Albin Kurti: Vetėvendosje nuk do tė jetė pjesė e bisedimeve Kosovė-Sėrbi
Udhėheqėsi i lėvizjes Vetėvendosje Albin Kurti e ka cilėsuar krizėn aktuale institucionale nė Kosovė si krizė tė nxitur nga interesat e politikanėve. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės ai shpalos pėrgatitjet pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjet parlamentare ndėrsa ka hedhur poshtė ēdo mundėsi tė pėrfshirjes sė tij nė bisedimet e paralajmėruara me Serbinė. Nė intervistėn dhėnė korrespondentit Besim Abazi, zoti Kurti thotė se do tė angazhohet pėr ri pėrcaktimin e rolit tė Bashkimit Evropian nė Kosovė.
Zėri i Amerikės: Zoti Kurti, Kosova ndodhet nė njė gjendje krize institucionale. Si e shihni ju kėtė krizė dhe rrugėdaljen prej saj?
Albin Kurti: Kriza institucionale ėshtė krizė e shkaktuar nga politikanėt pėr interesa tė politikanėve. Mendojmė qė kjo krizė nuk ka tė bėjė me qytetarėt dhe interesat e tyre. Qytetarėt qė prej shumė vitesh ndodhen nė krizė politike e tė sigurisė dhe po ashtu nė krizė socio ekonomike. Dyzet e pesė pėr qind e popullsisė jetojnė me mė pak se 2 dollarė, ndėrsa 18 pėr qind janė nė varfėri ekstreme dhe jetojnė me mė pak se njė dollar nė ditė, qė do tė thotė se janė tė uritur pėr ēdo ditė meqenėse nuk marrin kaloritė e mjaftueshme qė i nevojiten organizimit tė njeriut. Mbi 60 pėr qind ėshtė papunėsia dhe mendoj qė gjithė kėta njerėz kur nė ekranet televizive shohin nė vend tė njė figure prej politikani, U.D i presidentit nė vend tė presidentit tė Republikės sė Kosovės, nuk mendoj se kjo ia shton shumė krizės sė jetės sė tij tė pėrditshme. Por, mendoj qė partitė qė janė nė koalicionin qeveritar me kėto manipulime qė po i bėjnė, janė tė interesuara qė tia rrisin pazarin vetes sė tyre para njėri tjetrit dhe e gjithė kjo sajesė ėshtė tėrėsisht pėr interesat e krerėve tė partive qė janė nė koalicionin qeveritar dhe nuk ka tė bėjė me qytetarin e Kosovės.
Zėri i Amerikės: Dhe kjo qė ju e quajtėt sajesė e partnerėve tė koalicionit qeverisės po e ēon pėrfundimisht vendin nė zgjedhje madje edhe tė jashtėzakonshme. Ju keni vendosur tė merrni pjesė nė kėto zgjedhje. A jeni tė pėrgatitur pėr njė gjė tė tillė?
Albin Kurti: Ne po pėrgatitemi maksimalisht, meqenėse lėvizja Vetėvendosje, pėrveē qė ka njė ide dhe koncept tė fuqishėm, gjithnjė e mė shumė po e ka edhe njė organizim tė fuqishėm nė terren dhe jemi tė interesuar qė me kėtė organizim tė fuqishėm tė luajmė njė rol unifikues nė popullin e Kosovės dhe ti bashkojmė tė pakėnaqurit ti vetėdijesojmė si shumicė qė janė dhe ti prodhojmė ndryshimet tė cilat janė tė domosdoshme. Vetėm nga energjia e pakėnaqėsisė nuk vijnė ndryshimet. Kjo energji duhet tė shndėrrohet nė fuqi tė organizimit dhe besoj qė nuk do tė mungojnė as rezultatet. Bindja ime ėshtė qė politikanėt tė cilėt i kryesojnė partitė nė koalicionin qeveritar, janė politikanė qė po pėrpėliten nė njėrėn anė para zemėrimit nė rritje tė qytetarėve dhe nė anėn tjetėr para projekteve tė dėmshme qė duan tia imponojnė Kosovės e kėto janė negociatat e paralajmėruara me Serbinė si dhe privatizimi neo liberal i gjithēkaje qė ėshtė publike.
Zėri i Amerikės: Zoti Kurti, kur jemi tek negociatat, ato janė paralajmėruar tė vazhdojnė nėse jo mė herėt, menjėherė pas zgjedhjeve nė Kosovė. Ēfarė prisni nga kėto bisedime dhe a do tė jeni pjesė e tyre nėse arrini tė jeni pjesė e institucioneve?
Albin Kurti: Lėvizja Vetėvendosje jo vetėm qė nuk ėshtė pjesė e kurrfarė bisedimeve me Serbinė dhe nuk do tė jetė asnjėherė, por ajo mendon qė ėshtė absurde qė tė bisedohet pėr ēfarėdo qoftė me Serbinė, pėrderisa ajo nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės, nuk e ndėrron kushtetutėn e saj ku shkruan se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė, nuk na kėrkon falje pėr krimet e kryera, nuk na i dorėzon kriminelėt e luftės, nuk na i dorėzon trupat e pajetė tė tė pagjeturve tė zbuluar nė varrezat masive ose informatat pėr ta, nuk ka i kthen librat kadastral dhe fondin pensional dhe nuk na i paguan dėmet pėr shkatėrrimet e mėdha nė Kosovė e nuk i ndėrpret po ashtu edhe financimin e strukturave paralele. Prandaj, kėta po shkojnė tė negociojnė me Serbinė pėr veten tonė nė kohėn kur qėndrimi i tyre fillestar do tė jetė plani i (Martti) Ahtisaarit, me ērast do tė bėjnė edhe koncesione tė reja. Prandaj mendoj qė kjo elitė politike qė kemi sot thjeshtė po druhet qė ti lėrė zgjedhjet tė jenė tė rregullta pėr vitin e ardhshėm. Dėshiron qė sa mė parė ti bėjė ato nė mėnyrė qė tė shpėtojė votat qė mund tė shpėtojė pėr veten e saj dhe kėsisoj tė nxirret prej ndėshkimit tė qytetarėve para se tė fillojnė negociatat me Serbinė ku ata falin territor dhe para se tė fillojė privatizimi i PTK-sė, KEK-ut e Trepēės, ku ata falin pasuri tė Kosovės.
Zėri i Amerikės: Zoti Kurti, por dialogu me Serbinė ėshtė njė detyrim tashmė shtetėror i marrė nga institucionet e Kosovės. Ju thoni se nuk do tė jeni kurrė pjesė e kėtij dialogu, por premtimet u janė dhėnė edhe faktorėve tė rėndėsishėm ndėrkombėtar qė llogariten edhe aleatė tė Kosovės. Si do tė dilni nga kjo situatė nėse ju do tė udhėhiqni institucionet e vendit? Do tė pėrballeni me gjithė botėn?
Albin Kurti: Pėrkundrazi. Ne mendojmė qė nuk janė vetėm dy rrugė tė mundshme me faktorin ndėrkombėtar. Pra, nuk ėshtė i mundshėm vetėm serviliteti ose armiqėsia. Ne jemi pėr njė qasje krejt tjetėr tė bashkėpunimit mė faktorin ndėrkombėtar e ky ėshtė partneriteti. Politikanėt tanė pėr shkak tė korrupsionit tė tyre enorm dhe pėr shkak tė shantazheve qė i kanė pėr kėtė korrupsion, nuk kanė mundėsi tjetėr pėrveēse servilitetit. Mendojmė qė njė elitė e re politike, e cila ėshtė e domosdoshme qė tė ndryshojė gjendja, do tė ishte ajo e cila do tė bėnte marrėdhėnie partneriteti me ndėrkombėtarėt dhe nuk do tė kishim nevojė qė mė me Serbinė tė negociojmė pėr veten tonė. Faktorėve ndėrkombėtar politikanėt e Kosovės kurrė nuk ua kanė shpjeguar siē duhet pse ne nuk duhet tė bisedojmė me Serbinė pėr Kosovėn dhe nuk e kanė shpjeguar se si Serbia jo vetėm qė e ka tė kaluarėn kriminale nė Kosovė, por i ka edhe projektet pėr Kosovėn, kriminale.
Zėri i Amerikės: Dhe ju mendoni se ju jeni ndryshimi i kėsaj situate dhe kėsaj qasjeje qė kanė institucionet e Kosovės?
Albin Kurti: Ne mendojmė se gjendjen nė Kosovė do ta ndryshojė populli i Kosovės, qytetarėt e Kosovės. Dhe pėr dallim nga partitė politike qė kanė luajtur njė rol pėrēarės pėr pushtetin e tyre, ne dėshirojmė qė tė luajmė njė rol unifikues pėr shtetin e Kosovės. Ka ardhur koha qė zhgėnjimi qytetar tė mos lejojmė qė tė degjenerojė nė dėshpėrim tė pėrgjithshėm ku krijohen vetėm dy mundėsi: ose tė marrėsh valixhet e tė lėshosh kėtė vend, ose ti nėnshtrohesh regjimit nė fuqi i cili e trashė pushtetin nė llogari tė zvogėlimit tė shtetit. Por, mendojmė qė ky zhgėnjim duhet tė shndėrrohet nė njė shpresė tė re dhe pėr kėtė po pėrpiqemi maksimalisht.
Zėri i Amerikės: Pėr tė bėrė kėto ndryshime duhet tė hyni nė zgjedhje pėr ēfarė ju tashmė keni vendosur. A ka hapėsirė tė mjaftueshme pėr zgjedhje tė lira e tė mira nė Kosovė, me infrastrukturėn aktuale ligjore?
Albin Kurti: Sigurisht qė nė Kosovė, partitė tė cilat nuk kanė lejuar qė zgjedhjet edhe nė tė kaluarėn tė jenė tė lira e demokratike, nuk mund tė llogarisim qė kėto parti do tė ndryshojnė kėsaj radhe. Ne besojmė qė ndryshimi nė Kosovė vjen prej atyre qė kanė interes pėr ndryshim. E kėta janė popullsia e Kosovės, shumica dėrmuese e tė cilės janė ose tė varfėr ose tė papunė, e zakonisht, tė dyja kėto. Ndėrkaq, ata qė nuk kanė interes pėr ndryshime sepse janė pasuruar nė mėnyrė enorme nė Kosovėn e varfėr, prej tyre nuk mund tė presim as drejtėsi, as mėshirė, pra, as zgjedhje tė lira e demokratike. Por, ne duhet tė ballafaqohemi, e ballafaqimi nėnkupton punėn nė terren pėrmes krijimit tė strukturave tė forta organizative dhe pėrmes mobilizimi, organizimit tė tė pakėnaqurve, qė dėshirėn e tyre pėr ndryshime nė ditėn e zgjedhjeve ta shndėrrojnė edhe nė vullnet pėr ndryshime.
Zėri i Amerikės: A do tė ketė mundėsi Albin Kurti qė tė kandidohet nė kėto zgjedhje duke pasur parasysh telashet e tij me drejtėsinė nė Kosovė?
Albin Kurti: Unė besoj qė kam tė drejtė tė kandidohem dhe do tė kandidohem. Sigurisht qė regjimi jo vetėm mua, por edhe tė tjerėve por edhe lėvizjes nė pėrgjithėsi do tė mund tė pėrpiqet qė tė bėjė pengesa e vėshtirėsi tė ndryshme. Por, ėshtė e qartė se ata kanė vėshtirėsi edhe brenda vetes qė tė na vendosin edhe neve pengesa, sepse ka kundėrthėnie midis ligjeve tė ndryshme, kodit penal, kushtetutės e kėshtu me radhė. Por, besoj qė nė kohėn e duhur, lėvizja Vetėvendosje do tė prezantojė listėn e kandidatėve tė saj dhe aty do tė jenė aktivistė tė Vetėvendosjes, por edhe shumė personalitete tė tjera qė na janė bashkuar nė ndėrkohė e do tė na bashkohen nė vijim.
Zėri i Amerikės: Kur folėm me herėt pėr marrėdhėniet me bashkėsinė ndėrkombėtare, thatė se do tė angazhoheni pėr partneritet. A nėnkupton ky partneritet edhe praninė aktuale civile ndėrkombėtare nė Kosovė, kam parasysh edhe EULEX-in me tė cilin ju keni njė histori pėrplasjesh?
Albin Kurti: Ne nė politiken e jashtme tė Kosovės, mendojmė qė tė mos i trajtojmė njėsoj organizmat ndėrkombėtar dhe shtetet qė na kanė pranuar me ata qė nuk na kanė pranuar. Ne jemi tė interesuar qė tė vendosim marrėdhėnie shumė tė mira me ata qė e njohin pavarėsinė e Kosovės pėr dallim prej atyre shteteve qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės. Ne mendojmė se nė Kosovė ka nevojė tė ri definohet prezenca e Bashkimit Evropian dhe ne jemi pėr njė prezencė qė na kėshillon, na ndihmon nė fushėn e ekonomisė, arsimit, shėndetėsisė. Por, mendojmė qė nuk ka vend njė prezencė e tipit tė EULEX-it e cila sundon ne Kosovė pėrmes njerėzve qė kanė imunitet prej ligjit dhe kanė fuqi ekzekutive mbi institucionet tona, ndonėse nuk i ka zgjedhur askush. Ne dėshirojmė qė Kosova tė jetė njė shtet normal qė krahasohet me shtetet perėndimore, demokratike me sovranitet, pra me shtetet normale, e jo tė jemi njė shtet qė krahasohemi me vatrat tjera tė krizės, sikurse Afganistani, Iraku apo madje edhe Bosnja.
Zėri i Amerikės: Nėse vini nė pushtet, a do tė kėrkoni largimin e EULEX-it?
Albin Kurti: Ne do tė kėrkojmė ri definimin e prezencės ndėrkombėtare dhe do tė bisedojmė me Brukselin qė Kosova nė njėrėn anė ta ketė tė drejtėn pėr tu integruar nė BE dhe nė anėn tjetėr BE-ja tė na ndihmojė qė tė zhvillohemi si Kosovė e jo vetėm tė na shoh si mjet pėr sigurinė e stabilitetin rajonal.
http://www.voanews.com/albanian/news...106401379.html
Krijoni Kontakt