Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 95 prej 95
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Serenatat, Shpirti Dhe Jeta E Një Qyteti

    Serenatat, Shpirti Dhe Jeta E Një Qyteti

    Çdo stinë në Korçë vjen me tinguj dhe vargje nëpër sokakë. Të dashuruarit këndojnë nën dritaret e vajzave të zemrës, përtej mesnatës, deri në mëngjes. Por ato nuk i shohin, sepse ata rrinë në errësirë, që të jenë të padukshëm. Koha e serenatave zgjat derisa një ditë, vajza pas perdes bëhet gruaja e djalit me kitarë.

    Qyteti i shpirtit të lirë

    Zanafilla e serenatave ëshë diku rreth viteve 20'. Emigrantët e parë që ishin largur rreth viteve 1850, në fundshekull filluan të ktheheshin. Rumania, Argjentina, Egjipti etj., ishin vendet kryesore, ku ata kishin emigruar dhe shkollat që ata kishin ndjekur, kishin një program muzikor tepër të avancuar. Ndërkohë, edhe qyteti i Korçës ishte shndërruar në një qendër të rëndësishme artizanalo-tregtare. Shumë prej tyre, banorë të fshatrave përreth si Drenova, Polena, Hoçishti, Ziçishti, Dardha, Voskopoja etj., u vendosën në Korçë. Banda e qytetit, si edhe instrumentistët e rinj që erdhën nga mërgimi, ishin pionerët e parë të asaj që më vonë do të quhej Serenata Korçare. Këngët e kënduara në muzgjet pranverore u përqafuan nga të gjithë. Veglat e serenatave ishin fillimisht veglat frymore e më pas kitara, mandolina, buzuku. Termi serenatë, sigurisht, është marrë nga italishtja apo edhe kantadha, por në Korçë ato krijuan një origjinalitet të veçantë, sepse u huazua edhe muzika e lehtë qytetare dhe, jo rrallë herë, ajo folklorike ekzistuese. Korça dhe kënga, një binom i pandashëm, ndërsa vetë serenata korçare të krijon bindjen se ka lindur në të njëjtën kohë me qytetin...


    Epoka e artë

    Vitet 20'- 30', ishin vitet e arta të serenatës së vërtetë korçare, ku më shumë, krahas të tjerëve, bie në sy kontributi i Dardharit të shquar Thoma Nasi. Shkollat e muzikës, ekzistenca e Liceut Francez dhe “kurbetllinjtë“ që u kthyen në ato vite, i dhanë një impuls të paparë jetës kulturore të qytetit. Grupi “Lira” i krijuar në vitet ‘30, i dha një tjetër shtysë, jo vetëm këngëve me karakter patriotik, por edhe serenatës. Tole Adhami, Vaskë Xherahu, Gaqo Jorganxhi, Gaqo Avrazi, Kosta Osmanlli, Ilo Morsko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakçi, Petro Dule, vëllezrit Bakllamaja e shumë të tjerë, do të mbeten të paharruar në historinë e serenatës korçare. Nuk ka “sokak” në Korçë që të mos jetë shkelur nga këmba e serenatistëve, që i këndonin dashurisë, dhimbjes, ndarjes. “O moj ti që rri te porta, mos dëgjo se ç' thonë bota”...

    Këngët e ndaluara

    Vitet e para pas çlirimit do të rindiznin sërish zjarrin e serenatës, të dashurisë së përjetshme, sepse dashuria për këngën dhe vajzën e zemrës shkrihej në një. Gjenerata më e re, ku spikasin emrat e mirnjohur të artit korçar, si Pandi Rraidhi, Gaqo Çako, Pandi Peleshi, por edhe të tjerë si Pirro Sulioti, Pandi Tasellari, Ridvan Shëllira, Ligoraq Qano etj., do të këndonin me pasion të paparë serenatën, që fillonte në muzg dhe mbaronte në orët e para të mëngjesit. Por as serenata nuk do t'i shpëtonte syrit “vigjilent” të diktaturës. Ndoshta ajo e largoi nga rruga serenatën, por jo nga zemra dhe goja e korçarëve.

    E nesërmja e një legjende.

    “Këto vitet e fundit të gjithë artistët, por edhe njerëzit e thjeshtë të Korçës po përpiqen të bëjnë diçka për serenatën, duke krijuar edhe një shoqatë për të vazhduar traditën. Mihallaq Andrea, është kryetar i saj, Tomi Kondakçi e djem të tjerë po përpiqen shumë të vazhdojnë këtë traditë të mrekullueshme. Në gëzime familjare, dasma, në takime shoqërish është e pamundur të mos këndojmë këngë të serenatës, sepse është jeta e të gjithëve në këngë, është historia e Korçës në këngë. Kohët kalojnë dhe ndoshta serenata e ka kryer ciklin e saj, por vlerat e vërteta nuk mund të humbasin kurrë.

    EDISON MYRTEZA


    Ekspres.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    Tingulli I Zemres E Ka Emrin Serenate

    Raimonda Moisiu.Hartford,CT.USA.



    TINGULLI I ZEMRES E KA EMRIN SERENATE



    ( Me kengetaren e njohur te serenatave korçare Spanja Pipa )





    - Serenatat korcare, per mua jane si nje "qelq i kristalte" i cili brenda tij ka nje tingull qe troket "trak-trak". Ky eshte tingulli i zemres qe rreh, eshte ndjenja e nje njeriu qe do, eshte simbol i dashurise njerezore. Ky "qelq i kristalte", duhet ruajtur se po u thye, "thyhet" edhe serenata korcare -



    Lindur ne Korce, ne qytetin e bukur e te mrekullueshem te serenatave,e bija e Theodhorika Pipes,i njohur ne zejtarine e kepuceve,por femijet e tij do te ndiqnin rrugen e artit e te mjekesise..... Spanja Pipa, eshte rritur mes serenatave dhe vazhdon te jetoje me serenatat, kendon serenatat. Ajo eshte dhe mbetet artistja e njohur korcare, nostalgjia e pashuar e bashkeqytetareve te saj. Emri i saj i artit: Spanja Pipa. Idhujt e saj: Anita Take dhe Pavlina Nika. Edhe diçka tjeter. Emri i saj i vertete eshte Espiana. Eshte pagezuar keshtu, nga nje arumune, mike e femijnise se gjyshes se saj nga familja e degjuar e Petoshaneve te Korces. Por, nga qe gjyshja e saj e pat te veshtire t'i a shqiptonte ate emer, ajo e thirriti: "Spanja".



    Ajo ka lindur dhe eshte rritur me muziken, me kengen. Ne shtepine e saj kendonin shume. Ne çdo rast. Ne gezime familjare, me prinderit e te afermit e mes tyre, me shume nga te gjithe shquante Spanja. Qysh kur ishte ende e vogel, ajo i shoqeronte ata duke imituar tekstet e melodite. Pat filluar te kendonte ne skene qe kur ish ne shkollen fillore. Ishte per here te pare ne "Shtepine e Pionierit" qe ajo interpretoi kengen "S'jam jetim une sot". Talenti i saj i terhoqi vemendjen kompozitorit korcar te kengeve popullore, Pavllo Sholla. Dhe ai e aktivizoi ate ne ansamblin e "artizanatit". Ajo u paraqit ne skene me nje kenge kineze. Pamja dhe veshja e saj ishin: gersheta, fjongo jeshile dhe nje kostum. Per kete kenge, ajo morri vleresimin maksimal nga spektatoret korcare, te cilat me pas ( korcaret jane te njohur per ''nofka"), kur e shihnin ne rruge e ngacmonin duke e thirrur "kinezka". Falenderimi i saj per kete emer, ishte gjithmone buzeqeshja.



    Me krijimin e "Estrades se Ushtarit" e cila ishte e dyta qe u hap ne Shqiperi pas asaj te Tiranes, Spanja u aktivizua duke kenduar kenge popullore e te muzikes se lehte. Ne vitin 1960, ne Estraden profesioniste te qytetit te Korces, ajo doli si soliste kryesore me kenge te kompozuara nga Abaz Ajro dhe kompozitore te tjere. Ndersa interpretimi i pare i serenates korcare, do te behej me kengen "Ti me erdhe ne netet e qeta". Ja se si shprehet artistja ne fjale, per serenaten korcare: Serenatat korcare, per mua jane si nje "qelq i kristalte" i cili brenda tij ka nje tingull qe troket "trak-trak". Ky eshte tingulli i zemres qe rreh, eshte ndjenja e nje njeriu qe do, eshte simbol i dashurise njerezore. Ky "qelq i kristalte", duhet ruajtur se po u thye, "thyhet" edhe serenata korcare...



    Ne cdo shtepi e dhome korcare, nder te tjera gjen edhe perde te bukura, te punuara nga duart e arta te vajzave korcare. Spanja kujton: Jashte, djemte kendonin me kitare per te dashurat e tyre. Ata rrinin ne rrugicat me kalldrem, te sofati i shtepive apo poshte dritareve te te dashurave te tyre. Ndersa mbas perdeve te bukura, qendronin vajzat e dashuruara. Ato i terhiqnin pakez ato, per te pare qe andej "Ate qe me do". Dhe artistja, merr kitaren e duke i rene asaj, nis te kendoje:



    Te gjithe flene e qete eshte kjo nate

    Ku vetmia rreth meje qendron

    Do t'kendoj ne erresire me kitare

    Dil te shohesh "ATE QE TE DO"

    Ti do mplakesh do thinjesh si dele

    Do shemtohesh,do kerrusesh nje dite

    Do t'kalojne ma t'bukurat perkedhelje

    Me buqeta me lule

    Mos prit

    Pra,eja o engjell

    Me qeteso

    E mjera zemer

    Sa fort te do

    Ku do vesh

    Mua te me lesh

    Tjeter ti s'do gjesh

    Ngado qe te vesh

    Larg prej meje dashnine

    Mos harro

    Tjeter mos kerko/

    Vec prej meje do gjesh lumturine



    ...Por, serenatat e fameshme korçare nuk do te kendoheshin kurre ne skenat publike. Ato kendoheshin vetem ne rrugicat me kalldrem te qytetit, te cilat pastroheshin e vaditeshin cdo mengjes e mbremje, nga vajzat e dashuruara. Per te dashurit e tyre, te cilet vinin çdo mbremje qe te kendonin kenget e tyre. Sikur, gurret e rrugicave me kalldrem te Korces, te kishin "goje" e "fjale", pa dyshim qe do te shprehnin keqardhje, sepse sot serenatat korcare kane nisur te deformohen. Spanja Pipa, serenaten korcare e ka kenduar edhe duke i rene kitares vete, bile me nje talent te admirueshem e ziliqar. Edhe pse kohet e atehereshme ishin plot mentalitet e paragjykime, Spanja, artistja korcare, duke i rene kitares, ne rrugicat me kalldrem, do te kendonte:



    Kendo kitare me mua

    Po djalin mos ma zgjo

    Rri sonte ti me mua

    Tere naten e kendo



    Kete kenge, ajo e ka kenduar edhe ne cfaqjen e teatrit "Era e lartesive", duke i rene edhe kitares.Por, Spanja, me nje talent te mrekullueshem, krahas serenatave ka kenduar dhe kenge popullore. Nje nga kenget e saj te njohura popullore korçare, eshte "Them te rri beqare, them te mos martohem". Kjo kenge - tregon ajo - m'u ngjit si pulle tere jeten dhe ja vertet, mbeta beqare. Por artistja korcare, do te ishte edhe interpretuese e Teatrit dhe Estrades se Korces, si aktore dhe parodiste. Ajo, ka interepretuar krahas shume artisteve te shquar korcare si: Pandi Raidhi, Thimi Filipi, Stavri Shkurti, Dhorke Orgocka, ( e teksa ajo me perserit keta emra, ne syte e saj, shoh te rrjedhin lote ). Ajo kujton me nderim te thelle ata qe nuk jetojne me. Ka intrepetuar krahas humoristit te madh Aleko Prodanit,regjisorit te famshem korcar Dhimiter Orgocka,Guri Koco, e te tjere E, njekohesisht, ndjehet krenare qe u rrit, jetoi e punoi me ta...



    Por, Spanja ka vazhdimisht nje merak te madh. Ajo kthehet perseri te shqetesimi i saj per sernatat, per deformimin qe u behet. Mesazhi i saj eshte ky : Ruajeni serenaten ashtu siç ka lindur !... Kitaren, ajo nuk e leshon nga dora kurre edhe tani qe eshte 60 vjet. Ja, teksa flasim, ajo pushon nje çast e pastaj, merr perseri kitaren dhe kendon:



    Oooo c'eshte ajo

    Qe po zbret nga mali

    Me te bardha veshure

    Nga mali ajo po zbret

    Ne duart e saja

    Shporta te argjenda

    Trendafila,mbushure

    Per te dashurin e saj



    e me pas:



    Sycka si ato te tuat

    Nuk gjenden ne dynja

    Lum ai qe i ka shijuar

    Frike nga vdekja nuk ka

    Falmi vash t'i puth njehere

    Sa te nxjerr ate sevda

    Se ma more zemren time

    E te qete nuk me la

    Mos mundo moj nene

    Mos me qorto moj nene

    Syzeska ma ka shtene

    Me syne e saj te zi

    ……………………………..

    Te rrashe pas, moj, te rrashe pas

    Rruges kur shkoje per ne gjimnas

    Ndalu vash’ te them dy fjale

    Se une ty te dashurojooooo

    Capken capkene e vogelooooooooo



    Kur pashe artisten qe po i binte kitares e kendonte, fillova ta shoqeroja edhe une. Ishte nje moment prekes, i mrekullueshem. Ai talent i mrekullueshem, ai interpretim me dinjitet, ajo ndjenje e bukur per t'i dhene popullit te saj, sa me shume kenge, sa me shume gezim, harmoni e bejne kete artiste korcare nje legjende te vertete. Spanja, megjthse ka 60 vjet, vazhdon te kendoje ne gezime familjare, ne rrethin e saj shoqeror e mes miqsh. Ja nje rrefim, nga me te fundit:



    Diku ne nje gezim familjar, ajo ish ftuar per te kenduar. E, aty ndodhej edhe Konsulli grek ne Korce. Mes te tjerash, Spanja merr kitaren dhe nis te kendoje nje kenge te vjeter greke. Artistja e talentuar korcare e la pa mend diplomatin me ate interpretimin aq te bukur e te ndjere. Ne fund, ai ngrihet dhe e perqafon ate duke e falenderuar. Pastaj, i shpreh deshiren qe t'a ftoje per te kenduar ne vendlindjen e tij. Por, per kete me duhet nje vize - i thote ajo konsullit duke qeshur - Vetem keshtu mund te vij aty, te kendoj per ju, por te shoh edhe te afermit e mij te emigruar, qe kam vite pa i pare ... Dhe ishte, pikerisht interpretimi i asaj kenge, qe i dha mundesi kesaj artiste te merrte nje vize e te shkonte te shihte njerezit e saj.



    Spanja dhe serenatat jane sinonime te njera - tjetres. Ja si shprehet per Korcen dhe serenatat, ne fund te bisedes sone, artistja e njohur :

    - Korca per mua eshte shpirti, zemra ime. Kam lindur e dua te vdes ketu, me serenaten korcare. Ato, nuk i ndrroj me asgje ne bote. Une jetoj me serenatat, jetoj me embelsine e tyre. Kush e ndjen serenaten, le ta degjoje, kuptoje, kendoje... Kush nuk e njeh, le ta provoje e ta kendoje. Dhe do te ndjeje qe do te rinohet. Une deshiroj me gjithe shpirt qe serenata te ringjallet, te kendohet ashtu siç ka lindur e ka qene. Te mos shtremberohet, te mos prishet. Te rrije ashtu siç kane kenduar edhe bashkekohasit e mi : Ligoraq Qano, Raqka, Mihallaq Zallemi, Abaz Ajro e Kico Sholla. Ashtu si i kendon Mihallaq Andrea. Dhe artistja e madhe eshte e para qe e mban fjalen. Ajo s'i ndahet kurre kenges. Kendon ne gezime familjare e shoqeri. Gjithmone duke i rene kitares e duke kenduar serenatat e saj te dashura ashtu siç kane qene do te mbeten gjithmone, ne jete te jeteve ...



    Raimonda Moisiu. Hartford.CT.USA.
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

  3. #83
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ike, ike, shkove,
    lamtumire me the,
    dashurine e pare, Jorgjica,
    ti, moj, ku e le?

    Mora thiken, te pres mollen,
    Jorgjica, Jorgjica,
    me shpetoi e preva doren,
    Jorgjica, Jorgjica.

    Jorgjica, Jorgjica,
    ne zemer te kisha.
    Jorgjica, Jorgjica,
    o ne zemer te kisha.

    Me thone bota je i marre,
    Jorgjica, Jorgjica.
    Une do pi te shuaj zjarre,
    Jorgjica, Jorgjica.

    Jorgjica, Jorgjica,
    ne zemer te kisha.
    Jorgjica, Jorgjica,
    ne zemer te kisha.

    Kam lene ndo nje varg pa thene?
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #84
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Shtepine moj do ta shes
    Per te ngrene e per te pire
    Do te ulem ne nje shesh
    Me mall do pi nje bire
    Te pini ju o vajza
    Per turp te mos e kini
    Ju pini beni fora
    Per dashurine qe kini
    Doktore qe me rri ne kafene
    Doktore je shtrire dhe po fle
    Sec na vijen ca cupelina
    Na kendojne me violina
    Doktore doktore
    Jane dy vajza dhe nje plake
    Na shfarosen nga parate
    Doktore qe me rri ne kafene
    Je shtrire dhe po fle.
    Kete me siper une e di keshtu:

    ... Te pini ju o vajza
    Per turp te mos e kini
    Ju pini beni fora
    Per dashurine qe kini
    Plot hare ne shkojme ne kafene
    Sec na vijne ca cupelina
    Na kendojne me violina
    Plot hare, plot hare.
    Plot hare ne shkojme ne kafene
    Sec na vijne ca cupelina
    Fiu-fiu me violina
    Plot hare, plot hare.

    Me kujtoni kete tjetren qe vete keshtu (s'di si fillon e si mbaron):

    ... Vogelushja ime rri edhe degjon...
    ... O po kjo puthja sa tingelloi,
    sa dhe mamaja brenda e degjoi.
    C'ben keshtu moj, bije e mamase,
    e gjithe bota flasin keq per ty.
    Po le te flasin, sa te pellcasin,
    ate qe dua une do ta marr.

    Anja jep kete version si me poshte... pak me grotesk... lol.

    Citim Postuar më parë nga anja bojku
    Rrak e trak ia bente porta

    E rrak e trak ia bente porta
    Vogelushja ime rrinte ne bahce,

    Me duart e saja me hapte porten,
    Dhe nje te puthur mua ajo ma dha.
    E c'ben keshtu ti moj vajza e nenes,
    E gjithe bota flasin keq per ty.

    E le te flasin sa te pelcasin,
    Un do ta du ate qe me deshti mu,

    Un do ta dua djalin e shkrete,
    Se qe ne burg e hoqi keq per mu.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #85
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355

    Smile Kenga korcare

    Pershendetje Korca
    kush te mundet le te dergoje kenge Korcare
    (mundesisht me akorde)

  6. #86
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355

    Korca ime

    O Korç'e dashur
    po të këndoj k'të serenatë
    mall edhe brengë
    kur unë jam larg e ndjej për ty

    O Korça ime
    po të këndoj e përmalluar
    këngën më t'bukur
    me sy t'përlotur po t'këndoj

    Korca ime e dashur për ty zgjodha
    këngën më të bukur ty t'këndoj
    këngë që del nga zemra jon' e pastër
    o princeshë e bukur ti ku je

    Kujtoj netët e bukura pranverore
    rrugëve të tua me kalldrëm
    vajzat me një bukuri hyjnore
    na dëgjonin ne me mallëngjim

    Djem e vajza me ty jan'dashuruar
    këngët më të bukura të këndojn'
    si margaritarë ti i rrite
    dhe kudo ku janë ty s'të harrojn'

    Për ty këndoj, për ty këndoj
    o Korç'e dashur ty të adhuroj
    për ty këndoj, për ty këndoj
    qytet i ëndrave nuk të haroj
    për ty këndoj, për ty këndoj
    o Korc' e dashur ty të adhuroj
    për ty këndoj,për ty këndoj
    qytet i ëndrave nuk të haroj!

  7. #87
    azagori Maska e Korca_Reli
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Chicago U.S.A.
    Postime
    355
    Eja o engjell

    --------------------------------------------------------------------------------

    Te gjithë flenë, e qetë ështe kjo natë
    Vetmia rreth meje qëndron
    Do t’kendoj me dëshirë me kitarë
    Ti do shohësh atë që të do

    Ti do plakesh, do thinjesh si dele
    Do shurdhohesh, do krrusesh një ditë
    Do t’kalojnë të ëmblat përkdhelje
    Dhe buqeta me lule mos prit

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

    Ku do vesh mua të më lesh
    Tjetër ti s'do gjesh
    Nga do që të vesh larg prej meje dashninë
    Mos harro, tjetër mos kërko
    Veç prej meje e gjen lumturinë

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

    Te gjithë flenë, e qetë ështe kjo natë
    Vetmia mes neje qëndron
    Do t’kendoj me dëshirë me kitarë
    Ti do shohësh atë që të do

    Ti do plakesh, do thinjesh si dele
    Do shurdhohesh, do krrusesh një ditë
    Do t’kalojnë të ëmblat përkdhelje
    Dhe buqeta me lule mos prit

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

    Ku do vesh mua të më lesh
    Tjetër ti s'do gjesh
    Nga do që të vesh larg prej meje dashninë
    Mos harro, tjetër mos kërko
    Veç prej meje e gjen lumturinë

    Ku do vesh mua të më lesh
    Tjetër ti s'do gjesh
    Nga do që të vesh larg prej meje dashninë
    Mos harro, tjetër mos kërko
    Veç prej meje e gjen lumturinë

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do
    Pra eja o ëngjëll me qetëso
    E mjera zemër sa fort të do

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    1
    ku muj me gjete keng korcare

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Postime
    29
    teme shume interesante , me pelqejne shume kenget korcare , u kenaqa duke i lexuar disa prej tyre nuk i dija, i lexoja per here te pare....
    urime ..........

  10. #90

    Question Dua Ndihme Per Nje Material Mbi Serenatat Korcare Sa Me Shpejt!!

    DUA NDIHME PER NJE MATERIAL MBI SERENATAT KORCARE![/COLOR] kUSH MUNDET TE ME NDIHMOJE ME NDONJE MATERIAL MBI SERENATAT KORCARE SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR ???????

  11. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2009
    Postime
    55
    pershendetje!serenatat jan shum te bukura,teksti i tyre tregon qe vet njerzit jan romantik,i kendojn dashuris me shum pasion! do isha kurioze te dija:A ka ndonje qe i kendon serenat te dashures posht dritares a ballkonit?aha s'ka xhentelmen.....

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Serenata dhe Këngë Korçare

    Nje kolazh shum i bukur me serenata korcare

  13. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Serenata dhe Këngë Korçare

    Fale ketij kolazhi te mrekullueshem degjova nje tjeter kenge te bukur ....


  14. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Serenata dhe Këngë Korçare

    Serenata korçare, himni nostalgjik i dashurisë

    “Të shkruash për serenatën korçare është njësoj sikur të duash të tregosh një ëndërr që e ke parë në një natë maji, kur protomajaja ka çelur te pragu i portës dhe hëna ka dalë si një perëndeshë mbi fronin e blertë të malit të Moravës dhe përzien rrezet e saj të arta me lulet erëkëndshme, kurse zëri i bilbilave me jonet e veta e shpie shpirtin në lëndina përrallore…”.

    Këtë pasazh veçon në librin e tij të titulluar “Serenata, himni i dashurisë korçare” shkrimtari Vangjush Ziko, duke i sjellë Korçës në kujtesë atë që e bën të quhet qyteti i serenatave. “Është e pafalshme që ta lëmë serenatën në harresë, edhe pse kjo gjini muzikore e spikatur vetëm në Korçë tashmë e ka mbyllur ciklin e saj”, thotë Ziko. Malli i mërgimit në Kanada, por edhe mosha afro 75-vjeçare, nuk e kanë lënë të qetë për të kërkuar rrënjët e serenatës korçare, brezat e këngëtarëve të saj, personazhet që edhe sot e kësaj dite Korça i mban për emblematikë etj. Qysh i ri, pas përfundimit të studimeve për letërsi në Moskë, Vangjush Ziko ka qenë aktiv në jetën kulturore të qytetit të tij të lindjes dhe pjesë të veprimtarisë artistike ka qenë edhe serenata. Jo më kot, ai na rikthen me nostalgji “jetën” e serenatës në Korçë.

    Origjinaliteti i serenatës korçare

    Origjinaliteti i serenatës korçare është i padiskutueshëm dhe ka të bëjë me rolin që ajo luajti në botën shpirtërore korçare. “Për hir të së vërtetës duhet pranuar se mjaft nga serenatat e krijuara e të kënduara në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX kanë qenë imitime të serenatave të huaja, jo vetëm të Qefalonisë në Greqi, por edhe të serenatave italiane dhe spanjolle”, përmend në librin e tij Vangjush Ziko. Sipas tij, këtë e dëshmojnë edhe tekstet e disa serenatave të përkthyera nga këngë greke prej Spiridon Ilos dhe Loni Llogorit. Kurse në këngën “Zyhra”, të kënduar nga këngëtari bohem Petro Dula ndihen motivet e këngëve orientale. “Nuk është aspak i çuditshëm apo i dënueshëm ndikimi i serenatës italiane apo qefaloniane në serenatën korçare. Qefalonia është porta nga hyri serenata në Gadishullin Ballkanik. Është meritë e të rinjve korçarë që e përqafuan të parët këtë risi të muzikës së lehtë europiane në vendin tonë”, na thotë Vangjush Ziko. Atij i kanë rënë në dorë tri fletore me tekste serenatash të shkruara prej serenatistit Sotiraq Mite. Në to, autori ka dëshmuar se mjaft prej serenatave janë origjinale në tekst e muzikë, e për disa të tjera pohon me sinqeritet se janë të përkthyera nga tekste të serenatave greke, italiane apo spanjolle.

    “Këto dëshmi flasin jo vetëm për raportet e serenatës korçare me serenatën mesdhetare, por edhe për sinqeritetin profesional dhe karakterin korrekt të një prej kantautorëve më të përkushtuar, më prodhimtarë dhe më popullorë, i quajtur princ i serenatës korçare, Sotiraq Mite”, thekson Ziko. Do të duhej patjetër njëfarë kohe, që kjo përvojë e re e mbartur të “alkimizohej” me shijen dhe me traditën muzikore vendase.

    Kështu, me krijimin e shoqërive kulturore zyrtare si klubi “Rilindja”, nën drejtimin e profesor Spiro Kondës, shoqëria “Djelmuria korçare”, shoqëria e Arteve të Bukura, e korit “Lyra” etj., filluan të krijohen e kompozohen shqip edhe këngë dashurie përveç këngëve patriotike. Serenata korçare nisi të marrë tipare origjinale. Kjo krijimtari mori hov veçanërisht në vitet ‘20 të shekullit të kaluar dhe në vazhdim kur po njiheshin edhe autorët e këtyre serenatave. Në vitet që pasuan, bëhet fjalë kryesisht për krijime të mirëfillta dhe me plot gojën mund të thuhet se bëhet fjalë tashmë për serenatën origjinale korçare.

    Origjinalitetin e saj, serenata korçare, në ndryshim nga kënga lirike, e ka edhe te vendi i interpretimit. Serenata është krijuar për t’u kënduar në rrugë, në skenën natyrore, nën një dritare apo ballkon dhe, detyrimisht kur bie mbrëmja. Këngëtari i serenatës, i mbështjellë nga velloja e natës dhe misteri, është i dashuruari poshtë dritares së të dashurës, e cila ka një emër të përveçëm. Apoteoza e serenatës është lëvizja e lehtë e perdes së dritares, që zëvendëson duartrokitjet dhe drithërimat e sallës. Serenata është shumë më modeste edhe për instrumentet muzikore. Asaj i mjafton një mandolinë apo kitarë. Në fillimet e saj i mjaftonte vetëm fyelli… Pas çastit të ekzekutimit të saj të parë, “premierës” nën dritare, serenata fiton “qytetarinë” e saj për t’u kënduar në rrugë, gosti, në dasma e kudo.


    Serenata në shtatë breza

    Sipas Vangjush Zikos, serenata korçare, gjatë ekzistencës së saj afro 150-vjeçare, numëron shtatë breza serenatistësh.

    Grupi i parë u përket viteve 1860-1880, ku merrnin pjesë Gaqo Marko, Spiro Ramizi, Nisi Piasto, Vani Mitko, Thoma Lako, L. Osmanlli etj. Një grup tjetër i njohur në kohën e vet përpara vitit 1913 ishte ai i Nodhi Lakos, këngëtar dhe instrumentist, Sotir Dakos, Petraq Pilkatit, Taqi Fundos. Ndërsa kantautori më i njohur i viteve ‘50 të shekullit të kaluar mbetet Sotiraq Mite. Grupe të tjera të reja të shekullit të kaluar janë “Trëndafili i kuq” me kantautor Sotiraq Qano, Naskë Kondili, Gjergji Peleshi, Naskë Bicolli, Nesti Miska, Aristidh Themeli etj. Vijojnë grupe të tjera serenatistësh, si ai i kantautorit Ilia Vinjau, grupi me Ridvan Shëllirën, grupi i kantautorit më në zë aktualisht në Korçë i Mihallaq Andreas, ai i Tomi Kondakçiut, i Nonda Kajnos, i Maksi Kullës, kantautorët e tjerë si Vaskë Gaqi, Ilia Peleshi, Vaskë Nico.

    Ata që kanë kënduar dhe vazhdojnë ta këndojnë serenatën korçare janë të panumërt në këtë qytet. Në Korçë janë të zakonshme familjet që kanë pasur nga dy apo tre breza serenatistësh. Një nga këto familje të vjetra këngëtarësh është edhe familja Bimbli. Ata këndonin familjarisht me burra dhe gra, zakonisht në oborr apo në shkallët e gurta të shtëpisë së tyre në qendër të qytetit te lulishtja e “Themistokli Gërmenjit”, që njihet edhe si një nga qendrat burimore më të hershme të serenatës korçare.

    Të moshuarit tregojnë edhe sot për atë traditë të bukur që kishin në rininë e tyre të largët për t’u mbledhur e për të kënduar tok në “pare” ose siç u quajtën më vonë edhe shoqëri. Ata mblidheshin për të kënduar dhe për t’u argëtuar duke ia shtruar me të gjithë të mirat, me sebep dhe pa sebep. Këndonin në dasma dhe fejesa, për të kremtuar ditët e emrit. Këndonin në kodrat e qytetit, te kafeneja e Shetros, tek lokal “Panda” dhe, mbi të gjitha, atje ku e kishte lezetin e saj serenata: nën dritaret dhe ballkonet e vajzave të dashuruara apo bukurosheve korçare të adhuruara.

    Kjo traditë e bukur e miqësisë dhe gëzimit kolektiv, e sebepeve dhe piknikëve mbeti një traditë e serenatistëve të të gjitha brezave në vite.


    https://www.kultplus.com/muzika/sere...k-i-dashurise/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 19-01-2021 më 11:21

  15. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Serenata dhe Këngë Korçare

    Magjia e këngës korcare

    Këngët kushtuar Korçës, Vangjush Ziko i quan me plot gojën serenata të vërteta dhe të merituara për këtë qytet që jo më kot, atëherë kur kishte lulëzuar serenata u quajt edhe “Paris i Vogël”. Me Korçën janë dashuruar dhe i kanë kënduar edhe të huajt që e kanë njohur këtë qytet, pasi kanë zbuluar bukurinë dhe magjinë e serenatës. “Serenatistët e vjetër tregojnë me krenari dhe buzëqeshje se nuk mbahet mend asnjë rast,asnjë incident në sokakët e Korçës të atyre viteve të largëta, që të kenë dalë pleq me dolloma ose plaka me shami në kokë dhe t’i kenë sikterisur apo mallkuar djemtë e serenatave kur u këndonin bijave apo mbesave të tyre. Vetëm në një rast, kur një bukuri e rrallë korçare dëgjoi se i këndonin poshtë dritares serenatë me pllaka gramafoni, doli dhe hodhi kovën me ujë mbi kokën e atij që kishte kurdisur veglën muzikore”, na rrëfen dëshmitë e qytetarisë Vangjush Ziko. Dashuria korçare kalonte sokakëve të qytetit me kitarën e hedhur në sup, duke ronitur xixëllimat e telave të saj të argjendta mbi kalldrëm. Grupi i serenatistëve, i veshur si për ditë të kremte, si dhëndurë me shamiçkën e bardhë në xhepin e vogël të xhaketës këndonte serenatën më të re. Dashuria korçare këndonte himnin e vet të pavdekshëm; Serenatën! Ridvan Shëllira, një serenatist i vjetër korçar, tregon një histori nga netët e panumërta kur këndonin me kitarë. “I kënduam një bukurosheje nga mëhalla e lumit e na dëgjoi pa e hapur dritaren. Pa e lëvizur perden fare. Ne ishim të sigurt se ajo na dëgjonte, sikur ia ndjenim në sokak frymëmarrjen e saj të shqetësuar. Puna ishte pse nuk na dha ndonjë shenjë, se serenata nuk impononte njeri. Por jo të gjitha vajzat që u këndonim përgjëroheshin për ne. Kur po largoheshim nga bukuroshja që nuk na përfilli, u hap një portë përkarshi. Del një i moshuar dhe na ftoi brenda se na kishte dëgjuar, por dëshironte akoma të këndonim. E kush nuk i ka ndier me shpirt serenatat! Kemi kënduar serenata edhe në vdekje, sepse serenata edhe pikëllimin e vdekjes e vë poshtë”. Për magjinë e serenatës tregojnë edhe një ndodhi tjetër. Familja e vjetër tregtare e Kaçadanëve në Korçë kishte përjetuar shumë fatkeqësi radhazi. Dera e kësaj shtëpie qëndronte vazhdimisht e mbyllur, i kishte pllakosur zija. Pareja e serenatistëve shkoi një mbrëmje dhe trokiti në portën e tyre. E hapi plaku i shtëpisë, por kur pa grupin e djemve me kitara dhe mandolinë u mbylli derën me nervozizëm. Ndërkohë, një nga djemtë kishte arritur të vinte këmbën dhe e kishte penguar derën të mbyllej plotësisht. Të rinjtë këmbëngulën të hyjnë brenda, duke i thënë plakut se kishin ardhur t’i jepnin asaj shtëpie çaste të gëzuara dhe ta prishnin atë zi që i rëndonte jo vetëm familjes, por edhe mëhallës dhe tërë qytetit. Plaku i lejoi më në fund të hynin dhe serenatat që u kënduan me gjithë shpirt e sfiduan vdekjen e zinë që kishte pllakosur shtëpinë e Kaçadanëve, e cila kishte djem e vajza të tjera për të martuar. Serenata ka lidhur me martesë edhe djem e vajza, pasi prindërit nuk pranonin në fillim dashurinë e tyre për shkaqe sociale, sepse ajo nuk ishte vetëm këngë e qejfeve, e mallit përvëlues dashuror, por edhe emancipimit dhe gëzimit të jetës.

    Femrat serenatiste

    Emancipimi që solli serenata në jetën e qytetit përfshiu edhe femrat korçare, të cilat nuk qëndruan vetëm duke i dëgjuar këngët e dashurisë pas perdes së dritares, por i krijuan dhe kënduan edhe vetë ato. “Serenata është një qelq ku brenda saj rreh një zemër e kristaltë”, ka thënë e para serenatiste korçare, Spanja Pipa. Spanja, që ishte me fat, sepse vinte nga një familje që e dashuronte muzikën, ishte nga të parat vajza që u ngjit në skenë dhe këndoi serenata para publikut korçar. Repertori i serenatave të saj nuk është i madh, por as i vogël. Ka të regjistruar në diskun e saj dhjetë këngët më të dashura për të, këngë që i kushtohen mallit të dashurisë. “Serenatat i këndojnë hapur dhe sinqerisht dashurisë. Shumë dhimbje që këndojnë serenatat janë dhimbje të asaj kohe kur dashuria duhej të mbahej e fshehtë”, thotë Spanja Pipa. Ajo kujton bashkëpunimet me Aleko Skalin e Pirro Manin kur flisnin për serenatën korçare dhe shpreheshin se gurët e rrugëve të Korçës ruajnë shumë kujtime, por edhe shumë të puthura. Vajzat korçare i kanë kënduar serenatat në mjediset e shtëpisë apo edhe në dasma për qejfet e tyre. Gjithashtu i kanë krijuar brenda mureve të shtëpisë dhe po atje i kanë kënduar dhe dashje pa dashje janë bërë pronë e grupeve të serenatistëve të qytetit. Vasilika Bimbli, sot në moshë të thyer, ka krijuar para më shumë se gjysmë shekulli serenatën e titulluar “Sikur ta dinte zemra jote”. Një tjetër pinjolle e kësaj familjeje, Jorgjeta Lalazi, këndon edhe sot në skenën korçare me zërin e saj të ëmbël e pasionant serenatat. “Korçarët e brezit tim nuk e harrojnë këngëtaren e talentuar Pavlina Nika, e cila është e para që ka kënduar përveç serenatave korçare, edhe serenatat spanjolle në skenë”, shkruan Vangjush Ziko. Këngëtare të tjera të serenatës dhe që vazhdojnë ta interpretojnë akoma janë edhe Eli Fara, Lazarela Deti, Mimoza Paraveli, Ermira Kola. Nuk mund të lihet pa përmendur Ermira Babaliu, aktualisht në emigrim në SHBA. Ajo jo vetëm e ka kënduar me shumë pasion serenatën, por është pikërisht kjo këngëtare, që cila në dekadat e fundit të shekullit të kaluar, kur “bilbilat” e serenatës u detyruan të heshtnin, të këndonin nëpër rrugë, që i mbajti të freskëta serenatat me koncertet e saj.

    Bilbilat e serenatës heshtin…

    Kantautorët dhe serenatistët e brezit të viteve ‘60-‘70, veçanërisht ata të brezit të gjashtë, tregojnë peripeci sa qesharake edhe të trishtuara. Serenata që kishte qenë për dekada me radhë një stoli e mbrëmjeve korçare, një sonatë hënore, shpallej e ndaluar, se prishte gjumin e qytetarëve, të vajzave që nuk duheshin “shqetësuar” sepse shumë prej tyre punonin në turnet e natës. Serenatat nëpër rrugë dhe oborre ishin bërë të padëshiruara për pushtetin e ri. Bilbilat e serenatës dalëngadalë heshtën, nuk u dëgjuan nëpër rrugët e Korçës këngët e tyre. Serenatat këndoheshin vetëm në mjedise të mbyllura. Serenatistët e atyre viteve kujtojnë se ata që guxonin të dilnin me kitarë rrugës, i merrnin dhe i mbyllnin për një natë në polici. Për peripecitë e tij si këngëtar i serenatave ka treguar edhe kantautori Mihallaq Andrea. Atij nuk iu dha e drejta për të vazhduar studimet e larta dhe punoi në një gurore. Veten e ka në personazh të një romani, dhe shprehet se në atë kohë ecte si një xhanaze dhe qante. Po çfarë kishte bërë? Vetëm kishte kënduar. Serenatistin Tomi Kondakçi e arrestuan dhe e burgosën duke ia ndërprerë për tetë vjet pasionin e tij për serenatën, por pa mundur t’ia shuajnë këtë pasion. E vërteta ishte se serenatat i pëlqenin shumë udhëheqës dhe militantë të partisë, sidomos korçarë, por ato i këndonin në rrethe të ngushta. Ky qëndrim i egër e përshpejtoi venitjen e parakohshme të serenatës në Korçë. Tani, në një periudhë që Vangjush Ziko e quan “Post-serenata”, kjo gjini muzikore nuk mund të krijohet më si dikur, me gjithë dëshirën e mirë dhe nostalgjinë që kemi për të. Ajo e mbylli ciklin e vet dhe atë mision historik të emancipimit shpirtëror, intim e shoqëror që pati në vitet e kaluara. Megjithatë, kantautorët e serenatës korçare bëjnë përpjekjet e tyre për rinovimin e saj, duke qenë në kërkim të atij kufiri që do ta mbante formalisht serenatën brenda kërkesave të gjinisë së saj. Por, shkëputja e serenatës nga sfondi i saj tipik, nga “skena” e rrugës po e shpie drejt gjinisë tjetër, këngës lirike që ngjitet në skenë dhe jo nën dritaren apo ballkonin e vajzës. Serenatës tani i mungon ritmi i trokitjeve të një zemre, që rreh e lumtur pas perdes së dritares, duke e ndier veten një perëndeshë, së cilës i kanë rënë në gjunjë dhe i betohen për adhurim të përjetshëm.


    https://www.kultplus.com/muzika/sere...k-i-dashurise/

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11
  2. Intervista me këngëtarë shqiptarë!
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  3. Pershendetje nga nje Korcare:)
    Nga ExoticKorcarke në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 10:13
  4. Serenata korçare, historia e krijimit të grupit "Lira"
    Nga Brari në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-09-2005, 19:49
  5. Ja dhe një korçare e re në forum
    Nga korcare_lezecme në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 23-03-2004, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •