Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Rexhep Hoxha refuzon Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli” nga një qeveri servile

    Prishtinë, 8 shkurt-Të hënen nëpërmjet një komunikate, shkrimtari Rexhep Hoxha ka bërë me dije publikun se refuzon Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli”. Në njoftimin e Hoxhës thuhet: “Nga mjetet e informimit u njoftova se më është ndarë Çmimi Kombëtar për vepër jetësore "Azem Shkreli". Mirëpo, duke qenë se çmimin e jep një qeveri servile ndaj të huajve dhe mashtruese ndaj te vetëve, me zyrtarë të lartë të pangopur për t'u pasuruar në kurriz të Kosovës së varfër, me deputetë rrogash shumëfish me të mëdha se mjekët, mësuesit, policët, gjyqtarët, pa i përmendur kategoritë më të ulëta të nëpunësve me rroga të mjerueshme, pensionistë lëmoshash, të kërkojnë edhe nga një veturë për kokë, shofer për vete dhe beneficione të tjera në një kohe varfërie të hatashme e papunësie të përvajshme, me vetëvrasje si kurrë më parë nga humbja e besimit në jetë, për t'u lënduar çdo zemër njeriu, këtë çmim e refuzoj. Së dyti, duke e njohur mirë Azem Shkrelin, shpirti, nderi dhe karakteriim nuk e pranon asnjë çmim me emrin e tij. Me shkrimtarin merr frymekombi. Ai për asgjë as nuk shitet as nuk blihet”.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    Rexhep Hoxha refuzon Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli”

    Prishtinë, 8 shkurt-Të hënen nëpërmjet një komunikate, shkrimtari Rexhep Hoxha ka bërë me dije publikun se refuzon Çmimin Kombëtar “Azem Shkreli”. Në njoftimin e Hoxhës thuhet: “Nga mjetet e informimit u njoftova se më është ndarë Çmimi Kombëtar për vepër jetësore "Azem Shkreli". Mirëpo, duke qenë se çmimin e jep një qeveri servile ndaj të huajve dhe mashtruese ndaj te vetëve, me zyrtarë të lartë të pangopur për t'u pasuruar në kurriz të Kosovës së varfër, me deputetë rrogash shumëfish me të mëdha se mjekët, mësuesit, policët, gjyqtarët, pa i përmendur kategoritë më të ulëta të nëpunësve me rroga të mjerueshme, pensionistë lëmoshash, të kërkojnë edhe nga një veturë për kokë, shofer për vete dhe beneficione të tjera në një kohe varfërie të hatashme e papunësie të përvajshme, me vetëvrasje si kurrë më parë nga humbja e besimit në jetë, për t'u lënduar çdo zemër njeriu, këtë çmim e refuzoj. Së dyti, duke e njohur mirë Azem Shkrelin, shpirti, nderi dhe karakteriim nuk e pranon asnjë çmim me emrin e tij. Me shkrimtarin merr frymekombi. Ai për asgjë as nuk shitet as nuk blihet”.

    ---------------------------------------------------------

    Shkrimtari i madhe shqiptar Rexhep Hoxha e tregove veten edhe nje here se dhimbja per popullin eshte me e madhe se dhuratat per nenshtrim dhe servilizem e kesaj bande qe na e kane zene diellin.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    po parameno ibrahim rugova ne vakt te vetin 40 baodygarda thu eshte kryetar i kines se jo i ksoves tani dalalveret me mafin e vet hala sak ne popullin tone korupsioni e vjelja e popullit trashegohet gjenerat pas gjenerate

  4. #4
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Nderime!!!!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Te gjithe duhet veprojne keshtu Rexhep Hoxha ,policet ,mjeket ,punetoret e burgjeve punetoret e lamkosit ,madje edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi mbreme u shpreh kunder ketyre zyrtareve te larte te pangopur qe po pasurohen ne kurriz te popullit dhe qe nga shkollimi fillor po ju del perpara titulli mr ose dr po shkollohen mbrenda nates por si duket nuk do tju shkoj gjate sepse populli nuk duron me ,me keto mashtrime.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Rexhep Hoxha është nga ata pas shkrimtarë, intelektualë dhe profesorë që gjithnjë ka patur guximin ta thotë fjalën e tij vigane ashtu siç është edhe vet Vigan në letra, në Universitet sa ishte ligjerues ( shkollën e lartë pedagogjike) por edhe me shtatë.
    Rexhep Hoxha e kishte kritikuar haptas edhe Ibrahim Rugovën dhe ato që ay dhe njerzit e tij bënin në ato kohëra të liga.
    Për këtë arsye që ay të mos e thoshte fjalën e tij e patën izoluar për kohë të gjatë.

    Rexhep Hoxha lindi në Gjakovë në vitin 1929. Shkollën Fillore dhe Normalen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakulltetin Filozofik të Beogradit. Ka punuar mësues në Pogragjë të Gjilanit, e më vonë profesor në Normalen e Gjakovës dhe të Prishtinës, Në Gjimnazin e Mitrovicës si dhe në shkollat Pedagogjike në G^jakovë e Prishtinë, ku gjendet edhe sot.
    Ka punuar në gazetën " Rilindja", në Radio Prishtinë sikurse që ishte anëtar redaksie në revistën për fëmijë " Pionieri".
    Ay në vitin 1447 ka botuar vjershën e parë ndërsa në vitin 1953 edhe librin me vjersha për fëmijë.
    Ka të botuar gjerë më tani 41 vepra qoftë për fëmijë apo të rritur në dy zhanre: Poezi për fëmijë dhe të rritur sikurse romanin për fëmijë dhe të rritur.
    ka bë edhe libra publicistik.
    Rexhep Hoxha ishte ndër të parët që pati guximin ta thoshte fjalën e tij për rrugën e gabuar që po ndjekte LDK-ja dhe njerzit mbrenda saj me librin e tij:
    " Shpata e Aliut dhe Gjuha e Sadiut"- 1991.

    Po ashtu ka edhe dy libra shumë domethanës për kohën.
    Njëren me titull:
    " Allahu e shpëtoftë Kosovën" 1996 dhe " Kosova dhe lajkat" po ashtu më 1996-t.

    Refuzimi i tij për t'marrë çmimin nga qeveria e kuptoj plotesishtë ngaqë ay s'mund të marrë një çmim nga ata që vetes i ndajnë rroga marramendëse!
    Po të sihte gjallë Azem Shkreli po ashtu do ta ngrinte zerin e tij ndajë pushtetarëve sikur që e kishte ngritur Azem Shkreli ndajë atyre pushtetarëve në vitin 1993.
    Unë e përgëzoj Profesor Rexhep Hoxhën për këtë guxim të tijin: siç duket në radhët e intelektualëve të Kosovës për të qenë guximtar dhe për ti " shqetesuar pushtetet" si ç thoshte Rexhep Qosja duhet të kesh emrin: Rexhep!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Nuk e ka keq, e pati then njeher ne librin e tije "SHPATA E ALIUT DHE GJUHA E SADIUT" DHE SIKUR E DINI PUSHTETARET E ASAJ KOHE E NDALEN LIBRIN E PERDHOSEN.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shalja1 : 09-02-2010 më 05:22

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Le të jet ky veprim leksion për të tjer intelektual dhe të tjerë , për të bërë presion qeveris së rrenes së Kosoves se rrenat nuk mund të jetojn përgjithmonë.

    Paqtë jetë të gjat dhe shëndet Rexhep Hoxha!
    Cmimin më të madh e merr nga populli secili nga ne!


    hasa me qeveri po rren!
    na po e dim qe hasa me qeverin e rrenes po rren!
    hasa me qeverin e rrenes e din , qe na e dim qe po rren.
    has me qeverin e rrenes pi din , qe na pi dim qe ai pi din qe na pi dim qe ai po rren!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KTYMB, E HASA NA KRYMBI TU NA RREJT!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Per shkak te ketij refuzimi tash qeveria e tu Kusuves e prire edhe me pdk-istin e famshem LLapin do ta shpalllin tradhtar te kombit z.Hoxhen.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Postime
    3

    letersi

    Sa ka pasur te drejte poeti Rexhep Hoxha per ta refuzuar shperblimin kombetar "Azem Shkreli" per letersi?
    Sa eshte bindes arsyetimi i Rexhep Hoxhes per refuzimin e ketij çmimi?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •