Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 248
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-02-2010
    Postime
    27

    Koalicioni AAK - PDK!?

    A do tė ketė gjasa tė ndodhė njė koalicion qeverisės ndėrmjet partive politike tė AAK-sė (Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės) dhe PDK-sė (Partia Demokratike e Kosovės)?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dar_di : 15-04-2012 mė 10:01

  2. #2
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Ska gjasa tė ndodhė, Ramush Haradinaj e Hashim Thaēi bashkė???!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    se besoj nje gje te till

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Zėu_s
    Anėtarėsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Nashta hala nuk kan lujt prej menve luftetaret dhe patriotat (AAK) te bashkohen me hajnat, rrencat dhe tradhtaret (PDK) ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Une besoj shume se keto shpifje jane krysishte nga Gazetaret e Kohes ditore.....
    Dhe nuk e besoje si do te kete kualicion ne mese ketyre dy partive tani....

    Po keto jan trillimet e Gazetareve te disa Gazetave ketu ne Kosove........

    Se Besoj si hyne ne kualicion PDK-ja me AAK-nė , Se ky popull eshte i mesuar me ket AAK-ne edhe jo shume large para dy vitesh e pat pushtetin dhe se nuk beri hiq ama bashe hiq vetem hajni dhe pasuri te tyre te AAK-se,dhe per ket ky popull nuk e deshiron nje here per nje here aak,,

    Se edhe keta ndoshta nuk kane be ku me dite se sa po te pakten jane munduar disi te ecin me mire se gjdo qeveri qe ishte me pare...

    Te pakten disa rrug i kane nisur ne te gjitha drejtimet ,
    Pishtin-Shkup.Prishtin-Mitrovice,Prishtin- Peje ,dhe tani besoj se do ta nisin edhe Autostraden Morin,Merdare,,keto jan shenjat e zhvillimit ekonomik,
    dhe ne tashti mos te presim si behet mire brenda nat ,jo vetem ne kosove po nuk behet as te shtetet me demokraci me te larte dhe zhvillim me te madhe ekonomik te jemi realist,,e per rruge te Qytetev,dhe Fshatrave te vogla mos te flasimi eshte dukeu punuar ne te gjitha komunat e kosoves.Po edhe keto pune dojen investime te mdha te jemi realiste.

    Ndalime te ndertimi i shume shkollave ne te gjitha komuant e Kosoves,dhe po thuaj ne gjdo Fshate jane duke u maruar shuem shkolla edhe at bilem shume moderne ,,dhe shume ne sektoret e tjer...te jemi realiste,,kur keta te PDK-se e kan marr pushtetin ,LDK-ja dhe AAK,se nuk kan lane te hajrit te gjitha ishin te shkatrruara,pa pavarsi e dimi te gjithe aaa.

    Edhe ato pak rruge si niseshin ti shtrojen ne asfallet kerkojeshin para nga qytetaret jemi deshmitare te gjithe ,........E dimi te gjithe vetem Ferenikelin si e shiten shikoni edhe sot nuk ka kush se qka ti bej asj fireme ja kan fale keta te aak,,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kruja78 : 14-02-2010 mė 14:00

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    e ka pa qysh ne

    e ka pare qysh ne te ashtuquajturen lufte ramushi se kush eshte hashimja...e ka pa se sa gjarper eshte....dhe ja tregoi mire ne stadiumin e prishtines dikur ketij te vetequajturi komandant dhe komandanteve te tjere te bllaces...e ka pare mire se si ja qendisi aktakuzen dhe e dergoi ne hage...ska se si i beson me gjarperit...se besoj e din ate shprehjen popullore e zure gjarperin shtypi koken....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Koalicion sdo te kete ne mes ketyre dy partive edhe nja 20 vite.E ka thene njehere Ramushi se nuk bejme koalicion me partite e majta.

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Koalicion nuk do te kete, por ka marreveshje te fshehte.
    Marreveshja eshte shkaterrimi apo zvogelimi i LDK-se, qe deri diku eshte arritur.
    LDK nje kohe ka pasur vota sa PDK dhe AAK bashke. Tani LDK ka mbetur prapa PDK perderisa AAK po i afrohet cdo here e me shume.

  9. #9
    Musliman-Shqiptarė-krenar Maska e gimche
    Anėtarėsuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    3,642
    Citim Postuar mė parė nga fattlumi Lexo Postimin
    Koalicion sdo te kete ne mes ketyre dy partive edhe nja 20 vite.E ka thene njehere Ramushi se nuk bejme koalicion me partite e majta.
    Vija qė ka caktuar Ramush Haradinaj ėshtė me PDK-nė dhe AKR-nė, pra ka mbet i hapur pėr partitė tjera tė majta si PSK, PSD apo ORA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nuk besoj qe hajnat e te dy taboreve te bashkohen ndonje her edhe PDK EDHE AAK JAN TE NJEJT

  11. #11
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Kur ishte presidenti Rugova gjalle nuk kan guxu me ndodh ksi lloj gjanash.

    Krejt jon si pasoje e krizes secili lufton per karrige edhe me e marr pushtetin ne dore pa marre parasysh nese ka pasur perqarje,konflikte...etj

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    PDK-AAK sė bashku nė qeveri!




    PDK-AAK sė bashku nė qeveri!


    Drilon Zogaj | 09-10-2010 11:32 CET

    Prishtinė. Zgjedhjet e parakohshme nacionale mund tė prodhojnė njė koalicion, nė tė cilin do tė pėrfaqėsohen hiq mė pak sesa dy partitė mė tė armiqėsuara viteve tė fundit nė Kosovė, PDK-ja dhe AAK-ja.

    Takimet e fundit tė kryeministrit Thaēi dhe udhėheqės tė AAK-sė, mikpritja qė i ėshtė bėrė atij nė Pejė, falėnderimet qė ka marrė Qeveria nga kryetari i Deēanit, por edhe deklaratat e PDK-sė pėr mundėsinė e bashkėpunimit me AAK-nė, janė shenjat e para tė afrimit mes dy partive tė armiqėsuara skajshėm para shtatė vitesh.

    Gjithsesi, nė opinion qarkullojnė dy lloj opsionesh rreth bashkėpunimit tė ardhshėm mes PDK-sė dhe AAK-sė. Sipas tė parit, Thaēi po e pėrgatit terrenin pėr njė koalicion gjithėpėrfshirės, nė tė cilin do tė hynte edhe AAK-ja.

    Ndėrsa, sipas tė dytit, PDK-ja dhe AAK-ja mund tė ndėrtojnė tė vetme njė koalicion qeverisės nė mandatin e ardhshėm, duke e nxjerrė LDK-nė nė opozitė. Rreth kėsaj tė fundit, tashmė brenda dy partive kanė filluar tė pėrmenden edhe emrat e bartėsve tė pozitave kryesore tė koalicionit.

    Por, zyrtarėt e dy partive vazhdojnė tė shfaqin rezerva ndaj njėri-tjetrit, ndėrsa qė nė PDK nuk pėrjashtohet kategorikisht asnjė lloj bashkėpunimi me AAK-nė dhe asnjė parti tjetėr nė Kosovė.

    Memli Krasniqi, anėtar i Kryesisė sė PDK-sė, ka thėnė se takimet e fundit tė kryeministrit janė pjesė e angazhimeve tė tij me qėllim tė kryerjes sė obligimeve dhe pėrgjegjėsive institucionale. Sipas tij, tė gjitha kėto aktivitete nuk kanė asnjė qėllim tjetėr pėrveē pėrmbushjes sė pėrgjegjėsive ndaj qytetarėve.

    Megjithatė, sipas Krasniqit, PDK-ja nė asnjė rast nuk ka qenė parti pėrjashtuese. “Ne gjithnjė kemi qenė parti qė interesin e qytetarėve tė vendit e kemi vendosur para interesave partiake, dhe nuk kemi pėrjashtuar asnjė parti. Por, kjo nuk do tė duhet tė pėrkthehet si ndonjė pėrafrim apo diēka tjetėr”, tha ai.

    Kurse Burim Ramadani, sekretar i pėrgjithshėm i AAK-sė, pėrjashton ēdo lloj
    mundėsie pėr bashkėpunim tė partisė sė tij me PDK-nė. Sipas tij, AAK-ja ka kundėrshti konceptuale dhe parimore me formėn e qeverisjes sė PDK-sė, tė kryesuar nga Hashim Thaēi.

    “Ne mund ta themi shumė qartė se AAK-ja nuk do tė bėjė asnjėherė koalicion me hajnat dhe me dėmtuesit e shtetit tė Kosovės”, tha Ramadani, duke shtuar se AAK-ja qė nga fillimi e ka cilėsuar se nė krye tė hajnisė nė Kosovė ėshtė Hashim Thaēi.

    Megjithatė, zhvillimet e fundit nė raportet mes dy partive po krijojnė hapėsirė pėr bashkėpunim. Thaēi, ditėt e fundit nuk i ka kursyer fjalėt e mira pėr Ramush Haradinajn, duke shprehur besim tė paluhatshėm nė pafajėsinė e tij dhe duke ofruar gjithēka pėr mbrojtjen e tij nė Hagė.

    Edhe zyrtarė tė tjerė tė PDK-sė e kanė lėnė tė hapur mundėsinė e bashkėpunimit mes dy partive.

    Xhavit Haliti, anėtar i Kryesisė sė PDK-sė, ka thėnė sė fundi pėr “Zėri” se PDK-ja nuk ka armiqėsi me AAK-nė. “Ne jemi kundėrshtarė politikė dhe nė momente tė caktuara, kundėrshtarėt politikė, nėse interesat e tyre pėrputhen, mund tė bėhen miq”, ka thėnė Haliti.

    Mirėpo, konsideratat pėr Thaēin nuk kanė munguar as nga zyrtarėt e AAK-sė.

    Qeveria ka marrė sė fundi njė falėnderim publik pėr shkak tė mbėshtetjes tė projekteve kapitale me 700 mijė euro, nga Rasim Selmanaj, kryetar i Komunės sė Deēanit, bastion i AAK-sė nė tė cilin gjatė zgjedhjeve tė fundit Thaēi pati pėrjetuar njė pritje tė pakėndshme nga banorėt e atjeshėm.

    Ndėrsa analisti politik Avni Zogiani ėshtė i bindur se nė zgjedhjet e ardhshme, PDK-ja dhe AAK-ja do tė jenė pjesė e njė koalicioni qeverisės, nė tė cilin do tė futen edhe partitė tjera kryesore tė Kosovės. Sipas tij, koalicioni gjithėpėrfshirės ėshtė pjesė e njė skenari tė parapėrgatitur, me tė cilin kryeministri Thaēi ėshtė kthyer nga Uashingtoni, gjatė vizitės sė fundit.

    “Thaēi ėshtė kthyer me porosinė qė tė prishė koalicionin me LDK-nė, tė ēojė vendin nė zgjedhje tė parakohshme, nga tė cilat do tė krijohet njė koalicion gjithėpėrfshirės, i cili do tė bėjė kompromisin e fundit pėr veriun e Kosovės”, tha Zogiani.

    zeri.info

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Pushteti i ka ndare,pushteti mund edhe ti bashkoje.
    Do me behej qejfi qe bashkluftetaret ta udheheqin Kosoven tani ashtu siq e udhehoqen ate gjate Clirimit te saj nga Serbet dhe pushtimi serbosllav.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2010
    Postime
    31
    [QUOTE=Fara11

    Prite gomar sa t'dal bar...

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zgjedhje pa koalicione paraprake
    Drilon Zogaj & Besiana Xharra | 11-10-2010 10:55 CET

    Prishtinė. Partitė kryesore nė vend, nuk preferojnė lidhjen e koalicioneve parazgjedhore pėr zgjedhjet e ardhshme, tė parakohshme, tė cilat pritet tė zhvillohen nė fillim tė vitit 2011. Besimi se mund tė arrijnė rezultate tė kėnaqshme tė vetėm, dhe problemet qė po i karakterizojnė koalicionet parazgjedhore nė vend, po e ēojnė Kosovėn nė njė proces tė ri zgjedhor, ku do tė garojnė mbi 30 parti politike, prej tė cilave nė Kuvend mund tė hyjnė vetėm 7-8 sosh.

    Gjithsesi, pazaret politike do tė zhvillohen pas zgjedhjeve, kohė kur do tė flitet pėr koalicionet e reja qė do tė qeverisin vendin.

    Partia mė e madhe aktuale, PDK, para zgjedhjeve tė kaluara pati nėnshkruar katėr koalicione parazgjedhore me parti atėkohė jashtėparlamentare. Mirėpo, prej tė gjitha atyre, koalicioni ėshtė ruajtur vetėm me ADK-nė e Edita Tahirit, e cila nė ndryshimet e fundit nė Qeveri, fitoi postin e ministres. Ndėrsa, koalicionet me PSD-nė, LPK-nė dhe PLK-nė, janė prishur gjatė mandatit qeverisės pėr arsye tė ndryshme.

    Nė zgjedhjet e ardhshme, PDK-ja planifikon tė hyjė e vetme.

    Ramė Buja, anėtar i Kryesisė sė PDK-sė ka thėnė se partia e tij ende nuk ka marrė vendim pėrfundimtar nėse do tė bėjė koalicione apo jo.

    “Por me sa shoh disponimin e Kryesisė dhe mekanizmave tė tjerė tė partisė, nuk vihet re ndonjė disponim i veēantė pėr tė hyrė nė koalicione parazgjedhore”, tha ai. Ndėrsa, koalicionet paszgjedhore, sipas Bujės, do tė pėrcaktohen varėsisht prej peshės specifike politike qė do ta ketė secili subjekt. Gjithsesi, ai beson se PDK-ja do tė dalė sėrish partia e parė nė vend, dhe se mungesa e koalicioneve parazgjedhore nuk do ta dėmtoj PDK-nė nė kėto zgjedhje.

    Ndėrsa, nė AKR, pėrvoja e fundit e koalicionit parazgjedhor me LDD-nė, duket se nuk ka lėnė shije tė mirė pėr udhėheqėsit e saj.

    Ibrahim Gashi, nėnkryetar i AKR-sė ka thėnė se organet e partisė nuk e kanė shqyrtuar ende ēėshtjen e koalicioneve tė mundshme.

    “Opinioni im ėshtė se duke u bazuar edhe
    nė analizėn qė i ėshtė bėrė zgjedhjeve tė fundit lokale, na ka rezultuar njė sugjerim i strukturave tona se jemi nxituar me koalicionin me LDD-nė, i cili nuk ėshtė pėrgatitur mirė dhe nuk ka pas benefite e pritura. Kėtė pėsim do ta pėrdorim si mėsim nė tė ardhmen”, tha Gashi, duke shtuar se ēdo vendim pėr koalicion parazgjedhor nė AKR, tash e tutje do tė bėhet vetėm pas analizave dhe studimeve tė thella paraprake.

    “Nuk jemi tė mbyllur, por nuk jemi aspak tė frikėsuar qė tė hyjmė nė zgjedhje vetė”, tha Gashi.

    Kurse, nė LDK, ēėshtja e koalicioneve eventuale parazgjedhore do tė shqyrtohet vetėm pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė brendshme.

    Eqrem Kryeziu, nėnkryetar i LDK-sė ka thėnė se vendime tė tilla nuk mund tė merren pa u mbajtur zgjedhjet nė parti dhe pa u konstituuar organet e saj.

    “Personalisht kam thėnė gjithmonė se me ato parti apo ato forca tė cilat janė tė vendosura pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, unė do tė shkoja me ato parti. Po flas pėr veten personalisht, ēka bėnė LDK-ja nuk e di”, ka thėnė Kryeziu, duke shtuar se LDK-ja do tė jetė rivale me PDK-nė nė garėn zgjedhore.

    Kurse, Avni Arifi, anėtar i Kryesisė sė AAK-sė ka thėnė se partia e tij do tė hyjė e vetme nė zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, AAK-ja tashmė ėshtė tėrhequr edhe nga oferta qė i pati drejtuar mė herėt LDK-sė, pėr njė koalicion tė tillė.

    “Aleanca konsideron se LDK-ja nuk mund tė lirohet nga dėmet qė kjo Qeveri ia ka bėrė Kosovės, dėme nė tė cilat janė pjesėmarrėse edhe PDK-ja edhe LDK-ja”, tha ai.

    Edhe LDD-ja, nuk preferon tė hyjė nė koalicion parazgjedhor pėr zgjedhjet e ardhshme nacionale. Sekretari i pėrgjithshėm i saj, Sejdė Tolaj ka mohuar ēdo lloj koalicioni me LDK-nė, edhe nė rast se Fatmir Sejdiu nuk zgjidhet kryetar i kėsaj partie.

    “Tė gjitha subjektet e tjera politike pėr ne janė tė barabarta, nuk kemi ndonjė preferencė pėr njė subjekt apo subjektin tjetėr. LDD-ja do tė marrė pjesė e vetme nė kėto zgjedhje dhe shpresojmė nė njė rezultat tė mirė tė LDD-sė, sepse kemi projekte konkrete dhe jemi njė hap para ēdo subjekti politik sa i pėrket kėtyre zgjedhjeve”, tha Tolaj.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Koalicioni Drenicė - Dukagjin?

    Pa Ramushin, por me bekimin e tij, PDK dhe AAK, sė bashku me ndonjė parti ekzistuese apo tė re, ka shumė gjasa qė tė ngrenė birra dolli pėr koalicionin e Drenicės me Dukagjinin.


    Derisa qeverisja e derisotme, LDK me PDK, ėshtė parė si e panatyrshme, duke marrė nė konsiderim ndasitė ndėrmjet “krahut tė luftės” dhe atij “tė paqes”, njė qeverisje PDK-AAK, shikuar nga ky prizėm, do tė duhej tė cilėsohej si e natyrshme, pavarėsisht dallimeve tė proklamuara nė programe apo qasjes ndaj demokracisė dhe qeverisjes.


    Njė gllėnjkė birre qė po e pinte kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, nė Birrarinė e Pejės, si dhe njė deklaratė mes gafit e pėrmirėsimit, me tė cilėn ai po shprehte bindjen pėr pafajėsinė e kryetarit tė AAK-sė Ramush Haradinaj nga akuzat e Tribunalit tė Hagės, ishte imazhi mė i pėrēuar nga vizita e kryeministrit tė Kosovės nė Pejė.

    Krahas kryeministrit dhe ministrit tė Integrimeve Evropiane, gjendej edhe njėri nga biznesmenėt mė tė mėdhenj tė Kosovės, Ekrem Lluka, kompanitė e tė cilit janė cilėsuar nga kryetari i AAK-sė si njė nga sponsorėt e kėsaj partie.

    Pėrkundėr retorikės armiqėsore ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė, Lluka megjithėse sponsor i fuqishėm i AAK-sė, ka punuar pa asnjė problem gjatė qeverisjes sė PDK-sė... bile viteve tė fundit ai vetėm ka shtuar kapitalin.

    Lluka, tė enjten, organizoi edhe takimin e kryeministrit me biznesmenė tė tjerė pejanė- me mish qengji dhe mikpritje dukagjinase...

    Para ca kohėsh Thaēi pati vizituar edhe kompaninė Elkos, pronė e Ramiz Kelmendit nga Peja, e cila nuk e ka fshehur asnjėherė qė ėshtė afėr AAK-sė. Madje, ky ka qenė edhe njėri nga argumentet kryesore negative qė kundėrkandidati dhe kryetari i tashėm ia pėrmendte gjatė garės pėr kryetar tė Odės Ekonomike tė Kosovės.

    Pėrveē imazheve tė sipėrpėrmendura, nuk kemi asnjė fakt shtesė pėr tė elaboruar rolin qė mund ta ketė biznesi nė zbutjen e armiqėsive, e madje edhe nė krijimin e miqėsisė ndėrmjet dy partive tė dala nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės.

    Me apo pa ndikimin e biznesit, megjithatė javėt e fundit raportet ndėrmjet AAK-sė dhe PDK-sė, jo qė janė zbutur, por nėse ky trend vazhdon, mund edhe tė pėrfundojnė me njė aleancė tė re qeverisėse.

    Dorėheqja e presidentit Sejdiu pas shkeljes sė Kushtetutės, si dhe zgjedhjet e parakohshme qė pėrcjellin atė, kanė hapur mundėsinė pėr tė gjitha llojet e koalicioneve, pėrfshirė edhe atė ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė.

    Sinjali i parė politik pėr shtendosje tė marrėdhėnieve erdhi qysh nė ditėt e para tė krizės politike, kur kryeministri Thaēi takoi nėnkryetarin e parė tė AAK-sė, Blerim
    Shalėn. Ajo u pėrcoll pastaj edhe me njė deklarim nė kėtė gazetė tė Xhavit Halitit, nga PDK-ja, se kjo parti nuk ka armiqėsi me AAK-nė, si dhe me njė intervistė tė Daut Haradinajt pėrplot lėvdata pėr rajonin e Drenicės dhe jo shumė kritike ndaj kryeministrit Thaēi.

    Nė dhjetė vjetėt e pasluftės Kosova ka pasur koalicione shumė mė tė habitshme dhe mė tė “panatyrshme” se koalicioni i mundshėm PDK-AKK.

    Madje, nėse partitė kryesore politike i shohim si rajonale, ky ėshtė i vetmi kombinim rajonal qė nuk e kemi pėrjetuar. Nė qeverinė e parė tė Bajram Rexhepit ishin tė pėrfaqėsuara tė gjitha rajonet: PDK (Drenica), LDK (Llapi), AAK ( Dukagjini), si dhe disa parti tė tjera pa rajon dhe pa votues, duke pėrfshirė kėtu edhe minoritetet.

    Dy qeverisjet tjera kanė pėrjashtuar njėrin nga kėto tri rajone. Qeveria e dytė, ajo e Ramush Haradinajt dhe mė pas e Bajram Kosumit dhe Agim Ēekut, u ndėrtua nga kombinimi i Llapit me Dukagjinin, duke lėnė jashtė Drenicėn. E treta dhe e fundit ėshtė kjo ndėrmjet Drenicės dhe Llapit, ndėrsa Dukagjini mbeti jashtė, sė bashku me disa parti tė tjera qė nuk patėn bazė rajonale tė votuesve.

    Derisa qeverisja e derisotme, LDK me PDK, ėshtė parė si e panatyrshme, duke marrė nė konsiderim ndasitė ndėrmjet “krahut tė luftės” dhe atij “tė paqes”, njė qeverisje PDK-AAK, shikuar nga ky prizėm, do tė duhej tė cilėsohej si e natyrshme, pavarėsisht dallimeve tė proklamuara nė programe apo qasjes ndaj demokracisė dhe qeverisjes.

    Madje, PDK-ja nga ana e saj asnjėherė nuk e ka pėrjashtuar njė koalicion me AAK-nė, por ishte kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, ai qė pėrjashtonte njė koalicion tė tillė.

    Megjithatė, nėse zgjedhjet e reja dhe rezultati qė prodhojnė ato e gjejnė AAK-nė pa kryetarin Haradinaj dhe pa rritje tė madhe nė vota dhe fuqi, ėshtė vėshtirė e besueshme se AAK-ja dhe udhėheqėsi i saj i tanishėm Blerim Shala do tė kenė energji pėr tė qėndruar jashtė pushtetit edhe katėr vjet tė tjerė.

    Pa Ramushin, por me bekimin e tij, PDK dhe AAK, sė bashku me ndonjė parti ekzistuese apo tė re, ka shumė gjasa qė tė ngrenė birra dolli pėr koalicionin e Drenicės me Dukagjinin.

    Nuk ėshtė aq e frikshme. Sa mund tė duket nė shikim tė parė...
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    llap..

    jepi burimet autoret e artikujve..

    po spritove..

    le te behet cdo lloj koalicioni.. qe e dikton vota e njerzve..
    eshte krejt normale..

    dikush do qeverisi kosoven..
    kush voton ka te drejte te kerkoje pastaj llogari nga pushtetaret..
    kush nuk del ne votim.. le te pajtohet me qeverisjen si do qe te jete.. e ska te drejt me kritikue pastaj..

    firzak..

    sa per clirim.. ate e solli nato.. e as llapi as drenica..as dukagjini e as zyrih-mynshen-rogner-kup-kominikato- lpk- pordhim-prodhimi..


    ..

    jo genjeshtra ne forum..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-10-2010 mė 07:05

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    kush e ēliroi Kosoven me duket eshte shum qesharake te diskutohet pas 11 viteve por nejse maje ti ata tanen

    ndersa burimi i lajmit eshte gazeta ditore zeri qe e ka drejtue nenkryetari i par i AAK-se blerim shala

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...nice-dukagjin/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Kurrė me Hashim Thaēin
    Drilon Zogaj

    “AAK-ja ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet konsistente se nuk do tė bėjė koalicion me PDK-nė, pėrderisa ajo udhėhiqet nga Hashim Thaēi. Dhe, tekefundit, ndoshta, po tė mos ishim konsistent dhe po tė kishte pranuar z. Haradinaj, qė tė jetė pjesė e njė koalicioni AAK-PDK, ndoshta nuk do tė ishte nė Hagė fare”, ka thėnė Avni Arifi.


    Prishtinė. Anėtari i Kryesisė sė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Avni Arifi, e kundėrshton kategorikisht mundėsinė qė partia e tij, nė ēfarėdo formati, tė hyjė nė koalicion qeverisės me PDK-nė e Thaēit, pas zgjedhjeve tė ardhshme nacionale. Sipas tij, Kosova nuk ka nevojė pėr koalicion gjithėpėrfshirės me pretekstin e bisedimeve. Kurse, rreth mundėsisė pėr koalicion direkt mes dy subjekteve, Arifi thotė se kjo ėshtė krejtėsisht e pamundur.

    “AAK-ja qė nga fillimi ka qenė konsistente se ne nuk do tė hyjė nė koalicion me PDK-nė, sepse konsiderojmė se ėshtė njė shkollė shumė e keqe politike, e cila i ka shkaktuar dėme tė mėdha Kosovės. Ne besojmė se nėse hyjmė nė koalicion me PDK-nė, nuk i bėjmė nder Kosovės, pėrkundrazi i bėjmė dėm”, ka thėnė Arifi, gjatė intervistės pėr “Zėri”.

    Zėri: Z. Arifi, dorėheqja e presidentit Sejdiu ka ndryshuar rrjedhat politike nė Kosovė. Si e vlerėsoni gjendjen aktuale dhe a kemi krizė institucionale?

    Arifi: Natyrisht ne jemi nė njė krizė institucionale, por edhe nė njė krizė politike. Kemi njė ushtrues detyre tė presidentit, andaj nuk mund tė thuhet se nuk jemi nė krizė institucionale.

    Mund tė thuhet se nuk jemi nė krizė tė ligjshmėrisė, sepse po respektohet Kushtetuta, pasi qė pas dorėheqjes sė presidentit, ushtruesi i detyrės ėshtė duke i kryer obligimet qė dalin nga Kushtetuta. Por, qė jemi nė krizė kjo ėshtė e padiskutueshme.

    Zėri: Kush, sipas jush, ėshtė shkaktar i kėsaj krize dhe a ėshtė dashur tė evitohet kjo gjendje?

    Arifi: Kjo krizė ėshtė shkaktuar nė momentin e parė kur ėshtė krijuar koalicioni PDK-LDK. Vota e qytetarėve nė vitin 2007 ka qenė kundėr kėtij koalicioni, ka qenė pėr njė koalicion krejt tjetėr. Por, fatkeqėsisht dėshira e zjarrtė pėr pushtet nė LDK dhe shumė aspekte tjera, ndikuan qė PDK-ja dhe LDK-ja tė krijojnė njė koalicion, jo pėr interesa nacionale, jo pėr interesa politike tė dy subjekteve, por thjesht pėr interesa tė grupeve tė ngushta tė interesit, tė cilat qė prej ditės sė parė qė kanė ardhur nė pushtet kanė pasur pėr qėllim futjen e mekanizmave tė shtetit nė kontroll, politizimin dhe partizimin e tyre por edhe futjen nė kontroll tė medieve, tė procedurave tė prokurimit dhe ndėrmarrjeve publike...

    SHIK-u rrezikon zgjedhjet e lira

    Zėri: Qė do tė thotė se ju frikėsoheni se zgjedhjet e radhės, tė parakohshme, do tė prodhojnė sėrish kėtė koalicion?

    Arifi: Ėshtė vėshtirė tė paragjykojmė se si do tė organizohen zgjedhjet e radhės. Ne e kemi pėrkrahur datėn 6 mars, si datė e cila mundėson mbajtjen e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues dhe si data e vetme qė ndoshta mundet, deri diku, t’u japė ngjyrė demokratike kėtyre zgjedhjeve. Tė mos harrojmė se ne jemi nė Kosovė dhe e dimė infrastrukturėn dhe logjistikėn qė iu mundėson qytetarėve tė votojnė pa probleme.

    Nuk kemi sisteme tė automatizuara, ku KQZ-ja mundet brenda pak kohėsh tė organizojė zgjedhje nė pėrputhje me standardet e duhura. Ne ende i kemi njerėzit nėpėr lista tė votuesve, e tė cilat kanė vdekur para 20 vjetėsh.

    Tė thuhet se mund tė kemi zgjedhje tė lira e demokratike nė janar ose shkurt ėshtė shumė e qartė tendenca se si do tė jenė ato zgjedhje, kur dihet fakti se do tė errėsohet rreth orės 16:00, dhe e dimė ēfarė ndodhė pastaj, sidomos me njė strukturė tė cilėn e ka PDK-ja si SHIK-un, i cili ka mijėra njerėz nė pozicion aktiv, gjė qė e ka thėnė edhe prokurori Van Vreeswijk dhe tė tjerėt. Ju mund ta paramendoni se ēfarė zgjedhje do tė ishin ato.

    Zėri: Por, PDK-ja ėshtė insistuese qė zgjedhjet tė mbahen sa mė shpejt qė tė jetė e mundur?

    Arifi:
    Arsyet janė pikėrisht ato qė unė i pėrmenda. Me zgjedhje tė lira dhe demokratike PDK-ja ėshtė seriozisht e kėrcėnuar qė tė mos fitojė zgjedhjet.

    Zėri: Ēka nėse u.d i presidentit, i cili ėshtė edhe zyrtar i PDK-sė, vendos pėr njė datė nė pėrputhje me kėrkesėn e partisė sė tij?

    Arifi: Unė nuk besoj se z. Krasniqi do tė marrė njė vendim tė tillė. Mund tė themi se deri mė tani ka treguar pėrgjegjėsi nė ushtrimin e detyrės sė presidentit dhe nuk besoj se ai do t’i injorojė tė gjitha partitė tjera. Por, nuk dua tė paragjykoj dhe nėse merret njė vendim i atillė, ne do tė kemi ēfarė tė themi.

    Kurrė koalicion me PDK-nė e Thaēit

    Zėri: Z. Arifi, ėshtė thėnė ditėve tė fundit se pas zgjedhjeve tė ardhshme ka mundėsi tė krijohet njė koalicion gjithėpėrfshirės nė kuadėr tė tė cilit do tė ishte edhe AAK-ja edhe PDK-ja. A ka shans pėr diēka tė tillė?

    Arifi: Pse tė krijohet njė koalicion gjithėpėrfshirės? Ne e kemi pasur njė koalicion tė tillė, i cili ėshtė udhėhequr pikėrisht nga PDK-ja, dhe nuk mund tė krenohet askush me rezultatet e atij koalicioni. Pėr hir tė kujt, pėr ēka duhet qė sėrish tė kemi njė koalicion tė tillė? Nė Kosovė duhet tė ketė opozitė tė fortė.

    Zėri: Pėr hir tė bisedimeve me Serbinė ndoshta?

    Arifi: Bisedimet me Serbinė duhet tė jenė vetėm pėr ēėshtje praktike, tė cilat ua lehtėsojnė jetėn qytetarėve. Lirisht le tė bisedojnė nėse nė to do tė bisedohet pėr udhėtimin e ēėshtje praktike, kėto janė ēėshtje tė Qeverisė, dhe nėse duhet njė konsensus brenda partive, atėherė ekziston Parlamenti. Ne, edhe koalicionit aktual i kemi ofruar propozimin pėr njė tryezė partiake pėr unifikim rreth bisedimeve. Por, pėr hir tė kėtyre ēėshtjeve t’i ulet vlera demokracisė dhe tė eliminohet opozita ėshtė tėrėsisht e pavend.

    Zėri: Kemi pėrshtypjen se kohėve tė fundit po ndodh njė afrim mes PDK-sė dhe AAK-sė. A qėndron njė ide e tillė?

    Arifi: Afrimi i AAK-sė me PDK, nuk e di si po shihet dhe paramendohet. AAK-ja dhe PDK-ja janė dy parti tė Kosovės dhe nė raportet e pėrditshme dikujt diēka mund t’i duket si pėrafrim, por nėse e kemi temėn pėr mundėsinė e koalicionit mes PDK-sė dhe AAK-sė, ashtu siē e keni thėnė njė ditė mė parė, AAK-ja qė nga fillimi ka qenė konsistente se ne nuk do tė hyjmė nė koalicion me PDK-nė, sepse konsiderojmė se ėshtė njė shkollė shumė e keqe politike, e cila i ka shkaktuar dėme tė mėdha Kosovės. Ne besojmė se nėse hyjmė nė koalicion me PDK-nė nuk i bėjmė nder Kosovės, pėrkundrazi i bėjmė dėm.

    AAK-ja synon fitore

    Zėri: A vlen e njėjta gjė edhe nė raport me LDK-nė, partneren aktuale tė PDK-sė nė Qeveri?

    Arifi: Ne e kemi pasur njė periudhė tė gjatė tė bashkėpunimit me LDK-nė, ju kujtohet koalicioni mes presidentit Rugova dhe Haradinajt. Kemi pasur njė bashkėpunim shumė tė mirė, njė vizion tė pėrafėrt. LDK-ja ka pasur njė vizion shumė tė qartė pėr Kosovėn dhe njė proces shumė interesant tė zhvillimit tė ngjarjeve. Kjo ka bėrė qė AAK-ja tė bashkėpunojė ngushtė me LDK-nė. Me njė LDK tė tillė do tė ishte nė shėrbim tė Kosovės qė AAK-ja tė jetė nė koalicion.

    Zėri: Nė zgjedhjet e fundit lokale, AAK-ja ka dyfishuar votat. Mirėpo, tash nė AAK janė disa rrethana tė reja, mungon fizikisht lideri i saj. A pretendoni qė tė mbani atė rritje edhe nė zgjedhjet e ardhshme?

    Arifi: Kushdo qė thotė se nuk do tė reflektohet mungesa e liderit Haradinaj, nuk e thotė tė vėrtetėn. Ne punojmė si AAK, strukturat janė vazhdimisht tė mobilizuara, nėnkryetarėt e partisė janė nė funksion tė plotė, po i kryejnė obligime e tyre dhe mbrojnė interesat e partisė. Ne synojmė ngritje dhe synojmė qė tė fitojmė. Por, ne jemi shumė realistė dhe nuk e konsiderojmė tė mundur njė gjė tė tillė pa liderin e AAK-sė.

    Ne, po besojmė qė gjasat janė shumė tė mira qė z. Haradinaj do tė jetė kėtu gjatė fushatės zgjedhore, dhe ne do tė luftojmė qė tė bindim elektoratin se alternativa jonė, vizoni ynė ėshtė nė interes tė Kosovės. Ne u premtojmė qytetarėve, siē u kemi premtuar nė 2007 dhe e kemi mbajtur fjalėn, se nuk do tė pėrzihemi me shkollėn qeverisėse tė koalicionit aktual.

    Qeveria Haradinaj, nuk do tė jetė shkollė ēfarė kanė pasur qytetarėt kėto tre vjetėt e fundit, do tė jetė ajo ēfarė ka qenė gjatė 100 ditėve tė Qeverisė, qė ėshtė krijuar nė koalicionin e

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    kete propagande e ka lansuar shiku me te vetmin qellim qe ta demtoi aak dhe ramushin!!
    kurr nuk do te kete kualicione aak pdk sa te jete hasha ne krye te partise!!

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •