Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573

    Exclamation E duam Shqipërinë jashtë Konferencës Islamike

    Mbështesni këtë faqe për daljen e Shqipërisë nga OKI, pasi anëtarësia atje shkel ligjin themelor të shtetit shqiptar:

    Konferenca Islamike është një organizatë me karakter të pastër fetar e krijuar nga shtete islamike për promovimin e islamizmit.

    Karta e OKI-t: http://www.oic-oci.org/is11/english/Charter-en.pdf

    Duke nënshkruar këtë Kartë shteti shqiptar pranon si mision përhapjen dhe punën në shërbim të islamizmit në Shqipëri dhe vende të tjera të botës, siç e përcakton Karta. Kësisoj anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në OKI bie ndesh me parimin e laicizmit të shtetit shqiptar të përmendur në Kushtetutë dhe në nenin 10, pikat 1 dhe 2:

    1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
    2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes (...).

    Kushtetuta: http://www.pp.gov.al/sq/home/legjisl...-azhurnuar.pdf

    Janë të lutur juristët, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë më tej çështjen në fjalë dhe të aktivizohen në ndërgjegjësimin e autoriteteve dhe të shoqërisë shqiptare për daljen e Shqipërisë nga kjo organizatë fetare.


    Historiku i çështjes

    Në vitin 1991, qeveria shqiptare nën drejtimin e presidentit të atëhershëm, Ramiz Alisë, vendosi kërkesë për anëtarësim dhe shteti shqiptar u pranua anëtar vëzhgues i Konferencës Islamike.

    Një vit më vonë, në vitin 1992, nën drejtimin e presidentit Sali Berisha, qeveria shqiptare, pa pëlqimin e dijeninë e popullit si dhe pa shqyrtimin dhe miratimin e Kuvendit, e bëri shtetin shqiptar anëtar me të drejta të plota në Konferencën Islamike.

    Në bazë të Kushtetutës shqiptare të vitit 1992, neni 7, dhe asaj të vitit 1998, neni 10, e cila është në fuqi dhe sot, qëndrimi i Republikës së Shqipërisë në këtë organizatë fetare shkel laicitetin e shtetit që është vlerë konstante e shtetit modern shqiptar nga pavarësia deri më sot.

    Kjo faqe është krijuar në formë proteste për shkeljen e parimit të ndarjes së shtetit nga feja dhe pjesëmarrja këtu është e hapur për të gjithë ne që kemi vetëm një kërkesë:

    JASHTË SHQIPËRINË NGA KONFERENCA ISLAMIKE!
    (dhe cilado organizatë fetare)


    Falënderojmë të gjithë anëtarët e deritashëm për vetëdijen e treguar. Mund të ftoni miqtë tuaj në faqe në mënyrë që kjo shkelje, qoftë antikushtetuese, qoftë parimore në nivel kombëtar, të marrë vëmendjen e duhur në opinion dhe të mos lihet pas dore.

    N.q.s. sot shkelet një e drejtë dhe askush nuk reagon, po nesër çfarë mund të ndodhë?

    http://www.facebook.com/konferencaislamike
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 05-09-2010 më 03:50 Arsyeja: /

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Jam Dakord!!!!!

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    D.m.th. po e shkelka laicitetin. Po shteti shqiptar eshte neutral, nuk promovon asnje besim.

    Kosova kurre nuk ka me u anetaresu ne kete organizate, se keta po na njohin si shtet e cka heku populli i Kosoves. As si vezhguese e as kurqysh, se ata ne fund veprojne si te deshirojne. Serbia ka shiku me u anetaresu si vezhguese, ani keta mjeranet fetare u gezojshin se Serbia ka me i ndihmu 'myslimaneve' te Kosoves. Phaiii

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Shqipria ka interes me kon pjes e ksaj konference , qendrimi ne ket konferenc nuk e bon Shqiperin shtet islamik e as nuk ja rezikon laicitetin , perderisa edhe maqedonia osht pjes e ksaj konference osht si vezhgues edhe pretendon me kon antar me dreita te plota me arsyen se reth 25% i ka musliman ju kerkoni terhjekjen nga nje konferenc prej te ciles ka shum interes .

    Une kisha kerku veq ni sen prej shqiperis largimi nga kjo konferenc deri sa shumica e antarve ta pranojn Kosoven Shtet te pavarur pra lloj proteste bojkot konferencen !
    We are all Aliens

  5. #5
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    Shqipria ka interes me kon pjes e ksaj konference , qendrimi ne ket konferenc nuk e bon Shqiperin shtet islamik e as nuk ja rezikon laicitetin , perderisa edhe maqedonia osht pjes e ksaj konference osht si vezhgues edhe pretendon me kon antar me dreita te plota me arsyen se reth 25% i ka musliman ju kerkoni terhjekjen nga nje konferenc prej te ciles ka shum interes .

    Une kisha kerku veq ni sen prej shqiperis largimi nga kjo konferenc deri sa shumica e antarve ta pranojn Kosoven Shtet te pavarur pra lloj proteste bojkot konferencen !
    extreme, konferenca islamike është bo pengesa kryesore për njohjen e Kosovës e jo me ndihmu që sbohet llaf, dhe as ka nërmen me e njof si konferencë sepse shtetet antare kan interesa direkte ekonomike me Serbinë (përveç atyne 4 shteteve që ia bon si nder kufarve të Vashingtonit se kanë interesa direkte ekonomike me Shejtanin).

    nqs i keni përcjell lëvizjet e fundit do e keni të qartë që konferenca islamike nuk pranoi me fut në rezolutë as kërkesën që kishte bo ministri Basha për njohjen e pavarësisë. përkundrazi ata ia hoqën gjithë pjesët ku kërkohej njohja e kosovës dhe dokumentin e përgjysmum e lejun të hynte për diskutim vetëm me ndërhyrjen e Arabisë Saudite. me i ra shkurt e fshatçe, konferenca islamike i ka bo munë Prishtinës e Tiranës bashkë

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Jam tej mase dakord,
    kenferenca islamike eshte mallkim per shqiptaret.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •