Prostitucioni, Zbulohet në Bari organizatë kriminale
BARI (8 Shkurt) - Policia e Barit ka kryer sot në mëngjes një operacioni 'Blic' dhe ka ndaluar shtatë anëtarë të një organizate kriminale që trafikonte imigrantë klandestinë. Shefi i kësaj organizate ështe një shqiptar dhe quhet Ardian Guri, 32 vjeç. Ai kishte vartës bashkëatdhetarë, por edhe qytetarë italianë të cilët paguheshin për të sjellë në Itali emigrantë nga vende të ndryshme, përfshi këtu vajza shqiptare e moldave, të cilat do të futeshin në merkaton e prostitucionit. Guri së bashku me 6 anëtarë të tjerë mundën t' i shpëtonin këtij operacioni, ndërsa 7 të arrestuarit janë akuzuar si pjesëmarrës të këtij klani favorizues të prostitucionit, dhunës dhe detyrimeve me forcë. Mes shtatë personave të arrestuar dy janë gra dhe ato quhen Hamila Belhati, 34-vjeçare nga Maroku dhe Marinela Cali, nga Shqipëria 25 vjeç. Ndërsa pesë të tjerë quhen Halit Disha, Giovanni Veneto, Trentino Proscia, Gioacchino Baldassarre dhe Giovanni Bux. dxh/ko (ANSA/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt