Sot nė qytetin e Prishtinės, nė hapėsirat universitare dhe nė disa mure tė rrugėve tė qytetit, mund tė lexohet njė parullė e njohur pėr publikun e Kosovės
http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2339&author=0
…1968…2010…
VETĖVENDOSJE!
Nė kohėn kur kombet e mėdha tė Evropės po endnin nė historinė e tyre vizione politike dhe shoqėrore, ne nisėm tė endnim ėndrrėn e madhe tė republikės dhe sovranitetit. 1968 ėshtė data e shqiptimit tė Vetėvendosjes pėr herė tė parė nga njė zė kolektiv. Data e SHQIPtimit “1968” na kėrkonte tė ishim nė lartėsinė e vetvetes dhe vetėdijes. Ne e shkruam historinė evropiane nė formėn qė na kėrkohej:
1. Si dėshirė pėr t’i shpėtuar emrit qė na kishin vėnė tė tjerė. Po i zbulonim vetes pėr tė disatėn herė nė histori se ishim tė aftė tė mendonim qenien tonė. Dhe kjo ishte shkalla mė e lartė e shoqėrores: nocioni politik i vendimmarjees sė fateve tona.
2. E datuam ngjarjen evropiane si thirrje kolektive tė shqiptarėve. Thirrėm prej historisė llogarinė se ishim ende, duke e ditur se nė ēdo ēast njė komb qė vendos, sado vonė tė ndodhė njė gjė e tillė, ka kthyer nė vlerė tė gjitha heshtjet dhe epokat e tij tė pėrgjumura: historiciteti vinte si projekt i sė ardhmes.
3. Nė politikėn e ngjarjeve evropiane ne i shtonim popujve tė botės njė entitet tė ri mendues dhe bėrės, shqiptarėt e mohuar si tė tillė: Evropa e atij viti duhet tė ishte nė dijeni pėr fshirjen qė i bėnte njė kolektivi njerėzor, pikėrisht nė ēastin kur ajo shtynte mė tej reflektimin dhe zgjerimin e sė drejtės
4. Dhe nėse nuk e zgjidhėm nė atė vit, ne nisėm njė program tė regjistrimit politik tė popullit tonė, hapėm njė rrugėtim ku do tė shėnoheshin datat e tjera tė subjektivimit shqiptar, sado e ashpėr tė ishte gjeopolitika reaksionare pėr natyrė: ne vumė pėrballė Evropėn ideore dhe mendimtare tė sė drejtės, pra Evropėn e 1968-s, me Evropėn e ftohtė administrative gjeopolitike.
5. Ne dhamė shembullin e qartė, qė prej asaj date, se integrimi i njė populli duke e detyruar tė harrojė tė dhėnat e tij historike mund tė kryhet vetėm duke e zhdukur krejt fizikisht: jemi gjithnjė pėr vetvendosje, nėpėr datat tona, nėpėr 28 Nėntorėt tanė. Ashtu siē thėrritej nėpėr rrugėt e Parisit nė 1968-n “Ne jemi ēifutė gjermanė!”, ne thėrrisnim atėherė dhe tani “Ne jemi shqiptarė”.
Nuk blejmė asnjė paqe me harresėn e vetvetes. Prandaj nė 2010 themi ende me siguri dhe regjjen tonė politike : VETEVENDOSJE.
P.S. A mundeni me na sqaru se cfare nenkupton kjo parrulle?
Krijoni Kontakt