Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Transplantimi i parė me sukses i laringut

    Kohėt e fundit, njė grup mjekėsh kryen me sukses transplantimin e laringut, njė nga organet qė mund tė transplantohet me shumė vėshtirėsi e rrezik pėr jetėn e pacientit. Nė fakt, ėshtė hera e parė qė laringu transplantohet nga njė njeri i vdekur tek njė pacient i gjallė. Ky transplantim u krye nė Bruksel tek njė paciente qė jeton e punon me ndėrkombėtarėt nė Kosovė.

    Linda De Croock (Kruk) jeton tani ēdo ditė pa dhimbje. Kjo nė sajė tė njė laringu marrė nga njė njeri i vdekur dhe transplantuar nė qafėn e saj dhe nė gjoks.

    Njė aksident me makinė gati tre vjet mė parė shkatėrroi laringun e saj. Jeta iu kthye nė agoni. Me dhimbje tė vazhdueshme e nė vėshtirėsi pėr tė marrė frymė dhe Linda nuk kishte mė dėshirė pėr tė jetuar.

    Nė shtėpinė e tyre nė Kosovė ajo dhe burri i saj Dirk kujtojnė e flasin se si ishte jeta e tyre para operacionit, i cili transformoi jetėn e Lindės.

    Linda thotė se para operacionit ishte gjithmonė e sėmurė. Dhimbjet i kishte tė vazhdueshme, veēanėrisht kur kollitej. Nuk ngopej me frymė dhe kjo e pengonte tė flinte. Gjatė gjithė kohės ajo ishte nė varėsi tė dhimbjeve. Kjo e bėnte tė ndjehej e lodhur dhe e pafuqishme.

    Nisma pėr transplantimin e laringut u ndėrmorr nga kirurgu Pierre Delaere, profesor nė universitetin Leuven nė Bruksel.

    Pėr tė zevendėsuuar disa centimetra laring pėr njė kuirurg mund tė duket e thjeshtė, por doktor Delaere ka pasur sukses nė njė pjesė operimi jashtėzakonisht tė vėshtirė.

    Pjesė e ndėrlikuar nuk ishte pėr tė zėvendėsuar pjesė tė tubit, por tė siguruar qarkullimin e vazhdueshme e gjakut. Pa kėtė, indet vdesin.

    Javė, muaj dhe disa procedurave kirurgjike kaluan, ndėrsa kirurgėt shartuan trakenė e dhuruesit tė kėtij organi nė krahun Lindės dhe pastaj e vendosėn atė nė pozicionin pėrfundimtar.

    Laringu i transplantuar u desh tė pozicionohej nė krah, sepse ishte e domosdoshme qė tė mbahej i palėvizur.

    Nė qoftė se trakeja do tė ishte transplantuar menjėherė nė gjoks, lėvizja qė do tė krijohej gjatė i frymėmarrjes sė pacientit do tė shqetėsonte a pengpnte punėn e enėve tė gjakut.

    Membrana mukusit u marrė nga goja e Lindės u pėrdor pėr pėrputhjen a ngjitjen e tubit tė laringut nė pozicionin e duhur.

    Edhe pse De Croock e kishte tė nevojshme pėr tė merrte barna immuno-suppressant pėr tė ndaluar organizmin qė tė refuzonte organin e transplantuar, ajo tani e ka ndėrprerė kėtė ilaē.

    Kjo nė vetvete ėshtė jetike, sepse immuno-suppressantėt kanė shumė efekte anėsore, e mund tė shkaktojnė tumore dhe diabet.

    Ndėrsa kėto rreziqe mund tė kosiderohen tė pranueshme, kur njeriu kėrcėnohet seriozisht nga rreziku i prekjes sė organeve tepėr jetike siē ėshtė zemrat, marrja e immuno-suppressantėve nuk ėshtė konsideruar si rrezik i pranueshėm pėr pacientėt si Linda.

    Pas vendosjes sė laringut, plaga u mbulua me garzė nė mėnyrė qė kirurgėt mund t’i shpojnė vazhdimisht enėt e gjakut pėr tė siguruar qė laringu tė furnizohej mjaftueshėm me tė gjak tė freskėt.

    Vetėm tre muaj pas operacionit, nė dy krahėt dhe nė qafėn e Lindės, plagėt u mbyllėn plotėsisht.

    Profesor Delaere thotė se transplantimi i trakesė ėshtė tepėr i vėshtirė pasi enėt e gjakut janė tepėr tė vogla pėr tė rivendosur furnizimin me gjak.

    Ky kompleksitet i operacionit ėshtė edhe njė arsye pėrse deri tani janė kryer shumė pak ose aspak transplantime tė laringut.

    Ekspertė nė fushėn e transplantimeve thonė se suksesi i kėtij operacioni tregon gjithashtu se njė ditė mjekėt do tė jenė nė gjendja ta pėrdorin trupin e pacientit si njė bioreaktor pėr rritjen e indeve tė veta. Kjo, thonė ata, do tė shmangte edhe pėrdorimin e barnave imuno-supresantė tek pacientėt me organe tė transplantuar.

    Astrit Lulushi - VOA
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    WoW sh. interesante, nė fakt mjekėsia po pėrparon.

    Nuk e keni idenė sa i komplikuar ėshtė ai laringu i vogėl nė dukje. Sa muskuj dhe ligamente qė ka qė realizojnė aktin e pėrtypjes dhe bėjnė tė mundur tė folurėn. Njė ndėr gjėrat qė e kam urryer gjatė tė mėsuarit lol

    Nė qoftė se trakeja do tė ishte transplantuar menjėherė nė gjoks, lėvizja qė do tė krijohej gjatė i frymėmarrjes sė pacientit do tė shqetėsonte a pengpnte punėn e enėve tė gjakut.
    Po sepse aty afėr ėshtė aorta si edhe disa vena dhe arterie tė rėndėsishme tė mėdha. Krijohen vėshtirėsi dhe probleme nqs ato shtypen. Por mesa kuptova kėta e kanė transplantuar laringun e ri nė krah(?) si edhe kanė transplantuar njė pjesė tė trakesė. Do pres me endje ndonjė informacion mė tė zgjeruar, nuk e imagjinoj dot si ia kanė dalė.

    Punė e arrirė

    PS: trasplanti i parė ėshtė bėrė nė 1998 mė duket
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ☆Angie☆ : 14-02-2010 mė 22:47
    Elegance is an attitude.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    I deshirojm sherim dhe adaptim sa me te plote.
    Nese shendetesia do te ecte me hapa te elektronikes, mbas luftes se dyte boterore , nuk e kemi idene se ku do ishte.
    Mirepo megjethe kete eshte ne hapa te mire.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •