Close
Faqja 36 prej 187 FillimFillim ... 2634353637384686136 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #351
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    "VETVENDOSJE!" duhet tė ndihmohet nga tė gjithė intelektualėt qė janė me ide kombėtare dhe qė nuk jan konsumuar nga komunistėt e deritanishėm.

    Mendoj se "VETVENDOSJE!" tė krijoj njė grup kordinues-sistemues pėr tė gjithė ata qė kan dėshir tė ndihmojnė Kosoven nė rrugėn pėr tu kthyer aty ku e ka vendin , nė vend tė shqiptarėve!

    Tė ndihmosh "VETVENDOSJE!" sot ėshtė ndihmė drejtpėrdrej e vendit.

    Duhet njėher e pėrgjithmonė tė largohemi nga njerėz komunist e korruptiv!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC , U KRYMB , PO KOSVA KA SHPRES SE DO TĖ SHĖROHET SEPSE KA "VETVENDOSJEN!"

    Nuk do tė blihen mė vezė pėr ti hudhur nė politikan tė korruptuar , se ata nuk do tė jen mė tė lirė, po nė burrg!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  2. #352









    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #353









    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #354
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #355
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #356








    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #357
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #358
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #359
    Thaēi e ka hetuar
    Tė jesh me hetuesit apo me tė hetuarit? Kjo ėshtė ēėshtja sot. Nė fakt, kjo ishte ēėshtja dje. Thaēi po e ndėrron anėn


    Nga Albin Kurti mė 04.06.2010 nė ora 13:00


    I nxori para kamerave kryeprokurorin, Ministrin e Punėve tė Brendshme dhe shefin e policisė. Nė ditėn e parė tė javės dhe tė nesėrmen e zgjedhjeve tė Serbisė qė u mbajtėn nė Mitrovicė dhe Artanė. Por, kjo konferencė shtypi s’kishte lidhje me zgjedhjet e Serbisė. Kryeministri, Hashim Thaēi, sikurse edhe krerėt e tjerė tė institucioneve, Kosovėn tashmė e trajtojnė si Kosovė pa veriun e madje edhe pa komunat me shumicė serbe. Natyrisht qė nuk e thonė kėtė, por kėshtu bėjnė – atėherė kur veprojnė dhe atėherė kur nuk veprojnė.

    As 24 orė nuk kishin kaluar prejse Serbia publikisht e kishte konfirmuar sovranitetin e saj brenda territorit tė Kosovės. Pse duhej qė kryeministri Thaēi mu nė atė konferencė tė na rrėfente pėr sigurinė publike nė terma tė luftės kundėr korrupsionit kur momenti ishte tė merrej me sigurinė shtetėrore nė terma tė luftės pėr sovranitet e integritet territorial? Shmangia e vėmendjes sė qytetarėve nga shteti i nėpėrkėmbur te pretendimet pėr pushtet efikas nuk janė shpjegim i mjaftueshėm.

    Pėrgjithėsisht, kryeministri Hashim Thaēi nuk shpjegon gjė. Prandaj, vetė atė duhet ta shpjegojmė. Zotimi i pėrsėritur i tij pėr luftimin e korrupsionit dhe krimit tė organizuar nuk mund tė pėrbėnte lajm. Intonacioni i ngritur i retorikės nuk do t’ua mbushte mendjen gazetarėve. Ēfarėdo premtimi i tij pėr tė ardhmen vėshtirė tė merrej seriozisht prej ndokujt. Prandaj Thaēit i mbetej vetėm e kaluara pėr tė lansuar lajm. Tha qė ky e ka nisur luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar! Dhe, megjithatė, nuk u durua pa u vetėpėrgėnjeshtuar – tha qė ky ėshtė prijės i kėsaj lufte. Pėr aq sa i ndoqa lajmet, nuk dėgjova tė ketė treguar se kur saktėsisht e kishte nisur kėtė luftė dhe si.

    Rrjedhimisht, lihej tė kuptohej qė ky e paska filluar luftėn para EULEX-it dhe, meqė s’foli pėr mėnyrat a betejat, mbase ato kishin qenė sikurse kėto tė EULEX-it. Por, i vetmi veprim i tij qė mė kujtohet tė jetė lidhur me luftėn kundėr korrupsionit ėshtė riformatizimi i kabinetit qeveritar. Shumė e ēuditshme, gjithsesi. Sepse kurrė nuk na u sqarua konkretisht se si na paskan qenė tė korruptuar Idriz Vehapi, Zenun Pajaziti, Alush Gashi, Nekibe Kelmendi dhe Valton Beqiri. Kuptimi i riformatizimit doli tė ishte ajo qė mbeti e njėjtė pas tij, ajo qė nuk ndryshoi, e jo ndėrrimet e (posteve tė) figurave. Ndėrkaq, qėllimi i tij ndodhet pėrbrenda metodės sė vjetėr tė zėvendėsimit: tė bėhet diēka tjetėr nė vend tė asaj qė duhet bėrė, porse tė paketohet ashtu sikurse ajo qė s’ėshtė bėrė. S’besoj tė jetė e rastėsishme qė Thaēi u detyrua tė na e kumtojė lajmin se ai na e paska nisur luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Ai e dinte qė ne nuk e dimė kėtė gjė (sic.).

    Bėrja e luftės kundėr korrupsionit pėrmes bėrjes sė lajmit pėr tė nuk e shter domethėnien e kėsaj konference. Shpallja e vetes si luftėtar i orėve tė para tė luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar nuk synon, thjesht, legjitimitet nėpėrmjet origjinės. Thaēi dėshiron tė na bėjė tė besojmė qė ai po ndjehet si viktimė. Thaēi, pra, e ka nisur luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar porse EULEX-i ia rrėmbeu atij kėtė luftė prej dorės dhe, pėr mė tepėr, qytetarėt e Kosovės po i duken shumė mosmirėnjohės pėr kėtė nismė tė tij tė kahershme.
    Ndoshta kjo konferencė nuk ka pasur arsye. Ajo mund tė jetė shtyrė thjesht prej ndonjė shkaku. Nga bastisjet qė EULEX-i ua bėri zyrave tė MTPT-sė mė 28 prill 2010, Thaēit i ka mbetur hatri pėr shkak se ai u zhvlerėsua nė sytė e opinionit publik si kryeministėr i vendit. Aura e tij prej politikanit mė tė fuqishėm u dėmtua pakthyeshėm. Ankesat e tij tė njė jave mė vonė pse EULEX-i nuk e njoftoi paraprakisht pėr bastisjet e kryera, kanė mu kėtė kuptim: ai po i qahej EULEX-it pse nuk u kujdesėn qė ta evakuonin me fytyrė prej asaj situate. Ai nuk kėrkoi qė tė pyetej pėr tė fituar. Ai kėrkoi qė tė njoftohej pėr tė shpėtuar. Pikėrisht ky ėshtė momenti kur Thaēi iu hodh nė pėrqafim EULEX-it. Prokurori Johannes van Vreeswijk e kishte kuptuar kėtė gjė. Ai e goditi dhe e poshtėroi Thaēin publikisht ashtu siē bėjnė gangsterėt me tė dashurat e tyre lazdrane teksa kėto u pėrgjėrohen. Secili realizim kinematografik i zhanrit Film Noir e ka sė paku njė skenė tė tillė. Meqė imagjinarja kolektive e qytetarėve tė Kosovės pėr kėtė rast kishte kėso strukture, militantėt partiakė nėpėr kafenetė e Prishtinės si rrufeja e pėrhapėn lajmin se Johannes van Vreeswijk na qenka homoseksual. (Ndoshta ai edhe ėshtė homoseksual dhe kjo sigurisht qė s’ka rėndėsi, porse thashethemet kishin funksion dyfishues: e ribėnė prokurorin simbolikisht ashtu siē ai eventualisht ishte emotivisht dhe seksualisht.) Pėrdhunimi i dashnores sė lazdruar do tė mund tė rikuperohej sadopak vetėm duke e shpallur gangsterin homoseksual. Gangsteri njėmend e rrahu tė dashurėn, mirėpo ai, nė tė vėrtetė, s’ka mundur t’i bėjė gjė asaj, apo jo?

    Paradoksi i kryeministrit (Thaēi) ėshtė qė ai s’bėhej dot kryeministėr pa ia dėshmuar Brukselit qė e mirėpret EULEX-in dhe do t’i bashkėrendohet atij (kujto vizitėn te Solana nė shtator 2007) ndėrsa, nė anėn tjetėr, pikėrisht pėr shkak tė kompetencave ekzekutive tė EULEX-it ai s’mund tė jetė njė kryeministėr (normal). Shembull shkollor i paradoksit tė Bertrand Russellit te teoria e bashkėsive. Duket qė Thaēi ka menduar qė EULEX-i do t’i ketė disa tė drejta jonormale tė cilat normalisht qė nuk do t’i shfrytėzojė. Mirėpo, nėse shqiptarėve u jepen tė drejta qė dihet se nuk do (tė mund) t’i shfrytėzojnė pėr shkak tė politikanėve tė shantazhuar (p.sh. moszbatimi jo vetėm nė veri i Kushtetutės), EULEX-it i janė dhėnė ato tė drejta pikėrisht qė t’i shfrytėzojė. Ndoshta Thaēi ėshtė nisur prej vetes kur e ka menduar EULEX-in: institucionet e Kosovės kanė tė drejtė t’i pengojė zgjedhjet nė veri, por as qė u shkon ndėrmend kjo gjė. Ose, ndoshta Thaēi nuk ka menduar fare - ka vepruar nė stihi nė stilin: le tė bėhem njėherė kryeministėr e mendoj mė vonė!

    Tė jesh me hetuesit apo me tė hetuarit? Kjo ėshtė ēėshtja sot. Nė fakt, kjo ishte ēėshtja dje. Thaēi po e ndėrron anėn. Nga kryeministėr i njė Qeverie tė hetuar siē ėshtė tani, aspiron tė bėhet hetues (i kujt?). Kjo tregon qė Thaēi po e ndjen se fitues kėtu do tė dalė hetuesi andaj e bėri kėtė lėvizje nė drejtim tė fituesit; mė parė preferon qė ta ketė koleg hetuesin sesa tė hetuarin; dėshiron qė dalėngadalė tė distancohet nga Fatmir Limaj dhe t’i hedhet edhe nė njė pėrqafim final EULEX-it. Natyrisht qė nuk mund ta bėjė kėtė pėrnjėherė dhe menjėherė meqenėse do tė dekonspirohej, por e bėn kėshtu me ngadalė dhe pak e nga pak. Ai nuk do qė tė detyrohet tė pėrgjigjet e tė flasė mė si i hetuar por si hetues. Ai nuk dėshiron tė tingėllojė mė si Fatmir Limaj por si Johannes van Vreeswijk. E ka hetuar Thaēi qė duhet tė jetė me hetuesit. Qofshin ata edhe homoseksualė. E ka hetuar Thaēi. Nuk e tha kot ai tė hėnėn qė ‘bashkėpunimi me EULEX-in dhe mekanizmat e tjerė do tė jetė i ngushtė dhe mbėshtetės’.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #360
    Njė gjyq policor pas njė policie ndėshkuese
    Pa kundėrshtimin qytetar e shoqėror ndaj kėtij procesi dhe pa mosbindjen e avokatėve ndaj gjykatėsit tė EULEX-it, ky proces pa dyshim se nuk do tė mbaronte me kaq dhe kėshtu


    Nga Albin Kurti mė 25.06.2010 nė ora 13:05

    Nė orėn 10:00 tė mėngjesit do tė fillonte gjykimi. Qysh nė 07:30 mė dėrguan nė gjykatė. Njėsia speciale me maska i terrorizoi qytetarėt e rastit. Nuk pati kalimtarė nė rrugėt ‘Luan Haradinaj’, ‘UĒK’ dhe ‘Ilir Konushevci’ qė nuk u shqetėsua dhe instiktivisht nuk lėvizi njė a mė shumė hapa larg prej cepit tė rrugės. Furgonat dhe xhipat e policisė tė shoqėruar me sirenat alarmuese dhe boritė shurdhuese tė tyre, fluturuan nė drejtim tė Gjykatės sė Qarkut. Gjithandej pati kėmbėsorė qė gati sa nuk u shtypėn e makina tjera qė pėr pak nuk u goditėn nga konvoji policor. Ky shqetėsim i publikut bėhej pėr ta mundėsuar gjykimin e dėnimin tim si shqetėsues i publikut.

