Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 52 prej 52
  1. #41

  2. #42

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Citim Postuar mė parė nga Kasumi Lexo Postimin
    zoti i shperblefte me te mira keta femije dhe familjet e tyre edhe juve i nderuari zot. Fattlumi per kontributin qe po jepni ,vertet nje person qe i thot vetes shqiptar nuk mund ti ndalon lotet dhe te ndaj dhimbjen me te afermit e tyre
    Faleminderit edhe prej teje Kasumi.Ne ju kemi borgj shume atyre,e sidomos femijeve.Kjo eshte me e pakta qe beje per ta.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Ky eshte kamioni frigorifer qe eshte gjetur ne Danub me trupa te pajete te shqiptareve te Kosoves.Mban targat e Prizrenit dhe dyshohet qe ne kete kamion kishin qene disa nga viktimat e masakres se familjes Berisha,kryesisht gra e femije.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Perveq Millosheviqit dhe atyre qe jane denuar ne Beograd per krimin e bere ndaj familjes Berisha eshte edhe nje kriminel serb qe mbahet ne Hage dhe nder akuzat tjera i bie edhe akuza e krimeve te kryera ndaj familjes Berisha.

    Vllastimir Gjorgjeviq

    Prej 1 qershorit 1997 deri mė 30 janar 2001, Ndihmėsministėr i Ministrisė sė Punėve tė
    Brendshme tė Serbisė (MPB) dhe Shef i Degės pėr Sigurinė Publike (RJB) nė MPB:
    pėrgjegjės pėr tė tėra njėsitė dhe personelin e RJB -sė nė Serbi, ndėr tė cilat edhe nė
    Kosovė pėr periudhėn 1 janar - 20 qershor 1999


    AKTAKUZA DHE AKUZAT
    Tė tėra akuzat kundėr Gjorgjeviqit janė nė lidhje me krime tė kryera nė territorin e Kosovės prej 1 janarit
    1999 ose rreth kėsaj date deri mė 20 qershor 1999.
    Aktakuza fillestare kundėr Nebojsha Pavkoviqit, Vladimir Llazareviqit, Vllastimir Gjorgjeviqit dhe Sreten
    Lukiqit (numri i lėndės IT-03-70, “Pavkoviq dhe tė tjerė.”) u konfirmua mė 2 tetor 2003 dhe u bė publike
    mė 20 tetor 2003.
    Aktakuza fillestare kundėr Sllobodan Millosheviqit, Milan Milutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Dragolub
    Ojdaniqit dhe Vllajko Stojikoviqit (numri i lėndės IT-99-77) u konfirmua mė 24 maj 1999 dhe u publikua mė
    27 maj 1999. Kjo aktakuzė u ndryshua mė 29 qershor 2001. Aktakuza u ndryshua sėrish mė 29 tetor 2001
    (aktakuza e ndryshuar pėr herė tė dytė) dhe mė 5 shtator 2002 (aktakuza e ndryshuar pėr herė tė tretė).
    Nė aktakuzėn e ndryshuar pėr herė tė tretė u hoqėn akuzat kundėr MillosheviqitIn dhe Stojikoviqit pėr
    shkak tė vdekjes sė Stojikoviqit dhe faktit se Millosheviqi po gjykohej veēas (numri i lėndės IT-02-54). Mė
    tej ēėshtja gjyqėsore u emėrtua Milutinoviq dhe tė tjerė.
    Mė 1 prill 2005 Prokuroria paraqiti njė mocion ku kėrkonte tė bashkonte ēėshtjet Milutinoviq dhe tė tjerė
    dhe Pavkoviq dhe tė tjerė. Mocioni u miratua mė 8 korrik 2005 dhe Dhoma Gjyqėsore urdhėroi Prokurorinė
    qė tė dorėzonte njė aktakuzė tė ndryshuar tė pėrbashkėt. Aktakuza e ndryshuar e pėrbashkėt u dorėzua
    mė 16 gusht 2005. Kjo aktakuzė u kundėrshtua nga Mbrojtja pasurdhėresės sė Dhomės Gjyqėsore,
    Prokuroria paraqiti aktakuzėn e ndryshuar pėr herė tė dytė tė pėrbashkėt mė 5 prill 2006. Mė 11 maj
    2006, Dhoma Gjyqėsore urdhėroi Prokurorinė tė dorėzonte kopjen pėrfundimtare tė aktakuzės. Mė 12 maj
    2006, Prokuroria dorėzoi aktakuzėn e ndryshuar pėr herė tė tretė tė pėrbashkėt.
    Mė 17 maj 2006, Gjykatėsi Paragjyqėsor urdhėroi Prokurorinė tė korigjonte disa gabime shtypi nė
    aktakuzėn e ndryshuar pėr herė tė tretė tė pėrbashkėt dhe ta ndante Gjorgjeviqin i cili ishte ende i lirė,
    prej tė akuzuarve tė tjerė, dhe duke lejuar qė gjykimi kundėr tė akuzuarve tė mbetur tė fillonte nė datėn
    e caktuar. Mė 21 qershor 2006 Prokuroria kėrkoi lejė pėr zėvendėsimin e aktakuzės sė pėrbashkėt tė
    ndryshuar pėr herė tė tretė me variantin e korigjuar tė aktakuzės (dorėzuar nė tė njėjtėn ditė) dhe lejė
    pėr heqjen e Gjorgjeviqit nga ēėshtja gjyqėsore. Mė 26 qershor 2006 Dhoma Gjyqėsore e miratoi ndarjen
    dhe pranoi aktakuzėn e pėrbashkėt tė ndryshuar pėr herė tė tretė tė redaktuar si aktakuza nė fuqi kundėr
    gjashtė tė akuzuarve tė mbetur. Gjorgjeviqit iu caktua lėnda numėr (IT-05-87/1) dhe aktakuza nė fuqi
    kundėr tij mbeti aktakuza e pėrbashkėt e ndryshuar pėr herė tė tretė.
    Mė 2 qershor 2008, Prokuroria me anė tė njė mocioni kėrkoi lejė pėr ndryshimin e aktakuzės sė pėrbashkėt
    tė ndryshuar pėr herė tė tretė pėr pėrfshirjen njė incidenti vrasjeje me 14 viktima nė qytetin e Podujevės
    dhe emrat e katėr viktimave tė vrarė gjatė dy incidenteve tė tjera tė vrasjes. Mė 7 korrik 2008, Dhoma
    Gjyqėsore miratoi mocionin dhe mė 9 korrik Prokuroria dorėzoi aktakuzėn e ndryshuar pėr herė tė katėrt,
    e cila u bė aktakuza nė fuqi nė kėtė ēėshtje.
    Nė aktakuzė pretendohet se Gjorgjeviq mori pjesė nė njė ndėrmarrje tė pėrbahkėt kriminale qė
    ekzistonte qė prej tetorit 1998 dhe vazhdoi gjatė periudhės kur u kryen krimet e pretenduara nė
    aktakuzė. Qėllimi i ndėrmarrjes sė pėrbashkėt kriminale ndėr tė tjera ishte ndryshimi i raportit etnik nė
    Kosovė pėr tė mundėsuar vazhdimėsinė e kontrollit serb mbi krahinėn. Ky qėllim do tė arrihej nėpėrmjet
    mėnyrave kriminale ndėr tė cilat fushata e gjerė ose sistematike e terrorit dhe dhunės ku pėrfshiheshin
    dėbime, vrasje, transferime tė dhunshme dhe pėrndjekje kundėr popullatės shqiptare kosovare gjatė
    periudhės pėrkatėse tė aktakuzės. Pretendohet se forcat e RFJ-sė dhe Serbisė nė mėnyrė tė qėllimshme
    dhe tė pėrhapur ose sistematike dėbuan me dhunė dhe shpėrngulėn brenda vendit qindra mijėra shqiptarė
    kosovarė prej shtėpive tė tyre anembanė krahinės sė Kosovės. Pėr tė mundėsuar dėbimet dhe
    shpėrnguljet, forcat e RFJ-sė dhe Serbisė krijuan qėllimisht njė gjendje frike dhe shtypjeje nėpėrmjet
    pėrdorimit tė forcės, kėrcėnimeve pėr pėrdorim tė forcės dhe akteve tė dhunės.
    Nė aktakuzė pohohet se nė tėrė Kosovėn, forcat e RFJ-sė dhe Serbisė u pėrfshinė nė njė fushatė tė gjerė
    ose sistematike tė shkatėrrimit tė pronave tė qytetarėve shqiptarė kosovarė. Kjo u arrit nėpėrmjet
    granatimit tė pėrhapur tė qyteteve dhe fshatrave; djegjen dhe shkatėrrimin e pronave si shtėpi, ekonomi
    bujqėsore fshatare, biznese, monumente lulturore dhe vende fetare dhe shkatėrrimit tė pronave
    personale. Si rezultat i kėtyre veprimeve tė bashkėrenduara, qytete, fshatra dhe rajonė tė tėra u bėnė tė
    pabanueshme pėr shqiptarėt kosovarė.
    Gjithashtu pretendohet se veē shkatėrrimit tė qėllimshėm tė pronave tė civilėve shqiptarė kosovarė,
    forcat e RFJ-sė dhe Serbisė kryen akte tė pėrhapura ose sistematike tė egra dhe tė dhunshme kundėr
    civilėve shqiptarė kosovarė pėr tė mbajtur gjendjen e frikės, krijuar kaos dhe njė frikė tė gjithanshme pėr
    jetėn. Forcat e RFJ-sė dhe Serbisė shkuan fshat mė fshat, qytet mė qytet, dhe rajon mė rajon, duke
    kėrcėnuar dhe dėbuar popullatėn shqiptare kosovare. Shqiptarėt kosovarė vazhdimisht u kėrcėnuan,
    sulmuan ose u vranė publikisht pėr tė detyruar largimin e familjeve dhe fqinjėve tė tyre. Shumė shqiptarė
    kosovarė tė cilėt nuk u dėbuan drejtpėrdrejtė me dhunė prej vendbanimeve tė tyre, ikėn si pasojė e
    gjendjes sė terrorit krijuar prej rrahjeve, keqtrajtimit, pėrdhunimeve, arrestimeve tė paligjshme,
    vrasjeve dhe plaēkitjeve tė kryera gjerėsisht ose sistematikisht anembanė krahinės. Forcat e RFJ-sė dhe
    Serbisė me kėmbėngulje fyen, shanė nga ana racore, i poshtėruan dhe pėrdorėn forma tė tjera tė
    keqtrajtimit fizik dhe psikologjik kundėr shqiptarėve kosovarė bazuar nė identifikimin e tyre racor, fetar
    dhe politik. U shpėrngulėn tė gjitha kategoritė e shoqėrisė shqiptare kosovare duke pėrfshirė edhe gratė,
    fėmijėt, tė moshuarit dhe tė sėmurėt.
    Nė aktakuzė pohohet se mijėra shqiptarė kosovarė tė cilėt ikėn prej shtėpive tė tyre si pasojė e veprimeve
    tė forcave tė RFJ-sė dhe Serbisė iu bashkuan kolonave tė njerėzve qė lėviznin drejt kufijve tė Kosovės me
    Shqipėrinė dhe Maqedoninė. Pretendohet se forcat e RFJ-sė dhe Serbisė caktuan njerėz nė postblloqet
    pėrgjatė rrugėtimit pėr nė kalimet kufitare dhe rrahėn, zhvatėn, grabitėn, keqtrajtuan, sulmuan,
    arrestuan dhe vranė nė mėnyrė tė paligjshme shqiptarėt kosovarė tė shpėrngulur. Nė raste tė tjera forcat
    e RFJ-sė dhe Serbisė shoqėruan grupe tė shqiptarėve kosovarė tė dėbuar pėr nė kufi. Sipas aktakuzės, u
    dėbuan afėrsisht 800,000 shqiptarė kosovarė.
    Gjithashtu anembanė Kosovės, forcat e RFJ-sė dhe Serbisė sistematikisht konfiskuan dhe shkatėrruan
    dokumentet identifikuese dhe lejet e automjeteve tė civilėve shqiptarė kosovarė. Ndėrkohė qė shqiptarėt
    kosovarė u dėbuan prej shtėpive tė tyre dhe u nisėn drejt kufijve tė Kosovės, atyre iu kėrkua tė dorėzonin
    dokumentet identifikuese nė pika tė caktuara gjatė rrugėtimit pėr nė kalimet kufitare dhe nė kalimet
    kufitare pėr nė Shqipėri dhe Maqedoni. Kėto veprime u kryen pėr zhdukjen e krejt dokumenteve pėr
    praninė e shqiptarėve kosovarė nė Kosovė dhe pėr t’iu mohuar atyre tė drejtėn e kthimit nė shtėpitė e
    tyre.
    Nė Aktakuzėn nė fuqi, bazuar nė pėrgjegjėsinė e tij individuale penale (Neni 7(1) i Statutit) dhe bazuar nė
    pėrgjegjėsinė e tij penale si epror (Neni 7(3) i Statutit), Vllastimir Gjorgjeviqi akuzohet pėr:
    · Dėbim, veprime tė tjera ēnjerėzore (transferim i dhunshėm), vrasje, pėrndjekje mbi baza
    politike, racore ose fetare (krime kundėr njerėzimit, Neni 5),
    · Vrasje (shkelje e ligjeve ose zakoneve tė luftės, Neni 3).
    GJYKIMI
    Gjykimi filloi mė 27 janar 2009. Prokuroria pėrfundoi ēėshtjen e saj mė 28 tetor 2009.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    [IMG][/IMG]

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Ja kjo eshte ajo qe humbi gjithqka qe kishte ne jeten e vet (Shyhrete Berisha)[IMG][/IMG]

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    [IMG][/IMG]

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Deshmon polici qe kishte pare vrasjen e familjareve Berisha.


    Deshmitari i prokurorise me shifren K-83 qe ishte edhe deshmitar i mbrojtur,deshmoj kunder Vllastimir Gjorgjeviqit mbi masakren e familjes Berisha ne Suhareke ne tribunalin e Hages.

    K-83, i cili ishte ne ate kohe police ne rezerve,deshmoj qe me daten 26 mars 1999 masakren dhe vrasjet u kryen nga 2 polic te stacionit policor ne Suhareke(MUP) me emrin Sllagjan Qukariq dhe Radovan Tanoviq.

    Sipas fjaleve te tij ,Qukariqi dhe Tanoviqi me se pari i pushkatuan 6 meshkuj shqiptare dhe nje grua plake te familjareve Berisha e mepastaj duke hedhur bomba dhe duke shtene rafale automatikesh ne mbi 40 gra dhe femije qe ishin te ngujuar ne nje lokal picerije aty.

    K-83 tregoj me pastaj se diten kritike i ka pare Qukariqin dhe Tanoviqin duke i vrare aty tek muri 4 burra te familjes Berisha afer shtepise se viktimave.Ai tregoi qe deri te kontrolli dhe rrethimi i shtepise erdhi me komanden dhe urdherin e nje njesije te policise ku komandant ishte nje me nofken "QEGAR 1".Kur arriten tek shtepia qe deri atehere para bombardimit te Natos kishte qene shtepi ku kishte qene baza e misionit vezhgues te OSBE-se,filluan te shtenat nga policet nga te gjitha anet,gjersa grate dhe femijet iknin,vazhdon rrefimin e tij K-83.

    "Pashe se si Tanoviqi dhe Qukariqi i mbanin tek muri nen nishan per ti pushkatuar 4 meshkuj dhe i legjitimonin...Mua me thane qe ti percjelli grate dhe femijet,nderkohe i pashe duke shtene ne keta 4 burra qe ishin te mbeshtetur tek muri aty",tregon K-83 ,i cili tha qe i pa grate dhe femijet tek iknin dhe hyne ne nje lokal picerije aty afer dhe per kete i`u kishte treguar Qukariqit dhe Tanoviqit.

    "Pergjate kesaj rruge gjer tek lokali ku gjindeshin grate dhe femijet pashe 2 pleqe te plagosur,nje grua dhe nje burre,se si ishin te shtrire aty afer ne rruge.Qukariqi e hetoj se une isha i shqetesuar dhe i frikesuar,dhe me tha qe te shkoja deri tek nje kafene qe ishte aty afer,qe te pij pak alkool dhe qe te vij pak ne vete dhe te me hiqet pak ky shqetesim.E kam marre shishen me alkool dhe duke dalur nga ajo kafeneja e pashe Qukariqin se si qendronte afer atyre 2 pleqve dhe menjehere i vrau me nga nje plumb ne koke qe te dyte."vazhdon K-83.

    Me pastaj deshmitari tregon se si Qukariqi,Tanoviqi dhe Miki Petkoviqi,gjithashtu qe ishte polic rezerve,menjehere rrembyen shishen e rakise dhe filluan ta pijne alkoolin ashtu ne shpejtesi me shishe,aty afer murit te picerise ku brenda ishin grate dhe femijet.Me pastaj ,Tanoviqi i pari e pas tij edhe Qukariqi hodhen bombat brenda ne piceri ku ishin grate dhe femijet dhe menjehere filluan te shtiejne me rafale automatiku deri ne momentin qe nuk u degjuan me te qarat e femijeve.

    Sipas deshmitarit ,pas nja 20 minutave aty tek vendi perpara picerise mberriti komandanti i mbrojtjes civile per Suhareke Boban Vuksanoviqi dhe zevendesi i mbrojtjes territoriale Mirko Gjorgjeviq,dhe pas tyre edhe 2 kamion civil.Ai tregon me pastaj se ekipi i mbojtjes civile e cila eshte dashur ti ngarkoje kufomat ne kamion,erdhen,mirepo pasi qe pane se qka duhej te benin ata filluan te iknin,kur i pane ato kufoma.Qukariqi e mori komanden dhe i urdheroj ata qe ti ngarkojne trupat e vdekur,ose edhe ata do ti vriste sikur keta 50 anetaret e familjes Berisha.Pasi qe eshte ngarkuar kamioni i pare,eshte nisur ne drejtim te Prizrenit dhe ka ardhur tjetri kamion.Qukariqi aty e vrau me rafal automatiku edhe nje person tjeter Jashar Berishen,qe ishte punetor ne pompen e benzines aty afer pasi qe ky i fundit refuzoj qe te ngarkoj kufomat ne kamion pas kercenimit dhe urdherave te Qukariqit.

    Perktheu per F.SH._________Fattlumi.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,492
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 4 postime
    Ushtaret e pare te Kfor-it qe kishin mberritur ne vendin e krimit tek piceria "Kalabria"ku ishin vrare dhe masakruar familjaret Berisha.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,796
    Faleminderit
    0
    36 falenderime nė 36 postime
    Baraybar akuzohet nga familjarėt e tė zhdukurve nga Suhareka
    Gjatė kohės sė luftės nė Kosovė janė ekzekutuar 49 anėtarėt e familjes Berisha nga Suhareka, trupat e tė cilėve ende nuk dihet se ku janė. Pas pėrfundimit tė luftės familjarėt e viktimave kanė kėrkuar vazhdimisht trupat e familjarėve tė vrarė.
    Nė vitin 2003 nė kuadėr tė UNMIK-ut ishte hapur njė zyrė pėr tė zhdukurit dhe kryesuar i saj ishte Jose Pabllo Baraybar. Ky i fundit akuzohet nga familjarėt e viktimave qė pas ekspertizave ka marrė pa leje tė familjarėve 400 mostra klavikulash, transmeton TCH.
    Hysni Berisha njeriu qė me dėshmitė e tij doli pėrballė diktatorit Sllobodan Millosheviē nė Gjykatėn e Hagės, tani ka njė mision tjetėr tė papėrfunduar.
    Ai kėrkon tė pėrballet para drejtėsisė me ish-kryesuesin e zyrės pėr tė zhdukur nė kuadėr tė UNMIK-ut Jose Pablo Baraybar, emri i tė cilit po pėrflitet shumė kėto ditė, nė lidhje me hetimet e bėra nė territorin e Shqipėrisė mbi dyshimet pėr trafikim organesh.
    Nė Kosovė, ndaj Jose Pablo Baraybar nga viti 2006 ėshtė ngritur njė aktakuzė dhe ai po ndiqet penalisht. Aktakuza ėshtė ngritur nga familjet e viktimave tė luftės, tė cilat e akuzojnė Barajbarin se pa lejen e tyre u ka marrė, duke i vjedhur kėsisoj, mė shumė se 400 klavikula me pretendimin e ekspertizės mjeko-ligjore.
    “Baraybar ka bėrė krime ndaj eshtrave tė tė dashurve tonė. Ne jo qė kemi qenė tė fyer dhe ofenduar pasi tė marrėsh eshtrat pa e pyetur familjarin kėtė e bėjnė njerėz qė nuk kanė ndjenja njerėzore. Kjo ka bėrė qė ne tė shkojmė deri nė padi penale ndaj Baraybarit”, ėshtė shprehur Hysni Berisha.
    Sipas tij, “koleksionisti forensik skeletor Baraybar” ka prekur thellė nė plagėt e pashėruara veēmas tė kėsaj familje qė edhe pas 11 vitesh nuk iu janė kthyer eshtrat e 49 anėtarėve tė familjes.
    “Na kanė informuar si familjarė se Baraybar krahas eshtrave qė merrte pėr hulumtimin e ADN-sė i ka pėrdorur ato edhe pėr studime shkencore. Ne kemi kėrkuar tė dimė se ē’po ndodh me ato eshtra, por asnjėherė nuk kemi marrė pėrgjigje”, shprehet Berisha.
    Ai posedon dokumente dhe materiale tė shumta nga institucionet kosovare madje edhe ato boshnjake, duke pėrfshirė edhe tė Tribunalit tė Hagės qė tregojnė se pėrveē eshtrave tė kosovarėve, Baraybar pėr qėllime tė tij personale dhe pėr punime shkencore nė tė njėjtėn mėnyrė ka keqpėrdorur edhe eshtrat e boshnjakeve nė Bosnje.
    “Kemi informuar edhe Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Perusė, nga vjen dhe Baraybar, dhe kemi kėrkuar qė tė merren me kėtė ēėshtje. Serbia na ofron pėr trafikim organesh, ndėrkohė qė ne edhe sot nuk kemi kufomat tona. Ndaj familjes Berisha nuk ėshtė bėrė krim, por gjenocid”, thotė Berisha.
    Sipas kallėzimit penal Baraybar akuzohet tė ketė vjedhur mostra tė brinjėve, klavikulave dhe dhėmbė tė mbi 800 viktimave tė zhvarrosura nė Bosnje dhe Kosovė.
    Mė pas me leje tė Gjykatės sė Hagės nė periudhėn kohore tetor-dhjetor 2003 ka marrė detyrėn e tij nė Kosovė nė cilėsinė e kryesuesit tė zyrės pėr tė zhdukurit nė kuadėr tė UNMIK-ut.
    Megjithatė, ai ėshtė larguar nga Kosova dhe asnjėherė nuk i ėshtė pėrgjigjur gjykatės. Ndėrkohė nė pritje tė eshtrave tė grabitura, nė varrezat qytezės sė Suharekės 49 varret e hapura pėr viktimat e luftės mbeten bosh.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-05-2008
    Postime
    3,759
    Faleminderit
    151
    242 falenderime nė 202 postime

    Pėr: Shyhrete Berisha, e mbijetuara e nje masakre serbe

    Vrasja per here te dyte e familjes se Shyhretes ,kete here nga familjaret e tyre ..trishtuese dhe neveritese gjakftohesia e kesaj bushtre plake :

    http://www.telegrafi.com/lajme/vjehr...o-2-54582.html
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •