Pamje nga tubimi ne Mitrovice, 1/12/2010:
Poshte ata qe pasurohen me gjakun e deshmoreve ..
Votoni Albin Kurtin .
Bashkimi eshte SHPETIMI.
Pamje nga tubimi ne Mitrovice, 1/12/2010:
Poshte ata qe pasurohen me gjakun e deshmoreve ..
Votoni Albin Kurtin .
Bashkimi eshte SHPETIMI.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Genti.. : 01-12-2010 mė 21:32
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Sot isha personalishte,ne nje tubim te Vetevndosje,qe u mbajte ne sallen e Kuqe ne Prishtine,me te vertet u ndjeva krenar qe jam shqiptar.....sepse ne fillim e kenduam himnin Kombetar.....gje qe partit tjera nuk po e bejne....
Rrnofte Shqiperia Etnike,Rrnofte Vetevendosja.
Voto 40,voto Vetevendosje.
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Lėvizja VETĖVENDOSJE! do ta kthej "Ballkanin" e Therandės, nė pronė tė qytetarėve
Lėvizja VETĖVENDOSJE! gjatė ditės sė dytė tė fushatės parazgjedhore ka takuar therandasit. Nė palestrėn sportive para qytetarėve tė pranishėm, tubimin e hapi kandidatja Zanita Halimi e cila i pėrshėndeti therandasit duke thėnė se, “Lėvizja VETĖVENDOSJE! do t’ia kthejė namin e dikurshėm Therandės, duke ia kthyer qytetarėve tė saj “Ballkanin” dhe duke i subvencionuar vreshtarėt”.
Pastaj njėri ndėr themeluesit e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe kandidat pėr deputet nga kjo komunė, Hysen Durmishi iu drejtua bashkėvendasve tė tij me fjalėt, “Populli, shoqėria, qytetaria dhe vullneti i kėtyrė janė mė tė mė dha se sa institucionet. Lėvizja VETĖVENDOSJE! angazhohet qė nė qendėr tė shtetit tė jetė qytetari. Qytetarėt pa shtet janė tė pamrojtur, kurse shteti pa qytetarėt aktiv bėhet pėrbindėsh. Pushtetin sot e kanė uzurpuar politikanėt. E kanė bėrė pronė private tė tyre. Ata po e bėjnė kėtė sepse nuk po frikėsohen nga populli. Ne do ta ndryshojmė kėtė”.
Ndėrsa aktivisti dhe kandidati pėr deputet, Visar Ymeri foli pėr hendekun e madh qė ėshtė krijuar pėr vite me radhė mes politikanėve dhe popullit, “Nė televizor politikanėt janė tė kėnaqur, jetojnė njė jetėpa brenga, kanė begati e mirėqenie, kanė rrymė e ujė tė bollshėm, ndėrtojnė rrugė pėr xhipat e tyre dhe nuk zbresin kurrė nga ta. Ndėrsa populli jeton nė varfėri, papunėsi, mjerim e skamje. Por ne e duam Kosovėn tonė tė ndryshuar. Ne duam qė Kosova jonė tė jetė Kosovė e zhvillimit, e pėrparimit dhe e bashkimit. Ne e duam Kosovėn tonė sovranė.” tha Ymeri ndėr tė tjera.
Mė pas para bashkė vendasve tė tyre folėn edhe katėr kandidatėt tjerė nga komuna e Therandės.
Salih Zyba, pjesmarrės nė tri luftėrat e fundit ēlirimtare, nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Kosovėn Lindore, tha se “politika pa historinė ėshtė lojė. Ndėrsa arritjet deri nė Kosovėn e sotmė janė rezultat i rezistencės legale dhe ilegale, qė kulmoi me luftėn clirimtare tė UĒK-sė.
Lėvizja VETĖVENDOSJE! do ta bėjė Kosovėn shtet tė shqiptarėve dhe tė tė tjerėve, si dhe do t’i kthejė simbolet kombėtare pėr shtetin e Kosovės”.
Hysni Guraziu foli pėr situatėn e rėndė nė sferėn e bujqėsisė duke siguruar se Lėvizja VETĖVENDOSJE! do tė subvencionoi bujqit si dhe do t’i mbėshtes prodhuesit vendor.
Ndėrsa Kadri Bytyqi dhe Albana Gashi u pėrqendruan nė situatėn e rėndė qė mbretėron nė shėndetė si dhe arsim. Ata i ftuan therandasit qė tė votojnė mė 12 dhjetor pėr ndryshimin e kėsaj situate, sepse populli meriton arsim cilėsor publik dhe sigurim shėndetėsor.
Nė fund therandasve iu drejtua Albin Kurti, i cili ndėr tė tjera tha se “Pavarėsia duhet tė jetė pavarė si e shtetit pėr lirinė e qytetarit e jo pavarėsi e pushtetit kundėr qytetarit. Pavarėsisė formale duhet t’ia shtojmė sovranitetin dhe zhvillimin ekonomik”.
Mė tutje Kurti vazhdoi, se “Qeveria e VETĖVENDOSJE!-s do t’i marrė nėn kontroll kufijtė e Kosovės dhe nuk do tė lejojė qė mallėrat e Serbisė tė hynė mė nė Kosovė”.
“Qeveria e VETĖVENDOSJE!-s do tė themeloi banka nė pronė si tė publikut tė cilat bujqve, zejtarėve dhe prodhuesve vendorė do t’iu ofrojnė kredi pa kamatė”.
“Pėr ēdo ditė e kemi pare demokracinė prej lartė, qė s’ė shtė demokraci. Mė 12 dhjetor duhet ta shohim demokracinė prej poshtė, duhet ta shohim dėshirėn private tė bėhet vullnet publik. E kur populli vendos vet, fiton VETĖVENDOSJA!” pėrfundoi Albin Kurti.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Sekretariati pėr Media dhe Komunikim
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Studentėt nismėtarė tė ndryshimeve
02 DHJETOR 2010 - E Enjte 15:44 Nė diten e dytė tė fushatės elektorale, Lėvizja VETĖVENDOSJE! nė Sallėn e Kuqe nė Pallatin e Rinisė ka takuar studentėt dhe profesorėt universitar.
Tubimin e hapi kandidatja pėr deputete, Zanita Halimi e cila iu drejtua studentėve me fjalėt “Lėvizja VETĖVENDOSJE!, konsideron studentėt si mendje tė njė kombi, sepse proceset pozitive pėr Kosovėn kanė lindur pikėrisht nga studentėt dhe nga universiteti. Lėvizja VETĖVENDOSJE! nė listėn e saj ka njė numėr tė konsiderueshėm tė profesorėve dhe studentėve. Kam kėnaqėsinė t’i thėrras me rradhė:
Drenushė Xhemajli, Glauk Konjufca , Hedvig Kadriu, Hysamedin Feraj, Flaka Dika, Isa Elezaj, Hatixhe Latifi-Pupovci, Jahja Dranqolli, Imer Halimi, Majlinda Xhelaj, Nexhmedin Shaqiri, dhe Ramadan Limani”.
Mė pas kandidatja Drenushė Xhemajli duke folur pėr rolin e studentėve nė Kosovė ndėr tė tjera tha, “Studentėt njihen si simbol i rezistencės shoqėrore kundėr ēfarėdo padrejtėsie qė bėhet. Studentėt janė pjesa mė vitale e njė shoqėrie pėr ndryshime. Nė shumicėn e vendeve tė botės, studentėt kanė pasur e kanė lėvizje e organizime pėrmes tė cilave luftojnė pėr ndryshimet rrėnjėsore politike, zhvillim ekonomik e social, si dhe kushte dinjitoze studimi. Nė Kosovė, gjatė viteve tė fundit, ėshtė investuar nė shndėrrimin e kėsaj pjese vitale shoqėrore nė njė strukturė heterogjene, tė qetė dhe tė dėgjueshme. Duke ua mbjellur frikėn dhe duke i bindur se sistemi ėshtė i tillė ēfarė ėshtė dhe se nuk mund tė ndryshohet.
Prania juaj kėtu, e tregon se i kemi tė gjitha mundėsitė ta ndryshojmė gjendjen e ta kemi studentin tė mobilizuar dhe aktiv.
Studentit i duhet pėrkrahja e shtetit nė ēdo hap qė e bėn dhe Lėvizja VETĖVENDOSJE! gjithmonė ka pasur kujdes tė veēantė pėr studentėt.
Prandaj, me 12 dhjetor votojeni Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, votojeni numrin 40, sepse Lėvizja sė bashku me ju studentėt do i bėj ndryshimet nė Kosovė”.
Ndėrsa Glauk Konjufca studentėve u tha se “Sa herė qė nė Kosovė ėshtė ngritur studenti, Kosova e ka bėrė njė hap tė madh pėrpara. Mė 1968, 1981, 1990 e 1997, studentėt u ēuan pėr liri e mirėqenie, pėr barazi e shkollim.
Kurdo qė nė Kosovė janė bashkuar studentėt, ėshtė bashkuar edhe populli. Edhe gjatė luftės ēlirimtare, ishte rinia studentore ajo qė u vu nė ballė tė luftės pėr liri. Nė tė kaluarėn studentėt u bashkuan kundėr shtypjes sė huaj.
Tash ėshtė koha pėr njė tjetėr bashkim tė madh – bashkimin kundėr keqpėrdoruesve vendės dhe ndėshkimin e tyre mė 12 dhjetor”.
Pas Konjufcės studentėve iu drejtua edhe William walker i cili tha qė pajtohet me parafolėsit nga Lėvizja VETĖVENDOSJE!, pėr rolin e studentėve dhe ndryshimin qė do ta sjellin ata. “Kam ardhur kėtu pėr ta pėrkrahur zhvillimin e Kosovės, qė e dua shumė. Qeverisja e dy viteve tė fundit, dhe ata qė qeverisėn, ju drejtuan nė drejtim tė kundėrt. Politikanėt lejuan korrupsionin, krimin e organizuar e krimet ekonomike dhe e sollėn Kosovėn nė kėtė gjendje. Pra duhet ta ndryshoni orientimin qysh sot.
Pjesa mė e madhe e popullsisė sė Kosovės e kanė kuptuar tashmė se gjėrat nuk po ecin mirė.
Hashim Thaēi para 15 viteve ishte vet student, e lider i studentėve. E ky ėshtė shembull i cili tregon se jo tė gjithė studentėt rriten e piqen, dhe vazhdojnė t’i mbrojnė idealet qė kanė pasur”. Ėalker i ftoi studentėt dhe qytetarėt e pranishėm qė mė 12 dhjetor tė votojnė Lėvizjen VETĖVENDOSJE!, “Mė 12 dhjetor dilni votoni pėr Albin Kurtin dhe pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE! unė si William walker nuk mundem ta votoj, por ju mundeni. Prandaj dilni e votoni pėr Lėvizjen VETĖVENDOSJE!”
I fundit studentėve iu drejtua Albin Kurt i cili ndėr tė tjera tha se, “Tė flasėsh pėr demokraci, kur s’ke sovranitet e zhvillim ekonomik ėshtė sikur tė flasėsh pėr kulmin e njė shtėpie qė i ka themelet e prishura. Njė arsim cilėsor sjell zhvillim ekonomik, njė arsim cilėsor pėrgatitė njerėz pėr shtet sovran. Vitet 81, 89, 90, 97, 98 janė vite qė pėrmirėsuan pozitėn politike tė Kosovės”.
Kurti pas ndėrprejrjeve tė shpeshta nga duartrokitjet e tė pranishmėve vazhdoi duke thėnė se “Studenti studion, kritikon dhe vepron. Ajo qė na nevojitet ėshtė ribėrja e politikanėve studentė. Lėvizja VETĖVENDOSJE! angazhohet pėr arsim publik cilėsor pėr tė gjithė qytetarėt pa dallime etnike, sociale apo gjinore”.
Kurti foli edhe pėr ndėrlidhjen e domosdoshme tė arsimit cilėsor me zhvillimin ekonomik “Zhvillimi i arsimit duhet tė lidhet me zhvillimin ekonomik dhe prodhimtarinė. Nė njė vend ku s’ka fabrika, universitetet rrėzikojnė tė bėhen fabrika diplomash. Ai kritikoi edhe politikat arsimore tė deritanishme “Nuk pėrparon Kosova duke premtuar me fjalė paga mė tė larta pėr profesorėt e arsimtarėt me qėllim qė tė fitohen votat e tyre, por duke e rritur buxhetin pėr arsim”.
Albin Kurti pėrmbylli tubimin me porosinė “Lėvizja VETĖVENDOSJE! beson se bashkė ėshtė e mundshme, e njėherė kur tė bėhemi bashkė atėherė gjithēka ėshtė e mundshme.
Pra bashkė ėshtė e mundshme, reflektoni arsyeshėm mė 12 dhjetor, votoni Lėvizjen VETĖVENDOSJE!”
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
Sekretariati pėr Media dhe Komunikim
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Foto nga tubimi nė Sallėn e kuqe
http://www.vetevendosje.org/?cid=1,5,2484
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
VOTO 40 - VOTO VETENDOSJEN - ALBIN KURTIN
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Albin Kurti ne cdo fjale qe flet ne publik, vetem sa e perforcon faktin se eshte nje qytetar tipik homos balcanicus, qe flet me nje gjuhe te rendomte, qe nuk sjell asnje ide, qe perserit e riperserit fjalet e huazuara nga fjaloret politik te Demaēit te mbledhura ne vitet 60' te shekullit te kaluar.
Per fat te keq eshte i disati rast qe provon se skena politike shqiptare eshte tallava dhe qe ka vite qe sillet ne nje rreth vicioz, pa prodhuar politike, por duke prodhuar me shumice folklorizem.
Nje qytetar ne moshen tuaj, duhet te ishte ndryshe!
Tek ēdo fjale dhe veprim i juaji, une vetem fytyren e Albinit shoh, njejte si ne teater te kukullave, sepse ne prapaskene shoh ata qe po ju perdorin me keq se u perdoren ata dikur.
Mire ka thene Brari dikur se Albinit i duhet qe te punoje si mesues ne ndonje katund te Kosoves.
He ore zoterote, Juve dhe Braros ju ka mete te flisni per figuart e medha te Kombit Shqiptar.
Natyrisht se per ju heronj jane TITO, Halil Matoshi, Nexhmedin Spahiu e se fundi edhe Ilir Deda, ju jeni perkrahes te tyre.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ti prej shkrimeve te Brarit vetem se formohesh dhe behesh qytetar me moral, por morali qytetar mor djale eshte dhe trashegimi dhe nese nuk e ke sado qe te lexosh nuk arrin dot.
Kush eshte ajo figure e madhe? A e rilexon ate qe shkruan mor se po lini nam?
Leje mor Titon ne varr te vet, se ai nuk na duhet, por ne na duheni ju. Ne na duheni ju si qytetar shqiptar me moral e jo si papagalla qe lexoni donkishotizmat e Demaēave!
Kam mendu se do te kuptoni nje dite, se ne ēfare kohe jetoni e se si duhet te dilni para publikut.
Krijoni Kontakt