Vetėvendosje kėrkon seancė tė jashtėzakonshme
Lėvizja Vetėvendosje tė enjten ka paraqitur pranė kryesisė sė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme pėr tė premten 4 mars, nė tė cilėn do tė diskutoheshin bisedimet me Serbinė. Ndėrkohė qė Kryesia e Kuvendit tė Kosovės ka bėrė tė ditur se kjo seancė edhe mund tė mbahet, por vetėm nėse Lėvizja Vetėvendosje e shoqėron kėrkesėn me 40 nėnshkrime tė deputetėve.
“Qeveria e Kosovės e ka marrė me ngut ēėshtjen e bisedimeve me Serbinė. Zėvendės kryeministrja znj. Edita Tahiri ėshtė emėruar udhėheqėsja e ekipit negociator dhe i ka filluar takimet e para tė saj me kryendėrmjetėsin Robert Cooper. Koordinatori i strategjisė sė Qeverisė sė Kosovės pėr veriun z. Ylber Hysa e vizitoi Beogradin javėn e kaluar. Kėto bisedime filluan prapa shpinės sė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, ku ėshtė e domosdoshme tė diskutohet sė pari nėse negociatat duhet tė ndodhin nė parim, dhe sė dyti nėse ato duhet tė ndodhin nė kėtė mėnyrė”, thuhet nė njė kumtesė tė Lėvizjes Vetėvendosje.
“Prandaj kėrkuam njė seancė tė jashtėzakonshme tė Kuvendit pėr tė diskutuar pėr kėto bisedime. Konsiderojmė qė bisedimet me Serbinė janė tejet tė dėmshme dhe tė rrezikshme pėr Kosovėn qė tė trajtohen vetėm si njėra prej pikave nė njė seancė tė zakonshme plenare tė Kuvendit. Nuk ka asgjė tė zakonshme nė bisedimet qė ato tė trajtohen me kėtė zakonshmėri. Prandaj kėrkuam qė ta kemi njė seancė tė jashtėzakonshme e cila do t’i kushtohej tėrėsisht kėtyre bisedimeve. Ne synojmė qė pėrmes kėsaj seance ta miratojmė njė rezolutė qė i paraqet kushtet tė cilat duhen plotėsuar paraprakisht nga Serbia, nė mėnyrė qė tė mund tė bisedojmė me tė si dy shtete”.
“Nė rrethanat aktuale kur Serbia nuk na e njeh shtetėsinė, kur ajo as nuk tregon as keqardhjen mė tė vogėl pėr historikun e saj kriminal nė Kosovė, dhe kur ajo pėrmes strukturave tė saja paralele ėshtė e angazhuar drejtpėrdrejt nė cenimin e sovranitetit e integritetit territorial tė Kosovės, dhe ua rrezikon drejtpėrdrejt jetėn dhe pronėn qytetarėve tė Kosovės, bisedimet ia falin krimet Serbisė pa kėrkuar ajo fare falje, dhe rrezikojnė ta ēimentojnė kėtė gjendje e ta shpėrblejnė Serbinė pėr tė kaluarėn”. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt