Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47

Tema: Leximi

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    15,137

    Pėr: Leximi

    Kėshilla e Umberto Ecos mbi rėndėsinė e leximit tė librave

    Leximi tė zgjat jetėn. Ky ėshtė mėsimi mė i madh qė na ka lėnė Umberto Eco nė njė rubrikė qė nisi nė faqen e fundit tė “L’Espresso“ nė marsin e vitit 1985, dhe vazhdoi ēdo javė deri nė marsin e vitit 1998.

    Ajo u quajt “Zarfi i Minervės”, dhe reflektimet qė ka bėrė intelektuali i famshėm janė pėrmbledhur nė njė libėr me tė njėjtin emėr tė botuar nė vitin 2002.


    Ja cilat janė fjalėt e Umberto Eco-s mbi fuqinė e leximit:

    Ėshtė e vėrtetė qė kur nuk ndodh asgjė, ne themi qė koha nuk kalon kurrė. Kur kemi kaluar orė apo ditė emocionuese themi se koha ka ikur sa hap e mbyll sytė. Por kjo na ndodh vetėm kur jemi tė mėrzitur apo emocionuar. Ndėrkohė, pėrpiquni tani tė mendoni pėr njė ditė ose javė tė mėrzitshme qė keni pasur disa kohė mė parė.

    Ju do tė mbani mend shumė pak prej tyre, dhe ato orė apo ditė qė janė tė gjitha tė njėjta do tė krijojnė njė hapėsirė shumė tė shkurtėr nė kujtesėn tuaj. Ka njerėz qė pasi kanė arritur nė fundin e jetės sė tyre, pasi kanė bėrė ēdo ditė tė njėjtat gjėra, kthejnė kokėn pas dhe as qė u duket sikur kanė qenė edhe ata nė kėtė botė.

    Gjithė jeta u iku tepėr shpejt. Ndėrkohė mendoni pėr njė dite apo njė jave nė tė cilėn ju kanė ndodhur shumė gjėra emocionuese, njėra pas tjetrės, (qofshin gėzime, gjėra tė bezdisshme, apo dhimbje): do tė mbani mend orė apo diitė tė plota, do tė keni pėrshtypjen se keni jetuar shumė.

    Unė besoj se kjo ėshtė njė nga arsyet se pėrse njerėzit i janė pėrkushtuar gjithmonė rindėrtimit tė sė kaluarės, si pėrmes tregimeve gojore tė mė tė moshuarve qė na rrėfenin histori rreth vatrės sė zjarrit, po ashtu edhe pėrmes historive tė shkruara nė libra.

    Dikush qė sė bashku me kujtimet e tij personale, ka edhe kujtimin e asaj dite kur u vra Jul Cezari, ose tė betejės sė Vaterlosė, kujton mė shumė gjėra sesa dikush qė nuk di asgjė mbi atė qė u ka ndodhur tė tjerėve. Ndėr kujtimet e mia, unė kam disa tejet emocionale, pėr gjėra qė nuk mė kanė ndodhur mua, por babait, nėnės ose gjyshes, qė m’i kanė treguar (madje shumė herė) ndaj ato janė bėrė pjesė e kujtesės time personale.

    Duke kujtuar mė shumė, mua mė duket sikur kam jetuar mė gjatė. Mendoj se kjo ėshtė njė arsye e mirė pėr tė lexuar libra, pavarėsisht nga arsyet e tjera, estetike apo edukative, qė thuhen zakonisht. Natyrisht, nėse dikush lexon i detyruar (siē ndodh ndonjėherė nė shkollė), pėrvoja ėshtė e mėrzitshme, dhe pėr rrjedhojė ajo nuk lė gjurmė nė kujtesėn e tij.

    Por ėshtė ndryshe nėse lexon pėr pasion. Botuesi i madh Valentino Bompiani tha dikur: njė njeri qė lexon vlen sa pėr dy. Kjo thėnie ka kuptimin qė lexuesi ėshtė mė i kulturuar, di mė shumė gjėra se tė tjerėt, dhe mund tė jetė mė i suksesshėm nė jetė.

    Por ne e dimė shumė mirė qė ndonjėherė kanė sukses edhe njerėz pa shumė vlera dhe qė nuk kanė lexuar asgjė. Jo, nuk duhet lexuar pėr tė pasur sukses, por pėr tė jetuar mė gjatė. Gjatė fėmijėrisė time mė kanė ndodhur shumė gjėra, ashtu si gjithė tė tjerėve.

    Madje edhe kujtimi i shumė netėve tė kaluara nė vendstrehime gjatė luftės, ndėrsa atje lart dėgjoheshin shpėrthime, ne luanim me djemtė e tjerė, janė njė pjesė emocionuese e sė shkuarės sime. E megjithatė kam ndjesinė se kam pasur njė fėmijėri shumė tė gjatė dhe tė plotė, pikėrisht sepse ėshtė plot me kujtime qė kam vjedhur nga tė tjerėt.

    I kam vjedhur nga Sandokan dhe Yanez teksa ata lundronin nė detet e Malajzisė me anijen e tyre, nga d’Artagnan qė zhvilloi duelin me baronin de Winter, nga Njeriu me Maskė qė ndoqi pa asnjė shpresė Diana Palmer, madje edhe me Renzo dhe Lucia qė arratisen nė liqenin e Komos.

    Megjithatė, mos u shantazhoni nga ata qė ju thonė se duhet tė lexoni vetėm libra tė rėndėsishėm. Unė kam kujtime tė forta dhe tė bukura nga librat ndoshta tė pakuptimtė, por qė mė kanė dhėnė pasdite tė gjata shumė emocionuese.

    Unė i jam shumė mirėnjohės tė gjithė atyre qė duke shkruar pėr mua, mė kanė dhėnė njė jetė kaq tė gjatė, saqė nuk mund t’i kujtoj tė gjitha pėrnjėherė. Pėr kėtė shpresoj tė jetoj gjatė pėr tė kujtuar gjithēka qė mė thanė. Ndoshta kur je shumė i ri nuk mendon se ia vlen tė jetosh shumė, por ju siguroj qė edhe pas tė 30-ave apo 40-ave, tė jetuarit mė shumė nuk ėshtė diēka qė duhet neglizhuar.

    Prandaj leximi tani ėshtė garanci e mirė, nuk e them pėr pleqėrinė, por pėr njė moshė tė pjekur e cila nuk do tė vonojė tė vijė. Pėrveē argėtimit tė tanishėm. Nėse ēdo transmetim televiziv ėshtė i njėjtė me atė tė javės sė kaluar, ēdo libėr, edhe mė idioti, ėshtė i ndryshėm nga njė tjetėr”.

    Kush ishte Umberto Eco?

    I lindur nė Alessandria nė vitin 1932, Umberto Eco ndoqi Liceun Klasik dhe mė pas Universitetin e Torinos, ku u diplomua pėr filozofinė mesjetare nė moshėn 22 vjeēare me njė tezė mbi estetikėn e Shėn Thoma Akuinit. Deri nė vitin 1959 punoi nė programet kulturore tė RAI dhe nė shtėpinė botuese Bompiani.

    Nga viti 1971 u bė profesor i Semiotikės nė Universitetin e Bolonjės. Ka bashkėpunuar me gazeta dhe revista italiane dhe tė huaja. Nė Itali ishte ndėr tė parėt qė studioi mekanizmat e artit bashkėkohor dhe kulturės masive. Nė vitin 1980 botoi kryeveprėn e tij, romanin “Emri i trėndafilit”, ndėrsa nė vitin 1999 mori ēmimin e Akademisė Amerikane tė Arteve dhe Letrave. Vdiq nė vitin 2016. Gjatė jetės sė tij, mori 40 grada nderi pėr kėrkimet dhe studimet e tij.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/keshi...in-te-librave/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-01-2023 mė 10:32

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    15,137

    Pėr: Leximi

    Terapia E Tė Lexuarit – Pėrse Librat Ju Bėjnė Mirė Pėr Shėndetin

    Tė dhėnat e INSTAT pėr vitin 2019 tregojnė se 1 milionė Shqiptarė nuk lexuan asnjė libėr nė kėtė periudhė njė vjeēare.

    Por tė lexosh tė bėn mirė pėr shėndetin e kėtė e pohojnė edhe ekspertėt.

    Megjithėse koncepti pėr leximin vitet e fundit ėshtė zgjeruar nė forma tė ndryshme duket se njerėzit kanė hequr dorė nga ky proces shumė me vlerė pėr mendjen.

    Sipas njė studimi tė kohėve tė fundit nga Jennkins Group tė cilit i referohet AgroWeb, rreth 30% e tė diplomuarve nuk lexojnė mė pas mbarimit tė studimeve tė larta.

    Ekspertėt e konsiderojnė si tė dėmshme braktisjen e tė lexuarit jo vetėm pėr zhvillimin intelektual tė shoqėrisė, por edhe si njė humbje qė pėrkeqėson shėndetin.


    Ēfarė ėshtė terapia e leximit?

    Rregulli i parė qė duhet tė ndiqni sipas ekspertėve ėshtė tė mos e detyroni veten tė lexoni materiale tė cilat nuk ju pėlqejnė.

    Zgjidhni libra tė cilėt ju stimulojnė dhe zgjojnė kuriozitetin pavarsisht zhanrit tė tyre.

    Ky proces nuk duhet tė jetė patjetėr nė formėn e njė leksioni, por meditimi dhe qetėsie.

    Leximi i njė libri qė ju tėrheq shton ndjenjat pozitive brenda jush, ju bėn mė tė dashur me personat pėrreth.

    Po ashtu do tė ndiheni mė tė aftė pėr tė kuptuar emocionet e tė tjerėve, por edhe tuajat tė cilat shpesh pasqyrohen nė personazhe tė ndryshėm librash.

    Ndihmoni trurin

    Leximi ėshtė njė gjimnastikė e vazhdueshme pėr mendjen dhe ju ndihmon tė mbani trurin tė freskėt e tė ri.

    Sipas National Endowment for the Arts nė SHBA, personat qė lexojnė janė zakonisht mė tė shkolluar dhe kanė njė nivel mė tė lartė pėrfshirje nė komunitet.

    Nga ana tjetėr leximi ka dhe pėrfitime tėrėsisht personale pėr ju.

    Pėrveēse redukton stresin, ankthin, ju ndihmon tė kuptoni mė mirė botėn rreth jush, ndihmon edhe me pėrqėdrimin.

    Ky aktivitet stimulon zona tė ndryshme celebrale tė cilat punojnė bashkė pėr dekodifikimin e informacionit tė pėrditshėm.

    Reduktoni stresin

    Leximi pėrmirėson pėrqėndrimin dhe ju ndihmon tė ndėrtoni njė dialog tė brendėshėm me veten.

    Nė njė botė ku vendimet ndikohen nga moria e informacionit tė shpejtė nė rrjete sociale e kudo pėrreth ėshtė e rėndėishme qė tė keni mendime tė qarta.

    Kėshtu qė zgjidhni njė libėr qė ju pėlqen dhe lexoni ēdo ditė tė paktėn 15 minuta.

    Me kalimin e ditės do tė vini re se koha qė do tė kaloni me librin do tė kthehet nė njė takim me veten tuaj dhe zėrin tuaj tė brendėshėm.

    Kjo teknikė do ju ndihmojė tė largoni stresin dhe problemet e ditės mė lehtė.

    Zgjoni fantazinė

    Kush mbledh libra mblesh edhe dėshira, kėshtu qė kur lexoni asgjė nuk ėshtė e pamundur.

    Udhėtimet nė tė shkuarėn, nė tė ardhmėn, zbulimi i botėve tė tjera, mendimeve sekrete, miqve tė vėrtetė ose imagjinarė tė gjitha kėto mund t’i mledhė vetėm njė libėr.

    Sipas ekspertėve leximi i njė romani qė ju pėlqen ka tė njejtin efekt pėr truin si njė veprim qė ju pėrmirėson jetėn reale.

    Nė njė jetė me ritme tė shpejta imagjinata dhe koha qė do tė kaloni me veten janė nga terapitė mė tė mira pė rtė larguar e zgjidhur ēdo problem tė pėrditshėm.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/terapia-...per-shendetin/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 29-01-2023 mė 10:27

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    15,137

    Pėr: Leximi

    10 librat mė tė mirė artistikė tė vitit 2022

    Janė pėrzgjedhur dhjetė librat mė tė mirė artistikė tė vitit 2022 sipas revistės Time.

    Nė linkun nė vijim do tė gjeni kryeveprat botėrore qė kanė lėnė shenjė nė historinė e letėrsisė botėrore:


    https://www.dukagjini.com/10-librat-...te-vitit-2022/

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    15,137

    Pėr: Leximi

    Pse leximi i librave artistikė mund tė tė bėjė njė njeri mė tė mirė

    Nga Jeannie Kidera


    Nė 1862, Abraham Lincoln u takua me Harriet Beecher Stowe, autorin e librin “Kabina e Xha Tomit”, njė roman qė pėrshkruan tmerret e skllavėrisė. Ai supozohet se e pėrshėndeti me fjalėt: “Pra, ti qėnke gruaja trupvogėl qė shkroi librin qė e nisi kėtė luftė tė madhe”, njė njohje e rolit tė romanit qė motivoi akoma mė shumė lėvizjen pėr shfuqizimin e skllavėrisė dhe qė ndihmoi nė nisjen e Luftės Civile.

    Romane si “Kabina e Xha Tomit” janė vlerėsuar prej kohėsh si fillimi i ndryshimeve shoqėrore nė shkallė tė gjerė. Por njė meritė e tillė sugjeron se leximi i librave artistikė mund t’i ndryshojė njerėzit nė njė nivel individual. Dhe njė rrugė e mundshme pėr kėtė ndryshim ėshtė aftėsia pėr tė kultivuar ndjeshmėrinė tek lexuesit.

    Kapaciteti pėr ndjeshmėri – pra pėr tė identifikuar fillimisht dhe mė pas kuptuar dhe ndarė ndjenjat e dikujt tjetėr – cilėsohet sot si njė virtyt. Megjithatė nga pikėpamja filozofike, ekziston njė problem i njohurive qė e bėn tė vėshtirė qenit natyrshėm empatikė.

    Pse? Siē tha poeti Xhon Kits “Asgjė nuk bėhet e vėrtetė derisa tė pėrjetohet”. Po si mundet kėndvėshtrimi dhe emocionet e dikujt tjetėr tė bėhen mjaftueshėm reale qė ne tė zhvillojmė ndjeshmėri? Njė pėrgjigje mund tė na e japė leximi i librave artistikė. Studimet sugjerojnė se libra tė tillė mund tė jenė mjete efektive pėr ndėrtimin e empatisė tek vetja, duke na ofruar njohuri tė dorės sė parė tė pėrvojės sė dikujt tjetėr.


    Leximi i librave artistikė ju ka vendosur nė vendin e dikujt

    Studimet, veēanėrisht puna e Natali M.Filips, tregojnė se kur lexoni libra artistikė, aktivizohet jo vetėm lobi temporal (qendra e pėrpunimit tė gjuhės sė trurit), por rritet gjithashtu fluksi i gjakut nė tru. Ai pėrshpejton korteksin motorik (pjesa e pėrfshirė nė lėvizjen fizike) dhe zonat e trurit tė lidhura me pėrvojat shqisore (si ajo e nuhatjes).

    Pra leximi i librave artistikė ju ndriēon trurin nė mėnyra qė imitojnė aktivitetet nervore tė pėrvojės pėr tė cilėn po lexoni. Pėr shembull, nėse po lexoni njė pasazh tė shkruar mirė mbi njė personazh letrar qė ecėn nėpėr shkretėtirė, truri juaj reagon sikur jeni ju vetė duke shėtitur atje.

    Po ashtu, nėse po lexoni njė fragment pėr njė personazh qė pi limonadė, aktivizohet pjesa e trurit tuaj kur shijoni diēka tė thartė. Madje mund tė nisni ta lėngėzoni. Kur lexoni libra artistikė, mund tė pėrjetoni nė njė farė mase pėrvojat e tė tjerėve, duke ju afruar neurologjikisht njė hap mė afėr njė kuptimi tė nevojshėm pėr ndjeshmėrinė ndaj tjetrit.

    Leximi i librave tė tillė ju bėn ndihmues ndaj tė tjerėve

    Leximi i librave artistikė mund tė nxjerrė nė pah anėn tuaj mė tė mirė. Njė pjesė e vogėl e studimeve, kanė zbuluar se pjesėmarrėsit qė raportuan se ishin “transportuar” dikur tjetėr me imagjinatė nga njė histori e trilluar, treguan jo vetėm njė ndjeshmėri tė shtuar, por edhe sjellje tė dobishme.

    Pėr shembull, njė studim zbuloi se njerėzit qė tėrhiqeshin nga njė pėrrallė kishin mė shumė gjasa tė merrnin stilolapsa qė njė studiuesi i kishte lėnė “rastėsisht”. Njė studim tjetėr zbuloi se ata kishin mė shumė gjasa tė kėrkonin informacion shtesė rreth njė akti bamirėsie. Krahasimisht, pjesėmarrėsve qė iu dha tė lexonin letėrsi jo artistike, por raportuan se nuk ishin shumė tė angazhuar – demonstruan mė pak sjellje tė tilla.

    Por a nuk mund tė nėnkuptojė kjo se njerėzit e dobishėm pėlqejnė tė lexojnė libra triller?

    Pėr tė pėrjashtuar kėtė mundėsi, njė studim tjetėr shqyrtoi ekspozimin gjatė gjithė jetės ndaj trillimeve kundrejt pėrvojės sė menjėhershme tė transportimit nga njė histori.

    Ai zbuloi se pėrvoja e menjėhershme kishte njė lidhje pozitive me “ndjeshmėrinė afektive” – ??domethėnė aftėsinė pėr tė ndarė ndjenjat dhe emocionet e tjetrit. Ai gjithashtu pėrforcoi gjetjet se ndjeshmėria afektive parashikon nė mėnyrė specifike sjelljen ndihmėse tė menjėhershme.

    Megjithatė, ndėrsa ekspozimi gjatė gjithė jetės ndaj trillimeve lidhej pozitivisht me ndjeshmėrinė njohėse – aftėsinė pėr tė kuptuar botėn nga kėndvėshtrimi i njė personi tjetėr dhe pėr tė nxjerrė pėrfundimet e besimeve dhe qėllimeve tė tyre – nuk ishte domosdoshmėrisht e lidhur me sjelljen e dobishme.

    Me fjalė tė tjera, leximi i librave triller duket se pėrputhet me tendencat ndihmėse nė kėtė moment. Kur lexoni libra tė kėsaj gjinie, ju mund tė pėrjetoni nė njė farė mase pėrvojat e tė tjerėve, duke ju afruar neurologjikisht njė hap mė afėr njė kuptimi tė nevojshėm mbi empatinė.

    Mėsoni tė lexoni ambientin pėrreth

    Pėr tė kultivuar realisht ndjeshmėrinė, duhet tė jeni mė tė vetėdijshėm pėr ambientin pėrreth dhe tė lidheni me ata qė ju rrethojnė. Dhe leximi i librave triller shoqėrohet pikėrisht me njė aftėsi tė tillė. Njė studim krahasoi rezultatet e lexuesve nė vlerėsimin klasik “Leximi i mendjes nė sy” (MIE).

    Ky test vlerėson aftėsinė e dikujt pėr tė pėrcaktuar emocionet e dikujt tjetėr bazuar vetėm nga shprehja e fytyrės. Ai konsiderohet gjithashtu si njė matje e teorisė sė mendjes sė njė personi, pra i aftėsisė pėr tė vlerėsuar gjendjen mendore, qėllimet dhe besimet e tė tjerėve.

    Rezultatet treguan se lexuesit e letėrsisė artistike shėnuan rezultate mė tė larta se tė tjerėt. Studiuesit supozuan se leximi i librave artistikė ju lejon tė praktikoni marrjen e perspektivės sė dikujt tjetėr dhe e pėrmirėson ndėrgjegjėsimin tuaj shoqėror. Madje edhe jashtė testit MIE, studimet sugjerojnė se leximi i librave artistikė e pėrmirėson teorinė e mendjes dhe inteligjencėn emocionale.

    Pėrkthimi i kėtyre studimeve sugjeron se leximi i librave triller mund t’i ndihmojė njerėzit tė bėhen mė tė vėmendshėm, tė dhembshur dhe mė tė pėrgjegjshėm emocionalisht. Pėr shembull, ata do ta kenė mė tė lehtė tė vėnė re kur njė mik apo njeri i afėrm ėshtė i mėrzitur, duke i dhėnė mundėsinė tė veprojnė nė pėrputhje me rrethanat nė vend se ta pėrkeqėsojnė situatėn.

    Morali i historisė

    Mėsimi fillestar ėshtė i thjeshtė: Nėse doni tė krijoni ndjeshmėri nė jetėn dhe marrėdhėniet tuaja, provoni tė lexoni mė shumė dhe mė shpesh libra triller, veēanėrisht ato rreth njerėzve, pėrvojat e tė cilėve janė tė ndryshme nga tuajat. Ndėrsa ju nuk mund tė ndani drejtpėrdrejt pėrvojėn e dikujt tjetėr, ju keni mundėsi siē tha dikur shkrimtari post-modern Samuel Beckett, “tė dėshtoni mė mirė”, nė qėllimin e tė kuptuarit tė pėrvojave tė tyre.

    Sepse krijimi i njė zakoni tė tillė mund tė rrisė ndjeshmėrinė dhe inteligjencėn tuaj emocionale. Dhe kjo ėshtė njė mėnyrė pa dhimbje – madje edhe e kėndshme – pėr t’u bėrė mė pak si Voldemorts dhe Killmongers tė botės dhe mė shumė si Harry Potters dhe Black Panthers.

    Publikuar fillimisht te Bota.al


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/pse-...e-mire-i523054

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    15,137

    Pėr: Leximi

    Leximi ėshtė i mirė pėr shėndetin tuaj sidomos para gjumit, e dini pse?

    Nuk do duhej tė ishe befasi pėr ju fakti se leximi ėshtė i mirė pėr shėndetin tuaj, por a e dini pse? Siē duket, ekzistojnė njė grumbull i dobive nėse lexoni para se tė shkoni nė shtrat pėr tė fjetur.

    Nėse tashmė jeni duke e bėrė kėtė, jeni me fat. Nėse jo, atėherė ju rekomandojmė tė filloni ta bėni kėtė.

    Do tė flini mė mirė

    Leximi ju ndihmon pėr ta sjellur gjumin duke ua vendosur mendjen diku tjetėr dhe nė kėtė mėnyrė duke ua larguar fakusin nga problemet e jetės sė pėrditshme. Ėshtė njėsoj sikurse leximi i pėrrallave pėr fėmijėt qė shtrihen pėr tė fjetur, shumicėn e tė cilėve gjumi i pushton nė pjesėn e fundit tė tregimit! Por kjo nuk do tė ishte shumė e pėlqyeshme nėse jeni nė pjesėn mė tė mirė tė librit, sepse do i’u duhej tė luftoni kundėr gjumit pėr shkak tė dėshirės pėr ta pėrfunduar atė kapitull.

    Ju ndihmon ta reduktoni stresin

    Njė grup i studiuesve nė Universitetin e Surrey ka gjetur se leximi para gjumit mund ta reduktoj stresin deri nė 68%. Kjo ėshtė njė peshė mjaftė e rėndė qė do tė largohet nga supet tuaja pėrmes zhytjes nėpėr faqet e njė libri!

    Ju do tė bėheni mė paqėsor

    Mbajtja e televizionit ndezur pėrgjatė kohės sa jeni duke tentuar tė flini, mund tė ju mbajė zgjuar pėr njė kohė edhe mė tė gjatė. Leximi ėshtė njė mėnyrė e mrekullueshme pėr ta rehatuar veten qetėsisht pėr njė natė me gjumė tė mirė. Ėshtė shumė mė i mirė pėr shėndetin tuaj tė pėrgjithshėm.

    Do tė koncentroheni mė mirė

    Pėrderisa gjurmoni nėpėr rrjetet sociale pėrpara gjumit, ju jeni duke bluar nė mėndje shumė gjėra nė tė njejtėn kohė, duke e bėrė tė vėshtirė tė fokusoheni nė diēka mė specifike. Duke mos pasur pamje vizuale, gjatė leximit tė librit ju jeni tė detyruar tė fokusoheni vetėm nė njė ngjarje. Nė kėtė mėnyrė ju e trajnonin trurin tuaj tė koncentrohet.

    Do tė bėheni mė kreativ

    Pėr shkak se leximi pėr trurin ėshtė sikur stėrvitjet fizike pėr trupin, sa mė shumė qė lexoni ju do tė filloni ti shihni gjėrat nė njė mėnyrė tjetėr nga ajo e mėparshmja. Kjo gjithashtu ju dėrgon nė gjetjen e shtigjeve tė reja pėr zgjidhjen e problemeve tuaja.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/leximi...it-e-dini-pse/

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    15,137

    Pėr: Leximi

    Kėshillat e njė mėsuesi tė moshuar: Ja se si t’i bėni fėmijėt t’i duan librat…

    Njė mėsues i moshuar nė njė shkollė fillore ndan strategjitė e tij mė tė mira pėr t’i bėrė fėmijėt e vegjėl t’i duan librat.
    Kėto strategji janė mė tepėr kėshilla qė ēdo prind duhet t’i marrė parasysh, nėse kėrkon tė rrisė fėmijė tė edukuar e tė kulturuar. Ndaj, lexojini me vėmendje kėshillat e mėposhtme dhe vendosini nė zbatim me fėmijėn tuaj:

    Lexoji fėmijėve qė nė moshė tė vogėl. Nėse do qė fėmijėt e tu t’i duan librat, bėn mirė t’i familjarizosh ata sa mė herėt me librat. Ndėrto njė rutinė tė caktuar me fėmijėt duke i caktuar leximit tė librave njė kohė tė caktuar, psh ēdo mbrėmje pas ngrėnies sė vaktit tė darkės, apo ēdo mbrėmje pėrpara se ata tė flenė gjumė. Sigurohu qė kjo rutinė tė ndiqet pėrditė.

    Mbaji fėmijėt tė interesuar pėr librin qė po lexojnė, duke i pyetur mbi pjesėn qė kanė lexuar, apo mbi pėrmbajtjen e librit qė kanė mbyllur sė lexuari. Pėrveēse i ndihmon tė mos e humbasin interesin pėr librin, ky hap i ndihmon ata tė rrisin edhe koeficientin e tyre tė inteligjencės, pasi kėrkohet njė aftėsi mė e lartė e tė menduarit pėr tė organizuar mendimet, rrjedhjen kronologjike tė ngjarjeve dhe tė shprehurin nė mėnyrė sa mė tė saktė e tė bukur.

    Siguroji fėmijėve njė mjedis pa mundėsi shpėrqendrimi ku tė lexojnė. Mėnyra mė e mirė do tė ishte njė dhomė nė shtėpi, nė tė cilėn nuk do tė kishte celularė, tv, apo kompjuter. Mirė do tė ishte qė familjarisht tė siguronit edhe njė orar tė caktuar nė javė, nė tė cilėn tė gjithė tė uleshit nė tavolinė dhe tė lexonit diēka. Kjo metodė i nxit akoma mė tepėr fėmijėt tuaj t’i pėrkushtohen leximit.

    Shpėrbleje fėmijėn tėnd pėr librat qė lexon. Bliji atyre diēka qė e pėlqejnė, si dhe vlerėsoji me fjalė sa mė tė mira qė ata tė ndihen mė mirė dhe tė motivohen pėr tė lexuar mė tepėr. Nuk ėshtė e thėnė qė fėmija duhet tė lexojė romane tė trashė pėr t’u lavdėruar. Edhe njė novelė me disa faqe duhet tė jetė njė arsye pėr t’i vlerėsuar ata.

    Bėhu edhe ti njė shembull qė fėmija yt tė tė shohė duke lexuar dhe tė nxitet edhe vetė tė lexojė. Mėnyra mė e mirė pėr t’i shtyrė fėmijėt tė lexojnė, ėshtė duke u bėrė njė shembull pėr ta me njė aktivitet tė tillė. Fėmijėt janė mė tė prirur tė shohin prindėrit dhe tė imitojnė sjelljet e tyre, ndaj mėnyra mė e mirė pėr ta bėrė fėmijėn tė lexojė, ėshtė duke u siguruar qė ata tė shohin duke lexuar.


    / Bota.al

    https://bota.al/keshillat-e-nje-mesu...i-duan-librat/

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    15,137

    Pėr: Leximi

    Vendet qė lexojnė mė shumė libra nė botė!

    Sipas tė dhėnave tė Indeksit “World Culture Score” me bazė nė Mbretėrinė e Bashkuar, janė pėrcaktuar vendet qė lexojnė mė shumė libra nė botė.

    Ndėr 10 vendet qė lexojnė mė shumė libra nė botė, 6 janė nga Azia dhe 4 janė nga Evropa. Turqia ėshtė ndėr vendet qė lexojnė mė shumė libra.

    Nė vitin 1995, UNECSO shpalli 23 Prillin “Ditėn Botėrore tė Librit dhe tė Drejtės sė Autorit”. Data e vdekjes sė dy shkrimtarėve tė rėndėsishėm, si Miguel de Cervantes dhe William Shakespeare, ishte efektive nė zgjedhjet e 23 prillit. Kėshtu u pėrcaktua Dita e Librit tė Ėndrrave.

    Dita Botėrore e Librit synohet prej 28 vitesh nė mė shumė se 100 vende pėr tė fituar zakonin e leximit dhe njohjen e fėmijėve me librat.

    UNESCO zgjedh ēdo vit njė Kryeqytet tė ri Botėror tė Librit. Kėtė vit, Akra, kryeqyteti i vendit afrikan Gana, u zgjodh si Kryeqyteti Botėror i Librit.

    Nė Turqi, 23 Prilli festohet si Java e Bibliotekave si pjesė e Ditės sė Sovranitetit Kombėtar dhe tė Fėmijėve dhe Ditės Botėrore tė Librit dhe tė Drejtės sė Autorit.

    Sipas Indeksit “World Culture Score”, India ėshtė vendi qė lexon mė shumė libra nė botė, e ndjekur nga Tajlanda dhe Kina.

    Ky indeks pėrcaktohet nė bazė tė kohės mesatare qė qytetarėt kalojnė duke lexuar nė javė. Pėrveē librave tė shtypur, nė vlerėsim pėrfshihen edhe gazetat, revistat dhe pėrmbajtjet e shkruara online.

    Ēdo qytetar nė Indi lexon mesatarisht 10 orė e 42 minuta nė javė, ndėrkohė, 9 orė e 24 minuta nė Tajlandė dhe 8 orė nė Kinė.

    Vendet qė lexojnė mė shumė libra nė botė janė Filipinet (7 orė 36 minuta), Egjipti (7 orė 30 minuta), Ēekia (7 orė 24 minuta), Suedia (7 orė 6 minuta), Franca (6 orė 54 minuta). ), Hungaria (6 orė) orė 48 minuta) dhe Arabia Saudite (6 orė 48 minuta).

    Me pėrparimin e teknologjisė, librat audio po bėhen shumė tė njohur. Sipas tė dhėnave nga kompania editoriale me bazė nė SHBA, “Global English Editing”, 66 pėr qind e lexuesve nė mbarė botėn preferojnė tė lexojnė libra tė shtypur.

    Librat mė tė lexuar nė botė janė Kurani dhe Bibla. Libri “Don Kishoti” i Miguel de Cervantes dhe seria “Harry Potter” e JK Rowling janė ndėr veprat letrare mė tė lexuara nė botė.

    Libra tė tjerė mė tė lexuar nė botė janė: “A Tale of Two Cities” tė Charles Dickens, trilogjia “Lord of the Rings” e JRR Tolkien, “Princi i vogėl” i Antoine de Saint-Exupery, “Alice in Wonderland” i Lewis Carroll dhe Agatha Listed me veprat e Christie’s “10 zezakėt e vegjėl”.


    Gazeta Tema

    https://www.gazetatema.net/kulture/v...e-bote-i389350

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •