Close
Faqja 182 prej 187 FillimFillim ... 82132172180181182183184 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,811 deri 1,820 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #1811
    Vetėvendosje kundėr shitjes sė Trepēės
    Publikuar: Sot, mė 02 mars 2011

    Prishtinė, 2 mars - Lėvizja Vetėvendosje, duke u bazuar nė vendimin e datės 28 shkurt 2011 tė Dhomės sė Veēantė tė Gjykatės Supreme tė Republikės sė Kosovės pėr vendosjen e njė administratori ndėrkombėtar pėr ndėrmarrjen Trepēa, ėshtė deklaruar kundėr kėtij vendimi, duke e cilėsuar atė si tė padrejtė dhe tė papranueshėm.

    Sipas Vetėvendosjes, ky vendim u morr nė bazė tė rregullores sė UNMIK-ut 2005/48, rregullore tė cilat, sipas Lėvizjes, nuk do tė duhej tė ishin nė fuqi nė Kosovė.

    “Pas luftės, Trepēa ėshtė administruar nga UNMIK-u dhe AKM-ja (tash AKP). Problemet kryesore tė mosfunksionimit tė saj ishin ēėshtja e statusit tė ndėrmarrjes dhe po ashtu borxhi i supozuar ndaj kreditorėve tė huaj nė emėr tė kėsaj ndėrmarrje (rreth 200 milion euro) qė nga vitet 1990. Kėto konteste kanė bėrė qė nė vitin 2005 kjo ndėrmarrje tė futet nė moratorium. Gjendja e tillė statusore dhe mosinteresimi i qeverive tė pasluftės ka kontribuar nė degradimin dhe shkatėrrimin e mėtejmė tė ndėrmarrjes, sepse duke qenė me status tė “ngrirė” ajo thjeshtė ėshtė lėnė pas dore”, thuhet nė reagimin e Vetėvendosjes.

    Lėvizja thotė se qeveritė e pasluftės, nė vend se tė angazhoheshin pėr rimėkėmbjen e Trepēės, gjė qė ka qenė e mundur pėr shkak tė potencialit tė madh zhvillimor tė kombinatit; kapacitetet teknike-teknologjike dhe rezervat e mėdha tė verifikuara tė xehes sė plumbit, zinkut, argjendit, arit, kadmiumit etj., “ato pėrkundrazi e kanė nxitur shitjen e Trepēės si dhe tė gjitha ndėrmarrjeve tjera publike e shoqėrore”.


    “Vendimi pėr emėrimin e administratorit tė ri pėr Trepēėn, ėshtė marrė vetėm me qėllimin e falimentimit tė ndėrmarrjes dhe pastaj privatizimin e saj, si dhe shlyerjen e borxheve tė supozuara ndaj kreditorėve tė huaj”, vlerėson Vetėvendosje.

    Lėvizja Vetėvendosje, ka dalė edhe nė mbrojtje tė sindikalistėve tė Trepēės, tė cilėt kanė reaguar ashpėr nė kundėrshtim tė kėtij vendimi arbitrar, tė cilėt, ndėr tė tjera, kėrkojnė “pėrcaktimin e statusit tė Trepēės, shfuqizimin e rregullores UNMIK 2005/48, heqjen e moratoriumit tė Trepēės, miratimi e Strategjisė sė Ristrukturimit tė Trepēės si dhe miratimin e ligjit pėr pensionim tė parakohshėm”.

    “Jemi kundėr privatizimit tė ndėrmarrjeve publike dhe tė pasurive strategjike tė Kosovės tė cilat kanė potencial pėrfitimi tė madh dhe qė janė baza e zhvillimit ekonomik tė vendit”, thuhet nė reagimin e Lėvizjes Vetėvendosje.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #1812
    Vallja e negociatave me korrupsionin

    Duket qė faktorėt ndėrkombėtarė nė Kosovė tashmė u pėrcaktuan: nuk do tė ketė luftim tė korrupsionit nė Kosovė dhe as mbėshtetje tė sistemit vendės tė drejtėsisė pėr luftimin e korrupsionit. Faktorėt ndėrkombėtarė pėrsėri u pėrcaktuan pėr negociatat e radhės ndėrmjet Kosovės e Serbisė dhe jo pėr luftėn kundėr korrupsionit.

    Edhe nėse kishte prokurorė vendės a ndėrkombėtarė qė e merrnin punėn e tyre seriozisht, tė gjitha bastisjet e kryera dhe paditė e pėrgatitura pėrfundimisht u kuptimėsuan si trysni mbi politikanėt para negociatave, e jo si proces i drejtėsisė.

    Ethet prej mė shumė se njė viti tė politikanėve kryesorė se do tė mund tė arrestohen, gjykohen e dėnohen pėr korrupsion, atyre tash iu kujtohen si njė ėndėrr e keqe, ndėrkaq qytetarėve qė shpresonin se do tė ketė ndėshkim pėr tė korruptuarit, e gjitha iu kujtohet si njė ėndėrr e bukur. Ama gjithsesi ėndėrr se ėndėrr, apo jo?


    S’ka dyshim qė nuk ėshtė e mundur t’i kemi njėkohėsisht tė dyja nė Kosovė: edhe negociatat me Serbinė, edhe luftimin e korrupsionit nė Kosovė. Sepse janė pikėrisht politikanėt mė tė korruptuar ata qė do tė negociojnė me Serbinė nė emėr tė Kosovės e nė kurriz tė Kosovės. Nė vend tė akuzave dhe arrestimeve pėr zyrtarėt shtetėrorė e krerėt institucionalė e partiakė qė shpėrdoruan postet e paranė publike, kemi detyrim tė tyre pėr negociata me Serbinė pėr ēėshtjet e brendshme tė Kosovės.

    Shikimi nga Brukseli rregullisht i jep pėrparėsi stabilitetit nė Serbi kundrejt drejtėsisė, demokracisė e zhvillimit nė Kosovė. Sepse Brukseli me fanatizėm vazhdon t’i pėrmbahet doktrinės sė stabilitetit afatshkurtėr qė sakrifikon demokracinė kur vjen puna te rajoni i Ballkanit Perėndimor. ShBA-tė nuk duken as pėr sė afėrmi tė interesuara si dikur, me pėrjashtim tė ambasadorėve tė saj qė duken sė tepėrmi tė interesuar, por jo nė sferėn qė ky artikull ka pėr temė.


    Me kėto bisedime, qė mendohet tė nisin nė kėtė muaj, fiton shteti i Serbisė dhe pushteti nė Kosovė. Shtetit tė Serbisė i shtohet kontrolli mbi veriun e Kosovės, mbi enklavat me shumicė serbe dhe ai avancon nė integrimet evropiane, kurse pushtetit nė Kosovė i zgjatet jeta dhe i shtohet toleranca ndėrkombėtare ndaj korrupsionit.

    Ata qė s’ia dinė pėr pasuritė dhe ndėrmarrjet publike tė Kosovės, pėr buxhetin e shtetit dhe cilėsinė e jetesės sė qytetarėve, ata s’ēajnė kokėn as pėr veriun e Kosovės. Dhe, natyrisht qė vlen edhe anasjelltas… Kėsisoj, populli i Kosovės del dyfish i humbur. Sė pari, Kosovės i rrudhet territori dhe Kosova bėhet edhe mė jofunksionale seē ėshtė tani.

    Sė dyti, politikanėt e korruptuar vendės pėrderisa negociojnė me Beogradin amnistohen pėr tė pabėrat e tyre nė Kosovė dhe kėshtu inkurajohen ta vazhdojnė avazin e vjetėr tė keqpėrdorimeve e manipulimeve. Kur tė korruptuarit (kosovarė) pranojnė tė negociojnė (me Serbinė) atėherė korrupsioni (vendės) bėhet i negociueshėm (pėr ndėrkombėtarėt).

    Nga deklaratat e fundit tė diplomatėve tė huaj kuptohet qė shumė mė i ngutshėm konsiderohet tė jetė fillimi i kėtyre bisedimeve tė paralajmėruara sesa pėrfundimi i tyre. Pra, duan qė tė nisė procesi dhe nuk brengosen aq se kur do tė mbarojė ai. Nė fakt, kjo tregon qė procesi i kėtyre bisedimeve planifikohet tė zgjasė bukur shumė. Nėse nė Vjenė nė vitet 2006 e 2007 Ekipi i Unitetit nga Kosova i bėnte koncesione Serbisė me lugė supe, tash grupi negociator i Kosovės i kryesuar nga Edita Tahiri do t’i vazhdojė koncesionet me lugė ēaji.

    Njėherė komisione pėr dokumentet, pastaj hollėsitė rreth policisė e gjyqėsisė nė veri, pastaj detajet rreth mbetjes sė parave tė grumbulluara nga doganat nė veri etj. etj., deri te republika e re serbe nė Kosovė, sė cilės vetėm emri do t’i mungojė. Pak e nga pak deri sa tė mbesim me aspak.

    Ose, mė saktė, deri sa tė bėhemi si Bosnja qė duket si njė shtet i vetėm nė hartė, por po shkove atje i gjen dy nė mos edhe tri shtete tė shkapėrderdhura nėpėr kantone e tė ndara mbi baza etnike. I vetmi kufi kohor duket qė ėshtė ai i dhjetorit tė kėtij viti kur planifikohet tė jetė afati i fundit qė Serbisė t’i jepet statusi i vendit kandidat pėr BE. Jo vetėm inicimi, por edhe fazat e kėtij procesi tė bisedimeve janė tė pėrcaktuara nga nevojat dhe interesat e Serbisė e kurrsesi nga ato tė Kosovės.

    Qeverisė sė Kosovės do t’i ngutet ose jo, varėsisht se kur Serbisė i ngutet e kur jo.

    Tre vjet mė parė politikanėve shqiptarė nė Kosovė iu lejua qė ta shpallin pavarėsinė formale, por pa substancė. Tre vjet mė vonė Serbisė po i mundėsohet substanca e autonomisė, por pa formėn e saj.

    Mirėpo, teksa sovranitetit si substancė e shtetit tė pavarur tė Kosovės po i venitet perspektiva, formės sė autonomisė substanciale tė serbėve brenda Kosovės i mbetet qė me lehtėsi tė shpallet nė fund tė kėtyre bisedimeve tė reja.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #1813
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Kane per ta bere namin keta moleret e vetvendosjes
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  4. #1814
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    A PO HUMBIM SI SHTET APO SI KOMB

    Shkėlzen Haxhiu

    Ngjarjet e fundit nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni ishin rezultat i papjekurisė politike dhe mentalitetit individualist qė zotėrojnė lidershipet e kėtyre shteteve.
    Shikuar nė retrospektivė, nuk ėshtė ndonjė risi qė ngjarje tė tilla denigruese, janė katapultuar dhe kanė sjellė rezultate pėrcmuese para bashkėsisė ndėrkombėtare.
    Ishin pikėrishtė kėto procese tė vonuara dhe tė degraduara, qė shqiptarėt nė tre shtetet e lartpėrmendura i solli para njė sfide dhe mėdyshje, e cila gjeneron vazhdimisht mosbesim dhe apati ndajė kėtyre proceseve dhe liderėve qė i pėrfaqėsojnė ato.
    Dinamika e avancimit tė proceseve politike dhe integruese nė tė gjitha territoret shqipfolėse, dallojnė pėr shumė nuanca, nė krahasim me shtetet e rajonit.

    Shqipėria - si shtet me traditė pothuaj shekullore, i`u deshėn njėzet vjetė tranzicion pėr t`a realizuar vetėm njė pjesė tė strategjisė nacionale, drejt integrimeve euroatlantike. Dikush do t`a quante normale kėtė gjendje pėr njė shtet postdiktatorial! Por nėse thellohemi nė analizė tė kėtijė kapitulli njėzetvjecarė, rezultati del mė ndryshe nė krahasim me rezultatet e pėrfaqėsuesve tė kėtyre proceseve, qė janė institucionet dhe partitė politike nė pushtet.

    Nė politikėn e jashtme, Shqipėria gjatė njėzet viteve qėndroj nė defanzivė politike, ekonomike dhe tė sigurisė, kundrejtė fqinjėve tė sajė. Kjo, jo vetėm qė i shkaktoj kokėcarje tė shumta avancimit tė proceseve integruese, por ato ndikuan negativisht edhe nė proceset e brendshme politike, tė cilat degjeneruan pothuaj tėr proceset qė ishin konsideruar me rėndėsi tė vecantė nacionale. Gjithashtu, kjo defanzivė e politikės shqiptare, po i`u krijon shteteve fqinje terren tė pėrshtatshėm politikė dhe diplomatik nė kontestimin e sovranitetit territorial tė sajė, siq ėshtė rasti me fqinjin e saj jugor, Greqinė. Shqiptarėt asesi tė kalojnė nė ofenzivė politike ndaj fqinjėve, si pasojė e kundėrthėnjeve dhe pėrcarjeve tė spektrit politikė i cili apetitet pėr pushtet i konkretizon dhe i shfaqė edhe dhunshėm. Kjo, jo vetėm qė e vuri nė sprovė opinionin e brendshėm dhe institucionet legjitime nė Shqipėri, por ajo sprovoj edhe imazhin edhe ashtu tė lėnduar, qė shqiptarėt kishin krijuar kohė pas kohe nė arenėn ndėrkombėtare. Shqipėria tashmė nga njė komb qė gjeneron stabilitet nė rajon, rrezikon tė gjeneroj jostabilitet i cili fatkeqėsishtė po interferon edhe nė shtetet fqinje. Sa herė qė skena politike shqiptare trandet nga goditjet e brendshme dhe krizat e njėpasnjėshme politike, atėherė shqiptarėve nė Maqedoni, Greqi por edhe nė Kosovė, i`u servohen makinacione tė cilat tentojnė t`a denigrojnė cėnjen shqiptare pėrgjithėsishtė.

    Kosova - deri para pak kohe njihej si shteti mė i ri nė botė. Imazhi i sajė i krijuar nė arenėn ndėrkombėtare e kishte dehur lidershipin e sajė nė atė masė, qė tė mos e njohė mė vetėveten. Sinjalet pozitive qė vinin nga qendrat e vendosjes pėr shtetin e ri, ngjanin me analgjetikėt tė cilėt pėrkohsishtė u`a fashitnin dhembjet e shkaktura nga sundimi fashist i Millosheviqit.

    Mirpo, tre vjet pas pavarėsisė sė Kosovės, imazhi i „ kombit tė ri“ ėshtė tėrsisht tjetėr. Dėshtimi nė detyrat e shtėpisė pėr tė cilat lidershipi i sajė u zotua se do t`i pėrmbushė me korrektėsi i zhgėnjeu tė gjithė, parasėgjithash popullin e sajė. Lufta deklarative e prijėsve tė Kosovės kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit, sundimit tė ligjit etj. nuk ishte asgjė mė shumė se sa njė mashtrim optik dhe verbal.

    Politikisht edhe Prishtina zyrtare qėndron nė defanzivė politike dhe diplomatike kundrejtė Serbisė dhe shteteve tjera tė rajonit. Kėsaj defanzive i ka parapri situta e rėndė ekonomike, politike, sociale dhe nacionale qė mbretėron nė vend, si dhe mosfunksionimi dhe mosorientimi adekuat i atyre mekanizmave reputativ qeveritarė dhe shtetėror, pėr tė rikthyer imazhin qė Kosova e kishte dikur.

    Lidershipi kosovar edhe tre vjet pas pavarėsisė, lundron nė vorbullėn e politikės ndėrkombėtar, me busollėn tė cilėn e drejton dreqi dhe miqtė e tijė mė tė mirė. Ajo, po dėshton nė tė gjitha segmente e shtetndėrtimit, duke mos mundur qė tė i`u ofrojė as mė tė voglen asistencė bashkėkombasve tė sajė nė Luginėn e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit. Asnjė ofenzivė politike nuk ėshtė ndėrmarrė nga Prishtina ndajė Beogradit, nė kėto tre vite tė pavarėsisė, e lėre mė herėt. Pėrderisa lidershipi i Kosovės dhe ai i Shqipėrisė, merren me njėri tjetrin, shqiptarėt nė Mitrovicėn e Veriut, Kosovėn Lindore dhe nė Maqedoni, ballafaqohen me ekzistencėn e cėnjes shqiptare nė kėto regjione. Andaj shtrohet pyetja: kur do tė ndezen gjeneratorėt e diplomacisė sė mirėfilltė kombėtare, pėr t`a deligjitimuar politikėn secesioniste tė serbėve ne veri tė Kosovės, dhe kur do t`i bėhet me dije bashkėsisė ndėrkombėtare qė Lugina e Preshevės, Medvegjės dhe Bujanoci ėshtė njė proces i pa pėrfunduar politikė pėr Republikėn e Kosovės? Ėshtė ndoshta kjo njė pikėnisje e mirė pėr njė ofenzivė diplomatike qė diplomacia kosovare mund t`a ndėrmerr kundrejtė Serbisė? Apo kėto politika kombėtare janė tė stėrvjetėruara pėr mentalitetin e politikanėve shqiptarė tė shekullit njėzet e njė!


    02/03/2011
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  5. #1815
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #1816
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Kane per ta bere namin keta moleret e vetvendosjes
    ....a molera kukan bo a? ....paskan perparu ...pak deri dje vojagji tu u marr me vo , tash me molerizem ....po qaq ,skan kok per ma shum , e mjer veni qe i ka ....

  7. #1817
    Fjala e Visar Ymerit, nė Kuvendin e Kosovės, lidhur me ndarjen buxhetore
    03 MARS 2011 - E Enjte 13:53
    Ndarja buxhetit pėr vitin 2010 nuk ka qenė diēka pėr tė cilėn mund tė lavdėrohet Kosova e as diēka prej tė cilės ka pėrfituar Kosova. Gjatė vitit 2010 ne kemi shpenzuar mė sė shumti, marrė pėr sektorė, nė infrastrukturėn rrugore, nė projekte tė paplanifikuara mirė tė cilat nuk i sollėn asnjė pėrfitim as Kosovės si shtet e as qytetarit tė Kosovės, ndėrkohė qė janė lėnė tėrėsisht anash ata sektorė tė ekonomisė tė cilat do ta zbusnin papunėsinė dhe do ta pėmrirėsonin bilancin tregtar tė Kosovės. Pra ėshtė lėnė anash prodhimi. Investimet nė infrastrukturėn rrugore janė tė mira dhe tė mirėseardhura. Mirėpo nė rrethanat nė tė cilat jetojmė ne, me papunėsi e varfėri qė i kanė kapluar gjysmėn e popullatės, me raport 1 me 10 tė eksportit me importin, me shkatėrrim sistematik tė tokave bujqėsore pėrmes ndėrtimit e lėnies djerrė, me degradim tė vazhdueshėm tė kapacitetit industrial tė vendit pėrmes shitjes qė po quhet privatizim, me degradim tė vazhdueshėm tė rrjetit tė energjisė pėr shkak tė mosfinancimit, me degradim tė cilėsisė sė arsimit e shėndetėsisė sė qytetarėve, me nėpėrkėmbje tė vazhdueshme tė tė drejtave tė pensionistėve, investimet shumė tė shtrenjta nė ndėrtimin e rrugėve e autoudhėve moderne nuk mund tė jenė prioritet ekonomik. Aq mė pak janė prioritare ato rrugė me tė cilat do tė jetojmė njėjtė siē jemi duke jetuar pa to.



    Nga ne ėshtė kėrkuar qė sot ta votojmė zgjatjen edhe pėr njė muaj tė shfrytėzimit tė 1/12 sė buxhetit tė vitit tė kaluar pėr administratėn shtetėrore. Prandaj edhe e bėra kėtė hyrje pėr buxhetin e vitit tė kaluar. Por problemet me kėtė buxhet nuk pėrfundojnė kėtu. Ėshtė bėrė e zakonshme nė Kosovė qė pėrdorimi i parasė publike tė jetė zakonisht i keq, pra keqpėrdorim. Dhe ky keqpėrdorim me kalimin e kohės ka filluar tė bėhet edhe publik. Rastin mė eklatant tė kėsaj e kemi vendimin e fundit tė qeverisė sė kaluar pėr ngritje tė pagave tė sektorit publik pėr 50%, vendim ky qė na u shfaq nė formėn e premtimit elektoral, pra si metodė e blerjes sė votave, dhe i cili, sė paku deri tash, mbeti vetėm si i tillė: premtim elektoral i cili nuk u zbatua si shumė tė tjerė.



    Ne sot do tė votojmė pėr ta lejuar pėrdorimin e 1/12 sė buxhetit pėr muajin mars. Kėtė e bėjmė pėr shkak se jemi tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e funksionimit tė institucioneve shtetėrore e publike tė Kosovės, dhe tė pagave pėr shėrbyesit civil. Por po ashtu shprehim pakėnaqėsinė tonė me kėtė mėnyrė tė ndarjes dhe shpenzimit tė parasė publike. Prandaj i bėjmė thirrje Qeverisė sė vendit qė buxhetin e Kosovės ta marrė seriozisht dhe qė ndarja buxhetore tė reflektojė interesat e vendit dhe qytetarėve tė Kosovės e jo ato tė ministrave tė kabinetit.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #1818
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Fjala e Visar Ymerit, nė Kuvendin e Kosovės, lidhur me ndarjen buxhetore
    03 MARS 2011 - E Enjte 13:53
    Ndarja buxhetit pėr vitin 2010 nuk ka qenė diēka pėr tė cilėn mund tė lavdėrohet Kosova e as diēka prej tė cilės ka pėrfituar Kosova. Gjatė vitit 2010 ne kemi shpenzuar mė sė shumti, marrė pėr sektorė, nė infrastrukturėn rrugore, nė projekte tė paplanifikuara mirė tė cilat nuk i sollėn asnjė pėrfitim as Kosovės si shtet e as qytetarit tė Kosovės, ndėrkohė qė janė lėnė tėrėsisht anash ata sektorė tė ekonomisė tė cilat do ta zbusnin papunėsinė dhe do ta pėmrirėsonin bilancin tregtar tė Kosovės. Pra ėshtė lėnė anash prodhimi. Investimet nė infrastrukturėn rrugore janė tė mira dhe tė mirėseardhura. Mirėpo nė rrethanat nė tė cilat jetojmė ne, me papunėsi e varfėri qė i kanė kapluar gjysmėn e popullatės, me raport 1 me 10 tė eksportit me importin, me shkatėrrim sistematik tė tokave bujqėsore pėrmes ndėrtimit e lėnies djerrė, me degradim tė vazhdueshėm tė kapacitetit industrial tė vendit pėrmes shitjes qė po quhet privatizim, me degradim tė vazhdueshėm tė rrjetit tė energjisė pėr shkak tė mosfinancimit, me degradim tė cilėsisė sė arsimit e shėndetėsisė sė qytetarėve, me nėpėrkėmbje tė vazhdueshme tė tė drejtave tė pensionistėve, investimet shumė tė shtrenjta nė ndėrtimin e rrugėve e autoudhėve moderne nuk mund tė jenė prioritet ekonomik. Aq mė pak janė prioritare ato rrugė me tė cilat do tė jetojmė njėjtė siē jemi duke jetuar pa to.



    Nga ne ėshtė kėrkuar qė sot ta votojmė zgjatjen edhe pėr njė muaj tė shfrytėzimit tė 1/12 sė buxhetit tė vitit tė kaluar pėr administratėn shtetėrore. Prandaj edhe e bėra kėtė hyrje pėr buxhetin e vitit tė kaluar. Por problemet me kėtė buxhet nuk pėrfundojnė kėtu. Ėshtė bėrė e zakonshme nė Kosovė qė pėrdorimi i parasė publike tė jetė zakonisht i keq, pra keqpėrdorim. Dhe ky keqpėrdorim me kalimin e kohės ka filluar tė bėhet edhe publik. Rastin mė eklatant tė kėsaj e kemi vendimin e fundit tė qeverisė sė kaluar pėr ngritje tė pagave tė sektorit publik pėr 50%, vendim ky qė na u shfaq nė formėn e premtimit elektoral, pra si metodė e blerjes sė votave, dhe i cili, sė paku deri tash, mbeti vetėm si i tillė: premtim elektoral i cili nuk u zbatua si shumė tė tjerė.



    Ne sot do tė votojmė pėr ta lejuar pėrdorimin e 1/12 sė buxhetit pėr muajin mars. Kėtė e bėjmė pėr shkak se jemi tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e funksionimit tė institucioneve shtetėrore e publike tė Kosovės, dhe tė pagave pėr shėrbyesit civil. Por po ashtu shprehim pakėnaqėsinė tonė me kėtė mėnyrė tė ndarjes dhe shpenzimit tė parasė publike. Prandaj i bėjmė thirrje Qeverisė sė vendit qė buxhetin e Kosovės ta marrė seriozisht dhe qė ndarja buxhetore tė reflektojė interesat e vendit dhe qytetarėve tė Kosovės e jo ato tė ministrave tė kabinetit.
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    sos na ka namin e ka ba ky far moleri i pshurrt
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #1819
    VV: Seancė tė jashtėzakonshme pėr bisedimet me Serbinė03-03-2011 16:13 CET Lėvizja Vetėvendosje, pėrmes njė komunikate pėr medie, ka njoftuar se tė enjten ka paraqitur pranė kryesisė sė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme pėr tė premten, mė 4 mars, nė tė cilėn do tė diskutoheshin bisedimet me Serbinė.

    “Qeveria e Kosovės e ka marrė me ngut ēėshtjen e bisedimeve me Serbinė. Zėvendės kryeministrja znj. Edita Tahiri ėshtė emėruar udhėheqėsja e ekipit negociator dhe i ka filluar takimet e para tė saj me kryendėrmjetėsin Robert Cooper. Koordinatori i strategjisė sė Qeverisė sė Kosovės pėr veriun z. Ylber Hysa e vizitoi Beogradin javėn e kaluar. Kėto bisedime filluan prapa shpinės sė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, ku ėshtė e domosdoshme tė diskutohet sė pari nėse negociatat duhet tė ndodhin nė parim, dhe sė dyti nėse ato duhet tė ndodhin nė kėtė mėnyrė”, thuhet nė komunikatėn e Lėvizjes Vetėvendosje.

    Prandaj, sipas kėsaj lėvizjeje, ėshtė kėrkuar njė seancė tė jashtėzakonshme e Kuvendit pėr tė diskutuar pėr kėto bisedime.

    Vetėvendosje konsideron qė bisedimet me Serbinė janė “tejet tė dėmshme dhe tė rrezikshme pėr Kosovėn” qė tė trajtohen vetėm si njėra prej pikave nė njė seancė tė zakonshme plenare tė Kuvendit.

    “Nuk ka asgjė tė zakonshme nė bisedimet qė ato tė trajtohen me kėtė zakonshmėri. Prandaj kėrkuam qė ta kemi njė seancė tė jashtėzakonshme e cila do t’i kushtohej tėrėsisht kėtyre bisedimeve”, vlerėson Vetėvendosje.

    Sipas tyre, kjo lėvizje synon qė pėrmes kėsaj seance “ta miratojmė njė rezolutė qė i paraqet kushtet tė cilat duhen plotėsuar paraprakisht nga Serbia, nė mėnyrė qė tė mund tė bisedojmė me tė si dy shtete”.

    “Nė rrethanat aktuale kur Serbia nuk na e njeh shtetėsinė, kur ajo as nuk tregon as keqardhjen mė tė vogėl pėr historikun e saj kriminal nė Kosovė, dhe kur ajo pėrmes strukturave tė saja paralele ėshtė e angazhuar drejtpėrdrejt nė cenimin e sovranitetit e integritetit territorial tė Kosovės, dhe ua rrezikon drejtpėrdrejt jetėn dhe pronėn qytetarėve tė Kosovės, bisedimet ia falin krimet Serbisė pa kėrkuar ajo fare falje, dhe rrezikojnė ta ēimentojnė kėtė gjendje e ta shpėrblejnė Serbinė pėr tė kaluarėn”, theksohet nė fund tė komunikatės sė Lėvizjes Vetėvendosje.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #1820
    Nėse Vetėvendosje mbledh 40 nėnshkrime, seanca mbahet nesėr
    Nga Express mė 03 mars 2011 nė ora 16:17
    (E plotėsuar) Kuvendi i Kosovės do ta thotė fjalėn e vetė pėr bisedimet me Serbinė, nė seancėn qė ka caktuar Kryesia e Kuvendit tė mbahet tė hėnėn, sipas kėrkesės sė parashtruar nga Qeveria pėr debat parlamentar para fillimit tė dialogut Kosovė-Serbi. Kryesia nė mbledhjen e mbajtur sot pasdite ka miratuar kėrkesėn e Qeverisė, ndėrkaq kėrkesa e Grupit Parlamentar tė Lėvizjes Vetėvendosje ėshtė hedhur poshtė pasi qė, siē ka bėrė tė ditur kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kushtetuta nuk e lejon qė Kryesia e Kuvendit tė marrė vendim pėr seancė tė jashtėzakonshme.

    Krasniqi ka thėnė se kėrkesa e GP tė Vetėvendosjes ka qenė e bazuar nė rregulloren e punės sė Kuvendit, e cila i jep mundėsi Kryesisė qė tė thėrras seancė tė jashtėzakonshme, mirėpo ėshtė Kushtetuta e Republikės ajo qė pėrcakton qė seancė tė jashtėzakonshme mund tė thėrras vetėm Presidenti, Qeveria dhe 40 nėnshkrime tė deputetėve.

    Nė rast se GP i Vetėvendosjes arrin tė mbledh 40 nėnshkrime, atėherė sipas Krasniqit, seanca mund tė mbahet nesėr.

    “Ne morėm vendim si Kryesi me konsensus mund tė them, qė tė hėnėn tė mbahet njė seancė e Kuvendit tė Kosovės nė orėn 10.00, pėr tė debatuar pėr bisedimet Kosovė-Serbi. Nėse nė ndėrkohė, Grupi Parlamentar i Vetėvendosjes, sjellė kėrkesėn me 40 nėnshkrime qė seanca tė mbahet nesėr, kryesia nesėr do ta shqyrtojė dhe do ta radhis pėr seancėn e nesėrme tė jashtėzakonshme”, ka thėnė Krasniqi.

    Rezultat i debatit tė zhvilluar, sipas Krasniqit, do tė jetė njė rezolutė e miratuar nga ligjvėnėsit e Kosovės.

    “Pritet qė nė fund tė debatit tė ketė njė rezolutė, tė ketė njė dokument, i cili pak a shumė do tė jetė rezultat i debatit. Do tė thotė mbi bazėn e debatit qė do tė zhvillohet do tė dal njė dokument. Ne mendojmė qė ky dokument, kėsaj radhe duhet tė jetė njė rezolutė”, ka thėnė ai.

    Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės ka njoftuar ligjvėnėsit pėr pėrgatitjet qė po i bėn Qeveria pėr bisedimet me Serbinė dhe pėr emėrimin e zėvendėskryeministres Edita Tahiri nė krye tė delegacionit tė Kosovės.

    Ai po ashtu ka kėrkuar nga ligjvėnėsit qė gjatė debatit pėr bisedimet tė japin idetė e tyre dhe tė nxjerrin konkluzionet pėr kėtė proces. Thaēi ka garantuar se gjithēka sa i pėrket procesit tė bisedimeve do tė jetė transparente.

    Vetėvendosje kėrkon seancė tė jashtėzakonshme pėr bisedimet

    Lėvizja VETĖVENDOSJE! sot ka paraqitur nė kryesinė e Kuvendit tė tė Kosovės kėrkesėn pėr seancė tė jashtėzakonshme pėr tė premten 4 mars, nė tė cilėn do tė diskutoheshin bisedimet me Serbinė.

    “Qeveria e Kosovės e ka marrė me ngut ēėshtjen e bisedimeve me Serbinė. Zėvendės kryeministrja znj. Edita Tahiri ėshtė emėruar udhėheqėsja e ekipit negociator dhe i ka filluar takimet e para tė saj me kryendėrmjetėsin Robert Cooper. Koordinatori i strategjisė sė Qeverisė sė Kosovės pėr veriun z. Ylber Hysa e vizitoi Beogradin javėn e kaluar. Kėto bisedime filluan prapa shpinės sė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, ku ėshtė e domosdoshme tė diskutohet sė pari nėse negociatat duhet tė ndodhin nė parim, dhe sė dyti nėse ato duhet tė ndodhin nė kėtė mėnyrė. Prandaj kėrkuam njė seancė tė jashtėzakonshme tė Kuvendit pėr tė diskutuar pėr kėto bisedime. Konsiderojmė qė bisedimet me Serbinė janė tejet tė dėmshme dhe tė rrezikshme pėr Kosovėn qė tė trajtohen vetėm si njėra prej pikave nė njė seancė tė zakonshme plenare tė Kuvendit. Nuk ka asgjė tė zakonshme nė bisedimet qė ato tė trajtohen me kėtė zakonshmėri. Prandaj kėrkuam qė ta kemi njė seancė tė jashtėzakonshme e cila do t’i kushtohej tėrėsisht kėtyre bisedimeve”, thuhet nė komunikatėn e Vetėvendosjes.

    “Ne synojmė qė pėrmes kėsaj seance ta miratojmė njė rezolutė qė i paraqet kushtet tė cilat duhen plotėsuar paraprakisht nga Serbia, nė mėnyrė qė tė mund tė bisedojmė me tė si dy shtete. Nė rrethanat aktuale kur Serbia nuk na e njeh shtetėsinė, kur ajo as nuk tregon as keqardhjen mė tė vogėl pėr historikun e saj kriminal nė Kosovė, dhe kur ajo pėrmes strukturave tė saja paralele ėshtė e angazhuar drejtpėrdrejt nė cenimin e sovranitetit e integritetit territorial tė Kosovės, dhe ua rrezikon drejtpėrdrejt jetėn dhe pronėn qytetarėve tė Kosovės, bisedimet ia falin krimet Serbisė pa kėrkuar ajo fare falje, dhe rrezikojnė ta ēimentojnė kėtė gjendje e ta shpėrblejnė Serbinė pėr tė kaluarėn”, thuhet mė tej nė komunikatė.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •