Si vriste UDB’a

Gjatė Luftės sė Ftohėt UDB vrau mė shumė njerėz nė Perėndim sesa i gjithė blloku sovjetik, megjithėse kjo gjė kaloi pothuajse pa u vėrejtur fare. Profesori amerikan, Dr. John R. Schindler, i cili ėshtė njė ekspert pėr koftra-spiunazh qė pėr vite tė tėra qėndroi nėpėr vendet e ish-Jugosllavisė, muajin e ardhshėm do tė publikojė nė SHBA njė libėr intrigues qė merret vetėm me funksionimin e ish-shėrbimit jugosllav tė sigurimit (UBD), me likuidimet e fshehta nė gjithė botėn dhe me metodat qė i shfrytėzonte. Express sjellė njė pjesė tė rrėfimit tė Schindler.


Nga Express mė 09.02.2010 nė ora 20:20

Profesori Schindler, libri i kaluar i tė cilit ‘Terrori Jo i Shenjtė’ zgjoi interesim tė madh, zbuloi pėr ‘Slobodna Bosna’ detaje nga hulumtimi i vrasjeve tė UBD’sė.

“Gjatė viteve tė 90’a tė shekullit 20, kur isha i pėrfshirė nė gjuetinė e kriminelėve tė luftės nė BeH dhe pjesėt tjera tė ish-Jugosllavisė, mė intrigoi fakti se shumica e personave mė tė kėrkuar ishin tė lidhur me shėrbimin sekret tė ish-Jugosllavisė”, pohon Schindler.

Zeljko Raznatovic Arkan ndoshta ėshtė shembulli mė i njohur dhe mė i freskėt i kėtij lloji. Ai kishte njė histori tė gjerė me shėrbimet shtetėrore tė sigurimit, gjegjėsisht UDB, gjatė komunizmit.
Shumė njerėz, si Arkani, morėn pjesė nė “aksionet speciale” tė drejtuara kundėr emigrantėve radikalė jashtė hapėsirave tė ish-Jugosllavisė, pėr regjimin e Josip Broz Tito’s.

Si oficer i kundėrzbulimit , fillimisht isha i habitur me faktin se shumė vrasės dhe hajdutė ishin tė lidhur me krimin e organizuar (mafinė), dhe qė njėkohėsisht ishin tė bashkėpunėtorė tė lartė tė UDB. Tė gjithė ata kishin statusin e VIP’ave, lidhjet dhe proteksionet. Por, shumė shpejt kuptova se ata njerėz ishin pjesė e operacioneve ndėrkombėtare, pjesė e luftės disa deceniesh qė shėrbimi i fshehtė i Titos e bėnte kundėr “emigracionit armiqėsor”, sqaron Schindler.

Ėshtė e pamundur tė kuptohen plotėsisht ngjarjen ish-Jugosllavi pas vitit 1991, vrasjet, korrupsionin, krimet masive... pa e ditur sesi UDB’a e luftonte fshehurazi terrorizmin. Ne, monitoruesit e huaj, konsiderojmė se ngjarjet si vrasja e Zoran Djindjic mė 2003, janė likuidime normale. Por, nėse kryeministri Djindjic u vra nė mes tė ditės, e vrasėsi ishte zyrtar i shėrbimit tė sigurimit shtetėror dhe shef i krimit tė organizuar, pėrgjegjės pėr vrasje nė disa shtete, atėherė ky mė s’ėshtė ‘likuidim normal’. Kjo trashėgimi e UDB ėshtė ajo qė unė e quaj ‘fantazmė e Titos’.

Schindler pėrkujton se kryeministri rus, Vladimir Putin, kishte thėnė njėherė
se: “Nuk ekzistojnė ish-agjentėt”.

Unė dėgjoja fjalė nėpėr kafene, pas shumė rakie tė pirė. Fjalė pėr terroristė nė Stutgart ose Sydney. Fjalė pėr pėrcjellje dhe spiunim, qė pastaj ēonin nė vrasjet qė ndodhnin gjithkund nė Perėndim, veēanėrisht nė kohėn e vonshme tė Luftės sė Ftohtė. Interesante, por tė pėrgjakshme, rrėfimet nuk ngjanin nė asgjė nga ajo qė kisha dėgjuar ose parė mė herėt. Fillimisht nuk besoja, por isha kureshtar, prandaj edhe i fillova hulumtimet jozyrtare – ose, siē preferojnė tė thonė spiunėt: bėja ‘dosje pėr hobi’. Isha i tmerruar kur zbulova se shumica e asaj qė mė rrėfyen udbashėt ishte e vėrtetė.

Rastin e parė tė cilit i hyra thellė ishte vrasja e disidentit kroat, Bruno Busic, nė Paris, qė ndodhi nė tetor 1978. Ishte kjo njė vrasje e pastėr e UDB’sė.
Megjithėse Busic ishte simpatik pėr nacionalistė kroatė, ai nuk ishte “terroristė”, por ja qė u vra – me njė plumb nė kokė nga afėrsia, sikurse edhe shumica e viktimave qė UDB i quan ‘programi i zi’.
Rasti i Busic ilustron aplikimin e standardeve tė dyfishta nė Perėndim, pėr sa i pėrket krimeve tė UDB. Nė fakt, pak kohė para vrasjes sė tij, shėrbimi i fshehtė bullgar vrau nė Londėr disidentin bullgar, Georgi Markov.

Rasti i njohur botėrisht si ‘rasti ombrella’ shkaktoi tėrbimin e Perėndimit. Hetimet janė ende tė hapura, dhe policia ende synon tė zbardhė rastin dhe arrestojė pėrgjegjėsit, pas plot 32 vitesh nga vrasja.
Mirėpo, askėnd nė Perėndim nuk e interesonte shumė vrasja e Busic, dy javė mė vonė nė Paris. Rasti u harrua. Tito ishte i dobishėm pėr Perėndimin, dhe krimet e UDB kryesisht injoroheshin, qoftė edhe kur agjentėt jugosllavė kryenin likuidime brutale pėrjashta.

Gjatė Luftės sė Ftohtė UDB ka vrarė mė shumė njerėz nė Perėndim sesa i gjithė blloku sovjetik bashkė, por kjo pothuajse kaloi pavėrejtshėm. Qoftė atėherė, qoftė sot.

Shumica e likuidimeve tė UBD nė botė i pėrmbahej njė modeli standard. Agjenti jugosllavė do tė shpėrndante njė dezinoformatė brenda qarqeve emigrante nė Perėndim, pėr tė krijuar konfuzion dhe konflikte ndėrmjet grupit tė caktuar. Vrasėsi do tė merret pėrsipėr pėrcjelljen e viktimės, e pastaj e likuidonte atė, mė sė shpeshti me plumb nė kokė nga afėrsia. Vrasjet e UDB ishin shumė brutale, shumė mė mizore seē ishte “e nevojshme”. Nė disa raste viktimat u vranė me thika, duke u therė me dhjetėra herė. Nė tė gjitha rastet e UDB likuidimet tentoi t’i paraqiste si “rezultat i konflikteve brenda emigrantėve”. Ky ishte njė rrėfim qė agjencitė policore dhe qarqet perėndimore tė zbulimit qė nuk e kuptonin emigracionin jugosllav e pranonin si tė saktė.

Ėshtė vėshtirtė tė thuhet me njė siguri absolute, por prej gjysmės sė viteve tė 60’a e deri nė tė 90’at UDB tentoi tė kryente mbi 100 vrasje dhe rrėmbime nė Perėndim – kryesisht nė Gjermani, por edhe nė vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore, Britani, SHBA, Kanada, Australi, e deri nė Afrikėn e Jugut. Kudo qė kishte emigrantė jugosllavė, UDB i pėrcillte, kėshtu qė ajo nė botė vrau 60 kroatė, por edhe njė numėr shqiptarėsh dhe serbėsh. Sido qė tė jetė, rreth 80 vrasje tė konfirmuara tė UDB nė Perėndim ndodhėn gjatė viteve tė fundit tė Luftės sė Ftohtė, kryesisht nėpėr vendet perėndimore qė kishin simpati ndaj Jugosllavisė. Megjithėse, 12 vrasje ndodhėn edhe nė SHBA.

Pati shumė raste qė vėrtet ishin spektakolare. Vrasja e Bruno Busic mė 1978 ishte jashtėzakonisht e pafytyrė, sikurse qė ishte edhe ajo e emigranti kroat, Stjepan Djurekovic, nė Gjermaninė Perėndimore, mė 1983. Kjo vėrtet ishte njė aferė e pėrgjakshme dhe brutale. Megjithatė, mendoj se operacioni mė impresive i UDB ishte vrasja e ustashit tė njohur, Vjekoslav Maks Luburic, nė Spanjė, nė vitin 1969, tė cilėn e kreu Ilija Stanic, i cili edhe sot jeton i lirė nė Bosnje. Me vite tė tėra UDB po e infiltronte me durim Stanicin brenda qarkut tė mbyllur tė ustashėve tė Luburic, derisa nė fund nuk e vrau mizorisht Luburicin.

Por, pėr mua raste mė shqetėsuese ishin ato kur UDB vrau edhe njerėz tė pafajshėm. Kėshtu, mė 1972 njė vrasės i Titos kapi nė Itali Stjepan Sevon, anėtarin e Shoqatės Revolucionare Kroate. Sevo njėmend ishte terrorist, por vrasėsi nuk e vrau vetėm atė por edhe gruan e tij tė pafajshme dhe vajzėn e birėsuar 9-vjeēare, Tatjanėn. Pesė vjet mė vonė, vrasėsi tjetėr nė Chicago theri brutalisht emigrantin serb, Dragisa Kasikovic, dhe vrau vajzėn e tė dashurės sė tij, Ivanka Milosevic.

Kurrė nuk kam dėgjuar se cilado agjenci e zbulimit tė ketė kryer vepra aq tė tmerrshme nė skenėn ndėrkombėtare.