Fshati Belincё Shtime, ora 21:00
Lёvizja VETЁVENDOSJE! me keqardhje njofton publikun pёr njё ngjarje tё rёndё tё ndodhur nё mbrёmjen e tё mёrkurёs, nё datёn 8 dhjetor, nё fshatin Belincё tё komunёs sё Shtimes. Nё orёn 21:00 dy aktivistё tё Lёvizjes VETЁVENDOSJE! tё shoqёruar dhe nga tre familjarё tё tyre (tё cilёt kanё qenё minorenё) janё sulmuar prej katёr aktivistёve tё PDK. Vёrejmё se situata e dhunёs ёshtё krijuar prej konteksteve zgjedhore. Aktivistёt e Lёvizjes VETЁVENDOSJE! kanё qenё duke vendosur postera, nё shoqёrinё e tre kushёrinjve tё tyre tё mitur, kur janё sulmuar dhunshёm, me mjete tё forta pranё njё salle bilardoje. Anёtarёt e Partisё Demokratike tё Kosovёs Haradin Ahmeti (35 vjecc), Rexhep Ahmeti (45 vjecc), Bujar Ahmeti (20 vjecc) dhe Gёzim Ahmeti (22 vjecc) kanё sulmuar dy aktivistёt Admir Shatmani (22 vjecc)dhe Artan Shatmani (25 vjecc). Dhuna brutale e anёtarёve tё PDK-sё nuk ka kursyer as tre tё miturit L.A. (14 vjecc), F.A. (16 vjecc) dhe L.A. (15 vjecc). Anёtarёt e PDK-sё kanё sulmuar nё mёnyrё kafshёrore, me topa e me shkopinj bilardoje, duke i shkaktuar hemorragji tё rёndё L.A. (14 vjecc).
Aktivistёt e PDK janё tashmё nёn arrest tё policisё nё Shtime, ku po ashtu janё shoqёruar aktivistёt e Lёvizjes VETЁVENDOSJE! pёr tё deklaruar atё ccfarё ka ngjarё. Ky nuk ka qenё rasti i parё i dhunёs nё kёtё fushatё, e megjithatё Lёvizja VETЁVENDOSJE angazhohet tё denoncojё e tё bёjё publik ccdo rast tё shfaqjes sё brutalitetit nga cilido subject politik. Ata qё mendojnё se kanё pёr tё fituar zgjedhjet nёpёrmjet dhunёs, gabohen, dhe pёrgjigjjen kanё pёr ta marrё ditёn e zgjedhjeve nga vetё publiku qё po tronditet nga raste tё tilla tё dёnueshme nga gjithkush.
Tё rrahurit:
1. Labinot Arifi (14) i lёnduar nё kokё me top tё biliardos (gjakderdhje e madhe, spital Ferizaj)
2. Admir Shatmani (22) i lёnduar nё fytyrё dhe bark
3. Florent Arifi (16) tё rrahur
4. Lundrim Arifi (15) tё rrahur
5. Artan Shatmani (25) tё rrahur
Personat e PDK-sё tё arrestuar:
1. Haradin Ahmeti (35)
2. Rexhep Ahmeti (45)
3. Bujar Ahmeti (20)
4. Gёzim Ahmeti (22)
Ja shifni se cka jane ne gjendje te bejne maskarenjte e hajnit te Kosoves - Hashim Thaci. Mundohen qe me cdo kusht ta marin pushtetin keta Maskarenj.
Krijoni Kontakt