Close
Faqja 37 prej 187 FillimFillim ... 2735363738394787137 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #361
    Njė polici ndėshkuese para njė gjykimi policor
    Policia ka kaq shumė pushtet sepse pushtetit po i mbetet vetėm policia.


    Nga Albin Kurti mė 18.06.2010 nė ora 12:51

    Me pėrjashtim tė vrasjeve dhe plagosjeve tė rėnda mė 10 shkurt 2007, asnjėherė nuk ka pasur mė shumė dhunė policore kundėr aktivistėve tė VETĖVENDOSJE!-s sesa tė shtunėn qė shkoi. Nuk e kam fjalėn pėr atė qė e keni parė tashmė. Kundėr ēdo norme minimale, policia hodhi sprej lotsjellės edhe nė mjedis tė mbyllur para se ta rrah secilin aktivist qė ndodhej brenda selisė sė Lėvizjes sonė.

    Sipas dėshmisė qė i ėshtė dėrguar edhe Amnesty International, nė stacionin e policisė ‘Qendra’, Salih Zyba, Frashėr Krasniqi dhe Vlorian Molliqaj janė futur brenda korridorit tė sajuar prej dy radhėve tė gjata me policė dhe janė goditur me dhjetėra herė nga shkopinj tė hekurt dhe shqelma prej tė dy anėve tė kėtij ‘korridori’. Meqė duart i kanė pasur tėrė kohėn tė lidhura, aktivistėt kanė pėsuar shumė lėndime nė kokė. Policėt i kanė goditur ata edhe pasi qė i kanė rrėzuar pėrtokė. Kėtė rrahje mizore tėrė kohėn e ka pėrcjellur njė zyrtare ndėrkombėtare, mbi 40 vjeēare dhe me flokė tė thinjura. Ajo mbante njė distinktiv tė njėrės prej ministrive tė Qeverisė sė Kosovės tė cilin Salihu dhe Frashėri nuk kanė mundur ta shquajnė se i cilės ministri ishte, porse ata sigurisht se do tė mund ta identifikonin atė grua. Shumica e kėtyre policėve qė i kanė rrahur aktivistėt brenda stacionit tė policisė kanė qenė nga radhėt e po atij njėsiti special qė intervenoi te zyra jonė. Kushdo qė ka qenė nė burg mė kohėn e Serbisė a Jugosllavisė e dinė qė ky korridor famėkeq prej policėsh quhej ‘shpalir’. Tė shokuar ishin edhe vetė policėt. Roja nė paraburgim mė tha qė njėsia speciale apo ēfarėdo policėsh tė tjerė pėr askė asnjėherė nuk kanė organizuar ‘shpalir’ qė prej pėrfundimit tė luftės.

    Pasi qė i kanė ndarė aktivistėt nėpėr dhoma tė veēanta tė hetuesisė, pjesėtarė tė njėsisė speciale me maska i kanė goditur e sharė sėrish. Nė mesin e tyre ka qenė edhe udhėheqėsi i skuadrės, Faton Shala, i cili e ka hequr maskėn. Gjysmė ore i kanė lėnė tė presin aktivistėt e mbuluar nga gjaku para se t’i dėrgojnė nė QKUK. Kur Salihu ka kėrkuar mjekun ajo zyrtarja ndėrkombėtare i ka thėnė tė heshtė dhe tė mos bėjė probleme. Salih Zyba ėshtė aktivist qė prej pesė vitesh. Ėshtė i vetmi njeri qė e njoh tė ketė marrė pjesė aktivisht nė tri luftėra: UĒK, UĒPMB dhe UĒK.

    Nė oborrin e Klinikės Emergjente, aktivisti Qėndron Kastrati, djali i dėshmorit Isa Kastrati, i ėshtė ankuar policėve pse e paskan torturuar kėshtu Salihun dhe Frashėrin. Policėt fillojnė ta rrahin edhe Qėndronin, e arrestojnė atė dhe e fusin nė furgon tė policisė. Pėrgjatė rrugės deri nė stacionin policor ‘Qendra’ sėrish e rrahin dhe e shajnė.
    Sigurisht qė nuk bėhet fjalė vetėm pėr pėrdorim tė tepruar tė forcės kėtu. Kemi tė bėjmė me dhunė tė paramenduar. Me 12 qershor 2010, jo vetėm qė njėsia speciale ishte ndėrsyer kundėr nesh, por duket qė edhe pjesėtarėt e saj ishin pėrzgjedhur me kujdes. Ata policė me maska nuk po zbatonin kurrfarė ligji: ata e shanin Lėvizjen VETĖVENDOSJE! dhe aktivistėt gjersa i rrihnin ata. E megjithatė do tė kenė qenė duke zbatuar urdhrin. Askush nga drejtuesit e Policisė sė Kosovės nuk u distancua nga kjo ekspeditė policore deri nė momentin qė po e shkruaj kėtė artikull. Urdhėrdhėnėsi e kishte planifikuar sulmin pėr kryerjen e sė cilit mbase u zgjodhėn policėt qė dihej se nuk do tė kurseheshin nė pėrdorimin e dhunės.

    Nė stacion tė policisė dėgjoja zėrat nga dhoma fqinje qė e mbante derėn hapur. Pjesėtarė tė tjerė tė njėsisė speciale flisnin pėr trupat muskulozė tė njėri-tjetrit dhe pėr sallat ku i kryenin ushtrimet. Batutat e tyre shpėrfaqnin fascinime fashiste pėr forcėn e pastėr. Pėrfytyrimi qė njeriut i krijohet pėr ta ndodhet diku ndėrmjet zagarit dhe monstrumit. Me kėso policie, shumė shpejt do t’i kemi edhe viktimat e para nė ndonjė stacion policor – njerėz qė nuk do tė arrijnė t’i mbijetojnė rrahjet. Edhe kur ndodhesha nė qeli nė bodrum tė stacionit, dėgjoheshin britma vuajtjesh prej kateve tė sipėrme. Kushedi kė po e rrihnin. Nuk mund ta besoja qė kisha filluar tė ndjehem thuajse isha kthyer 11 vjet pas nė burgun e Lypjanit gjatė bombardimeve tė NATO-s.

    Gjatė atyre dy ditėve nė paraburgim shumė policė mė vizituan. Nuk vinin sa pėr tė ndėrruar ndonjė llaf por pėr t’u rrėfyer. Prapa grilave nisa tė bėhem si njė prift qė dėgjon akuzat e policėve pėr njėri-tjetrin. ‘Ata dy policė te dera e hyrjes janė njerėz tė Destan Thaēit’; ‘Atė qė shkruante nė njė notes tė gjelbėr e ka lėnė Sheremet Ahmeti pėr tė marrur informata’; ‘Ai qė tė tha se duhet tė nėnshkruash ėshtė ShIK’; ‘Ai qė tė ofroi ujė ėshtė po ashtu ShIK, por ai ėshtė djalė i mirė’, ‘Ai qė i barti dokumentet nga zyra ėshtė njeri i Fadil Syleviqit’, etj. etj. Kėso fjalish pėrmbante secili rrėfim i tyre. Pra, Kosova, nė tė vėrtetė, nuk ka polici. E pėrbashkėta e policisė ėshtė uniforma e saj. Kjo uniformė e maskon faktin qė Kosova realisht nuk ka polici. Shumica e eprorėve janė pjesė e klaneve tė ndryshme. S’ėshtė punė ligji kjo; policia e kėtillė e bėn ligjin dhe nuk e zbaton atė.

    Intervenimi policor i sė shtunės tregon qė pushteti aktual ėshtė nė panik. Ai nuk mund tė ofrojė punėsim pėr tė rinjtė dhe as zhvillim ekonomik, nuk mund tė sigurojė integritet territorial dhe as luftim tė korrupsionit, krimit e kontrabandės, nuk mund tė garantojė kurrfarė tė drejtash dhe as mirėqenie pėr qytetarėt. Pėr mė keq, ky pushtet ka nisur tė afrohet me opozitėn pėr bisedimet e reja me Serbinė qė po afrohen. Policia ka kaq shumė pushtet sepse pushtetit po i mbetet vetėm policia.

    Pėr atė se si tė pasnesėrmen kjo polici ndėshkuese u pasua me njė gjykim policor – herėn e ardhshme.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #362
    Tė liqtė e ligjit
    Nė Kosovė nuk sundon ligji por ligji sundohet. Prandaj kaq shumė pėrmendet ‘sundimi i ligjit’. Sepse, vetėm kaq ėshtė e mundur: tė pėrmendet. Ose, ndoshta duhet konsideruar faktin qė shprehja ‘sundimi i ligjit’ megjithatė ėshtė e saktė. Ajo djallėzisht lejon ta ketė edhe kuptimin e sundimit mbi ligjin.


    Nga Albin Kurti mė 11.06.2010 nė ora 12:09

    Imuniteti i disave ndaj ligjit, tė qenit e disave mbi ligjin, ėshtė variant i paligjshmėrisė. Ligji ose vlen pėr tė gjithė, ose s’ėshtė pėrnjėmend ligj. Ligji nė Kosovė na ndan sepse nuk jemi bashkė pėrfundi tij. Njerėzit nė Kosovė nuk janė tė barabartė para ligjit. Prandaj, ligji nuk ėshtė referencė pėrbashkuese e shoqėrisė por thikė qė e ndan shoqėrinė nė ata qė janė tė pambrojtur dhe nė ata qė janė tė paprekshėm. Tė pambrojtur janė qytetarėt ndėrkaq tė paprekshėm janė ndėrkombėtarėt, krerėt e partive dhe institucioneve me klanet e tyre, strukturat paralele tė Serbisė dhe kriminelėt serbė tė luftės.

    Tė gjithė zyrtarėt e EULEX-it dhe familjet e tyre i mban mbi ligjin imuniteti ndaj ēfarėdo ndjekjesh penale nė Kosovė, tė cilin Brukseli ua ka normuar e vulosur. Tė gjithė zyrtarėt e duetit Thaēi-Sejdiu dhe familjet e tyre i mban mbi ligjin imuniteti i tyre qė ua mundėson paradigma e stabilitetit e regjimit ndėrkombėtar nė Kosovė. Tė parėt janė objektivisht mbi ligjin, kurse tė dytėt janė subjektivisht mbi ligjin. Qė tė dy kėto imunitete janė politike. Prandaj edhe ndryshimi i kėsaj situate ėshtė doemos politik. Ai nuk mund tė vijė (vetėm) pėrmes ligjit mbi tė cilin kėta ndodhen.

    As Catherine Ashton dhe as paraardhėsi i saj, Javier Solana, asnjėherė nuk e kanė sqaruar zyrtarisht pse pjesėtarėt e EULEX-it nė Kosovė duhet tė kenė imunitet nga ligji. Arsyeja e cila dihet publikisht ėshtė se shtetet kontribuese nė EULEX nuk do tė pranonin tė dėrgonin nėnshtetas tė tyre me mision nė Kosovė pa pasur ata imunitet tė garantuar. Qė nga fillimi e kanė ditur se pjesėtarėt e EULEX-it nė Kosovė do tė bėjnė gjėra qė s’i bėjnė dot nė vendet prej nga vijnė. Janė vetė shtetet kontribuese nė EULEX dhe jo ne vendasit qė pėr emisarėt e tyre nė Kosovė e diktojnė imazhin e turistit perėndimor nė njė vend ekzotik tė botės sė tretė.

    Nė anėn tjetėr, krerėt e partive dhe institucioneve, miqtė dhe miqtė e miqve tė tyre, janė njerėzit mė tė pasur nė vend. Pasuria e Kosovės ėshtė nė duar tė tyre ose ajo ėshtė shitur pikėrisht prej kėtyre. Pasuria e qytetarėve ėshtė bėrė pasuri e pushtetarėve, porse pasuria e pushtetarėve nuk ėshtė edhe pasuri e qytetarėve.

    Duke qenė tė dėgjueshėm ndaj regjimit ndėrkombėtar kėta pushtetarė janė pėrkėdhelur prej tij pėr mė shumė se njė dekadė. Stabiliteti i brendshėm dhe i jashtėm i Kosovės janė mirėmbajtur nė kurriz tė popullit tė Kosovės, nė llogari tė vullnetit dhe mirėqenies sė tij. Nuk mund tė ketė ligj stabil kur stabiliteti ėshtė ligji. Stabiliteti i brendshėm ka tė bėjė me stabilitetin ndėrmjet klaneve dhe fraksioneve politike vendore si dhe me stabilitetin ndėrmjet tė gjitha kėtyre bashkė kundrejt shumicės sė nėpėrkėmbur tė qytetarėve. Ndėrkaq, stabiliteti i jashtėm konsiston te raportet ndėrmjet fuqive tė mėdha pėr ēėshtjen e Kosovės por sidomos te koncesionet ndaj fqinjėve tė Kosovės: tolerimi i strukturave tė Serbisė, tolerimi i pretendimeve territoriale nė zonat kufitare si dhe i shtypjes sė shqiptarėve vendas nga Serbia, Maqedonia e Mali i Zi. E thėnė ndryshe: mungesa brutale e ēfarėdo reciprociteti me ta.

    Kjo pakicė politikanėsh vendas nė Kosovė dominon pėr shkak tė parave tė shumta qė i ka e jo ndonjė superioriteti tė ideve tė tyre. Ajo ėshtė ngjitur nė ballkonin e ndėrkombėtarėve dhe i qeshet popullit prej lart. Diku nė hapėsirėn pėrfundi kėpucėve tė lustruara tė zotėrinjve tė ballkonit dhe mbi supet e kėrrusura tė qytetarėve ndodhet ligji. Nuk ėshtė ēudi pse nuk plotėsohen as nevojat e shumicės pėr hir tė luksit tė disave. Nė Kosovė nuk sundon ligji por ligji sundohet. Prandaj kaq shumė pėrmendet ‘sundimi i ligjit’. Sepse, vetėm kaq ėshtė e mundur: tė pėrmendet. Ose, ndoshta duhet konsideruar faktin qė shprehja ‘sundimi i ligjit’ megjithatė ėshtė e saktė. Ajo djallėzisht lejon ta ketė edhe kuptimin e sundimit mbi ligjin.

    Interesat e kujt i mbron ligji? Vullnetin e kujt ligji e shndėrron nė njė tė drejtė? Kėto pyetje duhet tė bėhen nė Kosovė dhe tė gjejnė pėrgjigje para se tė na e japin pėrgjigjen ‘sundimi i ligjit’ pa i pyetur fare njėherė. Ligji e formalizon njė situatė me shkallė tė caktuar lirie dhe bėhet mjet i riprodhimit tė saj. Atėherė, ēfarė lirie kanė qytetarėt nė Kosovė? Liri pėr tregti dhe pėr tė bredhur. Jo ēfarėdo lirie pėr tregti: liri pėr tė konsumuar dhe jo pėr tė prodhuar e shitur. Dhe, jo ēfarėdo lirie pėr tė bredhur: liri pėr tė bredhur pėrbrenda Kosovės sė rrudhur e jo edhe jashtė saj.

    Ta zėmė se bėmė koncesione pėr tė ‘pavdekshmit’ – ndonėse nuk u pyetėm pėr kėtė – dhe sipas ligjit sė paku popullsia e gjerė ėshtė e barabartė para ligjit. Mirėpo, sėrish, cili ėshtė kuptimi i barazisė para ligjit kur e dimė qė nė ēdo moment dhe nė ēdo aspekt tė jetės politike, shoqėrore dhe ekonomike jemi gjithnjė e mė tė pabarabartė? Kjo barazi ėshtė barazi formale qė mund tė shėrbejė veēse pėr ta maskuar pabarazinė.

    Nė Kosovė nuk ka drejtėsi, prandaj rezistenca ndaj padrejtėsisė ėshtė veprim i drejtė. Madje, nė njė vend ku s’ka drejtėsi dhe ka diktaturė si puna e Kosovės, atėherė rezistenca ėshtė jo vetėm njė e drejtė politike por edhe njė obligim qytetar. Shumė ēmim tė lartė po paguan Kosova qė po e duron kėtė elitė politike e cila pėr tė mbetur nė pushtet shet ēdo gjė shoqėrore dhe publike, kombėtare dhe kulturore. Regjimi ndėrkombėtar nuk mund t’i durojė mė pak se ne kėta politikanė. Pėrkundrazi. Protektorati ndėrkombėtar nė Kosovė e ka dėshmuar qė e mbron transaksionin ku qytetarėve tė Kosovės u merren tė gjitha, ndėrsa liderėve partiakė e institucionalė u lejohen tė gjitha.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #363
    Industria e paqes
    Rendi dhe mbikėqyrja, rregulli dhe kontrolli, janė vendi ku militarizimi takon industrializmin.


    Nga Albin Kurti mė 02.07.2010 nė ora 12:30

    Paqja nė Kosovė nuk ėshtė ndėrtim, nuk ėshtė diēka qė ndėrtohet apo qė tashmė u ndėrtua. Ajo nuk e ka pamjen e ndonjė godine a ngrehine, konstruksionin e ndonjė ure apo hekurudhe. Paqja nė Kosovė nuk ėshtė paraprirė nga paqe-ndėrtimi. Nuk kishte inxhinierė dhe as arkitektė. Paqja nuk u pėrmbush pak e nga pak pėr t’u bėrė ajo qė ėshtė. Paqja nuk u vėrtetua as siē konfirmohet njė tezė fillestare nga pėrvoja pėrkundėr dyshimit. Nuk ishte analitike dhe as sintetike. Nuk kishte induksion dhe as deduksion. Paqja nuk ėshtė shkencė.

    Paqja nė Kosovė nuk ėshtė as krijim, nuk ėshtė diēka qė krijohet apo qė tashmė u krijua. Nuk e ka formėn e ndonjė pikture a fotografie, strukturėn e ndonjė sonate apo kompozimi. Paqja nė Kosovė nuk ėshtė paraprirė nga paqe-krijimi. Nuk kishte artistė apo autorė tė paqes. Paqja e kėtillė tė josh ose tė neverit, por ajo asnjėherė nuk tė step. Nuk e cilėson harmonia ose ritmi i brendshėm, por as mungesa e kėtyre. Paqja nuk ėshtė art.

    Paqja nė Kosovė ėshtė produkt. Nuk ėshtė as ndėrtesė dhe as krijim. Nuk ėshtė as punim dhe as vepėr. Nuk ėshtė as shkencė dhe as art. Paqja ėshtė industri. Paqja ėshtė pėrsėritje. Ushtria e policia ndėrkombėtare si dhe mekanizmat e tjerė tė paqes janė fabrikė. Ato nuk e sollėn paqen njėherė e pėrgjithmonė. As njėherė e deri vonė. Paqja nuk ka lindur dhe as nuk jeton. Paqja nuk merr frymė. Paqja nuk ėshtė gjallesė. Paqja nuk ėshtė paraprirė nga paqe-bėrja. Paqja ėshtė paqe-bėrje e pėrhershme. Pėr ēdo ditė kemi paqe sepse pėr ēdo ditė prodhohet ajo. Paqja ėshtė pėrsėritje e llojit tė produktit serik nė shiritin gjithmonė tė njėjtė, gjithmonė tė lėvizshėm. Punėtorėt ndėrrohen me turne, por shiriti ėshtė aty. Ajo ėshtė e njėjta qė nxjerr produktin e njėjtė. Ėshtė e pėrbashkėta e ditėve tė njėpasnjėshme. Ajo ėshtė dita dhe nata, secila ditė dhe natė. Kurrė nuk kryhet ngase kurrė nuk bėhet njė herė e mirė. Ajo ekziston pėr t’u pėrsėritur. Pėrsėritje si pėrsėritje-pėr-vete. Vazhdimisht bėhet qė kurrė tė mos bėhet. Pėrsėritje e pambarim qė e zhduk fillimin dhe fundin. E harron fillimin dhe s’e shpreson mė fundin.

    Billboard-at dhe videoclip-et e KFOR-it janė reklamė e paqes si produkt i KFOR-it. Kompanitė e ndryshme reklamojnė produktet e tyre qė i prodhojnė pėr t’i shitur. KFOR-i e reklamon paqen tė cilėn e prodhon pėr tė na e shitur. KFOR-i nuk e solli paqen me vete, por e bėri kėtu. Dhe, nuk e bėri nė qershor tė vitit 1999, por secilėn ditė tė secilit muaj tė secilit vit qė prej atėherė. Njė ditė mė shumė ėshtė njė ditė mė shumė me paqe, ėshtė edhe njė ditė paqėsore. Meqė ky produkt i nevojitet ēdonjėrit pėr ēdo ditė, kemi prodhim tė mekanizuar dhe masiv tė paqes. Masoviteti i produktit e kushtėzon tė qenit e tij si produkt industrial. Produktiviteti i lartė i industrisė e ka zhvendosur paqen nga zejtaria te industria. Vetė njerėzit janė lėnda e parė, pėrpunimi dhe produkti, si tri faza tė tė njėjtit njeri, tė secilit njeri. Njeriu ėshtė lėnda e parė qė pėrpunohet pėr t’u bėrė produkt. Vetėm mund tė blesh. Mund ta blesh vetėm veten. Tė jesh duke rimarrė atė qė ėshtė bėrė prej teje. Sepse procesi i prodhimit asimilohet nė produkt. S’e gjen dot lėndėn e parė dhe as pėrpunimin nė produkt. S’ka gjurmė nė produkt. Produkti ėshtė krim i pėrsosur. Ne nuk e dimė njeriun. Njeriu paqėsor ėshtė paqja pa njeriun.

    Pėr prodhimin e paqes punojnė mijėra punėtorė nėpėr uzinat e shumta tė fabrikės. Industria nėnkupton anonimitetin e punėtorėve, masėn e gjerė tė tyre, qė i sillen rrotull makinerisė pėr t’u bėrė zgjatim i saj. Sikurse te ēdo industri, edhe kėtu, secili repart kontribuon nė prodhimin e pjesėve tė ndryshme dhe tė caktuara tė produktit, tė cilat pastaj montohen; rutinat e veēanta sinkronizohen dhe zėnė etapa tė posaēme nė linjėn e prodhimit. Gjithēka tashmė ėshtė programuar: alokimi i detyrave, standardizimi i procedurave, planifikimi i hollėsishėm, nėnndarjet e punėve, dhe menaxhmenti i disiplinuar qė disiplinon. Nėse dikur industria kopjonte nga ushtria tani ėshtė ushtria ajo qė e imiton industrinė. Rendi dhe mbikėqyrja, rregulli dhe kontrolli, janė vendi ku militarizimi takon industrializmin.

    Mijėra ushtarė e policė janė mijėra punėtorėt e fabrikės sė paqes. Sa mė e sofistikuar makineria, aq mė i vogėl numri i nevojshėm i punėtorėve qė vazhdimisht zvogėlohet. Racionalizimi i zbulon tepricat teknologjike pėr t’i eliminuar ato. Zyrtarėt e ICO-sė dhe EULEX-it janė burokracia dhe administrata e kėsaj fabrike qė pėrbėhet prej ushtarėve e policėve qė prodhojnė paqen.

    Paqja e kėtillė shitet si produkt themelor. Mirėpo, kur paqja ėshtė fjala kryesore, atėherė lufta ėshtė mendimi kryesor. Jo lufta qė tashmė mbaroi prej mė shumė se dhjetė vjetėsh pas sė cilės kemi paqen, por lufta nė kuptimin e mundėsisė sė pėrsėritjes sė saj. Dhe, gjersa lufta mund tė pėrsėritet njė ditė, pėr ēdo ditė prodhohet paqja. Kjo paqe nuk ndodhet pėrkundruall luftės sė fundit, por kundrejt luftės sė ardhshme. Edhe njė ditė mė shumė me paqe ėshtė edhe njė ditė mė tej pa luftė. Nuk ėshtė lufta pėrjashtim a devijim nga paqja, por paqja na shfaqet si pauzė e luftės qė duhet zgjatur. Misionet ndėrkombėtare paqebėrėse nė Kosovė nuk janė misione tė pasluftės (sė fundit) por tė paraluftės (sė ardhshme). Prandaj ato brengosen se si mund tė bėhet (sėrish) keq, e jo se si mund tė bėhet mirė nė Kosovė; shqetėsohen se ēka mund tė humbet, e jo ēka mund tė fitohet; kanė hall shpėrthimin e krizės nė tė ardhmen dhe parandalimin e kėtij shpėrthimi, e jo shkaqet e krizės nga e kaluara dhe eliminimin e tyre. Prandaj shprehjet e regjimit nė fuqi janė stabiliteti, qetėsia dhe siguria, e jo demokracia, drejtėsia dhe zhvillimi. Prandaj kjo paqe (gjithnjė nė bėrje e sipėr) ėshtė kaq e militarizuar dhe e pashkėputshme nga lufta (si mundėsi). Kjo paqe bėhet vetėm qė tė mos bėhet luftė. Kjo paqe prodhohet qė ta shtyjė luftėn. Ajo, nė fakt, e pohon atė qė e mohon.

    Paqja sot e ka kuptimin e punėtorit tė heshtur pranė zhurmės ritmike tė rotorit tė makinės qė ky i shėrben. Paqja nė Kosovė nuk ėshtė as shkencė dhe as art. Paqja nė Kosovė ėshtė industri. Paqja nuk ta sjell ndėrmend Arkimedin, Newtonin, Lavoisierin, Darwinin, Riemannin apo Heisenbergun. Paqja nuk ta sjell ndėrmend as Michelangelon, Shakespearein, Cervantesin, Beethovenin, Renoirin apo Ligetin. Ajo ta sjell ndėrmend Fordin dhe Taylorin. Politika nė Kosovė dhe pėr Kosovėn ėshtė industri e paqes. Fabrikė qė s’prodhon asgjė pėr njerėzit pėrveē vetė realitetin e tyre qė ata e pėrbėjnė dhe pėrbėhen prej tij. S’ka mė industri nė realitet sepse realiteti ėshtė industri.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #364
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    82
    Albini bravo.
    E dije qka dmth me qene i burgosur dhe i perjashtuar pse e thu te vereteten dhe e bene te drejten.
    Keshtu une per nje muaj u perjashtova nga ky formu pse thash te verteten dhe broja drejtesin.Po kush te vete sot ,krejt jane be si shkijet .Te zhdepin.
    Rrofte Demokracia diktaoriale.
    Po kuptoni vete kete.

  5. #365
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    budallt thojshin jan 99 lloje,ne policin e kosoves jan te gjitha keto lloje te njerezve e vetem nje lloj mbetet te jen ashtu siq duhet te jete polici.kush ka ba perzgjedhjen e tyre turli unmiku mire ka shpetu deri tani albini dhe vetvendosja

  6. #366
    Tė shiturit tė shesin, apo jo?
    Ēėshtjet qė i pat ngritur Kai Eide nė raportin e tij u trajtuan mė pas nė Vjenė nėn ndėrmjetėsimin e Martti Ahtisaarit. Ēėshtjet qė i ngriti Ban Ki-mooni nė 6 Pikėshin e tij do tė trajtohen nė bisedimet e ardhshme. Korniza dhe temat tashmė janė aty, bisedimet do tė bėhen pėr sasinė e koncesioneve tė reja.


    Nga Albin Kurti mė 07.05.2010 nė ora 12:17

    ‘Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme’. Kjo deklaratė qė paraqet tė pėrbashkėtėn e secilit zyrtar ndėrkombėtar qė iu adresua Kuvendit tė Kosovės nė dy vitet e fundit, tash ka filluar ta shpėrfaq qartė kuptimin e saj. Hapur po planifikohen bisedime tė reja ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė ku thuhet se nuk do tė flitet pėr statusin e Kosovės.

    Vizitat e politikanėve dhe diplomatėve tė ndryshėm perėndimorė nė Prishtinė dhe nė Beograd, e posaēėrisht tė ministrave tė punėve tė jashtme tė vendeve evropiane, nė mėnyrė retroaktive po e marrin formėn e trysnisė ndėrkombėtare pėr negociata tė reja ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

    Krerėt institucionalė e partiakė tė Kosovės kėto vizita dhe takime tė disa muajve tė fundit i kanė pėrshkruar si takime shumė miqėsore. Na treguan se kėto vizita janė mbėshtetje pėr shtetin mė tė ri nė botė dhe nuk lanė tė kuptohet se kishte diēka tė veēantė tek to. Sikur dėshironin ta krijojnė pėrshtypjen qė kėta emra tė njohur tė politikės e diplomacisė botėrore erdhėn tė na vizitojnė meqė ne jemi shumė interesantė dhe ata kanė kohė tepėr.

    Pas kėso takimesh, politikanėt e Kosovės flisnin vetėm pėr miqėsinė ndėrkombėtare nė mėnyrė qė tė mos flisnin pėr qėndrimet e parimet vendore (qė thjesht nuk i kanė). Kuptimi i kėtij theksimi tė ‘miqėsisė ndėrkombėtare’ ėshtė qė politikanėt ndėrkombėtarė shtruan kėrkesa pėr politikanėt vendorė, tė cilėt i pranuan ato sepse nuk deshėn qė tė bėhen armiq tė ndėrkombėtarėve. Pra, nuk kemi tė bėjmė me kėrkesa tė drejta apo nevoja tė Kosovės, por vetėm me ato tė ndėrkombėtarėve ndaj Kosovės. Pas fjalisė pėr ‘miqėsinė ndėrkombėtare’ politikanėt vendorė vazhdimisht flasin pėr obligimet dhe pėrgjegjėsitė ndėrkombėtare tė Kosovės. Thuajse pavarėsia e Kosovės u shpall jo qė tė fitojmė mė shumė tė drejta dhe tė kemi mė shumė mundėsi, por qė tė marrim mė shumė obligime e pėrgjegjėsi.

    Bisedimet e reja tė Kosovės me Serbinė nė kėto dy vitet e fundit rregullisht i ka kėrkuar Serbia. Krerėt zyrtarė tė Kosovės rregullisht i kanė refuzuar ato. Tash kur kėrkesa pėr negociata vjen prej ndėrkombėtarėve, tė njėjtit politikanė, jo vetėm qė pranojnė, por duket sikur iu erdhi keq pse po i pyesin kur ata janė mė shumė se tė gatshėm. Nėse ishin kaq tė gatshėm pėr bisedime aq tė nevojshme, atėherė, pse vetė kėta nuk i propozuan e kėrkuan bisedimet me Serbinė?

    Natyrisht qė bėhet fjalė pėr politikanė qė pėrgjithėsisht janė tė korruptuar e tė shantazhuar. Pasuritė dhe privilegjet qė i gėzojnė i kanė rritur e fryrė ata por edhe i kanė bėrė shumė tė lėndueshėm. Tamam si flluskat e sapunit, qė sa mė tė mėdha qė bėhen, aq mė tė brishta janė. Kėta politikanė kundėrshtimin mė tė vogėl ndaj ndėrkombėtarėve nuk e bėjnė dot pa e menduar ndėshkimin qė mund tė pasojė pėr veten e tyre. Dhe, kur ta mendojnė ndėshkimin, atėherė ose e zbusin aq fort kundėrshtimin saqė ai bėhet kundėrproduktiv, ose s’e thonė fare atė. Pasuria e pandershme qė kanė nuk i lė tė veprojnė. Ata vetėm dėgjojnė nė mėnyrė qė tė jenė.

    Kėta politikanė e kanė dėshmuar qė nuk hezitojnė ta shesin territorin, pasuritė, kulturėn e ardhmėrinė e Kosovės vetėm qė tė mbesin nė pushtet. Po tė kishte mundėsi teknologjike, edhe ajrin e Kosovės do ta shisnin, duke thėnė qė nuk po e shesin por vetėm po e japin me koncesion pėr disa dekada dhe, pėr mė tepėr, do tė na premtonin qė tė gjithė banorėt e Kosovės do tė pajisen me boca oksigjeni pėrmes kredive qė ua ka premtuar FMN-ja. Tė shiturit tė shesin, apo jo? Vetėm duke e shitur vendin si nė aspektin politik po ashtu edhe nė atė socio-ekonomik ata mbeten tė pėrdorshėm pėr ndėrkombėtarėt qė, mbi tė gjitha, duan stabilitet rajonal nė njė kontekst ku Serbia imponohet si faktori me potencialin dhe gatishmėrinė mė tė madhe pėr destabilizim.

    Dhe mu kėta politikanė tė qullosur qė prej njė dekade po i hyjnė edhe njė pazari tė ri me Serbinė pėr Kosovėn. Mbase Serbia vazhdimisht kėrkon bisedime me ta edhe pėr shkak se i njeh mirė dhe pse ia kanė lėnė ėmbėl asaj me kompromiset marramendėse nė negociatat e Vjenės tė vitit 2006.

    Metoda ka ndryshuar vetėm nė masėn nė tė cilėn kemi harruar. Sėrish po sugjerohet krijimi i grupeve punuese pėr bisedime pėr ēėshtjet teknike ashtu siē u bė edhe nė vitin 2005 para se tė arrinim te Vjena 2006. Nėse bazė e bisedimeve tė shkuara ishte raporti i Kai Eides si i dėrguar special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan, kėsaj radhe si bazė do tė shėrbejė Raporti i Ban Ki-moonit nga nėntori i vitit 2008, i cili shumė mė tepėr njihet si 6 Pikėshi famėkeq. Ēėshtjet qė i pat ngritur Kai Eide nė raportin e tij u trajtuan mė pas nė Vjenė nėn ndėrmjetėsimin e Martti Ahtisaarit. Ēėshtjet qė i ngriti Ban Ki-mooni nė 6 Pikėshin e tij do tė trajtohen nė bisedimet e ardhshme. Korniza dhe temat tashmė janė aty, bisedimet do tė bėhen pėr sasinė e koncesioneve tė reja. Sa gjykatės e prokurorė serbė tė emėruar nga Beogradi t’i kemi nė veri, sa pėrqind tė mjeteve nga pikat doganore 1 dhe 31 tė ndalen nė veri, sa pushtet shtesė t’u jepet komunave me shumicė serbe tė dalura nga decentralizimi etnik, edhe sa zona tė tjera tė veēanta pėr kishat e manastiret ortodokse etj.

    E, kur nuk ke qėndrime e parime, gjithēka bėhet e mundur, apo jo? Prandaj edhe do tė na thonė qė nuk ėshtė mirė ta prejudikojmė rezultatin
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #367
    Pa normativitet s’ka normalitet
    Duke kėrkuar diēka vetėm pėr hir tė dobisė e pėrfitimit gjithmonė do tė pranojmė edhe mė pak, madje gjithnjė e mė pak.


    Nga Albin Kurti mė 14.05.2010 nė ora 12:00

    Nė demonstratat e vitit 1981 kėrkohej Republika pėr Kosovėn. Parimi i kėrkesės, si njė nėnshtrat i kėsaj kėrkese, ishte barazia. Pra, nuk brohoritej ‘Kosova Republikė’ vetėm pse republika do tė sillte mė shumė tė mira materiale e shpirtėrore, apo pėr shkak se mungesa e mėtutjeshme e kėtij statusi tė avancuar do tė ishte shumė e dėmshme. Kėrkesa pėr Republikėn e Kosovės bazohej nė barazinė qė duhej ta kishin popujt nė ish Jugosllavi. Motivi i kėrkesės nuk kishte thjesht karakter utilitar: ia vlen tė burgosemi e vritemi disa, ashtu qė njė ditė tė jetė shumė mė mirė pėr tė gjithė. Motivi kishte edhe karakter normativ: Kosova duhet tė jetė republikė meqė ajo duhet tė jetė e barabartė me njėsitė e tjera tė federatės. Mė parė sesa qė interesi i ngjallte dėshirat, vullneti po i diktonte veprimet.

    Njė dekadė mė vonė, kėrkohej pavarėsia e Kosovės. Ish Jugosllavia po shpėrbėhej dhe nga republikat e saj po dilnin shtete tė pavarura. Kosova e cila e kishte shpallur pavarėsinė mė 2 korrik 1990, po ashtu synonte qė tė bėhej shtet i pavarur. Mirėpo, sėrish, jo vetėm pėr shkak se nuk dėshironte tė mbetej nėn Serbinė e Madhe dhe as vetėm pėr arsye qė si vend i pavarur do tė mund tė zhvillohej e pėrparonte. Pavarėsia na duhej sepse ajo na bėnte tė barabartė me tė tjerėt. Tė barabartė me shtetet e reja qė dolėn prej Jugosllavisė nė Evropėn e shteteve tė cilave po u shtohej numri. Sikurse kėrkesa pėr republikė, edhe kjo pėr pavarėsi ngėrthente nė vete njė dimension universal. Kėrkohej ajo qė do tė ishte e pėrbashkėt pėr tė gjithė, qė do ta kishte secili (nėse tanimė nuk e kishte). Pra, duke kėrkuar diēka pėr veten tonė po afirmohej e njėjta gjė edhe pėr tė tjerėt.

    Dy dekada mė vonė, pra pasi qė mbaroi lufta, vazhdonte kėrkesa pėr pavarėsi. Mund tė mendohet qė asgjė nuk paska ndryshuar sa i pėrket kėrkesės, mirėpo nuk ėshtė kaq e thjeshtė. Kėrkesa pėr pavarėsi e kishte humbur tashmė aspektin e vet normativ. Statusi i Kosovės ishte kurthuar nė KS tė OKB-sė ku ishte zėnė peng nė rrjetin e interesave tė fuqive tė mėdha. Nė instancėn mė tė lartė globale e cila krenohej me universalitetin e dokumenteve tė saj, paradoksalisht, Kosova ishte nxjerrė jashtė universales. E ndihmuar nga injoranca e meskiniteti i elitės politike vendase, statusi i Kosovės ishte bėrė ekskluzivisht ēėshtje e hegjemonive tė anėtarėve tė pėrhershėm tė KS tė OKB-sė. Shoqėria kosovare nga tė qenit faktor nuk mbeti as aktor, por veēse spektator i ndeshjeve diplomatike tė tė mėdhenjve.

    Kėrkesa pėr pavarėsi sigurisht qė ishte aty dhe i drejtohej bashkėsisė ndėrkombėtare. Por, kjo ėshtė dashur tė jetė njė arsye mė shumė qė tė mirėmbahet dimensioni normativ i saj. Ne duam pavarėsi sepse duam tė jemi tė barabartė me shtetet qė janė njėsi themelore e organizmave ndėrkombėtarė si OKB, BE, etj., tė cilave iu drejtohej ajo kėrkesė pėr mbėshtetje dhe ndihmė. Edhe atėherė kur kjo kėrkesė i adresohej njė shteti tė vetėm ėshtė dashur tė ruhet karakteri normativ: ne duam tė jemi shtet ashtu sikurse ai shteti nga i cili kemi kėrkuar pėrkrahje. Universaliteti e reciprociteti janė terme tė afėrta. Por, ato u bėnė pafundėsisht tė largėta nga termi ‘statusi i Kosovės’. Nuk vonoi shumė e na definuan si ‘sui generis’ – jashtė prej ēfarėdo parimi, norme a kriteri. Ishim dėbuar jashtė universales tė cilėn po e pėrforconim negativisht. Universalja u bė ca mė e qartė se pėrpara nėpėrmjet faktit qė dihej se universale ėshtė diēka qė nuk ėshtė rasti i Kosovės. Njerėzit nuk kėrkonin mė barazi, liri a drejtėsi, por vetėm kėrkonin qė tė jetojnė pak mė mirė. Nuk ekzistonte mė fitorja porse vetėm pėrmirėsimi. Nėse dikur ishim si i burgosuri nė qeli qė don tė jetė i lirė, mandej u bėmė si pacienti i shtrirė nė spital qė shpreson t’i pėrmirėsohet gjendja sadopak. Nga njė subjekt i fortė qė shtypet e diskriminohet, por qė insiston nė kėrkesėn e tij normative, u shndėrruam nė njė subjekt tė druajtur, i cili ndahet dyfish i kėnaqur atėherė kur me lėmoshėn nuk e merr edhe njė shqelm prapa. Nga njė subjekt tė cilin nuk e pyesnin policėt sepse dihej se ēka don, u shndėrruam nė njė subjekt qė pyetet veēse pėr ta pohuar me kokė aprovimin e mjekut mė ri.

    Nė periudhėn e luftės ēlirimtare dėshironim tė ēlirohemi pėr tė qenė tė lirė SIKUR popujt e tjerė qė janė tė lirė – tė jemi tė barabartė me ta. Nė periudhėn e negociatave pėr statusin e Kosovės dėshirohej qė tė na trajtojnė si askė tjetėr, qė tė jemi pambarimisht tė veēantė, tė jemi ‘sui generis’. ‘Rasti i Kosovės ėshtė i veēantė dhe Kosova s’bėn tė krahasohet me asnjė rast tjetėr’ - thoshin qė nga presidenti Sejdiu e teposhtė.

    Pėr pasojė, sot pavarėsia e Kosovės nuk ka bazė normative dhe, prandaj, vazhdimisht prej Kosovės kėrkohet tė negociojė me Serbinė. Pėr dallim, Mali i Zi nuk negocioi mė me Serbinė pėr veten e tij. Ai i ndoqi hapat e duhur: referendumin qė mishėron vetėvendosjen si e drejtė universale, e pastaj shpalljen e pavarėsisė tė bazuar nė atė referendum. Kushtetuta qė ne kemi nuk na jep kurrfarė sigurie. Nė fakt, ajo ėshtė vetė pasiguria. Sepse kjo Kushtetutė duhet tė lexohet prej fundit, prej atje ku nė pak nene rrėfehen fuqitė arbitrare tė ICO-sė dhe dominimi i Planit tė Ahtisaarit mbi kushtetutėn, e tė cilin e interpreton sėrish ICO-ja. Bazat e shtetit tė Kosovės nuk janė aspak normale. Ato janė aq abnormale saqė s’mund tė jenė baza qė arrijnė tė bartin diēka sipėr tyre.

    Duke e trajtuar pavarėsinė vetėm si dobi e pėrfitim qė ishte vetėm kaq i mundur nė rrethanat aktuale, dhe jo si e drejtė e jona e vullnet yni, pazari me Serbinė asnjėherė s’arrin dot tė mbyllet. Shpallja e pavarėsisė nuk mund tė jetė fundi sepse konsiderata qė ka Kosova nga krerėt e saj shtetėrorė nuk ka ndryshuar formė. Tash jetojmė mė mirė, na thonė politikanėt. Ndoshta edhe dikush tjetėr pėrveē politikanėve po jeton mė mirė, por problemi ėshtė gjetiu. Tė jetosh mė mirė do tė thotė qė ende nuk po kėrkon tė jetosh mirė (si vendet normale). Mė mirė kurrė s’ėshtė mirė. Vetėm mirė ėshtė mirė. Duke e kėrkuar kėtė ‘mė mirė’ nuk mund ta arrijmė atė tė mirėn normale. Pa normativitet s’ka normalitet. Duke kėrkuar diēka vetėm pėr hir tė dobisė e pėrfitimit gjithmonė do tė pranojmė edhe mė pak, madje gjithnjė e mė pak. Pėrderisa kėrkesa e synimi nuk kanė edhe bazė normative, rezultati final gjithmonė del i shpėrfytyruar. Disi sikurse kjo pavarėsia jonė. Me logjikėn e kufizuar nga dobia e pėrfitimi madje edhe vetė kėto mbesin tė pakta.

    Kėto ditė, tri dekada mė vonė, megjithatė dėgjoj gjithnjė e mė shumė njerėz teksa thonė qė duan jetė normale. Dhe, kjo gjė natyrisht qė ma ngroh zemrėn. Ėshtė e qartė qė normale ata e quajnė jetėn e qytetarėve nė njė vend tė BE-sė. Njerėzit nė Kosovė duan tė jenė tė lirė si ata e tė barabartė me ta. Ata po bėhen pėrherė e mė tė gatshėm qė ta braktisin pėrvojėn (gjithsesi tė hidhur) si pikėnisje pėr ta bėrė atė qė duhet (sipas vullnetit tė tyre). Rruga pėr te normaliteti kalon nėpėr normativitet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #368
    Thellimi i ndarjes
    Nė kushtet kur Kosova s’ėshtė sovrane, investimi nė Bojan Stojanoviqin dhe tė ngjashmit herėt a vonė do ta ketė fatin e investimit nė Oliver Ivanoviqin e Milorad Todoroviqin.


    Nga Albin Kurti mė 09.07.2010 nė ora 13:05

    Serbia e ka orientuar gjithė vėmendjen e opinionit publik nė veriun e Kosovės, pra aty ku institucionet e Kosovės me politikėn e tyre aktuale nuk kanė kurrfarė shansi. Kėtė gjė ajo e bėn para vendimit tė GjND-sė dhe sidomos para bisedimeve tė reja me Kosovėn ku pritet qė veriu i Kosovės tė fitojė status special tė autonomisė edhe pėrtej parashikimeve tė 6 Pikėshit tė Ban Ki-moon-it. Pėrfundi lumit Ibėr vijon tė zbatohet Plani i Ahtisaarit. Serbisė i nevojitet qetėsi pėr komunat e reja me shumicė serbe nė Anamoravė. Atje pa zhurmė serbėt po e territorializojnė pushtetin e tyre lokal.

    Plani i Ahtisaarit, pa rekomandimin pėr pavarėsi tė mbikėqyrur qė erdhi mė vonė, dhe pėrveē nė veri tė Kosovės, ėshtė i pranueshėm pėr Serbinė. Boris Tadiqi nuk ka problem me zbatimin e Planit tė Ahtisaarit nė jug tė Ibrit meqė konsolidimi i komunave tė reja me shumicė serbe ėshtė i volitshėm pėr tė. Serbėt nė Graēanicė, Ranillug, Partesh, Kllokot, etj., dolėn nė zgjedhje sepse nuk u penguan nga strukturat e dirigjuara nga Beogradi. Kuvendet e reja komunale nė kėto fshatra nuk mbajnė mbishkrimin ‘Republika e Kosovės’ dhe kanė simbole e stema serbe.

    Nė veri tė Kosovės Serbisė nuk i mjafton Plani i Ahtisaarit, e mbase as 6 Pikėshi i Ban Ki-moon-it, sepse ajo e kontrollon mė shumė se kaq kėtė pjesė tė Kosovės. Ndėrkaq nėpėr enklava nė brendi tė Kosovės, Serbisė i forcohet pushteti me Planin e Ahtisaarit. Nė veēanti Plani i Ahtisaarit nė veri, por edhe cilado strategji pėr veriun, do ta dėmtonte ekonomikisht Serbinė. Veriu i Kosovės me pika tė djegura doganore ėshtė shumė i vlefshėm pėr Serbinė nga e cila Kosova e merr njė pjesė tė madhe tė importit tė vet.

    Meqė Plani i Ahtisaarit pėr veriun ėshtė i pamjaftueshėm pėr interesat e Serbisė, tash thuhet qė veriu i Kosovės do tė jetė tema kryesore e bisedimeve tė ardhshme ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Bisedimet janė paralajmėruar jo pse nė pjesėn tjetėr tė Kosovės Qeveria e Kosovės po arrin ta zbatojė Planin e Ahtisaarit, por pse Serbisė vetėm nė veri nuk i konvenon zbatimi i kėtij Plani. Pra, bisedimet e reja do tė bėhen nė kuadėr tė ofertave mė tė reja pėr Serbinė qė ėshtė pėrherė e pakėnaqur, e jo pėr hir tė sovranitetit a funksionalitetit tė Kosovės. Shkėmbimi territorial paraqet njė shprehje karrem dedikuar krerėve partiakė e institucionalė tė Kosovės pėr retorikėn e kėtyre para qytetarėve. Pas defaktorizimit ekonomik dhe ushtarak tė Kosovės, asaj vetėm do t’i marrin territor por nuk do t’i japin territor. Shkėmbimi do tė jetė veēse njėkahor, qė do tė thotė se nuk do tė jetė shkėmbim, aq mė tepėr qė bėhet fjalė pėr Serbinė, e cila si gjithmonė, do mė shumė territor dhe nuk e jep territorin qė e kontrollon. Beogradi nuk i ka dashur komunat e reja me shumicė serbe pėr shkak se ato komuna janė njėsi administrative por, para sė gjithash, pėr shkak se ato janė njėsi territoriale. Serbia mund tė tė jep ca tė drejta por ajo s’tė jep territor. Serbėve mund t’iu ofrosh sa tė duash tė drejta e privilegje por Serbia do territor. Pakrahasimisht mė tė rėndėsishme Serbia e konsideron komunėn e Graēanicės a Parteshit me territorin e kėtyre sesa p.sh., ulėset e rezervuara nė Kuvendin e Kosovės. Ata tė cilėt besojnė nė Bojan Stojanoviqin e Graēanicės duhet ta kujtojnė Oliver Ivanoviqin e Mitrovicės apo Milorad Todoroviqin e Cėrnicės. Tetė vjet kanė investuar institucionet e Kosovės nė integrimin e Oliver Ivanoviqit i cili nė fund u bė Sekretar i shtetit nė Ministrinė e Serbisė pėr Kosovė. Oliver Ivanoviq fort u pat integruar dikur nė institucionet e Kosovės, por tė gjithė e shohim se ku ėshtė ai sot. Ngjashėm edhe Milorad Todoroviq i cili, pasi punoi disa vite nė institucionet e Kosovės dhe u pagua aty nga taksat tona, u bė kėshilltar nė po tė njėjtėn Ministri tė Serbisė pėr Kosovėn. Javė mė parė, ndėrprerjen e punimeve nė kompleksin ‘Marigona’, Bojan Stojanoviq e pat arsyetuar pikėrisht me ruajtjen e strukturės etnike nė Graēanicė (sic.). Serbia dėshiron qė nė komunat me shumicė serbe tė mos lejohen ndėrtime ku do tė mund tė banojnė edhe shqiptarėt, gjė qė ajo e ka bėrė tashmė nė veri. Nė kushtet kur Kosova s’ėshtė sovrane, investimi nė Bojan Stojanoviqin dhe tė ngjashmit herėt a vonė do ta ketė fatin e investimit nė Oliver Ivanoviqin e Milorad Todoroviqin. Serbėt e Graēanicės, Ranillugut, Parteshit a Kllokotit nuk po integrohen nė Kosovė siē mendojnė ministri Sadri Ferati dhe Qeveria e Kosovės. Njė mendim i tillė ėshtė shumė shkurtpamės. Serbėt dalin nė zgjedhje edhe nė Bosnje qė prej 15 vitesh, por njohja formale qė ata ia bėnė Bosnjės ishte pėr hir tė dėmtimit tė vazhdueshėm substancial tė Bosnjės. Serbėt patėn dalur masivisht nė zgjedhjet e Kosovės nė vitin 2002. Atėbotė i kishin 22 deputetė nė Kuvendin e Kosovės, por dihet se sa u integruan ata nė vitet nė vijim. Kėto integrime formale dhe koniukturale nė sistem vetėm sa e maskojnė ndarjen e thellė nė terren dhe bėhen mjet shtesė pėr thellimin e kėsaj ndarjeje.

    Kosova gjithnjė i ka bėrė koncesione Serbisė. Kėto koncesione janė zbatuar pastaj ndonėse Serbia nuk pranoi marrėveshje si tėrėsi tė atyre koncesioneve. Si ėshtė e mundur kjo? Ēka e mundėson apo kushtėzon kėtė dukuri? Serbia e ka luksin e mospranimit tė marrėveshjes pėrfundimtare pikėrisht pse Prishtina i zbaton ato koncesione mandej edhe njėanshėm. Duke e ditur qė koncesionet e arritura do tė zbatohen ashtu-kėshtu, Serbia nuk e pranon marrėveshjen nė fund. Por, sėrish, pse ajo mund ta bėjė kėtė? Pse Serbia i fiton koncesionet pa humbur gjė qė s’bėri marrėveshje? Thjesht, pėr shkak se marrėveshja tė cilėn nuk e pranon Serbia megjithatė mbetet marrėveshje midis Kosovės dhe faktorėve ndėrkombėtarė qė sundojnė me Kosovėn. Dokumentin e Ahtisaarit nuk e ka pranuar Serbia, por ai po zbatohet. Faktorėt ndėrkombėtarė qė sundojnė me Kosovėn dhe, njėkohėsisht, ndėrmjetėsojnė midis saj dhe Serbisė, e imponojnė edhe zbatimin e marrėveshjeve tė dėshtuara. Shpallja e pavarėsisė nuk ndryshoi gjė nė kėtė aspekt.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Shqiptar i madhe,dhe gjenia i shek XXl!
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #370
    Albini nė peshkimJeton Llapashtica | 01-07-2010 21:04 CET

    Prishtinė. Disa ligjvėnės kosovarė dhe disa akademikė e profesorė, janė vėnė nė shėnjestrėn e Lėvizjes “Vetėvendosje”, pėr t’iu bashkuar kėtij subjekti politik qė tashmė ka paralajmėruar pjesėmarrjen nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Burime tė “Zėrit” brenda kėsaj lėvizje, tregojnė se drejtuesit e “Vetėvendosjes” janė duke pretenduar qė brenda radhėve tė veta t’i inkuadrojnė dy deputetė tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Hydajet Hysenin dhe Berat Luzhėn. Pėrveē kėtyre dy ligjvėnėsve, nė listėn e “Vetėvendosjes” janė edhe Adem Demaēi dhe akademik Rexhep Qosja sė bashku me disa anėtarė tė Institutit Albanologjik, si Emin Kabashi dhe Sadri Fetiu. Sipas burimeve brenda kėsaj lėvizjeje, nėse arrihet qė kėta politikanė me emėr nė Kosovė tė pėrfshihen ė listėn garuese tė “Vetėvendosjes”, atėherė tė gjithė kėta do tė jenė anėtarė tė “Kėshillit tė tė Urtėve”, organ ky i lartė i lėvizjes.

    Mirėpo, drejtuesit e “Vetėvendosjes” nuk parapėlqejnė tė flasin konkretisht pėr emra tė caktuar, edhe pse nuk e mohojnė asnjė nga emrat e lakuar.

    Aktivisti i Lėvizjes “Vetėvendosje”, Glauk Konjufca, thotė se ka shumė deputetė tė Kuvendit tė Kosovės qė janė tė interesuar tė kalojnė nė “Vetėvendosje”, ngase, sipas tij, nė partitė e tyre nuk janė duke u ndjerė mirė.

    “Iu kemi qasur njerėzve tė caktuar tė cilėt ne mendojmė qė kanė autoritet politik, janė tė menēur profesionalisht, por edhe janė atdhetarė”, thotė ai, duke pohuar se me Demaēin dhe Qosjen e kanė nė plan tė kontaktojnė sė shpejti.

    Megjithatė ai konfirmon se ėshtė menduar forma e krijimit tė “Kėshillit tė tė Urtėve” i cili do tė pėrbėhej nga persona tė veēantė, por sipas tij, emri i kėtij kėshilli ende nuk
    ėshtė pėrfundimtar. Konjufca nuk e mohon faktin se dy deputetėt e PDK-sė, Hyseni dhe Luzha nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt do t’i bashkohen subjektit mė tė ri politik nė vend.

    “Jo nuk e kanė konfirmuar ardhjen, mirėpo e kanė konfirmuar afėrsinė konceptuale. Kur i ke tė kryera kėto dyja ėshtė kryer mė shumė se gjysma e punės. Kemi biseduar me ta vazhdimisht, por jo nė mėnyrė specifike pėr kėtė tė fundit, pra pėr kalimin”, sqaron ai. Kontaktuar nga gazeta, akademik Rexhep Qosja, ka thėnė se deri mė tash nuk ka folur me drejtuesit e “Vetėvendosjes”, pėr inkuadrim nė kėtė lėvizje. “Jo, nuk kam pasur. Unė po ju them nuk kam pasur, vetėm kaq”, ėshtė shprehur ai, pa dashur tė sqarojė nėse vėrtet do t’i bashkėngjitet kėsaj lėvizje.

    Pėr kalimin nė “Vetėvendosje” nuk ka dashur tė jap sqarime as deputeti Berat Luzha, i cili shkurtimisht ka thėnė se nuk ka asnjė lėvizje nė atė drejtim. “Jo, me askėnd nuk kam biseduar dhe nuk kam asnjė qėndrim tash pėr tash”, ka thėnė shkurtimisht ai, duke parapėlqyer qė mos tė flasė mė gjatė.

    I paqartė ka mbetur edhe qėndrimi i deputetit tjetėr, Hydajet Hyseni. “Nuk ka ndryshuar asgjė nė qėndrimin tim. Nuk kam ēka tė them qė do tė ishte lajm. E kam shikuar me simpati vendimin e “Vetėvendosjes” pėr tė funksionuar si subjekt i organizuar politik nė skenėn legale politike. Mendoj se ėshtė pasurim i skenės politike nė Kosovė”, ka thėnė ai.

    Hyseni megjithatė nuk e ka pranuar se nuk do ta ndėrrojė partinė aktuale me njė subjekt tjetėr politik. “Kėtė nuk e thashė. Qė nuk ka ndryshim, nuk do tė thotė qė jam komod” ėshtė shprehur ai. Pėr dy ditė rresht “Zėri” ka bėrė pėrpjekje tė kontaktojė me veprimtarin Adem Demaēi, por kontakti me tė ka qenė i pamundur, ngase telefoni i tij vazhdimisht ka qenė i shkyēur.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •