Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UP ndėrtoi strategjinė teorike dhe praktike pėr dije dhe liri

    Fatmir Sejdiu

    - Fjala e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, nė shėnimin e 40 vjetorit tė themelimit tė Universitetit tė Prishtinės -

    I nderuari rektor, z. Mujė Rugova,
    I nderuari kryetar i Parlamentit, z. Jakup Krasniqi,
    Tė nderuar ministra, pėrfaqėsues tė institucioneve dhe partive politike, pėrfaqėsues diplomatikė,
    Udhėheqės tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės,
    Pėrfaqėsues tė kultit,
    Te nderuar profesorė dhe studentė tė Universitetit tė Prishtinės,
    Kolegė tė mi,
    Tė nderuar pjesėmarrės,

    Sot ėshtė ditė e veēantė - e shėnojmė 40 vjetorin e themelimit tė Universitetit tė Prishtinės. Kremtja, megjithėse u pėrket pikėsėpari profesorėve dhe studentėve, ajo po kaq fuqishėm pėrjetohet edhe nga qytetarėt e vendit tonė.

    Fillimi i punės sė Universitetit tė Prishtinės ishte shtytė pėr krijimin e specialistėve tė profileve nga fusha e filologjisė, arteve, shkencave sociale, matematiko-natyrore, juridike, ekonomike, teknike, tė mjekėsisė, tė bujqėsisė etj. Institucioni akademik do t’i shėrbente zhvillimit socio-kulturor dhe ekonomik tė Kosovės dhe nė kėtė kontekst veēmas shqiptarėve si popullsi shumicė.

    Fati i zhvillimit tė vendit tonė ishte i lidhur me punėn dhe shtrirjen e Universitetit, sepse ai ndėrtoi strategjinė teorike dhe praktike pėr dije dhe liri. Dija i dha jetė lirisė dhe tė dyja bashkė u vunė nė shėrbim tė tė mirės pėr tė gjithė. Ajo krijoi bazėn pėr zhvillimin e shtetit dhe nė kėtė mėnyrė e forcoi perspektivėn tonė.

    Kėtė moto Universiteti i Prishtinės e promovoi qė nga themelimi, dhe kjo mund tė kuptohet mė sė miri nga fjala e prof. dr. Dervish Rozhajės, rektorit tė parė, mbajtur mė 15 shkurt 1970 nė Prishtinė:
    “Themelimi i Universitetit tė Prishtinės ėshtė ngjarje historike. Njė hap kualitativ pėrpara nė progresin e mėtejshėm tė gjithanshėm tė shoqėrisė. Zhvillimi i fuqishėm i shkencės sjell ndryshime pėrkatėse nė koncepcionin dhe pozitėn e saj nė shoqėri. Nė vend tė shkencės si aktivitet i ndarė nga jeta, sot kemi depėrtimin e saj nė tė gjitha poret e jetės”. (pėrf. citati)

    E theksoj kėtė fragment ceremonial tė akademik Rozhajės, pėr tė vlerėsuar angazhimin e qindra profesorėve dhe punonjėsve tė Universitetit, pėrkushtimin pėr punėn kėrkimore–shkencore, thellimin dhe modernizimin e procesit tė mėsimdhėnies, si dhe daljen nė krye tė kėrkesave pėr lirinė dhe prosperitetin e Kosovės.

    Me kėtė rast kthejmė kujtesėn tonė pėr tė respektuar tė gjithė profesorėt dhe studentėt e Universitetit tė Prishtinės, tė cilėt punuan nė proceset e krijimit dhe tė realizimit tė aspiratės pėr liri dhe mėvetėsi nacionale, duke u nisur nga vitet ‘60, ‘80 dhe ’90.

    Po kėshtu, vlerėsojmė kontributin studimor tė mijėra studentėve qė u diplomuan nė fakultete dhe shkolla tė larta dhe si ekspertė eminentė, dijen e tyre e zbatuan jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Maqedoni, Luginė tė Preshevės, Rozhajė e Novi Pazar, Mal tė Zi dhe nė shumė vende tė botės.

    Tė nderuar pjesėmarrės,

    Nė kėto 40 vjet Universiteti i Prishtinės dha kontribut tė qenėsishėm nė fushėn e arsimit, tė shkencės dhe arteve, shtylla kėto, tė ngritjes sė identitetit modern tė shtetit tonė, Republikės sė Kosovės.

    Universiteti e ngriti vetėdijen pėr njeriun e arsimuar si njė faktor themelor tė krijimit tė njė shoqėrie tė lirė, humane dhe demokratike.

    Duke promovuar konceptin bashkėkohor tė reformimit dhe menaxhimit, universiteti u bė korrespondues me vlerat konkurruese nė tregun e dijes, jo vetėm nė shkallė nacionale, por edhe universale.

    Me pranimin e Deklaratės sė Bolonjės Universiteti i Prishtinės bėhet edhe formalisht pjesė e komunikimit midis universiteteve nė hapėsirėn evropiane tė arsimit tė lartė. Do tė jetė me interes tė ketė sa mė shumė projekte tė pėrbashkėta me partnerė akademikė jashtė vendit, nė mėnyrė qė tė ndėrtohet koncepti i Universitetit jo vetėm si konsumues dhe i financuar, por edhe si prodhues dhe financues.

    Dua tė them me kėtė rast, se ende nevojitet mė shumė dėshirė dhe veprim praktik pėr tė ndryshuar qasjen tradicionale tė punės nė Universitet. Ndėrlidhja e studimeve dhe hulumtimeve me kėrkesat e tregut tė punės dhe strategjinė e zhvillimit nacional dhe global, mbetet njė nga synimet kryesore pėr tė ardhmen.

    Pėr kėtė arsye, ligjvėnėsit dhe qeveritarėt, duke krijuar politika nxitėse tė zhvillimit tė arsimit tė lartė, ndihmojnė realisht tė ardhmen mė tė mirė tė qytetarėve dhe tė shtetit tonė.

    Tė nderuar pjesėmarrės,

    Nė Kosovė tashmė ndiqen politika liberale nė arsimin e lartė. Arsimi i lartė ėshtė e drejtė e realizuar nė gjuhėn shqipe, serbe, turke, boshnjake. Ne duam qė secili qytetar tė ketė mundėsinė pėr tė arritur maksimumin shkencor dhe profesional. Kėto politika duhet pėrparuar dhe stimuluar, mbasi ende jemi vendi me mesatare mė tė ulėt tė pėrfshirjes sė tė rinjve nė arsimimin e lartė. Tė rinjtė tanė duan arsimin dhe ne kėtė jemi tė obliguar t’ua mundėsojmė.

    Qė nga 1 tetori i kėtij viti nė Prizren do tė fillojė punėn edhe Universiteti i dytė publik nė Kosovė. Ndėrkohė, nė vitet e fundit ėshtė zhvilluar njė rrjet shumė i rėndėsishėm i institucioneve private tė arsimit tė lartė. Nė tė ardhmen priten investime tė rėndėsishme edhe nė ngritjen e institucioneve me profilizime tė reja.

    Besoj, tė gjitha kėto do tė ndikojnė nė rritjen e konkurrencės universitare dhe ofrimin e cilėsisė mė tė lart ani pse tregu i dijes nė Kosovė po bėhet gjithnjė e mė i hapur, dinamik dhe gjenerues. Nė tė, pozita e Universitetit tė Prishtinės, si universiteti i parė dhe me njė traditė kaq frytdhėnėse, duhet tė ruhet dhe forcohet me punė dhe ndryshim tė pėrhershėm, reformim thelbėsor, investime nė ngritjen e kuadrove tė reja, investime nė modernizimin e procesit kėrkimor-shkencor dhe tė kushteve mė tė mira pėr mėsim dhe banim tė studentėve.

    Jam shumė i bindur se kėtė do ta bėjė Universiteti i Prishtinės dhe nė kėtė projekt do tė ketė pėrkrahjen e merituar.

    Urime edhe njė herė pėr 40 vjet tė punės sė Universitetit tė Prishtinės!
    E ndjej si privilegj qė vitin e parė tė studimeve e kam filluar nė Universitetin e Prishtinės.
    Ju faleminderit!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    UP, farkėtare e militantėve tė paepur tė lirisė

    Jakup Krasniqi

    - Fjalė rasti e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, nė solemnitetin e 40-vjetorit tė themelimit tė Universitetit tė Prishtinės -

    I nderuar rektor, zoti Mujė Rugova,
    I nderuar president, zoti Fatmir Sejdiu,
    Tė nderuar pedagogė dhe studentė,
    Zonja dhe zotėrinj

    Kam kėnaqėsinė e veēantė tė jem sot nė kėtė pėrvjetor jubilar tė themelimit tė Universitetit tė Prishtinės.

    Historia e veprimtarisė sė Universitetit tonė nuk ėshtė e gjatė po tė krahasohet me universitetet tjera evropiane, sepse paradoksalisht ai u themelua vonė, por rrallė mund tė gjenden shembuj tė vėshtirėsive nėpėr tė cilat ka kaluar ai gjatė jetės sė tij. Vetė lindja me aq dhembje dhe vonesė e Universitetit, ishte shprehje e politikės sė regjimit tė egėr pushtues, i cili objektiv historik kishte mė shumė se mbajtjen nė obskurantizėm mesjetar tė popullit tonė arsimdashės.

    Shumica prej nesh nė kėtė sallė, nė njėfarė mėnyre, jemi bijtė intelektualė tė kėtij Universiteti, por edhe mbrojtėsit e tij nga rrebeshet e pareshtura dhe tė pamėshirshme.

    Historia e Universitetit ėshtė e pandashme dhe njė me historinė e dyzet vjetėve tė fundit tė Kosovės. Universiteti i ri dhe i brishtė i Prishtinės sė zymtė, nuk ishte thjeshtė vetėm njė tempull drite nė errėsirėn e robėrisė, por mbi tė gjitha njė farkėtare e militantėve tė paepur tė lirisė. Studentėt ishin tė ndėrgjegjshėm pėr fatin dhe gjendjen e Kosovės, prandaj jetėn studentore e lidhnin me kėtė fat dhe nė shėrbim tė kauzės sė madhe tė ēlirimit, si dalzotės tė atdheut dhe popullit tė vet.

    Studentėt kosovarė nga kėto dyer shpėrthyen si uragan nė rrugė e nė sheshe mė 1968, mė 1981 dhe nė vitet vijuese, pėr tė kėrkuar tė drejtat legjitime tė Kosovės dhe tė popullit tė saj. Lėvizja studentore e vitit 1997 ishte prishje e kodit tė paqes me sunduesin dhe preludi i Luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

    Regjimi pushtues e mbante vazhdimisht nė shėnjestėr Universitetin tonė, sepse aty e shihte rrezikun, por edhe fundin e vet. I ashtuquajturi diferencim mė 1981, filloi pikėrisht nė Universitet. Beogradi pasi i bėnte kualifikimet mė tė rėnda Universitetit, si “ēerdhe e nacionalizmit”, “irredentizmit” e “terrorizmit”, sulej mbi tė, duke pėrndjekur pedagogėt e studentėt, duke ndaluar literaturėn dhe financimin, duke imponuar programet mėsimore dhe duke mbyllur dyert e objekteve tė tij, tė ngritura me djersėn e punonjėsve kosovarė. Por Universiteti ynė mbijetoi, sepse i pėrkiste sė ardhmes, kurse regjimi sė kaluarės.

    Universiteti i Prishtinės tash dhjetė vjet vepron i lirė dhe plot dy vjet nė Kosovėn e pavarur. Vendi ynė ka ndryshuar shumė dhe bashkė me tė edhe Universiteti. Ai ėshtė nė proces tė reformimit tė suksesshėm, pėr t’u bėrė njė institucion i lartė modern arsimor, i nivelit evropian. Ky qėllim pėrbėn prioritetin e lartė tė institucioneve tona, sepse Kosova ia ka borxh Universitetin e ri rinisė sė mrekullueshme tė saj.

    Duke ju uruar gėzuar festėn e madhe tė dritės sė diturisė, dyzetvjetorin e Universitetit, ju dėshiroj sukses nė misionin e shenjtė tė edukimit tė brezit tonė tė ri!

  3. #13
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    eu ****.well

    edhe temen e universitetit e paske perlyer...sdo mend...universitetin e prishtines e ka krijuar partia demokratike...dhe duhet me i thene dy fjale per te....ana kur flet mcusi kakup qe besa vaj medet per universitetin

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    ma me rendesi paskan qene militantet qe kan qen studentet me te dobet te ketij universiteti dhe shumica e tyre kurr nuk kan kryer gje! sesa njerezit qe kontribuan ne hapjen dhe punun pedagogjikke me vitet te tera ne ket universitet.
    Askund nuk eshte permend asnje kolos i dijes shqiptare qe me vite te tera mesuan dhe percjollen gjenerata te tera te rinjesh!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar mė parė nga Kaprosi Lexo Postimin
    edhe temen e universitetit e paske perlyer...sdo mend...universitetin e prishtines e ka krijuar partia demokratike...dhe duhet me i thene dy fjale per te....ana kur flet mcusi kakup qe besa vaj medet per universitetin
    e po kaproz ky kupa ja kall mushknit juve...

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    mereni me mend kur nje mesus katundi mban fjalim per universitet,kjo vetem te kosovaret ndodh!!!!

  7. #17
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    ah ko.qe.vell

    Citim Postuar mė parė nga Kosovelli Lexo Postimin
    e po kaproz ky kupa ja kall mushknit juve...
    lumt na per mcusa si kakupja e per shikas si ti....e ardhmja e kosoves eshte e sigurte.....

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2009
    Postime
    5

    universiteti i dėshtuar!


    Kurrė falė mos i qofsha!

    Mė shumė ka prodhuar sherr ky institucion, se sa dobi.
    Sikur tė mos ishte themeluar fare, shumė pozitė mė tė mirė e mė tė lakmuar do tė kishim patur sot. Paj pėrte se me mijėra intelektualė janė profiluar nė atė subjekt dhe prapseprap shteti na udhėhiqet nga tė pashkolluarit. Qė do tė thotė se edhepse disa nga oligarkia dominuese aty kėtu posedojnė arsimime tė kualifikuara e gjegjėse, pėr shkak tė papjekurisė sė nivelit njerėzor e pėr shkak antikombtarisė sė theksuar e prepotente, ata dėshmojnė qartė se ai universitet nė asnjė mėnyrė nuk i ka pėrmbushur aspiratat e pėrshpresuara tė masės sė gjėrė popullore, dhe asisoji pa dyshim automatikisht edhe kategorizohet si projekt esencialisht i dėshtuar!
    Robėria nuk ėshtė fenomen i lehtė pėr asnjė popull. Rrugėtimi i mundimshėm e shekullor drejt clirimit dhe lirisė pėrfundimtare duhet tė konceptohet me maturi dhe me mencuri apropriative. Tė drejtat njerėzore elementare janė ato mė primare tė cilat duhet tė e preokupojnė njė tė okupuar. Ato institucionale tė konsideruara nė proces si fakultative, nuk duhet kurrė tė i tejkalojnė pėrmasat e aftėsive objektive tė tė okupuarit, pėr menaxhim tė drejtė.
    Qė tė gjithė nga ne e dimė mirė se nė atė universitet qė nga themelimi e deri nė periudhėn e masave tė dhunshme, kanė diplomuar disa mijėra studentė. Shumė nga ta mjerisht, pa merita tė duhura kompetente. Profesorėt e fabrikuar nė universitete tė kryeqendrave tjera tė shtetit tė shpėrbėrė federativ, tė verbuar nga "patriotizmi" i nėnvetėdishėm nxitues, pak brengoseshin se cfarė kuadro do tė dalin nga ajo pamendėsi e tyre e romantizmit stihik nacional. Dhe realiteti pastaj si qė edhe supozuar, katastrofik. Tė paaftėsuarit, tentojnė tė aftėsojnė breze tė reja. Absurditet i shkallės sė lartė. Ndėrkohė qė rezultatin e tėrė atij eksperimenti tė gabuar, e kemi tė servuar si pėrditėshmėri tė pamohuar, nė jetėn tonė tė mizorshme, tė sotme konkrete. Ai eksperiment pėrndryshe nė prapaskenėn e tij tė kamufluar, kishte edhe karakter mjaft tė potencuar politik. Cdo manipulim e lėvizje nė sistem, ishte nėn survejimin konstant tė shėrbimeve agjenturore tė pushtetit qėndror. Asgjė nuk lihej pėr surprizė. Aparati udhėheqės komunist e dinin mirė se me dėshtimin e kėtij projekti arsimor, eventualisht e nė kohė tė imponuar, medoemos do tė dėshtoj edhe iniciativa e ngritjes sė cėshtjes kombėtare. Ata tė marrė nuk ishin. Por tė shkathėt, dhe dredhakė.
    Pėr tė mos cekur mė tutje, se njė numėr i konsiderueshėm i profesoratit ishte anteriorisht i nėnshtruar objektivave tė definuara pushtetore.
    Jo, ne nuk na duhen universitete tė dhuruara. (Ndonėse cmimi i kėtij nė fjalė, ka qenė i formės sė gjakut). As profesorė e doktorė me gradė. Sė paku jo kėso si qė kemi sot. Ne cka na duhet ėshtė rrespektimi i nocionit robėri. Gjetja e vetės sonė si njerėz pėrbrenda pikave pėrkufizuese tė saja, dhe praktikimi i diturive e i cilėsive tė prokuruara nga tė parėt, me synim tė etablimit dhe konsolidimit tė lidhjes vėllazėrore e kombėtare nė perspektivė. Jeta nė botė nuk ėshtė proces i imagjinuar tė funksionoj me ngutėsi e aproksimativizėm, por me ngadalėsi e planifikim. Hap pas hapi! Gjithėsia posedon kohė me mjaftėsi. Asgjė nuk u krijua enkas pėr ne. Ne jemi vetėm pjesė e njė tėrėsie magnate tė ciklit tė pėrgjithshėm evolutiv tė Natyrės. Dhe nė konformitet me ate qė jemi, me predispozitat tona realistike ekzistuese, ne duhet tė japim maksimumin e kontributit posedues, pėr arritjen e dimensioneve tė pranueshme tė definicionit konvencional, nė rradhė tė parė tė konceptit parimor njeri, e pastaj edhe tė njė tė tillė, kombėtar!
    nderime!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Ta kthejmė dinjitetin shkencor dhe universitar

    Prof.dr.Nuri Bashota
    Nė dyzetvjetorin e inaugurimit tė Universitetit - tempullit tė diturisė dhe shkencės shqiptare (1)
    Pa dyshim njėra ndėr fitoret mė tė vlershme qė arriti kombi shqiptar pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Kosovė ėshtė arsimi shqip, hapja e shkollave tė larta dhe tė fakulteteve qė para dyzet vjetėve, mė 15 shkurt 1970, u kurorėzua me themelimin e Universitetit tė Prishtinės, si tempull i diturisė dhe i shkencės pėr Kosovėn dhe trevat e tjera shqiptare tė shkėputura nga Ama e tyre. Prandaj, si njeri ndėr themeluesit e Fakultetit Ekonomik, tė Institutit Ekonomik dhe themelues i Lidhjes sė Ekonomistėve tė Kosovės qė kontribuoi edhe nė themelimin, zhvillimin dhe mbijetesėn e Universitetit tė Prishtinės, bėra pėrpjekje qė nė kėtė punim analitik me titull: "Universiteti i Prishtinės dje, sot dhe nesėr", nė kontekst me hapėsirėn dhe kohėn gjegjėse, mėtoj tė vė nė pah kontributin e intelektualėve tė mirėnjohur shqiptarė nė themelimin, ecuritė dhe rolin shumėdimensional gjithėkombėtar tė kėtij tempulli tė diturisė, tė shkencės dhe tė kulturės shqiptare. Njėherazi do tė orvatem qė me kėtė rast t'ju pėrkujtoj atyre nihilistėve qė nuk duan tė dinė se me ēfarė sakrificash dhe pėrpjekjesh mbinjerėzore tė kuadrit mėsimor-shkencor (tani tė injoruar e tė lėnė pas dore) si dhe tė rinisė studentore shqiptare ėshtė themeluar, zhvilluar dhe mbrojtur mbijetesa e Universitetit tė Prishtinės bashkė me Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, Institutin Albanologjik, Institutin e Historisė, Institutin Ekonomik e tė institucioneve tė tjera arsimore e shkencore tė Kosovės. Ky kontribut doli nė shesh sidomos nė kohėrat e aparthejdit, tė gjenocidit dhe tė terrorit tė tmerrshėm qė ushtruan ndaj shqiptarėve autoktonė falangat militare e paramilitare serbomalazeze tė pushtuesit barbar serbosllav nėn komandėn e kriminelit ordiner S. Milosheviq gjatė okupimit 10-vjeēar (1989-1999) dhe shndėrrimit tė Kosovės nė tokė tė djegur gjatė viteve (1997-1999).
    Tė ērrėnjosen tė kėqijat
    Sot kėrkohet nga institucionet pėrkatėse tė Republikės sė Kosovės dhe kuadrit udhėheqės i fakulteteve dhe i posaēėrisht i Universitetit tė Prishtinės, qė tė angazhohen sinqerisht dhe pakompromis pėr ērrėnjosjen e nepotizmit, partikularizmit dhe korrupsionit, si dukuri tejet negative e tė dėmshme me tė cilat fatkeqėsisht po ballafaqohet edhe Universiteti i Prishtinės nė rrethanat e krizės ekonomike, sociale e tė moralit nė tė cilėn ėshtė katandisur Kosova. Ky rrezik ėshtė aq mė i madh pėr Universitetin e Prishtinės kur kihet parasysh veprimi reversibil i kėtyre veprimeve negative edhe nė krijimin e kuadrove tė reja profesionale-shkencore aq tė domosdoshme pėr zhvillimin e shpejtuar shoqėroror-ekonomik tė Kosovės qė pretendon tė integrohet nė Bashkimin Europian, ashtu qė edhe ne shqiptarėt tė bėhemi pjesė integrale tė familjes sė madhe evropiane. Kjo aq mė parė, kur kihen parasysh pasojat katastrofale qė do tė kenė kėto deformime nė krijimin e kuadrit tė ri profesional-shkencor tė “infektuar” nga kėto veprime regresive ndaj tė cilave nuk do tė jenė “imunė” as kuadrat e reja profesionale e mėsimore-shkencore nė postet qė do tė kenė nė shoqėrinė tonė pas pėrfundimit tė studimeve tė rregullta dhe atyre pasuniversitare.
    Mu pėr kėtė sot parashtrohet si detyrė e shenjtė gjithėkombėtare lufta pakompromis e shoqėrisė kosovare nė pėrgjithėsi dhe tė personelit mėsimor-shkencor e tė rinisė studentore nė veēanti, qė nga dekanatet e fakulteteve (departamenteve) dhe deri nė nivel tė Rektoratit tė Universitetit publik tė Prishtinės, qė tė luftohen vendosmėrisht dhe me konsekuencė kėto dukuri negative tė cilat po e ngufatin dhe devalvojnė tė arriturat 40-vjeēare tė Universitetit tė Prishtinės–tė kėtij tempulli tė diturisė dhe tė shkencės gjithshqiptare. Kėto pėrpjekje janė aq mė tė domosdoshme tani, nė kohėn kur qytetarėt e Republikės sė Kosovės po bėjnė pėrpjekje kėmbėngulėse pėr tė krijuar ato parakushte tė domosdoshme pėr t’u integruar nė Unionin Europian, ashtu qė kusht pėr tė arritur kėtė cak strategjik ėshtė ērrėnjosja e nepotizmit, korrupsionit dhe tė krimit tė organizuar nė Kosovė, qė parashtrohet edhe nė “Raportin e progresit” tė BE-sė ndaj Republikės sė Kosovės. Prandaj, kėrkohet respektimi dhe zbatimi me pėrpikėri tė konkurrencės lojale demokratike tė kandidatėve (por jo kurrsesi zgjedhja apo emėrimi i tyre sipas diktatit dhe intervenimeve partiake apo qeveritare), si gjatė zgjedhjes sė kuadrit udhėheqės nė fakultetet dhe Rektorat tė Universitetit tė Prishtinės, ashtu edhe tė atij mėsimor-shkencor. Kėrkohet qė tė sigurohet njė transparencė korrekte e mbėshtetur nė Ligjin pėr qasje publike nė dokumentacionin relevant tė kandidatėve tė zgjedhur si edhe tė studentėve tė pranuar nė fakultete.
    Pėrjashtimi i politikės
    Njėherazi kjo kėrkesė imediate parashtron domosdoshmėrinė qė rinia studentore mos tė trajtohet edhe mė tej si “objekt” statik dhe vetėm si numėr votuesish, por si subjekt aktiv kreativ dhe pjesėmarrės tė drejtpėrdrejtė nė tė gjitha aktivitetet qė zhvillohen nė fakultetet dhe nė nivel tė Universitetit tė Prishtinės. Prandaj duhet tu mundėsohet studentėve njė pjesėmarrje direkte nė zgjedhjet e kuadrit udhėheqės dhe tė atij mėsimor-shkencor, si dhe monitorimin e listave tė kandidatėve gjatė provimeve si dhe atyre tė pranuar nė fakultete gjegjėse tė Universitetit tė Prishtinės. Gjithsesi, me njė pjesėmarrje tė kėtillė aktive edhe tė studentėve si nė organet drejtuese tė fakulteteve dhe Universitetit tė Prishtinės ashtu edhe nė tė gjitha aktivitetet tjera, krahas aplikimit tė njė transparence publike tė parapara edhe me ligj, do tė pamundėsoheshin keqpėrdorimet, nepotizmi dhe korrupsioni nė kėtė tempull tė shkencės dhe diturisė. Njėherazi, me njė pjesėmarrje tė kėtillė tė studentėve do tė gjykohej dhe luftohej pa ngurrim edhe praktika e pėrzierjes intervenuese tė liderėve tė partive politike dhe qeveritarėve nė zgjedhjet e kuadrit udhėheqės nė fakultete dhe Rektoratin e Universitetit publik tė Prishtinės, shpesh-herė edhe tė pranimit me intervenime “ nga lartė” tė studentėve nė fakultete edhe pas skadimit tė afateve tė rregullta tė regjistrimit.
    Me njė angazhim tė kėtillė kompleks, njėherazi do tė eliminohej pėrzierja e politikės ditore nė punėn dhe mirėvajtjen e Universitetit tė Prishtinės, ashtu qė zgjedhja e kuadrit udhėheqės dhe tė atij mėsimore-shkencor mos tė bėhet me “dekret qeveritar” apo nė bazė tė “ēelėsit” partiak, por tė mbėshtetur nė konkurrencėn lojale e transparente midis kandidatėve konkurrues, ku primare duhet tė jetė cilėsia dhe tė arriturat profesionale-shkencore tė kandidatėve dhe jo kurrsesi pėrkatėsia e tyre partiake apo e “klaneve” dhe grupeve tė interesit.
    Decentralizimi
    Prandaj nė funksion tė eliminimit me sukses tė nepotizmit, partishmėrisė, intervenimeve nga jashtė, korrupsionit dhe keqpėrdorimeve tė tjera prezente, ėshtė mė se e domosdoshme qė institucionalisht t’i garantohet Universitetit publik tė Prishtinės autonomi e plotė qeverisėse dhe financiare si edhe fakulteteve (departamenteve) nė suaza tė kėtij institucioni mėsimore-shkencor. Pėr nxitjen e njė konkurrence lojale edhe midis kuadrit mėsimore-shkencor nė nivelin e tė ardhurave tė tyre personale, kėrkohet qė fakulteteve tu sigurohet njė autonomi e plotė financiare, ashtu qė secili fakultet tė ketė kontabilitetin, arkėn dhe llogarinė e vet rrjedhėse nėpėrmes tė cilės do tė rrjedhin kėto tri tė hyra: mjetet nga buxheti, pagesat qė do tė paguanin studentėt nė arkėn e fakultetit pėrkatės dhe jo nėpėrmes tė bankave, si dhe mjetet financiare tė krijuara nga puna hulumtuese shkencore (projekteve tė realizuara) nė secilin fakultet (departament). / Vijon

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar mė parė nga Linguisti Lexo Postimin

    Kurrė falė mos i qofsha!

    Mė shumė ka prodhuar sherr ky institucion, se sa dobi.
    Sikur tė mos ishte themeluar fare, shumė pozitė mė tė mirė e mė tė lakmuar do tė kishim patur sot. Paj pėrte se me mijėra intelektualė janė profiluar nė atė subjekt dhe prapseprap shteti na udhėhiqet nga tė pashkolluarit. Qė do tė thotė se edhepse disa nga oligarkia dominuese aty kėtu posedojnė arsimime tė kualifikuara e gjegjėse, pėr shkak tė papjekurisė sė nivelit njerėzor e pėr shkak antikombtarisė sė theksuar e prepotente, ata dėshmojnė qartė se ai universitet nė asnjė mėnyrė nuk i ka pėrmbushur aspiratat e pėrshpresuara tė masės sė gjėrė popullore, dhe asisoji pa dyshim automatikisht edhe kategorizohet si projekt esencialisht i dėshtuar!
    Robėria nuk ėshtė fenomen i lehtė pėr asnjė popull. Rrugėtimi i mundimshėm e shekullor drejt clirimit dhe lirisė pėrfundimtare duhet tė konceptohet me maturi dhe me mencuri apropriative. Tė drejtat njerėzore elementare janė ato mė primare tė cilat duhet tė e preokupojnė njė tė okupuar. Ato institucionale tė konsideruara nė proces si fakultative, nuk duhet kurrė tė i tejkalojnė pėrmasat e aftėsive objektive tė tė okupuarit, pėr menaxhim tė drejtė.
    Qė tė gjithė nga ne e dimė mirė se nė atė universitet qė nga themelimi e deri nė periudhėn e masave tė dhunshme, kanė diplomuar disa mijėra studentė. Shumė nga ta mjerisht, pa merita tė duhura kompetente. Profesorėt e fabrikuar nė universitete tė kryeqendrave tjera tė shtetit tė shpėrbėrė federativ, tė verbuar nga "patriotizmi" i nėnvetėdishėm nxitues, pak brengoseshin se cfarė kuadro do tė dalin nga ajo pamendėsi e tyre e romantizmit stihik nacional. Dhe realiteti pastaj si qė edhe supozuar, katastrofik. Tė paaftėsuarit, tentojnė tė aftėsojnė breze tė reja. Absurditet i shkallės sė lartė. Ndėrkohė qė rezultatin e tėrė atij eksperimenti tė gabuar, e kemi tė servuar si pėrditėshmėri tė pamohuar, nė jetėn tonė tė mizorshme, tė sotme konkrete. Ai eksperiment pėrndryshe nė prapaskenėn e tij tė kamufluar, kishte edhe karakter mjaft tė potencuar politik. Cdo manipulim e lėvizje nė sistem, ishte nėn survejimin konstant tė shėrbimeve agjenturore tė pushtetit qėndror. Asgjė nuk lihej pėr surprizė. Aparati udhėheqės komunist e dinin mirė se me dėshtimin e kėtij projekti arsimor, eventualisht e nė kohė tė imponuar, medoemos do tė dėshtoj edhe iniciativa e ngritjes sė cėshtjes kombėtare. Ata tė marrė nuk ishin. Por tė shkathėt, dhe dredhakė.
    Pėr tė mos cekur mė tutje, se njė numėr i konsiderueshėm i profesoratit ishte anteriorisht i nėnshtruar objektivave tė definuara pushtetore.
    Jo, ne nuk na duhen universitete tė dhuruara. (Ndonėse cmimi i kėtij nė fjalė, ka qenė i formės sė gjakut). As profesorė e doktorė me gradė. Sė paku jo kėso si qė kemi sot. Ne cka na duhet ėshtė rrespektimi i nocionit robėri. Gjetja e vetės sonė si njerėz pėrbrenda pikave pėrkufizuese tė saja, dhe praktikimi i diturive e i cilėsive tė prokuruara nga tė parėt, me synim tė etablimit dhe konsolidimit tė lidhjes vėllazėrore e kombėtare nė perspektivė. Jeta nė botė nuk ėshtė proces i imagjinuar tė funksionoj me ngutėsi e aproksimativizėm, por me ngadalėsi e planifikim. Hap pas hapi! Gjithėsia posedon kohė me mjaftėsi. Asgjė nuk u krijua enkas pėr ne. Ne jemi vetėm pjesė e njė tėrėsie magnate tė ciklit tė pėrgjithshėm evolutiv tė Natyrės. Dhe nė konformitet me ate qė jemi, me predispozitat tona realistike ekzistuese, ne duhet tė japim maksimumin e kontributit posedues, pėr arritjen e dimensioneve tė pranueshme tė definicionit konvencional, nė rradhė tė parė tė konceptit parimor njeri, e pastaj edhe tė njė tė tillė, kombėtar!
    nderime!
    Linguisti,
    Pajtohem me ty ne vlersimin e anes negative te universitetit ,por cti besh kjo ka qene e natyrshme per kohen,per ti nxjer disa kg metal te cmueshem zakonisht duhet nxjer tonelata xehe(dhe e gur)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •