Close
Faqja 15 prej 33 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 300 prej 650
  1. #281
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    RROFTE TITO !
    Rrofte Titoja i vdekur

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Rrofte Titoja i vdekur
    Rrofte shoku TITO qe vdiq !

  3. #283
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    10 misteret që mori me vete Enver Hoxha

    Written by Erion Habilaj Sunday, 04 April 2010 18:10

    10 misteret që mori me vete Enver Hoxha
    Njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë në shekullin e kaluar është sot pjesë e rubrikës “Sekretet e njerëzve të vdekur”. Enver Hoxha është njeriu i cili në historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte në thelb të fshihte të vërtetën por dhe si një diktator i famshëm në periudhën që drejtoi vendin. Misteret e Hoxhës fillojnë që në rininë e hershme të tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thotë dot me siguri nga erdhi dhe si arriti të mbante nën urdhra një popull që historikisht njihej për kryeneçësi ndaj udhëheqësve. Misteret vijojnë me marrjen e PKSH-së, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundërshtarëve dhe aleatëve të tij, prishjen e marrëdhënieve me aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, Rusinë dhe Kinën, planet kundër tij nga anglo-amerikanët për ta rrëzuar dhe deri në fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetës së tij është i mbushur me mistere, sëmundjet e tij kurrë nuk u bënë publike, po ashtu vdekja u arrit të mbahej e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill bëhen 25 vjet që Enver Hoxha ka ndërruar jetë, por thuajse është bërë shumë pak për të zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjetë mistere, të cilat në shkrimet e ardhshme do të jenë objekt studimi më i thelluar për të zbardhur jetën e njeriut më të përfolur të Shqipërisë. Enver Hoxha është ndër të paktët, që kundërshtarët e donin nga frika dhe të vetët e donin nga mallëngjimi. Sistemi që ai instaloi në Shqipëri me gjithë përparësitë dhe mangësitë që ka, kurrë nuk mund të hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri që del për diktatorin komunist, aq më shumë rrit pikëpyetjet për të kaluarën e tij. Në këto 20 vjet janë thënë e stërthënë një pafundësi faktesh për të, por askush nuk ka marrë përsipër të bëjë një biografi të tij, jo vetëm për ndjesitë që ai shkakton në popull, por dhe për faktin se do duhet një punë voluminoze nga historianë seriozë për të nxjerrë në dritë anët e errëta të Enver Hoxhës.

    1. Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit. Pse nuk e shau kurrë pushtetin e Mbretit Zog?
    Ish-diktatori komunist është padyshim njeriu që ka marrë me vete në botën e përtejme më shumë mister se çdokush tjetër që ka drejtuar këtë vend. Misteri i parë, që edhe në ditët e sotme ka të bëjë me rininë e tij, shkollimin dhe aktivitetin në Francë. Pjesa e errët e jetës së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, është formësuar në kujtimet e tij dhe në tekstet e pafundme të biografëve të tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj reale dhe të vërteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos në periudhën 1927-¬1939, ngec në arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjetëve të regjimit të tij, ka bërë këtu punën e saj. Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, në këto vite, ka të bëjë me qëndrimin e tij në Korçë (1927-¬1930), "studimet" në Montpelje (1930-¬1934), jetesa në Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit në Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen në liceun e Korçës, në kohën kur këtu kish filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret. Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar. Së dyti, asnjëherë Hoxha në kujtimet e tij kilometrike dhe as biografët e tij të shumtë, nuk japin sqarime pse shefi i mëvonshëm i komunistëve nuk kreu sipas ligjit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

    2. Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve, cili ishte ndikimi i jugosllavëve në ngritjen e tij?
    Mbledhja për formimin e PKSH filloi në mbrëmjen e 8 nëntorit 1941 dhe aty erdhën përfaqësuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçës ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodrës ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i të Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po kështu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, për të cilët të tre grupet kishin rënë dakord që të ishin si ndërmjetës dhe t'i ndihmonin për punët procedurale. Në mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai që mori në dorë frenat e partisë, por me vonë kjo gjë u kalua në hije dhe drejtimin e PKSH-së e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri në prill të vitit 1985.

    3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.
    Në datën 4 maj 1942, Qemal Stafës iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë, strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi, apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë me këtë temë pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve '90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është që djali 21-vjeçar nuk arriti të realizonte dot dëshirat dhe synimet që ai kishte.

    4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavët dhe rusët në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?
    Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet në histori si diktator që ka eliminuar me radhë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qysh nga vitet e Luftës, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijnë për Qemal Stafës, vdekja e të cilit edhe në ditët e sotme është e mistershme. Kulmi është dënimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetëvrasja e Nako Spiru. Në vitin 1948 Hoxha prishi marrëdhëniet me një nga aleatët e tij të ngushtë, që drejtonte Jugosllavinë, Jisif Tito. Një vit përpara kësaj, Enver Hoxha kishte refuzuar të merrte pjesë në planin Marshall. Fakti që Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe për faktin se do të cenohej ndjeshëm marrëdhënia me Stalinin, që aso kohe ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë dhe i vetë pushtetit komunist. Plani Marshall, si një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë, nëse do të pranohej nga Shqipëria, do të sillte një sërë përparimesh në vend. Edhe sot kanë mbetur mister bisedat e Hoxhës me Stalinin për të refuzuar propozimin amerikan.

    5. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr. Cilat janë taktikat e tij për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përball me tentativat për ta rrëzuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantët?
    Misterin për dënimin e Koçi Xoxes, fare mirë e zbardh dëshmia e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vetë Spahiu, ai u detyrua që të deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thënë që pendimi i Bedri Spahiut bëhet më i besueshëm kur kujton që këta të dy kishin marrëdhënie jo fort të ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shumë mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllavëve? Kishte plane për rrëzimin e Enver Hoxhës, donte apo një rilidhje me shtetin fqinj, këto e të tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjatë gjithë periudhës që Enver Hoxha ishte gjallë, deri në vitin 1985 propagandoi me të madhe që Koçi Xoxe e kishte tradhtuar atë vetë, por edhe atdheun, duke punuar për armiqtë më të mëdhenj, siç i cilësonte Enver Hoxha, jugosllavët. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e dënoi Enveri me një motivacion të tillë absurd po t'u referohesh rrethanave të kohës? Në kohën e Luftës, Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi për një sërë arsyesh, por sidomos për faktin që kishin një qëllim të përbashkët, atë të luftimit të armikut nazi-fashist, i cili kishte marrë me dhunë territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt një ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftës edhe marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve filluan të ftoheshin. Kështu, në vitin 1948 vjen dhe divorci i një marrëdhënieje disavjeçare. Por këtë zhvillim do të vinin dhe viktimat e para pas saj. Kështu Koçi Xoxe, i cili kishte qenë në marrëdhënie mjaft të mira me jugosllavët, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si një agjent me rrezikshmëri të lartë dhe një devijant i asaj që quhej "vija e Partisë". Goditjen më të madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas, gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata të zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjatë shqiptarë dhe emigrantë nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata që ishin trajnuar në Qipro, Maltë dhe Republika Federale e Gjermanisë dhe ata të infiltruar në Shqipëri. Njësitet guerile hynë në Shqipëri në vitin 1950 dhe 1952, por ata u vranë apo u kapën nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishtë sovjetik, duke punuar si një oficer ndërlidhës në mes të shërbimit të zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit të infiltrimit në Moskë, si dhe mënyrën se si Enver Hoxha arriti të mbante pushtetin.

    6. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?
    Padyshim që në listën e gjatë të mistereve të cilat Enver Hoxha i ka marrë në botën e përtejme janë dhe arsyet e prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavët, Enver Hoxha, një dekadë e gjysmë më vonë u prish dhe me rusët, të cilët sipas tij kishin shkelur vijën marksiste-leniniste dhe nuk përfaqësonin më as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi për historianë të ndryshëm, pasi është e pamundur që të gjesh një arsye të vërtetë përse Hoxha largohet nga aleati i tij më i madh qysh prej ardhjes në pushtet. Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinën, e cila po e ndihmonte mjaftueshëm ekonomikisht vendin tonë. Mirëpo dhe kjo marrëdhënie do të pësonte krisje në mënyrë të pashpjegueshme. Politika e Shqipërisë ishte një gërshetim i maoizmit dhe respektit për Stalinin, busti i të cilit ishte karakteristikë në çdo qendër të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Por, pavarësisht borxhit ekonomik të Shqipërisë ndaj Kinës, i cili zinte një pjese të madhe të mallrave të importuara në vend, që nga letrat higjienike, e deri tek traktorët, sloganet që vlerësonin miqësinë Shqipëri-Kinë, shiheshin shumë rrallë. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kënaqur me pajtimin e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vend gjendeshin shumë pak këshilltarë kinezë. Ata të gjithë mbanin veshje perëndimore. Në historiografinë e Shqipërisë, prishja e marrëdhënieve të Shqipërisë me tre aleatë të rëndësishëm të saj, është ende e pazbardhur dhe do të duhet ende një kohë e gjatë për ta zbardhur.
    7. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?
    Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja që ka munduar prej kohësh shqiptarët, ka marrë përgjigje nga me të ndryshmet. Por në vend që të sqaronin, ato e kanë dendësuar edhe me tepër mjegullën rreth temës intriguese. Vetëm tashmë, pas 18 vitesh pas vdekjes së njeriut që udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë, një dëshmitar pranon të flasë. Është rrëfimi i njërit prej njerëzve të sigurimit të afërt të jetës së Hoxhës, ai që duket se ka shkundur pluhurin që mund të varroste përfundimisht enigmën e madhe. Historia e tij dhe e sozive të Hoxhës, është e thjeshtë. Enver Hoxha jo vetëm ka patur dytës, por njerëzit në një rol të tillë, mësohet të kenë qenë plot katër. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e "Dajtit", në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e "sigurimit të Udhëheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit të afërt. Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri numër një, 24 orë përpara dhe për disa orë me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rruge. Të gjithë shqiptarëve, që kanë jetuar në atë kohë në qendrat e banimit pranë rrugëve nacionale, i ka rënë rasti të paktën që një herë në jetë të jetojnë këtë skenë: "Një autokolonë me 4-5 makina lëvizte me shpejtësi, por pa zhurme, pa sirena e drita të ndezura. Në mes të tyre, zakonisht qëndronte një limuzinë e zezë, e ndryshme nga benz-at e zinj të udhëheqësve të tjerë komunistë. Një grumbull i tillë makinash luksoze ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për rrugët e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, që ishte më e gjatë se e udhëheqësve të tjerë, ishte shenja më e mirë se në të po udhëtonte Enver Hoxha. Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të "Mercedezit" të zi. Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri. Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sozive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur: Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografive të publikuara të ish kreut të shtetit. Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Enverit.

    8. Ka pas një plan të CIA-së për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës?
    Ai që hedh dritë më shumë mbi enigmën e ekzistencës së një komploti në fund të viteve '40 dhe fillim të viteve '50, kundër qeverisë komuniste në Shqipëri, është Nikolas Beathels. I cili, në librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar në të dhënat e dokumenteve autentike arkivorë të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeveritë amerikane dhe britanike, kishin miratuar në parim një operacion të fshehtë me synimin për të shkëputur një vend të Evropës Lindore nga blloku socialist. Për shumë arsye, për realizimin e këtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipëria. Ky ishte vendi me i vogël dhe me i dobëti në radhën e vendeve të tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisë së Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, në bazë të ligjit mbretëror të Luftës së II Botërore, e konsideronte Shqipërinë shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftë (një vendim që formalisht është ende në fuqi?!). Në veri dhe në Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertëve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante një qëndrim neutral për çfarëdolloj ndryshimi që mund të ndodhte në Tiranë. Në këto rrethana, Shqipëria dukej e izoluar dhe me mundësi të mira për t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit të Maltës". Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte të vazhdueshme me grupet e emigrantëve shqiptarë, të gjithë fraksionet e të cilëve filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për çështjen e kundërrevolucionit". Në këtë kohë, në Itali ndodheshin 750 emigrantë, ndërsa në Greqi, 800 shqiptarë të arratisur. "Për të ndihmuar në riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dërgoi në Romë lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftës në qeverinë e Londrës, pas eksperiencës gjatë luftës në përbërje të misioneve angleze në territorin tonë, konsiderohej si njohës i mirë i Shqipërisë. Britania vuri në dispozicion të përgatitjes se grupeve desantë, ishullin e Maltës, e cila "ishte një baze e avancuar dhe terren i përshtatshëm për imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave përmes detit dhe ajrit në Shqipëri". Oficerët britanikë Maikell Bruke dhe David Smajli, u morën me përgatitjen speciale të trupave desantë. Një grup në përbërjen e të cilit bënte pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mësimet e shifrimit të radiokomunikimit.
    Ndërsa amerikanët, morën përsipër pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe logjistike të operacioneve ushtarake. Si bazë prapavije dhe depo materialesh, ata vunë në dispozicion aeroportin e Mhelus në Libi. Gjate 5 viteve, për përgatitjen dhe realizimin e operacioneve desantë për rrëzimin e qeverisë komuniste të Hoxhës, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vetë. Sipas ish-Drejtorit të CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar në organizatat e emigrantëve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicës së grupeve pothuajse që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutë". Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjë e rrjedhjes së sekretit rreth operacioneve në Shqipëri. Sipas Shërbimeve Sekrete Perëndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve të emigracionit shqiptar në Rome, ku personeli i ambasadës shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe në Athine. Dështimin ndoshta e ka përshpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverisë shqiptare në mërgim", Mit'hat Frashëri. Sipas Beathelit, rreth kësaj vdekje ende të mistershme "ekziston edhe një variant i vrasjes (shkaktimit të infarktit nëpërmjet ilaçeve apo nëpërmjet gazit nga agjentët e KGB-së). Kim Filbi, agjent i dyfishtë, i cili kishte qenë në Londër në shtator të vitit 1949, kur Mit'hat Frashëri e kolegët e tjerë të Komitetit "Shqipëria e Lirë" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndërkohë agjentët e KGB-së në New York që të vepronin mbi Mit'hat Frashërin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete të tjera antikomuniste të Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frashëri u gjend i vdekur siç supozohej nga njëe atak zemre, atëherë kur Kim Filbi udhëtonte për në New York me anijen "Coronia".

    9. Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun, cilin kërkonte Enveri të linte pasardhës të tij, a ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?
    Jo rastësisht, vetëm pak ditë pas prishjes së lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skënder Shehut, gjërat morën për keq në familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, Byroja Politike gumëzhinte me historinë rozë të djalit të kryeministrit dhe fanatikët e luftës së klasave luftuan me mish dhe me shpirt që çifti të ndahej. Por, dilema më e madhe edhe sot e kësaj dite është nëse historia e Silva Turdiut u përdor si armë në luftën e brendshme të Byrosë, apo ajo ishte thjesht një viktimë në kurthet e Bllokut? Në debatet e shumta të ekspertëve dhe historianëve, kur flitet për kryeministrin më jetëgjatë të regjimit komunist, jepen detaje që tregojnë se në nivelet e larta të Partisë Komuniste, Shehu kishte jo pak kundërshtarë, të cilët luftonin me çdo mjet që të gjenin prova për ta rrënuar karrierën e tij. Njëra prej armëve që u përdor ishte vajza me biografi jo të mirë që hyri në shtëpinë e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza të tjera, të cilat lidhen me motive të tjera, të cilat e shtynë kryeministrin t’i jepte fund jetës. Gjithsesi, prishja e një lidhjeje përfundoi me një fund tragjik edhe për Mehmet Shehun dhe rrënimin e familjes së tij. Po ashtu, disa kohë më vonë Enver Hoxha dënoi Ministrinë e Brendshme, të cilës i kishte besuar një pjesë të mirë të pushtetit. Edhe dënimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shumë hipoteza lidhur me dënimin e tij. Ato që më shumë duket se kanë zënë vend, janë hipotezat e frikës së Hoxhës për marrjen e pushtetit nga një njeri i cili dilte nga sfera e influencës së tij. Mendohet se Hoxha si pasardhës të tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij në vitin 1979 prish planet dhe në skenë del ideja e Ramiz Alisë. Për të trashëguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej të largoheshin njerëzit më të fortë siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

    10.Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja, e fshehtë për një kohë të caktuar?
    Enveri ishte një koleksion sëmundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit të Hoxhës janë shoqëruar nga hije dyshimi të mëdha. Dyshimtarë të kohës tregojnë se vdekja e tij u mbajt e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme. Trupi i tij u vendos në varrezat e dëshmorëve. Shumë pikëpyetje u ngritën asokohe, nëse do të ishte Piramida vendi ku do të vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhës.

    Misteret e Enver Hoxhës

    8. Ka pasur një plan të CIA-së për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës.

    10. Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja e fshehtë për një kohë të caktuar?

    Kush ishte Enver Hoxha
    Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër, pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.
    Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
    Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
    Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
    Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
    Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.
    Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    I pari nder te paret qe ka bertit rrofet tito, ka qen enveri, ka vra njerez qe e kan kundershtua kete dashuri te enverit ndaj titos dhe vellazenive jugosllav.

  4. #284
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Aulona une e respektoje mendimin tuaj dhe eshte e drejta juaj qe mos te jesh dakord me opinionin tim!Une do te te thosha meqe po kembengule tek jotja,se edhe komunistet kane bashkpunuar me armiqte shekullore te kombit tone.bashkpunimi me ruset dhe serbet ishte nje tradheti e vertet kunder kombit,kunder asaj pjesa te kombit,te cilen put*na Europe ja shkeputi trungut te atdheut.Nga viti 1941 gjer me 1948 keta horra qe vinin nga dhite bashkpunuan me ata qe kishin lincuar dhe vazhdonin te linconin gati gjysmen e popullit tone.Kryeservili i serbve enver hoxha ushtroi terror te papare me ata qe nuk u pajtuan me vendosjen e komunizmit ne Shqiperi.Vari,pushkatoi,burgosi e internoi.Ju rrembeu pronat pronarve te ligjshem dhe ua dha leshkove qe erdhen nga dhite.Te gjitha keto veprime beheshin me udhesimet e armiqve tane,sepse keta e dinin se elita kombetare ishte rrezik per arritjen e qellimeve te tyre te errta.Prandaj emisaret jugosllave ju dhane urdher enverit dhe larove komuniste te eleminonon kundershtaret.Keta laro ishin dalluar ne vrasjet,burgimet dhe internime.Gjyshrit dhe baballaret e bammutatve me shoke kane marre medalje e dekorata per krimet e bera kunder shqiptarve te cilet nuk ishin dakord me pislleqet e te kuqve.Serbia, e cila per syleshllekun e dhiarve e asfiksoi ekonomine e varfer shqiptare,se dyqanet tona ishin boshe ne ato vite.Po realizohej berja republike e 7 e RFJ.Im ate ka marre pjese ne aksionet e ndertimit te hekurudhave te para ne ato vite me ka treguar:''Kur behej raportimi ne mengjes dhe ne mbremje i brigatave aksioniste,komunistet nuk thoshin brigada X,por Dionica X.Kish filluar zevendesimi i fjalve shqip me ato serbe.Ne ato vite brohoritej ne kete menyreito para,pastaj Enver.''E kupton moj mikja ime se cfare po ndodhte nga bashkpunimi i komunistve me armiqte e kombit tone?Titua pati divergjenca me Stalinin dhe ky i fundit e terhoqi nga vetja laron enver.Se kush ishte diktatori komunist i URSS gjithe bota e di.Mbas lidhjes me URSS-n ne vendin tone lindi fjala kulak e huazuar nga Rusia.Larua i madh dhe leshkot e tjere gjer tek gjyshrit e bammtatve te forumit e shume te tjerve zbatuan pike per pike politiken staliniste te zhdukjes ,eleminimit fizik e pronesor te shume shqiptarve.Shume nga keta nuk kishin qene as ne radhet e BK,por u eleminuan dhe u burgosen e internuan vetem pse ishin te pasur dhe u quajten kulak.A e di ti moj mikja ime se ishte insistimi armiqesor i Rusise me 1913 qe vendi jone u be cope-cope?Apo beson ne perrrallet e larove komunist qe thoshin se ishte BM ajo qe beri ndarjen e Shqiperise.Jo nuk ka qene ashtu!BM ishte armike e komunizmit dhe enveri beri ate fajtore,kur ishte ku*rva Rusi mikja e Shqiperise komuniste; armikja e shqiptarve ajo qe i dha gjysmen e vendit serbve dhe grekve.E pra komunistet kane bashkpunuar me armiqte tane serbo-rus duke i shkaktuar vendit dhe gjithe shqiptarve nje tragjedi te madhe.Pra te dy palet kane bashkpunuar me armiqte e kombit,por keta te fundit i kane shkatuar deme te pallogariteshme gjithe shqiptarve.Edhe gjate luftes historia dhe historianet na kane treguar se ishte bashkpunimi i komunistve me armiqte e kombit tone serbet qe u prish Marrveshja e Mukjes.Se cfare thone larot komunist e pinjollet e tyre mua nuk me plas fare.Ata jane e mbeten gjarperinj helmues.As qe e marr mundimin te merrem me ta.Ata i ka diskredituar dhe balosur historia jone.Populli i tregon me gisht keto vemje te ndyra!
    Cfare mund t'ju harrojme sekretarve te partise te tipave bummutat & Co.Keta derra te qelbur qe e shkaterruan dhe depersonalizuan njeriun shqiptar perfaqesohen sot nga kryetari Shoqates per mbrojtjen e figures se diktatorit,sekretari i pare i KPPSH Tepelene Gramoz Ruci.Te gjithe shqiptaret po e shohin se sa destruktive e antikombetare kane qene dhe jane komunistet.Mesoni ju te rinjte nga keto qe po ju tregojme.Ata qe vrane e burgosen baballartet e bamutatve ishin per kete rruge qe po mundohet te ndertojne shqiptaret sot.Pra komunistet, ata qe luftuan kunder armiqve e tradhetarve dikur, mbas lufte nisen zhdukjen e shqiptarve,vetem pse thoshin qe nuk ka patate ne pazar.A nuk jane tradhetare keta bammutater?A kane fytyre keta te vjellin helm gjarprinjsh?

    nestorp, paterjot te kuptoj per c'fare flet, me kupto nuk eshte sespe une besoj tek komunizmi, socializmi etj. Po te jete per mua une jam anarkiste, kundra c'do lloj pushteti, sikur edhe pak te shikoj te padrejte..lol...por ketu po flasim ne sens historik, te cilin duam nuk duam do ti diskutojm c'do gje qe solli per mire apo keq! Po edhe komunistet bashkepunuan me ata qe ne nje kohe apo tjetren kishin bere masakra popullit tone, por duhet te marrin psikozen e popullit ne ate kohe te caktuar te historise se c'fare po kalonte, dhe c'fare alternative po i afrohej! Mos harro se jo te gjithe ishin te shkolluar dhe merrnin vesh nga komunizmi apo literetarura, pervec te rinjeve qe mund te kishin pasur mundesine qe u shkolluan, megjithese edhe ata nuk e dinin c'do te thoshte komunizm si ai qe u shenderrua me vone. Them se zemereimi i popullit per te mos mbeshtetur me shume force, forcen tjeter te nacionalistave ndodhi menjehere mbas largimit te papritur te Zogut dhe mbi kete ka shume literature te shkruar jo vetem nga autore tane por edhe te huaj te cilet pak a shume kane te njejtin pershkrim. Ketu po te sjell dy faqe te nje libri "Masakra e Vranishtit". E mora pikerisht vetem kete pjese mbasi eshte gjyshja ime dhe duke e kujtuar dije mbasi kishte pervjetorin e vdekjes po lexoja disa pjese, dhe duke e lexuar mu kujtua historia qe nena ime ma tregonte si nje histori nga e kaluara, por une ngaqe isha e vogel atehere me dukej si perralle. Kur me erdhi ku liber dhe e lexova, qe kjo histori ishte shkruar ne liber u mbusha me nje ngasherim, a e merr me mend nje popull i tere i cili kaloi keto veshtiresi te tilla? Dmth qe te vijme tek analizimi pse erdhi qe populli vendosi ne nje shumice te mbeshtesi komunistet e atehershem, duhet te analizojme nje here ate kohe, pastaj te vijme tek koha e komunizmit e cila ne nje menyre apo tjeter na cenoi te gjitheve.

    Me poshte eshte nje pjese nga Lufta e Dyte Boterore vetem ne kete fshat ne kohen kur erdhen gjermanet. Gruaja me emrin Begzo eshte gjyshja ime, ramet paste. Lexoe me vemendje!

    Nje tjeter problem pse lufta partizane pati me teper sukses ishte disiplina e tyre, gje qe pjesa tjeter nuk e kishin. Ketu po te vendos nje pjese te intervistes te nje nga ish-gjemeralet qe u denuan dhe presekutuan Rahman Perrllaku.

    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #285
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    http://www.youtube.com/watch?v=6W5qBwcOUrs
    Ende mendon ti aulon se populli eshte pytur ndonjeher per dicka ?!

  6. #286
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Ende mendon ti aulon se populli eshte pytur ndonjeher per dicka ?!

    E lexove mire c'fare thashe? Populli ne ate kohe ne pergjithesi mbeshteti luften nacional clirimtare, kjo dihet, jane arkiva dhe historia te shkraura, jo vetem nga keta tanet, por edhe te huajt. Ato bataljone u mbushen nga bijte e bjiat e popullit, nuk erdhen nga jashte! Nuk po them qe u pyet me vone kur u vu pushteti, por po them per kohen te cilen ishin ne lufte e siper e shume njerez u masakruan kishin tjeter lloj patriotizmi. Mos i krahasoni rinine e atehershme me capaculet e sotem te kafeneve dhe interneteve. Lexoini me me kujdes postimet!
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Maks Velo:

    Si e përjetova në internim vdekjen e Enverit

    Shekulli Online |

    12/04/2010

    Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura

    Dje u mbushen 25 vjet nga dita, kur ndërroi jetë diktatori i Shqipërisë, Enver Hoxha. Pse Shqipërisë i ka munguar lëvizja disidente dhe përse e ende nuk është reflektuar intelektualisht e shkuara?

    Në jetën e intelektualit shqiptar Maks Velo, që asokohe vuante internimin, vdekja e Enver Hoxhës ka shënuar fillimin e lirisë, jo vetëm për atë si individ. "Ndodheshim tek ushtarët jashtë zonës së rrethuar të kampit, sepse ishte shkëputur një shkëmb nga mali dhe u kishte rënë ushtarëve në krevate. Ishin ushtarët, që na ruanin. Aty pashë se ata ishin ndoshta më keq se ne të burgosur. Nga drejtoria e minierës në mal vinte muzikë funebër dhe ne e dinim se kjo do të thoshte vdekje e një udhëheqësi. U mrekullova e sikur e gjeta se ishte vdekja e tij. Atje në kamp shokët e prisnin me vite të tëra, krijonin imazhe, ishte një sëmundje e tërë, që qarkullonte tek të burgosurit, puna e vdekjes së tij",- thotë Maks Velo.

    Ndërkohë anembanë Shqipërisë qytetarët zhvillonin homazhe dhe vajtonin diktatorin e vdekur. Nëse lotët e vajit për diktatorin kanë qenë të vërteta, ose jo, këtë mund ta vlerësojë kushdo për veten e tij. Fakt është që shqiptarët me hir, ose me pahir i qëndruan besnik për mbi katër dekada me radhë sistemit. Shqipëria është thuajse i vetmi vend i ish-bllokut lindor, ku ka munguar lëvizja e mirëfilltë disidente.
    Maks Velo: "Nuk kishte mundësi të bënim disidencë sepse ishte një vend i vogël, ishte një vend i kontrolluar në çdo minutë, në çdo sekondë kudo që shkoje, çfarëdo që thoshe, të regjistrohej."

    Vdekja e diktatorit, pikërisht në momentin, kur kishte nisur edhe Perestrojka ishte një ngjarje, që ngjalli shpresat për ndryshime, edhe pse të heshtura në Shqipëri. Megjithatë kthesa ndodhi vetëm pesë vjet më vonë.

    Një diktaturë e thjeshton jetën, e standardizon atë, pasi mungojnë alternativat, që individi të shpaloset i lirë, thotë publicisti dhe analisti Shi Ming, gazetar në DW. Ai madje kujton, se asokohe kinezët krahas citateve të Maos ishin të detyruar të mësonin përmendësh edhe citatet e Enver Hoxhës. Shi Ming: "Ideologjia e fut në shabllon jetën e komplikuar dhe e kthen atë në një model të stërthjeshtësuar. Një gjë e tillë nga disa njerëz mund të shihet edhe si lehtësim, sepse dikush tjetër mendon në vend të tyre.": Që të zbardhësh të shkuarën duhet të kesh dëshirë për ta bërë këtë. Ne fshihemi, nuk jemi njerëz të vërtetë, çdo gjë që e bëjmë e fshehim. Ne nuk jemi të qartë, se kemi bërë poshtërsi dhe prandaj nuk duam ta shohim, ta njohim dhe ta korigjojmë atë që kemi bërë. Zbardhja është e vonuar, sepse asnjëri nuk do që ta zbardhë",- thotë Maks Velo. Shqipëria ka mbetur kështu i vetmi nga ish-vendet e bllokut komunist, me përjashtim të Bjellorusisë, që nuk janë çliruar nga ky ngërç.

    Sipas, Oliver Schmitt, historian në Institutin për Historinë e Evropës Lindore në Vjenë, shkaku i mosreflektimit është vazhdimësia e fortë e kuadrit, e elitës shumë të vogël, e cila ka në pjesën e saj më të madhe lidhje familjare me elitën e vjetër komuniste. Numri i intelektualëve, që e trajtojnë çështjen në mënyrë kritike, është shumë i vogël dhe ato kanë vështirësi, se vazhdojnë të luftohen shumë.

    Schmitt: "Tragjikja në Shqipëri është sigurisht që si shkenca, ashtu edhe shumë elementë qendrorë të identitetit kombëtar u konceptuan dhe u përhapën në komunizëm. Për këtë arsye ato janë në këtë moment pa alternativë, ndaj edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë efekt i njëjti nacionalizëm vetizolues".

    Sipas historianit Schmitt, gjatë komunizmit në Shqipëri zuri vend botëkuptimi egocentrike e perceptimit për vendin dhe kulturën e tij. Nga ana tjetër vlen të theksohet, që Shqipëria përpara periudhës së komunizmit ka qenë e hapur dhe ka pasur shkëmbime ndërkulturore me botën e jashtme. "Trashëgimia e dimensioneve të mëdha hapësinore dhe e relacioneve kulturore ndërkombëtare, që u zhduk me ardhjen e komunizmit, së paku nga ana ideore intelektuale nuk është kthyer as sot e kësaj dite".

    _______

    GJIROKASTËR - Komunistët gjirokastritë kërkojnë rivendosjen e monumentit të Enver Hoxhës në vendin ku ka qenë dikur, në kodrën "Fantazia". Kërkesa së bashku me apelet e ripërsëritura për kthimin e muzeut etnografik, i vendosur në shtëpinë e lindjes së Hoxhës në muze të luftës nacionalclirimtare i është drejtuar zyrtarisht nga Partia Komuniste Bashkisë së Gjirokastres.

    Paraditen e sotme, në 25- vjetorin e vdekjes së Hoxhës, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Komuniste janë mbledhur në vendin e zakonshëm, përpara shtëpisë dhe kanë folur jo vetëm për figurën e ish- udhëheqësit, por edhe për tema të prekshme, si kriza ekonomike, apo incidenti më I fundit me ushtarët grekë, duke akuzuar për gjithcka jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën, që sipas komunistëve nuk është duke luajtur rolin e saj.

    Vazhdimisht kërkesat e komunistëve për çështje të ndryshme kanë qenë të shumta gjatë viteve të fundit, por asnjëra prej tyre nuk është marrë parasysh.

    148 KOMENTE

    Sota me vjen mire qe reagove shpejt.Nuk jam aq i ri qe te me rekomandosh studime.Filozofine e jetes nuk duhet ta perdoresh ne menyre te njeanshme, se ngjan me ate qe ne fillim hengri portokallin pastaj limonin. Nuk ke pse fyen nje brez qe akumuloi por qe pastaj u vodh pse u permbys sistemi per te pritur "Çekun e Bardhe". Kam njohur dikur nje profesor marksist (po e mermend per shkak te nickut tend) J.Sota,dogmatik dhe pedant por njeri i ndershem. Natyra vertete ka ligjet e saj, por ato ligje jane objektive dhe jo si keto te parlamentit tone, ligje per llogje.
    Pse ky ishte qellimi i permbysjes se komunizmit: ca te rrojne e ca te vdesin?!
    Apo ligji natyror i seleksionimit! Kesaj i thone ;futja qorres.

    Semafori Kuq replike me komentuesin Sota | April 12, 2010 11:57 PM | Repliko

    ishte emisari jugosllav TEMPO,qe zgjodhi te mbahej kongresi me 24 se ishte ditelindja e TITOS.

    alpini replike per komentin nga Vezhguesi F | April 12, 2010 11:56 PM | Repliko

    enver hoxha ka qen komandanti yt.
    per ne ishte komandant sa ishte i arsimuar.

    alpini replike per komentin nga Otoni | April 12, 2010 11:50 PM | Repliko

    jo.ne permet u hodhen bazat per pushtetin nuk pati zgjedhje komandantesh e komisaresh.megjithate zgjedhjet qe benin i ngjanin gjygjeve partizane.

    alpini replike per komentin nga Vezhguesi F | April 12, 2010 11:46 PM | Repliko

    Shkurt per ndonje qe kerkon te faktorizohet me pahir.Enver Hoxha ka qene Komisar Politik i Shtabit te Pergjithshem te UNCL dhe Spiro Moisiu Komandat i Shtabit kur u formua me 10 Korrik 1943 ne Labinot.Me vone, qe te mos bej ndonje lapsus ne date,ne mos gaboj ne Kongresin e Permetit me 24 Maj 1944 drejtimi i UNCL kishte Komandant te Pergjithshem Gjeneral Enver Hoxhen.Por zvaraniket e kujtdo specie qofshin dine vetem te zvarriten dhe kjtojne se ecin kaluar.

    Vezhguesi F | April 12, 2010 11:41 PM | Repliko

    a more lly akoma flet per patate dhe panxhar, jo po gorrica,dukesh qe je plak dumbamen.

    A.P | April 12, 2010 11:35 PM | Repliko

    Ju keshilloj te dilni ne natyre dhe te shihni se ajo eshte ne ekujliber sepse ka cdo lloj bime dhe cdo lloj gjallese. Uniteti ne bote eshte pozitivja dhe negativja ne cdo trup, ku e mira dhe e keqja jane relative. Ju me sa duket kerkoni qe bota te mos quhet bote duke kerkuar ta ndryshoni. Mos harroni se kur shkoni kunder natyres, ajo reagon fort. E pate vete reagimin e popullit shqiptar kur rrezoi komunizmin. Studio pak te rritesh...

    sota replike per komentin nga Semafori Kuq | April 12, 2010 11:29 PM | Repliko

    O alpenis a i marove detyrat e shefit?!
    Mos ma harxho kohen ne kompjuter me korigju dhe me ju kundervene mendimeve te dynjos por mbaro detyyyyraaaaat.

    shefi replike per komentin nga alpini | April 12, 2010 11:28 PM | Repliko

    Sota po vazhdoj repliken se kaq vend kisha.Marinaret greke ne paraden e tyre, pse nuk muaren dot detin, kerkojne gjak shqiptari, dhe kepuce me lekure shqiptari.Dyqane me bollek ...fletoresh me lista pa mbarim si fajdexhinjte e kohes se feudalizmit.Pallate pa hesap, zoti na ruajt nga nje termet jo si ai i 15 prillit 1979 ne Shkoder se pastaj vetem me bretkosat do benim muhabet.megjithate shumica jane bosh se shqiptaret kane leke shume dhe i duan pak me te shtrenjta. Do mbjellim 20 milion rrenje ullinj, por pasi te jene prere dhe pemet e fundit te sistemit qe shkoi.Me e forte eshte ushtria, Shqiperia realizoi shperthimin e pare te bombes berthamor, kerpudha e saj u duk ne poligonin e provave berthamore ne Gerdec.Kampionatin e vjetshem ne viktimat e rruges e fitoi shqiperia, me c'po duket ajo do ta fitoje dhe sivjet.Kaq njehere per njehere

    Semafori Kuq | April 12, 2010 11:25 PM | Repliko

    o ....nuk kam qen asnje minut i persekutuar dhe nuk me ngelet asgje pishman. kam dhene kontribut maksimal ne renien e komunizmit.jam shume i kenaqur me vehten kur kujtoj ato ngjarje.me shume meritonte ai regjim gjakatar.por per nje gje te sigurojo te isha nga familje e persekutuar nje nga persekutoret e mij do te ishte gjalle.prokurori,gjykatesi,operativi,ndonje nga vezhguesit pra njerin do ta kisha bere shembull e nuk do ....dhja per ligjet.

    alpini replike per komentin nga Semafori Kuq | April 12, 2010 11:20 PM | Repliko

    O Sota!Po vazhdoj repliken qe ke me Otonin!Tregu eshte plot, ashtu si ne kohen e Migjenit per shume te papune dhe femijet e tyre!Ne ca pallate te pambaruara kane zene rradhen ca djem adoleshente per te bere nga nje injeksion..droge.Mund te jete dhe djali yt.Tv italiane japin nje emision shume te "bukur";ne nje semafor ne kryqezim nje makine ju sulen pese femra shqiptare gjysem lakuriq, kush te merte me pare myshtiriun.Tek ledhi i je gardhi perserite historia e Mitit, por kete rradhe xhaxhai vret nipin per vijen e ujit.Ne spital per nje operacion apendisiti duhet te kesh gati 200 mije leke te vjetra, ndryshe shkove per lesh.Ne kufi presin autobuze me vizitore grek te vizitojne varret e te afermeve te tyre varrosur ne token meme.Keneta e Maliqit u kthye ne identitet.Ne komisariat dy djem me "shkolle te larte" nuk dine te shkruajne emrin..

    Semafori Kuq | April 12, 2010 11:17 PM | Repliko

    nuk kisha ne mendje qe ti u pergjigjja budallallekut tend,por me kishe permendur me emer.mos hy ne debate ne gjera qe si di.ben mire te meresh me muhabetet qe jane taman per nivelin tend.ja pse.Enver Hoxha .asnjehere nuk ka qen komandant i pergjithshem i ushtris nac-çli.aq me shume komandant historik.kete post e ka pasur Spiro Moisiu,babai i ish president Alferd Moisiu.Enveri ka qen komisari politik.ishte nje organizim serb,ne ushtrin tone.

    alpini replike per komentin nga Otoni | April 12, 2010 11:05 PM | Repliko

    edhe un jam dakort qe te vendoset busti i enverit po ne zyren e edi rames. hade .... hajde ai qelbesir nuk duhet permendur ju diskutoni per bustin te vendoset apo jo: askushi

    askushi | April 12, 2010 11:02 PM | Repliko

    Nese ju ka marrë malli për jetën që jetuat nën regjimin e Hoxhes, ju them me plot gojë se atë lloj jetese e keni plotesish të mundur edhe sot. Ja: Shkoni në shtëpi hapni televizorin dhe ulni ngjyrat, fiksoni stacionin tek nje stacion dhe flini. Në mengjes herët shkoni tek dyqani i bulmentit rreth ores 02.00 dhe prisni ne rradhë deri në orën 05.00. Shkoni në shtëpi dhe u thoni femijëve se nuk morët dot qumësht se kishin ardhur vetëm dhjetë arka. Te nesërmen shkoni në axhensi dhe rrini gjithë natën në rradhe. Ne mëngjes mendoni se keni prerë një biletë dhe mbas pesë ditësh nisuni për në Tirane për tek ndonje dikaster. Kur të arrini atje, mendoni se tek dera e zyrtarit është shkruar ‘Jam me shërbim në Vlorë’ dhe kthehuni nga u nisët. Të dielë qysh në mëngjes shkoni në ndonjë fshat, pyesni ndonje fshatar t’ju tregojë ku i ka tokat dhe hiqjani barishtet e këqiaë; më pas kthehuni ne qytet krenar për arritjen. Ditën tjeter merrni dy-tri ditë bukë me vete dhe shkoni në ndonjë shpat mali. Rrëmbeni një dru dhe bëni stërvitje ‘Një hap parrrrrra shpo! Me qyt prapa godit! Dhe mbas 17 ditësh kthehuni në shtëpi të gatshëm të mbroni Atdheun! Mos harroni që çdo ditë të mbushini dhe të ngjitni ujin me litar deri në katin e pestë. Për tu lare, çdo fundjave do t’ju duhet të kerkoni sapun 15leksh. Vendosni legenin dhe kanaçen dhe bëni një banjë që te mos luani me morra. Sa për fruta dhe agrume do të kujdesem unë t’ju furnizoj edhe për çdo feste enveriste, por edhe për vitin e ri do t’ju siguroj nja dy shihe birrë dhe ca mollë të krimbura. Pra, besoj se e keni te qartë se jetesën e asaj kohe të cilën e paskeni përzemër e keni plotesisht të mundur ta jetoni, dmth qenëroni, edhe sot. Mjafton ta synoni dhe të mos hiqni dorë...

    sota replike per komentin nga Otoni | April 12, 2010 10:59 PM | Repliko

    Ose te ndertonim nje shkolle per te hapur pak syte, se te jane errur nga urrejtja ndaj atyre qe i qene kushtuar vetem Shqiperise. Edhe pse Enveri e dergoi shkollen deri ne maj te kepit, prapeseprape paskan mbetur injorant te diteve tona. Zoti te ndihmofte!

    Otoni replike per komentin nga Faiku | April 12, 2010 10:50 PM | Repliko

    "Otoni"! Tu befshin ditet njemije se ke ditur tu japesh pergjigjen e duhur pseudoshqiptareve te mesiper,qe flasin jo nga goja...po se jane te shitur si gjithnje ..kjo nuk na cudit. keq me vjen se nje qe shkruan me pseudonimin "fortunant" seprapi pa tjeter, mos eshte djali nje mikut tim te nderuar ndjese paste Dr.me gjysha dhe deri gjyshe e xhajallare, parizanet e pare te batalonit "Cameria" e brigadave partizane.Po qe ai, harram buken e asaj nene dhe gjyshe CAME buken e se ciles ngrene,"Misernik e pras te pjekur"po si te haje mish te pjekur".
    Do ti kete harruar i gjori, per nje karrige pune fituar ne kete qeverri.
    Po megjithate ne andej nga ana jone them: "I YTI,mishin ta ha po kocken ta ruan". Keshtu do bejne dhe "camet"qe njoh une;e jane gjithe "Cameria ne shqiperi".Po s'je ai, mba c'te takojne...komentatori "fortunat".

    Fortunati vertete ndjese paste | April 12, 2010 10:50 PM | Repliko

    Më vjen shumë keq për shkallën e pamençurisë tuaj. Aq lehtë u besoni "enciklopedive" antishqiptare!? Nuk është fare çudi se një soj i "shqiptarëve" u ka besuar, u beson dhe bashkëpunon me të huajt, për t'i sharë shqiptarët dhe ......... Enver Hoxha!...

    Dren Dyrrahu replike per komentin nga Sherif | April 12, 2010 10:46 PM | Repliko

    Kur lexon ndonje tip, si nje fare Sota, qe pyet, se a e ka shkepur ndonjehere pushken Enveri gjate Luftes, e kupton se perse nuk ben perpara Shqiperia. Te besh nje pyetje te tille idiote si ajo e Sotes eshte njelloj si te pyesesh, se a mund ta kete kapur ndonjehere kazmen Obama per te prashitur patate! O Sota, kur nuk ke respekt per ish Komandantin e Pergjithshem tw Ushtrise Nacionalçlirimtare, per kete Komandant qe pati vizionin dhe ndergjegjen e larte atdhetare, qe e lidhi luften tone me ate te Aletateve te medhenj antifashist boteror, ç'mund te presesh nga ti dhe nga tipa te tjere te kallepit Alpin. Po hajde, Shqiperia do te kete edhe nga keta njerez te radhes

    Otoni | April 12, 2010 10:42 PM | Repliko

    Ore se c'eshte nje alpin a shalqin qe u be si nje dardhari.Po ai Dardhari te pakten ka qene mesues dhe tash e ka nga pleqeria, pra i falet.Por ketij provokatori legen qe na ..., meqense fshihet pas kompiutrit duhet t'i flasim me edukate. ku ka edukate ky ..... dhe ...., se vetem filloren kishte mbaru kur ka............ dhe e quan veten te persekutuar.Hik mor babaxar kungull i ..., do komentosh per politike.Po ti mor... dhe ne drejtorine e Trete te kishe punu nuk do na dilje kaq kopetent me injorancen tende qe e tregon qe ne lidhjet e fjaleve pa kuptim
    Po si duket ti do jesh ndonje shikas nga ata te kohes qe vrane R.Hoxhen dhe ke mare detyra, ndryshe do te nxjerrin ne diell.

    Semafori Kuq | April 12, 2010 10:31 PM | Repliko

    enver hoxha ju nxori ne drite.
    ne ket moment qe e shani perdorni energjine elektrike dhe e eksportoni,gjeni kohe dhe te mbureni duke theneemi superfuqi energjitike.
    sa e kini ju koken tani aq te madhe e bente pataten korca,dibra dhe shistaveci i kuksit,shqiperia sot ble patate,jeni vetem per llafe.

    lly | April 12, 2010 10:14 PM | Repliko

    Eshte mekat te zesh ne goje te vdekurit, por dua t'i kujtoj ketij Alpinit, se askujt nuk i eshte rene kot ne qafe. Ne qofte se ti shkel kufirin dhe ligji ta konsideron tradheti te larte ndaj atdheut, ne qofte se ti qellon policin dhe ligji ta konsideron ngritje dore kunder shtetit, sigurisht qe denim kapital do te marresh. Pse paske bere ca vargje vjerrshash mediokre dashke t'i dredhosh ligjit?! Çdo kohe ka ligjet e regjimit qe ka, keshtu qe nuk ka pse te kerkojme sot ate qe dje ligji e denonte me denim kapital.

    Otoni | April 12, 2010 9:59 PM | Repliko

    Si me magnet me terhoqi ky nick i jot.shpesh shkoj me pune ne DURRES.Qytetaria 3000 vjeçare besoj se nuk do jete ok me ty.jo se e kane bezdi se ke qejf qe te kompesosh diçka me nick-un tend.do vi prap ketu ku isha........para çerek ore nje mik i imi nga ky qytet me tha nepermjet skype:ky durrahu,a e din qe enveri gjate gjithe jetes se tij veç 3 here ka ardhe ne Durres,te paren kur u semur SH RITA.Te dyten kur inaguroj poshtersine ateiste.xhamia u bo pallat kulture per rinin.e heren e tret erdhi kot ishte kongresi gruas,por ay smbante gjo mend.ishte budallepsur.me ju na ka pjell pak belaja durrahu,tironci vjeter,shkoderlocja,dreqi e i biri....

    alpini replike per komentin nga Dyrrahu | April 12, 2010 9:50 PM | Repliko

    Ju bej nje pyetje te thjeshte? A mund te me thoni nese Sh. Enver e ka shkrepur ndonjehere armen ne drejtim te armikut. Ju kujtoj se J.B.Tito u plagos ne lufte. (Thone se sh. Enver ishte trim, sepse gjate luftes vetem u fsheh, ishte ekonomist i zoti sepse e udhehoqi Shqiperine nga triska tek talloni, dhe i meshirshem se pervec shume shqiptareve vrau edhe shoket e vet. Por ne fakt kryevepren e beri me 11 prill 1985 kur vdiq.

    sota | April 12, 2010 9:16 PM | Repliko

    O Dyrrah. Cfare interesash shqiptare mbrojti Enveri or ditezi? Interesat e serbeve, jugosllaveve, apo ruseve e me pas te kinezeve..puthej me ruset, mbllacitej me kinezet, dhe popullin e vet e futi ne dhe. Ai ishte nje komunist nacional, nje njeri i lig, nje paranojak, nje i paafte.Demi i tij eshte i njejte me erresiren otomane 5 shekullore qe kaloi Shqiperia! U shofte emri i tij!

    mondi replike per komentin nga Dyrrahu | April 12, 2010 9:11 PM | Repliko

    ne Kukes kishte plot te tjere per tu arrestuar,po te permend nje djale trim dhe shume inteligjent.pati nje perfundim tragjik,vdiq i pushkatuar rreth 30 vjet me pare.quhej ISMAIL PACI ose REXHA.nuk e donte regjimin ,nuk durohen keto thoshte.sajuan se donte te hidhte ne ere uren e Kukesit.po te permend edhe poetin HAVZI NELA,vdiq i varur ne pragdemokraci.gjyqtari qe vendosi per kete poet,sot eshte antar i gjykates kushtetuese.ka nje emer te dashur per te persekutuarit FEHMI AVDIU.ti permenda keto se di plot ,po per keto u fol shume.

    alpini replike per komentin nga NENE KOSOVA=SHQIPERIA. | April 12, 2010 9:09 PM | Repliko

    Keto qe ke radhitur zotrote, t'i thoshte dikush ne kohen e te qenit tend komunist, ti do ishe xhahil, do e groposje te gjalle, siç kane vepruar te gjithe ata komuniste pa zemer, pa karakter, servile e matrapaze. Por nuk je i vetmi, ke Salen ish-sekretar, qe siç thone ka marre me qafe nja 2 kolege ne kohen e "kuqe". Por, ju tani ne "blu", po te njejta metoda ndiqni. Enveri ka qene njeqind-fish me fisnik se ju mjerane te paindentitet...

    D. Nasho replike per komentin nga ganiu | April 12, 2010 9:02 PM | Repliko

    Pasi lexova antienveristet me vemendje, ve re se:
    -Jane medioker te gjithe! Nuk dine te argumentojne e shpejt nder germa u çirret maska e konfliktit te tyre te interesit vetiak a familjar me Enver Hoxhen, Komandantin e Madh te Luftes Nac-Çlirimtare. Ju ore zoterinj (apo dhe ndonje zonje) jeni gati perseri te bashkepunoni me pushtuesit e huaj e te shisni interesat e Atdheut sa here e lyp interesi juaj, siç u perpoqet te minonit e erresonit Luften e U.Ç.K-se, siç donit faljen e 400 km2 te Detit Jon Greqise, siç shpini uje tashme ne "mullirin" grek per varret e tyre ne token tone. Admiruesit e Gestapos i bejne nder Enver Hoxhes kur e shajne. Me vjen keq per ate kategori ish-pronaresh qe perdoren nga ......... si mish per top, e kur vjen radha e te drejtes se tyre duhen te çirren se nuk i degjon njeri, biles te kthehen ne "gjel pallati" gati per t'u flijuar, se ndoshta degjohen nga zyrat e shtetit shurdh, atij shteti qe perfaqesoni ju me vota te vjedhura. Ju more zoterinj jeni mjerane kur nuk shihni qe Shqiperia e sotme ka me shume ngjajshmeri me Shqiperine e kohes se Esad Pashe Toptanit, as me te Zogut jo. Ne kohen e Zogut, vertet me krahe, qe e buaj, por te pakten mbillej diçka, tanime...menxyre! Nga vendi qe zinte vendin e trete ne Bote te eksportit te kromit, sot vendin e pare te eksportit te muskulit te 1,5-2 milion punetoreve shqiptare te degdisur ne çdo skaj te Botes. Keto do shkruaj historia zoterinj, jo dokrrat tuaja te stazhinuara ne memorien hakmarrese e te konflikteve te tjera te interesit tuaj me te verteten dhe kohen e Enver Hoxhes.

    Dyrrahu | April 12, 2010 8:51 PM | Repliko

    E.Hoxha eshte nje figure komplekse dhe kontradiktore. Gjate periudhes qe ai drejtoi shtetin shqiptar pati shume arritje si alfabetizimi i popullsise, elektrifikimi i vendit, zhdukja e gjakmarrjes, punesimi masiv, shtrirja e aktiviteteve kulturore-artistike ne menyre kapilare ne te gjithe vendin, po ashtu edhe shendetsia e keshtu me rradhe. Por krahas ketyre arritjeve pati edhe shume kufizime, ku me negativja ishte mbyllja me boten e jashtme, qe solli pasoja ne ekonomi, kulture, arsim, shendetsi etj. Ne rast se nuk do te ishte kjo lloj mbyllje "hermetike", Shqiperia do te ishte shume me mire se sa eshte, ne te gjitha planet
    Kusuri eshte histori e diteve te sotme.
    Pershendetje

    Heretiku | April 12, 2010 8:33 PM | Repliko

    Enver Hoxha ka qene nje pionier i stalinit i cili ka bashkepunuar edhe me Titon. Shqiperine e shnderroi ne nje diktature proletare ku censura e madhe e diktatures masakroi njerezit me te afte qe ishin kundra tij , denime burgosje zhdukje dhe elimininime te shume formave Shqipria u kthye me dy fjale ne nje kamp komunist pune, ka bere krim ne historine e Shqiperise ky diktator, nje nga me te medhenjte e botes. neve nuk duhet ta pranojme bustin e ketij krimineli historik edhe pse z.Sali Berisha e ka kthyer situaten dramatike. shume njerez jane nostalgjik per komunizmin sepse liria e demokracise tone nuk e perkrah te varferin por shqiptaret duhet te qendrojne koshient ne situaten aktuale per te zgjedhur ne te ardhmen nje person te pershtatshem per te ardhmen e shtetit tone.
    kurre nje respekt per ate i cili formoi shtetin e tij me persekutime

    Dardani | April 12, 2010 8:22 PM | Repliko

    Pretendon se je myzeqar, por jam i sigurt se askush nga Myzeqeja nuk do te te pranonte ta konsideroje veten te tille. Se myzeqaret e njohin mire se kush ishte Enver Hoxha. Ishte ai qe u realizoi enderren shekullore, duke ua bere realitet reformen agrare; ua mori bejlereve gjakpires dhe ia dha fukarase. Sa per lirine qe pretendon se paske fituar tani, qenke vertet i mjere. Shko e gjej te drejten ne spital ne nje rast operacioni te mundshem. Shko dhe gjeje nje te drejte ne gjyqe ne qofte se ke nje çeshtje gjyqesore per te zgjidhur. Liria ne kapitalizem eshte nje perralle per ty, o qyqar. Liria ne shoqerine qe jetojme nuk mund te garantohet pa u mbeshtetur nga milionat. Paske mbetur te ura...

    Otoni | April 12, 2010 8:11 PM | Repliko

    Une qe po shkruaj kam qene antare i PPSH. Situate e rrezikshme ne ate kohe rrumpallhane sot.populli ne piken e hallit ne te dy kohet.PO nuk doli populli nga mosha 40 vjec e lart i gjithi ne perendim e te shikoje ,rreth ketyre temave do te vertitet. Nje komb mburret me shkencetaret ,shkrimtaret apo artistet e elites dhe jo me politikanet. Ngjela ka thene nje fjale se politikanet qe vijne ne qeverisje jane te pabesueshem. Nje populli homogjen sic jemi ne duhet te tregoje solidaritet per shoqerine dhe jo per politikane. Kulti i politikaneve eshte vdekjeprures per shoqerine njerezore. Sa per bustet komunizmi ka groposur vetveten,bust do ne menyre figurative plani MARSHALL qe beri diferencen midis dy sistemeve qe ne hapat e para. Prandaj o populli im per te respektuar me shume se 35 perqind te shqiptareve te masakruar hiqni dore nga E.Hoxha.

    ganiu | April 12, 2010 8:08 PM | Repliko

    "Vepra me e madhe e PPSH-se ishte njeriu i Ri" kjo ishte nje nga parullat me te famshme te asaj kohe, dhe une mendoj qe enveri jua shplau trurin shume e shume shqiptareve, dhe kjo "larje truri" ka efekte per gjithe jeten, sikurse shihet edhe ne disa nga komentet e ma siperme!

    ArtShkodrani | April 12, 2010 7:58 PM | Repliko

    ne disa komente thuhet qe enveri hoqi analfabetizmin ,por kete e bejne edhe qeveri jo komuniste, fati ikeq i shqiptareve ishte ai te binte ne doren e ketij njeriu shqiperia,ai ka vetem nje merite qe te harrohet ne mendjen e shqiptareve dhe te mos kujtohet ne asnje liber shkolle ose me keq te shkruhet qe nje pjelle e tille te mos linde me kurre.ai mund te krahasohet vetem me hitlerin ai duhet mallkuar si mallkohet djalli.partia komuniste ne shqiperi duhet vene jashte ligjit si ne amerike,rrofte shqiperia demokratike .

    fortunato | April 12, 2010 7:39 PM | Repliko

    koha e enver hoxhes duhet kujtuar dhe analizuar me nje kujdes te veçante,pasi nuk mund te harrohen tmerret e komunizmit ,nuk mund te harrohet lufta e klasave qe shkaterroj familje te tera ,nuk mund te harrohet ajo ideoligji famekeqe qe ne disa raste krijoj nje bindje te tille qe intelikti i disa personave nuk ekzistonte.enver hoxha me ate grup njerezish qe kishte prane vetes dhe here pas here i eleminonte ata pasi ishte nje i semur psikik arriti te varferonte popullin shqiptar deri ne ate pike sa pasuria qe ata kishin ishin vetem lotet .ai si nje monster arriti te marre te keqen ete gjitheve diktatoreve dhe ta vendos ate ne shqiperi.ai mbajti rreth vetes disa figura qe me intelektin e tyre nuk mund te perfaqesonin popullin.ai marksin e lexonte mbrapshte pasi nuk arriti ta kuptonte kurre,ishte injorante i lindur aq sa nuk mbaroj as shkolle

    fortunato | April 12, 2010 7:26 PM | Repliko

    PO,DO TE NGELE NE HISTORI,SI NJERIU ME MEDIOKER DHE ME LIGESI QE HISTORIA RRALL E KA PARE.JU QE E DONI I BENI NDONJE BUST E MBAJENI NEPER SHTEPITE TUAJA,SE NE TE TJERET JEMI DUKE SHIJUAR LIRINE..........................

    ana | April 12, 2010 6:59 PM | Repliko

    NENE KOSOVA =SHQIPERIA nuk ke vojtur kot ti prandaj i thua keto fjale,TURP te kesh ne qofte se je moshe e pjekur,dhe ben ato krahasime ,pa menduar se ckane hequr gjithe ata njerez burgjeve pa pasur faj, nuk po te them shembuj se me duhet te shkruaj shume gjate, po po te them nje gje mos luaj me dhimbjet e te tjereve dhe leri hudhrat,kete krahasim beje diku tjeter.

    ALFONSI CANADA replike per komentin nga NENE KOSOVA=SHQIPERIA. | April 12, 2010 6:49 PM | Repliko

    Degjo ti Zhapik i ...ve! une nuk replikoj pse e kerkon ti! Une, more adoleshent rreth 40 vjecar, i kam pare te gjitha skenat, dhe e di mire kush i shkrojti dhe kush i realizoi.Qe e shane enverin, mire ben dhe ketu nuk ka ndonje gje qe une te kundershtoj. ngjarjet ashtu sic kerkon ti dhe shume .... si puna jote qe keni nga nje karrike te thyer si militante rrugesh dhe kerkoni te reviziononi historine e nje populli sipas orekseve te cobenjeve te dhive qe u bene pushtetar.Ti kujton mor.....se mua me prishet shume qederi se cfare gamanis ti dhe ....ret e tjere.Une kam mendimin tim qe nuk ma dikton njeri o kameleon, qe te parit ty te jane skuqur duart nga duartrokitjet per E.H. Eshte turp dhe marre te merresh me ty, por meqenese e kerkon une nuk pertoj.E di cke ti, bej ato detyrat e shefit dhe leri historite.

    Vezhguesi F replike me "replikusin" alpin | April 12, 2010 6:24 PM | Repliko

    Populli ka nje fjale te urte: Zot, na ruaj nga mend! Edhe ty, Vasel Malaj, zoti te ruajte nga mend! Enveri, thua ti, beri kampe, varre, burgje dhe pushkatime!!! Ne qofte se ke ndonje gram shkolle, interesohu te mesosh se sa eshte numri i burgjeve dhe i te burgosurve sot. Interesohu te mesosh se sa here me shume varre te vraresh ka sot. Meso se sa here te vdekurish ka sot (ne krahasim me kohen e Enverit per shkak te pushkatimeve) Se Enver Hoxha e mbylli gjakmarrjen, ndersa sot pushka kercet ne mes te qytetit. ne qofte se do te marresh informacion nga keta e te tjere tregues, do te dale se vdekjet per shkak te varferise sot jane shume here me te larte se ne kohen e Enverit. Punonte vetem per njerezit Enveri, prandaj ndodhi qe ta marre Shqiperine me 800 mije banore dhe e la me tre milion e 200 mije banore, pra, 4 fish. Ja, ky ishte Emver

    Otoni | April 12, 2010 6:02 PM | Repliko

    Maks Velo ne ato qe thote duke pasur ne radhe te pare parasysh pikerisht ato qe deklaron ka te drejte kur shprehet se cdo gje qe bejme e fshehim pasi nuk jemi te sinqert.O zoti velo kur flet per gezimin e te burgosurve per vdekjen e Hoxhes nuk ben mire qe haron me dashje ose fsheh me djellezi lotet qe te burgosurit derdhen dhe pikellimin qe i pushtoi ata,Ne kohen e diteve te zise jo vetem qe ne burgje nuk pati asnje njgjarje shqetsuese por edhe planet e prodhimit u realizuan me mbi 150&?!Sot eshte paradoks qe krimet e komunizmit nuk zbulohen e demaskohen e ky paradoks eshte vazhdim i paradoksit kur te burgosurit politik qanin vdekjen e udheheqsit komunist...Nuk eshte shashke kjo qe deklaroj e as dua qe dikush te ndihet keq,por ka rendesi qe te mesohemi me se fundmi te themi te verteten edhe athere kur genjeshtra eshte thjesht ushqim...

    spartak dija | April 12, 2010 6:01 PM | Repliko

    Me quan pseudo?!je vertet qesharak..por fakti qe adhuron ate monster do te thote shume.
    Dhe ja ku po ta them, nuk dua as hambare, as fabrikam,as azotik.. DUA LIRINE, ATE DUA!Dhe per fat te mire sma merr me dot soji yt!

    myzeqari replike per komentin nga Otoni | April 12, 2010 5:56 PM | Repliko

    si gjithmon ,kujton ato me te vegjlit ne detyre.ata qe benin ligjin si permend fare.edhe ketu s'jam serioz?...

    alpini replike per komentin nga Tironsi vjeter | April 12, 2010 5:49 PM | Repliko

    Cfare ka ndertuar more njeri i ........vetem kampe,varre ,burgje dhe pushkatime te intelegjences dhe dicidences.Ah ju ...........mos kujtoni se i keni shpetuar ndeshkimit te Zotit.

    Vasel Malaj replike per komentin nga Otoni | April 12, 2010 5:40 PM | Repliko

    pse nuk perdorni shifra kur komentoni?
    NE VITIN 1974 SHQIPERIA EKSPORTONTE 1.4 MILION TON NAFTE DHE 3.6 MILION TON HEKUR NIKEL.
    PO SOT?
    AMERIKANI THOTELLA!!!!BLLA!!!

    lly | April 12, 2010 5:40 PM | Repliko

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vazhdon tema e me siperme
    ..

    e me qe komentet kan rendesi sepse tregojne se ku noton shqiptari i soteshem qe zoteron kompjuter e internet.. po i vazhdoj ti postoj komentet e tjera ne shekull te kokodhimes se ed rucit te nexhmijes se enverit.

    ------

    AMERIKANI THOTELLA!!!!BLLA!!!

    lly | April 12, 2010 5:40 PM | Repliko

    Eh, more pseudomyzeqar, sa poshte ke rene! Enver Hoxha e beri Myzeqene hambar te vertete drithi, pa e beri me Uzina e fabrika moderne, nga Azotiku e deri te Uzina e Plastmasit. pa futi ne pune mijera punetore. pa hapi shkolla cep me cep. Fshatari myzeqar, qe dikur ulte kurrizin per t'i hipur siper beu injorant, u be te ndihej krenar ne vendin e tij pa droge, pa krim, pa prostuticion. Tashme te gjoret myzeqare, si ne mbare Shqiperine, po iu fluturojne femijet pa e ditur se ku perfundojne, per t'u gjetur te emisioni "Ku je?". Enver Hoxha nuk fuste njeri kot ne burg, por dergonte ne qeli nga ata njerwz, qw, fjala vjen, donin tw pikturonin jo njerwz fisnike e te punes, por nga ta me l.. perjashta. Po, eshte e vertet se te tille njerez atje i dergonte.

    Otoni | April 12, 2010 5:34 PM | Repliko

    duke u gdhire 20 shkurti 91,ne Qytetin Studenti u vendosen 4 çarçafe te qepur qe mbuluan nje godine lart poshte.mbaj mend se ishte pikturuar nje kafke,shkruar ENVER -HITLER,NGORDHI KERMA.ne vone, nga dreka pjesa Finale.ty ate dite te shkulem zemren.duhet te perfundonte si Caushesku.e ju do te ishit me njerezor.akoma me ushtijne veshet nga ajo thirrje ENVER -HITLER.REPLIKO thuaj qe po genjej.

    alpini replike per komentin nga Vezhguesi F | April 12, 2010 5:32 PM | Repliko

    Alpino, me kujtohet Kurti, ka qen gardiani i hetusis ke burgu, puna e tij ishte te shtrengonte prangat deri sa te dilnin syt, ishte diku anej nga lart Shqiperise, pyt po deshe te burgosur para 90-tes, se Kurti ka qen i njoft, besoj se nuk jeton me se ka qen i vjeter, por po te jetonte edhe ai me siguri do e shante Enverin, une nuk e shaj, por nuk e du mo dhe meqe ai vdiq, sdu nje Enver tjeter te vi me ne krye te Shqiperise, une kam qen nje nga ata mijra qe ja hodhem bustin dhe jo te kerkoj sot ti bejm bust te ri. Behu pak me serioz.

    Tironsi vjeter replike per komentin nga alpini | April 12, 2010 5:29 PM | Repliko

    Faleminderit Bizoni qe me kujtove kete kenge te kompozuar nga Hajg Zaharjan. Edhe une e kujtoj, por disi ndryshe: kam qene afer Hajgut kur ai na tregoi kengen e re qe kishte bere gati per festivalin. Ishte vertete e bukur, e embel, shume romantike, pa kete tekstin qe citon ti. Na mrekulloi te gjitheve kur e luajti ne piano dhe njezeri i thame se kjo kenge do fitonte patjeter festivalin. Mbas pak ditesh Hajgu na tha se kengen e tij e kishin ndryshuar fare, e kishin "forcuar", shpejtuar ritmin dhe "proletarizuar". I kishin paketuar nje tekst standard proletar. Ishte nje masaker qe nuk ngjante fare me ate qe na tregoi Hajgu ne fillim. Me erdhi keq. Kishte filluar "proletarizimi" i artit, ku kenget duheshin te forta, me "ritem luftarak". Dhe Hajgu nuk ishte fare nga ata qe te ngjallin ndonje ndjenje luftarake

    afroviti replike per komentin nga bizoni | April 12, 2010 5:29 PM | Repliko

    Nuk te kuptoj...megjithate sa per informacion une jam i datlindjes 80 dhe shkollen e kam kryer normalisht pas viteve 90. Nqs do kishte qene sistemi i pare as do e enderroja te studioja..te me fali moderatori pasi kam shkruar shume komente.Po ju le hapesire te tjereve.Flm!

    myzeqari replike per komentin nga Agimi | April 12, 2010 5:17 PM | Repliko

    o LAL MYZEQEJE.une per vete e kam vendosur qe sa here te dua do pi nja 5 birra e do te permjerr ke busti i ENVERIT.po deshe hajde dhe ti .ka vend per te gjithe.

    alpini replike per komentin nga myzeqari | April 12, 2010 5:08 PM | Repliko

    Fatmir ...une qe ta kuptosh ti kur flasim per urrejtjen , urrej jashte maset ata qe na e pine gjakun per 50 vjete ,pra ata jane ramizi me nezhmien me shoket e tyre te bllokut, te nje ideali anti njerezore komunist,te prire ndoshta nga njeriu ma gjakatare ne bote(perPOPULLIN E VET)Enver!por si ti kuptosh keta njerez bashke me ty nese sa ishte gjalle kjofte largu (Enveri)e kemi dashur te gjithe,se per ndryshe te priste Bulqiza ose Spaci etj,por ta duash edhe sot e te kerkosh ti vendoset edhe busti,hajde e merri vesh keta njerez, ose ben dialog me keta se te bejne te semure. E fundit ketu po flitet se kush ishte Enveri,e nuk ishte interviste e M Velos per Berishen,ne fund te fundit edhe ky shkollen e famshme te Enverit ka mbaruar fatkeqesisht

    Mir | April 12, 2010 5:03 PM | Repliko

    qe e keni shajte me shume Enver Hoxhen se sa ne e kam te kjarte.po, jeni nje takem nga ...........me ty eshte edhe NETI VJOSA,e nje ..........qe therritet ALBAN DEGA.ti e te tjeret nuk keni pas nevoje me shite shtepite e as bizhute. e kam te kjarte shume mire se si i keni bere ato intervistat para autoriteteve gjermane. keni shajte Enverin e keni dale aq te perndjekur sa ka qen e panjerezishme mos te te vinte POZITIVI ne krye te pergjigjes. me ndonje perjashtim te vogel keshtu u ka shajte ENVERI nga ju te gjithe. them keshtu se te keqen me te madhe shef SALIUN FATOSIN E ILIRIN.

    alpini replike per komentin nga Tironsi vjeter | April 12, 2010 4:59 PM | Repliko

    Myzeqar,je pak si i nxituar,shume idjoteve,hajduteve,krimineleve ,tashti ju duket vetja se jane te zgjuar.Kur prinderit e tu pononin token nga na dole ti intelektual i zgjuar.Po tashti qe punon per ..... te duket pune e ndershme,apo te ze gryken me ndonje koske.Sa shume duduke ka Shqiperia.

    Agimi | April 12, 2010 4:36 PM | Repliko

    Myzeqari kush ta bente pastrimin qe ti thua, Sali Berisha? I binte te pastronte dhe veten si komunist i flakte qe kishte qene. Ishte ai qe i thurte lavde Ramiz Alise para mijra studenteve ne '90 . C'pret me, ai ishte klysh komunisti per vete. Apo Arbnori , qe ishte ....i rrahur se me pahir i kish sherbyer Sigurimit ne burg.

    Dajti replike per komentin nga myzeqari | April 12, 2010 4:26 PM | Repliko

    Zoteri Armik!
    Nuk e di ne se ka ndonje bust te Hitlerit ne Gjermani.
    Di me siguri qe per Duçen ka nje obelisk ne Rome. Ka nje rruge KARL MARX, LENIN,Togliati,Gramshi etj.Mund ti shihni dhe ne muzeume.
    Popujt e qyteteruar e kujtojne historine e tyre.Mesojne nga traditat e mira por dhe nga ato te hidhura.
    Figura e Enver Hoxhes do te diskutohet jo vetem nga veteranet,por dhe nga brezat,qe do te vijne. Sa per Muzeun e Luftes ANCl,nuk ka asnje dyshim. Kjo lufte eshte e lidhur me kete figure historike,kryesoi,me te mirat dhe te metat qe pati.E theksoj, sigurisht pati te meta,por eshte fakt qe nuk pati arratisje me xhepa mbushur me flori,si MBRETI ZOG,te cilin disa na e ngrene ne piedestal,nuk pati as pazarlleqe teritoresh,siç bejne disa tani,qe pa dyshim do te kujtohen,por si antishqiptare.
    T u n g

    Thana | April 12, 2010 4:23 PM | Repliko

    po te them edhe dicka: Myzeqeja atehere ka qene nje burg i madh, nuk mund ta imagjinosh se sa duhet te punonin njerezit qe te siguronin kafshaten e gojes. Ishte bujkroberi dhe injorance totale qe drejtonte atekohe.megjithate uen me force them qe emri i Enverit u shofte, me fare e me gjithcka e kurre mos mbifte nder keto troje..uroj te mbese e vdese ne mendjen tende!

    myzeqari replike per komentin nga Otoni | April 12, 2010 4:12 PM | Repliko

    Ti ke degjuar perrallat e Enverit ore mjeran, apo denglat e Partise, pasi e verteta eshte shume me ndryshe. Cilet bejlere u mori token ai? cilet agallare? cfare ishin ata grek, serb apo italiane? Nuk ishin shqiptare ata?!I beri mesues dhe mjeke ai por vec ata qe donte Lenka Cuko, fisin dhe sojin e saj. Bursat qe vinin atehere per shkolle i merrnin vetem anetaret e Partise ndonese femijet e tyre ishin injorante.Prindit e mi punonin ne kooperative, dhe ushqeheshim si mos me keq,ndonese tek ne prodhohej gruri dhe perimet. Kenetat i thau ai por ktehu ne mocal te gjithe shqiperine.Une nga keneta ruhesha por nga izolimi dhe varferia nuk ruhesha dot. Injoranca qe drejtonte atehere rrethin ishte absurde!Nuk me ka bere dem me te madh askush sesa regjimi i tij, ai qe ndau njerezit ne klasa, punonin punetoret dhe hanin dembelet, servilet, komunistet

    myzeqari replike per komentin nga Otoni | April 12, 2010 4:09 PM | Repliko

    Shoku Enver, e gjeti Shqiperine 85%analfabete dhe me 800.000 banore, dhe e beri per 4 dekada me 3 milion banore, krenare, me dinjitet kudo ne bote. ca po bejne keto te sotmit ate shikojeni dhe kritikojeni

    tironsi | April 12, 2010 4:00 PM | Repliko

    Po mor Alpin, qe sdi te lexosh, se them dot, por qe sdi te kuptosh ate qe shkruaj, kete ta them me siguri, apo e ben kastile se ne kete thes fus dhe Saliun, qe po i demoralizon njerzit, sa te kerkojn Enverin si te keqen me te vogel, se e keqja qe i zuni me treshen Sali, Nano Meta, si duket per njerzit, qeka katastrofe. Sjam nga ata qe kerkojn Enverin, se po ta kerkojsha, do rrijsha aty, por shyqyr qe iku msusi i Saliut, qe na u dha rasti te ikim dhe per te ikur, shitem shpin, nuk ikem me xhepat plot dhe as na pagujti partia, sic mund te paguaje sot, pranej leni teorinat, se sme fut dot ne ate valle.

    Tironsi vjeter replike per komentin nga alpini | April 12, 2010 3:54 PM | Repliko

    Shumë gjëra nuk i dijë,po një e di me të vërtetë,dhe jamë i sigurtë 1000% se busta përmendorja e E.Hoxhes kurr nuk ka me u vendosë në tokën shqiptare,kjo është ide pa KTHIM MBRAPA, ju mundë të shkruani qka të doni,po shkrimi im është shumë i vërtet e vizionar.

    shukri-limani | April 12, 2010 3:48 PM | Repliko

    ME VJEN KEQ PER ATA TE PERNDJEKURI,
    KANE VUJTUR NE KAMPE,NDOSHTA TE PA VAJSHEM,POR POPULLI THOT:"PO NUK HANGRE
    HUDRA NUK TE VJEN ERA"BASH PA FAJI NUK
    ARRASTONTE,PSE NUK ARRESTOJE APO INTERNOJE PRINDIT E MI NE KUKES?SHTETI E DINTE SE UNE ISHE RRUGAQ,AS GJE ME
    PRINDERIT.

    NENE KOSOVA=SHQIPERIA. | April 12, 2010 3:35 PM | Repliko

    TE RRIM SHTREMBUR POR TE FLASIM DREJT, ENVER HOXHA ISHTE DIKTATOR,POR
    SHQIPERIN NUK E SHITI,GREKET AS QE GUXONIN TE PERMENDIN UJRAT DETARE,APO
    VORREZE GREKE NE GJIROKASTER APO NE
    KELCYR,SOT GREKET LUAJN ME NE,KSERA E BALLONA KERKOJNE AUTONOMI NE HIMAR E
    VENDE TJERA,KETO NE KOHEN E ENVERIT NUK
    NDODHESHIN,AI ISHTE DIKTATOR,POR SHQIPERIN E DONTE SI NENEN.

    NENE KOSOVA=SHQIPERIA. | April 12, 2010 3:31 PM | Repliko

    Per ju naziskin shqiptare!Ne demokraci ka dhe demokrate, komuniste, naziskino fashiste! Ne aspirojme per shtetin e se drejtes, ju qe komentoni me aq adhurim per kermen e historise njerzore te gjithe shekujve, jeni vec relike te ndryshkura te nje kohe qe vete njerzimi per shkak te qindramilioneve jete te humbura, nuk ka shans as ta pranoje si ideologji legjitime.Krahasimi qe beni mes udheheqsit komunsit shqiptare, megjithe gabimet e tij dhe te shokeve te tij, eshte sa dashakeqas, provokues por dhe tejet i trashe.Duhet te jesh fare krimineli, qe udheheqsin e shtetit tend, qe e ka pranuar bota dhe askush nuk e ka krahasuar me hitlerin ta barazosh me nje perbindesh te gjithe popujve te botes.Por ju jeni vec kavie eksperimentale, me e sakte kameleone.

    Vezhguesi F | April 12, 2010 3:21 PM | Repliko

    Më vie gjynah për Maksin dhe jam plotësisht koshient për vujatjet e tij si dhe jam plotësisht i vetëdijshëm për gëzimin e tij kur dëgjoi se vdiç diktatori. Ky, i shkreti Velo ka vuajtur shumë dhe pasojat i heq edhe sot - ai siç dihet ka pasoja psikologjike dhe shumë paraqitje të tij publike jan kontraverse. Ç'ti bësh, fjala është për mënxyrën nëpër të cilën kaloi ai.

    ilazi | April 12, 2010 3:14 PM | Repliko

    Lexoj ketu nje dikush me emrin Myzeqari, qe hedh balte mbi figuren e Enver Hoxhes. Po te marre si te jesh myzeqar. Enver Hoxha u dha myzeqareve ate qe e kishin enderruar ne shekuj: token. Ua xhvati bejlereve gjakpirws dhe ua dha falas fshatareve. Pak eshte kjo, o pseudomyzeqar? U thau kenten e Terbufit, duke ua kthyer ne hambar drithi. U shua semundja e malarjes, duke shpetuar mijera jete njerezish nga semundja e malarjes. Shko e shiko sot se si eshte rikthyer edhe njehere Terbufi ne kenete! Si Maliqi andej nga Korça. Bijte e myzeqareve, qe ulnin kurrizin per te gjuajtur rosa beu e agai, Enveri i beri mjek, inxhinier, ekonomist, mesues, deri minister bujqesie. Lavdi Enver Hoxhws se pavdekshem!

    Otoni | April 12, 2010 3:14 PM | Repliko

    Doni te nxirni apo me mire te zbardhni memdimin shqiptar per figuren e Enver Hoxhes.?! Analizoni komentet e dates 11 prill 2010 ne shekulli dhe binduni se sa drejt e llogjikisht mendon populli yne.
    Me laps ne dore per te bindur veten se po lekundesha e bera ate dhe ja Rezultati: Nga 74 komentuesit; 45 jane qe kane vleresuar E.H.me argumenta, 24 jane qe e kundershtone mes tyre 14 me + dhe -se si dhe 5 qe denojne sidomos te sotmen.
    Keto te dhena i keni ne shekulli te dates 11 prill nga ora 2,23 PM deri ora
    0.1o3 e dates 12 prill kur mbyllet gazeta.Nxirni konkluzionin.
    Gjirokastra me perfaqesuesit e saj, ben mire qe kerkon rivleresimin e asaj figure udheheqese ne mbi 45 vjet.Bota di te vleresoje gjithashtu.lexoeni ata.
    Ne 65 vjetorin e fitores mbi fashizmin shqiperia te shkoje me nderimin e udheheqesit te Saj.Lavdi popullit

    Njeriu i se drejtes njeri. d. | April 12, 2010 3:13 PM | Repliko

    enveri mund te ishte por pervec disa te keqiave ai e ndertoi shqiperin. po saliu cfare po ben a po ku u bashkua me hajdutrit kriminelet maskarejnt dhe e shkateruan shqiperin. pra lereni enverin se iku vdiq po shikoni saliun qe e keni gjalle shfarroseni ate qe te shpetoni pa hequr ate nuk ka shpetim.

    emigranti | April 12, 2010 2:56 PM | Repliko

    enveri mund te ishte por pervec disa te keqiave ai e ndertoi shqiperin. po saliu cfare po ben a po ku u bashkua me hajdutrit kriminelet maskarejnt dhe e shkateruan shqiperin. pra lereni enverin se iku vdiq po shikoni saliun qe e keni gjalle shfarroseni ate qe te shpetoni pa hequr ate nuk ka shpetim.

    emigranti | April 12, 2010 2:55 PM | Repliko

  9. #289
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Na ishte se c' na ishte nje here .......... nje njeri qe e quanin Skenderbe ose Gj. Kastrioti !...... dhe ky na kishte nje shtat te shkurter 1.65 m , e na kishte nje hunde me kurriz dhe na ishte shume i plakur ....... dhe me kurriz te dale ....... Kur vdiq , vdiq i vetmuar dhe shume i dobet , i fshehur dhe ne panik !

    Dhe keshtu e nisi "perrallen" nje perrallaxhi !

    E vini re qe nuk kane hequr dore edhe pas 5 shekujsh ? Se keshtu i ka armiqte ky kombi yne , armiq shekullore !
    Ata mendojne se duke u mbeshtetur tek disa leshko apo prostituta valutash te huaja , do te na bejne ne shqiptareve te shkulim brilantet dhe diamantet e gjerdanit te historise dhe duke na dhene teneqe dhe llamarina te na mbushim mendjen t'i hedhim poshte !

    Sa qesharake ne iluzionet e tyre !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 13-04-2010 më 11:04

  10. #290
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    lly | April 12, 2010 10:14 PM | Repliko

    Eshte mekat te zesh ne goje te vdekurit, por dua t'i kujtoj ketij Alpinit, se askujt nuk i eshte rene kot ne qafe. Ne qofte se ti shkel kufirin dhe ligji ta konsideron tradheti te larte ndaj atdheut, ne qofte se ti qellon policin dhe ligji ta konsideron ngritje dore kunder shtetit, sigurisht qe denim kapital do te marresh. Pse paske bere ca vargje vjerrshash mediokre dashke t'i dredhosh ligjit?! Çdo kohe ka ligjet e regjimit qe ka, keshtu qe nuk ka pse te kerkojme sot ate qe dje ligji e denonte me denim kapital.
    akoma egzitojne kafshe si ky....

  11. #291
    Kurre me,ne kete FORUM Maska e woodstock
    Anëtarësuar
    13-04-2004
    Postime
    560
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    Written by Erion Habilaj Sunday, 04 April 2010 18:10

    10 misteret që mori me vete Enver Hoxha
    Njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë në shekullin e kaluar është sot pjesë e rubrikës “Sekretet e njerëzve të vdekur”. Enver Hoxha është njeriu i cili në historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte në thelb të fshihte të vërtetën por dhe si një diktator i famshëm në periudhën që drejtoi vendin. Misteret e Hoxhës fillojnë që në rininë e hershme të tij ku edhe sot nuk njihet aktiviteti, shkollimi dhe formimi intelektual. Askush nuk thotë dot me siguri nga erdhi dhe si arriti të mbante nën urdhra një popull që historikisht njihej për kryeneçësi ndaj udhëheqësve. Misteret vijojnë me marrjen e PKSH-së, marrjen e pushtetit, afrimin me Lindjen, eliminimin e kundërshtarëve dhe aleatëve të tij, prishjen e marrëdhënieve me aleatët më të mëdhenj të Shqipërisë, Rusinë dhe Kinën, planet kundër tij nga anglo-amerikanët për ta rrëzuar dhe deri në fund te “heqja qafe” e Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Edhe momenti i fundit i jetës së tij është i mbushur me mistere, sëmundjet e tij kurrë nuk u bënë publike, po ashtu vdekja u arrit të mbahej e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill bëhen 25 vjet që Enver Hoxha ka ndërruar jetë, por thuajse është bërë shumë pak për të zbuluar misteret e tij. “Tirana Observer” boton sot dhjetë mistere, të cilat në shkrimet e ardhshme do të jenë objekt studimi më i thelluar për të zbardhur jetën e njeriut më të përfolur të Shqipërisë. Enver Hoxha është ndër të paktët, që kundërshtarët e donin nga frika dhe të vetët e donin nga mallëngjimi. Sistemi që ai instaloi në Shqipëri me gjithë përparësitë dhe mangësitë që ka, kurrë nuk mund të hiqet nga memoria historike e vendit. Çdo fakt i ri që del për diktatorin komunist, aq më shumë rrit pikëpyetjet për të kaluarën e tij. Në këto 20 vjet janë thënë e stërthënë një pafundësi faktesh për të, por askush nuk ka marrë përsipër të bëjë një biografi të tij, jo vetëm për ndjesitë që ai shkakton në popull, por dhe për faktin se do duhet një punë voluminoze nga historianë seriozë për të nxjerrë në dritë anët e errëta të Enver Hoxhës.

    1. Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit. Pse nuk e shau kurrë pushtetin e Mbretit Zog?
    Ish-diktatori komunist është padyshim njeriu që ka marrë me vete në botën e përtejme më shumë mister se çdokush tjetër që ka drejtuar këtë vend. Misteri i parë, që edhe në ditët e sotme ka të bëjë me rininë e tij, shkollimin dhe aktivitetin në Francë. Pjesa e errët e jetës së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, ajo që ka të bëjë pikërisht me vitet e rinisë së tij, është formësuar në kujtimet e tij dhe në tekstet e pafundme të biografëve të tij, si kohë aktiviteti revolucionar, pa marrë asnjëherë përmasat e saj reale dhe të vërteta. Aktiviteti i djaloshit Enver Hoxha, sidomos në periudhën 1927-¬1939, ngec në arkiva, si edhe kuptohet hija e 50 vjetëve të regjimit të tij, ka bërë këtu punën e saj. Aktiviteti "revolucionar" i djaloshit Hoxha, në këto vite, ka të bëjë me qëndrimin e tij në Korçë (1927-¬1930), "studimet" në Montpelje (1930-¬1934), jetesa në Paris (1934-¬1935), detyra e diplomatit në Bruksel (1935¬-1936) dhe ardhjen në liceun e Korçës, në kohën kur këtu kish filluar përhapja e propagandës bolshevike dhe kërkohej që të kontrollohej nga shërbimi sekret. Në misteret e shumta që mbulojnë jetën e ish-diktatorit komunist, është ajo që Enver Hoxha kurrë nuk e shau shërbimin sekret të Mbretit Zog, ndonëse nuk la qelizë të këtij regjimi pa sharë e mallkuar. Së dyti, asnjëherë Hoxha në kujtimet e tij kilometrike dhe as biografët e tij të shumtë, nuk japin sqarime pse shefi i mëvonshëm i komunistëve nuk kreu sipas ligjit, shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

    2. Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve, cili ishte ndikimi i jugosllavëve në ngritjen e tij?
    Mbledhja për formimin e PKSH filloi në mbrëmjen e 8 nëntorit 1941 dhe aty erdhën përfaqësuesit e tre grupeve. Nga Grupi i Korçës ishte Koço Tashko, Pilo Peristeri, Koçi Xoxe dhe Sotir Vullkani. Nga Grupi i Shkodrës ishin Qemal Stafa, Vasil Shanto, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Kurse nga Grupi i të Rinjve ishin Sadik Premtja, Anastas Lula, Ramadan Çitaku dhe Sinan Hasani. Po kështu aty ishin prezent dhe Miladin Popoviç e Dushan Mugosha, për të cilët të tre grupet kishin rënë dakord që të ishin si ndërmjetës dhe t'i ndihmonin për punët procedurale. Në mbledhje, ishte Koçi Xoxe ai që mori në dorë frenat e partisë, por me vonë kjo gjë u kalua në hije dhe drejtimin e PKSH-së e merr Enver Hoxha, i cili e drejton deri në prill të vitit 1985.

    3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.
    Në datën 4 maj 1942, Qemal Stafës iu caktua një detyrë nga udhëheqësi i PKSH-së, Enver Hoxha, për të shkuar në qytetin e Vlorës. Qemali, duke qenë në ilegalitet të plotë, strehohej në një shtëpi tiranase, e cila nuk bënte pjesë te shtëpitë e dyshuara për strehim komunistësh. Vendndodhjen e tij në atë shtëpi e dinin shumë pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjëherë nuk ka dalë me siguri nëse ishte një kurth prezenca e Qemal Stafës në atë shtëpi, apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, gjatë periudhës së komunizmit nuk është folur shumë me këtë temë pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjatë asaj kohe për vrasjen e Qemal Stafës, ka bërë që pas viteve '90 të diskutohet që vrasja e tij të ketë ardhur si pasojë e ndonjë drejtuesi të lartë të Partisë Komuniste të asaj kohe, që ishte në dijeni të vendndodhjes së tij. Por të gjitha këto dyshime nuk janë zbardhur ende, megjithëse shpeshherë të njohurit apo personat që kanë qenë dëshmitarë të asaj kohe, kanë hedhur idenë duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund të jetë spiunuar. Fakt është që djali 21-vjeçar nuk arriti të realizonte dot dëshirat dhe synimet që ai kishte.

    4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavët dhe rusët në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?
    Enver Hoxha ashtu dhe si Stalini njihet në histori si diktator që ka eliminuar me radhë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Qysh nga vitet e Luftës, Hoxha nisi procesin e spastrimeve. Akuzat e para vijnë për Qemal Stafës, vdekja e të cilit edhe në ditët e sotme është e mistershme. Kulmi është dënimi i Koçi Xoxes, apo dhe vetëvrasja e Nako Spiru. Në vitin 1948 Hoxha prishi marrëdhëniet me një nga aleatët e tij të ngushtë, që drejtonte Jugosllavinë, Jisif Tito. Një vit përpara kësaj, Enver Hoxha kishte refuzuar të merrte pjesë në planin Marshall. Fakti që Hoxha refuzoi planin Marshall erdhi dhe për faktin se do të cenohej ndjeshëm marrëdhënia me Stalinin, që aso kohe ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë dhe i vetë pushtetit komunist. Plani Marshall, si një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë, nëse do të pranohej nga Shqipëria, do të sillte një sërë përparimesh në vend. Edhe sot kanë mbetur mister bisedat e Hoxhës me Stalinin për të refuzuar propozimin amerikan.

    5. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr. Cilat janë taktikat e tij për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përball me tentativat për ta rrëzuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantët?
    Misterin për dënimin e Koçi Xoxes, fare mirë e zbardh dëshmia e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Bedri Spahiut. Ashtu siç deklaron vetë Spahiu, ai u detyrua që të deklaronte se Koçi Xoxe ishte fajtor. Duhet thënë që pendimi i Bedri Spahiut bëhet më i besueshëm kur kujton që këta të dy kishin marrëdhënie jo fort të ngrohta. Me vdekjen e tij, Koçi Xoxe mori dhe shumë mistere. Ishte apo jo agjent i jugosllavëve? Kishte plane për rrëzimin e Enver Hoxhës, donte apo një rilidhje me shtetin fqinj, këto e të tjera mistere mbulohen me trupin tij. Gjatë gjithë periudhës që Enver Hoxha ishte gjallë, deri në vitin 1985 propagandoi me të madhe që Koçi Xoxe e kishte tradhtuar atë vetë, por edhe atdheun, duke punuar për armiqtë më të mëdhenj, siç i cilësonte Enver Hoxha, jugosllavët. A ishte Koçi Xoxe agjent i jugosllaveve, pse e dënoi Enveri me një motivacion të tillë absurd po t'u referohesh rrethanave të kohës? Në kohën e Luftës, Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me shtetin jugosllav. Kjo erdhi për një sërë arsyesh, por sidomos për faktin që kishin një qëllim të përbashkët, atë të luftimit të armikut nazi-fashist, i cili kishte marrë me dhunë territorin e dy vendeve, por edhe bashkimi drejt një ideali siç ishte komunizmi. Me mbarimin e Luftës edhe marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve filluan të ftoheshin. Kështu, në vitin 1948 vjen dhe divorci i një marrëdhënieje disavjeçare. Por këtë zhvillim do të vinin dhe viktimat e para pas saj. Kështu Koçi Xoxe, i cili kishte qenë në marrëdhënie mjaft të mira me jugosllavët, u etiketua nga Enver Hoxha dhe klika e tij drejtuese, si një agjent me rrezikshmëri të lartë dhe një devijant i asaj që quhej "vija e Partisë". Goditjen më të madhe ndaj ushtarakëve të lartë, Enver Hoxha e filloi në prag të Kongresit të Parë të PKSH-së. Asokohe dhe më pas, gjatë vitit 1949, Enver Hoxha goditi bashkëpunëtorin e tij më të afërt gjeneral-leitenant, Koçi Xoxen. Me 1949 Shtetet e Bashkuara dhe organizata të zbulimit britanik ishin duke punuar me Mbretin Zog. Ata rekrutuan refugjatë shqiptarë dhe emigrantë nga Egjipti, Italia, dhe Greqia, ata që ishin trajnuar në Qipro, Maltë dhe Republika Federale e Gjermanisë dhe ata të infiltruar në Shqipëri. Njësitet guerile hynë në Shqipëri në vitin 1950 dhe 1952, por ata u vranë apo u kapën nga forcat e sigurimit shqiptar. Kim Philby, agjent i dyfishtë sovjetik, duke punuar si një oficer ndërlidhës në mes të shërbimit të zbulimit britanik dhe Shtetet e Bashkuara, Central Intelligence Agency, ka zbuluar detajet e planit të infiltrimit në Moskë, si dhe mënyrën se si Enver Hoxha arriti të mbante pushtetin.

    6. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?
    Padyshim që në listën e gjatë të mistereve të cilat Enver Hoxha i ka marrë në botën e përtejme janë dhe arsyet e prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me tre vende ish-komuniste siç ishte Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavët, Enver Hoxha, një dekadë e gjysmë më vonë u prish dhe me rusët, të cilët sipas tij kishin shkelur vijën marksiste-leniniste dhe nuk përfaqësonin më as idealet e Stalinit. Kjo padyshim mbetet objektiv studimi për historianë të ndryshëm, pasi është e pamundur që të gjesh një arsye të vërtetë përse Hoxha largohet nga aleati i tij më i madh qysh prej ardhjes në pushtet. Pas BS, Enver Hoxha afrohet me Kinën, e cila po e ndihmonte mjaftueshëm ekonomikisht vendin tonë. Mirëpo dhe kjo marrëdhënie do të pësonte krisje në mënyrë të pashpjegueshme. Politika e Shqipërisë ishte një gërshetim i maoizmit dhe respektit për Stalinin, busti i të cilit ishte karakteristikë në çdo qendër të qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Por, pavarësisht borxhit ekonomik të Shqipërisë ndaj Kinës, i cili zinte një pjese të madhe të mallrave të importuara në vend, që nga letrat higjienike, e deri tek traktorët, sloganet që vlerësonin miqësinë Shqipëri-Kinë, shiheshin shumë rrallë. Thuhej se Hoxha nuk ishte i kënaqur me pajtimin e Kinës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vend gjendeshin shumë pak këshilltarë kinezë. Ata të gjithë mbanin veshje perëndimore. Në historiografinë e Shqipërisë, prishja e marrëdhënieve të Shqipërisë me tre aleatë të rëndësishëm të saj, është ende e pazbardhur dhe do të duhet ende një kohë e gjatë për ta zbardhur.
    7. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?
    Ka patur apo jo sozi Enver Hoxha? Pyetja që ka munduar prej kohësh shqiptarët, ka marrë përgjigje nga me të ndryshmet. Por në vend që të sqaronin, ato e kanë dendësuar edhe me tepër mjegullën rreth temës intriguese. Vetëm tashmë, pas 18 vitesh pas vdekjes së njeriut që udhëhoqi me dorë të hekurt Shqipërinë, një dëshmitar pranon të flasë. Është rrëfimi i njërit prej njerëzve të sigurimit të afërt të jetës së Hoxhës, ai që duket se ka shkundur pluhurin që mund të varroste përfundimisht enigmën e madhe. Historia e tij dhe e sozive të Hoxhës, është e thjeshtë. Enver Hoxha jo vetëm ka patur dytës, por njerëzit në një rol të tillë, mësohet të kenë qenë plot katër. Për sigurimin e jetës së Enver Hoxhës, në udhëtimet jashtë Tiranës, sidomos gjatë pushimeve në malin e "Dajtit", në vilat e plazhit të Durrësit, në Vlorë, Pogradec ose vizita të ndryshme të vendit, mobilizohej Drejtoria e dytë ose drejtoria e "sigurimit të Udhëheqjes", Garda dhe grupi i sigurimit të afërt. Byroja Politike kishte hartuar një rregullore të posaçme, e cila detyronte të gjitha Degët e Punëve të Brendshme në rrethet ku do të kalonte autokolona, të qëndronin në gatishmëri numër një, 24 orë përpara dhe për disa orë me pas, bllokohej qarkullimi i automjeteve në rruge. Të gjithë shqiptarëve, që kanë jetuar në atë kohë në qendrat e banimit pranë rrugëve nacionale, i ka rënë rasti të paktën që një herë në jetë të jetojnë këtë skenë: "Një autokolonë me 4-5 makina lëvizte me shpejtësi, por pa zhurme, pa sirena e drita të ndezura. Në mes të tyre, zakonisht qëndronte një limuzinë e zezë, e ndryshme nga benz-at e zinj të udhëheqësve të tjerë komunistë. Një grumbull i tillë makinash luksoze ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për rrugët e vendit, ku nuk lejoheshin makinat private. Kjo autokolone, që ishte më e gjatë se e udhëheqësve të tjerë, ishte shenja më e mirë se në të po udhëtonte Enver Hoxha. Ajo që është e vërtetë në të gjithë këtë histori, është fakti se sozitë e tij, më së shumti ishin manekinë, pra njerëz që mbanin veshur brenda makinës gjatë udhëtimit, vetëm rrobat e tij. Halim Zano, Axhem Abazi, Kadri Bregu e Qazim Malaj nuk kane "luajtur" kurrë Enver Hoxhën jashtë hapësirës së brendshme të "Mercedezit" të zi. Megjithëse askush nuk e pranon këtë fakt zyrtarisht, ai ruhet ende, madje me fanatizëm, si një nga shumë enigmat që kanë shoqëruar regjimin komunist në Shqipëri. Por, për të kuptuar më së miri detyrën specifike ekstra të katër sozive të diktatorit, mjafton të përmendet një fakt i panjohur: Megjithëse ata kanë siguruar në 46 vjet pa ndërprerje jetën e Hoxhës, në dhjetëra e qindra dalje të tij në publik, portreti i tyre nuk figuron në asnjë prej mijëra fotografive të publikuara të ish kreut të shtetit. Madje as në njërën nga fotot e albumit të madh e luksoz të botuar me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Enverit.

    8. Ka pas një plan të CIA-së për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës?
    Ai që hedh dritë më shumë mbi enigmën e ekzistencës së një komploti në fund të viteve '40 dhe fillim të viteve '50, kundër qeverisë komuniste në Shqipëri, është Nikolas Beathels. I cili, në librin e tij "Tradhtia e madhe",- bazuar në të dhënat e dokumenteve autentike arkivorë të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeveritë amerikane dhe britanike, kishin miratuar në parim një operacion të fshehtë me synimin për të shkëputur një vend të Evropës Lindore nga blloku socialist. Për shumë arsye, për realizimin e këtij objektivi, ishte zgjedhur Shqipëria. Ky ishte vendi me i vogël dhe me i dobëti në radhën e vendeve të tjera socialiste. Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanisë së Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, në bazë të ligjit mbretëror të Luftës së II Botërore, e konsideronte Shqipërinë shtet armik dhe i kishte shpallur asaj luftë (një vendim që formalisht është ende në fuqi?!). Në veri dhe në Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas ekspertëve, Marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante një qëndrim neutral për çfarëdolloj ndryshimi që mund të ndodhte në Tiranë. Në këto rrethana, Shqipëria dukej e izoluar dhe me mundësi të mira për t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit të Maltës". Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte të vazhdueshme me grupet e emigrantëve shqiptarë, të gjithë fraksionet e të cilëve filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për çështjen e kundërrevolucionit". Në këtë kohë, në Itali ndodheshin 750 emigrantë, ndërsa në Greqi, 800 shqiptarë të arratisur. "Për të ndihmuar në riorganizimin e emigracionit shqiptar, qeveria angleze dërgoi në Romë lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftës në qeverinë e Londrës, pas eksperiencës gjatë luftës në përbërje të misioneve angleze në territorin tonë, konsiderohej si njohës i mirë i Shqipërisë. Britania vuri në dispozicion të përgatitjes se grupeve desantë, ishullin e Maltës, e cila "ishte një baze e avancuar dhe terren i përshtatshëm për imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave përmes detit dhe ajrit në Shqipëri". Oficerët britanikë Maikell Bruke dhe David Smajli, u morën me përgatitjen speciale të trupave desantë. Një grup në përbërjen e të cilit bënte pjese edhe gruaja e Smajlit, Moy, e cila jepte mësimet e shifrimit të radiokomunikimit.
    Ndërsa amerikanët, morën përsipër pjesën më të madhe të mbështetjes financiare dhe logjistike të operacioneve ushtarake. Si bazë prapavije dhe depo materialesh, ata vunë në dispozicion aeroportin e Mhelus në Libi. Gjate 5 viteve, për përgatitjen dhe realizimin e operacioneve desantë për rrëzimin e qeverisë komuniste të Hoxhës, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vetë. Sipas ish-Drejtorit të CIA-s, Eilliam Colby, "operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar në organizatat e emigrantëve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicës së grupeve pothuajse që në kohën kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashutë". Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja shenjë e rrjedhjes së sekretit rreth operacioneve në Shqipëri. Sipas Shërbimeve Sekrete Perëndimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambientet e Komiteteve të emigracionit shqiptar në Rome, ku personeli i ambasadës shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe në Athine. Dështimin ndoshta e ka përshpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverisë shqiptare në mërgim", Mit'hat Frashëri. Sipas Beathelit, rreth kësaj vdekje ende të mistershme "ekziston edhe një variant i vrasjes (shkaktimit të infarktit nëpërmjet ilaçeve apo nëpërmjet gazit nga agjentët e KGB-së). Kim Filbi, agjent i dyfishtë, i cili kishte qenë në Londër në shtator të vitit 1949, kur Mit'hat Frashëri e kolegët e tjerë të Komitetit "Shqipëria e Lirë" ishin atje, mendohet se kishte njoftuar ndërkohë agjentët e KGB-së në New York që të vepronin mbi Mit'hat Frashërin, ashtu siç kishin vepruar edhe mbi disa personalitete të tjera antikomuniste të Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mit'hat Frashëri u gjend i vdekur siç supozohej nga njëe atak zemre, atëherë kur Kim Filbi udhëtonte për në New York me anijen "Coronia".

    9. Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun, cilin kërkonte Enveri të linte pasardhës të tij, a ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?
    Jo rastësisht, vetëm pak ditë pas prishjes së lidhjes mes Silva Turdiut dhe Skënder Shehut, gjërat morën për keq në familjen kryeministrore. Para vdekjes misterioze të Mehmet Shehut, Byroja Politike gumëzhinte me historinë rozë të djalit të kryeministrit dhe fanatikët e luftës së klasave luftuan me mish dhe me shpirt që çifti të ndahej. Por, dilema më e madhe edhe sot e kësaj dite është nëse historia e Silva Turdiut u përdor si armë në luftën e brendshme të Byrosë, apo ajo ishte thjesht një viktimë në kurthet e Bllokut? Në debatet e shumta të ekspertëve dhe historianëve, kur flitet për kryeministrin më jetëgjatë të regjimit komunist, jepen detaje që tregojnë se në nivelet e larta të Partisë Komuniste, Shehu kishte jo pak kundërshtarë, të cilët luftonin me çdo mjet që të gjenin prova për ta rrënuar karrierën e tij. Njëra prej armëve që u përdor ishte vajza me biografi jo të mirë që hyri në shtëpinë e kryeministrit. Por ka edhe hipoteza të tjera, të cilat lidhen me motive të tjera, të cilat e shtynë kryeministrin t’i jepte fund jetës. Gjithsesi, prishja e një lidhjeje përfundoi me një fund tragjik edhe për Mehmet Shehun dhe rrënimin e familjes së tij. Po ashtu, disa kohë më vonë Enver Hoxha dënoi Ministrinë e Brendshme, të cilës i kishte besuar një pjesë të mirë të pushtetit. Edhe dënimi i Kadri Hazbiut mbetet misterioz. Ka shumë hipoteza lidhur me dënimin e tij. Ato që më shumë duket se kanë zënë vend, janë hipotezat e frikës së Hoxhës për marrjen e pushtetit nga një njeri i cili dilte nga sfera e influencës së tij. Mendohet se Hoxha si pasardhës të tij kishte parashikuar Hysni Kapon. Por vdekja e tij në vitin 1979 prish planet dhe në skenë del ideja e Ramiz Alisë. Për të trashëguar pushtetin tek Ramiz Alia, sigurisht duhej të largoheshin njerëzit më të fortë siç ishin Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

    10.Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja, e fshehtë për një kohë të caktuar?
    Enveri ishte një koleksion sëmundjesh. Kishte pasur dy hemorragji cerebrale, më 1983-in dhe 1984-ën, kishte humbur gati krejtësisht sytë në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që dy ditë para vdekjes kishte kaluar edhe infarkt. Tashmë është shkruar mjaft për faktin se diabeti i rëndë kishte ndikuar në këtë fund të keq. Humbja progresive e mundësive të tij fizike dhe intelektuale nuk zbuti aspak pushtetin e tij të tmerrshëm, atë pushtet, që njerëzit e tij të afërm, me një fshehtësi gjithnjë e më të madhe, e ruanin deri në absurditet, duke shkaktuar situata tragjike. Momentet e fundit të Hoxhës janë shoqëruar nga hije dyshimi të mëdha. Dyshimtarë të kohës tregojnë se vdekja e tij u mbajt e fshehtë për dy ditë. Më 11 prill të 1985 Enver Hoxha deklarohet zyrtarisht i vdekur. Ceremonia e tij u shoqërua me homazhe madhështore, sa në psikozën e njerëzve u duk se nga ai moment e pas Shqipëria nuk do të kishte më të ardhme. Trupi i tij u vendos në varrezat e dëshmorëve. Shumë pikëpyetje u ngritën asokohe, nëse do të ishte Piramida vendi ku do të vendosej trupi i balsamosur i Enver Hoxhës.

    Misteret e Enver Hoxhës

    1. Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit. Pse nuk e shau kurrë pushtetin e Mbretit Zog?
    2. Një nga misteret e mëdha të Enver Hoxhës është padyshim dhe ardhja e tij në krye të Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Në mbledhje ai nuk u caktua të ishte drejtues, ndërkohë që më parë del si lider i komunistëve, cili ishte ndikimi i jugosllavëve në ngritjen e tij?
    3. Vrasja e Qemal Stafës është një pjesë e errët e historisë së Enver Hoxhës. Edhe pse ish-sekretari i Rinisë Komuniste u vra nga pushtuesit enigmë, kanë ngelur arsyet e urdhrit ndaj ti për të shkuar në Vlorë në 5 maj të vitit 1942.
    4. Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavët dhe rusët në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?
    5. Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr. Cilat janë taktikat e tij për të mbajtur dhe konsoliduar pushtetin? Si u përball me tentativat për ta rrëzuar nga pushteti, çfarë qëndrimi mbajti me diversantët?
    6. Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe më pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?
    7. Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?
    8. Ka pasur një plan të CIA-së për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikanëve, kur ndërkohë ishte krahu i djathtë i Hoxhës.
    9. Pse i prishi marrëdhëniet me Mehmet Shehun dhe më pas me Kadri Hazbiun, cilin kërkonte Enveri të linte pasardhës të tij, a ishte Ramiz Alia njeriu që po projektonte për të drejtuar vendin? Çfarë kishte biseduar me Hysni Kapon deri në vitin 1979?
    10. Misteri i fundit është padyshim sëmundja dhe vdekja e Enver Hoxhës. Pse u mbajt sëmundja dhe vdekja e fshehtë për një kohë të caktuar?

    Kush ishte Enver Hoxha
    Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër, pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.
    Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.
    Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.
    Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
    Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.
    Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.
    Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.
    Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------

    I pari nder te paret qe ka bertit rrofet tito, ka qen enveri, ka vra njerez qe e kan kundershtua kete dashuri te enverit ndaj titos dhe vellazenive jugosllav.
    PLAKU,shume bre po rrejsh.Edhe nese rrejsh rej per toke...
    I vetmi hero i kombit Adem Jashari

  12. #292
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    E lexove mire c'fare thashe? Populli ne ate kohe ne pergjithesi mbeshteti luften nacional clirimtare, kjo dihet, jane arkiva dhe historia te shkraura, jo vetem nga keta tanet, por edhe te huajt. Ato bataljone u mbushen nga bijte e bjiat e popullit, nuk erdhen nga jashte! Nuk po them qe u pyet me vone kur u vu pushteti, por po them per kohen te cilen ishin ne lufte e siper e shume njerez u masakruan kishin tjeter lloj patriotizmi. Mos i krahasoni rinine e atehershme me capaculet e sotem te kafeneve dhe interneteve. Lexoini me me kujdes postimet!
    Aulona ndoshta edhe ke te drejte por un nuk deshta te pranoj se populli zgjodhi zezediten e vet ,haram i qoft popullit! LOL

  13. #293
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    dy shoke , dy komunista
    qe luftuan me fashista
    e ne fund ata u ndane
    e as buk popullit si dhane....

    e thot tito ne shoqri
    o enver o djali i ri
    ti e ki deti boll naton
    e Kosoven sdu me ta dhon

    po ta jap i thot enveri
    me dy durte , se ata bojn shum thmi
    veq te del pun , se nuk bojn me shki ....

    hajt enver , o trim dai
    shko ti bon diktatur nShipni
    se kta knaqen me autonomi ....

    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 13-04-2010 më 21:37

  14. #294
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Aulona ndoshta edhe ke te drejte por un nuk deshta te pranoj se populli zgjodhi zezediten e vet ,haram i qoft popullit! LOL
    Po te shikojm per zezdita, mund te shikojm per shume, qe nga koha e Zogut e deri sot me Saliun qe sa here eshte ne pushtet ka statistika vdekjesh nga c'do ane, sepse nuk ka qeveri, vetem nqs i cenohet qeveria tek kolltuku i tij, atehere del e tregon muskujt.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  15. #295
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    patizanet e kan qlirue popullin nga nazi-fashistet edhe e kan krijue nje sistem te ri shoqrorë...
    per ate kohë , nje sistem shum ma modern shoqrorë ....
    shtresa e varfer e popullsijes qe ka qen mbi 80 % , pas luftes se dyt botrore kan dal shum ma te pasur , duke iu faliminderue partizanve me yllin e kuq ...
    pastaj shkollimi 8 vjeqar asht ber i domosdoshem , nje gje qe para lufte ka qen nje shkollim per feudalet e asaj kohe ...edhe shum te mira tjera ka sell komunizmi ...

    pra komunizmi si ideologji ka qen i dobishem per popullin Shqiptar .

    ndeasa i damshem ka qen se ,

    komunistat Shqiptar ne vend se ti mbajn te bashkuar apo edhe ti bashkojn trojet Shqiptare , ata u dhan pas inteesave te tyre private , ku ma von per ti mbrojtun ato interesa , filluan ta ushtrojn diktaturen e proletarijatit ne popullin e vet...

    e njejta po ndodh edhe sot , vetemse ne emer te demokracis ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 13-04-2010 më 23:36

  16. #296
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Per mua nuk jane te gjitha idete e E. Hoxhes te keqia. Per mua ai nuk eshte sinonim per Djall. Per mua perkrahja e disa mendimeve te vecuara te tij nuk paraqet Enverizem, por thjesht mesim nag e kaluara, mendimshprehje, sjellje konfrom vlerave kushtetutore, konform vlerave demokrate.

    Nuk e kuptoj gjithe kete perdnjekje shtrigash ndaj disa njerezve me ide te caktuara. Mos shpenzoni leter e pende per te se e kote eshte.

  17. #297
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Per mua nuk jane te gjitha idete e E. Hoxhes te keqia. Per mua ai nuk eshte sinonim per Djall. Per mua perkrahja e disa mendimeve te vecuara te tij nuk paraqet Enverizem, por thjesht mesim nag e kaluara, mendimshprehje, sjellje konfrom vlerave kushtetutore, konform vlerave demokrate.

    Nuk e kuptoj gjithe kete perdnjekje shtrigash ndaj disa njerezve me ide te caktuara. Mos shpenzoni leter e pende per te se e kote eshte.
    chino,chino......gjithmon ironik
    Mbas shume vjetesh dhe me njerez(Shqiptare,mbase do ngelen disa te tille) te tjere do shkojne gjerat aty ku duhen.
    Te pakten sa per histori.

  18. #298
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga SystemA Lexo Postimin
    chino,chino......gjithmon ironik
    Mbas shume vjetesh dhe me njerez(Shqiptare,mbase do ngelen disa te tille) te tjere do shkojne gjerat aty ku duhen.
    Te pakten sa per histori.
    E po, ka ironi te merituar.

    Duhet te ndalojme (keq)perdorimin e ketij far argumentit gjitheprezent te quajtur Enverizem. Eshte bere si joker, kudo e hasim. Ke probleme me depertimet e bindjeve tua politike? S'ka lidhje, i sulmo kundermentimtaret me argumentin e Enverizmit se te ndihmon. Ke probleme te bindesh publikun kunder nje ideje politike kundershtare? S'ka lidhje, veje idene ne konotacion me Enverizmin, te ndihmon. Ke problem me mendimin e perhapur ne nje krahine? S'ka lidhje, e sulmo me "enverist", te ndihmon.

    Argument perfekt per keqperdorim. Kembon rrezikshem. Perdoresi siperfaqesisht paraqitet si mik i qytetarit. I afte per te viktimizuar edhe njerezit me te pafajshem ne shoqeri. Askush nuk ka guxim te kundershtoje.

    C'eshte kjo pune keshtu? Kjo perde e erret qe na vihet para syve? C'eshte Enverizmi? Kur eshte njeriu enverist dhe kur vetem nje mendimtar i lire, nje intelektual qe mendon ashtu sic meson kushtetuta: Sipas dijes dhe ndergjegjes me te mire.

    Une jam kosovar. Dhe e di per cilat motive mbrohet zalonisht E. Hoxha ne Kosove. Motivet jane te ndryshme, por kurre nuk jane mbeshtetese te krimeve te tij dhe aparatit shteteror te asaj kohe.

    E kujt nga ne i ben te qarte ky intelektuali, i cili sheh "Enverizem ne Kosove", se kosovaret nuk mbrojne krimet e E. Hoxha, por mbronje ide te caktuara, te cilat jane te mbrojtshme intelektualisht, moralisht dhe juridikisht? Askujt fare me sa shoh une.

    Andaj perderisa ka keso "intelektuale" duhet te kete perkrahes publike te disa ideve te E. Hoxhes. Qe te zbutet keshtu aftesia njollosese e ketij "argumenti".

    Ne kete kuptim: Jane kosovaret enveriste? Apo eshte Chino enverist? Per disa jo, per disa po. Varet a e perdor apo keqperdor kete term. Me trego nje arsye te vetme, perse te i rruhet Chinos per mendimin e ketye te tipit te dyte.

  19. #299
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Enver Hoxha: Fshatarët shqiptarë i tremben komunizmit dhe kolektivizimit
    » Dërguar më: 14/04/2010 - 09:12

    Gati tre vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, komunistët shqiptarë duket se janë ndodhur përballë një situate të re politike, që e kishin të vështirë ta zgjidhnin vetë në kushtet e mungesës së përvojës, teorike e praktike, për ndërtimin e një shteti e të një partie. Për këtë, krerët e PKSH-së i janë drejtuar sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Zhdanov, më 20 korrik të vitit 1947, me një letër, ku i parashtronin situatën në parti e në vend, si dhe i kërkonin këshilla e ndihmë për organizimin e mëtejshëm. Kjo letër, e klasifikuar "tepër sekret", duhet të jetë hartuar nga Enver Hoxha, po të mbahet parasysh se në arkivin shtetëror rus të historisë social - politike figuron e përkthyer nga frëngjishtja, që ai e zotëronte. Në të pranohet se populli shqiptar ka një "predispozicion për fanatizëm fetar", ndërkohë që në Shqipëri "nuk ka një klasë punëtore, në kuptimin e vërtetë të fjalës", kurse fshati i trembet komunizmit dhe kolektivizimit. Më tej, me një farë krenarie, raportohet se Zai Fundo, Anastas Lulo, Niko Hoxhi, Dhimitër Fallo, Aristidh Qendro, Cici Andrea, Sadik Premte - që me gjuhën e sotme do t'i quanim "përfaqësues të mendimit ndryshe" në gjirin e komunistëve shqiptarë - "u bënë të padëmshëm", duke i eliminuar fizikisht.

    Nr 168
    Letër e E. Hoxhës dhe K. Xoxes, sekretarit të KQ të PKBS A.A. Zhdanovit, me kërkesën për konsultime për problemet e legalizimit të Partisë Komuniste Shqiptare, hartimit të programit dhe statutit të saj, zhvillimi i punës politike në ushtri.

    Moskë 20 korrik 1947
    TEPËR SEKRET
    (Përkthim nga frëngjishtja)

    Shokut A.A. Zhdanov
    Ne ju drejtohemi Ju, me kërkesën për të na pritur, që të diskutojmë problemet e mëposhtme, që kanë të bëjnë me partinë tonë:
    I. Duke pasur parasysh faktin, që ne kemi ndërmend të legalizojmë partinë tonë dhe ta quajmë atë Partia e punës, ne do donim të konsultoheshim me Ju lidhur me programin dhe statutin e partisë, si dhe për problemin e strukturës së Komitetit Qendror. Në një të ardhme të afërt, ne do thërresim kongresin e parë të partisë. Duke pasur parasysh faktin që ne nuk kemi eksperiencë në zhvillimin e kongreseve të tillë, ne kemi nevojë për disa këshilla praktike për këtë problem.
    Pikëpamja jonë për këtë problem është kjo:
    Ne e konsiderojmë ndryshimin e emrit të partisë sonë komuniste në Partia e punës, plotësisht të drejtë për arsyet e mëposhtme:
    a) përbërja sociale e popullit tonë dhe partisë sonë e kërkojnë këtë, sepse 80 - 90 % e popullsisë sonë dhe anëtarëve të partisë sonë e përbëjnë fshatarët;
    b) ne ende nuk kemi klasë punëtore në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ne kemi vetëm një sasi të vogël punonjësish, që punojnë në industrinë e lehtë primitive të vogël; roli udhëheqës mbizotërues i këtyre punonjësve, në kohën e luftës nacional-çlirimtare, nuk u forcua.
    Në problemet e zhvillimit dhe forcimit të ndërgjegjes, rritjes sasiore dhe forcimit të rolit udhëheqës të klasës punëtore, ne tani mund ta shikojmë të ardhmen me siguri të madhe;
    c) ne kemi parasysh të kaluarën e popullit tonë, shumicën e të cilit e përbëjnë fshatarët: kultura e ulët, predispozicioni për fanatizëm fetar, niveli mjaft i ulët i arsimit dhe ekonomia mjaft e prapambetur e qytetit dhe fshatit. Pa ulur rëndësinë e transformimeve të mëdha në rrugën e progresit dhe rezultatet e ndjeshme të revolucionit tonë popullor, që shkaktuan ndryshime të thella në jetën dhe gjendjen shpirtërore të popullit tonë, duhet pranuar se pjesëmarrja e masave të gjera të popullit në jetën politike të përditshme ende është e pamjaftueshme. Me gjithë dashurinë e madhe për partinë tonë, masat fshatare i tremben komunizmit dhe kolektivizimit. Duke ndryshuar emrin e partisë sonë, e cila do të ketë programin minimum demokratik, ne do të zhvillohemi duke forcuar lidhjet e masave fshatare dhe punonjëse të qytetit dhe fshatit me partinë dhe pushtetin demokratik. Në lidhje me këtë, ne mendojmë se programi i partisë sonë në vija të përgjithshme do të jetë si vijon:
    Partia jonë e punës do të luftojë për bashkimin e të gjitha forcave demokratike dhe progresive të vendit tonë në Frontin Demokratik.
    Partia jonë do të udhëheqë klasën punëtore dhe fshatarësinë, si dhe masat punonjëse të qytetit dhe fshatit në luftën kundër mbeturinave të fashizmit, feudalizmit, kundër borgjezisë reaksionare dhe elementëve spekulantë, për forcimin e demokracisë në Shqipëri, për forcimin e pushtetit popullor, në mbrojtje të pavarësisë kombëtare dhe tërësisë territoriale, për rimëkëmbjen e vendit tonë dhe për ngritjen e nivelit ekonomik dhe kulturor të popullit.
    Partia jonë lufton për forcimin e paqes së vërtetë, demokratike dhe të gjatë, kundër pabarazisë racore dhe për solidaritetin ndërkombëtar të punonjësve të të gjitha vendeve.
    Për sa i përket statutit të partisë, projektin e të cilit ne e hartuam një vit e gjysmë më parë, ai do t'u jepet pas përkthimit në gjuhën franceze. Në projektin e statutit janë paraqitur parimet bazë nga të cilat ne mendojmë të fillojmë pas konsultimeve me Ju dhe pasi të bëhen ndreqjet e nevojshme, të cilat Ju do na këshilloni. Projekti i statutit të partisë sonë bazohet kryesisht në statutin e PK bolshevike, duke pasur parasysh situatën në vendin tonë dhe në partinë tonë. Përveç kësaj, ne shfrytëzuam statutin e partisë punëtore të Bullgarisë (të komunistëve) dhe parime të veçanta nga statuti i partisë komuniste rumune.
    Për sa i përket Komitetit Qendror të partisë, ne mendojmë t'i propozojmë kongresit të krijojë Komitetin Qendror me përbërje si vijon: 25 anëtarë të KQ dhe 10 kandidatë për anëtarë të KQ. Ne mendojmë se byroja e Komitetit Qendror të përbëhet nga 11 vetë, sekretariati nga 5 ose 3 vetë. Për të gjitha këto probleme ne do donim, shoku Zhdanov, që të konsultoheshim me Ju.
    * * *
    Thirrja e kongresit të partisë sonë është i domosdoshëm jo vetëm për motivet e përmendura më sipër, jo vetëm sepse partia jonë ndodhet në pushtet, por edhe sepse kongresi do të forcojë pozitën e partisë sonë nga pikëpamja e jetës dhe unitetit të saj të brendshëm. Ne e themi këtë sepse partia jonë është parti e re, e cila u krijua nga shkrirja e tre grupeve komuniste që nuk kishin vijë të qartë politike. Dobësitë e këtyre grupeve lanë gjurmë në partinë tonë. Partia jonë lindi në kohën e luftës. Këtë luftë kundër okupatorëve dhe shërbëtorëve të tyre, kundër armiqve të brendshëm të partisë ajo e zhvilloi me guxim, e papërkulur dhe vetëmohim. Ne mund të deklarojmë se në partinë tonë uniteti i mendimit dhe veprimit gjithmonë ishin në lartësinë e detyrës. Elementët arkeo-marksistë dhe trockistë, grupi fraksionist antiparti, u likuiduan pa mëshirë që në fillim të krijimit të partisë sonë, pa shkaktuar asnjë pasojë. Të gjithë elementët udhëheqës të këtyre grupimeve, si Zai Fundo, Anastas Lulo, Niko Hoxhi, Dhimitër Fallo, Aristidh Qendro, Cici Andrea, Sadik Premte, u bënë të padëmshëm, shumica e tyre u ekzekutuan në kohën e luftës, dy ose tre prej tyre ndodhen në burg, njëri prej tyre ndodhet në Itali bashkë me kuislingët. Ne mund të themi se vija e partisë sonë në kohën e gjithë periudhës së luftës ishte e drejtë, edhe se ne lejuam gabime, por ato u ndreqën shpejt. U shfaq dhe sektarizmi. Në periudhën e fillimit pas çlirimit të plotë të Shqipërisë, kishte momente kur u shfaqën lëkundje në zbatimin e vijës së partisë sonë. Kjo u shfaq në plenumin e dytë të Komitetit qendror në Berat. Përfaqësuesi jugosllav, me fjalimin e tij është personi i parë përgjegjës për lëkundje në partinë tonë [Shën. i Redaksisë - fjala është për Velimir Stojniçin]. Pasojë e kësaj ishte fakti se në partinë tonë u shfaqën hapur shprehje të tendencave oportuniste. Sejfulla Malëshova, i cili në plenumin e Beratit u fut në përbërje të KQ dhe Byrosë së KQ, e shfrytëzoi këtë që t'i japë vijës së përgjithshme të partisë karakter oportunist për të gjitha problemet. Por pikëpamjet antiparti të Sejfulla Malëshovës u dërmuan dhe vetë Sejfulla Malëshova u përjashtua nga KQ dhe Byroja e KQ. Pikëpamjet e Sejfulla Malëshovës ishin trockiste-buhariniste.
    II. Problemi
    për ushtrinë
    Ne dëshirojmë të marrim sqarime lidhur me zhvillimin e punës politike në ushtri, si në kohën e tanishme ashtu dhe në të ardhmen, lidhur me organizatat e partisë së ushtrisë, marrëdhëniet ndërmjet udhëheqjes politike dhe Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, si dhe për lidhjen ndërmjet organizatës së partisë së ushtrisë me Komitetin qendror të partisë.
    Organizatat e partisë në ushtrinë tonë lindën dhe u zhvilluan paralel me zhvillimin dhe zgjerimin e luftës nacional-çlirimtare dhe rritjen e ushtrisë sonë. Partia organizoi dhe udhëhoqi ushtrinë dhe luftën e saj. Masat e gjera të popullit morën pjesë në luftë, përqindja e fshatarëve që morën pjesë në luftë ishte e madhe. Në ushtri, në tërësi, ashtu dhe në detyrat komanduese në ushtri, përqindja e shtresave të varfra të popullsisë ishte dhe mbetet shumica dërmuese.
    Organizata e partisë së ushtrisë, duke përjashtuar organizatat e rinisë komuniste dhe kandidatët e partisë, numëron 7.094 anëtarë. Përbërja shoqërore e komunistëve të ushtrisë është kjo:
    punonjëse (punëtore): ushtarë - 139, nënoficerë - 326, oficerë - 320, oficerë të lartë - 7;
    zanatçinj: ushtarë - 65, nënoficerë - 213, oficerë - 219, oficerë të lartë - 4;
    të tjerë: ushtarë - 15, nënoficerë - 79, oficerë - 125, oficerë të lartë - 4;
    fshatarë të varfër: ushtarë - 905, nënoficerë - 655, oficerë - 496, oficerë të lartë - 8;
    intelektualë: ushtarë - 19, nënoficerë - 24, oficerë - 234, oficerë të lartë - 39.
    Raporti i përbërjes sociale të kandidatëve të partisë dhe komsomolasve është afërsisht e tillë.
    Ne mendojmë se roli i partisë sonë në ushtri është shumë i madh, duke filluar nga roli i saj si organizatore e ushtrisë dhe asaj mbështetjeje që partia jonë ka në ushtri që nga koha e krijimit të saj, zhvillimit, forcimit dhe modernizimit të mëvonshëm. Prandaj ne mendojmë se organizatat ekzistuese të partisë në ushtri janë tepër të domosdoshme. Puna e partisë në ushtri drejtohet nga udhëheqja politike, në krye të së cilës është anëtari i Byrosë Politike të KQ të partisë dhe i cili, në këtë mënyrë është i lidhur me Byronë Politike. Ne mendojmë se kjo lidhje është e drejtë, sepse ajo lejon të shmangësh lidhjen me degë të ndryshme të tjera të Komitetit qendror. Në kohën e sotme, nën udhëheqjen politike ne duam të vëmë problemet e financimit të ushtrisë, gjykatat ushtarake, organet e sigurimit dhe degën e kuadrit. Për këto probleme ne do donim të kishim mendimin Tuaj.
    Struktura e organizimit të partisë në ushtri është si vijon: celula e batalionit dhe byroja e batalionit, komiteti i partisë i brigadës (korpusit), si dhe dega politike. Komisari i divizionit, si personi përgjegjës përpara partisë për të gjithë divizionin, është gjithashtu dhe sekretar i degës politike të divizionit. Ne mendojmë se ky organizim është i drejtë dhe i përshtatet organizimit të tanishëm të ushtrisë sonë. Struktura e udhëheqjes politike është si më poshtë: dega e përgjithshme, agjitpropi, dega e instruktorëve, dega e kuadrit dhe dega e rinisë.
    Shoku jugosllav, gjeneral-lejtnanti Svetozar Vukmanoviç - Tempo, që drejton udhëheqjen politike në Shtabin e përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, na informoi pak për marrëdhëniet reciproke ndërmjet Shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe udhëheqjes politike në Jugosllavi. Ai tha se shokët jugosllavë tani po diskutojnë probleme të ndryshme të lidhura pikërisht me këto marrëdhënie reciproke. Me qenë se ushtria jonë zhvillohet në të njëjtën mënyrë dhe pothuajse në të njëjtat kushte si dhe ushtria jugosllave, ne do donim shumë të merrnin sqarime për karakterin dhe format organizative të marrëdhënieve reciproke të cilat duhet të ekzistojnë ndërmjet Shtabit të përgjithshëm dhe udhëheqjes politike.
    III. Për edukimin ideologjik dhe kulturor të anëtarëve të partisë
    Niveli kulturor i anëtarëve të partisë sonë paraqitet në pamjen e mëposhtme:
    Në parti ka vetëm 40 - 50 analfabetë. Nuk kanë studiuar në shkollë 1607 anëtarë të partisë ose 10,9 %, kanë mbaruar shkollën fillore - 10.750 anëtarë të partisë ose 73 %, kanë mbaruar gjimnazin jo të plotë - 1354 anëtarë të partisë ose 5,4 %, studentë të universitetit - 175 anëtarë të partisë ose 1,1 %, kanë mbaruar universitetin - 5 anëtarë të partisë ose 0,03 %.
    Duke pasur parasysh nivelin mjaft të ulët të përgjithshëm dhe ideologjik të anëtarëve të partisë sonë, si dhe rritjen e vazhdueshme të partisë sonë, problemet e edukimit politik janë mjaft jetike për partinë tonë. Për përgatitjen ideologjike të anëtarëve të partisë ne themeluam shkollën qendrore me kurset e kategorisë së parë dhe të dytë dhe shkollën me korrespondencë për komunistët që punojnë në organizatat e departamenteve. Për anëtarët e partisë që ndodhen në fshat, të cilët nuk janë në gjendje të mësojnë në mënyrë të pavarur, në qendër të çdo nënprefekture (afërsisht rajon) organizohen konferenca teorike mujore. Por rezultatet e arritura nuk janë të shkëlqyera. Ato na detyrojnë që të dëshirojmë shumë më mirë. Ne po marrim një sërë masash me qëllim përmirësimin e organizimit të kësaj pune. Veçanërisht duhet theksuar se puna ideologjike e zhvilluar dha shumë pak rezultate pikërisht në mes të anëtarëve të partisë që jetojnë në fshat.
    Duke u nisur nga kjo, ne kërkojmë të komandoni dy shokë sovjetikë - një specialist për problemet e organizimit të punës ideologjike dhe tjetrin për punën në degën e kulturës së përgjithshme të agjitpropit [Shën. i Redaksisë - Agjitacionit e Propagandës] të partisë sonë.

    “Këshilltarët partiakë mund të paraqiten si lektorë, ose si
    punonjës të Shoqatës së Marrëdhënieve Kulturore me Jashtë”
    TEPËR SEKRET SHËNIM
    Për problemet e shkruara nga shokët Enver Hoxha dhe Koçi Xoxe në letrën për shokun A.A. Zhdanov
    1. Realizimin e problemit për legalizimin e plotë të veprimtarisë së partisë komuniste të Shqipërisë, si dhe ndërrimin e emrit të saj në Partia e punës, e konsiderojmë të drejtë dhe në kohën e duhur, sepse kjo i jep mundësi të zgjerojë ndikimin e partisë në të gjitha shtresat e popullsisë të Shqipërisë, duke pasur parasysh se parti të tjera në vend nuk ekzistojnë. Por në lidhje me shtrimin e problemit për legalizimin e plotë të veprimtarisë së partisë dhe ndërrimin e emrit të saj, shokët shqiptarë sepse i shmangen, sipas pikëpamjes sonë, problem shumë i rëndësishëm është për fatin e Frontit Demokratik të Shqipërisë, roli i të cilit, me krijimin e Partisë së punës së masave, mbetet i errët.
    Ne mendojmë se do duhet t'i këshillojmë shokët shqiptarë që të përcaktojnë më qartë vijën e partisë lidhur me Frontin Demokratik.
    2. Për problemin e programit dhe të statutit të partisë: projekti i statutit i paraqitur nga shokët shqiptarë, i shkruar një vit e gjysmë më parë, nuk i përgjigjet kushteve aktuale në vend, si dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes së emrit të ri të partisë.
    Do ta konsideronim të domosdoshme t'i rekomandonim shokëve shqiptarë të përpunojnë projektin e statutit, veçanërisht pjesën e hyrjes, duke e bërë atë më shumë të qëndrueshëm në përshtatje me emrin e ri të partisë dhe legalizimin e plotë të veprimtarisë së saj.
    Për përpilimin e projektit të ri të statutit, oportune do të ishte të shfrytëzonin, relativisht për realitetin shqiptar, projektet që kanë partitë komuniste rumune, bullgare, partisë punëtore polake dhe partisë popullore-revolucionare të republikës së Mongolisë.
    3. Për problemin e organizimit të punës partiake-politike në ushtrinë shqiptare dhe marrëdhëniet reciproke të organeve politike të saj me KQ të partisë, e konsiderojmë oportune t'i rekomandojmë shokëve shqiptarë të hartojnë udhëzim special, për përpilimin e të cilit të shfrytëzojnë eksperiencën e ushtrisë sovjetike dhe jugosllave, në përputhje me kushtet shqiptare. Për këtë qëllim do ta konsideronim të mundshme të lejojmë shokët shqiptarë të konsultohen me punonjësit drejtues të Drejtorisë Politike të Ushtrisë Sovjetike.
    4. E konsiderojmë të mundur që të mbështetim kërkesën për dërgimin në Shqipëri të dy shokëve për të ndihmuar KQ në organizimin e punës partiake-politike. Dërgimi i këtyre shokëve mund të organizohet si punonjës të VOKS [Shën. i Redaksisë - VOKS: Shoqata sovjetike e marrëdhënieve kulturore me jashtë vendit] ose pedagogë të shkollës së partisë.
    Nënshkruar
    (L. Baranov)

    gsh

    -

  20. #300
    Enver Hoxha përkujtohet sërish në Ferizaj

    Shekulli Online

    14/04/2010

    Organizatori, akuza Berishës dhe Kadaresë: "Degraduan figurën e Enver Hoxhës"

    Ka vite që datëvdekjet apo ditëlindjet e Enver Hoxhës shënohen në mënyrë të veçantë në Ferizaj. Në fillim këto shënime mbaheshin larg syve të opinionit, por në vitet e fundit ato mbahen me manifestime publike.

    25 vjetori i vdekjes së diktatorit komunist, që udhëhoqi për katër dekada Shqipërinë socialiste, u shënua në Ferizaj të shtunën nëpërmjet një marshi përkujtimor i organizuar në hotelin " Bolero".

    Derisa vite të mëparshme këto lloj organizimesh i bënin qarqe të lidhura me LPK-në, por organizimin e së shtunës e kishte bërë "Fronti për mbrojtje dhe kultivimin e rrugës revolucionare të shokut Enver Hoxha".

    Në sallën e dekoruar me foto të Hoxhës (që të pranishmit e quajnë "Xhaxhi Legjendar") binte në sy flamuri kombëtar dhe rreshtimi i disa djemve të rinj të veshur me fanela me portretin e Hoxhës në gjoks.

    Të tubuarit dëgjuan me vëmendje fjalën e Remzi Hasanit, i cili si zakonisht foli për meritat historike të liderit Hoxha. Në fjalën e tij të stërmbushur me epitete për figurën e Hoxhës, Hasani kishte potencuar se "sa më shumë që largohemi nga epoka e Enverit, ajo aq më madhështore bëhet".

    U përmend edhe kontributi i Hoxhës për çështjen e Kosovës. "Në vitin 1980 me urdhërin e Enverit u bë stërvitja ushtarake "Shibeniku -80", ku morën pjesë 560 mijë trupa me qëllim të verifikohej gatishmëria e forcave ushtarake shqiptare për zbatimin e planit tepër sekret ushtarak "Shperthimi" që kishte për synim t'i niste 220 mijë trupa më mision- çlirimin e Kosovës, pjesës perëndimore të Maqedonisë dhe hapësirat shqiptare në Mal të Zi", - theksoi Hasani.

    Fjalimi u përmbyll me akuza ndaj kryeministrit aktual shqiptar Berisha si dhe ndaj shkrimtarit shqiptar Kadare, të portretizuar që të dy, sipas folësit, "si fajtorët kryesor për degradimin e figurës së Hoxhës".

    "Sot, fatkeqësisht, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, të huajt sillen si zot shtëpie, kurse vendorët si ardhacak. Kjo ndodh pasi që në vitet e nëntëdhjeta filloi epoka e errët e përmbytjes shqiptare, e shkatërrimit të të gjithë asaj që populli e kishte ndërtuar për 40 vjet së bashku me komandantin legjendar Enver Hoxha", tha Hasani,
    Nga ky grup i njejtë vite më parë ishte nisur edhe nisma që një sheshi të Ferizajt t'i vihej emri i Enver Hoxhës, por kjo gjë u kundërshtua nga Kuvendi komunal i Ferizajt.

    shekulli

Faqja 15 prej 33 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •