Nano: Si i perzura bllokmenet me bisht nder shale.
E Shtune, 06 Shkurt 2010
INTERVISTA E PLOTE/ Rrefimi i ish-kryeministrit Fatos Nano vijon me periudhen kur ai ne detyren e kryeministrit te vendit, i duhej te merrte vendime delikate qe lidheshin me Byrone e famshme politike te PPSH. Nano flet edhe per marredheniet me Ramiz Aline dhe pse e refuzoi ate te futej ne Partine Socialiste.
Eshte e vertete qe Ramiz Alia kerkoi te behej anetar i PS-se, pasi iku si president?
Po dhe ma kerkoi mua. Me tha: Po per mua ke ruajtur ndonje tesere rezerve? I thashe: Do na lesh te punojme tani? Ai kerkoi te jete pjese e PS-se, pasi dha doreheqjen si president me pak shantazh ne nje bisede te drejtperdrejte me mua, ne vilen e Presidentit. Me kerkoi qe te mbaj qendrim nese duhet te jepte doreheqjen ose jo. Ne prill te vitit 1992.
A ju kerkoi garanci per veten Ramiz Alia?
Natyrisht ai garancine nuk mund ta kerkonte nga opozita, do ta kerkonte nga qeveria. I ka pasur dyert te mbyllura nga qeveria, me presidentin e ri gjithashtu. Marredheniet e Berishes me Aline kane qene te veshtira, mos them te pamundura.
Por grupi i bllokmeneve qe u denuan ne Kongresin e 10-te, cfare reagimi paten ndaj transformimit te Partise se Punes?
Une mora vendim si Kryeminister per t'i nxjerre nga Blloku. Iken me bisht nder shale ne shtepi te tjera me perjashtim te Spiro Kolekes dhe ndonje tjetri. E kini parasysh Spirua, ndertuesi i te gjitha "kutive" 50 m2 te strehimit ne komunizem, qe kishte nje vile super te bollshme, me thene te drejten nuk e di se kush e ka sot. Me shkruan nje leter, fletore aritmetike me katrore, 16 faqe me shkrim dore, ku me thoshte se jo vetem se nuk duhet te dilte, por kishte nevoje per strehim suplementar se ishte bere gjysh dhe po i rriteshin femijet e femijeve. Si perfundim, ne bashkepunim me garden e shtetit, me hir e me pahir, u shoqeruan ne apartamentet e reja normale, ku u futen edhe familje te persekutuara ne te njejten kohe. Nje nga kuriozitetet ne kete histori eshte se shkresen e firmosur ne vendimin e qeverise nga une, ma kthejne me shenimin e Pali Miskes, ku thoshte se nuk leviz nga shtepia edhe sikur topat te bien. Vetem topa s'kishte Pali, se duhen topa per te perballuar topa.
Zoti Nano, jemi serish tek ky moment, si arritet ju si kryetar i PS, diskutuam ne emisionin e kaluar qe nuk arritet qe te kishit nje marreveshje, nuk pati nje bisede koke me koke midis jush dhe Ramiz Alise per tranzicionin. Si arritet ta benit tranzicionin e Partise se Punes ne Parti Socialiste. Aq me teper sikurse thate, nuk pranuat qe Ramiz Alia te ishte anetar i Partise Socialiste dhe byroistet e famshem, ajo kaste qe kishte drejtuar per pothuajse 40 vjet u larguan, ju ishit madje agresiv me ta...
Atehere, me eshte dashur te perballem me sfida te paqena si zbrazja e bllokut, apo gerdufja per topa njerezve pa topa dhe per shembull, mora pjese ne disa plenume te fundit te ish-komitetit qendror te ish-Partise se Punes, ne procesin e tranzicionit drejt Kongresit te 10-te, ku krijuam Partine Socialiste. Nje nga te spikaturit dhe ne vemendjen e historise politike te 20 viteve te fundit, gjithashtu eshte ai i 20-shkurtit, kur u rrezua busti i Enver Hoxhes, shtatorja, ne te cilin sic ka edhe shume deshmi te tjera, une do te them ate pjese timen. Une isha ulur prane Haxhi Lleshit, isha kandidat i plenumit prej disa javesh, si Kryeminister, si zevendeskryeminister i projektuar per Qeverine dhe pasi u anoncua lajmi ne nje fletushke qe i erdhi Ramiz Alise, qe u rrezua edhe busti, qe shume e interpretojne si nje strategji ne mes te pamundesise per te reaguar. Domethene, mbajti plenumin te mbledhur qe lajmin e pashmangshem te rrezimit te shtatores ta sillnin aty. Ne te vetmin mjedis politik qe po ai drejtonte, asnje tjeter, ketu filluan reagimet e para, pergjithesisht atmosfera ishte qe pritej te ndodhte. Ata qe jane si quajtur si korifenj te ish-byrose politike dhe kjo shprehet me ne fund se Partia Komuniste eshte ne perqindje nen zero, te paperfillshme elektorale edhe sot kesaj dite. Tani, me gjithe respektin, poeti Hysni Milloshi nuk mund te mbledhe asnje komunist, ky eshte avantazh per pluralizmin shqiptar. Ne vend te tyre, cuditerisht, reaguan ne menyre tragjikomike disa nga ata qe nuk deshen te dilnin nga blloku. Me kujtohet Spiro Koleka ne moshen e tij te thyer edhe ne ate kohe, nuk e di a eshte gjalle, por ka jetuar gjate, ngrihet edhe thote me zerin dhe dridhjet e nje plaku te mocem, papritmas: Te luftojme deri ne piken e fundit te gjakut. Dhe une i bie me berryl Haxhiut, qe te pakten kishte nje karakter burrnor, jo vetem nga historia e luftes, por edhe si President, apo si kryetar i Presidiumit i Kuvendit Popullor per mjaft kohe, nuk ishte ndonje figure lepitke. I them, xhaxhi Haxhi, ky me mua e ke, pres qe te luftoj une, i thashe. E mo trim i xha Jahos mos i merr seriozisht, me thote Haxhiu. Domethene, me falni, po ta shikoje Koleken, me siguri nuk kontrollonte pikat ne pantallona dhe kerkonte qe te luftonte deri ne pikat e fundit te gjakut, nuk e di, te sigurimit, te ushtrise apo te rinise. Ose ne sallen e Kuvendit te pare Pluralist, te 1991, kur Partia e Punes fitoi 2/3 e vendeve, une serish, per koincidence, isha ulur ne banken e pare te rreshtit qendror, prane Haxhi Lleshit serish.
Ju ishit i vetmi deputet qe fitoi ne Tirane, ku u keput edhe Presidenti i vendit ose sekretari i pare...
Tani, kopshtet nuk perterihen pa krasitje, pluralizmi gjithashtu. Ne nje moment ku shumica e deputeteve te mazhorances se madhe, te ish-Partise se Punes, te pa mesuar me debatin pluralist dhe sulmet e opozites qe ishin shume te forta dhe me efektprurese se sa dimensioni prej 1/3 e tyre ne sallen e Kuvendit, prej 250 deputetesh, mbizoteronte heshtja dhe po fliste dikush nga korifenjte e themeluesve te partise socialiste, te Partise Demokratike, jo Sali Berisha, por Ruli, Zogaj dhe dikush tjeter ose Pashko, ose Ceka. Prapa nesh rrinte Flamur Cani, deputeti i Gjirokaster, ish-kryetar i komitetit ekzekutiv, nje trup i beshem, qe ne ato banka te ngushta, te ceketa, tani vone jane zevendesuar, qe nuk lejonin te shtrinin kembet, e shprehu sikletin ne te cilin ndodheshin perfaqesuesit e Partise Punes perballe opozites se re, ne ate salle qe ata e quanin te patjetersueshme, duke zgjatur kembet dhe duke i rene kompensates se tavolines. Ne heshtje, kumbimi i saj ishte si nje shperthim dhe Haxhi Lleshi qe ishte prane meje, reagoi me doren nen pistolete...
Ishte me pistolete me vete?
Hynin deputetet me pistoleta ne sallat e atehershme edhe ne Kuvendin e pas 1992 madje, derisa u vendosen rregullat moderne, krahas teknikes moderne. Per cudi ka hyre edhe Pjeter Arbnori, kryetari i Kuvendit te pare pluralist me pistolete.
Me pistolete edhe Pjeter Arbnori?
Diku e mbante, jo ne brez si Haxhiu, por ishte rregull i trasheguar, ende ne fuqi. I them Haxhiut, qetesohu se eshte Flamuri prapa, nuk eshte ndonje atentat kunder pushtetit. Qeshi. Pra, ndarja ime me historine dhe ndikimet eventuale te ish-nomenklatures komuniste ne historine e Partise Socialiste, sintetizohet, me lejoni te them se kryetari i kesaj force te re, per shkak te tradites, qe nuk eshte vetem tek e majta, edhe tek e djathta eshte krijuar kjo tradite tashme, qe kultivon autoritetin ne raste vendimesh te rendesishme politike, te padiskutueshem te kryetarit, te udheheqesit. Mund ta kushtezonte kete gje, ne menyre te sintetizuar perfshinte refuzimin tim per t'i dhene teseren Ramiz Alise, duhet te kuptohet, qe me kete, pervec mases se madhe te anetareve, te militanteve dhe votuesve te se majtes, kemi nje procedure jo shume te komplikuar, por sigurisht nepermjet nje procedure riregjistrimi, u ftua te rivinte ne PS, nuk erdhen te gjithe, asgje tjeter nuk na bashkonte me me historine e mbyllur ne Kongresin e dhjete. Natyrisht mund te ishin bere shume gjera me mire, mund te kerkohet sot te ishin gjerat me radikale, por une jam i nje konkluzioni te arsyetuar nga kjo histori qe, pervec perballimit me me shume pergjegjshmeri politike te emocioneve negativiste qe solli dhe akumuloi lufta e gjate e klasave ne Shqiperi dhe nevojes per nje qendrim kombetar, jo vetem ndjese, por edhe integrimi te ish te perndjekurve, te burgosurve, te internuarve, te pushkatuarve, nje pjese shume vitale te kombit, qe do ta kishte bere historine tone ndryshe ne rast se nuk do te ishte goditur nga komunizmi dhe lufta e klasave, si nje instrument i tij, ne mund te kishim aplikuar me shume gradualitet ne tranzicion, vecanerisht ne reformat ekonomike, per te mos shkaterruar krahas kohezionit social, strukturen ekonomike dhe resurset qe mund te shpetoheshin per te konkurruar ne tregjet e hapura.
Ishte e mundur te shpetohej dicka nga ekonomia shqiptare?
Ishte shume e mundur te shpetohej shumecka, aspak gjithcka, por struktura materiale qe mund te vazhdonte te prodhonte dhe per shkak se u bllokua dhe u shkaterrua edhe me greva politikisht te arsyetuara, por pa sens per gjendjen ekonomike te vendit, mund te na kishte kursyer nje pjese te konsiderueshme te ndihmave dhe te fondeve te asistences qe kemi marre nga bota per te mbijetuar ose per te rivene ne pune nje ekonomi ndryshe. Une kujtohem ne 2004, ne nje bisede me nje ish-kryeminister rumun, pas periudhes te Causheskut, nje nga kryeministrat e pare, Vakarovju, qe ne 2004, ne nje vizite timen zyrtare ishte kryetar i senatit, ekonomist si profesion, natyrisht burre i vjeter, 70-vjec. Me thote, keni bere shume gabime ne tranzicion, papritmas, kur hyme ne BE, eshte ceshtje e 2004, ne kuptuam qe duhet ta kishim ruajtur dhe jo shkaterruar industrine tone petro-kimike, sepse tani do te ishim shume me teper ne pozita konkurruese ne tregjet evropiane se sa pa te. Apo bullgaret me industrine elektronike, apo shikoni se cfare bejne vendet Balltike, lituanet, estonezet, tani jane ekonomite me te dixhitalizuara ne Bashkimin Evropian, per shkak se evituan shume nga efektet negative te emocioneve politike, natyrisht atehere s'ka pasur aq pasoja goditja klasore, ne tranzicion. Vetem nje ekonomi kompetitive dhe ka thithur me shume investime te huaja per kete arsye. Dua te them, ndarja ime me te kaluaren, u be me autoritetin dhe me pergjegjesine, e kryetarit te partise se re socialiste. Me bindjen qe ndarja duhet te ishte e prere politikisht, e amortizuar nga pikepamja njerezore.
Ne lidership, por ne baze u krijua nje parti e re, apo ishte nje vijim i Partise se Punes?
Ky eshte nje proces qe eshte i kote te hyme ne detaje, u be sic mund te behej, domethene si u be, ju po me thoni se cfare u be me komitetin e vjeter te Partise se Punes. Komitetet e vjetra te Partise se Punes, edhe nga pikepamja materiale si godina, u bene streha te partive te reja qe u formuan ne pluralizem. Ne ish-zyren e sekretarit te pare mund te ishte para 1992 Partia e re Socialiste, struktura lokale, e pastaj e mori kryetari i PD-se lokale, ne zyren ngjitur, anasjelltas ishte partia e re tjeter opozitare ose ne pushtet, pastaj vinte PR, pastaj PAA dhe simboli i pluralizmit ne institucionet e regjimit te vjeter ishin pikerisht godinat e ish-komiteteve te partise, sic u ndodhi parkut te autoveturave te ish-komitetit qendror. Nese keni parasysh, ne vendet ne zhvillim, godinat e serviseve qe marrin persiper pa pasur ekskluzivitetin riparimet e te gjitha llojeve te makinave dhe gjen ne nje hangar. Merr nje vend te Afrikes te trasheguar nga kolonializmi pasi fiton pavaresine, ku gjend Toyata, Mercedez, Porch. Atje eshte nje fakir fukara qe perpiqet te marre pjese kembimi me pakice pa dogane. Qe do te thote, natyrisht ne beme nje riregjistrim, natyrisht kishte kritere shume serioze, te mospranimit edhe sikur te aplikonin te pjeses se Partise se Punes qe ishte e perlyer dhe informacionet sa vinin dhe zgjerohej, jo vetem ne persekutime, por edhe krime te natyres politike, ne abuzime me detyren, pra pasoja ekonomike, ne drejtim institucionesh qe kishin sjelle pasoja thellesisht me efekt negativ per jeten e njerezve dhe qe natyrisht keto ishin te njohura me mire nga anetaresia se sa nga cdo gje e re. Keshtu qe, edhe programi, pavaresisht se nuk kishte asgje te bente me ndonje jo thjesht reminishence, por me pare programet u kopjuan jo vetem nga ne, por edhe nga PD. Ne partite e majta i gjeje referenca e teorise marksiste sic i patem ne nga programet italiane, greke apo edhe suedeze te kohes, te majtes se demokracise. Madje edhe sot ne Harvard nuk mund te marresh diplomen pa studiuar nje pjese te doktrinave te nje pjese te kapitalit. Eshte nje tjeter arsyetim, arsyetim shkencor dhe jo ideologjik. Programet ishin pa asnje lidhje me programet e Partise se Punes, sic ishte Kushtetuta apo dispozitat transitore te Kushtetutes pa asnje lidhje me Kushtetuten e 1976. Natyrisht qe kishte nje mungese thelbesore njohurish, programesh, apo doktrinash te Shqiperise ne demokraci. Natyrisht nje pjese derrmuese e tyre u zevendesuan me asistencen e huaj. Natyrisht PD ishte mencurisht e prirur per te qene agresive ne marrjen e pushtetit se kishte te sigurt se granti i plotesimit te programeve dhe formulave qeverisese do te vinin nga Evropa dhe Amerika, sic edhe ndodhi, nga institucione nderkombetare. Shpesh kam arsyetuar sidomos me dhe pas takimit te famshem te Triestes, perse nuk arriti Berisha asnjehere te degjonte zerin e arsyes se tij, apo te rrethit te tij shoqeror, qe nuk shquhet per ndonje aventurizem, per te pakten sa e di une. Apo te ne interlekutoreve politike dhe intelektual te skenes se pare pluraliste ne Shqiperi pas partise se komunizmit per me pak agresivitet, edhe per me shume racionalitet ne administrimin e tranzicionit. Pikerisht ishte ngutja per te kapur pushtetin dhe pra formulat e gatshme te qeverive perendimore, te cilat po te kishin me shume qetesi dhe nje mjedis per arsyetim midis partnereve politik dhe profesionist, pavaresisht se cfare rreshtimi i perket, do te ishin bere shume me efikase ne kushtet tona, nuk u kontestua pa arsye efekti teper negativ i teorise se cekut te bardhe, te Pashkos.
KJ
Krijoni Kontakt