    U gėzova shumė kur nuk i pashė avokatėt. Mbrojtja e tyre pėr mua do t’i ndihmonte sulmit kundėr meje. Pėrkundėr faktit qė unė isha aty, ata vazhduan tė mos vinin. Me skenar tė pėrgatitur dhe me regjisorin Ferdinando Buatier de Mongeot tė pranishėm, ishte shumė e rėndėsishme qė tė mungonin aktorėt. Padėgjueshmėria kur nuk jep rezultate, kjo nuk ngjan pėr shkak tė karakterit tė saj, por pėr shkak tė pėrmasės saj. Padėgjueshmėria kolektive dhe e pėrgjithshme gjithmonė ka sukses. Gjykatėsi ndėrkombėtar de Mongeot sigurisht qė nuk u befasua. Kjo ishte seanca e njėmbėdhjetė me radhė dhe e para me mua nė tė. Nė dhjetė seancat paraprake ishte entuziazmuar atėherė me tė rrallė kur kishte arritur tė sjellte avokatė nė gjykatore, pėr t’u zhgėnjyer shpejt mė pas nga dorėheqjet e tyre. Midis gjykatėsit tė EULEX-it qė ngulmonte nė kėtė proces dhe dhjetėra mijėra nėnshkrimeve tė qytetarėve qė i bashkoheshin peticionit secilėn ditė, avokatėt nuk kishin pasur shumė dilema se ēfarė duhet tė zgjedhnin.

    EULEX-i u pat diskredituar shumė nga ky proces dhe ai duhej mbyllur disi sa mė parė. Gjykatėsi i EULEX-it e kishte vetėm njė mundėsi para vetes: tė hiqte dorė nga akuza e parė pėr tė cilėn parashihej dėnimi prej njė deri nė dhjetė vjet dhe, kėsisoj, gjykimi tė vazhdonte pa avokat. Ligji nė Kosovė nuk lejon proces pa avokat nėse i pandehuri mund tė dėnohet me mė shumė se tetė vjet. Kjo ėshtė arsyeja e reduktimit drastik tė padisė nga ana e gjykatėsit ndėrkombėtar. Shihej se ai si profesionist kishte siklet tė vazhdonte me kėtė padi absurde dhe me bazė tė dobėt ligjore, mirėpo vendimtare pėr ta hequr akuzėn e parė ishte nevoja qė ky proces tė mbyllej pa avokat dhe sa mė shpejt, e jo ndonjė ndjenjė e gjykatėsit pėr drejtėsi. Porsa filloi seanca gjykatėsi de Mongeot njoftoi qė prokurori Ali Rexha kishte diēka pėr tė thėnė. Dhe Ali Rexha foli: hiqet edhe akuza e parė, tha ai. Mė herėt prokurori Rexha e kishte hequr akuzėn e tretė. Gjithsesi njė drejtėsi e ēuditshme kjo: unė nuk shkoja nė seanca e ata i zvogėlonin akuzat! Me heqjen e akuzės pėr ‘tentim tė shkaktimit tė rrezikut tė pėrgjithshėm’, vrasjet dhe plagosjet mė 10 shkurt tė vitit 2007 nga ana e policėve rumunė tė UNMIK-ut u bėnė absolutisht kriminale dhe absolutisht tė pajustifikueshme.

    Se kėtė akuzė nė tė vėrtet nuk e kishte hequr prokurori por vetė gjykatėsi, e dėshmoi pa dashje pikėrisht prokurori Rexha. Nė fjalimin e tij pėrmbyllės ai nisi tė mė akuzojė edhe nė lidhje me akuzėn e parė prej tė cilės kishte hequr dorė nė fillim tė seancės! Ali Rexha e lexoi fjalimin pėrmbyllės tė cilin e kishte shkruar para se ‘ky’ ta hiqte akuzėn e parė. Nė kėtė situatė groteske, krejt ēfarė mund tė bėnte Ferdinando Buatier de Mongeot ishte tė skuqej sa mė pak.

    Nė arsyeshmėrinė e vendimit pėr dėnimin me 9 muaj burg, de Mongeot nuk kishte mundur t’i pėrdorte fare dėshmitarėt e prokurorisė. Policėt Besart Ahmeti, Kristė Gjokaj dhe Ismet Hajdini dėshmuan nė favor timin. Nga lista e gjatė e dėshmitarėve ishin pėrzgjedhur vetėm tre sosh, por edhe kėta s’i hynė nė punė de Mongeotit. Unė nuk kisha fare nevojė t’i demaskoja e zhvlerėsoja kėta dėshmitarė tė prokurorisė. Pas dėshmisė sė tyre ishte gjykatėsi ndėrkombėtar ai i cili i mori nė pyetje duke u pėrpjekur t’i diskreditojė pėr shkak tė shpėrputhjes ndėrmjet dėshmisė sė tyre nė shkurt tė vitit 2007 dhe tash. Aq i zellshėm ishte ky gjykatės kundėr dėshmitarėve tė prokurorisė (qė, nė fakt, u bėnė dėshmitarė tė mbrojtjes), saqė kur i thashė qė propozoj qė ai ta ndėrrojė vendin me prokurorin, sėrish nuk i mbeti gjė tjetėr vetėm tė skuqej sa mė pak. Dėshmitarėve njėmend nuk u pėrputheshin deklaratat, por atyre nuk u janė pėrputhur as deklaratat e dhjetorit tė vitit 2007 me ato tė shkurtit tė atij viti, e lėre mė me kėto tė fundit. Ishte e qartė se policėt kosovarė kishin qenė nėn trysni tė tmerrshme nga hetuesit e UNMIK-ut menjėherė pas 10 shkurtit 2007, andaj ata nėnshkruan aso deklaratash tė cilat vetėm disa muaj mė vonė nuk ishin nė gjendje as t’i njohin se ēfarė pėrmbajnė se ku e ku t’i pėrsėrisin. Pėr mė tepėr, kėta policė dėshmitarė mė 14 qershor 2010 treguan se si ata do tė mund tė ishin edhe njė herė dėshmitarė tė prokurorisė, por kėsaj radhe nė njė proces tjetėr qė ende mungon – ai kundėr policėve rumunė tė UNMIK-ut. Policėt dėshmitarė rrėfyen se si ndėrhyrja mė 10 shkurt 2007 ishte e lidhur me njoftimin qė ia kishte kumtuar ShPK-sė njė zyrtar i lartė i UNMIK-ut po atė ditė nė mėngjes, duke u thėnė qė kanė informata tė sigurta nga shėrbimi i tyre inteligjent qė demonstruesit do ta sulmojnė ndėrtesėn e UNMIK-ut. Prandaj ishte sjellur i gjithė ai armatim nė sheshin ‘Nėna Tereze’: pėr t’u pėrdorur, jo pėr t’u ekspozuar.

    Dėnimi prej 9 muajsh m’u shqiptua sa pėr tė qenė nė rregull librat e brendshėm tė OKB-sė dhe si mbulesė pėr persekutimin dhe paraburgimin e mėhershėm gjatė vitit 2007 nė kohėn e UNMIK-ut. Kėsisoj, doli qė Prokuroria Speciale e EULEX-it, e cila merret me krimin e organizuar, terrorizmin, krimet e luftės e tė ngjashme, e paska marrė pėr trajtim tė ngutshėm njė rast tė pengimit tė personave zyrtarė nė kryerjen e detyrės tė tyre zyrtare! E kėtillė ishte kjo akuza e dytė qė mbeti nė fund. I gjithė ky angazhim e zell u bė pėr njė kėso akuze fare minore siē e cilėsoi edhe vetė de Mongeoti. Vendimi e dėnimi i tij, pa dėshmitarė e pa prova materiale, u bazua vetėm nė njė xhirim tė demonstratės, edhe ashtu jo aq i pėrshtatshėm pasi qė unė as qė shihesha nė masėn e demonstruesve!

    Akuza 2 gabimisht pohonte se mė 10 shkurt 2007 policia e kishte mbrojtur pronėn institucionale, dhe qė unė i kisha penguar ata pėr ta bėrė kėtė. Kordoni policor nuk ishte vėnė me 10 shkurt para pronės institucionale pėr ta mbrojtur atė, por ai ishte vendosur nė mes tė rrugės, duke e bllokuar itinerarin e marshimit tonė paqėsor. Ne e kishim shpallur kėtė itinerar mjaft kohė mė parė, dhe unė e kam pėrsėritur atė ditė nė fjalimin tim. Policia e ka ditur saktėsisht se ku do tė marshonim mė 10 shkurt, dhe u pozicionua nė mes tė kėsaj rruge, duke e bllokuar atė. Kjo do tė thotė se kordoni u formua nė orvatje pėr tė bllokuar demonstratėn tonė paqėsore, ose "pėr tė penguar protestuesit qė tė vazhdonin mė tej" (siē edhe thuhet nė faqen 2 tė padisė). Ajo ēfarė policia ka bėrė atė ditė ishte njė veprim pėr tė shtypur njė protestė jo tė dhunshme dhe pėr tė shkelur tė drejtat tona pėr lirinė e tubimit, protestės paqėsore dhe tė shprehjes, tė konfirmuara edhe nga Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut nė rastin Oya Ataman kundėr Turqisė. Gjykatėsi de Mongeot u bind qė ėshtė kėshtu, prandaj ai u distancua nga ligjshmėria e kordonit policor nė mes tė rrugės, dhe mė shpalli fajtor jo pse kordoni ka qenė aty sipas ligjit apo me tė drejtė, por pse policėt megjithatė e kanė pasur pėr detyrė formimin e kėtij kordoni bllokues qoftė ai edhe i padrejtė e i paligjshėm! Dėnimi prej 9 muajsh nė bazė tė ligjit ėshtė dashur tė jetė sė paku njė vit. Por, meqė me atė rast do tė duhej tė mė ēojnė nė burg qė t’i mbaj edhe njė muaj e gjysmė shtesė, ndėrkohė qė Lėvizja VETĖVENDOSJE! kishte paralajmėruar demonstratė pėr datėn 21 qershor, gjykatėsi e pėrdori nenin 66 pėr zbutje tė dėnimit nėn minimumin e paraparė dhe mė liroi. Ashtu siē e kishte ky proces (ri)fillimin dhe ecurinė e tij kryekėput politike, as fundi i tij s’ishte tjetėr pėr nga karakteri. Politikisht mė arrestuan e izoluan, politikisht edhe mė liruan. Nuk e quan EULEX-i kot veten operacion pėr menaxhimin e krizave dhe jo institucion i drejtėsisė.

    15 shkurti i kėtij viti u pat caktuar si ditė e rifillimit tė gjyqit kundėr meje. Atėbotė ishin paraparė tetė seanca gjithsej me data specifike dhe me njė dyzinė dėshmitarėsh, qė tė gjithė policė. Nė fund mbeti vetėm njė akuzė dhe u bė vetėm njė seancė shpejt e shpejt (ku gjykatėsi nuk dihej nėse mė shumė kishte hall karakterin politik tė fjalimit tim apo kohėzgjatjen e tij). Pa kundėrshtimin qytetar e shoqėror ndaj kėtij procesi dhe pa mosbindjen e avokatėve ndaj gjykatėsit tė EULEX-it, ky proces pa dyshim se nuk do tė mbaronte me kaq dhe kėshtu. Deklaratat e mėhershme tė zyrtarėve ndėrkombėtarė si ajo e zėdhėnėses sė EULEX-it, Kristina Herodes, se unė duhej ta dėshmoja pafajėsinė nė gjyq (gjė qė paraqet shkelje tė rėndė dhe prejudikim) ose ajo e Pieter Feithit nė AUK se unė duhej tė pėrgjigjesha pėr mbrapshtitė (ang. misdeeds) e mia (e qė sėrish paraqet shkelje sepse prejudikim) nuk kanė treguar vetėm nervozizmin e tyre.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •