e Zotit.
    Nėse nga argumentet e Dawkins’ do tė mund tė nxirrnim njė konkluzion duke marrė pėr bazė dizajnin e universit, nuk do tė duhej tė konkludonim se Zoti nuk ekziston. Edhe po tė ishte e vėrtetė, nuk do tė thotė se Zoti nuk ekziston; ne mund tė besojmė nė ekzistencėn e Zotit nėpėrmjet shumė argumenteve, tė cilat pėrfshijnė:
     Moralin;
     Mrekullinė e Kur’anit;
     Argumentin kosmologjik;
     Pėrvojėn personale;
     Vetėdijen
    Po tė pranonim tė gjitha pretendimet e Dawkins, nuk do tė ishin tė mjaftueshme tė hedhin poshtė idenė se Zoti ekziston dhe gjithsesi ato nuk sjellin shembull konstruktiv pėr Ateizmin. Sidoqoftė, shumė prej pretendimeve tė tij janė fals. Na lejoni qė t’i marrim deklaratat e tij dhe t’ju japim pėrgjigje.

    Deklarata #1: Njė prej sfidave mė tė mėdha tė intelektit njerėzor ka qenė tė shpjegoj se si ndodhi paraqitja e njė dizajni aq kompleks dhe tė vėshtirė nė univers.
    Besoj se dėshira ta heqėsh idenė e Zotit ėshtė vetėm njė sfidė. Pėrnjėmend, kjo ėshtė njė sfidė nėse e konsideron ateizmin si tė vėrtetė. Pėr dikė qė mediton dhe mendon thellė pėr gjėrat, ekzistenca e njė dizajnuesi mbinatyror mund tė sqarohet mė sė thjeshti dhe mė sė miri, me fuqinė mė tė madhe shpjeguese . Ēėshtja tjetėr qė do tė trajtohet ėshtė, pėrse Zoti i dha kuptim dizajnit nė Univers?

    Deklarata #2: Nxitja natyrore ėshtė t’i atribuohet shfaqja e dizajnit vet dizajnit aktual.
    Kjo nuk ėshtė vetėm njė nxitje natyrore por, njė konkluzion racional i sjellur nė dritė duke u mbėshtetur mbi njė rregullim deri nė imtėsi tė kushteve fillestare tė universit. Mė lejoni tė filloj me kushtet e kėtij argumenti:
    1. Rregullimi i universit qė tė lejoj jetėn kėrkon domosdoshmėri fizike, rastėsi ose dizajnim.
    2. Nuk ėshtė nė sajė tė domosdoshmėrive fizike ose rastėsisė.
    3. Prandaj, ėshtė nė sajė tė dizajnit

    SHPJEGIMI I KUSHTIT TĖ PARĖ

    Ekzistenca e universit qė e lejon jetėn njerėzore varet nga kushtet qė duhet tė kenė qenė tė rregulluara nė nivelin qė ėshtė pėrtej tė kuptuarit.
    Merrini parasysh shembujt nė vijim:
     Forca e Gravitetit dhe Forcės sė Dobėt Atomike: Fizikani P.C.W. Dejvis konkludoi se njė ndryshim i vogėl nė forcėn e gravitetit ose nė forcėn e dobėt atomike do tė kishte
    parandaluar njė univers qė e lejon ekzistencėn tonė. Ai e argumenton kėtė me ndryshimin e vogėl qė ėshtė 1/10100.  Vėllimi i fazės hapėsinore tė universit tė mundshėm: Roxher
    Penroe nga Universiteti i Oksfordit shpjegon se krijuesi ka pasur pėr synim qė nė njė vėllim shumė tė vockėl tė “fazės hapėsinore tė universit tė mundshėm” tė krijoj njė univers qė pėrngjason me kėtė ku jemi ne. Kjo ėshtė thjeshtė shkencė teknike por, duhet tė shtrojmė pyetjen: sa i vockėl ėshtė ky vėllim? Sipas Penroes vėllimi duhet tė jetė 1/10 e fuqisė sė X i
    cili ėshtė 10123. Saktėsia e kėrkuar pėr tė prodhuar njė univers qė ngjason me kėtė tonin ėshtė shumė mė e madhe se saktėsia qė kėrkohet tė goditet njė proton nėse universi do tė
    ishte njė pllakė e shpejtė.
     Pėr sa u tha mė sipėr, janė vetėm tri mundėsi pėr tė shpjeguar rregullsinė e universit:
    1. Domosdoshmėria fizike;
    2. Rastėsia;
    3. Dizajni.

    PĖRSE NUK MUND JETĖ DOMOSDOSHMĖRIA FIZIKE?
    Ky opsion ėshtė irracional. Thjeshtė nuk ka arsye fizike pėrse konstantet
    dhe kuantitetet duhet t’i kenė vlerat qė i kanė.P.C.W, Dejvis shpjegon: “Edhe nė qoftė se ligjet e fizikės janė unike, kjo nuk do tė thotė se universi fizik nė vetvete ėshtė unik… ligjet e fizikės duhet tė argumentohen me kushtet fillestare kozmike… nuk ka asgjė nė idetė prezente pėrkitazi me ‘ligje tė kushteve fillestare’ qė tė sugjeronte disi se
    konsistenca e tyre me ligjet e fizikės lė tė kuptohet tė qenėt unik. Larg nga kjo… siē duket pra, universi fizik nuk do tė ishte ashtu siē ėshtė: ai do tė mund tė ishte ndryshe.”
    Pėr mė tepėr, nėse dikush mendon se rregulli i universit qė lejon jetėn varet nga domosdoshmėria fizike, kjo do tė nėnkuptonte se nuk ka mundėsi tė ketė univers jo tė pėrshtatshėm pėr jetėn. Sidoqoftė, fizicienėt janė pėrkrahės tė asaj se universi nė tė cilin jetojmė nuk ka qenė kėshtu siē ėshtė dhe mund tė ketė pasur shumė universe tė tjera qė nuk e kanė lejuar jetėn njerėzore.



    PĖRSE NUK MUND TĖ JETĖ I RASTĖSISHĖM?
    Disa njerėz qė nuk e kuptojnė pamundėsinė e ardhjes rastėsisht tė universit nė ekzistencė trumbetojnė, “Ka mundur tė ndodhė rastėsisht!” Sidoqoftė, a do tė thonė se rastėsia e shpjegon se si njė elefant fjeti gjatė natės nė garazhin e tyre? Ose se si njė aeroplan 747 pėrfundoi i parkuar nė kopshtin e tyre? Madje edhe pas perspektives sė theksuar irracionale qė e kanė, ende mbahen pėr teorinė se universi mund tė ekzistoj nga rastėsia. Nė pėrgjigje tė kėsaj, do tė argumentoj se nuk ka tė bėjė vetėm me rastėsinė por, me diēka qė teoricienėt siē ėshtė William Dembski e quajnė “probabilitet i specifikuar”. Probabiliteti i specifikuar ėshtė njė probabilitet qė gjithashtu pėrshtatet me njė dizajn tė pavarur. Pėr ta ilustruar kėtė, imagjino njė majmun nė dhomėn tėnde pėr njėzet-e-katėr orė, duke shkruar nė laptopin tėnd. Nė mėngjes, hyn nė dhomė dhe sheh, “Tė jesh apo mos tė jesh!” Majmuni ka shkruar pėr mrekulli njė pjesė tė lojės Shekspiriane! Ajo ēfarė mund tė keni pritur janė fjalėt e rastėsishme si p.sh. “shtėpi”, “veturė” dhe “mollė”. Sidoqoftė, nė kėtė rast jo vetėm qė do t’ju dukej i pabesueshėm shkrimi i fjalėve anglisht - por gjithashtu edhe se si ato i pėrshtaten njė modeli tė pavarur tė gramatikės Angleze! Kjo rastėsi e verbėr ėshtė irracionale dhe kundėr logjikes pėr tė pretenduar dikush diēka nga kjo perspektivė. Qė ta vendosim kėtė nė kontekst, matematicienėt britanik kanė llogaritur se nėse njė majmun do tė shkruante nė laptop nė ēdo moment tė mundshėm, do tė merrte 28 miliard vjet (!!!) pėr tė prodhuar “Tė jesh apo mos tė jesh”.
    Si pėrfundim, tė pranosh hipotezėn e rastėsisė ėshtė baras me hedhjen poshtė tė ekzistencės sė universit tonė!
    Pėrderisa kushtet njė dhe dy janė tė vėrteta, qėndron se dizajni mbinatyror ėshtė shpjegimi mė i arsyeshėm pėr rregullsinė e universit qė e lejon jetėn njerėzore.

    Vijon
    Deklarata #3: Nxitja ėshtė fals pėr vet shkakun se hipotezat pėr dizajnuesin menjėherė ngrejnė problem mė tė madh, nga kush u dizajnua dizajnuesi.


    Mund ta shkarkoni ketu

    http://5.39.44.104/wp-content/upload...ot-Busulla.rar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 15-03-2016 mė 08:16
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Libėr: "The God Delusion" nga Richard Dawkins

    Zoti eshte zot i budallenjve(indeve utopiake apo djejve qe perdite lindin dhe vdesin shembellor) apo eshte koka e qiejve, afsheve perfytyruese dhe mbrojtese te ushqimit(softit) ne bark te gjithesise? Dhe a ka te drejte Ai te ushtroje dhune ndaj zotave te vegjel apo te tjere apo me te vegjel? Kurse ata qe dyshojne per Te edhe jane te paformuar, tokesore krejt ne mendime dhe primate, fanatike te rruges se djellit shembellor!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •