Close
Faqja 42 prej 187 FillimFillim ... 3240414243445292142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #411
    Albin Kurti- persona grata


    Ilir Sefaj

    Albin Kurti. Njė emėr qė pėrcjell pashmangshmėrisht jetėn tonė politike nė dy deceniet e fundit. Kisha dėgjuar pėr Albinin nė Tetorin e 97-ės. Atėbotė isha diku rreth tė katėrmbėdhjetave. Thuhej se Albin Kurti na qenka njėri nga organizatorėt e protestave studentore tė zhvilluara nė tetorin e po atij viti (1997) nė Prishtinė.

    Mė bėnte pėrshtypje shumėēka te ky i ri prishtinas, e nė veēanti fizikusi i tij. Njė djalosh flokėgjatė po i printe protestave studentore. Dorėn nė zemėr nėse do tė kishte “ekzistuar” atėbotė termi “kuller” unė tė tillė do ta emėroja fillimisht Albinin, por ja qė atėherė ishim, mund tė thuhet, paksa mė konservator, dhe termet si kjo e sipėrpėrmendura dhe shumė tė tjera nuk ekzistonin.

    Unė, rėndom revolucionarėt i pėrfytyroja ndryshe; me mustaqe ose mjekėr tė gjatė, me plis ose me tirq, qė idol kanė kėngėt ė thurura pėr heronj, nuk i pėrfytyroja me xhins e flokė tė gjatė tė cilėt pėlqejnė rok muzikėn, e tė rritur me “luksin” e mjediseve urbane. Por, ja qė shumė shpesh nuk mund tė jesh i saktė nė parashikime!

    Ėshtė vjeshtė e vėshtirė e vitit 97’. Ngjarjet nė Kosovė kishin marrė kahen e saj tė mbrapsht, dhe nė rininė shqiptare ishte ngulitur thellė ndjenja e inferioritet ndaj tė gjithė atyre tė cilėt besonin nė lirinė e Kosovės. Vendit atėbotė i duhej njė prijės me vizion tė qartė, njė njeri me njė begraund tė pasur politik, i cili do tė mund t’i jepte formė tjetėr kėsaj ndjenje fatale, e cila, idenė e lirisė e perceptonte iluzion tė njerėzve nė gjendje transi. Rezistencės paqėsore-pasive i nevojitej mbėshtetje nga njerėz me shpirt revolucionar, tė cilėt do duhej tė bėnin diēka konkrete.

    Protesta studentore e 97-ės ishte kjo konkretja e cila i dha pėrfundimisht kahe tė re proceseve politike nė Kosovė. Dhe cila ishte kredoja e kėsaj proteste?! Ajo theu pėrfundimisht mitin, se Kosova do tė mund tė ēlirohej me dialog, me tė thash e mė the.

    Qysh mė 1997, Albin Kurti filloi tė shihet si njė djalė me potencial tė jashtėzakonshėm intelektual, njė i ri i guximshėm i cili njė ditė do tė mund tė merrte nė dorė fatin e rinisė shqiptare, njė djalė me vizion tė qartė, i cili pėr asnjė ēast nuk do tė pajtohet me kompromise tė cilat janė nė disfavor tė popullit dhe shtetit tė Kosovės. Thjesht, Albin Kurti, nga qytetarėt e Kosovės filloi tė shihet si njė persona grata.

    Simpatia pėr djaloshin flokėgjatė rritej vazhdimisht. Nė kohėn kur pakkush kishte guximin ta zinte nė gojė emrin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Albin Kurti ishte sekretar nė zyrėn e Pėrfaqėsuesit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Adem Demaēi, me seli nė qendėr tė Prishtinės. Albinin e bėn unik shumėēka. Ndėr tė tjera ėshtė edhe diskursi i tij i pasur e i qartė, i njė djaloshi qė njeh me themel letėrsinė botėrorė, artin nė pėrgjithėsi, njeh nė thelb problemet socio-politiko-kulturore tė vendit tė tij dhe mė gjerė.

    Albini tashmė shihet si mėsues i brezit tė ri, ani pse edhe vet ėshtė ende nė moshė shumė tė re. Roli i Kurtit nė jetėn tonė politike mbetet i pandryshuar edhe pas daljes sė tij nga burgu mė 2001. Ai vazhdoi tė luaj rol tė rėndėsishėm nė tė gjitha zhvillimet qė pėrcollėn Kosovėn pas tėrheqjes sė makinerisė vrastare serbe.

    Nė qershor 2005, Kurti do tė themelojė njė lėvizje tė quajtur VETĖVENDOSJE!.., e cila do i rrijė me ēekiē nė dorė udhėheqėsve kosovarė nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė mos pranojnė kompromise tė dhimbshme nė dėm tė interesave tė vendit tonė. Dhe gjithsesi roli i kėsaj lėvizjeje edhe nė kėtė aspekt ishte i pazėvendėsueshėm.

    Pikėrisht nė pesė vjetorin e themelimit tė kėsaj lėvizjeje, lideri i saj para opinionit shfaqi vendimin e kėsaj tė fundit pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė Kosovė. (Kėtu nuk do tė flasim gjatė pėr arrestim skandaloz tė Kurtit nga ana e Policisė sė Kosovės, aty kemi njė emėrues tė pėrbashkėt SHPK = TURP!).

    Lajmi se lėvizja VETĖVENDOSJE!, do tė garojė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare pėrmbante nė vete tė dyja anėt e medaljes. Nėse flasim pa ekuivokė, ky lajm gėzoi njė pjesė shumė tė madhe tė qytetarėve tė cilėt do tė votojnė nė zgjedhjet e 2011-ės, ndėrkaq nė anėn tjetėr sikur la tė ngrira buzėqeshjet e krerėve tė partive politike nė Kosovė, tė cilėt nė sy tė opinionit “mirėpritėn” vendimin e VETĖVENDOSJES!, pėr pjesėmarrje nė zgjedhje, edhe pse doemos vendimi i kėsaj tė fundit do i vė nė siklet subjektet politike nė vend.

    Si do qė tė jetė, ky vendim i Albin Kurtit do t’i shtyjė njerėzit tė dalin nė zgjedhje, ngase liderin e VETĖVENDOSJES!, njė pjesė e madhe e qytetarėve tė vendit e shohin si alternativė tė mundshme. Se Albin Kurti ka bėrė pėr vete njė pjesė tė konsiderueshme tė elektoratit tė supozuar nuk ka asnjė dilemė. Para sė gjithash, Albini ka njė bagazh tė pasur politik e intelektual, i cili i mundėson krijimin e njė lėvizjeje (nė kėtė rast VETĖVENDOSJES!,) e cila sigurisht se rreth vetes do tė mbledh njė numėr tė madh tė njerėzve tė cilėt do tė votojnė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare nė Kosovė.

    Ėshtė evidente se kjo lėvizje ende nuk mund tė quhet e profilizuar nė kuptimin e programit tė saj, megjithatė ky grupim ka dėshmuar se ka alternativė se di, ku dhe kur tė veprojė, nė kohė dhe rrethana tė ndryshme.

    Nuk dua tė krijoj mit pėr Albin Kurtin, megjithatė sipas pikėpamjes sime nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, lėvizja VETĖVENDOSJE!.., me nė krye liderin e saj, shihet si e vetmja alternativė e cila do tė ēon qytetarin e vendit te kutitė e votimi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 06-08-2010 mė 18:01
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #412
    Portreti i Albin Kurtit ne gazeten Kosova Sot


    Albini ose Miti per Sizifin


    Albin Kurti, emer i shquar ne publicistiken shqiptare, si student u rreshtua ne anen e atyre qe luftonin per t’i shkeputur prangat e roberise dhe, edhe nga burgu, duke iu rezistuar torturave fizike me ēnjerezore, do ta ngrite zerin per luften e drejte te popullit te tij




    Albin Kurti aktualisht eshte nder emrat me te shquar te publicistikes shqiptare te ketij shekulli. Me shkrimet e tij sistematike, koncize, te matura dhe para se gjithash largpamese, ben qe Albin Kurti te rreshtohet ne majat e larta te elites intelektuale shqiptare. Praktikisht, Albin Kurti jo vetem qe nuk eshte i rreshtuar ne ato lartesi intelektuale, por perkundrazi shqelmohet nga te gjitha anet per te mos arritur majen, gje qe lufta e tij intelektuale do na perkujton mitin per Sizifin. Vetem per pak ēaste perpiquni t’i rikujtoni momentet me dramatike te ēeshtjes shqiptare dhe daljen ne skene te Albin Kurtit.


    Viti 1997. Nje djalosh kaēurrel e flokegjate. Nje djalosh i mbushur plot pezem e vrer kunder atyre qe burgosnin dhe vrisnin shqiptaret. Nje te ri me syshqiponje, i revoltuar jo vetem me politiken e sistemit okupues, por edhe te politikes nenshtruese te faktorit te brendshem. Nje djalosh qe ēlirimin e atdheut e donte me shume se jeten e tij, e ky ishte Albin Kurti.


    Figura e tij ishte fascinuese per popullin shqiptar te roberuar me shekuj. Dalja e tij ne skene ishte shpresedhenese per shpirtrat tane te roberuar, qe deri asokohe predikohej politika nenshtruese. Me ne fund zeri i rinise kosovare po dilte ne skene i artikuluar e jo konfuz, siē ishim mesuar te degjonim zere, qe nga mbledhjet e ndryshme ku thuhej ne komunikata te tyre partiake se e kishin denuar ashper dhunen serbe, me fjale ashper kishin denuar vrasjet e bijve dhe bijave tona, e menjehere pas nenshkrimit te komunikatave ia shtronin darkave dhe ahengjeve ne restorante me te njohura. Zeri i Albin Kurtit ishte ndryshe nga zerat partiake, e asokohe parti politike kishte po aq sa kemi edhe sot. Gjate atyre viteve, edhe pse ishte sistem pluralist, mbreteronte ideja e mendimit monist. Te jepje mendime ndryshe nga ē’thoshin lideret e asaj kohe ishte vetevrasje politike. Ishte vetem vetevrasje politike?! Jo. Ata qe mendonin ndryshe nga lideret e asaj kohe, siē qe dalja ne skene e UĒK-se, protestat e Unionit te studenteve etj, konsideroheshin si te nxitur nga Serbia dhe njerezia fillonin t’i urrenin. Nuk dihej kujt t’i besohej: atyre qe thoshin se Kosova do te ēlirohej pa asnje fishek te zbrazur, apo atyre qe zbraznin fisheke dhe luftonin kunder forcave te armikut. Albin Kurti rreshtohej ne anen e atyre qe luftonin per t’i shkeputur prangat e roberise. Ky rreshtim natyrisht qe do t’i kushtonte shtrenjte ne te gjitha aspektet, siē u kushtoi te gjithe atyre qe i kapen armet dhe atyre qe me forma te tjera ndihmuan luften.


    Njeriu qe ua prishte rehatine


    Albin Kurti konsiderohej si njeri qe me Levizjen studentore po ua prishte rehatine pashallareve qe ishin mesuar te rrugetonin ne udhetime zyrtare, per te mbledhur haraēin e diaspores, ua prishnin rehatine tregtareve te medhenj qe kishin lidhur miqesi dhe jarani me tregtaret serbe, ua prishnin rehatine edhe tregtareve te vegjel si: butikeve, restoranteve e kafeneve ku zihej politika me shume se ne selite partiake. Ē’ishin ato deklarata te Albin Kurtit, qe thoshte se vetem me lufte armiku mund te largohet, peshperitej kafeneve dhe selive te partive politike te regjistruara ne Beograd. Lufta eshte shkaterruese, thoshin ata duke u mbeshtjelle ne tymin e zymte te duhanit dhe eren e “shlivovices”. Me lehte ishte te mbeshtillesh me tymin e duhanit e te flisje kunder Albin Kurtit se te flisje kunder sistemit okupues. Te flisje kunder Albin Kurtit, selite e partive politike te ēmonin, te quanin militant dhe luftetar besnik te partise. Sa me shume te flisje kunder Albin Kurtit dhe Unionit te studenteve, shquheshe per besnikeri e devotshmeri partiake qe ata e klasifikonin atdhetare. Te mendoje e te shprehje opinionin se Albin Kurti e kishte mire, ishte rrezik i dyanshem: rrezik nga forcat policore te armikut, se ata te burgosnin, rrezik nga partia se te perjashtonte. Ē’loje luhej?! Nga masa e popullit askush nuk e dinte. Beogradi e dinte lojen. Selite e partive dhe disa lidere e dinin lojen. Albin Kurti kishte dal nga korniza e lojes dhe hidhte vallen e lirise, pa deshiren e shumices se lidereve te asaj kohe. Albini e dinte se kishte hyre ne nje rruge te rrezikshme dhe pa kthim. Luftetaret e lirise e dinin po ashtu se rruga e tyre ēlirimtare ishte pa kthim dhe ai qe mund te kthehej do ta gezonte ate qe me shekuj kishin enderruar gjenerata e meparshme shqiptare. Nga kreret e partive politike Albini konsiderohej i papershtatshem dhe tejet i rrezikshem, andaj duhej ta ndalonin. U perpoqen duke krijuar nje institucion te te rinjve me te njejtin emer qe Albinit t’i kunderviheshin me te njejten arme qe ta neutralizonin. Albini nuk neutralizohej, perkundrazi ecte me hapa te sigurt. Shkonte drejt vdekjes?! Shkonte drejt burgut?! Per Albin ishte krejt nje. Me mire i vdekur ose i burgosur se sa i nenshtruar e i poshteruar. Ne momentet me kritike, ne momentet me dramatike te kredibilitetit, aso kohe Kosoves ne ndihme do t’i vinte zeri nga Uashingtoni, kur Gelbarti haptas mes tjerash u tha se ai nuk ishte Supremen qe mund ta ēlironte Kosoven.


    Zhdavariti mjegullen e mendimit konfuz


    Ky ze engjellor ishte sinjal se pa lufte shqiptaret nuk duhej te shpresonin asgje, as nga Amerika e as nga Evropa. Ky ze e zhdavariti mjegullen e mendimit konfuz qe mbreteronte ne Kosove, dhe Albin Kurtit i dha zemer, siē u dha zemer te gjithe shqiptareve. Pas kesaj, Albin Kurti do te vizitonte qendrat e vendosjes nderkombetare, perveē tjerash edhe Brukselin. Me fjalen e Albin Kurtit do te mbetshin te kenaqur personalitete te njohura te politikes evropiane, me ē’rast perkrah Albin Kurtit do te mbanin konferenca per shtyp senatore e deputete shume te njohur, te cilet perkrahnin vizionin e Albin Kurtit per ardhmerine e Kosoves. E lufta e Kosoves mori permasa nderkombetare. E Albin Kurti, zeri i lirise, do te burgosej pa e shijuar asnje sekonde ajrin e lirise. Ne burg do t’u rezistonte torturave fizike me ēnjerezore dhe pikerisht nga burgu Albin Kurti do ta ngrehte zerin per luften e drejt te popullit te tij. Vetem ne keto momente shqiptaret po e kuptonin se forcen magjike dhe vizionin largpames te Albin Kurtit. Nga burgu Albin Kurti e fitoi simpatine gjithepopullore dhe secili shqiptar mburrej qe e kishte Kosova nje djale si Albini. Posa te lirohej nga burgu, Albin Kurti brenda disa muajve ne popull do te zbret dashuria ndaj Albinit dhe disa vjet me vone do te mbetet i rrethuar vetem nga me te vendosurit.


    Ngjarjet politike qe do te zhvillohen ne Kosoven e pasluftes dhe ne Kosoven e pas pavaresise, Albin Kurtin do ta shqetesojne. Ēuditerisht, edhe sot Albin Kurti do te trajtohet nje lloji siē u trajtua ne vitet e paraluftes. Ta perkrahesh idene e Albinit te perjashtojne nga partia, nuk te ofrojne ndihma sociale e as nuk mund te regjistrohesh ne Universitet. Madje ndoshta ju duket e pabesueshme, por eshte e vertete se edhe disa prinder “vizionare” i keshillojne femijet e tyre qe mos te behen perkrahes te Albinit, se ata do ua nderpresin ndihmat materiale te nevojshme per studime. Albini ne vitet e paraluftes konsiderohej ekstremist dhe i rrezikshem, e tash perseri me te njejtat etiketa etiketohet. Albin Kurti gjendet ne vendnumerim, por ideja e tij e ka bere qe Kosova te ecen perpara. Nje gje duhet te sqarohet se Albin Kurti dhe “Vetevendosja” eshte nje force , nje gjenerator qe i ka sherbyer Kosoves dhe vete grupit tone negociator e qeverise sone, qe ta kete me lehte arritjen e shpalljes se Pavaresise. Pa “Vetevendosjen” Kosova do ta kishte edhe me te cunguar pavaresine.


    Pse shqetesohet Albin Kurti?! Kosova i takon veē Albin Kurtit?! Dihet se Kosova nuk eshte prone e Albin Kurtit, por e secilit nga pak. Albini e kerkon te drejten e atyre te heshturve dhe frikacakeve, qe deri ne momentin e fundit e shikojne rehatine personale, e ne ēastet e te heshturit shnderrohen ne force e frikacaket i uzurpojne postet dhe perseri Albin Kurtit i mbetet burgu ose burgu shtepiak, revolta ose i atribuohet nje mirenjohje dhe nje rroge, siē u veprua me Bace Adem Demaēin e shume e shume vjet me vone, gjeneratat e tjera, Albin Kurtin do ta shohin si njeri me nje vizion largpames.


    03 maj 2008
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #413
    Rrnofte Per Jete Albin Kurti Dhe Levizja Vetevendosje
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #414
    Ja te nedruar shikoni kete video, dhe pastaj do shifni se i madhi Albin Kurti cka thote nuk genjen por thote realitetetin e vertete dhe te hidhur, e jo sikusre keta qeveritare e kuvendar qe gjithmone genjejne gjdo dite.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 07-08-2010 mė 10:22
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #415
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ja te nedruar shikoni kete video, dhe pastaj do shifni se i madhi Albin Kurti cka thote nuk genjen por thote realitetetin e vertete dhe te hidhur, e jo sikusre keta qeveritare e kuvendar qe gjithmone genjejne gjdo dite.

    http://www.youtube.com/watch?v=WZGjI...layer_embedded
    Shkėmbimi i territorit pėr ulėse?
    Nė negociata tė reja me Serbinė nuk mund tė thuhet se kanė shkuar tė mashtruarit. Eventualisht, d.m.th., nė rastin mė tė mirė, do tė mund tė thuhet qė kanė shkuar ata qė deshėn tė mashtrohen


    Nga Albin Kurti mė 06.08.2010 nė ora 12:35
    Pėrpjekjet kundėr pavarėsisė sė Kosovės Serbia i ka zhvilluar nė dy fronte. Sė pari, nė rrafshin diplomatik, juridik e ndėrkombėtar, duke e problematizuar statusin e Kosovės si njė ēėshtje ende tė pazgjidhur e pėr tė cilėn nevojiten negociata shtesė. Dhe, sė dyti, nė rrafshin e sigurisė dhe atė territorial, duke problematizuar ēėshtjet e brendshme tė Kosovės pėrmes strukturave tė saj nė Kosovė. Duket qė pas mendimit kėshillues tė GjND-sė do tė qetėsohet ca fronti i parė e do tė intensifikohet ky i dyti. Nga fronti i parė do tė mbetet forma e kėrkesės (pra, negociata tė reja), kurse fronti i dytė do tė jetė pėrmbajtja e obstruksioneve tė Serbisė. Nga problematizimi i statusit tė Kosovės po kalohet te problematizimi i statusit tė serbėve, pėrkatėsisht i vendbanimeve ku ata janė shumicė. Nėse deri mė tani Serbisė i duheshin kundėrvėnė Ministria e Punėve tė Jashtme dhe

    Ministria e Punėve tė Brendshme tė Kosovės, tash e tutje mė shumė punė do tė ketė pėr tė dytėn sesa pėr tė parėn.

    Serbia ėshtė e diktuara qė dikton. Serbia e diktuar nga mendimi i GjND-sė, po i dikton kėto negociata tė reja. Qeveria e Kosovės me pasivitetin e saj, me relaksimin e saj pas mendimit tė GjND-sė, po e mundėson kėtė gjė. Shahistėt e mirė e dinė qė lojėn e shahut mund ta humbėsh edhe atėherė kur s’duket qė ke gabuar dikund. Thjesht, vetėm pse ke bėrė lojė pasive e humbet lojėn. Ndoshta ka diēka prej fitoreje nė vetė sulmin. Mendimi i GjND-sė ishte shans qė Kosova tė sulmojė. Por, Qeveria e Kosovės nuk besonte qė ky mendim i GjND-sė do tė ishte kaq i mirė. Ajo u gėzua shumė mandej dhe, natyrisht, u relaksua sė tepėrmi. E gėzuar ashtu siē gėzohet spektatori mosbesues, nė vend se ta pėrdorte mendimin e GjND-sė kundėr negociatave me Serbinė, Qeveria e Kosovės po e bėn tė kundėrtėn: po ndjehet komode karshi qytetarėve e vetvetes dhe borxhli ndaj ndėrkombėtarėve. Ajo me lehtėsi po rrėshqet drejt pranimit tė negociatave tė reja me Serbinė. Dukuria e JO-ve tė buta dhe gjithnjė e mė tė buta para PO-sė pėrfundimtare po rishfaqet.

    Edhe rritja e numrit tė njohjeve, si temė e preferuar e Qeverisė, po ngec pėrkundėr pėrparėsisė sė krijuar. Shumė shtete tė reja do tė duhej ta njihnin pavarėsinė e Kosovės tash pas mendimit kėshillues tė GjND-sė. Por, paralajmėrimet pėr negociatat e reja ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė sigurisht qė po ndikojnė negativisht. Nga vetė sjellja e Qeverisė sė Kosovės ato shtete po inkurajohen pėr hezitim tė ri. Kur Qeveria e Kosovės nuk e shfrytėzon mendimin e GjND-sė dhe nuk i refuzon parimisht e kategorikisht negociatat e reja me Serbinė, nuk ėshtė e ēuditshme pse po e vazhdojnė ngurrimin e tyre shtetet qė deri mė tani nuk e njohėn pavarėsinė e Kosovės. Ndonėse, duhet pranuar qė kėtu kanė rol edhe ShBA-tė. Duke qenė pėrkrahėset mė tė mėdha tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, pikėrisht nėse mendimi i GjND-sė do tė ishte negativ pėr Kosovėn, ShBA-tė do tė ndjeheshin tė detyruara qė ta detyrojnė ndonjė shtet tė ri tė na njohė. Kujtoni p.sh., njohjet e Malit tė Zi e Maqedonisė qė ndodhėn nė tė njėjtėn ditė dhe menjėherė pasi qė Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė e aprovoi kėrkesėn e Serbisė qė ēėshtjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės ta trajtojė GjND-ja. ShBA-tė e bėnė atėbotė kėtė pėr ta balancuar OKB-nė qė kishte shprehur mirėkuptim pėr kėrkesėn e Serbisė. Tė gjithė e dimė se pa ndikimin e ShBA-ve Maqedonia e Mali i Zi nuk do ta njihnin pavarėsinė e Kosovės. Tash, pasi qė mendimi i GjND-sė ishte negativ pėr Serbinė, ShBA-tė janė po ashtu disi tė relaksuara dhe nuk e cytin ndonjė shtet tė ri qė tė na njohė. Fundja, shumica dėrrmuese e njohjeve tė pavarėsisė sė Kosovės dihet qė nuk erdhėn nga lobimi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Kosovės, por nga influenca e ShBA-ve dhe disa shteteve tė tjera tė fuqishme nė ato shtete qė na njohėn.

    Kosovėn nuk po e thėrrasin nė negociata tė reja pėr t’i dhėnė, por pėr t’i marrė asaj. E, megjithatė, ajo nuk shkon dot atje pa ndonjė premtim a shpresė qė do tė mund tė marrė diēka. Ėshtė e qartė qė nuk arritėn t’i shesin negociatat e reja me Serbinė si negociata pėr ēėshtje teknike dhe as zėvendėsimi i kujdesshėm i fjalės ‘negociata’ me fjalėn ‘bisedime’ nuk i bėri kujt pėrshtypje. Gjithashtu edhe teza e shkėmbimit territorial pak e ngapak u demaskua si e njėanshme: territori nė veri tė Ibrit kundrejt maksimalisht vetėm Preshevės dhe atė pa fshatrat nė anėn tjetėr tė magjistrales A-10. Atėherė, cili do tė jetė ambalazhi i ri pėr negociatat e reja? Me ēfarė do tė pėrpiqen t’ua shesin qytetarėve negociatat e reja? Duket qė ulėsja e Kosovės nė OKB do tė jetė karota e radhės pėr Kosovėn. Prandaj edhe ajo kėrkesa idiotike e Qeverisė sė Kosovės pėr zėvendėsimin e Rezolutės 1244 menjėherė pasi qė kjo rezolutė kishte pėrjetuar njė interpretim ndėrkombėtar liberal nė favor tė Kosovės. Qeveritarėt me gjasė do tė shkojnė nė negociata qė tė japin autonomi territoriale pėr serbėt nė kėmbim tė anėtarėsimit tė Kosovės nė OKB; pra, tė japin territor pėr tė marrė ulėse. Zaten, qeveritarėt do ta bėjnė atė qė na e kanė dėshmuar qė dinė ta bėjnė mė sė miri. Do tė japin territor e resurse (tė Kosovės) pėr ulėse (tė Kosovės nė OKB, ku do ta ulin ndonjėrin prej klanit tė tyre).

    Kėsisoj, ēmimi i ngjitjes lart do tė jetė zvogėlimi i dheut nėn kėmbė.
    Nė negociata tė reja me Serbinė nuk mund tė thuhet se kanė shkuar tė mashtruarit. Eventualisht, d.m.th., nė rastin mė tė mirė, do tė mund tė thuhet qė kanė shkuar ata qė deshėn tė mashtrohen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARIANI_TB : 07-08-2010 mė 10:22
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #416
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #417




    Keto video jane te vitit 2006, dhe te gjitha fjalimet qe i ka thene i madhi Albin Kurti, dolen shume te verteta. Keto procese qe po ndodhin tani ne Kosove, Kurti i ka shpjuguar qysh ne vitin 2006 !!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore kurt or djalo i ri
    merr formo ti nji parti
    dil ne zgedhje ban kerdi
    merr formo nji qeveri
    e te te shohim kush je ti

    se pallavra me shoqata
    thot gjithkush or psikopata..
    rreh ne hava tuj fishkllu shpata
    kinse trima.. rrapa trapa..





    ..

  9. #419
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ore kurt or djalo i ri
    merr formo ti nji parti
    dil ne zgedhje ban kerdi
    merr formo nji qeveri
    e te te shohim kush je ti

    se pallavra me shoqata
    thot gjithkush or psikopata..
    rreh ne hava tuj fishkllu shpata
    kinse trima.. rrapa trapa..





    ..
    A gjalle je Brar a !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #420
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Tash po vjen Albin Kurti me 1 miljon shqiptar,tash po ju tregon qysh udheheqet nje shtet i mbare.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •