Agim Qirjaqi: Ditėt nė agoni tė aktorit
Datė: Feb 09, 2010
Admirina Peēi
S'ka mbetur thuajse asgjė, asnjė tipar, asnjė grimė energji, thuajse asnjė kujtim Portreti i tij ekspresiv, vėshtrimi i thellė dhe mimika e pasur janė davaritur thuajse tretur krejtėsisht. Agim Qiriaqi, aktori i mrekullueshėm dhe regjisori plot fantazi, ėshtė sot njė burrė i tretur, me shpirtin strukur nė trupin e dėrrmuar prej sėmundjeve Katandisur nė 40 kg njeri. Dje morėm lajmin se Qirjaqi po kalon ditėt mė tė vėshtira tė jetės sė tij, i shtruar nė spital. Rreth 2 javė mė parė, pasi ka kaluar njė krizė tė rėndė, miqtė e tij e kanė shtruar me urgjencė nė spitalin nr.5, nė pavijonin e neurologjisė. Mjekėt kanė konstatuar se aktori vuante nga sėmundja "Aizaimer", thėnė ndryshe parkinson i avancuar. Miqtė e tij nė Tetarin Kombėtar thonė se aktori nuk dilte nga shtėpia prej disa muajve. Nė teatėr nuk shkelte mė qė nga viti i kaluar. Madje, as rrogėn qė ia hidhnin nė llogarinė e tij bankare nuk arrinte ta tėrhiqte, pasi duart nuk i komandonte dot dhe kodin bankar e harronte gjithmonė... Besim Kurti, nėndrejtor i Teatrit Kombėtar dhe mik i afėrt i Qiriaqit, tregon se dy vitet e fundit jeta e tij u bė tmerrėsisht e vėshtirė. Nė familjen e tij (i ndarė nga bashkėshortja dhe me njė vajzė tė cilėn e pati larg qė kur ajo ishte 2 vjeēe), janė pėrpjekur qė t'i jenė afėr nė kėto ditė tė vėshtira. "Para dy viteve vajza e tij bėri bashkim familjar dhe e mori nė Itali, ku u diagnostikua me parkinson dhe nisi kurimin. Por, simptomat e para tė kėsaj sėmundjeje iu shfaqėn qė nė vitin 2006, kur ai luajti edhe rolin e fundit nė teatėr", - thotė Besim Kurti, ndėrsa pėrmend rolin e Qiriaqit tek "Pjata prej druri", ku ai interpretonte krah aktorit tė madh Sulejman Pitarka. Ndėrsa kujton shenjat e para tė sėmundjes, miku i Qiriaqit pėrmend momente nga shfaqja kur ai harronte ndonjė batutė. Nė dialogun e fundit tė shfaqjes, kur babai (Sulejman Pitarka) i drejtohet djalit tė tij tė madh (Agim Qiriaqi) qė tė mos e ēonte nė azil, dhe i thoshte: "meqė ti nuk je dakord, mė merr me vete ", pikėrisht kur Qirjaqi duhet tė vijonte dialogun, ai thjeshtė kundėrshtonte. "Si dukej nuk e kujtonte dot atė batutė. Mbaj mend se Pitarka zemėrohej, ankohej se si ai, njė aktor me eksperiencė, vinte nė shfaqje i papėrgatitur...Po kush e dinte! Kujt ia priste mendja se ato momente harrese ishin shenja tė njė sėmundjeje qė do t'i shkaktonte kaq shumė dhimbje e vuajtje pėr gjithė kėto vite..." Kur sėmundja u rėndua shumė, sidomos muajin e fundit, drejtori Kristaq Skrami sė bashku me regjisorin Gėzim Kame folėn me ministrin e Shėndetėsisė pėr t'i siguruar aktorit njė ndihmė mė tė specializuar. "Iu shpjegua sėmundja dhe u arrit nė konkluzionin se pėr kėtė sėmundje ishte njė klinikė ku aplikoheshin metodat mė tė pėrparuara pėr parkinsonin, nė Izrael. Pasi e shtruam tek neurologjia dhe po pėrgatisnim tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm pėr kėtė rast, pas analizave tė kryera, mjekėt konstatuan se aktori vuante edhe nga tumori nė kocka. Po ashtu, edhe veshkat ishin rėnduar sė tepėrmi nga azotemia... Njė fatkeqėsi e madhe, njė koleksion i tėrė sėmundjesh...", - thotė Kurti, ndėrsa shton se e vetmja ndihmė qė mund t'i ofrohet tashmė janė ilaēet e rimbursueshme, pėr tė cilėn ka ndėrhyrė vetė ministri i Shėndetėsisė, pasi aktori s'ka mundėsi financiare pėr t'i pėrballuar. Mėsohet se sė shpejti aktori do ta lėrė pasionin ku ėshtė shtruar dhe do tė vijojė kurimi i tij nė shtėpi. Shtrimi i tij nė klinikėn izraelite do tė ishte njė mundim i kotė. Ēastet mė tė trishta, siē rrėfejnė miqtė e tij, janė ato pak momente kur Qirjaqi kthjellohet pėr njė ēast, sheh vajzėn e tij qė i rri pranė nė spital dhe pėrlotet...ose ato ēaste tė rralla dhe krejt tė shkurtra kthjellimi kur ai iu thotė miqve: "Do tė mė ēoni nė shtėpi?"...
Gazeta shqiptare
Krijoni Kontakt