Close
Faqja 34 prej 187 FillimFillim ... 2432333435364484134 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 331 deri 340 prej 1865

Tema: Albin Kurti

  1. #331
    Fitorja e “Vetėvendosjes” dhe humbjet e Kosovės

    Maratona e gjykimit tė masakrės sė 10 shkurtit 2007 u mbyll para pak ditėsh. I akuzuari i vetėm pėr ato qė ndodhėn atė ditė - kur u vranė Arben Xheladini dhe Mon Balaj, si edhe u plagosėn dhjetėra qytetarė tė Kosovės – Albin Kurti, u dėnua me kohėn e paraburgimit, thjesht pėr tė rregulluar letrat e gjykatės. Ndėrsa Kurti gjykohej disa veprimtarė tė lėvizjes “Vetėvendosje!” po rriheshin barbarisht nga forcat speciale policore, aq sa ndokujt i hoqėn mallin e milicisė serbe! Regjimet ndryshojnė, por metodat mbeten po ato. Nuk ka gjė mė tė shėmtuar pėr njė popull deri dje tė pushtuar, tė shtypur e tė dhunuar, tė shohė se pas ēlirimit regjimi i ri kėrkon tė arrijė standardet terrorizuese tė regjimit tė vjetėr.
    Ndėrsa me fundin e kėtij gjyqi nuk mund thuhet se EULEX-i e ka nisur me kėmbėn e mbarė forcimin e shtetit ligjor nė Kosovė, padyshim qė fituesja e vėrtetė nga ky proces doli lėvizja “Vetėvendosje!”. Sigurisht kjo ėshtė njė fitore e trishtė, sepse autorėt e vėrtetė tė krimit tė 10 shkurtit mbeten pa u ndėshkuar. Mirėpo patjetėr ėshtė njė fitore pėr kėtė lėvizje qytetare dhe kombėtare, e cila ka pėrballuar njė terror tė pareshtur shtetėror dhe tė pashembullt nė Kosovė pas vitit 1999. Niēja thotė se ēfarė nuk mė shkatėrron, mė bėn mė tė fortė dhe vetė fakti se lėvizja “Vetėvendosje!” ia doli tė mbijetonte dhe madje tė forcohej akoma mė shumė, ėshtė treguesi kryesor i fitores sė saj. Lėvizja mbijetoi, sepse ajo frymėzohej nga ideali kombėtar dhe pėrkrahej nga populli, i cili pėrditė po sheh se si po i fashiten ėndrrat qė kishte thurur pėr kohėn e lirisė.
    Fitorja e lėvizjes “Vetėvendosje!” ėshtė shumėplanėshe: vendėse (kosovare), kombėtare (shqiptare) dhe ndėrkombėtare. Nė planin vendės, gjatė gjithė procesit gjyqėsor kundėr Albin Kurtit dhe sidomos nė epilogun e 12 qershorit, lėvizja “Vetėvendosje!” gjithmonė e ruajti epėrsinė morale, pėrballė njė pushteti tė korruptuar deri nė rrėnjė, tė larguar dhe tė veēuar nga qytetarėt dhe nevojat e tyre dhe qė mbahet nė kėmbė nga bashkėfajėsia nė korrupsion, interesat private tė udhėheqėsve shqiptarė dhe pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė. Fitorja morale nė sytė e popullit do tė thotė shumė, sepse ai e bėn dallimin midis veprimtarėve tė frymėzuar nga idealet dhe atyre qė janė gati tė kryejnė ēdo poshtėrsi e krim pėr tė qėndruar nė pushtet.
    Nė planin kombėtar, procesi kundėr Albin Kurtit dhe lėvizjes “Vetėvendosje!” u bė shkak pėr njė solidaritet tė madh kombėtar nė Kosovė, Shqipėri dhe IRJM dhe kudo ku janė shqiptarėt, sidomos nė mesin e tė rinjve. Kėta tė fundit tani e kanė mė tė qartė dallimin midis qėndrimeve parimor dhe burrėror tė Kurtit dhe tė veprimtarėve tė Lėvizjes nė njėrėn anė dhe tė politikanėve tė veckėl shqiptarė nė Prishtinė, Tiranė dhe Shkup. Lėvizja “Vetėvendosje!” ėshtė kthyer nė njė simbol kombėtar, qė po ngre lart flamurin e Lidhjes sė Prizrenit pikėrisht atėherė kur tė tjerė po pėrpiqen qė institucionalisht shqiptarėt tė mos i referohen kėsaj ngjarjeje qė ėshtė pikėnisja e nacionalizmit politik shqiptar dhe shprehja e parė e kombit shqiptar si i tillė. Kėshillat qė u ngritėn pėr tė kundėrshtuar gjyqin kundėr Albin Kurtit me parullėn “Jemi Njė!” bėnė njė punė shumė tė mirė informuese dhe zgjuese dhe qė duhet ta vazhdojnė edhe pėr problemet e shumta kombėtare qė na shqetėsojnė.
    Nė planin ndėrkombėtar, gjyqi kundėr Albin Kurtit e shfaqi hapur karakterin neokolonial qė mund tė marrin organizatat ndėrkombėtare, kur nuk u shėrbejnė interesave tė popujve aty ku vendosen, por vetėm interesave tė porositėsve tė tyre ndėrkombėtarė. Kosova ėshtė tashmė njė vend ku testohet e ardhmja e ndėrhyrjeve dhe misioneve ushtarako-civile ndėrkombėtare. UNMIK-u dje dhe EULEX-i janė akuzuar pėr neokolonializėm nga lėvizja “Vetėvendosje!” dhe sjellja e tyre nė shumė drejtime ka qenė e denjė pėr kėtė emėrtim. Aftėsia e Bashkimit Evropian pėr tė qenė njė aktor i sigurisė nė Evropė ėshtė vėnė nė njė dyshim serioz prej procesit politik tė EULEX-it kundėr Albin Kurtit.
    Fitorja e lėvizjes “Vetėvendosje!” nė kėto tri plane shenjon humbjet e Kosovės. Shteti i shpallur si republika e dytė shqiptare nuk ėshtė as republikė dhe as shqiptar. Nuk mund tė jetė republikė mė 12 qershor 2010 kur policia speciale dhunon pa asnjė shkak dhe provokim qytetarėt me metoda brutale. Kosova e shkopinjve, e shkelmave dhe e helmeve kundėr tė rinjve qė protestojnė pėr tė drejta kombėtare e shoqėrore mund tė jetė republika e sejdinėve, hashimėve, dacėve, etj., por jo e qytetarėve. Nuk mund tė jetė republikė njė shtet qė lejon ekzistencėn e strukturave qeveritare paralele tė armikut nė 1/3 e territorit dhe konsideron armik publik organizatėn qė vetėvendosjen, sovranitetin dhe demokracinė i ka nė zemėr tė ideologjisė sė saj. Nuk mund tė jetė republikė shqiptare njė shtet qė miraton heqjen dorė nga simbolika kombėtare dhe qė sė fundi nga stema e Prizrenit pėrjashtoi shtėpinė-muze tė Lidhjes. Ēfarė vlere kanė njohjet ndėrkombėtare pėr njė republikė nėse shumica e qytetarėve tė saj nuk e njohin veten e tyre te ajo. Ēfarė vlere ka qė himni i Kosovės tė luhet krahas himneve tė shteteve tė tjera, kur qytetarėt e saj nuk janė nė gjendje ta kėndojnė atė!
    Shkopinjtė, shkelmimet, fyerjet ndaj veprimtarėve tė lėvizjes “Vetėvendosje!” mė 12 qershor 2010 janė treguesi mė i mirė pėr nivelin e demokracisė dhe tė respektit tė tė drejtave tė njeriut qė ka arritur shteti i Kosovės. Ata qė mendojnė tė realizojė ndryshimin e vėrtetė, ata qė besojnė te fuqia e votės dhe e aktivizimit tė pareshtur tė qytetarėve pėr tė tė drejtat dhe interesat e tyre si jetėsim i demokracisė, pikėrisht ata shikohen si rrezik pėr rendin nė Kosovė. Ata qė duan njė demokraci, e cila, siē thotė Kurti, tė mos shterohet nga pėrfaqėsimi, ndeshen me mosdurimin e klikės nė pushtet, e cila ka frikėn e humbjes sė pozitės sė saj sunduese. Jo mė kot zemėrimi i klikės u shfry mbi trupat e pambrojtur tė tė rinjve tė lėvizjes “Vetėvendosje!” ditėn kur kjo shpalli vendimin pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje.
    Lėvizja “Vetėvendosje!” po shfaqet si alternativa politike qė synon tė prapsojė humbjet e Kosovės qė nga miratimi i Pakos Ahtisari e deri tani. Kjo detyrė sigurisht qė ėshtė e vėshtirė, por jo e pamundur, sidomos atėherė kur ekziston vizioni dhe mbėshtetja e popullit.

    (Autori ėshtė sociolog dhe profesor nė Universitetin e Tiranės)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #332
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Dridhen politikanet!,sepse po vjen Albini.....,po vjen gjenia i shekullit XXl,po vjen shqiptari i madhe...,keshtu qe ju politikan servila,ju erdhi fundi,te me falni,por Albini se shpejti Kryeministet i Kosoves,dhe hiq large ska me shku do te behet,Kryeministet i Shqiperis Etnike.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #333
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Albin Kurti: nuk ka nevoje per glorifikime,as per kult personaliteti, ai ka nevoje per perkrahje,per mbrojtje dhe per keshilltare,dhe kujdes te jashtzakonshem si sillet .
    Ne duhet te ndahemi nga vleresimet ekstreme pozitive dhe negative, mos ti kendojme sot dhe ta shajme pasi te vij ne pushtet ,pasi edhe kur te vij ne pushtet procesi i zgjedhjes se ceshtjes tone mund te pershpejtohet pakez por do jete i ngadalshem per mentalitetin tone te padurimte.
    Eshte nje hap pozitiv per Albinin qe morri vendim te dalin ne zgjedhje, nuk duhet te shqetsohet dhe as te merzitet nga ata qe qe neser do ta quajn:" ja nje politikan ordinere eshte Albini dhe bente zhurme ne rruge pse e lakmonte pushtetin", te shikoje punen, te ndjeki rrugen ku eshte nisur,mos te merret as me sulmet personale,dhe as mos te sulmoje personalisht personalitetet e politikes ne Kosove, te sulmoje platformat dhe te punoje ndryshe nga ata, te plasoje platformen me te mire dhe te premtoje se do te do te punoje pandalur dhe do te vazhdoje idealin e atyre qe nuk jane me sot, rrugen per zhvillimin e Kosoves dhe bashkimin me Shqiperine.
    Albini ka karizmen , ka kredibilitetin kombetar, eshte guximtar dhe ka idealin e nje shqiptari modern por qe vazhdon nje rruge te pakryer te shqiptareve si komb, rrugen e bashkimit dhe zhvillimit te nje kombi te bashkuar shqiptar.
    Albini nuk duhet te merret me vogelsira se keshtu e humb madheshtine per te cilen eshte i destinuar me vetperkushtim, me veprimtari, me guxim dhe me atdhedashuri.
    Asnje sot nuk dridhet nga Albin Kurti , ne fakt te gjithe kete dhjetevjetsh ata e kane shfrytezuar per ti forcuar pozitat e veta ,per tu pasuruar perderisa Albini ishte ne rruge me gjithe popullin, pra populli eshte ai qe dridhet nga ata,nga i ftohti,nga i nxehti dhe nga uria,populli qe eshte ne rruge sot duhet ta sjelle ne Parlament nje anetar te vetin besnik qe vertete do te coje ne vend deshiren dhe mundin e shumices se shqiptareve te Kosoves.
    Une e dua cdo atdhetar edhe athere kur gabon shume rende , e le me Albin Kurtin qe eshte nje atdhetar i deshmuar,por qe ende nuk eshte sprovuar me poziten politike, me lakmine dhe me fuqine, i deshiroj te kete mendjen ne krye dhe mos ta humbi gjithe kete kredibilitet qe mund ta shfrytzoje per te miren kombetare.
    Albini ka potencialin e nje lideri kombetar dhe mund te jete ne sherbim shume te dobishem te Kosoves dhe kombit ne pergjithesi, lideret nuk lindin cdo dite, jane si pemet;rriten ,zhvillohen ,shperthejne dhe japin frytet, Albini eshte ne fazen e fundit,pra te japi kontributin real per shpetimin e Kosoves nga ndarja dhe nga vetshkatrrimi dhe bashkangjitjes me Shqiperine.
    Kush ka punuar deri me sot ,per aq sa ka punuar shume mire, kane punuar per vehte dhe per Kosoven, dhe kush do te punoje prej sot shume mire per te gjithe ne.
    Nje rruge e re duhet kur rruga e vjeter eshte aq e lakuar sa qe te kethen nga je nisur.

    Ndersa per te tjeret : jo shume rrahje krahesh, kritika me vend dhe dashamirese dhe perkrahje te parezerve per Albinin,per profilizimin dhe perkryerjen e ketij personaliteti kombetar.Ata qe sot e perkrahin Albinin dhe te tjeret qe neser do bashkohen ,shpresoj dhe deshiroj te pergatiten per nje maratone kombetare dhe jo per nje sprint , se ne u beme turpi i botes duke u kenduar ne kenge per gjashte muaj personaliteteve kombetare dhe pastaj i quajm tradhetar, kemi shume vleresim katastrofal ne,shpresoj ta kursejme per Albinin dhe per ceshtjen qe na pret, durim dhe pune konkrete per realizim.Kur shumica punon dhe nuk pret nga nje njeri i vetem vjen suksesi, largohet deshprimi dhe urrejtja per njeritjetrin largohet, kush punon nuk ka kohe as te beje keq dhe as te urreje te tjeret.
    Un besoj se Albini do te perkrahet nga shqiptaret qe e duan kombin, dhe bashkimin kombetar nga i gjithe globi,si moralisht,ashtu edhe me logjistike dhe materialisht, shpresoj edhe me vota nga shqiptaret e Kosoves ku do te konkuroje per pushtet
    Une kam vetem nje keshille per Albinin: puna pozitive dhe ndryshe nga ata qe jane sot ne pushtet do te sjelli ne pushtet, mbajtja e premtimeve dhe vazhdimi i idealit do te ruaj poziten dhe jo ne asnje menyre perbaltja e kundershtarve politik,perkundrazi perbaltja te sjelle ne gremine, te sjelle energji negative dhe te largon nga vendi ku mund te japish kontributin kapital...Kur Perqendrimi eshte lart ne qiell kah suksesi i pafund per personalitetin tend dhe per kombin nuk shihen hijet dhe vogelsirat , pozitiviteti dhe mosarmiqesia me kundershtaret politik,perkundrazi miqesia kombetare dhe dallimi politik nese keni dallime per nje qellim final.
    Shendet i deshiroj Albinit,suksese ne cdo aspekt jete dhe ne ceshtje kombetare , dhe per kete te fundit eshte shume veshtire por mos u merzit se nuk do te jeshe as i pari dhe as fundit dhe mos u brengos nuk do te jeshe pa perkrahje.

    me nderime per Vetvendosjen dhe Albin Kurtin,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 24-06-2010 mė 15:05
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #334
    Gregory Isaacs Maska e metinsk
    Anėtarėsuar
    21-06-2010
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    91
    Mpelqen vullneti i tina,ky ka mu bo simbol i idejes se bashkimit shqiptar.
    Qielli im

  5. #335
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Edhe nje gje per lideret shqiptare'ua heq nje dileme- lider modern eshte ai qe mendon per bashkim kombetar dhe nuk eshte jashtkohe por supermodern, shqiptaret e gjithe globit do te perkrahin lideret shqiptare qe nuk e trajtojne ceshtjen shqiprare si te cunguar, duke u mbyllur ne konjukturat administrativo-shtetrore dhe mentalitetit percare. Shqiptaret do te perkrahin lider ne te cilin mund te identifikohen te gjithe , jo lidere qe perfaqsojne interesin e vet dhe perfaqsojne katundin e vet, njerez qe bashkpunojne ne mes vedi per nje qellim te perbashket final,njerez qe besojne ne fuqine mendore dhe kreative te nje kombi te bashkuar.
    Ata lidere qe sot as ne teme diskutimi nuk e kane bashkimin e le me ne platforme , i ka sjelle ne politike interesi vetjak dhe jo ai kombetar, kjo kategori e propagandon ndamjen si te shendoshe me arsye banale si :" me mire jemi keshtu kush mirret vesh me kosovaret" dhe anasjelltas thuhet e njejta gje per te tjeret " s'mund te mirremi vesh me shqiptaret e Shqiperise administrative", kush i nxjerre keto konstatime dhe i lanson ne popull dihet qellimi-vetem e vetem ti shtojne pushtetin vetvetes, dhe ti mundesojne vjedhjen dhe rjepjen me te kollajshme te Atdheut= vetvetes.
    sa bukur e kishte thene edhe poeti Sabit Idrizi nga Mitrovica qe kemi fatin ta lexojme ketu ne forum,ja si ne poezine me poshte:

    Ti dhe Atdheu

    Perdite ja gerryen zemren
    si urith nen dhe
    dhe pa fije turpi
    i thua atdhe !

    Mbajtja gjalle i idealit te bashkimit ,perpjekja ne vazhdim i rruges per realizim dhe realizimi i bashkimit kombetar eshte thelbi per fillimin e zhvillimit te kombit shqiptar si komb normal.
    Lideret shqiptare modern qe nuk e kane frike qellimin e bashkimit te shqiptareve ne Ballkan ,dhe qe e inkorporojne ne platformen e tyre kombetare do kene perspektive ne te ardhmen ... bashkimi ben fuqi per cdo komb normal, nuk ben fuqi vetem per ata individe qe e duan fuqine per vehti dhe nuk kan hallin e kombit.

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 24-06-2010 mė 17:49
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #336
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Turp per ata qe hodhen gaz lotsjelles kundra Albin Kurtit????
    Dhe prap ai nuk akuzoi,vecse u shpreh qe struktura te vecanta te shtetit si dhe ata qe morren pjese ne kete akt te turpshem jane te perzgjedhur....nga kush?
    Eshte e vetmja alternative shqiptare e pastert,dhe per PRESIDENT votoj.
    Kush del kundra Albinit eshte shqiptaro-seb i kamufluar.
    Forza Albin,nuk je vetem

  7. #337
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Octapodus Lexo Postimin
    Turp per ata qe hodhen gaz lotsjelles kundra Albin Kurtit????
    Dhe prap ai nuk akuzoi,vecse u shpreh qe struktura te vecanta te shtetit si dhe ata qe morren pjese ne kete akt te turpshem jane te perzgjedhur....nga kush?
    Eshte e vetmja alternative shqiptare e pastert,dhe per PRESIDENT votoj.
    Kush del kundra Albinit eshte shqiptaro-seb i kamufluar.
    Forza Albin,nuk je vetem:)
    e tani edhe ai zbutet e pekmezavet
    se edhe ai deshiron ta shijoj pushtetin
    heeee
    per ket edhe ka luftue me vo rrugve me thmi
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #338
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    ALTERNATIVE E VETME SHQIPTARE NĖ KOSOVĖ "VETVENDOSJE!"

    Kosova ka nevoj pėr kthim tė dinjitetit kombėtarė dhe sovranitet 100% dhe natyrisht pėr fillim negociatash pėr bashkimin Kosovė-Shqipėri.

    Kėto punė do ti kryej me sukses "VETVENDOSJE!"


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E KA NIS MI ARDH ERĖ!
    HASA I KA DITĖT E NUMRUARA!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  9. #339
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Kėto punė do ti kryej me sukses "VETVENDOSJE!"


    ....me vo.....

  10. #340
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Albin Kurti: Kosova ka tė drejtė bashkimi me Shqipėrinė




    PRISHTINĖ- Lideri i lėvizjes “Vetėvendosja”, Albin Kurti nė njė intervistė pėr radion “Evropa e Lirė” pohon se “sovraniteti nėnkupton tė drejtėn e Kosovės pėr kontrollin e resurseve natyrore dhe tė kapaciteteve ekonomike, nėnkupton tė drejtėn e Kosovės pėr t’u bashkuar me Shqipėrinė, nėnkupton tė drejtėn e Kosovės pėr ushtri, nėnkupton mospasjen e strukturave paralele tė Serbisė dhe integritetin territorial”.

    Albin Kurti flet edhe pėr ambiciet e tij politike duke deklaruar se “vendosėm tė marrim pjesė nė zgjedhje, meqenėse ėshtė urgjente qė gjatė kėtyre dy viteve pavarėsisė t'ia shtojmė sovranitetin”, ndėrsa shprehu bindjen se nuk do tė ketė pengesa tė cilat do tė jenė vendimtare dhe tė cilat do t’ua pamundėsojnė pjesėmarrjen e tyre nė zgjedhje .

    Sipas tij, qytetarėt kanė nevojė pėr njė tjetėr lloj shteti tė Kosovės, pėr shtet tė Kosovės, qė ėshtė nė shėrbim tė qytetarėve. Duke folur pėr veriun e vendit dhe duke theksuar masat qė duhet ndėrmarrė, Kurti tha se ėshtė problem i trefishtė: politik, i sigurisė dhe ekonomik.
    (m.a/BalkanWeb)

    ALTERNATIVE E VETME SHQIPTARE NĖ KOSOVĖ "VETVENDOSJE!"

    Kosova ka nevoj pėr kthim tė dinjitetit kombėtarė dhe sovranitet 100% dhe natyrisht pėr fillim negociatash pėr bashkimin Kosovė-Shqipėri.

    Kėto punė do ti kryej me sukses "VETVENDOSJE!"
    Me vo , bile mirė.
    hasa me antishqiptar tjer ka nis mu dridh pi "vove"!


    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E KA NIS MI ARDH ERĖ!
    HASA I KA DITĖT E NUMRUARA!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •