Vetėvendosje “tregon dhėmbėt” nė vjeshtė
“‘Vetėvendosje’ ėshtė duke punuar me intensitet tė shtuar nė terren, nė shtrirjen e strukturės sė brendshme tė saj. Tė gjitha qendrat ekzistuese nėpėr komunat e Kosovės po konsolidohen, si dhe po krijohen pikat e ndryshme tė lėvizjes nė kuadėr tė secilės qendėr”, tha Vraniqi.
Sipas tij, sekretariati i rrjetit dhe i qendrave po zhvillon njė sėrė takimesh nėpėr komuna me njerėz tė profileve tė ndryshme tė cilėt e pėrkrahin aktivitetin e Lėvizjes dhe janė nė pajtueshmėri tė plotė me konceptin politik tė “Vetėvendosjes”.
“Si rezultat i kėtyre takimeve kemi aderim tė madh tė njerėzve nė radhėt e Lėvizjes, mes tyre edhe personalitete tė njohura nė opinion. Lėvizja nė njė tė ardhme tė afėrt do tė bėjė prezantimin e kėtyre figurave tė reja nė opinion”, tha Vraniqi.
Aktualisht, ajo e ka ulur nė minimum tempin e aktiviteteve, ndėrsa qė reforma e brendshme e paralajmėruar kohė mė parė ėshtė shtyrė pėr vjeshtėn e kėtij viti, kohė kur “Vetėvendosje” do tė zhvilloj edhe zgjedhjet e para tė brendshme.
Fadil Sertolli
Prishtinė. Pėrkundėr vendimit definitiv pėr pjesėmarrje nė zgjedhjet e ardhshme dhe paralajmėrimeve pėr mbushjen e radhėve tė saj me personalitete tė fuqishme, Lėvizja “Vetėvendosje” po pėrjeton njė periudhė pushimi nė kėtė drejtim.
Aktualisht, ajo e ka ulur nė minimum tempin e aktiviteteve, ndėrsa qė reforma e brendshme e paralajmėruar kohė mė parė ėshtė shtyrė pėr vjeshtėn e kėtij viti, kohė kur “Vetėvendosje” do tė zhvilloj edhe zgjedhjet e para tė brendshme.
Ndėrsa, zyrtarėt e saj, deri mė tani, nuk kanė bėrė asnjė hap as nė aspektin e regjistrimit nė organet kompetente zgjedhore.
Megjithatė, aktivistėt e “Vetėvendosje”, janė tė bindur se Lėvizja do tė pėrjetoj sė shpejti njė valė tė madhe aderimesh tė figurave me kredenciale tė larta politike dhe akademike.
Deri mė tash, asaj i janė bashkangjitur biznesmeni shqiptaro-amerikan Florim Krasniqi, ish- kryetari i Malishevės, Gani Krasniqi dhe ekonomisti, Ismet Hamiti.
Erzen Vraniqi, aktivist i “Vetėvendosjes” ka paralajmėruar se shumė shpejt do tė bėhet edhe prezantimi i figurave tė reja qė kanė aderuar nė Lėvizje.
Mosaplikimin pėr regjistrimin nė zyrėn e partive politike nė KQZ, Vraniqi e arsyeton me mosmiratimin e programit politik.
“Nė vjeshtė pritėt t’i mbajmė zgjedhjet e brendshme dhe do ta kemi tė kompletuar strukturėn udhėheqėse ku do tė miratohet edhe programi politik e mė pas tė aplikojmė pėr regjistrim nė KQZ”, tha ai.
Ndėrsa, analistėt politik vlerėsojnė se pakėnaqėsia nė rritje e qytetarėve tė Kosovės me politikėn aktuale mund tė pėrkthehet nė pėrkrahje pėr Lėvizjen e udhėhequr nga Albin Kurti, nė zgjedhjet ardhshme.
Analisti Avni Zogiani, mendon se njė problem shumė i madh pėr “Vetėvendosjen” do tė jetė fakti qė kjo Lėvizje hyn nė zgjedhje si subjekt nga jashtė sistemit, nė njė sistem ku subjektet politike janė akomoduar me manipulimin dhe blerjen e votės.
“Vetėvendosja’ ka vetėm sinqeritetin pėrballė tėrė kėtij sistemi qė shpesh vepron nė prapaskenė. Kjo ka mundėsi qė tė kufizojė pėrkrahjen e ‘Vetėvendosjes’ dhe prandaj do tė jetė shumė e vėshtirė pėr kėtė lėvizje”, tha Zogiani.
Ndėrsa, drejtoresha e Zyrės pėr Regjistrimin e Partive Politike nė KQZ, Miradije Mavriqi, ka thėnė se zyrtarėt e “Vetėvendosjes” ende as nuk ka thirrur as pėr tė marrė ndonjė lloj informacioni pėr regjistrim.
Ndryshe, reforma e paraparė tė zhvillohet nė “Vetėvendosje” nė vjeshtė, pėrfshin aspektin e kuadrove dhe atė programor tė Lėvizjes.
Ndėrkohė qė udhėheqja e “Vetėvendosjes”, ėshtė pėrcaktuar tashmė qė nė zgjedhjet e ardhshme tė mos konkurrojnė si parti politike, por si lėvizje qytetare.
Krijoni Kontakt