Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Agim Qirjaqi

  1. #1

    Agim Qirjaqi

    Agim Qirjaqi: Ditėt nė agoni tė aktorit

    • Datė: Feb 09, 2010


    Admirina Peēi

    S'ka mbetur thuajse asgjė, asnjė tipar, asnjė grimė energji, thuajse asnjė kujtim… Portreti i tij ekspresiv, vėshtrimi i thellė dhe mimika e pasur janė davaritur… thuajse tretur krejtėsisht. Agim Qiriaqi, aktori i mrekullueshėm dhe regjisori plot fantazi, ėshtė sot njė burrė i tretur, me shpirtin strukur nė trupin e dėrrmuar prej sėmundjeve… Katandisur nė 40 kg njeri. Dje morėm lajmin se Qirjaqi po kalon ditėt mė tė vėshtira tė jetės sė tij, i shtruar nė spital. Rreth 2 javė mė parė, pasi ka kaluar njė krizė tė rėndė, miqtė e tij e kanė shtruar me urgjencė nė spitalin nr.5, nė pavijonin e neurologjisė. Mjekėt kanė konstatuar se aktori vuante nga sėmundja "Aizaimer", thėnė ndryshe parkinson i avancuar. Miqtė e tij nė Tetarin Kombėtar thonė se aktori nuk dilte nga shtėpia prej disa muajve. Nė teatėr nuk shkelte mė qė nga viti i kaluar. Madje, as rrogėn qė ia hidhnin nė llogarinė e tij bankare nuk arrinte ta tėrhiqte, pasi duart nuk i komandonte dot dhe kodin bankar e harronte gjithmonė... Besim Kurti, nėndrejtor i Teatrit Kombėtar dhe mik i afėrt i Qiriaqit, tregon se dy vitet e fundit jeta e tij u bė tmerrėsisht e vėshtirė. Nė familjen e tij (i ndarė nga bashkėshortja dhe me njė vajzė tė cilėn e pati larg qė kur ajo ishte 2 vjeēe), janė pėrpjekur qė t'i jenė afėr nė kėto ditė tė vėshtira. "Para dy viteve vajza e tij bėri bashkim familjar dhe e mori nė Itali, ku u diagnostikua me parkinson dhe nisi kurimin. Por, simptomat e para tė kėsaj sėmundjeje iu shfaqėn qė nė vitin 2006, kur ai luajti edhe rolin e fundit nė teatėr", - thotė Besim Kurti, ndėrsa pėrmend rolin e Qiriaqit tek "Pjata prej druri", ku ai interpretonte krah aktorit tė madh Sulejman Pitarka. Ndėrsa kujton shenjat e para tė sėmundjes, miku i Qiriaqit pėrmend momente nga shfaqja kur ai harronte ndonjė batutė. Nė dialogun e fundit tė shfaqjes, kur babai (Sulejman Pitarka) i drejtohet djalit tė tij tė madh (Agim Qiriaqi) qė tė mos e ēonte nė azil, dhe i thoshte: "meqė ti nuk je dakord, mė merr me vete…", pikėrisht kur Qirjaqi duhet tė vijonte dialogun, ai thjeshtė kundėrshtonte. "Si dukej nuk e kujtonte dot atė batutė. Mbaj mend se Pitarka zemėrohej, ankohej se si ai, njė aktor me eksperiencė, vinte nė shfaqje i papėrgatitur...Po kush e dinte! Kujt ia priste mendja se ato momente harrese ishin shenja tė njė sėmundjeje qė do t'i shkaktonte kaq shumė dhimbje e vuajtje pėr gjithė kėto vite..." Kur sėmundja u rėndua shumė, sidomos muajin e fundit, drejtori Kristaq Skrami sė bashku me regjisorin Gėzim Kame folėn me ministrin e Shėndetėsisė pėr t'i siguruar aktorit njė ndihmė mė tė specializuar. "Iu shpjegua sėmundja dhe u arrit nė konkluzionin se pėr kėtė sėmundje ishte njė klinikė ku aplikoheshin metodat mė tė pėrparuara pėr parkinsonin, nė Izrael. Pasi e shtruam tek neurologjia dhe po pėrgatisnim tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm pėr kėtė rast, pas analizave tė kryera, mjekėt konstatuan se aktori vuante edhe nga tumori nė kocka. Po ashtu, edhe veshkat ishin rėnduar sė tepėrmi nga azotemia... Njė fatkeqėsi e madhe, njė koleksion i tėrė sėmundjesh...", - thotė Kurti, ndėrsa shton se e vetmja ndihmė qė mund t'i ofrohet tashmė janė ilaēet e rimbursueshme, pėr tė cilėn ka ndėrhyrė vetė ministri i Shėndetėsisė, pasi aktori s'ka mundėsi financiare pėr t'i pėrballuar. Mėsohet se sė shpejti aktori do ta lėrė pasionin ku ėshtė shtruar dhe do tė vijojė kurimi i tij nė shtėpi. Shtrimi i tij nė klinikėn izraelite do tė ishte njė mundim i kotė. Ēastet mė tė trishta, siē rrėfejnė miqtė e tij, janė ato pak momente kur Qirjaqi kthjellohet pėr njė ēast, sheh vajzėn e tij qė i rri pranė nė spital dhe pėrlotet...ose ato ēaste tė rralla dhe krejt tė shkurtra kthjellimi kur ai iu thotė miqve: "Do tė mė ēoni nė shtėpi?"...

    Gazeta shqiptare


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,263
    Mė vjen jashtėzakonisht keq!
    NJė aktor i madh qė patjetėr do t'i mungojė skenės dhe admiruesve tė tij.

  3. #3
    happy mom of 2 Maska e caligirl76
    Anėtarėsuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    california
    Postime
    16
    Ai vdiq rreth nje muaji me pare.
    ka qene vertet aktor shume shume i mire.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,749
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Agim Qirjaqi

    “Besnik i vetvetes, i teatrit dhe i filmit”, Meta vlerėson pas vdekjes me ‘Nderi i Kombit’ aktorin e mirėnjohur Agim Qirjaqi

    Emri:  Qirjaqi-1-1024x682-1.jpg

Shikime: 43

Madhėsia:  30.9 KB

    Aktori dhe regjisori i shquar Agim Qirjaqi ėshtė vlerėsuar pas vdekjes me dekoratėn “Nderi i Kombit”.

    Presidenti Ilir Meta ka nderuar figurėn e artistit, nė kuadėr tė 70-vjetorit tė lindjes sė tij, me motivacionin: “Me mirėnjohje pėr nivelin e jashtėzakonshėm tė aktrimit dhe profesionalizmin e spikatur, tė shpalosur gjatė interpretimeve tė paharrueshme dhe mjeshtėrore si nė skenat e teatrit, ashtu edhe nė ekranin e madh tė kinematografisė shqiptare.

    Nė vlerėsim tė aktorit inteligjent, elegant e plot finesė si dhe tė regjisorit tė talentuar e mendjehapur, njėkohėsisht edhe personalitetit tė rrallė artistik e njerėzor, i cili nė saj tė dashurisė pėr artin, jo vetėm qė i mbeti pėrjetė besnik i palėkundur teatrit dhe filmit, por pasionin e tij ua pėrēoi me shumė pėrkushtim edhe brezave tė shumtė tė studentėve nė Akademinė e Arteve”.

    Nė fjalėn e tij drejtuar familjarėve, kolegėve aktorė dhe regjisorė si dhe personaliteteve tė artit tė pranishėm nė ceremoninė solemne tė dekorimit, Presidentivleresoi kontributin e aktorit nder vite.

    “Tė nderuar pėrfaqėsues tė artit, aktorė, regjisorė, tė nderuar familjarė. Jemi sot, sė bashku pėr tė vlerėsuar njė figurė tė shquar tė artit tonė skenik aktorin, regjisorin dhe profesor Agim Qirjaqin, nė ditėn e 70-vjetorit tė lindjes.
    Edhe pse zoti Qirjaqi nuk ndodhet fizikisht mes nesh prej kohėsh, rolet e realizuara nė kinematografi, apo veprat e vėna nė skenė, nėn regjinė e tij, mbeten nė memorien e artdashėsve. Ashtu siē mbetet nė memorien e studentėve tė tij, nė Akademinė e Arteve (sot Universiteti i Arteve), puna e tij e pėrkushtuar si pedagog. Karriera e zotit Qirjaqi si aktor fillon nė Teatrin Kombėtar, por bėhet shumė shpejt i njohur nėpėrmjet filmave ‘Rrugė tė bardha’ e ‘Lulėkuqe mbi mure’. Me kėtė tė fundit, realizuar me regji tė Dhimitėr Anagnostit, vlerėsohet me ēmimin e parė si aktori mė i mirė i vitit.
    Agim Qirjaqi iu pėrkushtua me shumė dashuri edhe regjisė sė filmave e telefilmave edhe pse mbeti gjithmonė i angazhuar intensivisht nė filma, duke qenė i preferuar nga shumica e regjisorėve.
    Kėtė pėrvojė tė madhe, si nė teatėr edhe nė kinema, duke qenė i suksesshėm dhe i aftė, si nė realizimin e rolet dramatike, por edhe atyre komike, Qirjaqi e ndau pėr shumė vite me studentėt e tij, nė Akademinė e Arteve nė lėndėn e mjeshtėrisė sė aktorit.

    Pas njė trajnimi 2-vjeēar nė Milano, me njė nga regjisorėt mė tė mėdhenj italian Giorgio Strehler, rikthehet nė Shqipėri mė i dhėnė pas regjisė, duke vendosur nė skenė kryevepra tė letėrsisė botėrore dhe njėkohėsisht, duke futur elementet e para tė teatrit absurd.
    Angazhimi i profesor Agim Qirjaqit ishte i plotė dhe i gjithanshėm si aktor, regjisor, pedagog, por edhe pėrkthyes dramash, anėtar i Akademisė sė Arteve dhe bashkėthemelues e kryetari i parė i Shoqatės Mbarėkombėtare tė Artistėve tė Teatrit. Ndėrkohė, ai drejtoi Teatrin Kombėtar, nė njė vit shumė tė vėshtirė pėr kėtė institucion, kur po vihej nė pikėpyetje vetė ekzistenca e teatrit.
    I vėnė nė krye tė artistėve sindikalistė, profesor Qirjaqi mbrojti ēėshtjen e Teatrit, duke dalė kundėr shembjes sė tij dhe kundėr ligjit ‘Pėr Teatrin’. Nė karrierėn e tij tė gjatė, njė nga figurat mė tė realizuara artistikisht, ėshtė ajo e Kolonelit Bunker, puna e tij krijuese arrin majat mė tė larta me kėtė rol dramatik.

    Me pėrvojėn e tij tė jashtėzakonshme, Agim Qirjaqi do tė vazhdonte tė jepte kontributin e tij pėr teatrin dhe kinematografinė shqiptare. Por fatkeqėsisht ai u nda nga jeta shumė shpejt, por duke lėnė pas njė eksperiencė tė madhe e tė ēmuar pėr tė gjithė brezat e aktorėve e regjisorėve tė rinj. Kolegėt e tij e kujtojnė me shumė dashuri e respekt, si aktorin e madh poliedrik, inteligjent, elegant e tėrė finesė, me njė mimikė tė pasur e vėshtrim tė thellė, si regjisorin me mendje tė hapur e pedagogun e pėrkushtuar. Si njė profesionist qė asnjė herė nuk bėri kompromis me profesionin e tij dhe mbeti besnik i vetvetes, i teatrit dhe i filmit. Njė njeri qė gjithė jetėn dashuroi profesionin dhe vetė jetėn.
    Me mirėnjohje pėr nivelin e jashtėzakonshėm tė aktrimit dhe profesionalizmin e spikatur, pėr personalitetin e rrallė artistik e njerėzor, si dhe pėr pėrkushtimin nė pėrēimin e dashurisė pėr artin tek brezat e shumtė tė studentėve, si dhe pėr mbrojtjen e Teatrit dhe trashėgimisė sonė kulturore, vlerėsoj sot, zotin Agim Qirjaqin, pas vdekjes, me Dekoratėn e lartė ‘Nderi i Kombit’”, tha Meta.

    (BalkanWeb)

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •