Close
Faqja 41 prej 187 FillimFillim ... 3139404142435191141 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #401
    Walk a little slower... Maska e ♥ Ela ♥
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    369
    Po sikur mos te di fare une se kush eshte Albin Kurti, si i bie? Po me duket vetja jashte-tokesore pas gjite ketyre postimeve per kete person. Ehhh cfare them dhe une, shumica komenteve jane nga nje antar per nje tjeter sesa per Albinin.

  2. #402
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga ♥ Ela ♥ Lexo Postimin
    Po sikur mos te di fare une se kush eshte Albin Kurti, si i bie? Po me duket vetja jashte-tokesore pas gjite ketyre postimeve per kete person. Ehhh cfare them dhe une, shumica komenteve jane nga nje antar per nje tjeter sesa per Albinin.
    Munde te jesh me e qarte je me Albinin ajo?!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #403
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar mė parė nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Disa e Llap gjithe secili ka dhan ne menyrat e vete kontributun e tyre.Une prej 2006 deri 2008 kam qen aktviste edhe aktivistja e pare ne zyre qe eshte hape ne vendin time,gjithcka shkon ne rregulle po mos te vinte aj fare glauk konjufca qe ktheu Vetėvendosjen 90%me poshte.Idet qe i jep aje menyra se i Proteston duke shaj te tjeret qe kan dhan shume me shume se aje ne me pelqej.Kame dhane dorheqje kam pas arsye timen qe arsyetohet.....Kshtu qe Disa vetem pak me mendu me heret ka pas shume me shume njerze qe ekane perkrahe.2009 kame bare nje vizite zyrete Pr-Nuk jane njerzi qe kane qene me perpara,te gjithe jane shume te ri. Per te mira dyte.
    Po eshte shum e vertet,qe ka edhe njerez me te meta ne Vetevendosje,por une tek e fundit nuk shkoj as per Glaukin dhe as per Albini,por shkoj pse me pelqen koncepti i Levizjes Vetevendosje,nejse ne munde te themi cka te dojme por e verteta eshte se Albini me se paku shumti edhe 3 -5 vite do ta merr pushtetin.

    Me t'mira

    p.s, qka u ba puna e qasaj dhurate?!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #404
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    Po eshte shum e vertet,qe ka edhe njerez me te meta ne Vetevendosje,por une tek e fundit nuk shkoj as per Glaukin dhe as per Albini,por shkoj pse me pelqen koncepti i Levizjes Vetevendosje,nejse ne munde te themi cka te dojme por e verteta eshte se Albini me se paku shumti edhe 3 -5 vite do ta merr pushtetin.

    Me t'mira

    p.s, qka u ba puna e qasaj dhurate?!
    Pershendetje Disa,

    Plotesisht pajtohem me kete shkrim tuajin. Albini eshte i vetmi qe gjer me tani edhe me heret edhe tani tregon realitetin e hidhur e te vertete. Gjdo koncept i tij eshte me vend dhe gjithmone dalin te verteta ato qka Albini ka thene e thote,

    Bravo Disa me keto shkrime.

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #405
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Pershendetje Disa,

    Plotesisht pajtohem me kete shkrim tuajin. Albini eshte i vetmi qe gjer me tani edhe me heret edhe tani tregon realitetin e hidhur e te vertete. Gjdo koncept i tij eshte me vend dhe gjithmone dalin te verteta ato qka Albini ka thene e thote,

    Bravo Disa me keto shkrime.

    :^bravo
    po i dalin ati qysh jo
    e ka kundershtue planin e ahtisarit tani e pergdhel
    e ka kundeshtue pavarsin tani e perkrah
    e ka kundershtue decentralizimin tani e perkrah ne heshtje
    e ka kundershtue kushtetuten tani po kerkon te futen ne parlament e ta zbatoi ate kushtetut
    i ka kritikue institucionet tani pi kerkon vet te vi ne krye te tyre
    e ka kritikue dhe ka kerkue nga populli mos te dalin ne votime tash kerkon nga po ky popull voten e tyre heeeee
    krejt i paskan dal qka ka than
    do te vie edhe dita e votimeve dhe gjith kuj populli do tja tregoi vendin se ku e ka
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #406
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga Disa Lexo Postimin
    Po eshte shum e vertet,qe ka edhe njerez me te meta ne Vetevendosje,por une tek e fundit nuk shkoj as per Glaukin dhe as per Albini,por shkoj pse me pelqen koncepti i Levizjes Vetevendosje,nejse ne munde te themi cka te dojme por e verteta eshte se Albini me se paku shumti edhe 3 -5 vite do ta merr pushtetin.

    Me t'mira

    p.s, qka u ba puna e qasaj dhurate?!
    o Disa gjithkun ka te keq edhe te mire,po problemi eshte se bash konceptete e protesta e demostratat kane qe kunder qeveris(edhe Llapi e paska cek) e sot krej cka ka kundershtu po e pranone,a nuk po tu doket pak si poshte ky koncept...fundi fundit eshte edrejta jote edhe qysh ti e ke pranu si Vetėvendosje! po jame e binder qe ke me kuptu thelbine e kesaj.....p.s-dhurate e ke pa te pershendetjet ajo ka qene
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  7. #407
    Po te mos ishte Levizja Vetvendosje me Albinin ne Krye, po te mos ishin bere ate demonstrata qe beri kjo levizje, po te mos reagonte Albini pra vetem te shukate dhe te vijonte si rrjedhin punet ne Kosove pas luftes, besoj qe me shume deme e padrejtesi ishin bere ndaj popullit shumice shqiptare se Kosoves.
    Ju mund te thoni cka te doni, dhe ju kuptoj pse jeni kunder Albini dhe Levizjes Vetevendosje, por mos harroni se gjate luftes se fundit ne Kosove, kur baca Adem Demaci ishte zyrtare i larte i UCK-se, po ky Albini ishte zedhendesi i tij, dhe mu bash ne mes te Prishtines.

    Shume shpejt do dalin te gjitha gjerat ne drite te mbare, dhe do shifet se kush ka qene i drejte e kush jo.

    Reaspekt
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #408
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Mos dėgjo ē'thotė ai pėr vete, por dėgjo ē'thonė bota pėr tė....Respekt edhe une per ty.
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  9. #409
    Citim Postuar mė parė nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Mos dėgjo ē'thotė ai pėr vete, por dėgjo ē'thonė bota pėr tė....Respekt edhe une per ty.
    Po C'thote bota per te nese ben me dite, dhe kush jane ata bota !!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #410
    Interviste me Albin Kurtin
    Nga Ylli Pata
    Marrė nga Gazeta Shqip
    Kreu nė “arrati” i “Vetėvendosjes!” tregon planet e lėvizjes

    “Meqė pavarėsisė formale tė shpallur nuk po i shtohet sovraniteti dhe integriteti territorial, asaj po i rrjedh edhe formaliteti”, thotė Kurti duke argumentuar diskutimin qė ka nisur brenda “Vetėvendosjes!” pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje e pėr tė synuar pushtetin. Kurti sqaron gjithashtu pozicionin e tij si “person nė kėrkim” nga EULEX-i dhe “fshehjen” nė publik.



    Zoti Kurti, le ta nisim nga pozita nė tė cilėn gjendeni sot e disa ditė si person i kėrkuar. A jeni aktualisht nė Kosovė?


    Nė Kosovė jam pėr ēdo ditė. Mė sė shumti, nė Prishtinė. Nė muajt shkurt, mars e prill, nuk kam qenė jashtė Kosovės.

    Gjykatėsi i EULEX-it, de Mongeot, lėshoi njė urdhėr-arrest tė ri ndaj jush, duke iu bėrė njeriun mė tė kėrkuar nga drejtėsia e Kosovės. Ju do tė vazhdoni tė “fshiheni” apo do tė kėrkoni azil?

    Nuk e kam bash tė qartė pse lėshojnė kaq shpesh flet-arreste tė reja. Besoj qė njė flet-arrest do tė mjaftonte deri nė arrest. Ka mundėsi qė kėtė e bėjnė qė ta shtojnė trysninė mbi policinė, e cila nuk duket aq e vullnetshme pėr tė mė arrestuar. Thjesht, edhe policėt e kanė parė padrejtėsinė e kėtij persekutimi tė cilit EULEX-i pėrpiqet t’i japė formė ligjore. Po ashtu, 175.000 nėnshkrime nė peticionin qė kėrkon mbylljen e gjykimit dhe hapjen e hetimeve pėr vrasjet e 10 shkurtit 2007, sigurisht qė kanė ndikuar edhe te policėt. Madje, ka jo pak policė qė e kanė nėnshkruar kėtė peticion.

    Unė vazhdoj tė ‘fshihem’ gjithandej nėpėr Kosovė, nėpėr tubime e takime publike nė kuadėr tė aktiviteteve tė rregullta tė lėvizjes “Vetėvendosje!”. Nuk lejoj qė tė ma ndryshojė kollaj jetėn e orarin e veprimtarisė ky proces.

    Odiseja juaj gjyqėsore duket si skenar i njė teatri absurd, ku po kuptojnė pak publiku nė Kosovė dhe aq mė pak ai nė Shqipėri. Cila ėshtė e vėrteta e kėsaj ēėshtjeje, e cila ėshtė kthyer tashmė nė njė rast pėr tė mbrojtur dinjitetin e EULEX-it dhe tė Zyrės Ndėrkombėtare?


    EULEX-i, si njė trashėgimtar i UNMIK-ut, e riaktualizoi lėndėn kundėr meje, lidhur me demonstratėn e 10 shkurtit 2007. Atėbotė, procesi pat ngecur, meqė askush nga Oda e Avokatėve tė Kosovės nuk pranoi qė tė mė mbronte mė, duke iu pėrgjigjur kėsisoj pozitivisht thirrjes sime. Paraprakisht, 6 avokatė sipas detyrės zyrtare tė caktuar nga UNMIK-u, ishin ndėrruar njėri pas tjetrit deri nė pikėn kur secili ishte bindur qė, nė fakt, nuk janė ftuar tė mė mbrojnė, por qė ta legjitimojnė njė proces tė gatuar mė herėt. Mirėpo, edhe dėshmitari kryesor i prokurorisė, polici kosovar Ismet Hajdini, pat deklaruar plotėsisht nė favor timin. Procesi u bė skandaloz dhe kolapsoi. Mė kishin mbajtur nė burg pėr 5 muaj dhe 5 tė tjerė nė arrest shtėpiak. Gjatė 5 muajve sa isha nė burg mė kanė marrė nė pyetje vetėm njė herė pėr 30 minuta, duke vėrtetuar kėshtu se qėllimi i tyre nuk ishte zbulimi i sė vėrtetės a drejtėsia, por izolimi im politik. Mė patėn liruar 9 ditė para se tė shpallej pavarėsia e Kosovės.

    Akuza ndaj jush ėshtė “pjesėmarrje” nė njė turmė qė ka kryer vepra penale, pjesėmarrje nė njė grup qė ka penguar personat zyrtarė nė kryerjen e punėve zyrtare dhe pėr thirrje pėr rezistencė nė lidhje me ngjarjet e shkurtit tė 2007-s, nė tė cilat u vranė dy protestues. Ky formulim ekziston nė Kodin Penal tė ri tė Republikės sė Kosovės, pasi duket paksa si njė akuzė politike e ish-Jugosllavisė sė vjetėr...

    Akuza e parė ėshtė ‘tentim pėr tė shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm’. Nė fakt, rrezik tė pėrgjithshėm mė 10 shkurt 2007 patėn shkaktuar policėt e UNMIK-ut. Atė ditė nė demonstruesit duarthatė janė shkrepur gjithsej 232 plumba gome, me afat tė skaduar qė prej 12 vjetėsh, nė kokė ose nė pjesėn e sipėrme tė trupit, nga afėrsia dhe derisa masa po tėrhiqej. Akuza e dytė ėshtė: pengim i personave zyrtarė nė kryerjen e detyrave zyrtare. Policėt rumunė tė UNMIK-ut kanė pasur urdhėr pėr tė vrarė, por edhe leje pėr tė ikur nga vendi krimit. Ish-kreu i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, nuk ua pat hequr imunitetin, ndėrsa Kryeprokurori i UNMIK-ut, Robert Dean, i pat marrė nė pyetje vetėm si dėshmitarė e jo si tė dyshuar policėt rumunė. Ata u kthyen nė Rumani, duke i marrė me vete pushkėt me tė cilat kishin vrarė dhe atje mandej u dekoruan pėr punėn qė kishin bėrė nė Kosovė! Unė do tė kisha dashur shumė sikur tė kisha mundur qė t’i pengoj policėt e UNMIK-ut nė kryerjen e kėsaj detyre zyrtare tė tyre. Sa i pėrket asaj akuzės sė tretė, ‘thirrje pėr rezistencė’ i kam thėnė prokurorit ndėrkombėtar qė kėtė gjė e pėrjetoj si kompliment.

