Close
Faqja 111 prej 187 FillimFillim ... 1161101109110111112113121161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,101 deri 1,110 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #1101
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Sepse jeni te paafte! Jo me larg se sot, lideri juaj Kurti nga Prizreni tek tha se " ne do te ngrejme taksat per bizneset, per t'ua dhene atyre qe s'kane", tregoi se cfare mentaliteti ka ai per shtetin.!

    Ne vend qe ju te dilni me nje pakete ekonomike qe te stimuloni bizneset, qe te mbani nje nivel te ulet taksash, qe te nxisni hapjen e bizneseve te reja, qe te nxisni punesimin, ju dilni me idene e barazise ne varferi!

    Ky eshte vetem shteti allademaē!

    E pra Thaēi doli sonte me pakete nxitese per biznesin, ndersa ju nuk keni asnje ide perveē rrahjes se ujit ne havan e perrallave folklorike.
    Shof se jeni nje antar i fkalet i Thacit dhe ajo eshte e drejta e juaj personale.

    Mirepo zoterote nje gje mund te them se Levizja VETEVENDOSJE - Albin Kurti jane ata qe nuk e lane te behet decentralizimi i Gjilanit ne vija Etnike, pra ata jane qe nuk lejuan qe Gjilani te behet Mitrovica e Dyte ne Kosove.


    Natyrisht se Kurti do shtersen e mesme te popullates, sepse tani ne Kosoven egziston shtresa e pasur sic jane politikanet, partite politike, familjaret e tyre, farefisi i tyre dhe militante e tyre. Ndersa tani Vetevendosja dhe Albin Kurti do e kthejne dinjitetin tone kombetar nga ata qe na e rembyen me lecken dhe me hymnin qe ka Kosova, tani Vetevendosja e Albin Kurti do e mer timonin e Kosoves dhe do e drejtoj ate drejte bashkimit kombetar shqiptar.

    Ndersa ju zoterore meruni me pakete te Thacit e Ahtisarit sa te doni.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #1102
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Askush nuk pajtohet se Kosoven duhet ta drejtoje Albin Kurti!

    Kushdo qe do te fitoje zgjedhjet do te jete i detyruar te ulet ne tavoline te bisedimeve dhe kesaj nuk mundet ti beje bisht askush.

    Ndersa demokracine dhe zgjedhjet e lira i kane ne dore vete shqiptaret dhe klasa e tyre politike.

    Po edhe kjo do kohen e vet!

    Zgjedhjet e lira dhe demokracia ,te shqipetaret ne pergjithesi , simbas mendimit time jane te ndikuara nga jashte .

    Ne raste se shqipetaret do ta kishin te rregulluare statusin ekonomik ,me siguri do te ishte e natyrshme Bashmiki Kombetare .

  3. #1103
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #1104
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Data 12 dhjetor do jete dita kur Shqiptaret ne Kosove me Guximin,pjekurine, zgjuarsine dhe me Voten e tyre per vetevendosjen,do i thojn ndal Ndarjes se kosoves!Fitorja e Vetevendosjes do ishte nje shuplake e forte ne surratin e Serbise!

    VOTONI Vetevendosjen si artelnativa me e mire e shqiptarve!

  5. #1105
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    VETNENDOSJE! E BĖN SHQIPĖRIN !

    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  6. #1106
    Pushteti qė harron ata qė dhanė jetėn pėr lirinė, pėrbuz popullin e vet
    06 DHJETOR 2010 - E Hėnė 16:48
    Sot, nė datėn 6 dhjetor nė Pallatin e Kulturės “Jusuf Gėrvalla” nė Deēan u zhvillua tubimi i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, ku kandidatė tė kėsaj lėvizjeje u takuan me qytetarė tė Deēanit e tė fshatrave pėrreth. Nė tubim, para rreth 500 pjesėmarrėsve kanė pėrshėndetur me radhė Zanita Halimi, Fetnete Ramosaj, Hysamedin Feraj, Isa Elezaj, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi e Albin Kurti. Edhe nė kėtė takim ka qenė i pranishėm ambasadori William Walker, qė ka ftuar qytetarėt tė votojnė e tė mbėshtesin Lėvizjen VETĖVENDOSJE!.



    Nė fjalėt e e kandidatėve u shfaq entuziazmi e vendosmėria pėr ta ndryshuar Deēanin e gjithė Kosovėn, pėr ta kthyer qeverisjen drejt qytetarit, e pėr t’i dhėnė fund varfėrisė e papunėsisė qė ėshtė shkaktuar prej qeveritarėve tė korruptuar e tė paaftė qė e kanė drejtuar Kosovėn deri mė tash.



    Nė fjalėn hapėse Zanita Halimi pėrmendi traditėn e historinė e rezistencės nė kullat e Deēanit, rezistencė e cila do tė duhet t’i bėjė ballė edhe pėr pak ditė klasės politike qė e ka sjellė Kosovėn nė kėtė gjendje tė mjerueshme. Mė pas foli kandidatja e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nga Deēani, Fetnete Ramosaj: “Ēmimin e lirisė e kemi paguar shtrenjtė si popull” tha Ramosaj. “Qeverisjet e deritanishme nuk i kanė mbrojtur integritetin e vendit dhe interesat e qytetarėve, e nuk i kanė nderuar sakrificat e popullit tė Kosovės”. Fetnete Ramosaj denoncoi lėnien nė harresė tė dėshmorėve tė luftės, tė familjeve tė tyre por edhe tė invalidėve tė mbetur prej luftės. Ajo vuri re se shumė familje, qė kanė dhėnė tre e katėr dėshmorė pėr atdheun janė detyruar tė emigrojnė prej varfėrisė. “Papėrgjegjshmėria dhe moskujdesi i institucioneve tė Kosovės, ndaj qytetarėve tė saj, kanė arritur shkallėn ekstreme. Po t’i trajtonin qytetarėt me tė njėjtin pasion qė kanė pėr plaēkė e pėr tendera, situata do tė qe ndryshe” – theksoi Ramosaj, qė vuri re se vetėm prej decentralizimit dhe eksterritorialitetit tė manastireve Deēanit i janė marrė 1000 hektarė tokė.



    Mė pas iu drejtua publikut kandidati tjetėr i Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, profesor Hysamedin Feraj. Ai tha se nė datėn 12 tė muajit tė dymbėdhjetė do tė pėrfundohet projekti i 1912. Sipas Hysamedin Feraj: “Qytetarėt e Deēanit e dėgjojnė VETĖVENDOSJE!-n sepse VETĖVENDOSJA ėshtė zėri i tyre. VETĖVENDOSJA kėrkon bashkim, dhe ka pėr t’i hequr kufijtė mė absurdė tė Europės, ato midis Kosovės dhe Shqipėrisė”. Sipas profesor Feraj, kufijtė duhet tė vendosen tė qartė e tė fortė nė mes Kosovės e Serbisė, pėr tė ndalur kontrabandėn, ndėrkohė qė do tė duhej tė hiqeshin mes shqiptarėve, qė kurrė nuk kanė dashur tė jetojnė tė ndarė nė dy shtete.



    Isa Elezaj iu drejtua mbėshtetėsve pėr t’iu kujtuar se sovraniteti dhe vendimet e Kosovės nuk do tė duhej tė vareshin prej konferencave ndėrkombėtare, apo prej shteteve tė tjera. Kandidati i VETĖVENDOSJE!-s Isa Elezaj, theksin e vuri tek nevoja pėr tė patur njė shtet sovran, e njė popull qė shprehet pėrmes referendumit sa i pėrket formės sė shtetit dhe vendimeve mė tė rėndėsishme. Sipas Elezajt, nuk duhen negociata, por duhet tė pyeten shqiptarėt pasi janė shumicė nė Kosovė, e ata duhet tė vendosin mbi tė ardhmen e tyre.



    Publiku priti me brohorima Rexhep Selimin, kandidatin i cili u pėrqendrua tek dy vjetėt e fundit, pas shpalljes sė pavarėsisė nė Kosovė. Sipas Rexhep Selimit, para dy vjetėsh Kosova ėshtė gjendur para njė udhėkryqi, por fatkeqėsisht mori rrugėn e gabuar “Nė kėtė rrugė nuk ka flamuj kombėtarė, nuk na lejojnė tė kėndojmė hymnin kombėtar, madje as nuk na pyesin si popull se si e shohim tė ardhmen tonė”. Rexhep Selimi i bėri thirrje bashkėluftėtarėve tė tij, me tė cilėt ėshtė aktivizuar nė ēlirimin e Kosovės, qė tė mos “puthen me gjarprin”, pasi sipas Selimit ėshtė mė e rrezikshme puthja se sa kafshimi i gjarprit. Rexhep Selimi bėri thirrje pėr referendum: “Duhet tė tėrhiqemi nga kjo rrugė e gabuar dhe tė hyjmė nė rrugėn e duhur qė shėnohet prej Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, pėr ta rikthyer dinjitetin e luftėtarėve, pėr ta mbėrritur zhvillimin ekonomik, e mbi tė gjitha pėr tė patur tė drejtėn pėr tė vendosur mbi simbolet tona e mbi atdheun tonė”.



    Ambasadori William Walker gjithashtu pėrshėndeti tubimin mes emocioneve tė shumė qytetarėve tė Deēanit. Walker i pėrshėndeti Deēanasit si patriotė e guximtarė tė njohur, dhe i ftoi qė ta tregojnė kėtė patriotizėm edhe nė datėn 12 dhjetor, duke votuar. Por Walker nuk ka lėnė pa pėrmendur njė moment tė pakėndshėm qė kishte pėrjetuar nė Reēak nė datėn 5 dhjetor. “Qytetarėt e Reēakut u kėrcėnuan nga struktura parapolitike e shtetėrore dhe nga SHIK-u qė tė mos vijnė nė takim me mua. Megjithatė unė takova shumė qytetarė tė fshatrave pėrreth. Por pėr mua ēdo qytetar ėshtė qytetar i Reēakut, ashtu siē ēdo qytetar ėshtė qytetar i Deēanit. Sepse ēdo qytetar ėshtė qytetar i Kosovės, dhe nuk mundet tė pengohet zhvillimi prej strukturave repressive”. William Walker nuk ka harruar t’i ftojė edhe njė herė gjithė qytetarėt e Deēanit tė votojnė nė datėn 12, duke iu thėnė se ai, edhe pse nuk ėshtė aktivist i VETĖVENDOSJE!-s, ėshtė mbėshtetės i gjithė argumentave, programit e projekteve tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE!.



    Florin Krasniqi gjithashtu e pėrmendi korrupsionin e paaftėsinė e klasės politike aktuale, duke iu kujtuar qytetarėve tė Deēanit se nuk do tė vonojė dita kur tė largohen prej qeverisė Hashim Thaēi, Kadri Veseli e tė tjerė njerėz qė nuk i kanė sjellė asnjė tė mirė Kosovės. Ai shprehu besimin se qytetarėt e Deēanit kanė pėr ta votuar VETĖVENDOSJE!-n, sepse duke votuar kėtė lėvizje ata do tė ndryshojnė jo vetėm qeverinė, por edhe historinė.



    Albin Kurti u mirėprit nga tė pranishmit nė Pallatin e Kulturės “Jusuf Gėrvalla”, tė cilėt duartrokitėn e brohoritėn pėr fjalėt e liderit tė VETĖVENDOSJE!. Ndėr fjalėt e Kurtit do tė nėnvizonim sit ė rėndėsishėm mesazhin qė ai dha pėr Deēanin: “Deēani ėshtė komuna qė ka pėrjetuar shkatėrrimet mė tė mėdha gjatė luftės, por edhe pas saj ka mbetur komuna me shkallėn mė tė lartė tė papunėsisė e me prapambetje ekonomike. Kjo tregon se pushtetet e pasluftės pėr dikė kanė qenė nėnė, e pėr dikė kanė qenė njerkė”. Sipas Kurtit qytetarėt nuk ia kanė kujt borxh kėtė gjendje tė rėndė, e nėse politikanėt i kanė borxh dikujt, kėtė borxh duhet ta lajnė vetė, e jo t’ia lėnė popullit. Dymbėdhjetė dhjetori ėshtė dita kur duhet tė ndodhė demokracia prej sė poshtmi, qė do tė mund t’i zbriste tė korruptuarit qė ndodhen sot lart. “Partitė qė e pranuan ndarjen e Kosovės prej Shqipėrisė sot po sjellin dhe ndarjen brenda Kosovės. Lėvizja VETĖVENDOSJE! do tė sjellė bashkim brenda Kosovės, nė mėnyrė qė tė mund tė vazhdojmė drejt bashkimit kombėtar” tha Kurti. Por lideri i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nuk harroi tė fliste pėr ekonominė e familjeve tė thjeshta tė Kosovės. Ai u shpreh se pushteti i VETĖVENDOSJE!-s do tė garantojė heqjen e TVSH pėr bukė, qumėsht e libra, qė tė rriten fėmijė tė shėndetshėm, tė ushqyer e tė ditur. Nga ana tjetėr, ai u shpreh i vendosur pėr rritjen e tatimeve mbi mallrat e luksit, apo mbi makinat luksoze qė pėrdoren sot nga qeveritarėt e Kosovės. “Nė datėn 10 dhjetor ju ftoj tė gjithėve nė tubimin e mbylljes sė fushatės, qė prej asaj dite ne nisim punėn pėr ndryshimin historik qė po e pret Kosovėn” – mbylli fjalėn e tij Albin Kurti.



    Lėvizja VETĖVENDOSJE!



    Sekretariati pėr Media dhe Komunikim
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #1107
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #1108
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Adem Demaēi Per Albin-kurt -pireven

    Deklerata e Adem Demaqit lidhur me qendrimin ndaj Albinit Kurtit dhe vetevendosjes."
    Une nuk jam me Albinin ne qendrimet e tij " -tha BACA. "
    E ftova te merr pjese ne shpalljen e pavaresise dhe ai refuzoi,me motivacion se kjo nuk eshte pavaresia qe i duhet Kosoves.
    Eja i thash, kjo eshte hera e vetme e shpalljes se pavaresise se Ksoves.
    NUk do te kete rast tjeter.
    Ai nguli kembe dhe nuk erdhi.
    Ketu u ndane rruget tona.

    Hashim Thaēi per Albin-gllauk-mikullofcin

    As Amerika dhe as Evropa nuk flet me ta , ata nuk janė hajri i askujt as i Kosovės”, ka shtuar Thaēi.
    Ata qe ishin kundėr autostradės sė kombit.
    Disa patriotė tė rrejshėm tė thirrur nė bashkimin kombėtarė.

    Thaēi ka pėrmbyllur fjalimin me njė konstatim pėr drejtuesit e lėvizjes vetėvendosje.
    Kur u thoshim ejani nė UĒK ata erdhėn nė Prishtinė dhe iu dorėzuan Serbisė “, ka thėnė Thaēi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #1109
    Hashim Thaēi per Albin-gllauk-mikullofcin

    As Amerika dhe as Evropa nuk flet me ta , ata nuk janė hajri i askujt as i Kosovės”, ka shtuar Thaēi.
    Ata qe ishin kundėr autostradės sė kombit.
    Disa patriotė tė rrejshėm tė thirrur nė bashkimin kombėtarė.

    Thaēi ka pėrmbyllur fjalimin me njė konstatim pėr drejtuesit e lėvizjes vetėvendosje.
    Kur u thoshim ejani nė UĒK ata erdhėn nė Prishtinė dhe iu dorėzuan Serbisė “, ka thėnė Thaēi.[/QUOTE]

    He sa ceshrake qenka ky fare Hajni i Kosoves George - Hashim Thaci, ky na thojka qe Vetvendosja nuk jane hajri is Askujt, ky njeri qe 3 vite rrahdazi mashtroi popullin dhe vjedhi pasurine e Kosoves dhe populli te saj.



    Ja edhe deklarata e Dellit:



    Dell: Tė gjithė duam qeveri tė pastėr
    Nga Express mė 03 dhjetor 2010 nė ora 19:29
    I deleguari i Amerikės nė Kosovė, Christopher Dell, ka mbėshtetur deklaratat e shefit tė ICO-sė, Pieter Feith se ėshtė koha e fundit qė Kosova tė ketė njė qeveri tė pastėr.

    Ndėrkombėtari tjetėr i fuqishėm nė Kosovė e kishte bėrė njė deklaratė tė tillė, njė ditė mė parė gjatė raportimti nė Bruksel. Ndėrkohė, komentet e Dellit kanė ardhur gjatė vizitės qė i ka bėrė rrjetit tė OJQ-ve “Demokracia nė Veprim”, pėr ta inkurajuar punėn e saj nė monitorimin e zgjedhjeve.

    Dell tha se zgjedhjet ne Rahoveci i ka dhėnė mė shumė besim nė punėn e “Demokracisė nė Veprim”

    “Pikėrisht Rahoveci mė jep besim sepse njerėzit bėjnė gabime, vetėm zoti ėshtė i pagabueshėm, dhe sistemi e ka zbuluar atė gabim dhe e ka pėrmirėsuar dhe kjo mua mė jep shumė besim, kjo duhet tė jetė inkurajuese dhe jo shqetėsuese", u shpreh Dell.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #1110
    Shqiptari nuk e shet votėn, nuk e shet sakrificėn e tė parėve!

    Nė qytetin e Pejės Lėvizja VETĖVENDOSJE! zhvilloi njė tubim tejet madhėshtor, me praninė e mbi 5000 qytetarėve tė Pejės. Ulėset e Palestrės Sportive “Karagaē” nuk mjaftuan pėr tė akomoduar mbėshtetėsit e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, shumė prej tė cilėve ndenjėn nė parketin e sallės. Qytetarėt e dekoruan sallėn me flamuj kuqezi, e gjatė kėndimit tė Hymnit Kombėtar, nė sallė u shpalos njė flamur gjigand.



    Tubimin e hapi Zanita Halimi, qė i ftoi tė pranishmit tė hiqnin dyshimet mbi tė ardhmen e tyre, pasi tashmė ėshtė e mundur tė ndryshohet historia, duke vendosur vetė, duke votuar pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE! Mė pas, kandidatja Zanita Halimi i la radhėn kandidatit nga Peja i Lėvizjes VETĖVENDOSJE, Florin Krasniqit.



    Florin Krasniqi e pėrshėndeti Pejėn si “Shehri i Haxhi Zekės”, e nė emėr tė rilindasit pejan i thirri bashkėqytetarėt e tij tė angazhohen sė bashku me tė pėr tė sjellė njė ndryshim cilėsor nė situatėn aktuale, e cila shfaqet e rėndė dhe e padurueshme. Florin Krasniqi tha: “Kosova nuk mund tė mbetet peng i Hashim Thaēit, Kadri Veselit dhe i njė grupi tjetėr tė rrugaēėve qė po e qeverisin kėtė vend qė prej pasluftės. Ne jemi pėr integrim nė BE, por aty nuk mund tė shkojmė tė copėtuar e tė shtypur, por vetėm si njė shtet i bashkuar e me integritet, si njė kombi barabartė me kombet e tjera”. Florin Krasniqi tha se populli i Kosovės, populli i Shqipėrisė nuk ka pėr ta shitur gjakun e sakrificėn e tė parėve, nuk ka pėr ta shitur votėn para tentativave tė kujtdo pėr tė blerė vota. Ai shtoi se me votėn e 12 dhjetorit do tė mund t’i hapet rruga programit tė VETĖVENDOSJES!, kėtij programi pėrparimtar qė do tė marrė parasysh nevojat mė thelbėsore tė popullit shqiptar.



    Mė pas pėrshėndetėn publikun e zjarrtė pejan kandidatėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE!, Avdi Shkreli, Gėzim Mekuli, Albulena Haxhiu, Naser Shatri, Shemsie Seferi, Bajram Binaku, Jeton Budina dhe Fetnete Ramosaj. Kandidatėt cekėn ēėshtje me rėndėsi nga programi qeverisės i VETĖVENDOSJES!, duke e nisur qė prej nevojės pėr sovranitet e pėr tė drejtė referendare qė do tė mund tė ēonte nė realizimin e ėndrrės popullore pėr bashkim, e duke vazhduar mė tej me ēėshtje tė zhvillimit ekonomik, prodhimit, bujqėsisė, industrisė, kulturės, artit, ushtrisė, rendit etj.



    Mė pas para publikut u shfaq ambasadori William Walker i cili e nisi fjalimin e tij me njė pyetje: “A ėshtė VETĖVENDOSJA! Lėvizje demokratike?” Kėsaj pyetje Walker iu pėrgjigj po vetė: ”VETĖVENDOSJEN! e bėjnė demokratike pikėrisht mbėshtetja e madhe popullore siē ėshtė shfaqur nė Pejė, por edhe pjesėmarrja e popullit nė tė gjitha aktivitetet e saj”. Sipas Walker asnjė amerikan nuk do ta vinte nė dyshim demokracinė qė karakterizon VETĖVENDOSJEN! po tė shihte pikėrisht kėtė pjesėmarrje massive popullore. William Walker i ftoi qytetarėt qė mė 12 dhjetor tė mos bėjnė gjė tjetėr pėrveēse tė mendojnė se si ta ndryshojnė kėtė gjendje tė padurueshme pėr 90% tė qytetarėve tė Kosovės. E ky ndryshim – pėrsėriti Walker – nuk mund tė vijė, pėrpos se duke votuar pėr VETĖVENDOSJES!



    Nė fund, para qytetarėve tė Pejės foli Albin Kurti, i cili tha “Pavarėsia e Kosovės do tė ishte dashur tė ishte liri e qytetarit pėr shtetndėrtim, e jo liri e pushtetarit pėr uzurpim tė shtetit”. Mė pas Albin Kurti preku disa pika programore tė VETĖVENDOSJES!. Ai tha se: ”me pushtetin e VETĖVENDOSJES! do tė bėhet Kosova sovrane, me ushtri, me tė drejtėn pėr bashkim, me ndėshkueshmėri pėr ēdo shkelės tė ligjit, ndėrkohė qė ministri i VETĖVENDOSJES pėr energjetikė, ndryshe nga ministrant e deritashėm, do t’i lidhė termocentralet e Kosovės me hidrocentralet e Shqipėrisė, ministri i tregtisė i VETĖVENDOSJES, ndryshe nga tė deritashmit do ta shfrytėzojė portin e Shėngjinit qė e ka vėnė nė dispozicion Shqipėria, ministri pėr arsim do tė bėjė tė mundur qė tė ketė tekst tė njėsuar tė abetares, leximit apo historisė, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė kenė njė pėrbashkim kulturor e arsimor edhe mė solid, ministri i ekonomisė i VETĖVENDOSJES! ndryshe nga tė mėpėrshmit, do t’i hiqte doganat me Shqipėrinė, e do t’i forconte doganat me Serbinė”. Albin Kurti e pėrfundoi fjalimin e tij duke thėnė se rinia e Kosovės ėshtė njė prej pjesėve mė vitale tė popullit, por ende nuk ka patur mundėsi tė japė fryte angazhimi i saj nė punė, nė studim apo nė politikė. Ai e ftoi rininė e Pejės dhe rininė e Kosovės tė votojė nė 12 dhjetor, ditėn kur ndryshimi do tė bėhet aktualitet.



    Lėvizja VETĖVENDOSJE!



    Sekretariati pėr Media dhe Komunikim
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •