Sezoni i Formula1 per vitin 2010 padyshim qe do te jete nje sezon me emocionues se sezonet e fundit te Formula1.Disa ndryshime ne skuderite e vitit te kaluar ,nuk kane kaluar pa lene gjurme,si edhe hyrja ne F1 e disa skuderive te reja.Kriza ekonomike boterore jo vetem qe i percolli pasojat e saj ne F1,por detyroi edhe disa skuadra si Honda,Toyota dhe BMW te braktisin kete sport.
Largimi i Hondas ishte paralajmerimi i pare qe FIA mori ne fundsezonin e vitit 008 dhe largimi i Toyotas dhe BMW-se vulosi mendimin se ky sport ishte si te thuash kompeticioni me i madh me permasa boterore i prekur nga kriza ekonomike boterore.
Vendimi i FIA-s para disa viteve per nje ulje te menjehershme shpenzimesh ,megjithese si te thuash frenoi deri diku avancimin e perdorimit te teknologjive me te fundit ne F1,perseri dha edhe ai frytet e para pozitive.Mbushja e vendeve vakant qe la BMW dhe Toyota,si edhe shtimi i dy skuderive te tjera ne kete sport jane pikerisht fruti i ketij vendimi.
USGP,LOTUS,CAMPOS dhe VIRGIN jane skuadrat e reja qe pritet tu bashkohen skuadrave aktuale te F1.Por jo cdo gje mbaron me kaq.Mercedez blen BROWN GP qe menaxhohej nga Ross Brown dhe kerkon te hyje i vetem ne Formula1 duke mare persiper edhe dizenjimin e makines qe deri ne sezonin e kaluar ishte e dizenjuar nga skuadra McLaren.Ky vendim i gjigandit gjerman te automobilizmit pasohet edhe me nje vendim po kaq te rendesishem.Ish kampioni i botes Michael Schumacher pranon kerkesen e Brown per te rigaruar ne Formula1.Ky vendim ishte paksa shokues per te gjithe boten e Formula1 sepse Michael tashme ne moshen 41-vjecare kerkon te rivalizoje pilote qe jane nen moshen 30-vjecare.
Edhe pse ne veren e kaluar provoi me Ferrarin te zinte vendin e Felipe Mases se demtuar, gjermani deklaroi se nuk ishte i afte fizikisht per te perballuar nje gare ne F1, si pasoje e nje demtimi ne qafe qe ai kishte pesuar me motor.
Megjithate mbase edhe i tunduar nga emri i madh qe Ros Brown ka ne boten e F1,si edhe nga mbeshtetja qe Mercedez i jep Formula1, Michael pranon te garoje serisht pas tre vjet qe nga zhvillimi i gares se tij te fundit ne vitin 2006 ne Brazil me Ferrarin.
Nje tjeter moment interesant per tu ndjekur eshte kalimi i kampionit te dyfishte te Formula1 Alonso drejt Ferrarit.Nje kombinim qe si te thuash ndonese heret per te folur i dha frytet e tij te para ne provat qe skuadrat jane duke zhvilluar ne Spanje,ku Alonso dominoi keto teste per tre dite resht.
Me Felipe Masen e rikthyer nga demtimi, skuadra e Ferrarit kete vit duket se eshte vene ne "pole-position" per te rembyer te dy titujt qe i kane munguar ne dy sezonet e fundit.
Kampioni i botes ne fuqi Xhenson Baton largohet nga skuadra Brown dhe i bashkohet nje tjeter ish kampioni si Luis Hamilton.Duket se kjo eshte dyshja e enderuar nga drejtuesit e Mclaren qe tashme jane pak te cliruar ne vendimet e tyre per zgjedhjen e piloteve nga Mercedezi qe serisht mbetet furnizuesi i tyre me motore.Duhet te rikujtojme se Hamilton ka nje pervoje te keqe me ish shokun e skuadres se tij ne vitin 2007,pikerisht me Alonson ku rivalizimi i tyre per titullin u kushtoi te dyve humbjen e tij dhe fitimin nga Ferrari me Raikonen qe tashme eshte larguar perfundimisht nga Formula1.Mbeten per tu pare maredheniet qe Hamilton dhe Baton do te krijojne mes tyre si edhe sesi keta dy pilote do te trajtohen nga skuderia Angleze.Vite me pare Alonso shprehu dyshimet e tij per nje trajtim me dy standarte qe Mclaren bente mes tij dhe Hamilton.
Nje tjeter legjende e Formula1 eshte braziliani Barichello qe kete sezon do te garoje me Williams.Eshte piloti qe ka zhvilluar me shume gara ne te gjithe historine e Formula1 dhe sezonin e kaluar rivalizoi edhe Batonin per titull,por ne garat e fundit nuk mundi ta ruante qendrueshmerine duke u dorezuar tre gara para perfundimit te kampionatit.
Piloti qe ja vlen per tu ndjekur eshte edhe gjermani Vettel qe garon edhe kete sezon per Red Bull-in.Ndonese i ri ne moshe sesa rivalet e tij ka treguar se eshte i afte qe te fitoje gara si edhe te rivalizoi denjesisht per titullin e F1.Makina e tij e dizenjuar serisht nga legjendari Adrian Newey edhe kete sezon dhe te fuqizohet nga motoret Renault.Po ashtu edhe australiani Mark Webber qe eshte tashme nje nga pilotet me me eksperience ne F1 do te luaje edhe ai shancet e tij per te rivalizuar titullin.Red Bull tregoi vitin qe kaloi se eshte e gatshme dhe e afte per te ndertuar nje makine qe mund te fitoje gara dhe te rivalizoje "te medhenjte" e F1 Mclaren dhe Ferrarin,bile dhe ti munde ne disa raste.Vitn qe kaloi RedBull u rendit e dyta ne renditjen perfundimtare duke kaluar Ferrarin dhe McLarenin.
Skuderia Franceze e Renault megjithese vitin qe kaloi u prek nga nje skandal per fiksim garash ku protagonist ishte drejtuesi i kesaj skuadre Briatore me ish pilotin Nelson Piquet,pranon te qendroje ne F1 duke u prezantuar me ish pilotin e BMW Kubica dhe me pilotin rus Petrov, qe eshte piloti i pare rus ne Formula1.Te shohim se cfare makine jane ne gjendje te ndertojne inxhinieret e Renault pa bosin e tyre te perhershem Briatore qe se fundmi fitoi gjyqin me FIA-n duke i hapur rruge rikthimit te tij ne boten e F1 pas perjashtimit te perjetshem qe i kishte dhene Federata.
Nje skuader tjeter qe eshte fuqizuar nga motoret Mercedez eshte edhe Force India e drejtuar nga milioneri Indian Vijay Mallya.Rezultati me mire qe kjo skuadre ka aritur ishte pole position dhe vendi i dyte ne garen e Belgjikes sezonin e kaluar nga Fisichela pak para se ky te kalonte tek Ferrari.Nje tjeter skuader e "vogel" e Formula1 eshte edhe ajo Torro Rosso qe edhe kete sezon do te kete si pilote dyshen: S Buemi J ,Alguersuari .Ne sezonin e kaluar megjithese u perpoq mjaft per te bere nje ridizenjim te makines ne Hungari nuk ariti te siguronte asnje pike.Ndoshta per kete mund te fajesohet edhe difuzori dopjo qe disa skuadra perdoren ne sezonin e kaluar cka e ka detyruar FIA qe ky difuzor te ndalohet pergjithmone duke u dhene makinave me pak "downforce" duke ritur mundesine qe pilotet te parakalojne njeri-tjetrin.
Kater skuadrat e tjera jane akoma ne fazen e tyre pergatitore,bile ka ende dyshime nese ndonje prej tyre do te jete e gatshme per te qene ne Barhein ne mesin e muajit Mars kur fillon sezoni i Formula1..E perbashketa e ketyre skuadrave eshte se te gjitha do te perdorin motoret Cosworth.Campos GP dhe USGP akoma nuk i kane plotesuar vendet e tyre me pilote dhe ka akoma spekullime ne lidhje me emrat qe do te ulen ne keto makina.Ndersa Virgin GP e ka shfaqur edhe makinen e saj me te cilen do te paraqitet ne kete sezon me pilotet Timo Glok dhe Luca Di Grassi.
Mbetet edhe pak me shume se nje muaj qe te filloi sezoni i Formula1,ndersa skuadrat kane filluar pregatitjet e tyre ne Spanje ku testoje makinat e tyre.Kete vit skuadrat do te perballen me disa ndryshime si ne anen teknike te ndertimit te makinave ku eshte i ndaluar difuzori i dubluar,gjithashtu jane ndaluar mbulesat e disqeve te gomave si edhe pesha e makines ka kaluar nga 605 kg ne 620 kg.
Nje moment tjeter eshte edhe ndalimi i furnizimit te makines me karburant,cka do te thote se makinat do te nisen me sasine maksimale te karburantit per te perfunduar garen gje qe do te sjelle edhe nje barazi ne strategjite e perdorura gjate garave me sasine e karburantit qe ato kishin ne fillimet e garave.Kjo do beje qe pilotet te kene me shume kujdes ne konsumimin e gomave dhe te frenave te makines, pasi pesha e makines do te shtohet me rreth 180 litra karburant me teper.Per zhvillimin e nje gare nje makine i duhet mesatarisht 250 litra karburant nga 60-80 qe fillonin zakonisht garen ne sezonet e kaluara.Kjo gjithashtu do te ule edhe kohen qe nje makine do te shpenzoje ne nje pit-stop,nga 6-9 sekondash ne nja maksimuam prej 4-5 sekonda.Gomat serisht do te jene te detyrueshme per tu nderuar pasi duhet te perdoren te dy setet e gomave te thata.
FIA kete vit vendosi edhe ndryshimin e sistemit te pikeve qe do te perfitojne pilotet duke ndryshuar nga sistemi 10-8-6-5-4-3-2-1 ne 25-20-15-1--8-6-5-3-2-1 duke kurajuar pilotet qe te luftojne per fitimin e titullit te gares,cka mendohet ta beje kete sport sa me emocionues.Kjo shpjegohet edhe me shtimin e tre skuadrave qe do ta coje numrin e skuadrave nga 10 ne 13.