    Kėto akuza janė nė bazė tė Kodit Penal tė Kosovės. Mbase ka shumė mbeturina tė periudhės sė Jugosllavisė aty. Ashtu siē ka edhe nė gjyqėsinė e Prokurorinė e Kosovės.

    Deri tani kanė dhėnė dorėheqjen njė numėr i madh avokatėsh shqiptarė, tė cilėt janė caktuar kryesisht nga gjykata, ndėrkohė qė kryesuesi i panelit ka kėrcėnuar me masa represive. Si e konsideroni ju performancėn e qeverisė sė Kosovės me kėtė rast, gjegjėsisht tė Ministrisė sė Drejtėsisė, pasi bėhet fjalė pėr njė qytetar tė njohur tė Republikės, qė ėshtė vėnė nė shėnjestrėn e zyrtarėve tė EULEX-it?


    EULEX-i po e pėrdor rastin kundėr meje qė t’i disiplinojė prokurorėt e gjykatėsit e Kosovės, e madje po pėrpiqet qė kėtė ta bėjė edhe me avokatėt e Kosovės. Heshtja e qeverisė sė Kosovės dhe e Ministrisė sė Drejtėsisė ėshtė kontribut nė orvatjen e EULEX-it qė ta heshtė lėvizjen “Vetėvendosje!” dhe mua. Atyre po iu konvenon ky persekutim qė po na e bėjnė. Sepse ata nuk duan t’ia dinė se si lėvizja jonė po i ndihmon shtetit tė Kosovės, por vetėm sesi ajo mund t’ua rrezikojė pushtetin atyre.

    Si e konsideroni ju determinimin e misionit tė BE-sė pėr t’ju dėnuar me ēdo kusht. Bėhet pėr tė mos krijuar precedent, apo pėr tė treguar qė pavarėsia nuk ėshtė e plotė, ndaj dhe hapėsirat demokratike nuk janė tė tilla...


    EULEX-i ėshtė ajo qė dikur quhej Shtylla e Parė e UNMIK-ut: Departamenti i Drejtėsisė dhe Policia (nė tė njėjtin vend). EULEX-i ėshtė mision jodemokratik dhe neokolonialist. Ne kemi nevojė pėr njė BE, e cila na kėshillon e ndihmon pėr demokratizim e pėr zhvillim ekonomik, qė sjell mirėqenie pėr qytetarėt, e jo pėr misione policore tė BE-sė. Prania e BE-sė nė Kosovė duhet tė ridefinohet. Ėshtė e papranueshme qė EULEX-i tė mos na e pranojė pavarėsinė. Dhe, pėr mė keq, tė bazohet nė Rezolutėn 1244 e nė 6 Pikėshin famėkeq tė Ban Ki-Moonit, tė mos ketė afat tė qėndrimit tė Kosovė, tė kenė imunitet nga ligji nė Kosovė i gjithė personeli i EULEX-it me familjet e tyre, tė kenė fuqi ekzekutive mbi institucionet e Kosovės dhe tė nėnshkruajnė protokolle pėr bashkėpunim policor me Serbinė. Kėto tė vėrteta i themi vetėm ne tė “Vetėvendosjes!”. Dhe, vetėm ne veprojmė ashtu siē themi. Andaj iu pengojmė kaq shumė.

    Zoti Kurti, a keni apeluar nė institucionet ndėrkombėtare apo nė organizmat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut pėr rastin tuaj?


    Lėvizja “Vetėvendosje!” ua ka dėrguar njė memorandum organizatave e institucioneve tė ndryshme anekėnd botės. Po ashtu edhe peticioni me 175.000 nėnshkrime po dėrgohet. “Amnesty International” e pat quajtur kėtė proces kundėr meje tė motivuar politikisht qysh nė kohėn e UNMIK-ut. Patėn reaguar edhe shumė organizata tė tjera ndėrkombėtare si “Human Rights Watch”, “War Resisters International” etj., si dhe organizata vendore si Kėshilli pėr Mbrojtjen e Lirive dhe tė Drejtave tė Njeriut, Ombudspersoni etj.

    Mbėshtetės tuaj goditėn dy ditė mė parė njėrin prej avokatėve me vezė. Si e ēmoni kėtė gjest dhe a pėrbėn ai njė akt tė dhunės etike nė sjelljen e mbėshtetėsve tuaj?


    Asnjė avokat nga 527 sosh sa janė nė Kosovė deri mė tani nuk ka pranuar tė mė mbrojė. Unė u falėnderohem pėr kėtė. Unė s’kam nevojė tė mė mbrojė kush nė njė gjykatė qė nuk e njoh, por kam nevojė tė mė bashkohen njerėzit nė sulmimin e kėsaj gjykate tė padrejtė. Avokati Avni Gjakova e braktisi rrugėn e tė gjithė avokatėve tė tjerė, qė u solidarizuan me mua. Aksioni ynė kundėr tij ishte simbolik. Po tė ishim tė interesuar pėr dhunė dhe pėr lėndimin e avokatit nuk do ta gjuanim me vezė.

    A mendoni se nė kėtė rast ka gisht tjetėrkush, veē faktorit ndėrkombėtar?


    Besoj qė heshtja e qeverisė sė Kosovės ėshtė heshtje qė flet dhe heshtje aktive. EULEX-i zakonisht e njofton paraprakisht qeverinė e Kosovės pėr hapat qė ndėrmerr pėr ta pasur edhe aprovimin e tyre. Nuk besoj tė ketė qenė ndryshe as kėsaj radhe me rastin e persekutimit tim nė bazė tė aktakuzės sė UNMIK-ut pėr demonstratėn e 10 shkurtit. Tė dyja palėt janė tė interesuara pėr kriminalizimin e protestave dhe demonstratave, si mėnyra tė veprimit politik demokratik.

    Mediat e Kosovės nuk e kanė mbuluar shumė rastin tuaj. Pse ndodh kjo sipas jush?


    Televizioni publik, RTK-ja, ėshtė plotėsisht nėn kontrollin e qeverisė dhe tė ndėrkombėtarėve. Krerėt politikė e institucionalė i kanė gazetarėt e redaktorėt e tyre pothuajse nė secilin medium.

    Cili ėshtė drejtimi qė ka marrė Kosova sipas jush dhe a do t’i futeni politikės. Nėse po, me ēfarė forme?


    Meqė pavarėsisė formale tė shpallur nuk po i shtohet sovraniteti dhe integriteti territorial, asaj po i rrjedh edhe formaliteti. Pas 6 Pikėshit tė Ban Ki-Moonit qė na i trash dhe shton lidhjet me Serbinė, erdhi protokolli pėr bashkėpunim policor ndėrmjet EULEX-it dhe Serbisė. Nė kėtė vit parashihen edhe dy protokolle tė ngjashme – njėri pėr gjyqėsi e tjetri pėr dogana. Po ashtu, e kanė ndėrmend qė t’i shesin shpejt e shpejt dhe shumė lirė gjigantėt ekonomikė tė Kosovės, PTK-nė, KEK-un, Aeroportin e Prishtinės dhe Trepēėn, duke e zbrazur komplet Kosovėn nga pasuria shoqėrore e publike. Lėvizja jonė po ristrukturohet. Nė njėrėn anė i kemi komitetet e lėvizjes qė e mishėrojnė atė si politika tė lėvizjes, ndėrsa nė anėn tjetėr i kemi sekretariatet e lėvizjes qė e konstituojnė atė si organizatė. Lėvizja jonė nuk do ta ndryshojė qėllimin e as konceptin. Pėrveē diskutimeve ideore e politike jemi duke diskutuar edhe pėr mundėsinė e pjesėmarrjes nė zgjedhje nė tė ardhmen. Ky ėshtė njė debat i gjerė dhe i gjatė. Po ashtu, nuk duam tė ngutemi: po i debatojmė hollėsisht dobitė dhe dėmet, pėrparėsitė dhe mangėsitė, nė raport me realizimin e qėllimit tonė. Pra, po diskutojmė pėr mundėsitė e ndryshimit tė strategjisė sonė, por jo nė kuptimin e zėvendėsimit tė metodave por tė pasurimit tė tyre. Nuk duam qė aksionet protestuese dhe demonstratat t’i zėvendėsojmė me pjesėmarrje nė zgjedhje, por eventualisht t’i kombinojmė.

    Intervistoi: Ylli Pata
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •