Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Një sugjerim rreth shtimit të forumeve

    Përshëndetje

    Vura re që mungon një forum i mirëfilltë dedikuar filozofive politike. Do ishte e mundur që tek Kultura demokratike të shtohej një nën forum i ri për to, ose të ndryshohej përshkrimi i këtij forumi? Mendoj se këtu ndodhen mjaft indvidë të aftë që të diskutojnë rreth tyre duke kontribuar në ndërtimin e debateve mjaft konstruktive. Gjithashtu, një cep i veçantë ku mund të analizohen marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacia dhe sistemet ndërkombëtare përsëri mungon, dhe tek forumi historisë nuk mund të inkuadrohen, pasi sot në ndryshim nga shek 19 ekzistojnë në disiplina të veçuara shkencore.

  2. #2
    Ke nenforumin e filozofise. Politike ose jo, i perfshin te gjitha. Se kuptoj nevojen e hapjen se nje nenforumi specifik kur ekziston nje qe e perfshin ne teresi.

  3. #3
    Ke nenforumin e filozofise. Politike ose jo, i perfshin te gjitha.
    Don't kill me pleaseeee!
    Ai forumi i filozofise, me fal per sinqeritetin por eshte jo ashtu si duhet te ishte ne nivelin e diskutimeve, te filozofise politike, aq me teper qe edhe trajtimi i diplomacise, i marredhenieve nderkombetare, eshte shume interesant, dhe per me teper shume aktual ne ditet e sotme, aq sa edhe tendenca e zgjedhjes per te studiuar apo specializuar ne keto disiplina, sa vjen e rritet...
    Per me teper, me duket se kete lloj trajtimi ne keto lemi, nuk ndodhet ne forume te tjera virtuale, dhe kjo do ishte nje plus per FSH. Nese i referohemi vetem forumit te kultures demokratike, apo vetem te filozofise, ta marrim parasysh qe aty jane ca tema, ca sondazhe, apo thjesht bjeri t'i biem, qe nese do trajtoheshin ne te njetjen kategori me keto qe propozohen, sikur nuk shkon. Nese do hapej nje nen-forum posacerisht, do te ruante seriozitetin qe ka psh nen-forumi i paranormales, ku asnje nuk guxon te shkruaj kotesira. Dmth aty eshte cilesia dhe jo sasia.
    Personalisht, mendoj se do ishte ne te mire e te gjitheve, e them kete sepse mua si person me intereson trajtimi i ketyre tematikave, besoj se ka edhe te tjere me sa kam pare.
    Tani une e di qe nuk do ma merrni parasysh, por ja qe desha t'a them

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Sa veta mendoni se do ishin te interesuar per nje forum te tille te vecante?

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Shh forumin filozofi-psikologji sa të interesuar tërheq...
    Elegance is an attitude.

  6. #6
    Atehere pra, nese do e matni me treguesin e atyre qe marrin pjese te ai forum, i bie qe nisur nga sasia, forumet ne top liste, na qenkan ato me tema : cfare po mendon, kush te mungon, cfare mendon per bleona qerretin, si te duket kjo telenovele, pse nuk tregohet mosha e femres, tregim me 4 fjale, une te puc ty e ti me puc mua....apo chit-chatet mediokre qe behen cdo dite dhe kane me shume audience, dhe keshtu i bie qe forumi ne pergjithesi u dashka te formatohet ne chat.
    Meqe si kriter moret sasine, dhe jo cilesine, kjo na qenka vija llogjike.

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Edhe nenforumi jurisprudenca mungon.

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un jam pro vetëm nëse dikush e mirëmban, me fjalë të tjera, Fenomenet Paranormale mesa kam lexuar janë hapur vec nga Dariusi dhe ai ka sjellur ndër vite në mënyrë konstante informacione, shumica dhe të përkthyera që nuk është pak punë që ta justifikoj të qënurin e atij forumi vec.

    Kush ka kohë dhe njohuri të mjaftueshme të sjelli informacione shqip ? Mos harrojmë që kjo fushë, pra fusha e politikës, rrymave filozofike-politike etj, është fusha më e mangët në Shqipëri, fryt i një opresioni të cmendur komunist që nuk la asgjë të depërtonte. Pra që duhet duhet, puna është kush do e mirëmbaj dhe kush do sjelli informata në mënyrë konstante që forumi të pasurohet me tema. Nëse Yes dhe Uriel e mbajnë ok, Dariusi e provoi që vetëm praktikisht ndërtoi një nënforum me gati 4000 postime por postime jo chit-chat, pra ku 90% janë cilësi përsa i përket tematikës. Se po të lejohet chit chati atje pa frikë numri 10fishohet. Pra ka shumë gjëra që duhen konsideruar. Forumi i në fjalë që doni të hapni ka potencial ta tejkaloj këtë, pasi vetë tematika është tashmë më e rrahur nga shumë studentë shqiptarë që kanë njohuri ose personale ose akademike në këtë fushë, ndërkohë që Paranormalja Moderne ta themi është dicka që nuk është trajtuar aspak tek ne.

    Për jurisprudencën nuk jam dakort chino, cfarë do diskutohet atje ? Me këtë logjikë hajde hapim dicka për "mekanikët" ! Mbispecializimi i forumit mund të fragmentoj strukturën dhe orientimin që për tani është optimal.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 16-07-2011 më 09:03
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    pse mos informohet poplli per kodin penal dhe civil.

    sa per mekanike kena plot ne lagje

    ps. jane bo smod-at si manaferra ktu.

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    A po ja nisim o burra e gra?

    Une mezi po pres qe te hapet nje nenforum i tille. Nuk e di sa do te mund te kontribuoj por mendoj se tema do te ishte me interes te madh.

    Nese e fillojme, une preferoj te kyqem nga Rilindja, duke i lene anash veprat e Lashtesise si dhe ato te Mesjetes se krishtere.

    Pra, per mendimin tim, Makiaveli do te ishte nje piknisje e mire...per te vazhduar me Hobsin, Monteskun, Lokun, Marksin, Engelsin etj etj.

    Nese dikush e ndien vehten te gatshem dhe te pregaditur le ta hape nje teme te tille

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Jam kundër shtimit të nënforumeve të reja. Këtu nuk ka filozofë ose shkencëtarë dhe nënforume të tilla do të mbeteshin të shkreta. Pjesa dërrmuese e intelektualëve të forumit janë sherrxhinj që zihen për fe dhe politikë.

    Edhe kaq forume/nënforume sa janë, janë shumë. Disa janë të panevojshme dhe duhen shkrirë e bashkuar. Po kështu renditja dhe klasifikimi i disa forumeve/nënforumeve është e palogjikshme, bile them dhe ka gabime trashanike.

    Jo çdokush mund ta bëjë organizimin e një forumi. Forumi ndërtohet vetëm nga një dorë, nuk bëhet me propozimet e moderatorëve. Shto një këtu e shto një aty, forumi kthehet në një labirint ku anëtarët më shumë ngatërrohen se sa orientohen. Duhen gjëra më të thjeshta dhe përmbledhëse.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Përshëndetje

    Vura re që mungon një forum i mirëfilltë dedikuar filozofive politike. Do ishte e mundur që tek Kultura demokratike të shtohej një nën forum i ri për to, ose të ndryshohej përshkrimi i këtij forumi? Mendoj se këtu ndodhen mjaft indvidë të aftë që të diskutojnë rreth tyre duke kontribuar në ndërtimin e debateve mjaft konstruktive. Gjithashtu, një cep i veçantë ku mund të analizohen marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacia dhe sistemet ndërkombëtare përsëri mungon, dhe tek forumi historisë nuk mund të inkuadrohen, pasi sot në ndryshim nga shek 19 ekzistojnë në disiplina të veçuara shkencore.
    Nenforumi me i pershtatshem per kete, mendoj se eshte forumi "Kultura demokratike". Nuk jam kunder shtimit te forumeve, pasi tek e fundit eshte dicka teknike e realizueshme, por cdo forum qe shtohet, e ben paksa me te veshtire leximin e forumit: nje forum me shume qe duhet te vizitosh.

    Si rregull, nese ka pjesmarrje te madhe ne tema dhe anetare, ne hapim nje nenforum te ri. Pra je i lire te hapesh tema, te sjellesh materiale, te zgjosh interesin e anetareve te forumit mbi tematiken ne fjale, dhe nese pas 2-3 muajsh shohim qe ka interes, mund te hapim nje nenforum te ri.

    Albo

  13. #13
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Unë për vete e shikoj të nevojshme shtimin e të paktën në forumi të dedikuar enkas Urbanistikës (ku të përfshihet sistemi i transportit, zhvillimet industriale. zhvillimet turistike etj). E kam shtruar si çështje në mënyrë të hollësishme rreth 1 vit më parë te forumi i moderatorëve.

    Një forum tjetër interesant do ishte diçka e tipit "ask science", pyetje të drejtpërdrejta ne lidhje me dukuri natyrore etj... personalisht do më dukej interesante diçka e tillë.

  14. #14
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Jack, tek Ekonomia mund te shtohet nje nen-forum i tille, por gjithmone duke patur dike qe te kujdeset per ate nen-forum fillimisht me postime te vlefshme qe terhqin vemendjen e anetareve dhe sjellin debat konstruktiv.

    Ndersa per kte te dyten, "Ask Science" mendoj se do ishte e mjaftueshme nje "Kryeteme" tek nenforumi Shkenca dhe Jeta, s'ka perse te shtohet nje nen-forum i tere per diçka qe mund te permblidhet ne nje kryeteme te vetme. Shpresoj qe Darius ta mare ne konsiderate kte.

    Sa per Filozofine e Politikes, mendoj se do ishte nje nen-forum i nevojshem pasi ka mjaft material dhe ide mbi te cilat mund te diskutohet.

    Edhe Gjeo-Politika eshte nje fenomen qe po rrihet shume pak ne F.Sh, nderkohe qe po diskutohet gjeresisht mbi kte te fundit, ne forumin tone flitet shume pak per te. Besoj do ishte nje "Kryeteme" interesante ne nen-forumin qe ka kerkuar Uriel.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •