Pershendetje nga une!
Tek tuk ne ndonje mesazh timin ju ka shkuar syri tek nicku, e megjithese sot me 'shihni' dhe e nesermja nuk dihet, megjithese mendoj se syri i mprehte i tjetrit i nderthur me mire tiparet e tua qofte dhe nga ndonje postim i vogel apo i stergjatur..., per miresellje po prezantohem me pak fjale.
Jam nje vajze sa e vecante aq edhe e zakonshme 22 vjecare; durrsake jam me origjine (po te deshironi vejani fajin detit per romanticizmin qe me pushon ngahera, apo edhe stuhite e fjaleve qe nese i shoh te drejta nuk nguroj t'i them).
Kam pothuajse 6 vjet ne SHBA. Qe nga 17 vjetori i lindjes e tani me ka munguar 'luksi' i festimit te ditelindjes me te afermit e zemres. Uroj se shpejti te bashkohem me prinderit ne Toronto te Canadase.
Jam studente ne vit te katert per psikologji. Me pelqen ideja e te qenurit 'marriage counselor' (keshilltare per probleme martesore) nje dite. Pa ditur kujt t'ia ve gishtin si influence ne vecanti (Zotit, familjes, Shqiperise), ndihem shume me e sigurt ne jete kur eci ne saje te disa parimeve baze (themelorja... duaj njeri-tjetrin).
Me pelqen te lexoj (kohet e fundit me duket se i jam perkushtuar me teper interesave te mia specifike ne zgjedhje libri sesa deshira per te rene ne gjum me nje roman intrigues ne duar).
Ka ca kohe qe jam e interesuar ne gjuhen spanjolle dhe artin, historine, politiken, etj. te botes latine (mos harroj ketu muziken latine qe e kam shume perzemer).
Me ka marre malli te ulem e te pije kafe me bashkemoshatare si ju e te bej muhabet alla shqiptarce. Si tip nuk e kam problem ambientimin e asimilimin (aq sa ia lejoj vetes) ne vend te huaj, por nostalgjia per 'timen' eshte e pashmangshme.
Ne pergjithsi jam tip i dashur (ama nuk kam nevoje per numer me teper se kualitet kur vjen puna tek shoqeria). I kam alergji meshkujt fodull e zinxhir-hapur si dhe femrat mendjelehta.
Faleminderit per mundesine e pjesemarrjes ne forum!
Dite sa me te bukur ju uroj te gjitheve!
Krijoni Kontakt