Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 61
  1. #1

    Afërdita Dalla, ambasadore në Danimarkë reagon ndaj shkrimeve të Radio Projektit 21

    Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë Daneze reagon ndaj shkrimit "Neo "Vëllazërim - Bashkimi " shqiptaro - serb ", botuar në faqen elektronike të Radio Projektit 21, në Kopenhagë të Danimarkës

    Të martën, më 16 shkurt, ora 8:16 e darkës, më mori në telefon ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë Daneze, znj. Afërdita Dalla, e cila shprehu shqetësimin e saj për postimet e shkrimeve që bëjmë në faqen e radios sonë, me theks të veçantë për shkrimin e fundit të bashkëpunëtorit tonë nga Tetova, z. Lushit, me titull ”Neo ”Vëllazërim – Bashkimi ” shqiptaro – serb ", në të cilin shkrim autori shpreh mendimin e vet për politikën që ndjek kryeministri shqiptar. Zonjës Dalla i shpjegova se Fadili në shkrimet e veta përpiqet që të bardhës t’i thotë e bardhë dhe të zezës e zezë dhe unë kam konsideratë për të. Gjithashtu, Fadil Lushi është personi që ka sharë Enver Hoxhën në shkrimet e veta, por unë ia kam botuar shkrimin, pa marrë parasysh nëse më pëlqente mua apo jo, sepse radioja jonë, radio pa censurë, historinë shqiptare e merr si të tërë, sepse ”historia nuk është diçka që fshihet me gomë dhe të themi këtë po e marr, këtë po e lë, sepse çdo etapë historike ka personalitetet e veta dhe këto personalitete kanë adhuruesit e vet”. Nëse do të bënim një censurë të tillë dikujt do t’i bëhej e padrejtë dhe është jodemokratike. Mbi të gjitha këtë radio e financon një shtet demokratik ku ka liri të fjalës.
    Së fundit zj. Dalla i thashë se shkrimin nuk e heq, por nëse keni ndonjë ankesë mund të na shkruani dhe ne, gjithmonë duke ju nderuar e respektuar siç ju kemi nderuar e respektuar si ngahera do ta botojmë si shkrim të veçantë, duke thyer kështu parimet tona, sepse mund t’i thosha zonjës ambasadore: shkruaj reagimin tënd te ”koment”.

    Kliko këtu dhe lexoni në tërësi reagimin e Ambasadës Shqiptare në Danimarkë.

    Ne edhe më tej kemi respekt për ju znj. Dalla dhe je e mirëseardhur kurdoherë në studion tonë dhe si ngahera do ta kesh përkrahjen tonë.

    Për stafin e radios,
    Adem Gashi, redaktor përgjegjës
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-02-2010 më 23:29
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Ja shkrimi kontestues nga Fadil Lushi "Neo Vëllazërim - Bashkimi shqiptaro - serb"

    Neo “Vëllazërim – Bashkimi” shqiptaro – serb

    --------------------------------------------------------------------------------
    A MUND HYZMEQARI T’I BËJË PORDHË BEUT

    * Gojëkëqijtë do të thonë se zoti Sali Berisha me këtë “hap vendimtar” definitivisht e mbushi gotën e marrëzisë dhe gotën e një politikëbërje ters.

    Nga, Fadil LUSHI

    * Nuk mund t’i bësh ftesë fqinjit të dytë pa u konsultuar me “fqinjin e parë”, në këtë rast me Kosovën. Opinioni politik dhe ai intelektual kosovar me të drejtë do t’i kishte parashtruar pyetje z. Sali Berisha se a mos vallë ai me këtë kontribut eurosh dhe me këtë ftesë dedikuar Boris Tadiqit (të birit të Ljubomir Tadiqit, një shovinist i njohur serb) mëton të fshehë dhe të anashkalojë poterën politike, ndasitë dhe hidhërimet ndërvëllazërore,...

    * Ky takim i tij me serbët e Graçanicës duhet të jetë një qëndrim tejet përulës ndaj armikut të përbetuar, siç është ajo serbe nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, është përçmues ndaj vetvetes, vatanit dhe njerëzve që i përfaqëson.


    shkrimi i plotë:

    Mbase do të keni habinë për titullin që figuron këtë herë. Por kjo kryefjalë e opinionit në vijim është një shprehje proverbiale që mëton të nxjerrë në pah jo dallimin material ndërmjet njerëzve, sesa diferencën morale mes tyre, pavarësisht ngjyrës, përkatësisë fetare, kombëtare, gjeografike dhe trashëgimisë (jo) hileqare që sundojnë.

    Viti që e lamë e që na la pas, u karakterizua me “shakanë” e (jo) radhës të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha, i cili në një takim, në Tiranë, me përfaqësues politikë të komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga kryetari i Partisë serbe në Kosovë, Sllobodan Petroviq, konfirmoi se Qeveria shqiptare tok me të, kinse së shpejti do ndërtojnë agjendën lidhur me vizitën në Shqipëri të presidentit serb, Boris Tadiq. Gojëkëqijtë do të thonë se zoti Sali Berisha me këtë “hap vendimtar” definitivisht e mbushi gotën e marrëzisë dhe gotën e një politikëbërje ters. E gjithë kjo të krijon përshtypjen se kryeministri bën politikë të alternuar, respektivisht politikë për nevoja të brendshme dhe një politikë për nevoja botore. Po, në atë takim, ai do të sjellë edhe një haber të mërzitshëm se qeveria të cilën ai e sundon do të kontribuojë me një shumë prej 400.000 euro për katundarët dhe paramilitarët serbë të komunës së Graçanicës. Sido që të ndodhë, këto euro nuk do të dedikohen për qytetarët e Llapit, Drenicës, Glloboçicës, Gjilanit, Mitrovicës dhe, së fundi, për fëmijët jetimë dhe për fëmijën e luftëtarit me paterica të vjetra. Madje gjithë këtë kontribut sikur ta konceptosh me gjuhën e religjionit, të lë përshtypjen kinse këto para u kushtohen njerëzve në emër të zeqatit-solidaritetit mysliman. Njohësit e mirë të kushtetutës së fesë islame do të thonë se ndihmë mund të japin vetëm ata që kanë më shumë se ç’u duhet, gjithsesi ato që i kanë duhet t’i kenë personale, jo të vëllait, motrës, dajës, tezes, të prindërve, jo të shtetit, le të jenë edhe të qeverisë, ato para duhet të jenë hallall e jo para jallane gjegjësisht false. Dhe paratë që nuk janë personale, sipas fesë, konsiderohen si harame.

    Kësaj vendimmarrje (jo) politike të Sali Berishës i shkon ajo mesele për punën e gomarit: hall ta lësh pa ujë se e ngordh, hall t’i japësh shumë se e mbyt, hall t’i japësh të ftohtë se e ftoh, hall t’i japësh të ngrohtë se e... Është mirë t’i afrosh popujt, është mirë të ndërtosh politikë pozitive ndërfqinjësore, (ndonëse Serbia logjikisht nuk mund të jetë fqinj i Shqipërisë) është mirë, por ama jo marrëdhënie të mira me Serbinë, shtet ky i cili sot e gjithë ditën e Perëndisë, e konteston sovranitetin territorial edhe ashtu të kufizuar të Republikës së Kosovës, sovranitet ky i ndërtuar nga ndërkombëtarët në krye me Martti Kalevi Ahtisaarin. Nëse Sali Berisha e ka me gjithë mend t’ia bëjë këtë ftesë Tadiqit, atëherë këtë mund t’ia bëjë privatisht, jo në emër të qeverisë së tij autoritare. Po edhe sikur ta bënte këtë, atëherë kjo ftesë do të ishte thjesht një punë dreqi, e pakuptimtë dhe politikisht skandaloze. Kjo ftesë që i dedikohet Boris Tadiqit dhe tajfës së tij politike, i cili kohë më parë duke marrë pjesë në meshën e mesnatës në manastirin e Deçanit dhe duke ndezur një qiri ortodoks përcolli mesazhin e popullit serb se Kosova edhe më tej ngel vend i shenjtë i Serbisë, nga ana e kosovarëve do konceptohet si një ftesë jo serioze dhe diletante. Kjo grishje e palavosur, pa dyshim se shkel mbi dinjitetin, ndërgjegjen dhe historinë e nënave, motrave dhe luftëtarëve kosovarë. Shkuarja e tij në Shqipëri (nëse do të shkojë) pa “lejen dhe aminin e kosovarëve”, thjesht do të perceptohet si një “reklamë politike propagandistike serbe”, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, njëkohësisht në mënyrë indirekte do të trazojë nervozizmin e (jo) politikanëve kosovarë, në veçanti të atyre që pësuan më së shumti nga lufta e fundit serbo-shqiptare. Nuk mund t’i bësh ftesë fqinjit të dytë pa u konsultuar me “fqinjin e parë”, në këtë rast me Kosovën. Opinioni politik dhe ai intelektual kosovar me të drejtë do t’i kishte parashtruar pyetje z. Sali Berisha se a mos vallë ai me këtë kontribut eurosh dhe me këtë ftesë dedikuar Boris Tadiqit (të birit të Ljubomir Tadiqit, një shovinist i njohur serb) mëton të fshehë dhe të anashkalojë poteren politike, ndasitë dhe hidhërimet ndërvëllazërore, një, dhe e dyta, a mos vallë kjo ftesë nuk do ta cenojë rëndë ekuilibrin dhe standardin politik edhe ashtu të brishtë të shqiptarëve të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Pse nuk parashtron pyetje, çka me inatet ndërpartiake shqiptare, çka me opozitën që ka kohë që nuk merr vend në parlament për t’u takuar me shumicën parlamentare po ashtu shqiptare. Ky takim i tij me serbët e Graçanicës duhet të jetë një qëndrim tejet përulës ndaj armikut të përbetuar, siç është ajo serbe nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, është përçmues ndaj vetvetes, vatanit dhe njerëzve që i përfaqëson. Dhe kësaj marrëzie të zakonshme të Sali Berishës, i shkon ajo thënia: ti ke përpara ujkun, kërkon të gjesh gjurmët, apo thënia e Fan.S. Nolit: “Bishti i qenit, bisht qeni mbetet. Nuk ka shkencë që e ndreq. Madje as varr”. Dhe nëse Tadiqi është një bisht, atëherë duhet të jetë një bisht i Millosheviqit, ndryshe nuk bën, jo pse e themi ne, por pse e ka thënë lufta kosovare.

    Ç’i duhet Sali Berishës kjo politikë ndaj kondicionimit të marrëdhënieve me Serbinë, në momentin kur Kosova kundërshtohet nga Serbia, e cila në vijimësi do të konceptohet si një i sëmurë psikik i sistemuar në një cep të Ballkanit të trazuar dhe të rebeluar. Do të ishte një qëndrim politik i ndershëm dhe burrëror i Sali Berishës, sikur të mos i mundësonte Boris Tadiqit, hyzmeqarit të nacionalizmit dhe shovinizmit serb, ta shkelte tokën shqiptare. Boris Tadiqi nuk ka bythë t’i bëjë pordhë BEJ SHQIPTARIT, po qoftë edhe kryeministrit tonë të nderuar dhe të respektuar Sali Bej Berishës. Tekembra-mja, ky shpjegim imi gazetaresk qoftë i gabuar si në aspekt politik, gjuhësor po edhe eseistik.

    .................................................. .....

    P.S. Ky shkrim është postuar edhe në Forumin Shqiptar, më 10.2.2010 dhe gjendet ne këtë tufëz/link: http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=138
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-02-2010 më 23:27
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Reagimi i Ambasadës Shqiptare në Danimarkë

    Redaksisё sё Radio Projekt 21
    Frederikssund vej 121
    2700 Brønshøj


    Copenhagen, 16.02.2010


    E nderuar redaksi e Radio Projekt 21,

    Lexuam në ballinën e faqes elektronike të radios suaj, shkrimin me titull “NEO VËLLAZËRIM-BASHKIMI SHQIPTARO-SERB, A mund hyzmeqari t’i bëjë pordhë beut”..., me autor z. Fadil Lusha, në të cilin komentohet mbi takimin e Kryeministrit Sali Berisha me përfaqësues politikë të komunitetit serb në Kosovë, të zhvilluar në Tiranë në Dhjetor 2009.

    Përfaqësia e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës reagon për publikimin e këtij shkrimi keqinterpretues mbi politikën e jashtme rajonale të Shtetit dhe Qeverisë së Shqipërisë.

    Politika e jashtme dhe posaçërisht politika e bashkëpunimit rajonal që ndjek dhe zhvillon Republika e Shqipërisë, kontributi i saj si faktor stabiliteti nё rajon, ka marrë dhe merr vlerësimet më pozitive nga përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe faktori prestigjios ndërkombëtar, si edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Bazuar në njoftimin për shtyp të Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë, në këtë takim, z. Sali Berisha, ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të kontribuar në interesin më të mirë të bashkëjetesës së qytetarëve të Kosovës, pa dallim nga origjina e tyre etnike. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje dhe në përputhje të plotë me qëndrimin e faktorit ndërkombëtar që mbështet shtetin e pavarur të Kosovës, vlerëson se bashkëpunimi ndëretnik dhe dialogu konstruktiv i shërben së pari së ardhmes europiane të shtetit të ri të Kosovës.

    Qeveria e Republikës së Shqipërisë vlerëson se bashkëpunimi rajonal është pararendës dhe kusht i integrimeve europiane. Shikimi nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara, do t’i japë këtij bashkëpunimi dimensione të reja dhe perspektivë të sigurtë europiane. Në këtë drejtim, Shqipëria vlerëson edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të saj me Serbinë, si të një interesi jo vetëm dypalësh, por që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

    Ndaj, kontributi i qeverisë dhe qёndrimi i tёrё faktorit politik shqiptar, si dhe ftesat për vizita të ndërsjellta në rajon janë shprehje e qartë se Ballkani jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe ekonomikisht po bëhet pjesë e natyrshme e Europës së Bashkuar.

    Pёrfaqёsia e Republikёs sё Shqipёrisё nё Mbretёrinё e Danimarkёs, nё bashkёpunim tё vazhdueshёm me faktorin shqiptar nё Danimarkё, ka vlerёsuar e pёrshёndetur rolin e mediave shqiptare, dhe posaçёrisht radios tuaj, pёr kontributin dhe investimin e tyre, me dashuri e patriotiozёm, nё mbёshtetje tё çeshtjes kombёtare, dhe pёr ruajtjen e trashёgiminё e pasurisё sё vlerave tona kulturore e historike.

    Por nuk mund tё mos konsiderojmё faktin qё, jo pёr herё tё parё, qeveria shqiptare dhe politika e saj e jashtme, institucionet dhe personalitetet politike shqiptare, gjenden nё faqet e medias suaj, tё sulmuar, nё mёnyrё selektive, dhe fjalor tё ulёt, nga i njёjti autor, gjё qё, jemi tё bindur, nuk pajtohet me orientimin dhe misionin kombёtar tё radios suaj.


    Duke mbetur gjithnjё tё hapur pёr bashkёpunim,



    Ambasada e RSh nё Mbretёrinё e Danimarkёs


    Frederiksholms Kanal 4, st.tv
    1220 Copenhagen K

    Tel. 33917979
    Fax.33917969
    email: embassyofalbania@mail.dk
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Kjo ambasadorja shqiptare ne Dk eshte nje lope e cmendur , turp ne qe qe perfaqsohemi nga rob daun si kjo ...

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Kjo ambasadorja shqiptare ne Dk eshte nje lope e cmendur , turp ne qe qe perfaqsohemi nga rob daun si kjo ...
    eh, walchiria! Unë nuk do të flas meqë lidhet direkt me mua!Hata për besë! phi!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    eh, walchiria! Unë nuk do të flas meqë lidhet direkt me mua!Hata për besë! phi!

    Ty te ka zen halli , por mua qe sme ka zen mund te shprehem lirisht pe nje debile di kjo , ptuuu rrac e keqe ...

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nga e nxore perfundimin...

    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Kjo ambasadorja shqiptare ne Dk eshte nje lope e cmendur , turp ne qe qe perfaqsohemi nga rob daun si kjo ...
    nga e nxore perfundimin qe ambasadorja ne fjale na qenka nje lope...edhe e cmendur bile....kush ta jep te drejten qe ne menyre te tille ti drejtohesh nje personaliteti te shtetit shqiptar ne boten e jashtme siq eshte ambasadori...apo ngaqe nuk te kan pyetur ty kur e kan emeruar kete zonje apo zonjushe si ambasadore shtjen ne shqelma dhe i ve epitete te tilla...turp per ty dhe per ata qe te krehin bishtin ty...me vjen keq per ademin qe silleni ne menyre te tille...nuk eshte forum privat i familjes tende dhe ademit qe te shpreheni si te doni..ky eshte nje forum publik dhe ka norma qe duhen rrespektuar..pavaresisht kush je ti apo une duhet ti rrespektojme rregullat e lojes...

  8. #8
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nuk ke pse flet...

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    eh, walchiria! Unë nuk do të flas meqë lidhet direkt me mua!Hata për besë! phi!
    ti po shfrytezon taksat e nje shteti demokratik per te mbajtur ne kembe ate media qe ke..nuk je i vetmi ne boten perendimore qe me rrena e genjeshtra thithni fonde mijera eurosh nga qeverite demokratike perendimore gjoja per te zhvilluar kulturen e vendit nga vini...dhe ja si silleni...a thua se ajo media qe ti paske ngritur eshte prone e jotja...qe mund te besh si te duash..jo jo adem ka ca rregulla qe duhen rrespektuar...pse je ti administratori i radios nuk te jep te drejten ta perdoresh ate si te duash ti...perkundrazi duhet te te beje te jesh me i kujdesshem per ato gjera qe shkruhen ne radion tuaj...

    zonja ambasadore ka te drejten e saj te mbroje politiken e shtetit shqiptar...ne fakt ajo shqetesohet kot pasi pse shkruan fadili apo fadilja dicka nje nje faqe elektronike nuk duhet ta vrasesh koken..uh sa fadila e fadile ka qe pshtyne perpjete ...nje fjale e urte popullore thote '' po te gjuash cdo qen qe te leh mbrapa nuk do kesh kohe te ecesh perpara ''

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Kosovare keni shume te drejte per mendimin tim.Serbine dhe Tadicin e gjithe vicet e tjere nuk po i zbut dot USA e jo me nje Sali Berishe.Njeriu i cili ka deklaruar se Kosoven nuk do ta njohim kurre dhe do te luftojme me miqte tane te pengojme njohjen e saj,nuk duhet te jete i mirpritur ne Tirane.Te gjithe e dijme se ne kete rast i behet nje sherbim i madh nacionalizmit serb.Serbia me politiken antishqiptare qe ka ndjekur e ndjek ndjek duhet ta kete vendin tek vendi i qenit.Te rrije larg trojeve shqiptare.Shume gjak eshte derdhur nga vellezrit tane qe kane jetuar ne ish Jugosllavi gjer ne fund te shekullit te kaluar.Bile gjak u derdh edhe ne 2001-n.Shkak ishin keqtrajtimi dhe mohimi i te drejtave me elementare si njerez te shqiptarve.Une kur kam degjuar per here te pare nga medjat se Iliri do te shkoje ne Beograd per te realizuar viziten e cetnikut serb Tadic ne Shqiperi jam skandalizuar.Eshte e pajustifikueshme dhe kunderproduktive kjo vizit e presidentit serb.
    Saliu ju dha 400 mije Euro serbve sikur ato para ja ka lene i jati rama.Po pse o sali nuk merr nje inisiative te ndertosh qindra shtepi te koosvarve ne veri te Mitrovices,apo ne ndonje qytet kosovar per femijet e burrave te UCK-s te cileve ua dogjen ata qe ti po u jep pare nga taksat e shqiptarve.
    Mendoj se sjellja juaj Z Gashi ka qene korrekte me ambasadoren,por ajo si nje sherbetore e saliut edhe nqse nuk deshiron,eshte e detyruar t'i beje hysmet pozites se saj.Kur erdhi ne Kosove ju e bete me te madh edhe se Skenderbeu ate,njeriun i cili bente thirrje per mosfirmosjen e Marrveshjes se Rambujese me 1998,gje e cila do te ishte fatale per shqiptaret e Kosoves.Une nuk ja mohoj meritat z Berisha dhe kam qene nje person qe e kam perkrahur ate me cdo mjet,por qe nga 26 maji 1996 e gjer ne Mars 1997-s ai e tregoi dhe po e tregon se di te jete nje bajraktar i korruptuar.Une i jap te drejte ligjerisht per zgjedhjet e zhvilluara vjet dhe them qe opozita te shkoje ne parlament,por transparenca e zgjedhjeve duhet bere.Pse ka frike zoti sali per kete kur ai eshte i bindur se i ka fituar ato!
    Se fundmi po ju them se keni te drejte ta kritikoni saliun per gafat e tij.Ambasadorja nuk eshte e qarte si duket se ju jetoni ne nje vend demokratik e jo ne Shqiperi!Po te ishit ne Shqiperi do ta kishit pesuar si Mero Bazja,por mos kujto se larot e tij nuk te kane vene ne shinjester!
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  10. #10
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    nga e nxore perfundimin qe ambasadorja ne fjale na qenka nje lope...edhe e cmendur bile....kush ta jep te drejten qe ne menyre te tille ti drejtohesh nje personaliteti te shtetit shqiptar ne boten e jashtme siq eshte ambasadori...apo ngaqe nuk te kan pyetur ty kur e kan emeruar kete zonje apo zonjushe si ambasadore shtjen ne shqelma dhe i ve epitete te tilla...turp per ty dhe per ata qe te krehin bishtin ty...me vjen keq per ademin qe silleni ne menyre te tille...nuk eshte forum privat i familjes tende dhe ademit qe te shpreheni si te doni..ky eshte nje forum publik dhe ka norma qe duhen rrespektuar..pavaresisht kush je ti apo une duhet ti rrespektojme rregullat e lojes...
    Nuk kam ndermend te komentoj per njerez qe i kam njohur , dhe i kam pare ne sjelljen e tyre se cfare bejne , sa per postin qe ka mor kaprosi ska ngel idiot , gomar e injorant pa hypur ne pushtet keshtu qe se ceshte ajo mua sme intereson , ky eshte mendimi im te pelqen mir ,ste pelqen mos me komento duke me then kshu e ashtu per gjera qe jam e bindur kur i shkruaj ...

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Në disa shkrime,kam lexuar se kosovarët e duan Shqipërinë.Nuk ka asgjë të keqe nëse e duan.Por e keqja mendoj unë është se nuk e duan pa Enver Hoxhen!Ose më mirë me thënë nuk e duan pa Edvinin.Ta duash Shqipërinë në këtë mënyrë,do të thotë të mos e duash në asnjë çast.

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Në disa shkrime,kam lexuar se kosovarët e duan Shqipërinë.Nuk ka asgjë të keqe nëse e duan.Por e keqja mendoj unë është se nuk e duan pa Enver Hoxhen!Ose më mirë me thënë nuk e duan pa Edvinin.Ta duash Shqipërinë në këtë mënyrë,do të thotë të mos e duash në asnjë çast.
    ti te kokshe ahmak o dosti jem. hala s e paske marr ves qi enver hogja u dek. ve qvepra e ti kurr nuk vdes.
    lavdi vepres se enver hogjes.
    ksi burri nuk ka me le ma n shqipni

  13. #13
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga tasjani-ferizaj Lexo Postimin
    ti te kokshe ahmak o dosti jem. hala s e paske marr ves qi enver hogja u dek. ve qvepra e ti kurr nuk vdes.
    lavdi vepres se enver hogjes.
    ksi burri nuk ka me le ma n shqipni
    tasjani-ferizaj, ti je iniciatori per ngritjen e bustit ne Ferizaj a?

    Ato me bold komentoni vet...

  14. #14
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    te paska bindur by.tha

    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Nuk kam ndermend te komentoj per njerez qe i kam njohur , dhe i kam pare ne sjelljen e tyre se cfare bejne , sa per postin qe ka mor kaprosi ska ngel idiot , gomar e injorant pa hypur ne pushtet keshtu qe se ceshte ajo mua sme intereson , ky eshte mendimi im te pelqen mir ,ste pelqen mos me komento duke me then kshu e ashtu per gjera qe jam e bindur kur i shkruaj ...
    perderisa na e nxjerr edhe ne forum...ti llomotit forumeve e shoqja ne zyre te ambasadores...inat femrash...cdo dite e me teper besoj se hillary klinton nuk fitoj ndaj bythziut prej inatit te femrave....pika qe nuk ju bie....

  15. #15
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    perderisa na e nxjerr edhe ne forum...ti llomotit forumeve e shoqja ne zyre te ambasadores...inat femrash...cdo dite e me teper besoj se hillary klinton nuk fitoj ndaj bythziut prej inatit te femrave....pika qe nuk ju bie....

    Ore mua sme plas fare se ku eshte ajo , as e kam inat fare se ajo kur ben karagjozlliqe tregon veten jo mua , po qe eshte cop mishi me dy sy kte e din nje shqiperi e tere , kurse ti shoku mati cik fjalet kur te drejtohesh se sjena rrit me nje kopesht bashk , kte her te shkruaj kshu her tjeter e tregoj un inatin e femrave ..
    Dhe kto lloj replikash me by. tha e derrc i verrci shko bej me ndonje llof femre tjeter jo me mua ..

    Ec shnet ...

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    besoja

    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Në disa shkrime,kam lexuar se kosovarët e duan Shqipërinë.Nuk ka asgjë të keqe nëse e duan.Por e keqja mendoj unë është se nuk e duan pa Enver Hoxhen!Ose më mirë me thënë nuk e duan pa Edvinin.Ta duash Shqipërinë në këtë mënyrë,do të thotë të mos e duash në asnjë çast.
    ti sotri nga i ke kto informata se kosovaret siq i quan ti po e dojkan shqiprin por me enver hoxhen si nuk ke turp te thani nje gjeh te till ne shqiptaret e kosoves e duan shqiprin edhe me salon edhe me edi ramen ska rendesi se kush esht ne pushtet shqiperia esht toka e te gjith shqiptarve

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ti sotri nga i ke kto informata se kosovaret siq i quan ti po e dojkan shqiprin por me enver hoxhen si nuk ke turp te thani nje gjeh te till ne shqiptaret e kosoves e duan shqiprin edhe me salon edhe me edi ramen ska rendesi se kush esht ne pushtet shqiperia esht toka e te gjith shqiptarve
    Të lumtë Beni.
    Për ne është e rëndësishme të kemi një shqipëri ku ka mirëqenie, prosperitet, liri dhe emri e personazhit nuk është i rëndësishëm.
    Vëllezërve shqiptarë nga Shqipëria u kam treguar kaq herë se c'domethënie kishte emri "Enver" për një kosovar. Do ta hapi një temë të vecantë për këtë.
    Të përshëndes beni33.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Ambasadorja Dalla shkruan: Shqipëria vlerëson edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të saj me Serbinë, si të një interesi jo vetëm dypalësh, por që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

    Shumë e nderuara Aferdita ;për çfar interesi ?,marëdhenie?,zhvillimi?,kontributi e ke fjalën ,për çfar paqëje?????!!!!! shkruan, pastaj stabilitet në rajon,ndoshta e ke fjalën për Skandinavi ,sipas shkrimit tuaj d.m.th. Qeveria e Shqipërisë pajtohet më ndarjen e Kosovës i perkrah enklavat e shkive,e quan kontribut perkushtimin e shkive për propaganden anti-Shqiptare në të kater anët e Botës ,ndoshta ne nuk e kuptojmë Demokracinë vetem se e kemi kuptuar më kohë se Demokracisë i duhet rrugë e gjatë deri në Shkini ,arma më e fortë e tyre ishte dhe mbetet GENJËSHTRA


    Përshendetje vetem për Shqiptarë

  19. #19

    Ju prezantoj autorin e shkrimit - Fadil Lushi

    BIOGRAFI E SHKURTËR


    Fadil Vehap Lushi u lind në Tetovë, me 20.04.1950. Rrjedh prej një familje atdhetare, arsimdashëse dhe patriotike. Familja e tij është shpërgulur nga Lushnja në vitin 1906, respektivisht nga Shqipëria Londineze. Ajo fillimisht vendoset në Çarshinë e Epërme të Tetovës, kurse më vonë sistemohet pranë Xhamisë së Larme. Mësimin fillor dhe të mesëm e kreu në Tetovë dhe Shkup, ndërkaq, atë sipëror në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Pedagogji. Derisa vijonte mësimet e vitit të tretë përjashtohet nga gjimnazi dhe njëkohësisht burgoset, për shkak se ishte pjesëmarrës i Demonstratave të vitit 1968. U akuzua se kishte shkruar parulla antijugosllave dhe parulla prokosovare në kërkim të krijimit të Shqipërisë natyrale.

    Në vitin 1975 punësohet në gjimnazin e Ferizajit si mësues i Filozofisë dhe Logjikës. Më 1977 inkuadrohet si Pedagog në Sh.f. “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë ku punon deri në vitin 1981, kur me një vendim absurd të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë, bashkë me bashkëshorten, pushohet nga puna për veprimtari armiqësore nga pozitat e iredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Në pamundësi që të gjejë një vend pune në Maqedoni detyrohet të shkojë në mërgim dhe plot 16 vite bredh bulevardeve të Gjermanisë Federale, Zvicrës dhe vatanit të tij. Me “demokratizimin” e këtyre hapësirave, në vitin 1997 i kthehet profesionit, tani si Këshilltar pedagogjik për mësimin klasor pranë Entit Pedagogjik, ku edhe aktualisht realizon dhe organizon aktivitete në cilësi të Udhëheqësit të Njësisë Ndërkomunale për Tetovë, Gostivar dhe Dibër. Nga viti 1981 deri në vitin 1990 shtypi shkupjan nuk ia publikoi shkrimet, gjë që e detyroi të botojë në mediumet kroate me pseudonim. Vazhdon të merret me publicistikë, sidomos në lëminë e politikës dhe arsimit.


    P.S.
    Familja e tij njihet me veprimtari nacionaliste. Gjyshi i tij Ahmet Vehap Lushi (hoxhë dhe mësues) kishte një miqësi të ngushtë me Ahmet Zogun. Më 16 Shtator të vitit 1943, bashkë me Xhafer Devën, Bedri Pejanin, Llukë Mjedën, Asllan Boletinin, Musa Sheh Zaden, Rexhep Mitrovicën dhe atdhetarë të tjerë nga gjithë trojet shqiptare, merr pjesë në punimet e Kryesisë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në cilësi të Delegatit për ish Prefekturën e Tetovës. Ishte idhtar i bashkimit të tokave ku flitet shqip dhe njëri ndër themeluesit e Ballit Kombëtar për Tetovë. Vdiq një ditë para se komunistët ta pushtonin Tetovën e tij të lirë. Veprimtarinë e tij patriotike e vazhdoi i biri Vehbi Lushi (me profesion mësues), i cili në vitin 1952 largohet nga vendi i punës dhe dënohet me 12 vjet heqje lirie për veprimtari armiqësore. Ai i bën 8 vite burg në kazamatin famëkeq në Petrova Rupa të Goli Otokut.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ademo ,mos e ul veten tu shkrujt per Enverin ...nje keshille miqesore ...bo si di vete pastaj ,sa se e do populli shqiptar Enverin e tregoi kur e terhoqi zvare ....
    I kemi diskutu me mijera here dhe ate punen e respektit qe duhet te keni ju kosovaret per ne qe vuajtem nen diktature ,si do ju duket juve te themi ne mire jua beri serbi ?....
    por me duket se berem te kunderten, djemte tane erdhen nga jashte ku kishin emigruar u bashkuan me ju per te luftuar ,kur shume nga ju rrinit emigracionit ose largoheshit per ne emigracion ...ju a hapem deren mgjth varferne qe kishim, kam qare nga gezimi kur eshte bombarduar Beogradi ....
    Politika eshte kurv thone ....Sala e ka tregu veten sa e do Kosoven se ajo UçK ne Shqiperi u pregatit e u stervit.....
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •