-
i/e regjistruar
Izraeli
Prej nga buron fuqia e Izraelit?
Fuqia e Izraelit pjesėrisht rrjedh nga pėrpjekjet e tij por, nė njė pėrqindje tė madhe prej kushteve negative tė vendeve islamike dhe Lindjes sė Mesme. 13.01.2010
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Ditėt e fundit nė rendin e ditės sė Lindjes sė Mesme gjendet tensioni pėr shkak tė njėvjetorit tė sulmeve tė Izraelit nė Gaza. Populli i Gazės pėsoi humbje tė mėdha nė sulmet e vitit tė kaluar; dhe ka njė vit qė mundohet tė mbijetojė nėn bllokadėn intensive tė Izraelit. Asnjė aktor zyrtar ose civil nuk mund ta ndalojė Izraelin nė kryerjen e kėtyre operacioneve, edhe pse ato janė nė kundėrshtim me tė drejtat e njeriut dhe tė drejtėn ndėrkombėtare. Duket sikurse Izraeli ėshtė i pėrjashtuar nga ligjet ndėrkombėtare. Izraeli jo vetėm nė ngjarjet e Gazės por, qė prej themelimit e kėtej ėshtė nė njė pozitė tė privilegjuar dhe tė paprekshme. Asnjė vendim (rezolutė) i OKB-sė qė kėrkon dhėnien fund pushtimeve dhe veprimeve tė jashtėligjshme tė Izraelit nuk aplikohet. Si shembull mund tė japim vendimet (rezolutat) nr. 242 tė vitit 1967 dhe nr. 338 tė vitit 1973 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Kėto vendime (rezoluta) kėrkojnė prej Izraelit ti japė fund pushtimit tė Gazės, Bregut Perėndimor dhe Lartėsive tė Golanit. Por, as Izraeli nuk u pėrmbahet kėtyre vendimeve, e as Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė nuk e bind dot Izraelin pėr kėtė. Cili ėshtė sekreti i kėsaj paprekshmėrie apo privilegji tė Izraelit? Ku e gjen Izraeli kėtė forcė? ***** Nėse Izraeli krahasohet me shoqėritė myslimane qė formojnė shumicėn nė rajon pra me arabėt, turqit dhe iranianėt, relativisht ka njė popullsi tė vogėl nė numėr, territor mė tė vogėl, njė ushtri dhe ekonomi mė tė vogėl. Por, kjo gjendje nuk nėnkupton qė Izraeli ėshtė i pafuqishėm. Sepse fuqia nuk ėshtė njė faktor qė ka tė bėjė me cilėsinė dhe jo sasinė. Fuqia e vendeve mė tepėr varet prej cilėsisė kėsaj, se sa prej shumicės sė popullatės, territorit, ekonomisė dhe mundėsive ushtarake. Parė nga ky kėndvėshtrim mund tė themi se Izraeli nuk ėshtė i fortė pėr shkak tė shumicės, por pėr shkak tė cilėsisė. Dihet se Izraeli nė krahasim me vendet e rajonit ėshtė nė njė nivel mė tė lartė nė fushat e teknologjisė ushtarake, informacionit (know-how) dhe strategjisė sė politikės sė jashtme. Ėshtė shumė i zhvilluar nė fushat e industrisė, bujqėsisė, akademisė, shkencės dhe nė fusha tė tjera. Njėra prej burimeve kryesore tė fuqisė sė Izraelit ėshtė edhe diaspora ēifute e shpėrndarė nė tėrė botėn. E dimė qė ēifutėt nė tė gjitha vendet e zhvilluara tė botės, me nė krye SHBA dhe Anglinė, janė njė burim serioz qė transferojnė nė Izrael njohuri, teknologji dhe para. Aq mė tepėr ēdo ēifut nė diasporė ėshtė duke dhėnė ndihmė financiare Izraelit, sikur paguan taksat e detyrueshme. Kjo fuqi e diasporės nė tė vėrtetė ėshtė njė fuqi lobimi. Pra, segmentet pro-izraelite nė vendet Perėndimore rregullisht janė duke lobuar pėr tė ndikuar nė politikat e jashtme, nė parlamente dhe qeveritė e vendeve ku jetojnė pėr tė marrė vendime nė favor tė Izraelit. Dhe nė shumicėn e rasteve kėto aktivitete lotimi pėrfundojnė nė formė tė pėrkrahjes sė Izraelit. Mbėshtetja qė qeveritė Perėndimore i japin Izraelit nuk vjen vetėm si rezultat i ndikimit tė lotimit, por nė tė njėjtėn kohė kjo mbėshtetje ėshtė nė pėrputhje me interesat e tyre. Qeveritė perėndimore kanė dy interesa nė mbėshtetjen qė i japin Izraelit: Sė pari, sigurimi i pėrkrahjes sė lobit izraelit nė vendin e tyre, dhe mė pas rritja e interesave ekonomike, strategjike, kulturore dhe ushtarake nė Lindjen e Mesme nėpėrmjet Izraelit. Pėr kėtė arsye Izraeli ėshtė "pjella e ndritur" e vendeve perėndimore nė rajon. Por nuk ėshtė e drejtė nėse thuhet qė forca e Izraelit rrjedh tėrėsisht nga pėrpjekjet e veta dhe nga pėrkrahja e vendeve Perėndimore. Sepse fuqia nė politikėn ndėrkombėtare ėshtė njė faktor relativ. Pra fuqia ose pafuqia e njė aktori mund tė kuptohet duke e krahasuar atė me aktorėt tjerė. Si rrjedhim kėtu mund tė themi se "fuqia e njė aktori ėshtė pafuqia e aktorit tjetėr". Sipas kėtij pėrkufizimi mund tė themi qė fuqia e Izraelit vjen si rrjedhojė e dobėsive tė tė gjitha vendeve tė rajonit, sidomos tė palestinezėve. Nė krye tė kėtyre dobėsive vjen pėrēarja e palestinezėve mes tyre. Pėr arsye pjesėrisht ideologjike dhe pjesėrisht personale palestinezėt kanė bėrė gabime serioze gjatė periudhave kritike. Njė shembull i rėndėsishėm kėtu ėshtė pėrkrahja qė ish-lideri palestinez, Jaser Arafat i dha Saddam Hysejnit gjatė krizės sė Gjirit nė vitin 1990. Mė vonė njė pėrēarje e pabesueshme mes Al Fetahut dhe Hamasit solli humbje tė fuqisė palestineze. Me kėto shembuj, duke mos hyrė nė debate se kush kishte tė drejtė e kush jo, mund tė shohim se kauza e Palestinės ka pėsuar humbje. Dobėsia e dytė ishte pamundėsia e ndjekjes sė njė politike tė qėndrueshme dhe tė vazhdueshme nė thelb tė vendeve myslimane qė "zyrtarisht" pėrkrahėn palestinezėt. Pjesėrisht pėr shkak tė pengimit tė problemeve tė tyre dhe pjesėrisht pėr shkak tė ngurrimit tė gjitha vendet e Lindjes sė Mesme me nė krye arabėt nuk ndikuan shumė nė ēėshtjen e Palestinės. Vendet e rajonit burimet e fuqisė edhe pse tė kufizuara nuk i kanė pėrdorur nė mėnyrė tė drejtė, racionale dhe kolektive. Aq mė tepėr pretendohet se disa vende tė rajonit kishin deklaruar qė janė tė kėnaqura me vazhdimin e problemit palestinez. Sipas kėtij pretendimi, moszgjidhja e problemit palestinez ėshtė nė interes tė qeverisjeve tė disa vendeve autoritare. Udhėheqėsit ose politikanėt e vendeve duke e pėrdorur problemin e Palestinės si retorikė marrin legjitimitet nga populli. Sipas neve shkaku mė i rėndėsishėm i ndikimit tė dobėt qė vendet e rajonit kanė nė ēėshtjen palestineze janė interesat ndėrkombėtare tė kėtyre vendeve. Sepse ēdo vend i rajonit mundohet tė pėrfitojė ose pėr rrisė interesat e veta kombėtare duke zhvilluar marrėdhėniet me vendet perėndimore dhe lobin izraelit nė kėto vende. Me qėllim tė marrjes sė pėrkrahjes ushtarake, teknologjike, financiare, ekonomike, diplomatike ose politike tė vendeve perėndimore vendet e rajonit ngurrojnė nė bėrjen e asaj qė ėshtė e nevojshme nė ēėshtjen e Palestinės. Janė tė shqetėsuar se njė qėndrim i ashpėr ndaj Izraelit ose pėrkrahja e avancuar e palestinezėve do tė dėmtojė interesat e tyre politike, ekonomike, tė sigurisė dhe stabilitetit. Si pėrfundim fuqia e Izraelit pjesėrisht rrjedh nga pėrpjekjet e tij, por nė njė pėrqindje tė madhe nga kushtet negative tė vendeve islamike dhe atyre tė Lindjes sė Mesme. Kėto janė arsyet pėrse Izraeli nuk ndjen shqetėsim se do tė ndėshkohet apo pėrballet me presione pėr ēėshtjen e Gazės e as pėr ēėshtje tjera.
-
-
i/e regjistruar
A duhet te jesh i keq qė tė ēmendesh apo duhet tė ēmendesh qė tė jesh i keq?
Erdhėm pa dėshirėn tonė nė botė, por nuk mund tė jetojmė pa dėshira. Erdhėm nga mosqenia por nuk mund ta pranojmė mosqenien tonė dhe tė botės. 28.12.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Erdhėm pa dėshirėn tonė nė botė, por nuk mund tė jetojmė pa dėshira. Erdhėm nga mosqenia por nuk mund ta pranojmė mosqenien tonė dhe tė botės. Dėshiruam ta sundojmė botėn, por bota na sundoi neve. Nė ēdo kohė ekzistuan dėshirat e njėjta, por ēdo kohė kishte mjetet e ndryshme pėr t’i pėrmbushur ato. Ndėrkaq, mungesa e mundėsisė apo pafuqia pėr t’i realizuar dėshirat, solli ēmendurinė si njė lloj filozofie e tė jetuarit e tė gjithė mbretėrve tė robėruar nga mbretėritė e tyre, qofshin ata tė lashtė apo postmodernė. Tė gjithė mbretėrit qė luftuan pėr tė marrė token, i mori toka, por ēmenduritė e tyre nuk u varrosėn pėr t’u kalbur por pėr tė mbirė tek pasardhėsit, prandaj ne u bėmė lloji i vetėm nė tokė qė luftuam pamėshirshėm llojin tonė, diēka qė nuk e bėri asnjė lloj shtaze me llojin e vet. Megjithkėtė, ēmenduria ėshtė pasojė e njė shkaku ashtu siē janė veprimet pasojė e njė besimi. Ajo nuk vjen thjesht nga mospėrmbushja e njė dėshire, por nga qėndrimi i dėshiruesit qė nuk pajtohet me pafuqinė e tij, ose mė mirė, me fuqinė e tij tė kufizuar. Kush qėndron pas kėsaj mospėrmbajtje dhe qėndrimi shfrenues? A duhet tė jesh i keq qė tė ēmendesh apo duhet tė ēmendesh qė tė jesh i keq? Nėse jam i keq, mund tė jap pėrgjigje tė ēmendur, nėse jam i ēmendur, mund tė jap pėrgjigje tė keqe. Sido qė tė jem, pa juve jam vetėm njė dorė, kėshtu qė s’mund tė duartrokas vetėm edhe po tė jem mbret
-
-
i/e regjistruar
Studentėt myslimanė tė tronditur nga artikulli i profesorit
Tani e kuptoj mosndėrhyrjen. Ėshtė stimuluese, pėr ta thėnė nė njė mėnyrė mė tė arsyeshme, qė kaq persona nė tė djathtėn, qofshin fetarė apo fiskalė, e pėrdorin kėtė metodė jologjike kundrejt ēėshtjeve tė njerėzve. 12.12.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale HAROON MOGHUL Po, unė po e demonizoj njė popullatė, por ne kemi tė drejtėn e fjalės sė lirė. Ajo qė do tė ndodhė pas botimit tė esesė nuk ėshtė faji im. Po, unė tregtoj nė borxhe, por ajo qė i ndodh ekonomisė sė gjerė nuk ėshtė puna ime. Dikush mund tė thotė apo tė bėjė gjėra moralisht tė dyshimta, por largohet nga pasojat me ndėrgjegje tė pastėr. Islamofobėt nuk janė tė ndryshėm, megjithėse mėnyra nė tė cilėn ata urrejnė ka ndryshuar. Sot islamofobia e akuzon fenė pėr keqdashje, por pretendon se i pranon ndjekėsit e fesė. Ky ėshtė kėrcėnim: nuk ke pse tė thuash se tė gjithė myslimanėt janė kėrcėnim – thjesht thuaj se “disa” janė, duke kėmbėngulur fort se Islami ėshtė problemi. Ēdokush mund t’i plotėsojė pjesėt bosh. Si i gjejmė kėta disa? Si i vlerėsojmė ata? Ku i vendosim? Fanatizmi i qytetėruar i “tė jesh mysliman” Kėtė tė martė profesor Tunku Varadarajan i Stern School of Business tė Universitetit tė Nju Jorkut postoi njė artikull nė Forbes.com, “Going Muslim. Kjo pjesė sarkastike e publikuar nė tė pėrditshmen “going postal”—dhe kėshtu profesori vendosi tė hidhte finesėn pas sė cilės fanatizmi i qytetėruar fsheh fytyrėn e tij. Argumenti i tij: Myslimanėt nuk mund tė disiplinohen. Myslimani qė duket se ėshtė integruar, ndonjė ditė mund tė shkaktojė njė masakėr. Shfaqja e integrimit ėshtė farsė, ėshtė vetėm strategjia e fundit, pas sė cilės fshihen terroristėt. Dhe pėrderisa nuk mund ta pėrgėnjeshtrosh, ēdo mysliman ėshtė kėrcėnim pėr perėndimin. Ne amerikanėt duhet tė bėjmė pyetjen nėse zbatimi i barazisė na ka verbuar ndaj rrezikut qė mund tė pėrbėjė ēdo mysliman: “njė mysliman amerikan nė dukje – njė shitės miqėsor petullash apo njė oficer nė ushtrinė amerikane nė Fort Hood – heq dorė nga integrimi i tij nė dukje nė shoqėrinė amerikane dhe vendos tė hakmerret pėr fenė e tij me njė akt dhune”. Myslimanė miqėsorė! Nė dukje tė integruar! Kujdes Amerikė. Liria e fesė mund tė tė dėmtojė:A duhet tė vazhdojmė tė tregohemi asnjanės nė trajtimin e njerėzve nga grupe tė ndryshme megjithėse ne e dimė se ka rreziqe tė ndryshme nga pjesėtarė tė njė grupi? Problemi kėtu ėshtė njė version i zmadhuar i njė problemi sigurie nė aeroport, ku kontrollojmė tė gjithė njerėzit, duke pėrfshirė gjyshet kineze – pavarėsisht nga profilet e rrezikut. Por a mund ta pėrballojmė kėtė nė shkallė kombėtare? (Dhe e bėj kėtė pyetje jo vetėm me kuptimin financiar, por edhe nė lidhje me ēmimin qė do tė paguanim nėse nuk do tė arrinim ta zbulonim njė kėrcėnim nė kohė.) Nuk ka artikull qė mund ta llogarisė koston morale. Nėse kjo nuk ėshtė nxitėse e urrejtjes e pranoj se termi nuk ėshtė i dobishėm. Ēdo organizatė kryesore myslimane amerikane ka dhėnė gjykimin e vet pas vrasjeve tė javės sė fundit, dhe ka dėnuar krimet e urryera kundėr njerėzimit, njė shkelje ndaj standardeve tė qytetėruara qė aspirojnė myslimanėt. Ėshtė njė gjė tė thuash se njerėzit mėkatojnė dhe me papėrsosurinė e tyre tė tjerėt lėndohen ose dėmtohen. Ėshtė njė gjė tjetėr tė thuash se njė ditė njė mysliman mund t’i kthehet mikut tė tij tė ngushtė, kolegut apo fqinjit tė tij, pėr tė pėrmbushur atė qė Varadarajani beson se ėshtė natyra e Islamit. Unė pyes sėrish, si mund tė ketė Islami njė natyrė tė pavarur nga myslimanėt? Ēėshtja ėshtė, pėr myslimanėt shfaqet dallimi racial, nė mėnyrė qė karakteristikat e tyre tė fundit janė dhuna dhe mashtrimi. Ėshtė e vėshtirė tė mendosh se ēfarė e bėn njė person tė kryejė veprime si vrasja, por edhe mė e vėshtirė tė kuptosh kur ai person nė dukje ndan tė njėjtin besim dhe mund tė jetė frymėzuar nga njė perversion i shtrembėruar i atij besimi. Kjo ėshtė dilema e myslimanėve nė perėndim, arsyeja pėrse islamofobia konsiderohet me tė drejtė njė rrezik: ne jemi shumė tė vetėdijshėm pėr pasojat e pozicionimit anėsor. Zhgėnjimi qė nuk gjen asnjė rrugėdalje, derisa ēlirohet nga moraliteti dhe kėrkon vetėm njė nivelim tė padrejtė. Dekani thotė: “Unė nuk do ta censuroja apo ta qortoja atė”Po imagjinoni se si unė, njė nxėnės (dhe unė mendoj miqėsor) nė dukje i integruar i Universitetit tė Nju Jorkut, u ndjeva kur lexova shkrimin e Varadarajanit? Vitet e shkollimit tim nė universitetin e Nju Jorkut u shėnuan nga njė atmosferė e ngrohtė dhe mikpritėse, ku pėrziheshin komunitete tė ndryshme dhe kishte njė administrim me vizion largpamės, dhe sėrish shumė i pėrfshirė dhe i interesuar pėr jetėn e studentėve. Unė shpesh mburrem kur takoj miqtė qė studiojnė nė universitete tė tjera dhe u tregoj sesa i veēantė ėshtė shkollimi im. Tani qė universiteti mikpret njė fanatik, gjuha e tė cilit pėrfshin si mė poshtė: “Myslimanėt mund tė jenė mė ekstremistė sepse feja e tyre bazohet nė pushtimin luftėdashės, nė pėrbuzjen pėr tė pafetė dhe detyrimin e pėrkushtimit, qė ėshtė mė i gjerė sesa nė skemat e tjera". Disa studentė dhe pjesėtarė tė stafit tė interesuar, disa prej tė cilėve myslimanė dhe disa prej traditave tė tjera, kėrkuan dekanin e universitetit Thomas Cooley, duke shpresuar t’ia komunikonin shqetėsimin e tyre pėr atė artikull qė ishte botuar dhe kishte nė rreshtin e parė universitetin e Nju Jorkut. Pėrgjigja ishte e habitshme. Thomas Cooley nuk ishte fare i interesuar pėr dhimbjen qė ndjenin nxėnėsit e universitetit nė tė cilin ai punon dhe ai pati guximin t’u postonte tė gjithėve tė njėjtin mesazh. Po e sjell tė plotė:Ankesės tuaj i ėshtė kushtuar vėmendja e duhur. Unė e lexova artikullin e z. Varadarajanit ndryshe nga ju. Mendoj se ėshtė e gabuar ta quash atė fjalė urrejtjeje. Nė asnjė rast nuk do ta censuroja apo ta qortoja atė pasi e lexova. Ne jemi ashtu siē thoni ju, njė institucion qė ruan si thesar fjalėn e lirė dhe dialogun e hapur. Ju duhet tė mendoni mė shumė pėr kuptimin e kėsaj pėrderisa duket se nuk e kuptoni. Sugjeroj qė nėse kundėrshtoni atė qė thotė z.Varadarajan, ankohuni tek ai. Nė faqen e Forbes ka hapėsirė pėr tė kthyer pėrgjigje. Bėni atė qė bėni, pastaj largohuni nga pasojat. Pėrveē ironisė sė madhe nga dekani i universitetit, i cili i akuzon nxėnėsit i kėtij universiteti se nuk janė tė aftė tė kuptojnė idenė e shprehjes sė lirė, ajo qė ai thotė u sugjeron myslimanėve amerikanė se shqetėsimet e tyre nuk vlejnė as pėr njė pėrgjigje tė sjellshme. Vitin e fundit, nė Shkollėn e Biznesit Stern erdhi njė profesoreshė e jashtme, Thio Li-Anna, gjithashtu anėtare e parlamentit tė Singaporit, e cila kishte argumentuar gjatė debatit parlamentar tė vitit 2007 kundėr ligjėrimit tė martesave ndėrmjet burrave dhe kishte shprehur homofobi tė fortė nė shkrimet e saj online. Me tė drejtė ajo u largua verėn qė shkoi, jo sepse universiteti nuk e lejonte shprehjen e lirė, por sepse ne kemi obligim moral tė marrim parasysh pasojat e gjuhės tonė pėrtej angazhimeve tė thjeshta ideologjike: Njė universitet ėshtė njė komunitet i qenieve njerėzore gjithashtu. Qė njė dekan t’u thotė nxėnėsve tė tij se ndjenjat e tyre tė pozicionimit anėsor janė thjesht rezultat i mosarritjes pėr tė kuptuar njė artikull qė dukej qartė se ishte nxitės dhe i pajustifikueshėm. Unė nuk dua qė tė censurohet liria e fjalės. Unė nuk dua qė Varadarajani tė mos shkruajė mė. Sigurisht dėshiroj qė ia tė ndėrrojė mendje. Unė jam shkrimtar dhe mė janė bėrė shumė kritika pėr disa prej artikujve tė mi nė tė kaluarėn. Disa prej kritikėve tė mi mė tė mėdhenj kanė qenė myslimanė. Por pėr tė mbrojtur shprehjen e lirė, kjo nuk do tė thotė se je dakord me atė qė thuhet – qė Cooley nuk dėshironte tė distancohej nga fjalėt e Varadarajanit, kjo ėshtė e qartė. Akoma mė keq, kjo lloj urrejtjeje mbrohet nga njė zyrtar i lartė nė njė universitet tė rėndėsishėm global, interesat e tė cilit janė tė zgjerohet nė botėn myslimane. A do t’i ishte pėrgjigjur njėlloj Cooley mesazhit elektronik tė dėrguar nga njė nxėnės afro-amerikan apo hebraik? Unė dua tė shoh konsistencė. Shpresoj qė administrata e Universitetit tė Nju Jorkut tė jetė aq e interesuar pėr studentėt, stafin dhe nxėnėsit e saj myslimanė qė tė na respektojė ashtu si e meriton ēdo komunitet.
-
-
i/e regjistruar
Planet e krahut tė djathte tė Izraelit kundėr xhamisė Al-Aqsa
Pėrkundėr akuzimit ndėrkombėtare ndaj pėrpjekjes sė Izraelit tė shkatėrrojė Xhaminė Al-Aksa, Izraeli me kokėfortėsi vazhdon politikėn e vet tė shtytjes sė grupeve religjioze ēifute, edhe pse nė fshehtėsi, drejt xhamisė Al-Aksa, Xhamia e tretė e shenjtė nė Islam. 04.12.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Pėrkundėr akuzimit ndėrkombėtare ndaj pėrpjekjes sė Izraelit tė shkatėrrojė Xhaminė Al-Aksa, Izraeli me kokėfortėsi vazhdon politikėn e vet tė shtytjes sė grupeve religjioze ēifute, edhe pse nė fshehtėsi, drejt xhamisė Al-Aksa, Xhamia e tretė e shenjtė nė Islam. Mė 24 tetor, policia izraelite sulmoi Xhaminė Al-Aksa dhe hapi zjarr kundėr besimtarėve muslimanė, tė cilėt u mblodhėn brenda xhamisė pėr tė mbrojtur njė nga pėrpjekjet e shpeshta tė krahut tė djathtė izraelit pėr tė sulmuar xhaminė dhe tė kryhen rituale ēifute me forcė brenda. “Forcat okupuese kanė pėrdorur gaz lotsjellės dhe plumba tė gomės brenda Xhamisė Al-Aksa qė t’i largojnė besimtarėt muslimanė jashtė”, ka thėnė Hashim Yakoub, koordinator pėr media i Institutit Ndėrkombėtar tė Kudsit. “Kjo ėshtė e paprecedentė. Ėshtė hera e parė qė Izraeli ka shkėputur lidhjet elektrike pėr tė parandaluar ezanin dhe besimtarėt qė tė thirrin Allahu Ekber”, ka shtuar Yakoub. E drejta ndėrkombėtare garanton qė muslimanėt tė kenė qasje tė plotė nė ēdo kohė nė xhaminė Al-Aksa. Nė kėtė mėnyrė, Izraeli me qėllim po shkel tė drejtėn ndėrkombėtare nė Kuds (Jerusalem). “Argumenti i veprimeve tė sigurisė izraelite ndaj qyteteve palestineze dhe Al-Aksasė ka demonstruar se Izraeli ka shkelur tė drejtėn ndėrkombėtare nė njė numėr tė rasteve duke pėrdorur forcė jo-proporcionale kundėr besimtarėve, pengim tė qasjes nė lokacione tė caktuara dhe ndėrtimin e vendbanimeve ēifute pėrreth Al-Aksas,” ka thėnė Dr. Michael Lynk, profesor i tė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin e Ontarios perėndimore nė Kanada. “Sipas tė drejtės ndėrkombėtare, palestinezėt dhe muslimanėt janė tė lejuar tė kenė qasje tė plotė nė vendet e tyre tė faljes, e cila mund tė suspendohet pėrkohėsisht nė rastet e ēėshtjeve tė sigurisė,” ka shtuar Dr. Lynk. Plani i ndarjes sė Al-AksėsPalestinezėt kanė dyshime tė besueshme se Izraeli do tė ndajė Al-Aksan sipas modelit tė Al-Haram Al-Ibrahimi. Me njė qeveri djathtiste izraelite, Izraeli jo vetėm pėrshpejton projektin e judaizimit tė Kudsit, por poashtu mundohet tė imponon kontrollin ndaj Al-Aksas nė mėnyrė qė ta ndaj ndėrmjet muslimanėve dhe ēifutėve. Qeveria aktuale izraelite ėshtė djathtiste, nacionaliste, e pėrbėrė nga partia Likud, partia shoviniste Yisrael Beitenu, partia ultra-ortodokse United Torah Judaism, partia ekstremiste Shas, partia nacional-ortodokse Jeėish Home, dhe pėr befasi edhe partia majtiste e punės, duke qenė kėshtu partia mė djathtiste qė ka pasur ndonjė qeveri izraelite nė histori. Nė gusht dhe tetor tė vitit 2008 dhe 2009, tė mbrojtur nga policia izraelite, grupet ultra-ortodokse dhe religjiozo-nacionaliste janė munduar shpesh t’ia mėsyjnė Al-Aksas gjatė festave religjioze ēifute. Qeveria izraelite ėshtė sa mė shumė kokėforte pa fije turpi nė zbatimin e projektit ēifut pėr ndarjen e Xhamisė Al-Aksa si hap i parė nė themelimin e tė ashtuquajturės “Tempulli i Tretė” mbi gėrmadhat e Al-Aksas nė Judea dhe Samara (emri biblik i Bregut Perėndimor). “Mund edhe tė jetė projekt pėr ndarjen e Al-Aksas. Ēifutėt besojnė se “Tempulli” ėshtė nėn Xhaminė Al-Aksa,” ka thėnė Iyad Barghouthi, drejtori gjeneral i Qendrės pėr studime tė tė drejtave njerėzore nė Ramallah. “Kjo ėshėt e paprecedentė,” thotė Kamal Al-Khateeb, zėvendės-shef i Lėvizjes islamike tė Palestinės, duke komentuar sulmin dhe tė shtėnat e policisė izraelite drejt Al-Aksas. DyshimetPalestinezėt nė veēanti dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi, kanė dyshime tė besueshme se Izraeli do tė ndajė Al-Aksan sipas modelit tė Al-Haram Al-Ibrahimi (Shpella e patriarkėve) sidomos me njė qeveri djathtiste qė gjithmonė ėndėrron tė krijojė njė shtet vetėm tė ēifutėve. Pas marrėveshjes nė Wye River (Australi), Izraeli nė mėnyrė tė njėanshme dhe gradualisht filloi tė copėtojė pjesė nga Al-Haram Al-Ibrahimi duke ua dhėnė ato ēifutėve. Me pėrsėritjen e pėrpjekjeve tė tilla tė ēifutėve qė tė kryejnė lutjet brenda Al-Aksas, e ardhmja e errėt qėndron nė mundėsinė se muslimanėt nė gjithė botėn nė fund do tė mund tė adaptohen me situatėn e re tė imponuar. Al-Khateeb frikohet se Izraeli mund tė ndajė Al-Aksėn pa ndonjė reagim tė fortė nga bota muslimane. “Pėrsėritja e pėrpjekjeve tė tilla synon tė zbutė arabėt dhe opinion muslimanė duke i mėsuar nė mėnyrė graduale qė tė shohin pėrpjekje tė shpeshta ēifute pėr tė hyrė dhe u lutur Brenda Al-Aksas,” ka thėnė Al-Khateeb. “Izraeli mundohet tė krijojė situatė de-fakto Brenda Al-Aksas duke u bazuar nė taktikėn qė t’i bėjė arabėt dhe muslimanėt tė pranojnė nė heshtje lutjet e ēifutėve Brenda Al-Aksas,” ka shtuar ai. Al-Khateeb parlajmėron botėn muslimane se Izraeli po ec nga okupimi politik dhe ushtarak I Al-Aksas drejt imponimit tė “sovranitetit ekskluziv tė adhurimit.” Skema gjithėpėrfshirėse ēifute“Konventa e katėrt e Gjenevės definon Jerusalemin (Kudsin) si territor tė okupuar tė vendosur nėn tė drejtėn ndėrkombėtare,” ka thėnė Dr. Lynk. Projekti izraelit pėr tė judaizuar Kudsin shkon paralelisht me pėrpjekjen pėr tė marr Al-Aksan. “Tė dy ēėshtjet janė plotėsuese pėr Izraelin,” ka thėnė Yakoub. Ai ka shtuar: “Ndarja e Al-Aksas ėshtė plan real.” Sidoqoftė, Dr. Iyad Barghouthi mendon se edhe pse Izraeli mundohet tė vė kontroll ndaj Al-Aksas, mbase veprimet e Izraelit mund tė interpretohen si orvatje pėr tė shmangur vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar nga rreziku aktual i judaizimit tė Kudsit. “Ajo ēfarė ėshtė mė e rrezikshme ėshtė se mediat po shmangin vėmendjen nga ekspansioni i paprecedentė i vendbanimeve izraelite nė Brengun perėndimor,” ka thėnė Dr. Barghouthi, duke theksuar se nė kėtė drejtim, “sulmi ndaj Al-Aksas ėshtė pjesė e planit pėr judaizimin e Kudsit.” Lėvizja Peace Noė (Paqe tani) ka deklaruar se mė shumė se 280,000 njerėz jetojnė nė 121 vendbanime pėrgjatė Bregut perėndimor (duke mos pėrfshi pjesėn lindore tė Kudsit). Nė Kuds, Izraeli planifikon tė zgjerojė vendbanimet/kolonitė nė kurriz tė pjesės lindore tė Kudsit, duke synuar qė tė rrisin pėrqindjen demografike tė ēifutėve. “Konventa e katėrt e Gjenevės dhe shumė rezoluta tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, si rezoluta 446 dhe 465 e definojnė Jerusalemin (Kudsin) si territor tė okupuar i vendosur nėn tė drejtėn ndėrkombėtare,” ka theksuar Dr.Lynk. “Kjo ndalon ēfarėdo ndryshimesh tė njėanshme demografike ndaj territoreve tė okupuara. Interesimi i vetėm i sigurisė i forcave okupuese ėshtė tė mbrojė popullatėn e okupuar, dhe jot ė rrit interesin e forcave okupuese duke bėrė ndryshime demografike,” ka shtuar Dr. Lynk. Sipas Institutit ndėrkombėtar tė Kudsit, ezksitojnė plane pėr ndėrtimin e 33,500 shtėpive nė Kudsin lindor pėr strehimin e 117,000 tė ardhurve dhe tė 140,000 nė vitet e ardhshme ne Kudin lindor. Sipas Lėvizjes izraelit Peace Now, pėrfundimi i planit izraelit pėr ndėrtimin e vendbanimeve nė lagjet arabe, si Seik Jarrah, Silėan dhe Mali i Ullinjėve, do tė ndryshojė nė mėnyrė drastike hartėn e Kudit lindor dhe do tė parandalonte marrėveshjen e pėrhershme dhe kompromisin pėr Kudsin. Paralelisht me judaizimin e Kudsit, Izraeli tani po ndėrton tunel 200-metėrsh qė kalon nėn “Kupėn e gurit” dhe Al-Aksas. “Pėrkundėr tėrė punės sė gėrmimit dhe tunelit, Izraeli ka dėshtuar qė tė argumentojė se e ashtuquajtura “Tempull I Malit” ėshtė nėn Xhaminė Al-Aksa,” ka theksuar Al-Khateeb. “Disa shkencėtarė izraelitė kanė theksuar se nuk kanė arritur tė gjejnė asnjė dėshmi lidhur me ekzistimin e Tempullit. Disa grupe religjioze ēifute besojnė sė tempulli i Dytė ėshtė ndėrtuar nėn malin Gerizim, nė afėrsi tė Nablusit, nė tė cilėn disa grupe ēifute akoma po vendosen pėr tė jetuar,” ka shtuar Al-Khateeb. Ngritja e krahut djathtist ekstremistOpinioni publik izraelit po lėviz drejt tė djathtės. Sidoqoftė, fuqia ligjore e pohimeve izraelite/ēifute pėr Al-Aksan nuk ėshtė aq shumė e kontestuar nga Izraeli pėrderisa ata janė tė punėsuar nga qeveria izraelite pėr tė ndaluar procesin paqėsor dhe tė pėrforcojnė ndikimin e tė djathtėve, jo vetėm nė aparatin politik, por poashtu nė nivele tė ndryshme tė shoqėirsė. “Pėrderisa ka qeveri djathtiste nė Izrael, ajo ēfarė i ofrohet palestinezėve ėshtė vetėm sovraniteti i njerėzve, dhe jo i vendit,” ka thėnė Dr. Emad Gad, kryeredaktori I revistės Al-Ahram. “Mė e mirė pėr krahun djathtist tė Izraelit ėshtė tė ngrijė ēfarėdo negociata apo propozime pėr zgjidhje pėrfundimtare, tė pėrshpejtojė judaizimin e Kudsit dhe tė imponojė fakte nė terren,” ka vazhduar Dr. Gad, duke theksuar se “cilado qeveri djathtiste e Izraelit bėn hapa tė mėdha dhe serioze kundėr Al-Aksas.” Mė e keqja, opinioni publik sekular i Izraelit mbėshtet veprime tė tilla tė kryera nga grupet dhe partitė djathtiste. Ashtu siē shumė analistė bashkėkohor, Dr. Iyad Barghouthi konfirmon se e gjithė shoqėria izraelite po lėviz drejt tė djathtės. “Netanyahu dhe Lieberman janė vetėm nė qendėr tė sė djathtės tė spektrit politik. Tė gjitha shtresat e shoqėrisė izraelite tanimė po shkojnė drejtė tė djathtės ekstreme dhe fashiste,” ka thėnė ai. Ekziston njė lidhje e vėrtetė ndėrmjet qeverisė izraelite dhe grupeve ekstremiste ēifute. “Izraeli jep mbrojtje politike dhe tė sigurisė, madje edhe koordinohet me kėto grupe ēifute tė djathta qė kanė simpati politike ndaj shumė partive nė Knesset,” ka thėnė Al-Khateeb. Nė vitin 1996, Netanyahu ishte kryeministri i parė izraelit qė inauguroi zyrtarisht tunelin nėn Xhaminė Al-Aksa. Netanyahu ka histori tė gjatė nė shfrytėzimin e Kudsit dhe Al-Aksas pėr prishjen e pėrpjekjeve tė paqes duke pėrforcuar projektin e djathtistėve pėr ndėrtimin e “shtetit ēifut” nė kurriz tė territoreve palestineze. Peace Noė thekson se menjėherė pas kthimit tė Netanyahut nga negociatat pėr paqe nė plantacionin Wye nė vitin 1998, ai vendosi tė ndėrtojė vendbanimin Har Homa dhe nė vitin 1996, ai hapi tunelin Hasmonean nėn lagjen muslimane tė qytetit tė vjetėr. “Netanyahu tani mundohet tė vendos themelet e tė ashtuquajturės “Tempulli i Tretė”,” ka thėnė Al-Khateeb. “Jemi dėshmitarė tė “adoptimit zyrtar izraelit” tė judaizimit tė Al-Aksas. Netanyahu ėshtė i vetmi kryeministėr izraelit qė ka thirrur pėr tė drejtėn e ēifutėve tė falen brenda Al-Aksas,” ka theksuar Yakhoub. Veprimet izraelite kundėr Al-Aksas dhe Kudist janė larg nga interesimi pėrfitues politik sa I pėrket skenės politike vendore. Ato bazohen nė besimet ideologjike tė djathtistėve. Dr. Emad Gad nuk mendon se veprimet e Netanyahut tė pėrkujtojnė sulmet ofensive ndaj Al-Aksas tė Sharonit nė vitin 2000 kur Sharon shfrytėzoi kartėn e religjionit qė tė mobilizojė opinionin publik izraelit kundėr Barakut-i cili negocionte paqe me Arafatin- pėr nevoja politike. Netanyahu motivohet nga besime ekstremiste religjioze. Sot, “faktori ideologjik ėshtė aq i qartė, madje edhe partia e punės qė ėshtė parti e majtė ėshtė e pėrfshirė. Opinioni publik izraelit po lėviz drejt tė djathtės ndėrsa e majta po rrėnohet,” ka thėnė Dr. Gad. Shkeljet e Izraelit nė kuadėr tė sė drejtės ndėrkombėtareMe shkelje tė tilla aq tė shpeshta, vendet muslimane dhe palestinezėt mund tė parashtrojnė process gjyqėsor kundėr Izraelit. Dr. Lynk thekson se ekziston njė numėr i madh shteteve qė njohin tė drejtėn universale, e cila lejon proces gjyqėsor pėr dėmtimet e shkaktuara nga shkelja e tė drejtės ndėrkombėtare. Hapi i parė ėshtė tė fillohet me gjykatat vendore tė atyre vendeve. “Ėshtė evidente se gjykatat izraelite nuk janė tė interesuara tė lejojnė dispozita tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr dėmtimet e shkaktuara nga okupimi,” ka thėnė Dr. Lynk. “Ėshtė parėsore tė binden shtetet si Kanada, Franca, Australia, Anglia dhe shtete tjera qė kanė pranuar Statusin e Romės pėr tė gjykuar Izraelin,’ ka vazhduar ai.
-
-
i/e regjistruar
Llojet e problemeve bashkėshortore
Lidhur me problemet e dukshme, njė shembull mė konkret pėr kėtė ėshtė kur burri e rreh tė shoqen. Tė rrahėsh dhe tė qėllosh gruan padyshim qė ėshtė njė problem i madh, tė cilin nuk mund ta fshehėsh. 11.11.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Amėr Halid Problemet bashkėshortore, ndahen nė katėr lloje: 1 – Problemet e dukshme. 2 – Problemet e fshehta. 3 – Problemet kalimtare. 4 – Problemet e pėrhershme. Secili nga katėr llojet e problemeve, kėrkon njė mėnyrė tė ndryshme reagimi dhe trajtimi. Diēka tė tillė do tė mundohemi ta sqarojmė dhe mėsojmė nė rreshtat nė vazhdim. Lidhur me problemet e dukshme, njė shembull mė konkret pėr kėtė ėshtė kur burri e rreh tė shoqen. Tė rrahėsh dhe tė qėllosh gruan padyshim qė ėshtė njė problem i madh, tė cilin nuk mund ta fshehėsh. Njė shembull tjetėr, ėshtė kur gruaja i bėrtet, i kthen fjalėn, e shan dhe ofendon tė shoqin. Kėtė ajo e bėn para fėmijėve, familjes dhe njerėzve tė tjerė. Padyshim qė problemet e dukshme, janė tė rėnda dhe shkaktojnė plagė. Njeriu e ka tė vėshtirė t'i pėrballojė dhe t'i durojė gjithmonė. Nėse pala agresive vazhdon tė njėjtin avaz, pala mbi tė cilėn abuzohet do tė shpėrthejė njė ditė dhe nuk do tė durojė. Kjo, edhe pse pala abuzuese ka shumė tė mira dhe aspekte pozitive. Burri mund tė jetė bujar, i pashėm etj... por ėshtė i dhunshėm dhe i ashpėr. Problemet e fshehta, ndodhin nė raste kur dy bashkėshortėt ose njėri prej tyre ėshtė i inatosur dhe zemėruar, por qė nuk e shfaq. Shpesh herė, marrėdhėniet mes bashkėshortėve tensionohen, ashtu siē tensionohen mes dy shokėsh, mes fėmijėve dhe prindėrve etj..... Marrėdhėniet mes tyre i ngjajmė mė shumė njė lufte psikologjike. Nė raste tė tillė, secili nga bashkėshortėt e trajton nė aparencė palėn tjetėr si gjithmonė dhe normalisht, por nga brenda ata ziejnė dhe janė shumė tė tensionuar. Problemet kalimtare, ndodhin kur p.sh njėri nga dy bashkėshortėt i thotė njė fjalė tė papranueshme, e shan ose e ofendon palėn tjetėr, gjė tė cilėn nuk e kishte bėrė mė parė. Nėse gjėra tė tilla ndodhin vetėm njė herė ose shumė rrallė nė gjithė jetėn bashkėshortore, njė problem i tillė quhet kalimtar. Problemet e pėrhershme janė ato qė ndodhin ēdo ditė. Nėse bashkėshorti/ja nevrikosen ēdo ditė, shajnė ēdo ditė, godasin ēdo ditė... ky problem klasifikohet si i pėrhershėm. Prandaj, nėse duam t'i trajtojmė dhe t'i zgjidhim problemet, duhet qė pikė sė pari t'i klasifikojmė nėse janė tė dukshme, tė fshehta, kalimtare apo tė pėrhershme. Nėse do tė marrim problemet e dukshme – njė burrė qė rreh tė shoqen, gruaja qė e shan dhe i bėrtet tė shoqit etj... – ato janė probleme qė shkaktojnė dhimbje dhe njeriu e ka tė vėshtirė t'i durojė gjithė jetėn. Do tė vijė njė ditė, kur ai shpėrthen dhe i thotė "jo" njė trajtimi tė tillė. Kjo, edhe pse pala tjetėr ka shumė tipare dhe virtyte pozitive. Nė shumė raste, ka gra qė kanė kėrkuar divorcin pas dhjetė vitesh martesė. Kjo, pėr shkak se nuk e duronin dot dhunėn qė ushtronte ndaj tyre burri. Si trajtohen problemet e dukshme? Nė njė rast tė tillė, burri i dhunshėm ose gruaja, duhet tė vendosin qė tė ndryshojnė. Nėse ata janė tė dhunshėm, duhet tė vendosin qė ta ulin masėn e ushtrimit tė dhunės. Nėse ai ose ajo janė mėsuar tė rrahin, duhet tė tentojnė tė mos e bėjnė diēka tė tillė nė tė ardhmen. Nėse gruaja ka gjuhė tė gjatė, shan dhe flet fjalė banale, ajo duhet tė vendosė qė ta reduktojė gradualisht kėtė ves. Pra, hapi i parė nė trajtimin e kėtij problemi, ėshtė marrja e njė vendimi. Hapi i dytė ėshtė qė ky njeri qė dėshiron tė ndryshojė, tė ndihmohet nga familjarėt dhe tė afėrmit e tjerė. Nėse njė person nevrikoset shpejt, familjarėt e tij, fillimisht, studiojnė faktorėt qė e nervozojnė. Mė pas, pėrpiqen qė kėto faktori t'i mbajnė larg tij. Nėse njė burrė pėrdor dajakun me tė shoqen ose fėmijėt, fillimisht duhet tė ndėrgjegjėsohemi mbi faktorėt qė e ēojnė tė pėrdorė kėtė metodė. Mė pas, pėrpiqemi sipas mundėsive qė ta mbajmė sa mė larg kėtyre faktorėve. Nėse njė grua shan, ofendon dhe flet bajat, pėrpiqemi tė zbulojmė shkakun dhe mė pas ta mbajmė larg faktorėve stimulues. Nėse njė burrė i dhunshėm ose njė grua qė shan dhe ofendon, arrijnė qė pėr njė muaj, dy ose mė shumė, ta pėrmbajnė dhe kontrollojnė veten, do tė fillojnė tė ndryshojnė pėr mirė. Kėshtu, njė qė zemėrohej dhe nevrikosej shumė shpejt, fillon tė mėsojė si ta pėrmbajė veten. Njė i dhunshėm, mėson butėsinė dhe vetėpėrmbajtjen. Praktika dhe trajnime tė tillė, secili prej nesh ėshtė mirė t'i pėrvetėsojė. Unė e di qė njeriu e ka tė vėshtirė tė ndryshojė karakter dhe tė marrė formė tjetėr. Vėshtirėsia dyfishohet nėse ky njeri ėshtė rritur dhe edukuar nė njė familje ku prindėrit kanė qenė tė dhunshėm me tė. Imagjinojeni njė person qė ėshtė bėrė njėzet vjeē dhe gjatė kėtyre viteve ka qėndruar nė njė ambient me njė baba dhe nėnė tė dhunshėm me tė. A ėshtė e mundur qė ky njeri tė ndryshojė, ta flakė tutje dhunėn e cila e ka shoqėruar gjatė kėtyre viteve? Pėrgjigja ėshtė "Po", por kjo kėrkon kohė. Pėr mua, problemet mė tė rrezikshme janė ato tė fshehtat. Kjo, pasi une nuk e di qė pala tjetėr ėshtė e zemėruar, nevrikosur, vlon nga urrejtja apo zilia, pėrderisa e mban atė tė fshehtė. Shumė raste divorci ndodhin pėr shkak tė problemeve tė fshehta. Problemet e kėtij lloji, kanė mė shumė se njė zgjidhje: E para dhe mė e mirė ėshtė diskutimi i hapur. Nėse je burrė apo grua, nuk duhet tė mbash gjė tė fshehtė. Nėse ndihesh e ofenduar apo e shpėrfillur nga njė rast dhe nga kjo fillon tė ndjesh zemėratė, ėshtė mė e udhės qė t'i hapesh bashkėshortit/es. Kėtė mund ta bėsh duke zgjedhur njė kohė tė pėrshtatshme, ku do bisedosh me atė qė tė zemėroi dhe nevrikosi. Kushdo qoftė ai njeri, babai, burri, gruaja, motra, nėna, vėllai, shoku etj... Me t'u ulur tė diskutosh, ti duhet tė fillosh me disa fjali tė caktuara dhe tė rėndėsishme pėr njė rezultat tė mirė. Biseda nuk mund tė fillojė me fjalė tė tilla si:"Ti je shkaktari, ti nuk mė kupton, ti je kokėfortė..." Pėremri vetor "ti" tregon pėr akuzat qė tė adresohen. Edhe nėse personi i ka kėto veti, fillon tė kundėrshtojė, madje tė akuzon ty. Nėse dikujt i ka mbetur hatri, ėshtė hidhėruar, ėshtė zemėruar etj... fjalėt e para duhet tė jenė:"Unė ndjej se ti, filan ditė...." Nė njė rast tė tillė, ti nuk e akuzon palėn tjetėr, por i kėrkon tė dialogėsh dhe tė bisedosh. Duke i kėrkuar tė nxjerrė atė qė ka realisht nė zemėr, ti do tė qetėsohesh dhe sigurohesh. Nėse njėri nga bashkėshortėt i thotė njė fjalė jo tė mirė tjetrit, nuk ėshtė mirė qė mėria dhe hatri tė mbetet nė mendje dhe zemėr. Ėshtė mė mirė qė shprehet pakėnaqėsia. Nėse qėndron e fshehtė, ajo veē shtohet derisa tė shpėrthejė njė ditė, duke i pėrkeqėsuar marrėdhėniet bashkėshortore. E dyta, ėshtė kur njeriu e ka tė vėshtirė ta shprehė atė qė ndjen dhe tė diskutojė hapur me palėn tjetėr. Kjo mund tė ndodhė, edhe ngaqė pala tjetėr mund tė reagojė ashpėr. Nė kėtė rast, pėrdoren instrumente tė tjerė, pėrveē bisedės direkte. Nėse personi ka talent pėr tė shkruar, le ta bėjė duke i shkruar njė letėr. Njė burrė qė kishte shumė pakėnaqėsi ndaj tė shoqes, por qė nuk ia shprehte dot, kėtė e bėri duke regjistruar njė kasetė magnetofoni. Tė gjithė pakėnaqėsitė e tij dhe hatėr mbetjet qė kishte, i regjistroi nė kėtė kasetė dhe ia dorėzoi tė shoqes. Edhe kjo mėnyrė, hyn tek e para, pasi kėshtu ti arrin ta shprehėsh atė qė ndjen dhe ta publikosh problemin dhe shqetėsimin. Nė rast se e kemi tė pamundur si metodėn e parė ashtu edhe tė dytėn, prej nesh kėrkohet qė hallin dhe problemin qė na ka zėnė, t'ia qajmė Zotit tė madhėruar. Kėtė e bėjmė duke u falur, duke e pėrkujtuar sa mė shumė Zotin etj... Duke ia shprehur Zotit hallet dhe problemet tona, ne i shkarkojmė ato nga vetja jonė. Pėrsa i pėrket problemeve kalimtare, ėshtė normale qė ato do tė ndodhin, sidomos nė jetėn bashkėshortore. Nėse burri tregohet dorėshtrėnguar njė herė me tė shoqen e tij, pas pesėmbėdhjetė vitesh martesė, nėse e qėllon vetėm njė herė ose e shan pas njėzet vite martesė, kjo nuk ka nevojė qė tė trajtohet fare. Nė kėsi rastesh, pala tjetėr fal dhe i tejkalon kėto probleme, sepse janė probleme kalimtare, qė nuk ndodhin shpesh. Problemet qė kanė nevojė tė trajtohen dhe tė zgjidhen janė ato tė pėrhershmet, ku burri ėshtė i ashpėr dhe i dhunshėm ēdo ditė, kur ėshtė gjatė gjithė kohės koprac dhe dorėshtrėnguar, kur gruaja e ka nė natyrė nervozizmin dhe inatin, kur ajo ēdo orė e ēast ėshtė llafazane etj... Unė i kėshilloj tė gjithė qė sa herė tė pėrballen me njė problem nė familja dhe kudo, ta klasifikojnė sipas ndarjes qė i kemi bėrė mė lart, problem i dukshėm, i fshehtė, kalimtar apo i pėrhershėm. Pasi t'i klasifikoni, do e keni mė tė lehtė qė t'i trajtoni dhe t'i zgjidhni. A duhet qė tė pėrpiqemi tė zgjidhim ēdo problem? Nuk ėshtė e thėnė qė ne tė jepemi tėrėsisht pas ēdo problemi dhe tė pėrpiqemi qė ta zgjidhim atė. Ėshtė e vėrtetė qė Profeti a.s thotė:"Pėr ēdo sėmundje ka ilaē", por nėse vetė njeriu refuzon ta marrė ilaēin e ofruar nga doktori, atėherė nuk kemi pėrse tė lodhemi me njė ēėshtje tė tillė. Profeti a.s gjatė gjithė viteve tė qėndrimit nė Meke, e ftonte dhe e luste xhaxhain e tij tė dashur qė tė pranojė islamin, por ai refuzonte. Edhe nė shtratin e vdekjes, Profeti a.s nuk la rrugė dhe metodė pa pėrdorur qė xhaxhai i tij tė pranonte islamin, por ai sėrish refuzoi. Ai vdiq si jobesimtar dhe idhujtar. Prandaj, ne duhet tė pėrpiqemi sipas mundėsive tona qė problemeve t'ju japim zgjidhje. Por duhet tė dimė qė jo tė gjithė problemet mund tė zgjidhen. Disa probleme kėrkojnė vetėm njė orė pėrkushtim qė tė zgjidhen. Disa probleme familjare kėrkojnė vetėm njė ditė qė tė zgjidhen. Disa probleme familjare kėrkojnė njė javė, tė tjera njė muaj, tė tjera njė vit dhe tė tjera kėrkojnė gjithė jetėn. Ne nuk posedojmė shkopin e Musait a.s qė me njė tė goditur t'u japim fund problemeve. Ne nuk posedojmė as unazėn e Sulejmanit a.s. Ne jemi njerėz tė thjeshtė dhe problemet tona pėrpiqemi t'i zgjidhim duke u bazuar nė realitetin dhe aktualitetin ku jetojmė. Kushdo qė lexon jetėshkrimin e Profetit a.s, gjen se ai pėrdorte mė shumė se njė mėnyrė nė zgjidhjen e problemeve familjare. Para disa problemeve tė caktuara, ai pėrdorte diskutimin dhe dialogun. Nė disa probleme tė tjera, ai braktiste shtėpinė, nė disa tė tjera zgjidhte rrugėn e heshtjes. Trajtimi dhe zgjidhja e njė problemi, varet nga shumė faktorė, nga personi, nga ambienti ku ėshtė rritur dhe edukuar, nga kultura prej tė cilės vjen etj... Ne duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm qė jo tė gjithė personave qė vuajnė nga njė problem u jepen tė njėjtat kėshilla pėr ta zgjidhur atė. Nėse njė grua ankohet se i shoqi i saj ėshtė koprrac dhe ne i japim disa kėshilla si ta zgjidhė kėtė ēėshtje, tė njėjtat kėshilla nuk mund t'ia japim njė gruaje tjetėr qė ka tė njėjtin problem Zgjidhja e problemeve familjare, nuk ėshtė si ēėshtja e fetave fetare. Nė ēėshtjet fetare dhe rituale, pėrgjigja ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė. Nėse dikush ka harruar njė rekat pa falur nga namazi i drekės, pėrgjigja se ēfarė duhet tė bėjė ėshtė njėlloj pėr tė gjithė myslimanėt nga tė katėr anėt e globit. Kurse nė ēėshtjet shoqėrore, trajtimi i problemeve varet nga shumė faktorė. Njė burrė lindor dhe nevrik, ndryshon nga njė perėndimor nevrik. Njė i ri dhe inatēi, ndryshon nga njė i moshuar inatēi. Njė bashkėshort inatēi qė e shfaq inatin, ndryshon nga njė tjetėr qė e mban tė fshehtė. Njė bashkėshort qė e mban inatin pėrkohėsisht, ndryshon nga njė tjetėr qė e ruan atė. Burri i njė gruaje ishte tregtar floriri. Sa herė qė kthehej nga aktiviteti, ai merrte me vete disa kallėpe floriri dhe i ēonte nė shtėpi. ēdo ditė, e shoqja merrte njė kallėp dhe e fshihte nė njė kasafortė nė dhomėn e tyre tė gjumit. Pas disa kohėsh, burri i saj vjen njė ditė i zemėruar dhe tejet i dėshpėruar. Kur ajo e pyeti mbi shkakun, i tha:"Dyqani qė kishim ėshtė djegur tėrėsisht dhe floriri qė ishte brenda ėshtė dėmtuar. Sapo kam falimentuar." Gruaja i buzėqeshi dhe i tha:"Mė ndiq pas! Nuk do tė falimentosh pėrderisa unė tė jem gruaja jote." Bashkė me tė shoqin, vajti nė dhomėn e gjumit dhe hapi kasafortėn, e cila ishte mbushur me kallėpe floriri. Kur i pa i shoqi, u gėzua dhe iu hoq i keqi qė e kishte pushtuar gjer atėherė. Tė nesėrmen ai hapi njė dyqan tė ri dhe filloi tregtinė pėrsėri. Kėtė histori, e dėgjon komshija e tyre e cila mendon qė tė njėjtėn gjė tė veprojė me burrin e saj. Fakti qė edhe burri i saj ishte tregtar, do e ndihmonte nė realizimin e kėtij plani. ēdo ditė, kur burri i saj kthehej nė shtėpi, sillte me vete disa mallra nga ato qė shiste gjatė ditės. E shoqja, merrte njė pjesė tė tyre dhe i fshihte. Pas disa vitesh, burri i saj hyn nė shtėpi kokulur dhe shumė i dėshpėruar. Kur e pyeti e shoqja mbi shkakun, ai i tha:"Kam falimentuar nė tregti" dhe filloi t'i rrėfejė si qėndronte puna. Ajo i buzėqeshi dhe i tha:"Mos u mėrzit fare, pėrderisa ka njė grua si unė" mė pas u nis drejt dhomės sė gjumit, ku hapi njė kuti tė madhe. Aty ajo kishte fshehur kalendarė dhe blloqe axhende, tė cilat i tregtonte i shoqi. Duke qenė se ishin kalendarė tė depozituar qė para pesė vitesh, tashmė ato nuk kishin asnjė vlerė. Kur pa sasinė e mallit tė fshehur, burrit iu shtua edhe mė shumė dėshpėrimi dhe hidhėrimi. Prandaj, zgjidhja e problemeve familjare dhe shoqėrore nuk mund tė jetė sipas mėnyrės copy paste njėlloj pėr tė gjithė. Siē e pamė dhe nė historinė e mėsipėrme, zgjidhja e tė dy grave ishte e njėjtė, por rezultatet krejtėsisht tė kundėrta. Nėse mė vijnė dy gra dhe ankohen se bashkėshortėt e tyre janė martuar me njė tė dytė, unė si konsulent shoqėror nuk u jap tė njėjtat kėshilla tė dyjave. Prandaj, kur pėrmendėm ushtrimin e rrėzimit tė avionit civil, thamė qė para se tė ndėrmarrim njė hap, duhet tė vendosim tė gjithė gjasat dhe mė pas fillojmė tė mendohemi rreth zgjidhjes mė tė pėrshtatshme. Ndonjėherė, zgjidhja ėshtė shumė e ēuditshme, por ajo ėshtė gjasa e vetme. Kur Zoti e dėrgoi Musain a.s tek faraoni, i cili njihej si diktator dhe i dhunshėm, e urdhėroi qė t'i flasė me fjalė tė buta. "dhe i thoni fjalė tė butė". Ėshtė e vėrtetė qė faraoni vdiq si jobesimtar dhe se mėnyra me tė cilėn i foli Musai a.s ishte e pafrytshme, por kjo metodė qė pėrdori Musai, pati ndikim dhe influencė tek tė pranishmit qė ndodheshin me faraonin. Me menēuri dhe urtėsi reagoi edhe Ibrahimi a.s para Nemrudit i cili i tha:"Meqė ti pretendon se Zoti yt jep dhe merr jetė, unė tė them qė edhe unė jap dhe marr jetė." Mė pas urdhėroi qė njė tė burgosuri t'i falej jeta kurse njė tjetėr tė ekzekutohej nė vend. Ibrahimi a.s nuk hapi debat nėse krahasimi ishte i drejtė apo i padrejtė. Jo. Ai hapi njė front tjetėr debati, tė pėrshtatshėm pėr mentalitetin e kėtij mbreti kokėbosh. Ai i tha:"Meqė edhe ti pretendon se jep dhe merr jetė, Zoti im e sjell diellin nga lindja, atėherė ti sille nga perėndimi." Mbreti mbeti pa fjalė nga kjo pėrgjigje. Sot, nga psikologėt dhe sociologėt, kjo mėnyrė njihet me emrin "ilaēi me shokim". Prandaj, e theksoj edhe njė herė qė para njė problemi familjar, konsulenti duhet tė njohė personin qė ka para, kulturėn e tij, edukimin etj... Ndėr problemet qė mė paraqiten, ėshtė se disa gra ankohen se burrat e tyre pothuaj nuk flasin fare. Nė kėtė rast, unė e pyes:"Ėshtė vetėm me ty i heshtur, apo ėshtė edhe me prindėrit, vėllezėrit, shoqėrinė etj...?" Pėrgjigja e kėsaj pyetjeje ėshtė shumė e rėndėsishme. Nėse burri ėshtė i heshtur vetėm me gruan, problemi mund tė qėndrojė tek burri por mund tė qėndrojė edhe tek gruaja. Prandaj, kur na paraqitet ndonjė probleme, fillimisht ne vendosim tė gjithė gjasat. Mė pas ofrojmė zgjidhjet e mundshme dhe i provojmė tė gjitha njė e nga njė. Si t'i zgjidhim problemet familjare nė mėnyrėn mė tė zgjuar? Natyra njerėzore ėshtė e tillė se me tu pėrballur me njė problem, menjėherė kėrkon ta zgjidhė. Por ne nuk duhet tė harrojmė se koncepti i zgjidhjes dhe trajtimit tė problemeve ndryshon sipas rastit. Nėse unė kam dhimbje dhėmbi, shkoj tek doktori i cili mė tregon se dhėmbėt i kam tė prishur. Para se tė ndėrhyjė, fillimisht ai mė bėn njė grafi tė nofullės me qėllim qė tė diagnostifikojė dhėmbin. Pasi sigurohet mbi gjendjen e dhėmbit dhe tė nofullės, doktori mė paraqet njė raport duke mė vėnė para disa zgjedhjeve. Zgjidhja e parė, ėshtė ndėrhyrja rrėnjėsore, ku pastrohet pjesa e prishur, hiqet nervi, pastrohen kanalet e infektuara dhe mė pas fillon mbushja. Mundėsia e dytė ėshtė pėrpunimi, ku dentisti e mjekon dhėmbin rreth e rrotull. Kėtė ai e bėn me qėllim qė tė evitojė dhimbjet e mundshme. Kjo ėshtė njė zgjidhje e pėrkohshme sado qė tė zgjasė. Njė mundėsi tjetėr ėshtė ajo e ambientimit, ku dentisti i kėrkon pacientit tė mėsohet dhe ambientohet me dhimbjen qė ka. Kjo, sepse edhe dy dhėmbėt anash janė tė dėmtuar, gjė qė tregon se vetė nofulla ka probleme. Nė kėtė rast, dentisti i jep pacientit ilaēe qetėsues deri nė gjetjen e njė zgjidhjeje tjetėr. E njėjta gjė vlen edhe pėr problemet sociale dhe familjare. Si veprohet nėse gruaja zbulon se i shoqi e tradhton? Pas disa vitesh martesė, gruaja zbulon se burri i saj e tradhton. Nė njė rast tė tillė, ajo gjendet para tre zgjidhjeve qė i pėrmendėm mė lart nė rastin e dhimbjeve tė dhėmbit. Ajo ose do tė kėrkojė njė trajtim rrėnjėsor tė problemit, ose do e pėrfshijė atė dhe ose do tė ambientohet dhe mėsohet duke e trajtuar herė pas here. Trajtimi rrėnjėsor bėhet duke u ulur me burrin tė cilit i thotė:"Unė kam zbuluar se mė tradhton. Unė e kam tė pamundur ta duroj njė fakt tė tillė, prandaj ose tė largohesh nga njė vepėr e tillė ose tė divorcohemi." Nė njė rast tė tillė, burri mund tė frenohet dhe mund tė distancohet nga tradhtia bashkėshortore. Ky ėshtė trajtimi rrėnjėsor i problemit. Nėse burri sheh qė e shoqja e gėnjen herė pas here, i thotė:"Ka pesė-gjashtė raste qė ti mė ke gėnjyer. Unė e kam tė pamundur tė jetoj me njė person qė mė gėnjen. Prandaj, dua qė tė biem dakord qė njė problem tė tillė ta shkulim nga rrėnjėt. Prej ditės sė sotme, unė nuk dua tė mė gėnjesh." Por ne jemi tė ndėrgjegjshėm qė jo gjithmonė mund t'i zgjidhim dhe t'i trajtojmė rrėnjėsisht problemet tona. Pala tjetėr shpesh herė nuk reagon fare nga kjo mėnyrė. Unė njoh njė grua tė cilėn e tradhtonte i shoqi. Ajo u ul me tė shoqin dhe i tha:"Unė dua qė kėtė problem ta shkulim nga rrėnjėt. Unė nuk mund tė hiqem sikur nuk di gjė ndėrkohė qė burri im fle me dikė tjetėr." Burri i tha:"Edhe pse kemi pesėmbėdhjetė vite tė martuar, ti nuk mi ke plotėsuar nevojat e mia seksuale. Prandaj unė kam zgjedhur kėtė rrugė." Gruaja i tha:"Mirė, unė tė propozoj diēka tjetėr mė tė mirė. Nė vend qė tė mė tradhtosh, mė mirė martohu pėr herė tė dytė. Ėshtė e vėrtetė qė nuk ėshtė e kollajtė pėr mua, por ėshtė mė mirė se tė mė tradhtosh." Nė kėtė rast, trajtimi i problemit nuk bėhet duke e shkulur atė nga rrėnjėt, por duke e pėrpunuar. Njė akt negativ tė shoqit, gruaja e shndėrroi nė akt pozitiv. Njė teknikė tė tillė nė trajtimin e problemeve, mund ta pėrdorim nė tė gjithė aspektet e jetės dhe jo vetėm nė jetėn familjare. Nėse njė ves tė gruas, p.sh koprracinė, e kemi tė pamundur ta trajtojmė duke e shkulur nga rrėnjėt. Vetė gruaja mund tė jetė e kėnaqur me kėtė ves. Kėshtu, kalojmė nė planin b, duke e orientuar kėtė ves nė diēka pozitive. Atėherė i themi gruas:"Meqė ti e sheh si diēka tė mirė koprracinė, ajo duhet tė shfrytėzohet pėr mirė. Sa herė qė djali ynė katėrmbėdhjetė vjeēar tė kėrkojė para pėr tė blerė cigare, mos ia jep. Njė koprraci e tillė ėshtė pozitive." Gjatė njė misioni, Halid ibnul Velidi ishte komandant i njėsisė ushtarake. Kur u fal me ushtarėt si imam, ai lexoi si nė rekatin e parė dhe nė tė dytin, Fatihanė dhe suren Ihlas. Pas tij faleshin sahabėt mė tė mėdhenj tė Profetit a.s. Ata u habitėn dhe e pyetėn:"Si ėshtė e mundur qė tė falesh vetėm me kėto dy sure?" Halidi iu pėrgjigj:"Pėr Zotin nuk di asnjė sure tjetėr pėrveē kėtyre tė dyjave." Aftėsitė ushtarake tė Halid ibnul Velid, Profeti a.s i kishte vėnė nė shėrbim tė islamit dhe tė myslimanėve. Por kjo ishte bėrė nė llogari tė leximit tė Kuranit dhe mėsimit tė tij pėrmendėsh. Ndonjėherė, gruaja ose burri mund tė kenė njė ves i cili nuk hiqet me asnjėrėn nga teknikat e lartpėrmendura. P.sh kur gruaja ėshtė llafazane. Burri pėrpiqet qė ta trajtojė rrėnjėsisht kėtė problem, por dėshton. Pėrpiqet qė ta shfrytėzojė pėr diēka pozitive pėrsėri dėshton. Nė kėtė rast, atij i duhet tė ambientohet dhe tė mėsohet. Ai duhet ta pranojė tė shoqen ashtu siē ėshtė, por duke vazhduar me pėrpjekjet pėr ta reduktuar. Kjo i ngjan ilaēit qė na jep dentisti pėr tė eliminuar dhimbjen e dhėmbit. Njė rast tjetėr mund tė jetė njė burrė koprrac. E shoqja e duroi pėr vite tė tėra duke u pėrpjekur ta trajtojė rrėnjėsisht, por dėshtoi. Tentoi ta shfrytėzojė pėr mirė pėr sėrish dėshtoi. Nė kėtė rast, gruas i takon tė filloj tė ambientohet dhe tė mėsohet me kėtė problem shoqėror. Nė raste kur veset janė tė vėshtirė pėr t'u trajtuar, - inatēi, fjalėshumė, shan, ofendon, sheh filma pornografikė, pi duhan etj...- ėshtė mė e udhės qė njeriu tė fillojė trajtimin gradualisht. Ėshtė e vėshtirė qė njė fėmije tė tillė t'i kėrkosh tė ndryshojė rrėnjėsisht. Unė nuk kam nė dorė bastunin e Musait a.s qė me njė tė prekur ta kthej djalin nė njė engjėll. Fillimisht, mund tė pėrdor taktikėn e ambientimit, si njė periudhė pėr tė kaluar mė pas nė trajtimin rrėnjėsor.
-
-
i/e regjistruar
Muhamed el Fatihu
Sulltani Muhamed el Fatihu i Dytė osmanlliu konsiderohet i shtati ne vargun e osmanllive, ėshtė mbiquajtur si el Fatih (Ēlirimtari) dhe Babai i Mirėsive. 03.11.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Muhamed el Fatihu (i Dyti) 855-886 lunear ose 1451-1481 diellor Sulltani Muhamed el Fatihu i Dytė osmanlliu konsiderohet i shtati ne vargun e osmanllive, ėshtė mbiquajtur si el Fatih (Ēlirimtari) dhe Babai i Mirėsive. Ka gjykuar rreth 30 vjet qė qenė mirėsi dhe lavdi pėr muslimanėt. Lindja e tij: “Muhamedi i Dytė” u lind nė vitin (833 lunear/1421 diellor), dhe u vu nė krye tė qeverisjes nė vitin (855 lunear/1451 diellor), pra mosha e tij asokohe qe 22 vjeē, e deshi tė plotėsojė atė qė patė filluar i jati. Personaliteti i tij: Sulltani Muhamed el Fatihu dallohej me personalitetin e tij unik duke tubuar mes forcės dhe drejtėsisė, ndėrkohė qė ai qe superior kundrejt moshatarėve tė tij nga vegjėlia e tij nė shumė prej diturive qė mirrte nė shkollėn e prijėsve nė veēanti nė njohuritė e tij mbi shumė prej gjuhėve tė kohės sė tij si dhe tendencėn e tij tė fuqishme nė mėsimin e librave tė historisė, gjė qė nė vijim e ndihmoi atė nė daljen nė pah tė personalitetit tė tij nė komandim dhe fushėbetejė saqė ai sė fundmi u shqua nė histori me titullin Muhamed el Fatihu-Ēlirimtari, pėr ēlirimin qė i bėri Kostandinopojės (sot Stambolli). Politika e tij Muhamed el Fatihu pati pėr program programin mbi tė cilin pati ecur i jati dhe tė parėt e tij nė ekspeditat ēlirimtare, u shqua pasi mori pushtetin nė shtetin osman duke bėrė riorganizimin e instancave drejtuese tė mbarė shtetit, shumė rėndėsi i dha ēėshtjeve tė ekonomisė duke punuar lidhur me pėrcaktimin e burimeve shtetėrore dhe rrugėt e nxjerrjes sė tyre nė njė formė tė tillė qė tė privonte shpėrdorimin, teprimin dhe salltanetin. Gjithashtu u pėrqėndrua nė zhvillimin e regjistrave tė ushtrisė duke vendosur regjistra special pėr ushtarin, ua shtoi atyre rrogėn si dhe i paisi me armatimet mė moderne tė asaj kohe. Punoi edhe pėr zhvillimin e instancės vendore, la nė fuqi disa prej drejtuesve vendorė nėpėr vilajete dhe shfuqizoi kė shfaqi mangėsi dhe neglizhencė, zhvilloi pallatin sulltanor duke e pajisur me pėrvoja drejtuese dhe ushtarake tė mira gjė qė kontribuoi nė stabilitetin dhe pėrparimin e shtetit. Pasi bėri shumė hapa frytdhėnės nė rregullimin e brendshėm depėrtoi edhe nė zonat krishtere nė Evropė pėr ēlirimin e tyre dhe pėrhapjen e Islamit nė to, ndėrkohė qė faktorėt qė e ndihmuan atė nė konkretizimin e objektivave tė tij qenė disa, prej tė cilave dobėsia nė tė cilėn arriti Perandoria Bizantine pėr shkak tė konfikteve me shtetet e tjera evropiane, si edhe pėr shkak tė pėrplasjeve tė brendėshme qė pėrfshinė mbarė zonat dhe qytetet e saj. Sulltan Muhamedi nuk u mjaftua vetėm me kėtė por ai punoi seriozisht qė tė kurorėzojė fitoren e tij me ēlirimin e Kostandinopojės kryeqytetit tė perandorisė bizantine, dhe nyjes strategjike kyēe pėr lėvizjet kryqėtare kundėr botės islame pėr njė periudhė tė gjatė kohore, periudhė me tė cilėn qe mburrur nė veēanti Perandoria Bizantine dhe nė pėrgjithėsi ajo e krishtere, dhe el Fatihu e bėri Kostandinopojėn kryeqytetin e shtetit osman, konkretizim ky qė s’arritėn t’a realizojnė krerėt e parė tė ushtrive islame. Jeta e tij Pėrgjatė viteve tė sundimit tė tij qė qenė mbi tridhjetė, udhėhoqi njėzetėepesė luftėra, nė tė cilat e zgjeroi kufirin e shtetit osman tre fishin e sipėrfaqes sė saj nė kohėn e tė jatit, ashtu qė arriti afėrsisht nė 2.24 milion km². Puna e parė qė bėri ishte kthimi i bashkėshortes sė tė jatit princeshės serbe Mara tek babai i saj. Vrau tė vėllanė njė tė ri tė quajtur Ahmed, qė Ahmedi tė mos lakmonte tė mirrte pushtetin dhe prishte atė qė patė ndėrtuar Muhamedi. Pastaj ndėrtoi njė kala nė nė bregun evropian tė ngushticės sė Bosforit pėrkundrejt kalasė qė ndėrtoi Sulltan Bejaziti nė bregun aziatik qė tė sundonte ngushticėn dhe tė ndalonte furnizimet pėr Kostandinopojėn nga ana e mbretėrisė Tarapzon Er Ruhije e gjendur nė brigjet e Detit tė Zi nė veri-lindje tė Anadollit, gjė qė bėri qė Kostandini tė shikonte se Muhamedi i Dytė po angazhohej tė hynte nė qytetin e tij ndaj i sugjeroi qė t’i pagonte Muhamedit tė Dytė xhizjen, gjė qė s‘e kish dashur mė parė, por Sulltani refuzoi, gjithashtu pa tė arsyeshme tė martohej me tė venė e Sulltan Muradit tė Dytė ose tė Sulltan Muhamedit qė ishte ende e krishterė e cila refuzoi dhe u ngujua nė ca kisha. Pas kėsaj Sulltan el Fatihu synoi t’i drejtohej pėr t’i ēliruar vendeve tė Meuras, mbretit tė sė cilave u dėrgoi njė delegacion i cili i prezantoi atij pagesėn e xhizjes vjetore vlera e tė cilės ishte dymbėdhjetėmijė deuk flori. Paskėtaj Perandori filloi t’u kėrkonte ndihmė vendeve tė krishtera, ndėrsa rrethimi dhe ēlirimi i Kostandinopojės e realizua nė vetėm dy vjet tė sundimit tė tij, (shpejt do bėjmė fjalė rreth kėtij ēlirimi madhėshtor). Me princin serb nė vitin 857 bėri njė pakt pėrkundrejt njė xhizje me vlerė tetėdhjetėmijė deuk flori, dhe nė vitin e dytė Sulltani hyri nė serbi duke rrethuar Beogradin, porse Hungaria i erdhi ne ndihmė Serbisė ndaj osmanllitė nuk arritėn t’a ēlirojnė atė, pėr tė qenė ēlirues i saj mė vonė midis (861-863) Es Sadrul Eadham Mahmud Pasha. Arriti tė ēlirojė vendet e Meuras (nė vitin 863/1453), mbreti i tė cilės u arratis nė Itali, sikurse qė ēliroi edhe ishujt e Detit Egje pranė Ngushticės sė Dardaneleve, dhe bėri pakt me Skėnderbeun Princin e shqiptarėve. Fshehurazi iu drejtua Anadollit duke ēliruar portin e saj (Amastrisin) nė mbikqyrje tė Xhanohut dhe qė shumica e banorėve tė saj ishin tregtarė. Gjithashtu hyri edhe nė portin e Sejnubit dhe pushtoi pa rezistencė mbretėrinė e Tarabzunit, ndėrkohė qė ndiqte Kostandinopojėn. Marshoi nė Evropė pėr tė luftuar Princin e Eflekut nisur nga padrejtėsia dhe armiqėsia e tij kundėr osmanllive, gjė qė e bėri princin tė kėrkoj njė pakt pėrkundrejt pagesės sė njė xhizje vjetore me vlerė dhjetėmijė deuk flori, gjė tė cilėn Sulltani e pranoi, porse ky princ s’e kishte kėrkuar paktin pėrveēse qė tė bėnte marrėveshje me Hungarinė pėr luftimin e osmanllive. Pasiqė ranė dakord dhe e mori vesh kėtė Sulltani i dėrgoi dy burra qė tė sqaronte lajmin tė cilėt princi i Eflekut i vrau dhe marshoi nė invazionin e tij kundėr posedimeve osmane nė Bullgari duke bėrė dėme tė mėdha nė to dhe tėrhequr shumė robėr. Sulltani i dėrgoi atij njė delegacion qė i kėrkonte tė kthente robėrit dhe mbetej mbi paktin e dhėnė porse ai i masakroi keqazi ata. Sakaq Sulltani marshoi nė drejtim tė tij e ai u arratis tek mbreti i Hungarisė, pėr t’a tubuar kėshtu Sulltani Eflekun nė anėn e osmanllive dhe e caktoi vėllanė e princit tė Eflekėve sundimtar mbi tė. Princi i Bosnjės nuk denjoi tė paguajė haraxhin, prandaj Sulltani marshoi drejt tij mbi tė cilin dhe fitoi duke ja bashkangjitur edhe Bosnjėn osmanllive, teksa mbreti i Hungarisė tentoi tė ndihmonte boshnjakėt gjė nė tė cilėn dėshtoi. Pak pas kėsaj u islamizuan shumė prej boshnjakėve. Papa filloi tė thėrriste nė njė luftė kryqėtare duke e nxitur Skėndėrbeun Princin e shqiptarėve tė prishte paktin me Sulltanin, si dhe thirri mbretėrit dhe princėrit e Evropės t’a pėrkrahnin, porse Papa vdiq dhe lufta kryqėtare nuk u realizua. Teksa Skėnderbeu e theu paktin dhe i luftoi osmanllitė duke ndodhur midis tyre luftėra rivale. Skėnderbeu vdiq nė vitin 870. Sulltani iu drejtua Anadollit duke i bashkangjitur pėrfundimisht vetes principatėn e Karmanit pasiqė djemtė e Princit tė saj Ibrahimit i cili nė vdekje i pati lėnė udhėheqėsinė njėrit prej tyre Isakut, patėn pėrplasje me tė. Sulltani i ndihmoi vėllezėrit e Isakut dhe e mundi atė duke emėruar nė vend tė tij njė prej vėllezėrve tė tij. Kur u kthye Sulltani nė Evropė Isaku pushtoi Kunijen dhe vendosi pushtetin e tij, por Sulltani iu kthye dhe e mundi duke ia bashkangjitur principatėn osmanllive. Uzon Haseni njė prej udhėheqėsve tė Tejmorlankut sulmoi lindjen e Anadollit duke pushtuar qytetin e Tukatit, por Sulltani ia nisi atij ushtrinė duke e mundur nė vitin 1469/874, pastaj vetė Sulltani marshoi drejt tij nė krye tė ushtrisė duke sfiduar ē’i kishin mbetur prej ushtarėve. Sulltani i paraqiti Princit tė Bagdanit, Stefanit tė Katėrt, xhizjen qė tė mos t’a luftonte, por princi nuk pranoi, ndaj i dėrgoi njė ushtri duke triumfuar mbi tė pas disa luftrave tė ashpėra, porse nuk mundi t’a ēlironte kėtė zonė, ndaj Sulltani u angazhua tė hynte nė Karam qė tė shfrytėzonte kalorėsit e tij nė luftimin e Bagdanit, pėr t’u mundėsuar mė tej tė pushtojė posedimet e jugorėve tė shtrira nė brigjet e gadishullit tė Karamit, ndėrsa tatarėt banorė tė Karamit tė osmanllive nuk i luftoi por ata i paguan njė sasi parashė vjetore. I zhvendosi anijet luftarake osmane nga Karami pėr t’i futur nė ngushticėn e lumit Danub dhe Sulltani hyri nė Bagdan nėpėrmjet tokės pėr t’u mundur kėshtu Stefani i Katėrt, ndėrkohė qė Sulltani vazhdoi t’a ndiqte atė nė njė rrugė tė panjohur ku Stefani i Katėrt e sulmoi duke e mundur Sulltanin, gjė qė bėri t’i ngrihej fama Stefanit tė Katėrt kjo nė vitin 881. Sulltani mė tej bėri pakt me venecianėt (Benedikėt) teksa u mund nga ana e Hungarisė kur marshoi drejt ēlirimit tė Transilvanisė, ndėrkaq nė det ai ēliroi ishujt midis Greqisė dhe Italisė, sikurse ēliroi edhe qytetin e Otrantos nė jugun e gadishullit Italian nė vitin 885, vit nė tė cilin gjithashtu rrethoi edhe ishullin e Rodos porse qė nuk arritit t’a ēlironte. Gjatė rrethimit tė Kostandinopojės mėsoi varrin e Ebu Ejubit Khalid ibn Zejdit Ensariut -Allahu qoftė i kėnaqur me tė-, dhe aty ndėrtoi xhami, duke u bėrė caktimi i sulltanėve mė pas nė kėtė xhami. Punėt e tij mė tė rėndėsishme 1- Vėmendja qė u dha shkollave dhe kolegjeve: Ishte dashamir i diturisė dhe dijetarėve, ndaj dhe u intersua lidhur me ndėrtimin e shkollave dhe kolegjeve nė mbarė anėt e shtetit tė tij, duke qėndruar mė lartė edhe se paraardhėsit e tij lidhur me kėtė, dhe ka dhėnė kontribut tė madh nė pėrhapjen e diturisė dhe krijimin e shkollave dhe kolegjeve. Ai futi edhe disa pėrmirėsime nė arsim dhe mori pėrgjegjėsinė e kultivimit dhe evoluimin e tij, dhe u angazhua nė pėrhapjen e shkollave dhe kolegjeve nė mbarė qytetet dhe fshatrat duke u vėnė atyre nė dispozicion vakėfe tė mėdha. Ai shkollat i sistemoi nė gradė dhe semestėr, vendosi pėr to programet, pėrcaktoi shkencat dhe lėndėt qė mėsohen nė ēdo semestėr, vendosi pėr to dhe sistemin e provimeve tė pėrpikta bartėse pėr nė semestrin tjetėr pasaradhės, dhe ndodhte tė prezantonte dhe provimet e nxėnėsve dhe vizitonte shkollat duke mos treguar fodullėk kundrejt tė dėgjuarit tė mėsimeve qė jepnin profesorėt, si dhe nuk e shtrėngoi dorėn sė dhėni gjenive prej profesorėve dhe nxėnėsve, dhe arsimimin e bėri falas nė tėrė shkollat e shtetit. Lėndėt qė mėsoheshin nė ato shkolla qenė: tefsiri, hadithi, fikhu, pedagogjia, retorika, shkencat gjuhėsore dhe inxhinieria. Pėrbri xhamisė sė tij qė ndėrtoi nė Kostandinopojė bėri tetė shkolla nė secilėn anė prej katėr anėve tė xhamisė nė qendėr tė tė cilave gjendej njė pjatelė e gjerė, nė tė nxėnėsi kryente semestrin (sezonin) e fundit tė studimeve tė tij. Kėtyre shkollave u bashkangjiti konviktet e nxėnėsve ku flinin dhe hanin, si dhe atyre u vendosi bursė nė vlerė monetare qė u jipej mujore. Pėrbri tyre bėri biblotekė tė dedikuar , drejtuesit tė tė cilit i kushtėyzohej tė qe prej dijetarėve dhe tė pėrkushtuarve fetarė si dhe tė qe enciklopedik lidhur me emrat e librave dhe autorėve, ndėrkohė qė programet e shkollave pėrfshinin sistemin e specializimit, ashtu qė pėr shkencat transmetive dhe teorike qe dedikuar njė department i veēantė dhe pėr shkencat praktike gjithashtu njė i veēantė. 2- Vėmendja e tij kundrejt shkencėtarėve: I afroi dijetarėt, ngriti vlerat e tyre dhe i nxiti tė punojnė dhe produktojnė si dhe nė shėrbim tė tyre shpenzoi para, u dha atyre sė shumti sende, shpėrblime dhe dhurata dhe i nderoi nė maksimum. Kur e mundi Uzon Hasenin, Sulltani urdhėroi tė vriteshin tė tėrė tė kapurit gjallė pėrveē shkencėtarėve dhe dijetarėve. Nga pozita e kryedijetarit Ahmed el Keuraniut qe se ai i drejtohej Sulltanit nė emėr, nuk i pėrkulej, nuk i puthte dorėn porse ia shtrėngonte dorėn, dhe nuk vinte tek Sulltani pėrveēse kur ai i sillte dikė. Ai i thoshte Sulltanit: Haram e ke ushqimin dhe haram e ke veshjen (e tepėrt), bėju i rezervueshėm. 3- Vėmendja e tij kundrejt poetėve dhe letrarėve: Ai qe njė poet i lavdishėm, i vėmendshėm kundrejt letėrsisė nė pėrgjithėsi dhe poezisė nė veēanti. Me poetėt kishte shoqėri dhe i patė pėrzgjedhur, shumė prej tyre u patė ofruar ministri. Nė pallatin e tij kishte tridhjetė poetė secili prej tė cilėve merrte njė rrogė mujore prej njėmijė dirhem e krahas kėsaj e dėnonte tek poetėt shpėrdorimin, pėshtjellimin dhe pėrdaljen duke e frenuar atė qė dilte nga normat me burgim ose shpėrngulje nga vendi i tij. 4- Vėmendja e tij pėrkundrejt pėrkthimit E njihte nė detaj gjuhėn romake dhe urdhėroi pėr bartjen nė turqisht tė shumė relikeve tė shkruajtura nė greqisht, arabisht dhe persisht. Gjithashtu e barti nė turqisht edhe librin Manovrimi Mjekėsor tė Zahraviut dhe kur gjeti librin e Batlimosit nė gjeografi si dhe njė hartė tė tij, i kėrkoi shkencėtarit romak Xhorxh Emirotzusit dhe tė bririt tė tij tė bėnin pėrkthimin e tij nė arabisht dhe riskicimin e hartės nė tė dy gjuhėt, arabisht dhe latinisht, dhe pėr kėtė punė qė bėnė atyre u dha shumė shpėrblime ndėrsa shkencėtari El Kushxhiu bėri pėrpilimin nė persisht dhe bartjen nė arabisht, projekt tė cilin ia dhuroi el Fatihut. Gjithashtu qe i interesuar pėr gjuhėn arabe ashtu qė mėsuesve tė tetė shkollave u kėrkoi tė tubonin midis gjashtėshes sė librave nė mėsimdhėnien e tyre dhe midis shkencės sė gjuhėsisė nėn standartin e tė saktėsuarve. El Fatihu e mbėshteti nismėn e pėrkthimit dhe pėrpilimit nė shėrbim tė pėrhapjes sė njohurive ndėr qytetarėt nėpėrmjet shtimit tė pėrhapjes sė biblotekave tė pėrgjithshme dhe nė kėshtjellėn e tij bėri njė kasafortė tė dedikuar pėr librat dhe shkencat suplementare, dhe kur ajo u dogj strehonte brenda saj dymbėdhjetėmijė volume. 5- Vėmendja e tij pėrkundrejt mirėqėnies, ndėrtimit dhe spitaleve: Sulltani Muhamed el Fatihu ishte i dhėnė pas ndėrtimit tė xhamive, kolegjeve, kėshtjellave, spitaleve, lligjave, pazareve tė mėdha, parqeve masive, dhe ai futi edhe ujin nė qytet nėpėrmjet rrjeteve specialė. Ministrat, krerėt drejtues prej pushtetarėve, pasanikėt dhe tė shquarit ai i nxiti nė konstruktimin e ndėrtesave dhe hapjen e dyqaneve, lligjave etj, ndėrtesave qė i jepnin qyteteve lulėzim dhe freskim, dhe interes tė veēantė tregoi pėr kryeqytetin (Stambollin) duke qenė i angazhuar t’a bėnte atė (kryeqytetin mė tė bukur tė botės) modernizmin e shkencave dhe arteve. Mirėqėnia nė kohėn e El Fatihut u shtua dhe pėrhap, rėndėsi u dha klinikave kuruese pėr tė cilat vendosi njė sistem tė pėrsosur nė kulminacionet e joshjes, detajimit dhe bukurisė, secilės nga kėto klinika i vendosi nga njė doktor -pastaj i shtoi nė dy- prej doktorėve mė tė aftė tė secilės gjini, tė cilėve u vinin nė ndihmė njė okulist, njė kirurg, njė farmacist dhe njė staf shėrbyesish dhe portierėsh. Tė gjithė punonjėsit e spitaleve kushtėzohej tė ishin tė bindur, tė ndjeshėm dhe human, dhe pėr doktorėt ishte kusht qė tė vizitonin tė sėmurėt dy herė nė ditė dhe tė mos i shpėrndanin ilaēet vetėm se pas pėrgatitjes sė pėrpiktė tė tyre. Guzhinierit tė spitalit i qe kushtėzuar tė qe njohės i gatimit tė ushqimeve dhe llojeve qė u vinin pėr shtat tė sėmurėve. Kurimi dhe medikamentet nė kėto spitale qenė falas dhe tė trajtueshėm pėr mbarė njerėzit pa dallim race dhe feje. 6- Vėmendja pėrkundrejt tregtisė dhe prodhimit: Sulltani Muhamed el Fatihu i kushtoi vėmendje tregtisė dhe prodhimit dhe punoi pėr gjallėrimin e tyre me tė gjitha mjetet, faktorėt dhe shkaqet. Osmanllitė ishin gjerėsisht tė informuar rreth vatrave tregtare tė botės, itinerareve (rrugėve) detare dhe tokėsore duke progresuar itinerarėt e vjetėr dhe me krijimin e masiveve tė reja bėnė tė mundur lehtėsimin e lėvizjes tregtare nė tėrė anėt e shtetit, gjė qė i detyroi shtetet e huaja tė hapnin portet e tyre pėr mėvartėsit e shtetit osman qė tė praktikonin mjeshtėrinė e tregtisė nėn sfondin e flamurit osman. Rezultat i ndikimeve tė politikės sė pėrgjithshme tė shtetit nė lėmin e tregtisė dhe prodhimit ishte mirėqenia qė bėri tė dominojė nė tė gjitha anėt e shtetit lehtėsimi dhe kamja dhe shteti tanimė kishte monedhėn e tij specifike tė florinjtė. Shteti nuk e la pas dore krijimin e ofiēinave dhe fabrikave tė municionit dhe armatimeve, si dhe ngriti kala dhe kėshtjella nė pozicionet strategjike ushtarake tė qytetit. 7- Vėmendja pėrkundrejt sistemit organizativ: Sulltani Muhamed el Fatihu punoi pėr progresimin e shtetit tė tij, ndaj dhe ligjėroi ligje qė tė mundte tė strukturonte organizmat lokalė nė shtetitn e tij, ligje kėto qė bazoheshin nė urtėsinė e Sheriatit. Sulltan Muhamedi formoi njė komitet prej dijetarėve mė tė zgjedhur me pėrgjegjėsinė e vendosjes sė ligjit (Nama) me baza nė Sheriatin Altar tė cilin e bėri themel tė gjykimit nė shtetin e tij, kushtetutė kjo qė qe e pėrbėrė nga tre kapituj, dhe kishte lidhje me pozitat e punonjėsve, si me disa prej traditave, nderimeve dhe festimeve sulltanore qė i duhej tė ndėrmerte dhe gjithashtu ishte ai qė vendoste mbi ndėshkimet dhe gjobitjet. Ai citoi qartayi bėrjen e shtetit njė shtet islam tė ngritur mbi lartimin e individit islam pa dallim origjine dhe soji. Muhamed el Fatihu u interesua pėr vendosjen e ligjeve qė sistemonin lidhjet e banorėve me jomuslimanėt brenda shtetit, me fqinjėt e tyre musliman dhe me shtetet qė ai drejtonte dhe kishte nė pėrgjegjėsi. Drejtėsia u pėrhap ndėr qytetarėt e tij dhe seriozisht ai ndoqi hajdutėt dhe plaēkitėsit mbi tė cilėt ndėrmori penalitetet islame gjė qė bėri tė stabilizohen nė vend siguria dhe sundojė qetėsia nė vatrėn e shtetit osman. Kur shteti shpallte xhihadin (luftėn ēlirimtare) dhe thėrriste prijėsit e vilajeteve dhe tė batalioneve atyre iu duhej t’i pėrgjigjeshin thirrjes dhe tė bėheshin pjesmarrės nė luftė me kalorės qė i pėrgatisnin tėrėsisht nė varėsi tė pėrkatėsisė sė deklaruar, ashtu qė pėrgatisnin kalorės tėrėsisht tė armatosur e tė aftė tė luftonte nė komandim tė pesėmijė ekixhėve tė numėrit ushtarak tė bataljoneve, pėr shembull nėse numri ushtarak i bataljoneve ishte njėmijė ekixhe atij i duhej tė merrte pjesė me njėqind kalorės. Ushtarėt pėrbėheshin nga kėmbėsorėt dhe kalorėsit, ashtu qė kėmbėsorėt qenė nėn komandėn e pashallarėve tė bataljonėve dhe flamurtarėve. Muhamed el Fatihu bėri spastrimin e gjithė punonjėsve tė vjetėr jo kompetentė dhe nė vendin e tyre vendosi kompetentė, dhe vendosi kompetencėn si kriter unik nė pėrzgjedhjen e burrave, ndihmėsave dhe shpurės sė tij. 8- Pėrkujdesja e tij pėrkundrejt ushtrisė dhe flotės detare: Epoka e Sulltanit Muhamed el Fatihu krahas forcės njerėzore tė ushtrisė dhe epėrsisė sė saj numerike u shqua me ngritjen e kampeve ushtarake tė shumta dhe larmishme. Ai ngriti fabrika ushtarake pėr pėrmbushjen e nevojave nė rroba, municione dhe mburoja tė ushtrisė si dhe fabrika pėr municionet dhe armėt. Ai ndėrtoi kala dhe kėshtjella nė pozicionet strategjike ushtarake, bėri formacione tė larmishme krejt tė pėrpikta dhe mirėstrukturuara kalorėsish, kėmbėsorėsh, artilerisė dhe ekipeve tė ndihmės qė furnizonin forcat luftarake me pajimet, ushqimet dhe tagjitė pėr hajvanėt si dhe sundukėt e municioneve deri nė fushėbetejė. Njė kategori e ushtarėve quhej “lagmaxhije-minues” roli i tė cilėve qe gėrmimet minuese dhe tunelet nėntokėsor gjatė rrethimit tė kalasė qė synohej tė ēlirohej, njė tjetėr kategori ishin ujėmbajtėsit detyrė e tė cilėve ishte furnizimi i ushtarėve me ujė. Universiteti ushtarak nė kohėn e El Fatihut progresoi ashtu qė filluan tė dilnin gjenerata tė njėpasnjėshme inxhinierėsh, mjekėsh, veterinerėsh, sinoptikanėsh dhe xhenierėsh. Ky Universitet e pajiste ushtrinė me dymijė specialist. El Fatihu meritoi qe historianėt t’a konsideronin themeluesin e flotės elitare detare osmane duke pėrfituar nė kėtė drejtim nga shtete qė kishin arritur nė nivele tė larta nė produktimin e flotave detare si Republika e Italisė, sidomos Venecia pėr t’u bėrė nga vendet mė tė mėdha detare asokohe. 9- Pėrkujdesja e tij pėrkundrejt drejtėsisė: Vendosja e drejtėsisė midis njerėzve qe prej detyrave tė sulltanėve, dhe Sulltan Muhamedi nė kėtė ēėshtje ishte sikurse parardhėsit e tij -qe shumė i angazhuar nė vendosjen e drejtėsisė nė rajonet e vendit tij, dhe qė tė bindej pėr kėtė, herė pas here dėrgonte ca priftėrinj tė krishterė tė vėrtiteshin dhe bredhnin anė mė anė tė shtetit, tė cilėve u jepte njė ferman tė shkruar ku sqaronte detyrėn e tyre dhe pushtetin e tyre tė plotė nė investigim, hetim dhe ekzaminim qė tė arrinin nė konkludimin se si po udhėhiqeshin politikisht ēėshtjet e shtetit dhe si po rridhte peshoja e drejtėsisė midis njerėzve nėpėr gjykata duke u dhėnė kėtyre tė dėrguarve lirinė e plotė nė kritikimin dhe regjistrimin e asaj qė shikonin tė cilėn mė pas e bartnin tek Sulltani. Raporti i kėtyre priftėrinjve krishterė gjithmonė bėnte armaturėn e mirėrrjedhjes sė gjykatave dhe ecjen e drejtėsisė drejtė dhe nė detaj midis njerėzve, pa tendenca dhe dallime. Sulltan el Fatihu kur dilte nė luftėrat e tij ngujohej nė disa vise dhe tendoste ēadrėn e tij qė t’i bėnte vetė qėndresė padrejtėsive dhe qė kush deshte prej njerėzve t’ia pėrcillte atij vetė ankesėn dhe padinė qė kishte. Nė veēanti el Fatihu u pėrkushtua pėr gjykatėsit qė merrnin kryesinė e gjyqėsorit dhe drejtėsidhėnies pėrfundimtare nė ēėshtjen e njerėzve, tė cilėt nuk mjaftonte tė ishin vetėm prej maestrave tė fikhut dhe sheriatit tė etiketuar me pastėrti dhe drejtėpeshim por duhej qė krahas kėsaj tė ishin objekt dashurie dhe vlerėsimi pėr tė tjerėt, teksa shteti u garantonte nevojat e tyre material ashtu qė t’i mbyllte rrugėt e joshjes dhe ryshfetit, duke ua zgjeruar atyre El Fatihu jetesėn nė kulm dhe duke e imunizuar prestigjin e tyre me njė gjendje tė respektuar imuniteti, lartimi dhe mbrojtje, ndėrkohė qė El Fatihu pėr kadiun (gjykatėsin) e korruptuar nuk kishte gjykim tjetėr veē vrasjes. Sulltan el Fatihu -pamvarėsisht preokupimit tė tij me xhihad dhe zgjerim territoresh- ndiqte me kujdes dhe interes gjithė sa ndodhte anėembanė shtetit tė tij, gjė nė tė cilėn i erdhi nė ndihmė ajo ēfarė i kish dhėnė dashamirėsia e Allahut prej zgjuarėsisė sė fortė, vėshtrimit tė mprehtė, memorjes ngulitėse dhe fizikut tė fuqishėm, dhe shumė shpesh zbriste natėn nėpėr rrugė dhe shtigje qė tė vetėhetonte gjendjen e njerėzve dhe tė dėgjonte direkt ankesat e tyre teksa pėr njohjen e situatės sė njerėzve e ndihmoi edhe aparati i sigurimit tė shtetit qė grumbullonte informacione dhe lajme lidhur me sulltanatin dhe qė ngriheshin tek Sulltani i cili angazhohej tė ishte vazhdimisht nė kontakt direkt me situatat e qytetarėve, me informimin rreth cėshtjeve tė tyre dhe prekjen e pėrfshirjen e anėve tė problemit mes individėve dhe grupeve. Vdekja e tij Sulltani Muhamed el Fatihu vdiq ditėn e 4 tė muajit Rabijul Euel viti 886 lunear qė korrespondon 2 shkurt Shubat viti 1481 diellor, nė njė moshė rreth 55 vjeēare, pasi udhėhoqi pėr 31 vjet. Ai u shpėtoi 14 tentativave vrasje, e pesėmbėdhjeta e tė cilave pati sukses, nė tė cilėn thuhet se doktori i tij qe atentatori qė kreu futjen e helmit nė ushqimin e tij. Me vdekjen e tij shtetet e krishtera evropiane u ngazėllyen pasi ai pėrbėnte pėr to rrezik. Pyetja qė parashtrojmė nė fundin e kėsaj biografie ėshtė: Mė primare ėshtė… martesa me vajzėn e tė njėjtit shtet, arabe apo tė huaj? E parashtrojmė kėtė pyetje pasi mėsuam se nėna e Muhamed el Fatihut ishte e krishterė, jomuslimane dhe kjo pyetje mė ėshtė bėrė kur gjendesha nė njė kuvend me ca shokė pėr t’u futur kėshtu nė diskutimin nėse mė primare ėshtė: Martesa me tė afėrmen apo tė largėtėn, me vajzėn e shtetit tėnd apo tė huajėn? Qe fat i mirė qė grupi qė po diskutonte ēėshtjen i posedonte tė gjitha kėto eksperienca, dikush i martuar me tė afėrme, tjetri me tė vendit tė tij, i treti poligamist me njė prej grave tė huaj dhe i katėrti i martuar me arabe nga njė vend tjetėr. Diskutimi qe i bukur dhe i pasur me informacion dhe realitete qė ndoshta nuk mund tė pikasen nga studimet dhe sondazhet. Kjo ēėshtje nė fakt na preokupoi shumė pasi ne nuk i dhamė zgjidhje kėsaj ēėshtje nė njė kuvendim tė vetėm, por unė nė vijim bėra kėrkime lidhur me tė pėr tė arritur nė disa realitete e qė janė: 1- Islami ėshtė fe mbarėbotėrore e hapur pėr tė gjithė dhe qė lejon martesėn me palėn tjetėr karshi disa standartesh dhe kushtesh. 2- Profeti -lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė- [ėshtė martuar me tė afėrme dhe vendase, ndėrsa e huaj qe vetėm njė Marija nga Koptėt (e Egjiptit).] 3- Origjina ėshtė qė martesa tė konkretizojė objektivat e saj qė janė dlirėsia, trashėgimi, ndėrtimi i familjes sė qėndrueshme dhe konkretizimi i ekuilibrit shpirtėror. 4- T’i jepet prioritet (me martesė) fetares dhe tė moralshmes, qoftė ajo e afėrme apo e largėt, qoftė vendase apo e huaj dhe edhe poseduesja e Librit (ēifutja ose e krishterja) duhet tė jetė e ruajtur, pra e dlirė dhe e pastėr. 5- Islami ka tėrhequr vėrejtje lidhur me atė se martesa me tė afėrmen mund tė shkaktojė sėmundje tė trashėgueshme tė vėrtetuara kėto edhe shkencėrisht, porse ai nuk e ka bėrė tė ndaluar martesėn me vajzat e vatanit tėnd. 6- Gjenden disa parime tė fikhut qė na ndihmojnė tė marrim vendim sikurse: (shtyrja e tė kėqijave ėshtė primare karshi thithjes sė tė mirave, interesit tė pėrgjithshėm i jepet prioritet karshi atij individual) gjė kjo qė e komandoi Umarin qė tė ndaloj muslimanėt tė martohen me tė huaja ndonėse kjo ėshtė e lejuar nė bazė. Tani pas kėtyre tė vėrtetave dhe duke parė tek studimet sociale dhe realiteti ku ne jetojmė ne bindemi pėr njė numėr principesh si nė vijim: - Martesa me njė vajzė vendase ėshtė mė primare se martesa me njė vajzė arabe (tė njė vendi prej viseve arabe). - Martesa me njė vajzė arabe ėshtė mė primare se me njė vajzė tė huaj. - Martesa me njė vajzė tė huaj muslimane ėshtė mė primare se me njė vajzė tė huaj poseduese tė Librit (ēifute apo tė krishterė). - Martesa me njė vajzė tė huaj poseduese tė Librit lindore ėshtė mė primare sesa me njė vajzė tė huaj poseduese tė Librit perėndimore. - Martesa me njė vajzė tė huaj poseduese tė Librit perėndimore duke jetuar me tė nė vatanin tėnd ėshtė mė primare se me njė vajzė tė huaj poseduese tė Librit perėndimore duke jetuar me tė nė shtetet e huaja. Kėto janė dhe principet e pėrftuara sipas prioriteteve pėr tė qenė njė parim i pėrgjithshėm, porse ēdo situatė i nėnshtrohet njė gjykimi tė veēantė duke ditur se rastet mė tė shumta tė martesave qė kanė ndodhur me tė huajat kanė qenė gjatė arsimimit tė tė rinjve nė Perėndim ose pėrgjatė kohės sė qėndrimit tė tė perėndimorėzuarve nė perėndim teksa ndonjėherė shtysa ka qenė pėr tė mos rėnė nė devijancė ose pėr tė marrė kombėsinė e vendit nė fjalė. Gjithashtu sa mė brenda rrethit tė martesės sė tė riut me vajzėn vendase aq mė i pėrafėrt ėshtė harmonizimi kulturor, edukativ dhe ambiental, gjėra kėto qė nxisin njė martesė tė suksesshme krahas pakėsimit tė pėrqindjes sė tė pamartuarave nė vetė atė vend. Kėshtu nė Arabi Saudite numri i tė pamartuarave ėshtė mėse 4 milion, e nėse do tė hapnim krejtėsisht derėn e martesės me tė huajėn atėherė do pėrballemi me njė problem tė madh shoqėror, gjė kjo qė ishte pikėrisht ajo ēfarė bėri Umari -Allahu qoftė i kėnaqur me tė- nė kohėn e tij. Dhe nėse do meditojmė nė martesėn e Profetit -paqja dhe lavdėrimi i Allahut qoftė mbi tė- do gjejmė se gratė e Profetit qė tė gjitha ishin prej Mekės, Medines dhe Gadishullit Arabik pėrveē njėrės qė qe Marija Koptase. Kjo vlen tė thuhet edhe pėr sahabėt. Ēėshtja ka nevojė pėr shumė detaje qė ndoshta shkrimi nė fjalė nuk i cek, por unė propozoj tė ndėrmerren fushata sensabilizuese nė shėrbim tė interesimit tė vajzave tona pėr bukurinė formale dhe atė thelbėsore (shpirtėrore), gjė qė kontribuon nė shtimin e martesės me vajzėn vendase. Pse jo duhen ligjėruar dhe nene ligjore pro kėsaj (dhe njerėzit i gjen nė fenė e mbretėrve tė tyre).
-
-
i/e regjistruar
Dy letra nga Beteja e Ēanakalasė
Lexoni fjalėt e fundit qė i shkruan dėshmori Mehmed Tevfik prindėrve tė tij, i cili ishte plagos gjatė luftės nė Ēanakala. 02.11.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Pa dyshim se ata qė kanė dėgjuar apo lexuar pėr betejėn e Ēanakalasė e cila u zhvillua nė Luftėn Parė Botėrore gjatė viteve 1915-1916: 1) nė mes forcave detare angleze tė pėrkrahura edhe nga anijet franceze me gjithė ushtrinė dhe makinerinė luftarake tė fuqive aleate tė Antantės, tė cilėve me potencial njerėzor u arritėn ndihma me vullnetar edhe nga vende shumė tė largėta si Australia dhe Zelanda e Re, 2). nė njėrėn anė dhe, nga ushtria Osmane nė anėn tjetėr, pajtohen se kjo ishte njė operacion i jashtėzakonshėm e cila pėrfundoi me fitoren e ushtrisė Osmane, pėrkundėr viktimave tė mėdha nė tė dy anėt. Autori turk Mehmet Nijazi Ozdemir, nė veprėn e tij pėr Ēanakalanė thekson se pėrveē forcave detare dhe ato kėmbėsore turqit kishin humbė 210.000 njerėz, duke pėrfshi me mijėra kuadro intelektuale, 3). Sipas pėrqindjeve jo zyrtare viktima tė mėdha kishte nė mesin e mėsuesve, studentėve tė mjekėsisė, pėrgjithėsisht nga mesi i njerėzve tė arsimuar. 4). Kėtu duhet tė shtojmė se shifrat pėr viktimat e rėnė dhe ata tė plagosur nga literatura nė literaturė lėvizin, (plotėsim Sh. V.). Sipas njė versioni, kjo betejė u zhvillua me motivin qė Forcat e Antantės me ēdo kusht dėshironin dominimin dhe pushtimin e tyre nė Bosfor dhe Dardanele, qėllimi i tė cilėve ishte ta shtien Stambollin nėn kontrollin e vet, sipas skenarit tė pėrgatitur qė mė parė nga vetė fuqitė aleate tė Antantės pėr t'i ndarė territoret e mbetura tė ish Perandorisė sė fuqishme Osmane. Ndėrkaq nė versionin tjetėr theksohet se forcat Aleate pretendonin qė duke kontrolluar dhe kaluar nėpėr Ngushticėn e Dardaneleve, t'i ēonin ndihmė Rusisė me ē'gjė dėshironin ta parandalonin revolucionin famėkeq komunist, (bėhet fjalė pėr revolucionin e tetorit 1917, pl. SH. V.) Mirėpo informata tė shumta qė u plasohen lexuesve kohėve tė fundit nga literaturat e teorive tė konspiracionit dhe tė komploteve, versionin e dytė e hedhin poshtė, sepse revolucioni i tetorit i vitit 1917 nė Rusi sipas kėtyre ishte pėrgatitur nė njė shtet perėndimor dhe nga vetė njerėzit e perėndimit qė vepronin nga prapaskena e politikės ndėrkombėtare, tė cilėt veprojnė nė vazhdimėsi edhe tani dhe at mjaft aktiv. 5). Ka shumė shembuj tė panumėrta qė na tregojnė se fitorja e Ēanakalasė u arrit jo me forcėn e armėve, por me forcėn e besimit, tė ndihmuar nga Allahu i Madhėrishėm. Para se tė prezantojmė pjesė fragmentare tė dy letrave tė dėrguara nga beteja e Ēanakalasė prej dy ushtarakėve turk pak para se tė bien dėshmorė qė njėherė ėshtė edhe synimi i kėtij shkrimi, ne do t'i referohemi disa deklaratave tė njerėzve me ndikim dhe grada tė larta ushtarake qė kishin thėnė nė lidhje me ballafaqimet dhe pamjet e tyre nė kėtė betejė. "... Po, ėshtė e vėrtet se nuk mund tė ngadhėnjesh mbi shpirtin e njeriut. As njė ushtri tjetėr nė botė kaq gjatė nuk do tė mund tė qėndronte mbi kėmbėt e veta. Vetėm sot kemi hedhur mbi 1800 granata. Anijet tanė me muaj tė tėra i bombardojnė pozitat e tyre. Ēka kishte mundur njeriu mė tepėr me bė qė mė nė fund Turqit t'i largojė nga Allahu i tyre, i cili i mbron..." (Komandanti suprem i forcave aleate: gjenerali Jean Hamilton) ... "...Nuk mė ka rastis tė shoh ende asnjė popull sikurse ata (lexo turqit), tė cilėt duke u qeshur krah pėr krah shkojnė drejtė vdekjes..." (Komandanti i ushtrisė pestė osmane: mareshali Liman von Sanders). "Ne na mundi jo forca materiale e turqve, por forca moralo-shpirtėrore e tyre! Sepse atyre s'u pati mbetur as baruti pėr tė qėlluar! Kurse ne i vėzhguam forcat qė zbrisnin nga qielli!" (Komandanti anglez, historiani Hamilton i cili kishte marrė pjesė nė luftėn e Ēanakalasė). Me kėtė rast ėshtė interesant tė theksohen edhe deklaratat e ish ministrit anglez tė luftės Vinston Ēerēil, i cili gjerė atėherė ua kishte mbushur mendjen aleatėve, veēanėrisht qeverisė angleze qė lėkundej, pėr ta marrė vendimin e sulmit, duke u dhėnė garanci pas garancie duke iu shprehur atyre qė tė mos bėhen merak "se pikėrisht me ato rrobe marine qė kishte mbi trup do tė ulej mbi fronin e turqve", ndėrsa ishte nxjerrė para gjykatės pas disfatės, nė njė ēast kur ishte vėnė shumė ngushtė nga pyetjet e rėnda e qortuese tė trupit gjykues, bėrtiti kėshtu: "A nuk e kuptoni se nė Ēanakala ne luftuam jo me turqit, por me Zotin? Dhe, natyrisht qė do tė mundeshim!..." Tani i referohemi pjesės fragmentare tė letrės sė parė shkruar nėnės sė vet pak para se tė binte dėshmorė, nėnoficeri Mualim Hasan Et'hem: Nėna ime e nderuar! O nėnė e famshme turke, krenare qė ke lindur katėr ushtarė! Letrėn tėnde plot kėshilla e porosi e mora ndėrsa po rija nėn hijen e njė dardhe nė anė tė pėrroit qė kalon nėpėrmes njė lėndine tė gjelbėruar e tė bukur siē ėshtė fusha e Divrinės! Letra jote ma forcoi edhe njėherė mė shumė shpirtin e dehur mes blerimit tė natyrės. E kėndova dhe, sa mė shumė qė e kėndova, aq mė shumė mėsime mora! E kėndova prapė. Dhe u gėzova nga qė ndodhesha nė njė detyrė tė tillė! I hapa sytė dhe vėshtrova nė njė largėsi. Pėrkulja e dridhurave jeshile duke mos i bėrė dot qėndresės sė erės, m'u duk sikur ato po e pėrshėndesnin letrėn qė mė kishte ardhur nga nėna! Tė gjitha grunjėrat, tė gjitha tė mbjellat hepoheshin nga unė dhe mė uronin pėr letrėn qė mė kishte ardhur nga nėna! I ktheva pak sytė nė tė djathtė: drurėt e pishave madhėshtore nė shpatet e njė maje e tė bukur ma jepnin lajmin e gėzuar me gjuhėn e tyre tė veēantė! Ktheva vėshtrimin nga e majta: pėrroi qė rridhte me rrėmbim, mė buzėqeshte pse mė kishte ardhur letėr nga nėna, luante, shkumėzonte...E ngrita kokėn lartė dhe pashė nga gjethet e drurit nėn hijen e tė cilit po pushoja: tė gjethet, me vallet e tyre kėrkonin tė mė tregonin se merrnin pjesė nė gėzimin tim! Pashė nė njė degė tjetėr: njė bilbil mė gėzonte me zėrin e tij tė ėmbėl dhe, duke e hapur sqepin, kėrkonte tė mė tregonte se bashkohej me ndjenjat e mija! Mė dukej sikurse kėngėn e tij, bilbili u bėnte jehonė ndjenjave tė mija: "Le tė zemėrohet nėna pėr fatin tėnd, ē'tė bėjmė? E dhe ajo, po tė ishte burrė, do t'u merrte erė kėtyre luleve, do tė pinte nga ky qumėsht, do ta shihte sexhden e kėtyre tė mbjellave, do ta shqyrtonte rrjedhėn e vrullshme tė pėrroit dhe do t'i dėgjonte tingujt qė nxjerrė ai nga thellėsia e vet vetes!" Nė kėtė ēast, nė njėrėn anė tė kėtij ēairi nė ngjyrė jeshile tė thellė, janė radhė-radhė ushtarėt e mi qė lajnė teshat. Njė ushtar trim me zė daudian kėndon ezan ... Aman, o Zot! Ky zė hyjnor nė kėtė fushė, sikur vinte nga njė botė tjetėr, aq i bukur ishte! Bilbilat, madje heshtėn, tė mbjellat, madje e lanė pėrkundjen, pėrroi, madje, s'nxirrte mė zė. Ēdokush, ēdo gjė,tėrė qenia atė zė tė shenjtė dėgjonte! Ezani i nderuar mbaroi! Edhe unė mora njė abdes nga ai pėrrua dhe pastaj e falėm namazin sė bashku. U pėrgjunja mbi ato ēaire tė jeshilja tė bukura! I harrova tė gjitha krenaritė e kėsaj bote! I ngrita duart, i ngula sytė lartė, hapa gojėn dhe thash: "O Zot i tokės dhe qiejve! O Zoti i kėtij zogu qė cicėron, kėsaj deleje qė shėtit dhe blegėron, i kėtyre barėrave dhe tė mbjellave qė pėrkulen duke rėnė nė sexhde para Teje, i kėtyre maleve madhėshtorė! Ti na i dhe neve tė gjitha kėto! Prapė, neve na i le! Le tė na jenė tonat kėto vende tė bukura dhe kėto dhunti, le tė na pėrkasin neve qė tė shenjtėrojmė Ty dhe qė e vėrtetojmė madhėshtinė Tėnde! Allahu im i lartė! Tė gjitha dėshirat dhe lutjet e kėtyre ushtarėve heronj ua bėjnė tė njohur emrin tėnd tė lartė anglezėve dhe francezėve! Na e plotėso kėtė dėshirė tė shenjt dhe na i mprih bajonetat neve, ushtarėve qė tė lutemi ty nė njė vend tė tillė tė bukur e tė qetė si ky! Dhe ashtu siē i dėrmove gjerė tani armiqtė, shkatėrroi pėr fare!" Kėshtu u luta dhe pastaj u ngrita. Tashmė nuk mund tė pėrfytyrohej njeri i lumtur sa unė, i gėzuar sa unė! Nėna ime, edhe biri yt tjetėr, Halidi, ndodhet, si unė, nė njė vend tė bukur! Dasma s'bėhet vetėm! Dashtė Allahu e shkatėrrojmė armikun, kthehemi tek ti me fitore dhe pastaj e bėjmė dasmėn, apo jo! Nėna ime e mirė, mos na harro ne kur tė lutesh! Allahu qoftė i kėnaqur me ty! Yt bir, Hasan Et'hem. 6). Letra e dytė pėrmban fjalėt e fundit tė dėshmorit Mehmed Tevfik i cili ishte plagos gjatė luftės nė Ēanakala, nga njė plumb anglez, dhe ai para se tė vdiste e shkroi kėtė letėr: Tė dashur prindėr, Ju qė mė sollėt nė jetė dhe mė rritėt, Nė betejėn e tmerrshme tė Ariburnusė ku mora pjesė pėr herė tė parė, mė hyri njė plumb nga ana e majtė, por, lavdi Zotit, shpėtova. Por nga qė nuk kam shpresė se do tė shpėtoj i gjallė kėtej e tutje nga betejat ku do tė marrė pjesė, po ju shkruaj kėto radhė qė t'ju mbeten si kujtim prej meje! Lavdi Zotit qė mė lartėsoi mua gjerė nė kėtė gradė! Gjithashtu, qė si paracaktim hyjnor tė Tij, mė bėri ushtar! Edhe ju, si prindėr, mė rritėt e mė pėrgatitėt ashtu siē duhej pėr t'i shėrbyer vatanit dhe kombit tim! Ju mė prutė nė jetė dhe m'u bėtė frymėzim pėr gjithēka qė ka arritur dhe merituar! Lavdi tė pa kufi Zotit tė madh dhe falėnderime tė pafund juve, prindėr tė mi! Sot ėshtė dita pėr t'ia shpėrblyer kombit tim paratė qė mė ka dhėnė gjerė tani. Unė po pėrpiqem ta ēoj nė vend detyrėn e shenjtė ndaj vatanit! Po qe se arrij pozitėn e dėshmorit, do tė mendoj se jam robi mė i dashur i Allahut! Meqė jam ushtar, kjo mund tė mė ndodhė ēdo ēast! Tė dashur nėnė e baba! Dritėn e syve tė mi, gruan time Munever, si dhe tim bir, Nezihun e vogėl, po ia lė nė mbrojtje dhe kujdes nė fillim Zotit, pastaj juve! JU lutem tė bėni ē'ėshtė e mundur pėr ta! Dihet se nuk kemi pasuri, prandaj dhe nuk kėrkoj diēka jashtė mundėsive. Edhe sikur tė kėrkoja, do tė ishte e kotė! Letrėn e mbyllur qė ia kamė shkruar nuses, shokut tim tė jetės, ju lutem t'ia jepni nė dorė. Natyrisht qė do tė qajė dhe dėshpėrohet, prandaj ngushėllojeni dhe qetėsojeni. Kėshtu paska qenė vendimi i Allahut! Ju lutem t'i jepni rėndėsi defterit tė kėrkesave dhe borxheve tė mia qė e kam futur nė letrėn pėr time shoqe. Edhe borxhet qė mbanė nė mend si dhe qė i ka shėnuar nė defterin e saj Muneveri, janė tė vėrteta. Letra qė i kam shkruar Muneverit, ėshtė mė e gjatė e mė e gjėrė, prandaj pyeteni atė. Tė dashur nėnė e baba! Ndoshta, pa dashje, kam bėrė gabime ose kam lėnė shumė gjėra mangėt ndaj jush, prandaj, ju lutem tė mė falni e tė ma bėni hallall! Ju lutem tė mė jepni bekimin tuaj! Ndihmojeni time shoqe t'i vėrė nė rregull punėt Motėr e dashur, Lutfije! Ti e di se sa tė kam dashur! Kam dashur gjithmonė pėr ty tė bėjė gjithēka qė ka pasur mundėsi pėr tė bėrė, por ndoshta edhe ndaj teje kam lėnė gjėra mangėt, prandaj, tė lutem tė mė falėsh! Kėshtu paska qenė e shkruar prej Zotit! Ma bėjė hallall e mė beko! Edhe ti ndihmoji kunatės Munever dhe tėt nipi, Nezih! O tė afėrm dhe miq, tė gjithėve lamtumirė! Tė gjithėve ju lutem tė ma bėni hallall! Edhe unė jua kam bėrė hallall pėr gjithēka! Lamtumirė! Tė gjithėve po ju lė nė dorė tė Zotit! I qofshi amanet Allahut pėr jetė tė jetėve, tė dashur nėnė e baba!... Biri juaj, Mehmed Tevfik 7). Ja, pra, me anė tė kėtyre dy letrave dhe qė nuk janė vetėm dy por ka me qindra e qindra letra me pėrmbajtje dhe mesazhe edhe ma tė fuqishme, mund tė kuptojmė se fitorja e Ēanakalasė ishte njė fitore, njė dhuratė qė e kanė dhėnė heronjtė e tillė tė mėdhenj nė shkėmbim me gjėnė mė tė shtrenjtė tė kėsaj bote-jetėn, duke e pėrkushtuar veten e tyre nė lutje dhe devotshmėri tė sinqertė ndaj Krijuesit tė ēdo gjėje, Allahut xh.sh.
-
-
i/e regjistruar
Halifeja El-Memun dhe fėmija
Nga cilėsitė e e Memunit thuhet qė ai ishte i menēur, i vendosur, i ditur, i zgjuar, trim, dinte tė falė, mirėdashės dhe thuhet qė gjatė muajit tė Ramazanit ai e pėrfudonte leximin e Kuranit 33 herė. 02.11.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Sot do tė flasim mbi Memunin, i cili ėshtė njė nga personalitet e dalluar. Megjithėse ishte Halife, ai ishte dhe njė nga dijetarėt e njohur tė kohės sė tij. Pėr kėtė ne do tė diskutojmė rreth historisė sė tij si dijetar dhe nuk do diskutojmė rreth tij si politikan. Emri i tij ishte Abdullah ibnu Harun Reshid, pra djali i Halifes se njohur Harun Reshidit. Atė e thėrrisnin dhe me emrin Ebu Xhafer dhe i kishin vėnė nofkėn Memun (i besuar). Ai u lind nė vitin 170 hixhri dhe problemi shoqėror me tė cilin u pėrball ishte vdekja e nėnės sė tij. Kėshtu nė kėtė emision do tė flasim rreth fėmijės qė ka humbur nėnėn. Memunit i kishte vdekur e ėma gjatė kohės qė ishte lehonė. Kėshtu, ai u rrit pa nėnėn, kujdesin dhe dhembshurinė e saj. Kėtu lind njė pyetje: Nėse njė fėmijė rritet pa nėnėn, a do tė rritet normal? A mund tė bėhet i ditur dhe i dalluar? Shumica e studimeve perėndimore pohojnė qė tek kėta fėmijė do tė shfaqen probleme edukative. Dhe neve e mbėshtesim kėtė studim qė ka vėrtetuar qė tek kėta fėmijė shfaqen probleme psiqike. Megjithatė, historia e personazhit tonė, Halifeja Elmemun, edhe pse i kishte vdekur e ėma, ai u rrit i qetė shpirtėrisht dhe ishte i dalluar. Po kėshtu dhe profeti ynė Muhamedi a.s, i cili megjithėse i vdiq dhe atij nėna, u rrit pa probleme dhe ishte i dalluar. Kėshtu nėse studimet shkencore perėndimore arrijnė nė tė tilla rezultate, megjithėse ne i respektojmė dhe respektojmė konkluzionet e tyre, veēse duhet tė kemi parasysh se kėto studime dhe kėrkime janė bėrė nė njė ambient ku pėrgjegjėsia e edukimit tė fėmijėve ėshtė pėrgjegjėsi vetėm e prindėrve. Kurse tek ne nė sistemin islam, kemi qė nė edukimin e fėmijės nuk merr pjesė vetėm babai dhe nėna e tij, por merr pjesė dhe gjyshi me gjyshen, xhaxhai me tezen dhe e gjithė shoqėria. Madje dhe komshinjtė marrin pjesė nė edukimin e kėtij fėmije. Nėse ky fėmijė vepron diēka jo tė mirė dhe komshiu e shikon, ky i fundit ka tė drejtė ta ndalojė dhe ta kėshillojė se ēfarė ėshtė mė e mirė. Kjo qė pėrmendėm ėshtė njė nga mėnyrat e ndryshimit tė sė keqes nė shoqėritė tona islame. Kurse sot nė kohėn tonė nėse komshiu flet me fėmijėt, ka shumė mundėsi qė babai i fėmijės ti thotė:Po ti ēkėrkon nė kėtė mes, a nuk ėshtė fėmija im ky?! Dhe kėtė lloj sjelljeje e kemi trashėguar nga kultura perėndimore. Por nė origjinė, ne jemi njė familje e vetme e madhe me gjithė ekzistencėn e familjes sė vogėl. Kėshtu nga jetėshkrimi i Memunit, shohim qė atij i vdiq nėna teksa ishte lehonė, por qė babai i tij menjėherė arriti ta plotėsojė kėtė mangėsi tė tij me anė tė njerėzve tė ditur dhe tė afėrmve tė tjerė. Nga cilėsitė e e Memunit thuhet qė ai ishte i menēur, i vendosur, i ditur, i zgjuar, trim, dinte tė falė, mirėdashės dhe thuhet qė gjatė muajit tė Ramazanit ai e pėrfudonte leximin e Kuranit 33 herė. Gjithmonė urdhėronte qė tė zbatohej drejtėsia. Ishte nga dijetarėt e fikut, madje nga mė tė diturit e kohės nė kėtė fushė. Shiheni se si njė fėmijė, megjithėse i pėrkėdhelur, i rritur nė pallatin mbretėror, pa kujdesin e nėnės sė tij, ai ishte shumė i dalluar. Kjo do tė thotė qė tė gjitha faktorėt shoqėrorė qė e shtynin drejt rrugės sė keqe ekzistonin, veēse ambjenti dhe edukimi i mirė qė morri, e bėnė tė jetė i dalluar dhe nga njerėzit e ditur. Ai, i mori dijet nga imam El-kisaij, kurse letėrsinė nga Jezidij. Gjatė sundimit tė tij, njihej nga dėshira pėr ti stimuluar njerėzit e ditur dhe pėr ti pasur pranė. Periudha e kalifatit tė tij zgjati njėzet vite e pesė muaj. Nga thėniet e tij ėshtė:Njeriu fillimisht duhet tė tregohet i drejtė me njerėzit e tij mė tė afėrt dhe mė pas me tė tjerėt. El-memuni ka histori tė bukura. Njė nga kėto ėshtė dhe ajo me mbretin romak i cili njė herė kishte dashur ti ofrojė njė dhuratė tė bukur. Kėshtu i dėrgon El-memunit dyqind kafshė tė ngarkuara me misk (parfum) dhe dyqind tė tjera tė ngarkuara me lėkura nga mė tė shtrenjtat. Me ti arritur El-memunit kjo ngarkesė u tha vartėsve:Ia dyfishoni kėtė ngarkesė dhe ia dėrgoni mbretit romak qė ta kuptojė krenarinė dhe karakterin e muslimanit. Siē pėrmendėm mė sipėr, ai u kushtonte njė kujdes tė veēantė njerėzve tė ditur dhe dijeve. Ne tė gjithė e dimė hartėn e tij tė njohur me emrin harta e Memunit e cila pėrmban globin tokėsor. Ai gjithashtu urdhėroi tė themelohej dhe Shtėpia e urtėsisė nė Bagdad dhe ishte kjo shtėpi qė ndėrmorri hapin e vizatimit tė hartės sė mėsipėrme. Pėrgjegjės tė kėsaj shtėpie Memuni caktoi dijetarin e njohur Havarizmin. Shtėpia e urtėsisė pėrbėhej nga disa departamente, ku njė departament merrej me kopjimin e dorėshkrimeve, njė tjetėr merrej me librat qė vinin nga Greqia dhe India dhe pėrktheheshin aty, njė tjetėr merrej me studimet e shkencave tė natyrės etj... Vetė Havarizmi nė hyrjen e librit tė tij tė Algjebrės pohon qė ideatori i kėtij libri ėshtė vetė Halifeja Memuni. Ishte hera e parė nė historinė e shkencės dhe civilizimeve qė shkruhej njė libėr nė fushėn e matematikės dhe idea dhe faktori shtytės ishin prej vetė Halifes Memunit. Ne po flasim rreth njė fėmijė qė ishte rritur pa nėnėn, megjithatė kur u rrit ai i shėrbeu njerėzimit si rrallė kush dhe u bė i ditur, Halife dhe luftėtar nė rrugė tė sė vėrtetės. Gjithashtu ai njihte mirė artin e komunikimit me tė tjerėt. Ai ishte njė gjeni dhe gjatė kohės sė tij solli ndryshime tė ralla. Tė gjitha kėto nė njė kohė qė ishte rritur pa kujdesin e nėnės. Vendin e rėndėsishėm qė zė nėna nė jetėn e secilit, askush nuk e zėvendėson dhe mohon. Njė herė, njė grua vajti tek dėrguari i Zotit dhe i tha:Ky ėshtė djali im, barku im qe vendi ku u zhvillua, prehėri im ishte prehja e tij, gjiri im ishte ushqimi i tij. Tani burri im kėrkon tė ma marrė
. Pra duket qė kishte mosmarrėveshje mes saj dhe burrit i cili kėrkonte ta mbajė fėmijėn pėr vete. Kjo grua u justifikua para profetit a.s me lodhjen dhe mundin qė kishte hequr gjatė shtatzanisė dhe mėkimit dhe pas gjithė kėsaj tia merrte burri?! Atėherė profeti a.s i tha:E drejta jote pėr tė mbajtur fėmijėn ėshtė mė e madhe pėrderisa nuk martohesh Nė kėtė thėnie profeti Muhamed a.s e vėrteton dhe njėherė pozitėn dhe vendin qė zė nėna nė jetėn e fėmijėve. Ne nuk mund tė bėjmė pa nėnat nė edukimin e fėmijėve, ajo ėshtė edukuesja e brezave. Por nė kėtė rast ne po flasim rreth njė rasti tė veēantė shoqėror ku njė fėmijė humb nėnėn. Pyetja qė lind nė kėtė rrethanė ėshtė: Njė fėmijė i tillė qė ka humbur nėnėn, a mund tė bėhet i ditur dhe lider? Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė: Po. Prej atyre qė e kanė arritur tė bėhen tė tillė me gjithėse kishin humbur nėnėn ėshtė profeti ynė Muhamedi a.s dhe personaliteti rreth tė cilit po flasim Halifeja Memun. Memuni gjithashtu dha njė kontribut tė veēantė dhe nė pėrparimin e shkencės sė astronomisė. Kėshtu, ai ishte i pari qė i kushtonte rėndėsi shkencės sė astronomisė. Veēsa pėrmendėm ai ishte i pari nė historinė e shkencės dhe civilizimit qė ndėrtoi njė stacion vrojtimi tė hapėsirės nė qytetin Shemasie. Gjithashtu ndėrtoi njė tė tillė dhe nė Damask. Memuni i dha njė shtytje fushės sė astronomisė dhe bėri qė muslimanėt mė pas tė dalloheshin nė kėtė fushė. Kjo pėr shkak tė lėvizjes shkencore tė cilėn e nxiste e kishte pėr zemėr. Njė fushė tjetėr tė cilėn e zhvilloi Memuni ishte dhe farmaceutika. Mė parė farmacistėt i shisnin ilaēet sipas recetave tė mjekut. Por ajo qė ndodhi ishte se farmacistėt filluan tė mashtronin njerėzit. Me qėllim qė ta ndalė kėtė fenomen Memuni futi sistemin e Hisbes dhe nė farmaci. Me kėtė u ndėrpre mashtrimi i farmacistėve dhe u sigurua cilėsia e ilaēeve. Akoma dhe sot nė Spanjė termi Muhtesib pėrdoret pėr personat e caktuar nga shteti pėr kontrollin e farmacive. Deri nė kėto momente nė tė cilat po regjistrojmė kėtė emision nė muaj tė Ramazanit tė vitit 2002 ky term pėrdoret nė Spanjė. Imagjinojeni qysh nė kohėn e Memunit. Pra njė fėmijė qė humb nėnėn, mund tė bėhet i ditur dhe i dalluar. Ne nuk themi qė kushdo qė humb nėnėn mund tė bėhet i tillė, por kjo varet nga edukimi dhe kushtet nė tė cilat rritet. Por ne u themi tė gjithė atyre prindėrve qė u vdes gruaja duke u lėnė fėmijė tė vegjėl, mos e humbisni shpresėn dhe tė thoni qė meqė mė vdiq gruaja fėmijėt do tė rriten pa pasur mundėsi tė bėhen dikush. Bėhu dhe ti si Harun Reshidi i cili ėshtė shembull qė tė mėson se si ta bėsh fėmijėn tė rrallė. Ai i caktoi djalit tė tij njė edukator tė mirė siē ishte Kisaij. Dhe ti o baba mund ti caktosh djalit tėnd njė edukator tė mirė nėse ke pasuri. Kėtu mund tė lindė njė pyetje tjetėr: Nėse ėshtė e mundur qė burri ta zėvendėsojė nėnėn e vdekur tė fėmijėve me njė nėnė tjetėr, e cila mund tė jetė gruaja e dytė me tė cilėn martohet pas vdekjes sė gruas sė parė. A ėshtė e mundur qė kjo grua e dytė, tė luajė rolin e nėnės? Pėrgjigja e kėsaj pyetje ėshtė se do ishte gabim po tė thonim po dhe do ishte gabim gjithashtu po tė thonim jo. Pėrgjigja jepet sipas kushteve tė ēdokujt. Por kjo grua e dytė mund tė mbushė njė boshllėk tė madh nė edukimin e kėtyre fėmijėve. Ajo sigurisht qė mund tė edukojė fėmijė qė do tė jenė liderė dhe dijetarė, por dashuria dhe dhembshuria e saj nuk do tė jetė si e nėnės. Ajo mund tė jetė mė e mirė se nėna nė mėnyrėn se si planifikon, nė edukimin e fėmijvem, nė kulturėn e pėrgjithshme etj.. por kur vijmė tek dhembshuria dhe dashuria ndryshojnė gjėrat, megjithėse nė njohuritė e pėrgjithshme ajo mund tė jetė mė e mirė. Pėr kėtė para se tė pėrgjigjemi nėse gruaja e dytė e prindit mund tė luajė rolin e nėnės duhet tė kemi parasysh kėto qė pėrmendėm. Le ti kthehemi pėrsėri historisė sė Memunit dhe themi qė ai hyri fuqishėm nė studimin e kėtyre shkencave dhe u shėrbeu nė mėnyrė tė rrallė. Atij, Zoti i kishte dhėnė dhunti dhe kishte njė kujtesė tė fuqishme. Kishte raste qė nė kuvende tė ndryshme mund tė pėrmendeshin gjatė bisedės njėqind thėnie tė Profetit a.s, ai ishte nė gjendje qė nė fund tė kuvendit ti pėrsėriste tė njėqind thėniet tė detajuara. Megjithėse mund ti kishte dėgjuar pėr herė tė parė nė jetėn e tij. Mungesa e nėnės. Teksa flasim mbi dhembshurinė dhe ndjenjat e nėnės, shohim qė ditėt e sotme nė shumė vende islame nėna mungon. Kjo mungesė mund tė jetė formale dhe reale. Nėna mund tė jetė nėnpunėse dhe kjo ėshtė mungesė. Mund tė ketė vdekur dhe kjo ėshtė mungesė. Mund qė tė jetė divorcuar dhe kjo ėshtė mungesė. Ka nėna tė tilla qė janė tė pranishme me fėmijėt por nė tė njėjtėn kohė mungojnė, pasi gjithė proekupimi i saj janė shoqet dhe marrėdhėniet shoqėrore pa u kushtuar aspak rėndėsi fėmijėve. Prandaj kėtu lind njė pyetje e rėndėsishme: Cili nga kėto dy lloje mungese ka ndikim mė tė keq nė edukimin e fėmijėve, mungesa e vėrtetė apo formale? Cili ndikon mė shumė tek fėmijėt, mungesa e vėrtetė apo formalja? Ajo qė e prek mė shumė fėmijėn ėshtė mungesa formale e nėnės. Kjo, pasi nėse nėna vdes fėmija pregatitet shpirtėrisht qė nuk e ka mė nėnėn dhe fillon dhe mėsohet me njė jetė tė tillė. Por nėse fėmija e ndjen qė nėna ekziston, nė njė kohė qė ajo mungon dhe nuk e ndjen prezencėn e saj pranė, kėtu ndikimi ėshtė shumė i madh tek fėmija si shpirtėrisht ashtu dhe nė nivel edukativ dhe shoqėror. Pėr kėtė ne kėmbėngulim fort qė njė fėmije tė tillė i duhet kushtuar kujdes dhe mungesa e nėnės tė kompensohet me diēka tjetėr. Unė kam disa libra tė cilėt tė ndihmojnė rreth kėsaj ēėshtjeje. Njė libėr, autor i tė cilit ėshtė Beshir Salih Reshidi, ėshtė shumė i dobishėm. Ai gjendet nė libraritė tona kėtu nė Kuvajt dhe ėshtė botuar nga vetė autori i cili posedon njė shtėpi botimi. Titulli i librit ėshtė Administrimi i vetes dhe flet mbi mėnyrėn se si tė sillet njeriu me veten e ti dhe ta administrojė atė. Prandaj ky libėr ėshtė i dobishėm pėr atė person qė humbet nėnėn apo babanė, apo qoftė dhe pėr atė njeri qė dėshiron tė dijė si ta komandojė veten, si ti zhvillojė aftėsitė e tij dhe si ti shfrytėzojė ato nė jetėn e tij tė pėrditshme. Njė libėr qė flet rreth tė njėjtės temė mbi tė cilėn po flasim sot, ėshtė dhe libri Komandimi i vetes dhe administrimi i saj i dok. Nusejbe Abdul Azis Elmutava, libėr i cili ėshtė botuar nga komiteti Ndihmoje vėllanė tėnd musliman kudo qoftė me qendėr nė Kuvajt. Ai ėshtė libėr i njė serie librash qė pėrbėhet nga 25 volume, tė cilat pėrbėjnė njė metodė edukative tė plotė. Kėto ishin mostra tė disa librave qė flasin rreth temės tonė. Veē kėtyre librave ka dhe tė tjerė tė cilėt ju i dini dhe i lexoni ēdo ditė. Gjithashtu ka dhe faqe interneti tė cilat japin udhėzime pėr prindėrit se si ti edukojnė fėmijėt nė rast tė mungesės sė nėnės dhe si plotėsojnė boshllėkun qė ndjen fėmija. Megjithėse ky boshllėk nuk mund tė mbushet dhe kompensohet, por tė paktėn mund tė lehtėsohet. Kėto faqe mund tė ndihmojnė kėdo qė ka tė tilla probleme. Kurse libri tjetėr ėshtė njė libėr i librarisė Xherir kėtu nė Kuvajt dhe titulli i tij ėshtė Si tė rritėsh njė fėmijė qė tė ketė inteligjencė emocionale. Ai ėshtė udhėzues pėr prindėrit dhe ėshtė shkruar nga Lorenc. Ai flet se si prindėrit ta shfrytėzojnė inteligjencėn emocionale tė fėmijės qysh nė vegjėli dhe si ta zhvillojnė kėtė zgjuarsi. Sidoqė tė jetė kėto studime dhe tė tjera mund ti ndihmojnė prindėrit nė rastin e mungesės sė nėnės ose tė babait ose vdekjes sė njėrit prej tyre se si ti edukojnė fėmijėt. E pėrsėrisim dhe njė herė qė nė edukatėn islame ka mė shumė se njė palė, ku hyjnė gjyshi dhe gjyshja, halla, tezja etj
.kjo me qėllim qė tė mbushin boshllėkun e lėnė bosh nga e ėma. Vetė Halifeja El-memun ishte njė personalitet i rrallė, megjithėse ishte rritur nė njė ambjent ku i mungonte nėna. Sot perėndimi vuan shumė nga ky problem, nėna prezente dhe nė mungesė ose nėna qė mungon formalisht. Pėr kėtė unė kam gjetur njė studim nė perėndim ose mė saktė nė Francė. Sipas kėtij studimi ėshtė zbuluar se nė Francė ka shtatė milionė qen mund tė ēuditeni nga ky studim nė njė kohė ku popullsia e Francės arrin 52 milionė. Pra nė 52 milionė njerėz ka shtatė milionė qenė. Gjithashtu studimi pohon qė: Sot nuk ėshtė e ēuditshme nė Paris qė tė shohėsh njerėz qė hanė nė njė tavolinė me qenin e tyre. Kur u pyetėn doktorin nė institutin pėr kujdesin e kafshėve, se cili ishte shkaku qė francezėt i trajtonin qentė njėlloj siē trajtojnė veten, ata u pėrgjigjėn: Kjo pėr shkak se ata nuk gjejnė dikė qė ta duan nga njerėzit. Kjo ishte njė pyetje e vėshtirė dhe pėrgjigja ishtė akoma mė e vėshtirė dhe e rrezikshme. Vallė ku i kanė kėto njerėz nėnat e tyre? Ku i kanė baballarėt? Pėr kėtė nė kohėt tona po rriten breza qė nuk kanė lidhje me nėnėn, megjithėse ajo ekziston. Por lidhjet mes kėtij fėmije dhe nėnės dhe babait janė shkėputur. Nė njė shoqėri si Franca, ku siē thamė mė lart popullsia arrin nė 52 milionė dhe nė mes tyre jetojnė 7 milionė qenė ėshtė diēka shqetėsuese. Kėta njerėz zėnė si miq dhe shokė qentė me qėllim qė tė plotėsojnė njė nevojė shpirtėrore. Ata kanė nevojė pėr ngrohtėsi, dhembshuri dhe tė duan dhe tė duhen. Tė gjitha sa pėrmendėm, e kanė burimin nga nėna. Ajo ėshtė burimi i dhembshurisė, prej saj e mėsojmė dhembshurinė dhe mėshirėn. Nėse i biri do sillej ashpėr ndaj saj gjatė gjithė jetės, ajo e fal nė fund tė jetės sė saj. Nėna nuk e njeh zemėrimin dhe hakmarrjen ndaj fėmijės saj. Zemra e saj ėshtė zemra e vetme qė nuk e njeh hakmarrjen nė kėtė botė. Termi hakmarrje nuk ekziston nė zemrėn e saj. Fenomene tė tilla nė Francė dhe gjetkė shprehin ndjenja dhe nevoja shpirtėrore. Nė kėtė temė po flasim rreth fėmijės qė rritet nė njė kohė qė i ka vdekur nėna. Nėse diēka e tillė do tė ishte nė perėndim do tė pėrbėnte problem tė madh. Diēka e tillė ėshtė problem dhe nė shoqėrinė islame, por qė mund tė kalohet mė kollaj me anė tė sistemit shoqėror me tė cilin karakterizohet ai dhe me edukimin shoqėror. Ėshtė kjo ajo qė ndodhi me vetė Memunin. Nėse do vėrenim me kujdes cilėsitė e Memunit, do tė shohim qė ishte i mėnēur, i vendosur, i shkathėt, trim, zemėrgjėrė dhe njeri qė e donte tė mirėn. Veē kėsaj ishte i ditur dhe njihte mirė jurisprudencėn islame. Vallė si kishte arritur qė tė pėrfitonte cilėsi tė tilla? Dėgjoni me vėmendje tė dashur vėllezėr dhe motra se pyetje tė tilla janė shumė tė rėndėsishme. Ne dhe tė gjithė ata qė lexojnė nė biografitė dhe historitė e personaliteteve, ėshtė mirė qė ta lexojmė historinė duke nxjerrė mėsime prej saj. Po tė shohim nė trashėgiminė islame, botimet qė zėnė vendin mė tė madh janė botimet nė fushėn e historisė. Ata zėnė vendin mė tė madh nė tė gjitha dorėshkrimet dhe librat e botuar dhe tė shtypur. Libra tė historisė ne kemi mė shumė se librat e fikut, jurisprudencės islame. Nė libraritė tona libra historie kemi mė shumė se libra tė logjikės. Kemi libra tė historisė mė shumė se libra nė fushėn e gjeografisė etj
Kėshtu nė gjithė civilizimin islam librat qė zėnė vend mė tė madh nė librari janė ato tė historisė. Kjo na bėn tė mendojmė se si tė pėrfitojmė prej kėtyre librave? Si ti nxjerrim margaritarėt qė mbajnė nė vetvete kėto libra tė cilėt i ka mbuluar pluhuri dhe janė lėnė pasdore? Sot, po tė studiosh dhe tė specializohesh nė fushėn e historisė do tė dėgjosh nga prindėrit fjalė tė tilla: Ti po humb kohėn kot o biri im. Ēfarė do tė pėrfitosh nga historia? As jetesėn nuk e siguron dot pasi nuk ke rrogė tė lartė. Por ky prind ka harruar qė bėrja e historisė dhe ndryshimi i historisė vjen mė parė nga studimi i historisė. Pėr kėtė ajo ėshtė njė fushė e rėndėsishme. Po tė shohim njė e treta e Kuranit ėshtė me tregime, tė cilat nuk janė gjė tjetėr veēse histori. Nėse njė e treta e Kuranit ėshtė histori, kjo do tė thotė qė historia ėshtė e rėndėsishme. Nėse do e lexonim historinė siē duhej duke nxjerrė dobi dhe pėrvojė nė ēėshtjet shoqėrore dhe edukative do tė pėrfitonim shumė. Ėshtė kjo ajo qė po bėjmė me kėtė cikėl emisionesh nė shtėpitė e dijetarėveku mundohemi ti nxjerrim nė dritė kėto perla. Nė njė rast si ky i Memunit, vallė sa dobi kemi pėrfituar teksa e treguam kėtė histori pasi e studiuam mirė dhe analizuam ēdo pikė tė saj? Kjo bėhet me qėllim qė kėto dobi dhe pėrvoja, ti marrim dhe ti praktikojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme me qėllim qė tė dijmė si ti pregatisim fėmijėt tanė pėr tė qenė brezi i ardhėshėm dhe tė jenė tė ditur. Memuni ishte i pari qė ndėrtoi stacion pėr vrojtime nė hapėsirė. Ishte i pari qė nxiti pėr tė shkruar nė fushėn e matematikės. Tė gjitha kėto, i pari qė, i pari qė
janė tregues qė ai ishte iniciator dhe njė gjeni i rrallė. Kėto i kishte arritur megjithėse ishte rritur nė njė shtėpi ku i mungonte nėna e cila i kishe vdekur gjatė lehonisė. Ėshtė e ditur nė islam qė gruaja qė vdes gjatė lehonisė konsiderohet dėshmore siē thotė dhe profeti a.s:Lehona ėshtė dėshmore. Megjithėse i vdiqe ėma, babai i tij Harun Reshidi pėrdori menjėherė njė plan emergjence pėr edukimin e djalit tė tij. Kėshtu ai vendosi strategji edukative afatgjatė se si mund tė bėhet ky fėmijė njeri i ditur dhe ēfarė i duhet qė tė jetė dhe udhėheqės i umetit. Megjithėse ai u rrit pa kujdesin e nėnės, ai u bė Halife dhe udhėhoqi vendin pėr njėzet vite e pesė muaj dhe ishin vite tė mbushura me sukses pėr shkak tė rezultateve qė arriti. Prandaj themi qė me histori tė tilla mund tė mėsojmė se si tė nisim rrugėn e suksesit. Nė temėn e ardhshme do tė flasim mbi njė personalitet tjetėr qė ėshtė Maruf El-kerhi. Ai do tė jetė heroi i historisė sė ardhshme dhe historia e tij ėshtė tepėr e habitshme pasi ai lindi dhe u rrit me prindėr tė krishterė. Nė moshėn shtatė vjeēare ai pranon islamin dhe bėhet shkak qė dhe prindėrit e tij tė pranojnė islamin. Nė temėn e ardhshme do tė flasim pėr njė ambjent tė tillė shoqėror dhe se si mund tė nxirret njė i ditur dhe lider nga njė ambjent i tillė. Nė fund jemi tė gėzuar qė jemi nė kontakt gjithmonė sė bashku. Lus Zotin qė tė na japė ne dhe juve sukses. Derisa tė bėhet lumturia tradita e jonė u pėrshėndes me pėrshėndtjen: Paqja qoftė mbi ju.
-
-
i/e regjistruar
Ebu Hanife dhe fėmija i vetėm
Imam Ebu Hanife siē e dini ka qenė fėmijė i vetėm i dy prindėrve tė tij dhe kjo ėshtė njė situatė shoqėrore e veēantė. Ndoshta shumė nga familjet muslimane sot mund tė pėrjetojnė njė situatė tė tillė. 02.11.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Sot do tė flasim rreth imam Ebu Hanifes dhe do tė studiojmė eksperiencėn e tij edukative dhe shoqėrore. Imam Ebu Hanife siē e dini ka qenė fėmijė i vetėm i dy prindėrve tė tij dhe kjo ėshtė njė situatė shoqėrore e veēantė. Ndoshta shumė nga familjet muslimane sot mund tė pėrjetojnė njė situatė tė tillė. Kush ėshtė Ebu Hanife? Tani le tė krijojmė njė ide tė pėrgjithshme rreth Imam Ebu Hanifes. Emri i tij i vėrtetė ėshtė Numan ibnu Thabit El-muzban. Babai i tij Thabit, ėshtė takuar me shokėt e profetit Muhamed a.s. Gjithashtu thuhet qė edhe vetė Ebu Hanife, kur ishte gjashtėmbėdhjetė vjeē dhe shkoi nė haxh me babanė e tij, u takua me njė sahabi i cili e kishte parė Profetin a.s. Sido qė tė jetė, ajo qė dihet mirė ėshtė se vetė babai i tij ishte takuar me shokėt e Profetit a.s. Babai i tij Thabiti, e kishte pranuar islamin nė kohėn e Umer ibnul Hatabit. Numani (Imam Ebu Hanife) u lind nė vitin 80 hixhri. A e dini se nė ē’qytet u lind ai? U lind nė Kabul. Nė atė qė sot njihet me emrin Afganistan. Kėshtu Imam Ebu Hanife u lind nė Kabul nė Afganistan, por qė mė pas ai udhėtoi shumė duke kėrkuar dije derisa nė fund u vendos nė Bagdad tė Irakut. Kurse nė Kufe ai filloi rrugėn e dijes dhe edukimit, sidomos pasi hyri nė kontakt dhe me dijetarin e njohur Shabij Zoti e mėshiroftė. Ai e vazhdoi kėtė rrugė derisa u bė njė nga dijetarėt (fakih) mė tė shquar tė umetit musliman. Ai themeloi medh-hebin e tij, tė cilin e pasuroi dhe e bėri tė veēantė. Siē thuhet nė librat e historisė, babai i Imam Ebu Hanifes kishte pranuar islamin nė kohėn e Umerit dhe kishte takuar dhe shokė tė Profetit a.s. Ai ishte takuar dhe me Ali ibnu Ebi Talib i cili ishte lutur qė Zoti t’i japė bereqet nė pasardhėsit e tij. Ndoshta vetė Imam Ebu Hanife erdhi si pasojė e asaj lutjeje tė Aliut r.a. Si fillim, Imam Ebu Hanife filloi tė mėsojė lėndėn e Usulit. Ai tregonte njė interes tė veēantė pėr tė dialoguar me ateistėt dhe ata qė nuk besonin nė ekzistencėn e Zotit. Pėr kėtė, argumentet logjika, forca bindėse dhe elokuenca e tij ishin tepėr tė fuqishme. Nėna dhe babai i tij qė kur ishte i vogėl i kushtonin rėndėsi zhvillimit tė dijeve dhe kulturės tek djali i tyre. Ai qė lexon kėrkimet dhe studimet perėndimore do gjejė qė kėto studime pohojnė qė njė fėmijė e vetėm, vuan nga shumė sėmundje psikologjike. Ka shumė sjellje negative qė njė fėmijė i vetėm i fiton dhe ekzistojnė tek ai. Ato thonė qė njė fėmijė i vetėm qė nuk ka vėllezėr dhe motra, personaliteti i tij do tė jetė mė shumė serioz dhe gjithmonė do jetė i mbyllur nė vetvete. Ditėn e parė qė do tė shkojė nė shkollė, nuk pėrzihet me fėmijėt e tjerė dhe nuk bashkėpunon me ta. Shpirti social nuk ekziston tek ai dhe tė gjitha kėto pėr shkak se ai ėshtė rritur i vetėm. Kėtė e thonė studimet perėndimore dhe tė huaja. Tė njėjtėn gjė pohojnė dhe disa nga studimet nė botėn arabe ku thonė qė fėmija i vetėm ėshtė inatēi, nuk dėgjon dhe nuk bindet, kėmbėngul nė tė tijėn gjithmonė, disa prej tyre vuajnė nga depresioni dhe tė tjerė nga stresi. Kjo ėshtė ajo qė thonė studimet dhe kėrkimet. Kurse unė dua tė ndalem pak tek kėta rezultate. A ėshtė e vėrtetė qė fėmija i vetėm jeton nė njė gjendje tė tillė? Po vetė Imam Ebu Hanife, a vuante nga kėto sėmundje psiqike? A vuante nga depresioni dhe stresi? Ai ishte i tillė qė nuk e pranonte mendimin e kundėrshtarit edhe nėse ishte mendim i drejtė? Unė do tė pėrmend njė histori nga historitė e Imam Ebu Hanifes i cili njihet pėr dialogjet me ateistėt dhe mohuesit e ekzistencės sė Zotit. Njė ditė nė Bagdad, Imam Ebu Hanife ishte duke dialoguar me njė ateist. Imam Ebu Hanife dėshironte tė vėrtetojė qė Zoti ekziston, kurse ateisti dėshironte tė vėrtetojė qė Zoti nuk ekziston. Kėtė dialog e dėgjonte njė grup njerėzish. Dialogu vazhdoi pėr kohė tė gjatė dhe u zhvillua nė disa seanca. Imam Ebu Hanife i paraqiste argumente, fakte dhe prova rreth ekzistencės sė Zotit. Nė anėn tjetėr ateisti i paraqiste argumentet e tij qė Zoti nuk ekziston. Nė ditėn e tretė del nė pah zgjuarsia, gjenialiteti i Imam Ebu Hanifes dhe vizioni i tij pėr tė vėrtetėn. Nėse e shihte qė e drejta dhe e vėrteta ėshtė me kundėrshtarin e pranonte. Ky ishte qėndrimi i tė gjithė njerėzve tė ditur. Kėshtu Imam Ebu Hanife nė fund i tha kundėrshtarit ateist:”Unė kam njė mendim tjetėr. Ne kemi dy apo tre ditė qė dialogojmė me njėri-tjetrin, ēfarė mendon qė nesėr tė jetė dita vendimtare dhe ose unė tė besoj qė Zoti nuk ekziston dhe ose ti tė besosh qė Zoti ekziston?” Kėshtu nesėr nė orėn njė nė drekė tė takohemi nė kėtė vend dhe tė dialogojmė. Tė dy palėt ranė dakort. Tė nesėrmen nė orarin e caktuar, Imam Ebu Hanife me qėllim u vonua njė orė. Kur hyri, ateisti i tha:”Ne e lamė qė tė takoheshim nė filan orė, kurse ti u vonove. Kjo do tė thotė qė unė jam fituesi i kėtij dialogu dhe faktet flasin pėr mua. Imam Ebu Hanife i tha:”Unė jam me ty qė faktet flasin pėr ty, por dėgjoje shkakun se pėrse u vonova.” “Pa hė – i tha ateisti – cili ėshtė shkaku qė u vonove?” Imam Ebu Hanife i tha: “Pėr Zotin tek po prisja njė varkė qė tė mė nxirrte nė bregun tjetėr nė brigjet e lumit Tiger, papritur pashė njė ēekiē, gozhda dhe dėrrasa qė fluturuan nė qiell. Mė pas dėrrasat ranė mbi ujin e lumit, ēekiēi i merrte gozhdat dhe mbėrthente me ta dėrrasat, duke formuar pas pak njė varkė. Mė pas pashė njė pėlhurė qė fluturoi nė qiell, ra mbi varkė ku u ngjit pas njė dėrrase tė gjatė dhe kėshtu formoi velat. Unė hypa nė kėtė varkė, kalova lumin dhe erdha tani kėtu para teje dhe tė kėrkoj tė falur pėr vonesėn.” Ateisti i habitur i tha:“Ti dėshiron prej meje tė besoj qė njė dėrrasė fluturon bashkė me ēekiēin dhe gozhdėt dhe se ēekiēi i mbėrthen gozhdėt nė dėrrasa duke formuar njė varkė?! Mos mė kujton tė ēmendur dhe dėshiron prej meje ta besoj?!” Imam Ebu Hanife ia ktheu:”Po ti a dėshiron prej meje tė besoj qė njė hėnė dritėplotė nė qiell, njė diell i vendosur nė hapėsirė, yje dhe galaktika, tokė dhe qiell janė krijuar pa dikė qė ėshtė i ditur, rregullator dhe krijues i kėtyre krijesave?!” Ateisti nė ēast mbeti i shtangur dhe filloi tė mendojė. Mė pas ai pranoi islamin dhe tha: “Dėshmoj qė ekziston njė Zot pėr kėtė gjithėsi” dhe u bė musliman. Ajo qė na intereson nga kjo histori ėshtė se Imam Ebu Hanife nuk vuante nga strese, depresione dhe shqetėsime tė tjera psiqike. Njė herė unė u takova me njė doktor nė filozofi. Ai menjėherė filloi tė filozofojė dhe tė thotė qė dijetarėt e umetit tonė kanė vuajtur nga sėmundje psiqike. Unė i thashė:”O doktor, ne kemi shembuj si Imam Ebu Hanife qė megjithėse ishte fėmijė i vetėm nuk vuante nga kėto sėmundje qė thua. Dhe kjo ėshtė ajo qė e dallon edukimin islam nga edukimi perėndimor.” Kur mund tė ndodhė qė djali im i vetėm, tė vuajė nga sėmundje si depresioni, vetėmbyllja, kokėfortėsia, nuk pėrzihet me njerėzit dhe nuk ėshtė shoqėror? Kur mund tė ndodhė kjo? Kjo ndodh vetėm nėse edukimi i tij ėshtė edukim perėndimor. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė shumica e familjeve tė muslimanėve sot e praktikojnė kėtė lloj edukimi. Kėshtu, fėmija i vetėm rritet duke gėzuar liri tė plotė, pa ndėrhyrjen e babait dhe tė nėnės nė jetėn e tij. Ky fėmijė rritet dhe edukohet me programet e ndryshme televizive, ose kėrkuar nė botėn e pafundme tė internetit. Edhe unė qė kam pesė motra, sikur tė jetoja dhe tė edukohesha nė kėtė formė, do tė vuaja nga probleme psiqike. Kurse edukata islame ėshtė plotėsisht ndryshe o vėllezėr dhe o motra. Imam Ebu Hanife nuk u rrit dhe u edukua i vetėm, edhe pse ishte fėmijė i vetėm. Misioni i edukimit nė islam nuk i pėrket vetėm nėnės dhe babait, por i pėrket dhe xhaxhait, gjyshit dhe gjithė shoqėrisė. Kjo tregon qė nė njė shoqėri tė tillė ka unitet shoqėror. Po, ai ėshtė i vetėm nė shtėpi, por jeton nė njė shoqėri tė pėrsosur dhe tė plotė. Dhe kjo ėshtė e veēanta e edukimit islam nga ai perėndimor. Kjo ishte pika e parė. Kurse pika e dytė ėshtė se edukimi islam, ka dhe fenė nė pėrmbajten e tij. Nėse fėmija rritet me ndjenjėn e fesė dhe lidhjet e fuqishme me Zotin, nuk ka si tė ndihet i vetėm, pasi e ndjen qė ka njė Zot qė e ngushėllon, qė ka njė Zot qė e pėrkrah dhe i jep forcė. Kėshtu ai nuk ka pėrse tė mėrzitet nga jeta, pasi Zotin e ka gjithmonė. Gjithashtu ai nuk ndihet as i dobėt, pasi forcėn e tij e merr nga fuqia e Zotit. Kėshtu thėnia:”Me mua ėshtė Zoti im i cili do mė udhėzojė” ėshtė njė fjalė qė e tha Musai a.s i cili ndihej i vetėm nė ato momente krize. Por ekzistenca e Zotit e bėri tė ndjejė qė nuk ėshtė i vetėm. Pėr kėtė megjithėse Imam Ebu Hanife nė ēertifikatėn e lindjes sė tij ėshtė shkruar qė ėshtė fėmijė i vetėm, por nga ana edukative dhe shoqėrore ai pėrkundrazi ėshtė person gjeni dhe i dalluar. Libri qė kam lexuar kohėt e fundit, ėshtė njė libėr qė pėrshkruan historinė e Adhamijes nė Irak, qytetin e Imam Ebu Hanifes. Autori i kėtij libri ėshtė Velid El’adhamij dhe ėshtė libėr me shume vlera. Ai flet mbi historinė e Adhamijes si qytet dhe gjėja tjetėr e bukur ėshtė se flet mbi varrezėn nė tė cilėn u varros Imam Ebu Hanife. Imam Ebu Hanife vdiq nė vitin 150 hixhri dhe u varros nė varrezėn me emėr Hajzeran. Autori i librit thotė qė nė vitin 150 hixhri vdiq Imami i madh Ebu Hanife Numan ibnu Thabit El-kufij dhe u varros nė anėn lindore tė Bagdadit. Duke pasur parasysh pozitėn shoqėrore dhe si dijetar, kolegėt e tij dijetarė dhe nxėnėsit e tij shkonin dhe e vizitonin tek varri. Varreza ku u varros Imam Ebu Hanife u quajt varreza Hajzeran, pasi ėshtė varreza nė tė cilėn janė varrosur dijetarėt mė tė njohur. Aty ėshtė varrosur Imam Ebu Hanife, ėshtė varrosur Muhamed ibnu Is’hak qė ėshtė i njohur nga tė gjithė pėr biografinė e Profetit a.s, ėshtė varrosur aty edhe El-hajzerani e cila ėshtė nėna e Harun Reshidit. Kėshtu varreza e morri emrin Hajzeran pas varrosjes nė tė, tė nėnės sė Harun Reshidit. Imam Ebu Hanife pasi kishte vdekur, njėzet ditė mė pas njerėzit dhe nxėnėsit e tij shkonin ēdo ditė duke e lutur Zotin pėr tė. Kjo ishte njė histori shumė e shkurtėr rreth Imam Ebu Hanifes. Pėr kėtė ne flasim rreth fėmijės sė vetėm dhe vazhdojmė tė theksojmė qė njė fėmijė i vetėm nė shtėpi me tė vėrtetė qė ėshtė i vetėm, por kjo nuk ėshtė mangėsi shoqėrore pėr tė. Nė fillim tė emisionit folėm rreth fėmijės sė vetėm dhe rreth Imam Ebu Hanifes. Unė kam disa studime siē e pėrmenda dhe mė sipėr, ku njė prej tyre ėshtė “Nel”. Ajo ka shkruar nė studimin e saj rreth fėmijėve tė cilėt janė tė vetėm dhe nuk kanė as vėllezėr tė tjerė dhe as motra. Ajo e quan njė fėmijė tė tillė “fėmija problematik” dhe thotė qė fėmija i vetėm ėshtė shumė xheloz, egoist, mendon vetėm pėr vete, mbėshtetet tek tė mėdhenjtė pėr ēdo gjė, ėshtė armiqėsor, kėrkon tė dominojė ai gjithmonė, i pėlqejnė zėnkat etj… Me kėto ajo nuk lė gjė pa thėnė pėr fėmijėn e vetėm. Me kėto qė thotė ajo, ēdo baba dhe nėnė qė kanė vetėm njė fėmijė do tė jetonin nė gjendje ankthi. Pėr kėtė unė dua t’ju kujtoj atė qė thamė mė sipėr mbi ndryshimin mes edukimit nė islam dhe edukimit nė perėndim. Le tė biem dakord qė babai dhe nėna e njė fėmije tė vetėm jetojnė tė shqetėsuar rreth tij. Kush do e ngushėllojė? Kush do tė luajė me tė, sidomos kur gjendet nė shtėpi? Atij i duhet tė flasė me veten ose me mė tė mėdhenjtė. Kjo shkakton strese tek fėmija i vetėm dhe e bėn atė qė t’i japė rėndėsi vetėm vetes. Kudo qė tė lėvizė nė shtėpi, ai kėrkon qė ta shohin tė gjithė njerėzit. Nėna, babai, halla, gjyshja, tezja etj… kėrkon qė ta shohin tė gjithė dhe tė jetė numri njė nė shtėpi dhe nė shoqėri. Ai gjithmonė jeton duke u krekosur dhe duke e parė veten mė tė madh se ē’ėshtė. Kjo na nxit pėr tė studiuar rreth kėsaj dukurie dhe mė shumė. Le tė kalojmė nė njė pikė tjetėr: A ka fėmija i vetėm gjėra pozitive? Po negative?Sigurisht qė ka gjėra negative. Njė fėmijė i vetėm ka gjashtė gjėra pozitive dhe gjashtė negative. Gjėja e parė pozitive tek njė fėmijė i vetėm ėshtė se ai ndjen kėnaqėsi gjithmonė kur ėshtė nė shoqėrinė e prindėrve tė tij. Kur dikush ka pesė apo gjashtė fėmijė asnjė prej tyre nuk e ndjen veten tė veēantė tek prindėrit. Kurse fėmija i vetėm e ndjen qė ėshtė i veēantė. Ai ėshtė gjithmonė mes nėnės dhe babait dhe jeton si mbret. Jeton i pasur dhe i qetė shpirtėrisht. Ai ndjehet mirė nėse babai dhe nėna janė me tė, pasi ndiehet i sigurtė. Gjėja e dytė pozitive ėshtė qetėsia nė familje. Ata qė kanė pesė apo gjashtė fėmijė gjithmonė jetojnė nė zhurmė dhe potere. Dikush vrapon, dikush thyen diēka, tė tjerėt zihen, dikush qan etj… kurse me fėmijėn e vetėm, familja ėshtė e qetė. Babai ėshtė i qetė, nėna e qetė dhe vetė fėmija si personalitet ėshtė i qetė. Kjo ėshtė njė gjė pozitive e dytė pėr njė fėmijė tė vetėm. Gjėja e tretė pozitive pėr njė fėmijė tė vetėm ėshtė se atij i kushtohet kujdes dhe rėndėsi mė shumė, me qėllim qė tė edukohet dhe tė jetė i dalluar. Po tė shohėsh, babai gjithmonė i ka sytė tek ai, po kėshtu dhe nėna. Ēdo tė metė qė gjejnė tek fėmija, menjėherė mundohen ta korigjojnė. Ky kujdes bėn qė tė kemi njė fėmijė tė veēantė dhe tė dalluar. Imam Ebu Hanifeja ndoshta ėshtė bėrė i dalluar dhe i suksesshėm pėr shkak se ishte i vetėm. Ai ishte i suksesshėm nė dije, nė fikh, nė logjikė, nė dialog dhe debat. Pėr kėtė ai arriti tė ndėrtojė medhhebin e tij dhe themeloi njė shkollė tė. Gjėja pozitive e katėr ėshtė se fėmija i vetėm arrin tė ketė pėr vete sasi tė madhe dashurie dhe dhembshurie. Babai dhe nėna nuk kanė tjetėr veē kėtij fėmije tė vetėm nė shtėpi, kėshtu qė e gjithė ana emocionale do tė derdhet tek ky fėmijė. Si rezultat, ky fėmijė ndjen qė ėshtė i pasur dhe i ngopur emocionalisht. Kur del nė shoqėri njė fėmijė i tillė, nuk ndihet i varfėr emocionalisht. Njė vajzė tė vetme, e cila ėshtė e ngopur me tė tilla ndjenja dhe emocion, nuk do tė ndikohej aspak nėse do tė ndalohej nė rrugė nga njė djalė, i cili do e ngacmonte duke lavdėruar flokėt e saj, fytyrėn etj… Kjo, pasi ajo ėshtė e ngopur me tė tilla gjėra. Babai e lavdėron, nėna e ledhaton etj… dhe me kėtė ata e kanė ngopur nga ana emocionale. Kėshtu qė kur tė dalė ajo ėshtė e ngopur emocionalisht dhe fjalė tė tilla nuk ndikojnė aspak tek ajo. Kjo padyshim qė ėshtė diēka tepėr pozitive. Veēsa pėrmendėm, fėmija i vetėm ka shumė lojėra. Tė gjitha lojėrat grumbullohen dhe blihen pėr fėmijėn e vetėm. Babai, nėna, gjyshi, gjyshja etj… kushdo qė udhėton kur kthehet i blen atij njė lojė. Me kėtė atij i bėhet njė grumbull lojėrash dhe njė gjė e tillė padyshim qė ėshtė karakteristikė e fėmijės sė vetėm. Gjėja e pestė pozitive e fėmijės sė vetėm, ėshtė pėrkrahja nė zhvillimin e dhuntive tė tij. Babai dhe nėna kur kanė njė fėmijė tė tillė, interesohen mė shumė pėr tė. Ata kėrkojnė dhunti tė reja dhe i zhvillojnė ato. Ata kanė kohė tė bollshme pėr ta pėrkrahur dhe pėr t’i zhvilluar dhuntitė dhe gjenialitetin e tij. Me kėtė’ ky fėmijė arrin tė bėhet i dalluar. Gjėja e gjashtė pozitive ėshtė se ai reagon dhe bashkėvepron me mė tė mėdhenjtė. Nėse do tė merrnim dy fėmijė, njėri i vetėm, kurse tjetri ka pesė ose gjashtė vėllezėr dhe tė rrijmė tė dėgjojmė fjalėt e secilit prej tyre ne mund t’i dallojmė se kush ėshtė i vetėm dhe kush jo. Fėmija i vetėm pėrdor fjalė tė mėdha, termat gjuhėsorė janė mė tė zgjedhur, mėnyra se si lėviz dorėn, kokėn dhe trupin, mėnyra se si dialogon, diskutimet e tij, tė bėjnė qė tė mendosh qė ke tė bėsh me njė fėmijė por tė rritur. Kurse fėmija i dytė e ndjen qė ai nuk ėshtė mė shumė se njė fėmijė. Fjalėt, gjuha qė pėrdor, mėnyra etj… tregojnė qė ėshtė vetėm njė fėmijė. Kjo pasi ai jeton me fėmijė, flet me fėmijė, luan me fėmijė etj.. kėshtu qė ambjenti nė tė cilin qėndron ėshtė ambjent fėmijėsh. Kurse i pari me trup ishte fėmijė, por nė pėrmbajtje dhe nė brum ishte i madh. Saqė kur sheh njė pesė apo gjashtė vjeēar tė tillė habitesh me aftėsitė e tij. Jo vetėm kaq, por t’i hyn dhe nė dialog dhe nė bisedė me tė, pasi fėmija i vetėm bėhet pjesė e dialogut. Kurse njė fėmijė qė nuk ėshtė i vetėm nuk merr pjesė nė biseda. Kjo pasi ai ėshtė mėsuar qė bisedat t’i bėjė nė nivel fėmijėsh. Kėshtu kjo ėshtė gjė pozitive pėr fėmijėn e vetėm. Prandaj unė theksoj qė fėmijėn e vetėm duhet ta shfrytėzojmė pasi ėshtė diēka e mirė e cila na shtyn drejt fėmijės sė ditur dhe gjeni. Libri qė kam nė dorė, autor i tė cilit ėshtė Pol Kolman, ėshtė njė libėr shumė i dobishėm qė pėrmban shumė ide tė zgjuara. Titulli i tij ėshtė “Si tė flasėsh me fėmijėt e tu”. Pėrmbajtja e librit e bėn atė tė rrallė pėr nga rėndėsia. Autori nė libėr pėrmend problemin e divorcit dhe si t’u tregosh fėmijėve pėr divorcin. Aty ai paraqet pesėmbėdhjetė ide tė ndryshme positive dhe pesėmbėdhjetė tė tjera negative. Njė problem tjetėr ėshtė djallėzia dhe tė qėnit i prapė. Si tė sillesh me njė fėmijė tė tillė? Autori paraqet dhjetė ide pozitive dhe dhjetė tė tjera negative. Nė tė vėrtetė ky ėshtė njė libėr shumė i dobishėm dhe ju kėshillojmė qė ta lexoni dhe tė pėrfitoni prej tij. Kush konsiderohet fėmijė i vetėm? Teksa flasim rreth fėmijės sė vetėm, lind njė pyetje e rėndėsishme: Kush konsiderohet fėmijė i vetėm? Unė jua bėj juve kėtė pyetje. Kush ėshtė fėmijė i vetėm? Mos ėshtė fėmijė i vetėm ai fėmijė i cili ėshtė i vetėm? Ēfarė kuptojmė kur themi i vetėm? Unė po ju flas rreth vetes time dhe u them qė kam njė vėlla dhe kam tre motra. Tė gjithė ne jemi pesė persona. Kishim dhe njė vėlla por ai ka vdekur. Tani jemi pesė, dy djem dhe tre motra. Unė si Xhasim, a konsiderohem i vetėm apo jo? Pėrgjigja ėshtė jo, pasi kam tre motra dhe kam njė vėlla. Kėshtu nuk konsiderohem i vetėm pasi jetoj nė njė familje prej pesė personash. Por… a tė pėrgjigjem dhe ta them? Unė nė realitet jam i vetėm. Ju do tė pyesni se si jam i vetėm? Unė ua them se si. Kush ka thėnė qė njė fėmijė i vetėm ėshtė ai qė nuk ka as vėllezėr dhe as motra? Nėse njė fėmijė ka dhjetė vėllezėr dhe motra, por ky fėmijė ėshtė i vetmi nga tė gjithė qė pėrkėdhelet, a konsiderohet i vetėm apo jo? Unė e konsideroj tė vetėm. Unė nuk po u them tani qė unė jam i pėrkėdhelur por do ua tregoj se pėrse jam i vetėm. Kėshtu mund tė jenė dhjetė vėllezėr dhe motra, vetėm njėri prej tyre ėshtė i pėrkėdhelur kurse nėntė tė tjerėt trajtohen njėsoj nga prindėrit. Fėmijėn e pėrkėdhelur kėtu ne e quajmė fėmijė tė vetėm. A t’jua tregoj se si jam unė i vetėm? Unė jam Xhasimi dhe kam tre motra qė kanė lindur para meje. Pas tyre, nėna priti njė kohė tė gjatė dhe pastaj linda unė. Lindjen e njė djali pas tre vajzash a nuk e konsiderojmė si fėmijė tė vetėm? Vazhdova unė pėr pesė apo gjashtė vite tė jem fėmija i vetėm. Kisha tre motra mė tė mėdhaja, unė isha i katėrti, kėshtu qė isha fėmija i vetėm. Vėllai im, fėmija e pestė, lindi pas meje pas gjashtė vitesh. Pasi lindi ai unė nuk konsiderohesha mė i vetėm, pasi ishim dy djem tani. Ajo qė duam tė themi ėshtė se fėmija i vetėm nuk ėshtė domosdoshmėrisht ai qė nuk ka vėllezėr dhe motra. Nėse do tė kishim njė familje me dhjetė fėmijė, njėri prej tyre ėshtė handikapat (Zoti na ruajt). I gjithė interesi dhe kujdesi i kushtohet kėtij fėmije. Ky fėmijė konsiderohet i vetėm. Edhe njė herė tjetėr e themi qė kjo ēėshtje ka nevojė tė diskutohet mė gjerėsisht. Ne gėzohemi me kontaktet tuaja me ne dhe derisa lumturia tė bėhet tradita jonė ju themi: Paqja qoftė mbi ju.
-
-
i/e regjistruar
Uthmani, model nė marrėdhėniet bashkėshortore
Morali me tė cilin njihej mė shumė Uthmani, ishte turpi. Ēdo popull qė e ka pasur turpin si moralin kryesor, ai popull ėshtė lartėsuar dhe nderuar. 29.10.2009
Kliko kėtu pėr ta parė foton nė madhėsi origjinale Nė kėtė temė do tė flasim mbi figurėn e Uthman ibnu Affanit dhe marrėdhėniet e tij bashkėshortore. Ai ishte shumė i dashur dhe tejet miqėsor me gruan e tij. Uthmani ėshtė njė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet dhe ėshtė Halifeja i tretė musliman pas tė dėrguarit tė Zotit. Emri i nėnės sė tij ishte Erva dhe ajo ishte halla e Profetit a.s. Cilėsitė e tij tė rralla, e bėnė Profetin a.s t’a zgjedhė atė si dhėndėr pėr dy vajzat e tij. Ishte ky fakt, ai qė e bėri tė njihej dhe me emrin “Me dy drita”. Si u konvertua nė islam dhe kush ishte shkaku? Personi qė u bė shkaktar pėr konvertimin e Uthman ibnu Affanit nė islam, ishte Ebu Bekri. Kur pranoi islamin, Uthmani ishte 32 vjeē. Qė nė rini, Uthmani ishte aktiv dhe kishte ndėrtuar marrėdhėnie shoqėrore tė shėndosha dhe fitimprurėse. Ai ishte njė nga muslimanėt e parė qė koknvertoheshin dhe pranonin islamin si fe tė vetme tė tyre. Duke qenė nga tė parėt qė pranuan islamin, ai ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė pėrhapjen e islamit. Morali me tė cilin njihej mė shumė Uthmani, ishte turpi. Ēdo popull qė e ka pasur turpin si moralin kryesor, ai popull ėshtė lartėsuar dhe nderuar. Ndėrkohė qė ēdo populli qė i ka munguar morali i turpit, ėshtė degjeneruar dhe shkatėrruar. Ėshtė pikėrisht morali i turpit njė nga faktorėt kryesorė pėr forcimin e marrėdhėnieve me Zotin e madhėruar. Kjo, pasi turpi tė pengon nga veprimi i gjynaheve tė mėdha dhe tė vogla. Pėr moralin e turpit thuhet qė ai ėshtė kurora e tė gjithė moraleve. Pėrse u quajt me dy drita? Dy vajzat e Profetit a.s para se tė martoheshin me Uthmanin, ishin tė fejuara me dy djemtė e Ebu Lehebit. Kur Profetit a.s iu shpall zbulesa hyjnore dhe filloi tė publikojė fenė islame, Ebu Lehebi, gruaja dhe fėmijėt e tij ishin nga armiqtė dhe kundėrshtarėt e tij. Madje Ebu Lehebi u kėrkoi dy djemve tė tij qė t’a prishnin fejesėn me dy vajzat e Profetit a.s. Me kėtė, Ebu Lehebi kėrkonte t’i shkaktojė dhimbje dhe t’i bėjė presion psikologjik dhe social Profetit a.s pėr ta braktisur fenė. Pikėrisht pėr shqetėsimet dhe keqtrajtimin ndaj Profetit a.s, Zoti shpalli njė sure tė veēantė pėr Ebu Lehebin. Thotė Zoti nė Kuran:” “Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftė nė gjithēka! Nuk do ta ndihmojnė atė as pasuria dhe as fitimet e tjera. Ai, me siguri, do tė hidhet nė zjarrin me flakė tė tėrbuara, po ashtu edhe gruaja e tij, qė mbart drutė e zjarrit, nė qafėn e saj do tė ketė njė litar prej fijesh palme.” (Mesed 1-5) Pasi dy djemtė e Ebu Lehebit e prishėn fejesėn, Profeti a.s zgjodhi Uthman ibnu Affanin si dhėndėr tė tij dhe vajzėn e tij Rukajen e martoi me tė. Lidhja martesore mes tyre ishte njė lidhje e bekuar dhe e lumtur. Kur Profeti a.s urdhėroi muslimanėt qė tė emigronin pėr nė Abisini, bashkė me muslimanėt e tjerė ishte dhe Uthmani me gruan e tij Rukajen. Ata tė dy, ishin ēifti i parė qė emigronin pėr hir tė Zotit. Kur Profeti a.s emigroi bashkė me muslimanėt e tjerė pėr nė Medine, Uthmani dhe Rukaja u kthyen nga Abisinia dhe u vendosėn nė Medine. Pas disa kohėsh nė Medine, Rukaja sėmuret rėndė dhe pėr pasojė vdes. Kjo gjė e dėshpėroi shumė Profetin a.s dhe bashkėshortin e saj Uthmanin. Profeti a.s, duke e parė Uthmanin tė mėrzitur dhe tė dėshpėruar, i tha:”Tė shoh tė mėrzitur o Uthman!” “Po o i dėrguari i Zotit - iu pėrgjigj Uthmani – me vdekjen e Rukajes, u ndėrpre lidhja miqėsore mes meje dhe teje dhe ē’ėshtė mė e keqja nuk pata as fėmijė me tė.” Profeti a.s i tha:”O Uthman! Mė erdhi Xhibrili a.s dhe mė propozoi qė tė tė martoj me vajzėn tjetėr Umu Kulthumin.” Kėshtu u martua Uthmani me vajzėn e dytė tė Profetit a.s Umu Kulthumin. Por edhe kjo martesė e cila e gėzoi Uthmanin, pėrfundoi si e para me vdekjen e Umu Kulthumit. Kur Profeti a.s e pa tė dėshpėruar Uthmanin pėr vdekjen e gruas sė tij, i tha:”O Uthman! Pėr Zotin nėse do tė kisha njė vajzė tė tretė do tė kisha martuar me tė.” Kjo tregon dhe njė herė mbi marrėdhėniet dhe lidhjet e forta mes Uthmanit dhe Profetit a.s. Martesa e Uthmanit me Nailen Pėr shkak tė martesės sė Uthmanit me dy vajzat e Profetit a.s, u quajt Uthmani me dy drita. Ėshtė njė nofkė qė nuk e ka pasur asnjė njeri tjetėr qė nga Ademi a.s dhe nuk do e ketė njeri tjetėr deri nė Ditėn e Kijametit. Askush tjetėr pėrveē Uthmanit, nuk ėshtė martuar me dy vajza tė njė profeti. Diēka e tillė ėshtė njė vlerė tjetėr qė i shtohet vlerave tė Uthmanit. Pas vdekjes sė Umu Kulthumit, Uthmani u martua me njė grua tjetėr Nailen. Ajo ishte njė grua fisnike, e guximshme dhe e bukur, por jo mė e bukur se Umu Kulthumi dhe Rukaja, e cila merrej se shembull dhe model pėr bukurinė e saj. Model i hijeshisė burrėrore ishte dhe vetė Uthmani. Nga historitė qė rrėfehen nė kėtė aspekt, ėshtė se Profeti a.s e dėrgoi Usamen tek Uthmani t’i japė diēka. Usame vajti tek Uthmani, hyri nė shtėpinė e tyre dhe i pėshėndeti por nuk ua dha porosinė e Profetit a.s. Ai u kthye tek Profeti a.s, i cili e pyeti duke buzėqeshur:”Ēfarė pe qė nuk ua dhe porosinė time?” Usame i tha:”Pėr Zotin pashė Uthmanin me Rukajen dhe mbeta i hutuar nga hijeshia dhe bukuria e tė dyve.” Bujaria dhe zemėrgjerėsia e Uthmanit Uthman ibnu Affani njihet pėr bujarinė dhe zemėrgjerėsinė e tij. Me kėtė rast, tė gjithė ne e dimė kontributin e Uthmanin nė pėrgatitjen e ushtrisė muslimane. Kur Profeti a.s u bėri thirrje muslimanėve qė tė kontribojnė nė pėrgatitjen e ushtrisė, vetė Umeri solli gjysmėn e pasurisė sė tij. Ebu Bekri solli tė gjithė pasurinė e tij, ndėrkohė qė Uthmani dhuroi 950 deve tė ngarkuara me ushqimet dhe armatimet e nevojshme pėr luftė dhe pesėdhjetė kuaj. Diēka e tillė ishte njė kontribut shumė i madh, gjė qė e bėri Profetin a.s tė thotė:”Nuk ka gjė qė e dėmton imazhin e Uthmanin pas kėsaj dite.” Profeti a.s e pėrgėzoi me xhenet dhe ai ėshtė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet. Kontributin me pasuri nuk mundet ta bėjė kushdo. Sa herė na ndodh qė nėse duam t’i japim dikujt ca tė holla, ne nxjerrim ato mė tė vjetrat edhe pse kemi tė reja dhe nė tė njėjtėn vlerė. Ka njerėz tė cilėt japin dhe kontribojnė me pasuritė e tyre pa i llogaritur ato qė japin, siē ishte Uthman ibnu Affani. Uthmani dhe pusi RumaM Njė rast tjetėr tė cilin vlen ta pėrmendim ėshtė dhe rasti kur Uthmani u dhuroi muslimanėve pusin Ruma. Ruma ishte njė pus nė pronėsinė e njė hebreu, nga i cili mbushnin ujė dhe furnizohej i gjithė qyteti i Medines. Profeti a.s, njė ditė shprehu dėshirėn qė ky pus duhej tė ishte pronė e muslimanėve. Uthmani e bleu kėtė pus dhe e dhuroi vakėf pėr tė gjithė muslimanėt. Jo vetėm kontribut material Uthmani nuk dallohej vetėm nga kontributet materiale dhe pasuritė qė jepte pėr mirėqenien e muslimanėve. Ai kishte njė kontribut tė ēmuar dhe nė morale dhe vlera shoqėrore. Kur tė gjithė muslimanėt pėrgatiteshin pėr tė marrė pjesė nė luftėn e Uhudit, edhe Uthmani deshi tė marrė pjesė nė kėtė luftė. Ai vajti tek Profeti a.s dhe i tregoi se gruaja e tij ishte e sėmurė. Profeti a.s e urdhėroi qė t’i qėndrojė tek koka dhe tė mos marrė pjesė nė luftė. Kėshtu, Uthmani i qėndroi tek koka duke i shėrbyer dhe dhėnė zemėr. Me kėtė, duam tė themi qė kontributi i tij nuk ishte vetėm material por edhe moral dhe social. Sa herė qė flasim mbi kopracinė dhe babėzinė, flasim dhe mbi kopracinė emocionale. Kur gruaja e tij Rukaja vdiq, dhimbja e Uthmanit ishte e dyfishtė. Kjo, pėr shkak se i vdiq gruaja dhe e dyta pėr shkak se ai nuk morri pjesė nė betejėn e Uhudit bashkė me muslimanėt e tjerė. Dhimbjen e parė Profeti a.s ia lehtėsoi duke e martuar me vajzėn e tij tė dytė. Ndėrkohė qė dhimbjen e dytė ia lehtėsoi duke i folur mbi qėllimin dhe nijetin e mirė. Ne tė gjithė e dimė qė kushdo qė ka njė nijet tė mirė, por nuk e realizon atė, i shkruhet sikur e ka vepruar. Nėse njė musliman vepron njė vepėr tė mirė, i shkruhet sikur ka vepruar dhjetė tė tilla. Nėse vepron njė vepėr tė keqe, i shkruhet njė e tillė. Njė herė, morra njė taksi dhe gjatė bisedės me shoferin, mė tregoi se gruaja e tij ankohej gjithmonė dhe se kohėt e fundit i kishte kėrkuar dhe divorcin. Ai ndihej i dėshpėruar pasi me kėtė grua kishte gjashtė fėmijė, tė cilėt i kishte ai nėn kujdestari. Ai tregonte se ēdo ditė dilte nė mėngjes nė punė, kthehej nė drekė pėr t’u gatuar fėmijėve dhe dilte pėrsėri nė punė deri natėn vonė. Unė fillova ta pyes mbi hollėsitė e marrėdhėnieve tė tyre bashkėshortore dhe zbulova qė gruaja e tij ishte neglizhente dhe shpėrfillėse. Nė fund unė e pyeta:”Po pėrse pranove qė t’ia japėsh divorcin?” Ai mė tha:”Po ēfarė mund tė bėja tjetėr? A mund tė jetohet me njė grua qė nuk tė don dhe nuk tė respekton?!” Nga kjo histori mėsova se pėrveē marrėdhėnieve bashkėshortore, ka edhe besnikėri bashkėshortore. Uthman ibnu Affani e kishte kėtė besnikėri bashkėshortore, e cila buronte nga morali i turpit dhe shumė moraleve tė tjera. Ai ishte model mbi kontributin me pasuri nė udhėn e Zotit dhe model nė besnikėrinė dhe marrėdhėniet bashkėshortore. Martiri Uthman ibnu Affani Tregohet qė Uthmani e pėrfundoi leximin e gjithė Kuranit brenda njė nate. Njė moment tjetėr i rėndėsishėm ėshtė dhe rasti kur Profeti a.s ishte nė shoqėrinė e Uthmanit, Ebu Bekrit dhe Umerit nė malin Uhud. Nė atė ēast, mali tronditet dhe Profeti a.s i flet me fjalėt:”Qetėsohu Uhud! Pasi sipėr teje ndodhet njė Profet, njė i besueshėm dhe dy martirė.” Kjo ishte njė dėshmi nga ana e Profetit a.s pėr Uthmanin. Kur shumė njerėz i kėrkuan ta lėrė postin e Halifes, ai u tha:”Jo. Nuk e heq njė kėmishė qė e kam veshur njė herė.” Uthmani ishte njė nga dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet. Ai ishte dhe mbetet simboli dhe modeli i rinisė muslimane dhe njėkohėsisht ėshtė krenaria e kėtij umeti. Uthman ibnu Affani kishte njė djalė qė quhej Iban ibnu Uthman. Ai u bė njė nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė Medines dhe pėrmendej bashkė me dhjetė fakihėt mė tė mėdhenj tė qytetit. Paqja e Zotit qoftė mbi ju!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt