Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Pėr: Kerkoj perralla me origjine shqiptare !

    Tani jam nė dyshim a kėrkohet Pėrrallė apo tregim! Ja njė trgim:

    DY DAKIKA PARA IFTARI

    Banortė e Drenicės pjesa e Dukagjinit i ka quajtur "DRENICAK". Drenicakėt e pjesės lindore tė Drenicės kryesisht janė furnizuar nga Istogu mė gjėra jetėsore. Pėr tu furnizuar kanė shkuar mė qerre dhe Qe. Pasi qe nuk kanė pasė mundėsi qe pėr njė ditė ta bėjnė kėtė furnizim nga Istogu, janė detyruar tė bėjnė konak nė gjysmėn e rrugės. Vendi mė i pėrshtatshėm ka qenė Kulla e Hasan Rgjės nga ish Bollopoja tani Shushicė e ultė.
    Drenicaktė arrijnė me qerre para kullės sė Hasan Regjės. Ndalėn aty para kullės, i rehatojnė Qetė. Dera e kullės ka qenė e hapur. Si Zakonisht e thėrrsain tė zotin e shtėpisė: "o Hasn Regja!" Nė atė ēast Hasani nuk pėrgjigjet duke vrapuar pas njė zogėze tė pulės, mysafirve ua drejtoi dorėn nė drejtim tė derės sė kullės dhe nuk foli asgjė. Ishte muaji i Ramazanit. Hasani pasi qe e zuni zogėzėn e ja dha tė zojės sė shtėpisė, u ngjitė shkallėve dhe u fut nė odė.
    - Hasani "mirėmbrėma or burra e mirė se u ka pru Zoti!"
    - Mysafirtė u pėrgjigjėn: "mirėmbrėma!"
    Po sa u ulė Hasani njeri nga mysafirėt:
    - "po si je more Hasan Regja? Mysafiri filloi tė vazhdon mė bisedė, Hasani ia ndėrpreu fjalėt. Nuk vonoi shum u shtru sofra mė ushqim siq ishte pite dhe mishi i zogėzės. E ngrėnėn Iftarin, i pastruan duart dhe e falėn akshamin. Atėherė erdhi koha e llafeve dhe kafeve.
    - Mysafiri: Si je more Hasan Regja?, sa vėllėzėr ke, ēka ke prej femijėve, e shumė pyetje tjera siq e kan pasur zakon.
    - Hasani"e more mik e kam ditė qe i ke llafet e gata,nuk tė lash mė folė dy dakika para Iftari!"
    Tjetri tha: Zoti tė dhashtė bereqet o Hasan Regja! Po mė intereson neve na gostite mė pite e zogėzėn e ngrėne ti!"
    - Miku i mirė berqet paq, por sikur mos tė kisha vrapuar pas zogėzės unė nuk e kisha ngėrnė atė!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anėtarėsuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Nė Pejė
    Postime
    1,005

    Pėr: Ymer Agė Ulqini

    Citim Postuar mė parė nga Askusho Lexo Postimin
    YMER AGĖ Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer Agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.


    - Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
    - Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
    Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
    - Do tė tė pres nėntė ditė
    - Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
    Vasha psherėtiu
    - Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
    Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
    tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
    Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
    C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
    - Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
    - Tė fortė e paska zemrėn.
    - Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
    Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
    - C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
    Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
    - Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
    I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
    - C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
    Ymer Aga pėshon e ia kthen:
    - Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
    - C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
    - Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
    - I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
    - E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
    Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
    - C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
    - Tė le besėn time o bijė e mbretit .
    E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
    - Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
    Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
    - Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
    Ymer Aga kthehet e u thotė:
    - C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
    - Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
    Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
    vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
    Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
    shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
    tonė ...

    - Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
    - Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
    - Mirė se vjen o rob i zėnė!
    - Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
    - Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
    - Vij nga ajo e zeza Spanjė!
    - A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
    - C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
    - Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
    - C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
    - Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
    Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
    - Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
    - Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
    - Nga ajo e zeza Spanjė
    - A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
    - Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
    Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
    Ymer Aga hidhet e thotė:
    O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
    - Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
    Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
    - A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
    - Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
    - udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
    Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
    Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...
    Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
    - ē'u bė Ymer Aga robi ?
    - E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
    - Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
    Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
    Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
    - Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
    Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
    - Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
    - Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
    - Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
    Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
    - Ymer Ago shqiptar, ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
    pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
    Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka.
    Ky ėshtė njė virtyt fisnik dhe bujar i shqiptarit qe duhet mbrojtur dhe kultivuar. Unė pėrkrahi mė tere qenien time thėnjėn: "Modestia ėshtė vyrtyti mė fisnik i njeriut!"

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar salihaj pėr postimin:

    projekti21_dk (31-01-2019)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •