Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Shėn Vlashi - 11 shkurt

    Jeta dhe veprimtaria e shenjtorit qė festohet me madhėshti edhe nė Shqipėri

    Sot kremtohet shėn Vlashi, festė nė Manastirin e Durrėsit

    Shumė besimtarė shqiptarė pėrjetuan shėrimin nga ky shenjtor edhe nė kohėn e diktaturės komuniste, kur ishin mbyllur kishat


    Pranė qytetit tė Durrėsit, ndodhet Manastiri i shėn Vlashit, i cili sot mė 11 shkurt pėrjeton njė tė kremte festive. Pikėrisht nė fshatin qė mban emrin e shenjtorit pritet tė mblidhen qindra e mijėra besimtarė. Ėshtė vendi ku prezenca e hirit tė Perėndisė, shenjtėria dhe besimi i shenjtorit janė monumente tė gjalla. Duke kėrkuar ndėrmjetimin e shenjtorit dhe hirin e Perėndisė, shumė njerėz pėrjetuan shėrimin, ashtu siē e pėrjetoi djali qė i kishte mbetur hala nė fyt. Nisur nga ky fakt shenjtori ėshtė shėrues i sėmundjeve tė grykės. Kėtij manastiri i bashkėngjitet dhe Akademia Theologjike “Ngjallja e Krishtit” si dhe Shtėpia e Fėmijės “Shpresa” pėr tė treguar nė mėnyrė simbolike lidhjen e fortė tė shenjtorit me studimet nė tėrėsi dhe ato teologjike nė veēanti si dhe lidhjen e tij tė fortė me fėmijėt dhe pėrkujdesjen shpirtėrore tė tyre. Duke parė tė gjitha kėto Kisha jonė nė nderim tė shenjtorit zhvillon njė shėrbesė panigjirike, nė tė cilėn marrin pjesė besimtar jo vetėm nga qyteti i Durrėsit dhe rrethinat e tij, por dhe nga krahinat e tjera tė Shqipėrisė. Ėshtė kjo shėrbesė panigjirike qė fillon nga mbrėmja e datės 10 dhe duke vazhduar nė mėngjezin e datės 11 me Liturgjinė hyjnore, momentin mė tė rėndėsishėm tė adhurimit orthodhoks.
    Besimi dhe komunikimi nė Perėndinė e Tėrėfuqishėm ėshtė njė ēėshtje personale, por dhe komunitare. Ėshtė personale, sepse ēdo njeri i afrohet Perėndisė me ekzistencėn, individualitetin dhe veēorinė e tij. Dhe ėshtė ēėshtje komunitare sepse besimtari apo personi qė hyn nė njė komunikim me Perėndinė lutet dhe pėr tė tjerėt, qofshin kėta tė gjallė apo tė vdekur (fjetur - pėrdoret nė terminologjinė e krishterė orthodhokse). Gjithashtu besimtari i krishterė, duke jetuar nė njė shoqėri ndikohet nga traditat, zakonet, besimi dhe shembujt qė ofrojnė shoqėria dhe komuniteti qė ai jeton. Kėto ndikime janė tė panumėrta nė besimin dhe Kishėn Orthodhokse.
    Njė rast tė tillė na e ofron kalendari i krishterė orthodhoks mė 11 Shkurt, nė pėrkujtimin e shėn Vlashit tė Sebastisė. Ėshtė njė shenjtor, i cili kishte shumė dhurata nė veten e tij, por tre janė mė tė rėndėsishme. Sė pari, ishte hierark i kishės sė Perėndisė, sė dyti kishte fuqinė pėr tė dėshmuar shpėtimin qė ofroi Jisu Krishti me anė tė Mishėrimit, Kryqėzimit dhe Ngjalljes sė Tij dhe sė treti dhuratėn e shėrimit trupor dhe shpirtėror qė ofronte pėr njerėzit. Janė kėto tre dhurata tė cilat nga njėra anė e lidhin shenjtorin me hyjnoren, trashadenten dhe absoluten dhe nga ana tjetėr e lidhin me njerėzit e tjerė duke treguar dhe pėrcjellė ikonėn e Kishės sė Krishtit. Shėn Vlashi lindi nė Azinė e Vogėl nė krahinėn e Pontit dhe jetoi nė kohėn e sundimit tė mbretėrisė sė Likinit (308-323). Ėshtė koha kur Perandoria Romake po pėsonte ndryshime tė mėdha, pasi brenda saj kishte pėrplasje pėr ndarjen e pushtetit, ku Galerio, Kostandini, Maksimiani dhe Likini nuk pranonin Maksendin, i cili ishte august i Afrikės dhe Italisė. Megjithėse vėmendja e sundimtarėve ishte pėrqendruar tek lufta pėr pushtet, nuk hiqnin dorė nga pėrndjekja ndaj tė krishterėve. Ndoshta ėshtė koha kur fryma e pėrndjekjes po jepte shpirt dhe pėrpiqej pėr tė realizuar misionin e saj negativ, shkatėrrimin e Kishės sė Krishtit. Nė kėtė situatė jetoi dhe shėn Vlashi. Ėshtė pėrfaqėsues dhe shembull i besimtarit, tek i cili jeta e shėrbimit si klerik (peshkop) ėshtė vazhdim i natyrshėm i jetės si laik. Nuk ėshtė rastėsi qė jetėn e tij e krahasojnė me Jobin e drejtė tė Dhiatės sė Vjetėr (libri i Jobit). Njė jetė e tillė ku ndershmėria, padjallėzia, studimi i botės pėr tė kuptuar madhėshtinė e saj dhe mbi tė gjitha madhėshtinė e Krijuesit e bėnė tė aftė dhe tė gatshėm pėr tė qenė shėrbyes i denjė nė altarin e Krishtit. Studimet nė shkencėn e mjeksisė dhe nė Shkrimin e Shenjtė i dhanė mundėsinė tė njohin kufinjtė e boėts kozmike dhe asaj hyjnore. Nė kėtė mėnyrė, shėn Vlashi u bė i aftė tė jetė atė dhe udhėrrėfyes i jetės shoqėrore dhe shpirtėrore i besimtarėve tė Sebastisė. Si mjek, ai interesohej pėr trupin e njeriut ashtu si interesohet ēdo mjek tjetėr, por njėkohėsisht shkonte mė tej duke e parė trupin e njeriut si “tempull tė Shpirtit tė Shenjtė” (I Kor. 6:19). Kjo e bėri dhe mė tė ndjeshėm pėrballė sėmundjeve trupore dhe shpirtėrore. Kėshtu shenjtori bėhet jo vetėm njė mjek i trupit, por dhe i shpirtit. Besimtarėt e krishterė kremtojnė dhe nderojnė njė shenjtor, i cili kujdesej pėr trupin, duke afruar vizita dhe ilaēe si mjek i trupit dhe shpesh herė falas. Madje pėr tė arritur kėtė detyrė humane dhe tė shenjtė trokiste nė dyert e besimtarėve tė ndryshėm duke kėrkuar ndihmėn e tyre ekonomike dhe asnjėherė besimtarėt dhe Perėndia nuk e braktisi. Ishte kjo njė mėnyrė qė lidhjes shoqėrore ėt njerėzve t’i shtohej dhe lidhja shpirtėrore. Por nė tė njėjtėn kohė duke qenė besimtar dhe nė komunikim tė fortė me Perėndinė nėpėrmjet hirit hyjnor ofron shėrime dhe me anė tė mrekullive, si rasti i fėmijės qė i kishte mbetur hala e peshkut nė gojėn e tij. Shenjtori jetonte brenda nė botė duke pėrjetuar dy dimesionet e saj, dimesionin mondan ku mbizotėrornte zhurma qė ofronte jeta e qendrave tė banuara dhe dimesionin e pėrjetsisė hyjnore, ku mbizotėronte qetėsia tė cilėn ofronte shkretėtira dhe mali Argjeo nė Kapadaoqi, kur shkoi pėr tė jetuar nė njė shpellė. Ėshtė i ngjashėm ky pėrjetim me atė tė Zotit Jisu Krisht, i cili shkoi pėr 40 ditė nė shkretėtirė (Mt. 4:1-11). Ishte kjo njė mėnyrė pėr t’u pėrqėndruar, pasi pėrqendrimi ėshtė njė nga armėt e forta tė lutjes. Atje shenjtori kuptoi sa shumė nevojė ka bota pėr lutjen, qetėsinė dhe reflektimin. Ishte ky pėrjetim i tij, tė cilin e bėri “tė famshėm” jo vetėm tek besimtarėt e krishterė tė krahinės sė Sebastisė, por dhe tek njerėzit tė cilėt besonin dhe sakrifikonin tek idhujt. Ata, tė mrekulluar nga besimi, shenjtėria dhe mirėsia e shenjtorit braktisėn besimin e vjetėr duke pranuar besimin e ri tė themeluar nga Biri i Perėndisė, Jisu Krishti. Por kjo paraqitje e shenjtorit nuk i pėlqeu sundimtarit Agrikola dhe pasuesve tė tij. Njė grumbull i madh kafshėsh tė egra gjendeshin rreth shpellės, tė cilat silleshin me butėsi dhe nė mes tyre qendronte shenjtori qė lutej. Kjo mrekulloi ndjekėsit e sundimtarit, por jo sundimtarin, i cili nuk mund tė pranonte se si njė i krishterė i falej Jisu Krishtit dhe jo idhujve tė cilėve ai i besonte. Butėsia e tij, fuqia pėr tė bėrė mrekulli dhe vendosmėria nė besimin e tij e bėnė shenjtorin fuqizues tė besimit tek besimtarėt, por nė tė njėjtėn kohė nxorri nė pah kotėsinė e sunduesit dhe ndjekėsve tė tij. Duke pėrjetuar nė kėtė formė afėrsinė e Perėndisė, shenjtori nuk iu frikėsohej as torturave, as pėrēmimeve dhe as martirizimit. Ėshtė i habitshėm ky fenomen, duke patur parasysh faktin qė shenjtori ėshtė me profesion mjek. Por dhe ky fenomen i habitshėm e ka shpegimin nė konceptin qė pėr shėrimin e tė tjerėve i lutej Perėndisė, ndėrsa pėr veten e vet e pranonte me butėsi martirizimin nė qoftė se bėhej pėr lavdi tė Perėndisė. Tė dy kėto fenomene qė ndodhin tek shenjtori nuk kundėrshtojnė njėra-tjetrėn, por e forcojnė, sepse shėrimi i njė personi ėshtė njė mundėsi qė i jepet njeriut pėr tė njohur mė mirė Perėndinė e Gjithėfuqishėm dhe nė rastin e dytė shenjtori e dinte se me martirizimin e tij nuk ėshtė njė formė e vrasjes apo vetvrasjes nga dėshpėrimi, por njė pranim i tė keqes sė tjetrit pėr shpėtimin e shpirtit tė tij. Kėshtu shenjtori u martirizua nė qytetin e Sebastisė nė vitin 316 pas Krishtit nė kohėn kur sundimtar i krahinės ishte Agrikola. Besimi, urtėsia dhe shenjtėria e shėn Vlashit nuk mund tė mbeteshin tė kufizuara nė krahinėn nė tė cilėn ai jetoi. Ashtu si hiri i Perėndisė qė pėrhapet me shpejtėsi, fuqi dhe forcė ashtu ndodhi dhe me shenjtėrinė e tij. Qė nė atė kohė shenjtori filloi tė nderohet nė shumė vende tė botės, ashtu si dhe nė vendin tonė.




    Thoma Ēomėni
    Pedagog i Akademisė Teologjike “Ngjallja e Krishtit”
    Shėn Vlash, Durrės

    Ky artikull eshte botuar edhe ne gazeten METROPOL

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar isidor pėr postimin:

    Irenna (20-02-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Deshmi

    Para disa vitesh me kujtohet nje personi i cili kishte ardhur ne manastir per festen e "Fjetjes se Hyjlindeses" me 14 gusht ne darke per 15 gusht. Ai me tregoi nje histori per veten e tij. Kur kishte qene i vogel kishte pasur disa shqetesim psikike. I ati e kishte vizituar tek doktoret me te mire te asaj kohe ne Shqiperi dhe njeri nga ata te cilit nuk ia mbaj mend emrin, por qe mbahej si doktor i mire i thote te jatit te shkonte dhe te kalonte nje nate ne kete manastir prane gurit mrekulliberes dhe keshtu bene. Te nesermen ky djale ishte zgjuar i sheruar dhe qe nga ajo kohe ai vjen rregullisht ne manastir kur jane festat e tij edhe pse tani eshte nje burre ne moshe madhore.

    Lutjet e Shenjtit qofshin gjithmone ndihme per ne mekataret!

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: 11 shkurt, sot kremtohet shėn Vlashi

    Shėn Vlashi ishte episkop i qytetit armen tė Sevastisė (nė Verilindje tė Qesarisė tė Kapadhokisė), qetėsohej nė njė mal gjatė pėrndjekjes sė perandorit Likini (308-323). Mjek por kryesisht mrekullibėrės, shėronte shumė kafshė tė egra, qė mblidheshin nė shpellėn e tij! Gjahtarėt idhujtarė tė cilėt i panė tė habitur, u afruan, e zbuluan dhe e spiunuan. Shenjti ndiqte me gėzim togėn qė e arrestoi. Nė rrugė shėroi me lutjen e tij djalin e vetėm tė njė nėne, e cila iu pėrgjėrua qė ta ēlironte birin e saj nė prag tė vdekjes tashmė nga njė halė peshku qė ishte ngulur nė ezofagun e tij. Atėherė hierarku kėrkoi nga Perėndia qė nė raste tė tilla tė shėrohen ata qė i luten - dėgjohet dhe gryka shėrohet, pasi nė pėrputhje me njė himn tė tij shpata i preu grykėn, siē do ta shohim; pra nderohet si shėronjės i sėmundjeve tė grykės. U burgos nė Sevasti. Meqenėse nė mėnyrė tė pėrsėritur nuk pranonte qė tė sakrifikonte, iu nėnshtrua herė pas here torturave, d.m.th. goditje, varje dhe shqyerje brinjėsh. E ndoqėn shtatė gra, tė cilat pohuan Krishtin. Ato i arrestuan. Kur me marifet gratė i hodhėn idhujt nė liqenin e Sevastisė, u shqyen me thonj tė hekurt, por nė vend tė gjakut rrodhi qumėsht, nė tė njėjtėn kohė engjėjt u jepnin kurajė. Mė pėrpara nuk ishin joshur nga veshjet e ēmuara qė u kishin ofruar idhujtarėt. Mė pas i futėn nė furrė, por ajo u shua me-njėherė. Nė fund iu prenė kokat. Hierodėshmori u hodh nė liqen, por qėndroi i padėmtuar mbi ujė, ndėrkohė qė u mbytėn me dhjetėra ushtarė, tė cilėt u pėrpoqėn qė tė bėnin tė njėjtėn gjė. Gjithashtu iu pre koka dhe dy fėmijėve tė njė prej shtatė grave martire, tė cilat deklaruan besimin e tyre tek Jisui. Festohen edhe kėta tė dy sė bashku me kryepriftin dhe dėshmoret. Emri Vlash ndoshta vjen nga balsami.

    KOASH

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shėn Vlashi - 11 shkurt


  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shėn Vlashi - 11 shkurt

    Fragment nga dokumentari I ZYRES SE KATEKIZMIT mbi jeten e SHEN VLASHIT, HIERODESHMORIT TE SHENJTE.

    Flet mitropoliti i Korces,Joani

    https://www.facebook.com/photo.php?v...type=2&theater

  7. #6

    Pėr: Shėn Vlashi - 11 shkurt

    Shėn Vlashi

    Jeromartiri i lavdėruar i Krishtit Vlashi, lindi nė Azinė e Vogėl nė krahinėn e Pontit dhe jetoi nė vitet e mbretėrisė sė Likinit 308-323 pas Krishtit. Shėn Vlashi u bė Episkop nė Sevasti, i cili ishte qytet i lashtė nė Azinė e Vogėl Lindore. Por para se tė martirizohej dhe para se tė bėhej Episkop i Krishtit, jetonte njė jetė tė denjė pėr t’u lavdėruar dhe admiruar, sepse ishte edhe ai si Jobi i Dhjatės sė Vjetėr, i patėkeq ( i padjallėzuar).

    Jetonte me besim dhe me devotshmėri ndaj Zotit pa pasur lidhje me gjėra mėkatare dhe me dėshira tė liga. U largohej shoqėrive tė kėqija. Shenjtori kishte studiuar shkencėn e mjekėsisė. Njohuritė qė mori nga ajo kontribuan nė atė qė tė forcohej mė tepėr besimi dhe shprestaria e tij.

    Nė studimin e trupit tė njeriut, tė kėsaj bote tė vogėl tė mrekullueshme, mjeku Vlash shikonte shembuj tė panumėrt dhe tė ēuditshėm tė urtėsisė sė Perėndisė dhe vėzhgonte funksionimin e denjė pėr t’u admiruar tė tė gjithė organeve tė trupit njerėzor. Do tė ishte marrėzi, – mendonte, qė t’ia dedikojė dikush fatit ose rastėsisė, sepse tė gjitha kėto dėshmojnė dhe shfaqin me mėnyrėn mė tė mrekullueshme Krijuesin e Gjithfuqishėm dhe tė Gjithėditur, Perėndinė. I menduar rreth kėtyre mbėrriti nė atė qė thotė Apostull Pavli: “Nė fakt cilėsitė e Tij tė padukshme, fuqia e Tij e pėrjetshme dhe hyjnia e Tij, duke qenė tė dukshme nėpėrmjet veprave tė Tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė, me qėllim qė ata tė jenė tė pafalshėm” (Rom.1.20).

    Punėn e mjekut e bėnte me shpirtin e njeridashjes dhe tė bamirėsisė. Futej brenda nė shtėpitė e tė sėmurėve me njė interesim tė vėrtetė dhe dashuri qė t’u shėrbente dhe t’i shėronte. Shumė here, jo vetėm qė i vizitonte falas, por u jepte dhe ilaēet falas. Kur ai vet nuk mund t’i paguante, trokiste nė dyert e tė krishterėve tė mirė dhe me fjalė mjaft prekėse arrinte tė hapte zemrat e tyre.

    Por marrja me profesion mjekėsor nuk e pengoi qė ai tė studjonte me zell Shkrimin e Shenjtė dhe libra tė tjerė fetarė. Kėshtu u tregua si njė nga figurat mė tė mėdha tė epokės sė tij brenda nė botėn e krishterė.

    E mira dhe virtyti duken, lavdėrohen dhe respektohen. Prandaj tė krishterėt kėmbėngulėn dhe e bėnė Episkop nė Sevasti.

    Si Episkop tani punonte me shumė zell. Ishte i armatosur me besim tė fortė tek Perėndia dhe dashuri ndaj njerėzve. Kishte njohuritė e nevojshme, sepse njihte mirė Shkrimin e Shenjtė si dhe shkrimet e Etėrve Apostolikė dhe tė Etėrve Mbrojtės (Apologjistė).

    Kishte studiuar gjithashtu si mjek qė ishte, dhe trupin njerėzor. Prandaj dhe i mėsonte besimtarėve sadopak pėr kėtė qė ishte njė vepėr e Krijuesit dhe zbatonte nė praktikė predikimin e dashurisė sė krishtere. Kishte pra njė ndikim tė krishterė tė lavdėruar dhe tė mrekullueshėm nė Episkopatėn e tij.

    Por shpirti i tij nuk gjente prehje nė botė, dėshironte vetminė. Dėshironte pėrsosmėrinė. “Dėshironte tė jetonte “i vetėm me Perėndinė”. Pėr kėtė iku nė shkretėtirė dhe shkoi dhe asketizoi nė Malin Argjeo. Ishte ky njė mal i Kapadokisė . U vendos brenda nė njė shpellė. Atje pra, gjeti atė qė dėshironte shpirti i tij. Gjeti qetėsinė dhe lutej tek Perėndia pa zhurmė dhe me zemėr tė pastėr larg britmave dhe zhurmave tė botės. Atje luftonte rreptė me veten e tij dhe pėrparonte vazhdimisht nė shenjtėrim dhe nė bashkim me Perėndinė.

    Sa mė shumė ai kėrkonte qetėsinė dhe largohej nga njerėzit, aq mė shumė njerėzit shkonin tek ai. Nuk e linin tė qetė. Tė gjithė ata qė ishin afėr shikonin virtytin e tij, dhe e donin, e respektonin dhe vinin qė ta takonin. Kaq kishte pėrparuar nė shenjtėri sa dhe bishat qetėsoheshin dhe nuk largoheshin nga ai, nėse ai nuk vinte duart sipėr tyre qė t’i bekonte.

    Kėshtu, shkretėtira e egėr dhe e rreptė u bė njė qoshe e Parajsės sė Edenit ku Adami para se tė mėkatonte qėndronte midis bishave tė egra qė ishin si dele tė urta e tė qeta. Dhe nė shumė shenjtorė dhe asketė ėshtė vėnė re fenomeni i mrekullueshėm tė jetojnė pranė tyre bishat e egra, tė qeta dhe tė bindura, si tek Danieli nė gropėn e luanėve, si tek Shėn Gjerasimi dhe tek shumė e shumė tė tjerė. Kur fatkeqėsisht egėrsohen pasionet brenda nesh, atėherė egėrsohet e gjithė bota. Por dhe kur qetėsohemi ne nga shenjtėria dhe mirėsia, atėherė qetėsohet dhe natyra pėrreth nesh.

    Njėherė sundimtari Agrikola dėrgoi gjuetarė qė tė gjuanin nė mal kafshė tė egra. Kur erdhėn gjuetarėt afėr shpellės, panė tė grumbulluara kaq shumė bisha, por qė ishin tė qeta dhe mrekulloheshin dhe habiteshin pėr kėtė. Erdhėn mė afėr dhe gjetėn Shenjtorin atje qė i lutej Krishtit. U kthyen tek sundimtari dhe i thanė qė gjetėm nė njė shpellė njė tė krishter.

    I treguan dhe kėto gjėra tė ēuditshme qė panė. Ai i dėrgoi pėrsėri bashkė me ushtarė tė tjerė, qė tė kapin Shenjtorin, por gjithashtu dhe tė gjithė tė krishterėt qė do tė takonin atje. Sapo mbėrritėn tė dėrguarit, gjetėn Shenjtorin duke u lutur nė shpellėn e tij dhe i thanė:

    – Dil shpejt jashtė. Tė kėrkon Sundimtari.
    Shėn Vlashi nuk u trondit aspak, kur i pa tė vijnė pėrsėri me dėshira tė liga, as nuk e humbi guximin e tij, as u hidhėrua. Por tregoi gėzim tė madh dhe mirėsi dhe iu tha qetė dhe pa u tronditur:

    – Po bijtė e mi, me kėnaqėsi tė shkojmė, sepse kėtė natė mė kujtoi Perėndia dhe mė shfaqi ardhjen tuaj.
    Kur po ecnin rrugės, shumė idhujtarė duke parė butėsinė e Shenjtorit, u kthyen nė Perėndinė e Vėrtetė. Sigurish, ndihmuan pėr kėtė kthim tė tyre dhe lutjet e Shenjtorit. Kontribuan gjithashtu dhe disa mrekulli, sepse njėkohėsisht bėheshin mrekullira rrugės nga Shenjtori. Tė sėmurėt morrėn pėrsėri shėndetin e tyre. Perėndia me kėto mrekullira dėshironte tė tėrhiqte vėmendjen e njerėzve, gjithashtu dėshironte tė nderonte dhe tė lavdėronte Shenjtorin, i cili u pėrpoq nė mėnyrė mbinjerėzore nė gjithė jetėn e tij dhe gjithashtu tė besonin idhujtarėt qė qėndronin akoma nė idhujt.

    Midis mrekullive tė tjera ndodhi dhe kjo:

    Djali i vetėm i njė gruaje, ndėrsa po hante peshk, i ngeci nė fyt njė halė dhe menjėherė qėndroi pa folur. E ėma sapo e pa, ndjente dhimbje mė shumė se fėmija i saj. Kur mėsoi pėr mrekullitė e Shenjtorit shkoi atje ku e kishin ēuar atw nė njė vendbanim tė pėrkohshėm ushtarėsh dhe thėrriste me sa mundte me zė tė lartė, qė t’i vinte keq Shenjtorit, sepse pėr pak dhe fėmija i saj do tė vdiste.

    Shenjtorit me tė vėrtetė i erdhi keq dhe u lut duke thėnė:

    – “Perėndia im, Ti qė dėgjon tė gjithė ata qė ftojnė me besim Emrin Tėnd, pranoje tė lutem dhe lutjen time dhe nxirre me fuqinė Tėnde tė Shenjtė halėn nga fėmija. Dhe nėse ndodh nė tė ardhmen nė njerėz ose nė kafshė ndonjė e keqe e tillė dhe ftojnė Emrin Tėnd duke thėnė: “O Perėndi, me ndėrmjetimet e shėrbėtorit Tėnd Vlash, ndihmomė”, dhuroi dhe atyre shėrimin, pėr lavdi tė Emrit Tėnd tė Madh”.
    Sapo Shenjtori tha kėto, menjėherė u bė mirė fėmija pa ndjerė asnjė dhimbje. Atėherė e ėma nga e hidhėruar qė ishte u bė e ndritshme nga gėzimi. Shenjtori pas martirizimit tė tij mori nga Perėndia hirin qė tė shėrojė ata qė vuajnė nga fyti dhe nga grykėt. Gjithė sa vuajnė nga kėto sėmundje dhe e thėrrasin me besim, marin shėrimin e tyre.

    Ja vlen tė pėrmendet dhe njė mrekulli tjetėr:

    Njė grua qė ishte vejushė dhe e varfėr, i gllabėroi ujku njė derr tė vogėl , i cili ishte pasuria e vetme e saj. Vraponte edhe ajo nė rrugėn ku po ecte Shenjtori dhe qante pėr fatkeqėsinė e saj.

    Shenjtori pasi qeshi lehtė, i tha:

    – Mos u mėrzit. Ja, tani kudo qė tė jetė, do ta sjellė tė gjallė.
    Ujku humbi menjėherė vetinė e tij natyrale, egėrsinė dhe ia solli derrin gruas sė varfėr.

    Ushtarėt mbėrritėn nė Sevasti dhe sipas urdhėrit tė sundimtarit, e burgosėn Shenjtorin. Ditėn tjetėr urdhėroi sundimtari dhe sollėn para tij Shenjtorin, dhe filloi t’i flasė me butėsi si tė ishte miku i tij, duke i thėnė:

    – Pėrshėndetje Vlash, mikuPerėndive tė mėdha.

    I thotė Martiri:–

    Pėrshėndetje dhe ti, sundimtar. Por tė mos quash Perėndi demonėt. Ta dish se, tė gjithė ata qė besojnė tek demonėt do tė torturohen pėrgjithmonė bashkė me ata nė flakėn e pėrjetėshme tė Ferrit.

    Sapo dėgjoi kėto sundimtari u inatos dhe dha urdhėr ta rrihnin Shenjtorin me shkopinj tė trashė. Shenjtori nė momentin qė e fshikullonin i tha:

    – Mos mendo, i pandjeshėm, qė ndėshkimet dhe fuqitė njerėzore mund tė mundin dashurinė dhe fuqinė e Krishtit i Cili mė lehtėsoi dhimbjet.

    Mbasi Shenjtori tha kėto, sundimtari e dėrgoi pėrsėri nė burg. Shumė njerėz vėshtronin martirizimin e Shenjtorit.

    Kur i mori vesh dhe ajo vejusha e varfėr dhe besimtare vuajtjet e Shenjtorit, dėshironte ta falenderonte dhe ta ngushėllonte. Pėr kėtė ajo therri derrin tė cilin i solli pas ujku me mbrojtjen e Shenjtorit, poqi kokėn dhe kėmbėt, mori me vete dhe fruta dhe shkoi nė burg pa u frikėsuar nga rojet. M.q.s ishte errėsuar, ajo ndezi qirinj. Duke rėnė nė kėmbėt e martir Vlashit, i lutej tė hante nga ato qė i solli. Shenjtori iu bind gruas dhe duke e falendėruar atė, hėngri nga ushqimet dhe e bekoi pėr shėrbimin e mirė.

    Pastaj i tha asaj:

    – Shko, dhe kėshtu tė mė festosh ēdo vit. Shpresoj tek Perėndia tė mos mungojnė kurrė tė mirat nė shtėpinė tėnde. Por, dhe kushdo tjetėr qė do tė tė imitojė, do marė gjithmonė bekim tė madh nga Perėndia. Mbasi kjo vejushė e lumur mori kėtė porosinė e mirė dhe bekimin prej Shenjtorit, u kthye nė shtėpinė e saj.

    Sundimtari mė pas solli pėrsėri Martirin nė gjykatė dhe i thotė:

    – Do t’u flijosh Perėndive Vlash, apo dėshiron qė tė vdesėsh?

    Martiri i tha:

    – Kush ka mendje nuk flijon tek Perėnditė e bėra nga duar njerėzore.

    Sapo Martiri tha kėto, e varėn menjėherė nė njė dru dhe i shqyen brinjėt. Sado qė e torturuan me kėtė mėnyrė tė frikshme, ai nuk u frikėsua aspak. Pėrkundrazi thoshte:

    – Unė nuk kam frikė nga torturat e tua, sepse besoj nė shpėrblimet e pėrjetshme nė tė cilat mbėshtes shpresat e mia. E zbritėn nga druri dhe e dėrguan pėrsėri nė burg.Nė rrugė kur po e ēonin nė burg, e ndiqnin pas shtatė gra besimtare dhe tė virtytshme. Ato lyenin trupin e tyre nga pikat qė binin nga gjaku i Shenjtorit. Kėto pika ishin pėr ato miroja mė e bukur dhe mė e shtrenjtė. Kjo u bė shkak pėr ato, qė tė marrin dhe “shpėrblimin”e besimit, tė dėshmojnė pėr lavdinė e Krishtit, sepse menjėherė u arrestuan si tė krishtera. Sundimtari i urdhėron ato, qė tė flijojnė tek idhujt. Por kėto gra tė bekuara u ndriēuan nga njė ide e zgjuar dhe thanė:

    – Nėse dėshiron tė flijojmė, na lėr tė shkojmė nė liqenin qė ėshtė kėtu afėr dhe pasi tė lahemi dhe pastrohemi t’u falemi dhe t’u ofrojmė therore atje.

    U bind sundimtari dhe bėri si i thanė.

    Por ato bėnė kėtė gjė: Morėn Perėnditė, d.m.th statujat e vogla dhe i vunė nė njė thes. Dhe kur mbėrritėn nė liqen, i hodhėn idhujt nė thellėsi tė liqenit, duke thėnė:

    Kėshtu ju duhej, sepse ju u bėtė shkak tė bien shumė njerėz nė thellėsinė e humbjes.

    Kur e mori vesh kėtė gjė sundimtari, u zemėrua shumė. U skuq nga inati dhe urdhėroi t’i sillnin para tij shtatė gratė dhe iu thotė:

    – Pėrse e bėtė kėtė gjė? Pėrse pėrdorėt mashtrim ndaj Perėndive?

    -Perėndia e Vėrtetė, – iu pėrgjigjėn ato, nuk i frikėsohet mashtrimeve.

    Atėherė sundimtari dha urdhėr dhe ndezėn njė kaminė tė madhe, brenda sė cilės tretėn plumba. Sollėn atje dhe krėhėra tė hekurt. Nga ana tjetėr sollėn veshje tė ndritshme dhe u thoshte atyre sundimtar Likini tė zgjedhin njė nga tė dyja:

    Ose tė flijojnė qė tė nderohen, ose tė vdesin me vdekje tė frikshme brenda nė kaminė me plumb tė tretur.

    Atėherė njė nga gratė, qė ishte nėnė me dy fėmijė, mori veshjen e ndritshme qė i dha mbreti dhe e hodhi nė kaminė. Tė dy fėmijėt i thoshin asaj:

    – Nėnė, mos na ler tė humbasim nė kėtė botė qė ėshtė e mbushur me mėkate. Na merr dhe ne me vete nė Mbretėrinė e Perėndisė. Dhe ashtu si na ushqeve me qumėshtin tėnd nėnor, kėshtu dhe tani na pasuro ne, me tė mirat e Mbretėrisė sė Qiejve.Sa besim tė pėrjetshėm kishte rrėnjosur nėna e shenjtė nė shpirtet e fėmijve sa kėrkojnė dhe ata tė martirizohen! Kėshtu i ushqenin fėmijėt e tyre nėnat e krishtera atėherė. Kujdeseshin pėr prokopinė e vėrtetė tė fėmijve qė ishte shijimi i Mbretėrisė sė Perėndisė.

    Atėherė mbreti jep urdhėr t’i varin dhe tė shqyejnė trupin e tyre me krėhėrat e hekurta. Ishte njė martirizim i tmerrshėm.

    E pra! Atėherė mrekulli tė ēuditshme panė tė gjithė sa ndiqnin martirizimin e tyre. Panė qė nė vend qė tė rrjedhė gjak nga plagėt e tyre, rridhte qumėsht. Gratė e shenjta dukeshin tė ndritshme si bora. Ndodhi pra, mrekullia qė ndodhi dhe tek Shėn Pandelejmoni kur i prenė kokėn. Njėkohėsisht ėngjėjt e Perėndisė mjekuan plagėt e tyre dhe u thanė:

    – Mos u frikėsoni. Punėtori i mirė nuk mjafton vetėm qė tė fillojė njė punė, por duhet edhe ta mbarojė atė. Dhe ju pra, tė mbaroni mirė pėrpjekjen tuaj, qė t’ju denjėsojė Perėndia tė shijoni jetėn e pėrjetėshme.

    Likini tha qė kėto mrekulli u bėnė me magji. Atėherė sundimtari i pandjeshėm i zbriti nga druri dhe nė vend qė tė pendohet, urdhėroi nga egoizmi dhe inati i tij qė t’i hidhnin brenda nė kaminė. Flaka u shua dhe ato dolėn nga kamina pa pėsuar dėmin mė tė vogėl. Kjo ishte njė mrekulli qė e panė tė gjithė me sytė e tyre. Por sundimtari fatkeq Agrikola m.q.s kishte shpirt dinak dhe tė ēoroditur, duke parė kėto, thoshte qė nuk janė mrekullira, por janė si rezultat i magjisė. Prandaj, i urdhėroi pėrsėri qė tė flijonin. Dhe ato iu pėrgjigjėn nė mėnyrė tė guximshme:

    -Mos u pėrgėnjeshtro, o fatkeq, sepse ne tashmė qė kemi hyrė nė Mbretėrinė e Qiejve do tė kthehemi tani prapa, qė tė hyjmė nė Ferr?

    U zemėrua atėherė sundimtari dhe dha urdhėr qė t’u presin kokat. Kur ato arritėn nė vendin e martirizimit u lutėn duke thėnė:

    – Zot, na rendit edhe ne me martiren Tėnde tė parė Thekla, dhe me lutjen e shenjta tė Atit tonė Vlash, i cili u bė udhėheqėsi ynė nė kėtė pėrpjekje, na bėj tė denjė pėr shijimin e jetės sė pėrjetėshme.

    Sapo mbaruan lutjen, vijnė edhe dy fėmijėt tek nėnat e tyre duke thėnė:

    – Kurorat tuaja janė tashmė gati nga Perėndia, nga Mbreti Qiellor. Na dorėzoni dhe ne nė atletin e Krishtit Vlash. Lutuni qw tė na marrė nėn mbrojtjen dhe drejtimin e tij. Kėshtu edhe u bė.

    Mė pas xhandari preu kokat e grave tė shenjta, tė cilat ishin me tė vėrtetė fryti shpirtėror i Vlashit tė Shenjtė dhe mburrja e Besimit tonė.

    Atėherė sollėn Shėn Vlashin nga burgu nė gjykatė dhe sundimtari i thotė:

    – Vlash do tė flijosh apo jo?

    – Si, njė njeri me mendje, – tha Shėn Vlashi, do tė pranonte t’u falej neverive tė tilla qė shkaktojnė pėshtirėsi?

    – Nė qoftė se nė kėtė rast, – i thotė sundimtari, do tė tė hedh brenda nė liqen, mund Perėndia jote tė tė mbrojė? ( Ai liqen ishte pikėrisht ai qė dikur ishte i ngrirė dhe sipėr tij u martirizuan 40 martirė).

    – Provoje dhe do tė kuptosh, – u pėrgjigj Shenjti. Me tė vėrtetė! Sa besim tė madh kishin Shenjtorėt!Urdhėron menjėherė sundimtari dhe e hedhin Shenjtin nė liqen. Ai pasi bėri shenjė e Kryqit tė Nderuar dhe qėndronte i paprekur dhe i padėmtuar sipėr ujrave, si tė ishte jashtė nė tokė tė thatė dhe u thoshte idhujtarėve qė ndodheshin atje:

    – Nėse kanė dhe Perėnditė tuaja ndonjė fuqi, hajde hidhuni edhe ju kėtu brenda qė tė shohim fuqinė e tyre.

    Kur dėgjuan kėtė disa idhujtarė tė pamendė, fanatikė dhe krenarė, u hodhėn nė liqen. Ishin 68 burra. Por menjėherė fatkeqėt u mbytėn. Shkuan si plumbi nė thellėsi tė liqenit. Por nė atė moment u shfaq ėngjėlli i Zotit, pėshėndeti Shenjtorin dhe me gėzim tė madh dhe ndriēim i thotė:

    – Dil jashtė dhe merr kurorėn e fitores dhe tė martirit, qė tė pėrgatiti Krishti. Tani do tė mbarojnė martirizimet e tua.

    Me tė vėrtetė Martiri doli jashtė duke ecur mbi ujėrat si tė ecte nė tokė tė thatė. Fytyra e tij ndrinte si dielli. Atėherė sundimtari pėrsėri i thotė:

    – Vlash, pėrse pėrdor magji? Pėrse je kokėfortė? Pėrse nuk flijon nė Perėnditė e mėdha?

    – Unė, – u pėrgjigj Shenjtori, jam shėrbėtor i Jisu Krishtit dhe nuk i falem demonėve.

    Mbasi sundimtari pa qė tė gjithė mundimet e tij shkuan kot dhe nuk mund tė ndryshojė mendje Shenjtori, u dėshpėrua dhe nxori urdhėr qė thoshte:

    – “M.q.s Vlashi nuk ju bind as fjalėve tė mia, as urdhėrit tė mbretit, por u bė shkak tė mbyten 68 ushtarė, urdhėroj t’i presin kokėn bashkė me dy fėmijėt”.

    Kur Shenjtori dėgjoi vendimin, iu lut Zotit, duke thėnė midis shumė tė tjerave dhe kėto:

    – “Zot, Perėndi i fuqive, dėgjomė mua shėrbėtorin tėnd dhe jep ndihmėn Tėnde tek ēdokush qė mė fton, ose nė sėmundje, ose nė ndonjė nevojė tjetėr pėr lavdi tė Emrit Tėnd tė Shenjtė”.

    Kėshtu ai u lut dhe lutja e tij u dėgjua nga Perėndia, ashtu si e treguan dhe kohrat e mėpasshme, sepse tė gjithė sa janė nė vėshtirėsi duke thirrur emrin e tij me besim, i ndihmon.

    Mė pas xhandari merr Shenjtorin dhe dy fėmijėt dhe i drejton nė vendin e martirizimit. Atje preu kokat e tyre tė shenjta sipėr nė njė gur, qė ishte prej pjesės sė brendshme tė murit tė Sevastisė. Disa besimtarė morėn trupin e tij dhe e varrosėn me shumė nderime. Bashkė me tė varrosėn edhe dy fėmijėt. Pas shumė kohėsh njė grua shprestare qė jetonte me frikė Perėndie u kujdes dhe zbukuroi varrin e tij.

    Ndėrsa vejusha e varfėr shprestare pas vdekjen sė shenjtorit nuk harroi porosinė e tij qė i la kur shkoi nė burg. Prandaj e festonte ēdo vit ashtu si i tha. Pranė saj edhe shumė tė tjerė imituan shembullin e saj dhe e festonin Shenjtorin me ndriēim. Tė gjithė merrnin bekimin e shenjtorit dhe mbushej shtėpia e tyre me lumturi.

    Kujtimi i Shenjtit festohet mė 11 Shkurt.

    U martirizua Shėn Vlashi nė qytetin Sevasti nė vitin 316 pas Krishtit, kur nė kėtė qytet ishte sundimtar, ashtu si e pėrmendėm dhe nė fillim, Agrikola. Prej tij vuajti Shenjtori martirizimet.

    Ėshtė e vėrtetė qė Shenjtori vuajti nė jetėn e tij. E mundoi trupin e tij me asketizėm gjithė jetėn , dhe nė fund derdhi dhe gjakun e tij, veēse realizoi qėllimin e tij, duke vdekur pėr Jesu Krishtin.

    Dhe tani nė qiejtė shijon jetėn e vėrtetė pranė Krishtit, shijon ngazėllimin e pafund. Tek tė gjithė qė i luten me besim iu dhuron shpėtimin e shpirtit dhe tė trupit.

    Tė panumėrta janė mrekullitė e tij qė ka bėrė deri mė sot.

    Dhe ne duhet t’i lutemi atij gjithmonė, qė tė na ndihmojė nė vėshtirėsitė e jetės sonė dhe tė na dhurojė kėrkesat shpėtimtare. Ai ka marė hir nga Perėndia.

    Shėn Vlashi shėron nė mėnyrė tė veēantė, ashtu si e thamė mė sipėr, ata qė vuajnė nga grykėt dhe nga fyti.

    Shėn Vlashi nderohet kudo, nė mėnyrė tė veēantė nderohet nė Korinth. Nė Trikala tė Korinthit ka njė manastir tė vjetėr qė mban emrin e Shėn Vlashit.


    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #7

    Pėr: Shėn Vlashi - 11 shkurt

    Shėn Vlashi


    Emri:  agiow-vlasiowM.jpg

Shikime: 754

Madhėsia:  50.3 KB


    Ja dhe pėrlėshorja e Shenjtorit:


    Sipas emrit ti mbive si pemė e frytėshme,

    Hierarku i Zotit i lavdėruar Shėn Vlash,

    i shfaqe botės frytet e martirizimit

    dhe burove pasurisht dhuratat e ēudirave.

    Hierodėshmor i hyjshėm, lutu pėr ata qė mė ty pėrikin,

    me pėrkrahjen e ndėrmjetimit tėnd.



    Me ndėrmjetimet e Shėn Vlashit o Zoti Jisu Krisht Perėndi, mėshirona dhe shpėtona.





    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise


    Burimi: Orthodhoksia E Bashkuar. Al
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Vlashi - 11 shkurt

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Shėn Vlashi - 11 shkurt

    https://youtu.be/iWocGXkc00I?t=14

    Dokumentar kushtuar Deshmorit Shen-Vlash
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •