Kohėt e fundit, njė grup mjekėsh kryen me sukses transplantimin e laringut, njė nga organet qė mund tė transplantohet me shumė vėshtirėsi e rrezik pėr jetėn e pacientit. Nė fakt, ėshtė hera e parė qė laringu transplantohet nga njė njeri i vdekur tek njė pacient i gjallė. Ky transplantim u krye nė Bruksel tek njė paciente qė jeton e punon me ndėrkombėtarėt nė Kosovė.
Linda De Croock (Kruk) jeton tani ēdo ditė pa dhimbje. Kjo nė sajė tė njė laringu marrė nga njė njeri i vdekur dhe transplantuar nė qafėn e saj dhe nė gjoks.
Njė aksident me makinė gati tre vjet mė parė shkatėrroi laringun e saj. Jeta iu kthye nė agoni. Me dhimbje tė vazhdueshme e nė vėshtirėsi pėr tė marrė frymė dhe Linda nuk kishte mė dėshirė pėr tė jetuar.
Nė shtėpinė e tyre nė Kosovė ajo dhe burri i saj Dirk kujtojnė e flasin se si ishte jeta e tyre para operacionit, i cili transformoi jetėn e Lindės.
Linda thotė se para operacionit ishte gjithmonė e sėmurė. Dhimbjet i kishte tė vazhdueshme, veēanėrisht kur kollitej. Nuk ngopej me frymė dhe kjo e pengonte tė flinte. Gjatė gjithė kohės ajo ishte nė varėsi tė dhimbjeve. Kjo e bėnte tė ndjehej e lodhur dhe e pafuqishme.
Nisma pėr transplantimin e laringut u ndėrmorr nga kirurgu Pierre Delaere, profesor nė universitetin Leuven nė Bruksel.
Pėr tė zevendėsuuar disa centimetra laring pėr njė kuirurg mund tė duket e thjeshtė, por doktor Delaere ka pasur sukses nė njė pjesė operimi jashtėzakonisht tė vėshtirė.
Pjesė e ndėrlikuar nuk ishte pėr tė zėvendėsuar pjesė tė tubit, por tė siguruar qarkullimin e vazhdueshme e gjakut. Pa kėtė, indet vdesin.
Javė, muaj dhe disa procedurave kirurgjike kaluan, ndėrsa kirurgėt shartuan trakenė e dhuruesit tė kėtij organi nė krahun Lindės dhe pastaj e vendosėn atė nė pozicionin pėrfundimtar.
Laringu i transplantuar u desh tė pozicionohej nė krah, sepse ishte e domosdoshme qė tė mbahej i palėvizur.
Nė qoftė se trakeja do tė ishte transplantuar menjėherė nė gjoks, lėvizja qė do tė krijohej gjatė i frymėmarrjes sė pacientit do tė shqetėsonte a pengpnte punėn e enėve tė gjakut.
Membrana mukusit u marrė nga goja e Lindės u pėrdor pėr pėrputhjen a ngjitjen e tubit tė laringut nė pozicionin e duhur.
Edhe pse De Croock e kishte tė nevojshme pėr tė merrte barna immuno-suppressant pėr tė ndaluar organizmin qė tė refuzonte organin e transplantuar, ajo tani e ka ndėrprerė kėtė ilaē.
Kjo nė vetvete ėshtė jetike, sepse immuno-suppressantėt kanė shumė efekte anėsore, e mund tė shkaktojnė tumore dhe diabet.
Ndėrsa kėto rreziqe mund tė kosiderohen tė pranueshme, kur njeriu kėrcėnohet seriozisht nga rreziku i prekjes sė organeve tepėr jetike siē ėshtė zemrat, marrja e immuno-suppressantėve nuk ėshtė konsideruar si rrezik i pranueshėm pėr pacientėt si Linda.
Pas vendosjes sė laringut, plaga u mbulua me garzė nė mėnyrė qė kirurgėt mund ti shpojnė vazhdimisht enėt e gjakut pėr tė siguruar qė laringu tė furnizohej mjaftueshėm me tė gjak tė freskėt.
Vetėm tre muaj pas operacionit, nė dy krahėt dhe nė qafėn e Lindės, plagėt u mbyllėn plotėsisht.
Profesor Delaere thotė se transplantimi i trakesė ėshtė tepėr i vėshtirė pasi enėt e gjakut janė tepėr tė vogla pėr tė rivendosur furnizimin me gjak.
Ky kompleksitet i operacionit ėshtė edhe njė arsye pėrse deri tani janė kryer shumė pak ose aspak transplantime tė laringut.
Ekspertė nė fushėn e transplantimeve thonė se suksesi i kėtij operacioni tregon gjithashtu se njė ditė mjekėt do tė jenė nė gjendja ta pėrdorin trupin e pacientit si njė bioreaktor pėr rritjen e indeve tė veta. Kjo, thonė ata, do tė shmangte edhe pėrdorimin e barnave imuno-supresantė tek pacientėt me organe tė transplantuar.
Astrit Lulushi - VOA
Krijoni Kontakt