
Postuar mė parė nga
bili99
Llap:
Ky eshte gjykimi me i pavlere qe ke postuar ndonjehere ,per kete qendrim qe mbajti Albini ne ate vend dhe ne ate kohe une vertete nuk e di sa shqiptare Kosove ti i njeh qe dolen publikisht te thone cka tha Albini ne surrat te tyre, kohe kjo qe serbi gjithe Kosoven e shaloi si bageti.
Por nuk je vetem ( une e di qe je atdhetar dhe as qe dua te te shoh te dukesh aq keq), edhe shume te tjere ne kete teme qe me ekstremizem te skajshem mundohen te barazohen me nencmime,ofendime dhe degradime personaliteti per "kundershtaret politik"(edhe pse vete jane simpatizante ordinere dhe jo pretendente karrikje) me motive urrejtje dhe egoizmi por, te pabazuara ne fakte egzistuese.
Vleresimi tek ne shqiptaret eshte problem i madh, pasi qe ne i perziejm veprimtarite,qellimet ,te qenat dhe te paqenat,kategorizimet i bejme pershesh.
Ketu ku nuk mendohet dhe shpjegohet me faktografi dhe logjike ,demin me te madh e peson "vleresimi real", e verteta pra.
Te akuzosh Albin Kurtin per : proserb,bashkpuntor udbo-serb,dhe ti zevendsosh mbiemrin me mbiemer serb - ESHTE KRIM KUNDER NJEREZIMIT DHE KUNDER KOMBIT QE I TAKON !
C'mendoj une per Albin Kurtin :
Albin Kurti buron nga shqiptaria ( me soj e sorollop)dhe vete si nje lum shqiptar e vazhdon traditen kombetare. Eshte atdhetar i kulluar dhe aktivist i shquar per te drejta kombetare qe e ka treguar me mbi njezetvjet veprimtari kombetare per moshen e tij te re.
Te akuzosh nje" kundershtar politik " per tradhetar qellimisht ,eshte akti me i ulet personal dhe akti me antihuman dhe antikombetar qe mund te besh , eshte baraz me tradheti te vlerave univerzale te te qenit njeri..
Albini si politikan :
tash ja nis kesaj rruge qe sigurisht do ti sjelle me shume shqetsime se sa deri me sot.Nuk ka per cka te vleresohet ende ,fillimisht eshte i sukseshem pasi hyri nga "rruga" -(te qenit outsider) ne Parlament si numer 3,ku do te mund te jete zedhenes i idealeve kombetare aty ku duhet,aty ku ndegjohet me se shumeti nga vendi dhe bota.
Ka kohe te profilizohet: duhet ta di Albin Kurti se edhe bashkimi dhe cdo e mire kombetare vjen nga kuptimi per mendjen, deshirat dhe qellimet e "kundershtareve politik. Pra fyerjet, mosmarrveshjet, urrejtjet per mospajtime ne qendrime mund ti sjellin dem Albinit, Kosoves dhe bashkimit.
Vetvendosja si Levizje ,si parti dhe si te duash merre eshte nje nuance ne ylberin e Kosoves, nuk eshte uniformiteti i Kosoves.Kete duhet ta di Albini dhe Vetvendosja se : mirekuptimi, miresjellja ,dialogu dhe bashkimi behet mes te ndryshmive , se ata jane qe mund te ndalin cdo zhvillim dhe bashkim dhe jo tifozet dhe bashkepartiaket qe apriori jane deklaruar per platformen tende.
I deshiroj qe Albini te jete me i mire se keta qe jane provuar ne politike sot, dhe i deshiroj qe te rri deri ne fund me platformen e bashkimit, jo per mua dhe Albinin por per brezat qe vijne.
Fyerjet sjellin po te njejten, ndoshta njeqindfish me shume, ndoshta edhe me pa te drejte dhe te trilluara disahere.
Nuk ka gje me te lige se shpifjet , mundohuni te gjykoni drejt nje njeri edhe kur nuk e doni edhe kur e urreni, kjo ju sjelle juve dobi si njeri dhe si shqiptar..
Kjo vlen edhe per Hashim Thacin qe sot eshte ne pushtet, dhe une e kam thene mendimin kur eshte dasht.
Cdo politikan ne bote ka siguruar nje mireqenje per vetveten perpara se te nisi te siguroje per te tjeret( me fjalorin e tifozave kundershtar - ka vjedh)
POr ne kohen qe Kryeministri i vendit Hashim THaci sulmohej nga serbet dhe lobi serb , tifozat qe shfrytzonin rastin te shkruajn neper rruget dhe fotot "HAJN"
jane nje barazpeshe ligesije me ata qe e quajn Albinin tradhetar.
Dy te shtrembta nuk bejne nje te drejte, dy te zeza nuk zbardhin driten per te ecur populli ne emer te cilit flisni te gjithe.
Silleni, deklaroheni,vleresoni dhe punoni ndryshe nga "pushtetaret" e derisotem qe me ne fund tu njohi dhe t'ju dalloje nga ata ; populli , bota dhe une t'ju dalloj se kur nuk mund t'ju dalloj as une se kush kush eshte ta dini se e keni kot sharjen dhe piskamen se jeni me te mire se kundershtari, pra keni problem te madh vetveten.
Flisni per dallime ne programe( nese keni programe), flisni per vepra dhe zotime konkrete dhe jo per biografite e njeritjetrit.
Kosova eshte ajo qe eshte dhe biografia e secilit eshte ajo qe eshte ,nuk ecet perpara me marrjen me te gjitha ato biografi dhe pa bere asnje pune konkrete.
Pasi jemi tek tema e Albinit dhe tek biografia: si aktivist atdhetar eshte plotesisht biografi e ndritshme dhe e cmuar nga cdo shqiptar qe e do kombin dhe bashkimin,pra eshte diell qe se mbulon shosha.
Si politikan: do shohim.
me nderime,
bili99
Krijoni Kontakt