Close
Faqja 17 prej 33 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 650
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    O bamatat ,po e citoj edhe njehere veten.Ti me citon e prape i flet gjerat qe po i flas edhe une,sikur te mos e kishe lexuar fare se qka kam shkruar.
    Nje pjese te informacioneve Nato i merrte nga UCK-ja ne terren,nje pjese te informacionit rreth territorit ne brendi te Kosove i kishte marre nga gjeneralet dhe mbikqyresit e OSCE/KVM dhe EU/KDOM.Dhe normalisht nuk mund te mohohet roli i atdhetareve shqiptar ne ushtrine shqiptare qe ndihmuan ne kete lufte,mirepo ne menyre individuale.
    Nato do e zgjaste bombardimin ndoshta edhe 3 ose 4 muaj e nderhyrje tokesore sdo te kishte.Kishin filluar zerat kritik edhe ne vet brendin e Washingtonit lidhur me efektin e bombardimeve.
    E sa per bithen time ku e kam pasur une ,ti sdo kishe pasur deshire ta kesh kurre ne ate vend.Mos u mundo t`i japesh dikujt mend kur krejt qka ke pare nga lufta e Kosoves eshte TVSH-ja.Ndryshe eshte te jesh brenda e ndryshe eshte ne TV.
    Pikerisht prandaj nuk me vjen mire nga ato qe ti shkruan ! Ti dhe une nuk jemi diplomate ! Nuk japim llogari tek askush pervec bindjeve tona , per fjalet dhe pikpamjet tona !

    Ne rast se ndihesh i fyer nga sa te thashe me siper , te me falesh , sepse nuk ishte qellimi im ai , por tjeter gje .

    Dhe kjo gjeja tjeter eshte se , si ti dhe une e dime fare mire se cfare eshte bere ne fakt , dhe ketu eshte ajo qe them une , dhe cfare qendrimi diplomatik eshte mbajtur ! Ky lloj qendrimi (diplomatiku) ka patur arsyet e veta normalisht !

    Por une dhe ti e dime fare mire se cfare ka ndodhur , sic dime qe gjithe ai bashkepunim ka dokumentat e veta qe tani per tani jane "secret" . Atehere kur flasim midis nesh , dhe nuk kemi as detyrime shteterore apo zyrtare , perse duhet te mohojme ate qe ka ndodhur ? Perse nuk duhet te themi te verteten qe forcat shqiptare qofshin ato te ushtrise shqiptare apo ato te UCK-se ishin realisht pjese e NATO-s ne terren dhe per shkrepjen e armeve te tyre kishin patjeter edhe kerkesen dhe miratimin e aleances ?

    Ushtria shqiptare me trupa te rregullt nuk mund te hynte ne Kosove ! kete e di shume mire ti edhe une , sic dime dhe arsyen perse ! Prandaj "nderhyrja" do te paraqitej "individualisht" !

    Une kete po them se tani nuk ka arsye te fshihemi pas gishtit te dores ! Serbet e dine po aq mire sa ne kete pune ! Atehere kujt po i bejme "nder" qe po fshihemi (per ne ketu ne forum e kam fjalen)?

  2. #322
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    ...
    Duke pas parasysh se ju vetë thatë se nuk kanë qenë puçe ushtarake, atëherë kanë qenë të stisur nga udhëheqja e partisë. Çfarë mendimi keni për Enver Hoxhën?

    Mendimi im është se Enver Hoxha në punën dhe qëndrimin e tij në krye të PPSH nuk matet me përqindje apo me kilogram. Po të matej me përqindje, atëherë po të them me bindjes, sipas mendimit tim, se Enveri ka pasur 80 përqind gjëra pozitive dhe 20 përqind negative. Gabimet e sistemit që ai drejtoi ishin, mbyllja totale, lufta e klasave, e mosdhënia e asaj që i takonte gjithkujt sipas mundësive dhe aftësive. Ndërsa gabimi më i madh sipas asaj që unë gjykoj tashmë i qetë, që ai vrau në mënyrë të padrejtë gjithë shokët që bënë luftën, njerëzit kolosë të asaj lufte që sollën çlirimin e Shqipërisë.

    Konkretisht kush ishin këta?

    Po e filloj që nga fillimi. I pari Sejfulla Malëshova, Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Avdyl Këllezin, Koço Theodhosin, pastaj tek Beqir Balluku, Petrit Dumja, duke përfunduar tek Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu.

    Theksuat në mënyrë të veçantë Mehmet Shehun. Si e keni njohur dhe mendimi juaj për Mehmet Shehun?

    Mehmet Shehu ka qenë një atdhetar i madh. Ka qenë një udhëheqës largpamës, ka qenë për bashkimin kombëtar shqiptar dhe ka pas dëshirë të mos i mbyllte sytë pa e parë Shqipërinë të bashkuar. Ka qenë një njeri vizionar, politikan i zoti, një njeri i gjithanshëm. Ushtarak i zoti, ekonomist perfekt, politikan lojal. Diplomat në mendimin e plotë të fjalës.

    A ka qenë Mehmeti i lidhur me Enverin duke pas këto cilësi?

    Mund të them me aq sa i kam njohur se deri në ditën e vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ata kanë qenë të lidhur dhe shkonin nëpër gojë të njëri tjetrit. Enver Hoxha thoshte gjithmonë, se është fat i madh që ne kemi një Kryeministër si Mehmet Shehu. Ndërsa Mehmet Shehu kudo që shkonte e zinte në gojë duke thënë është fati më i madh i këtij vendi që kemi një udhëheqës si Enver Hoxha. Vitet e fundit lindën si në pikëpamje politike, por më shumë në ato ekonomike. Mehmet Shehu, kur shkroi për ekonominë kapitaliste, theksonte se krizat ekonomike e rrëzojnë sistemin dhe jo krizat politike. Kjo qe ndoshta ajo që bëri krisjen mes këtyre dy udhëheqësve. Ndoshta kjo mospërputhje çoi në tragjedinë që se priste askush.
    ...
    Bamatat!

    Shkeputa nga shkrimi qe ke sjelle vetem keto pjese, sepse permes tyre kuptohet me mire krimi i sistemit enverist dhe po ashtu mungesa e guximit e ish-shefit te shtabit qe te denoje fort te kaluaren.

    Ne duhet te jemi dakort qe ne krye se enverizmi nuk ishte Enver Hoxha apo Mehmet Shehu, por ishte dhe mbetet nje mendesi, qe per fat te keq i hipi ne qafe shqiptareve dhe nuk po i shqitet as sot e kesaj dite e ndoshta do te duhen dekada qe te shqitet perfundimisht?

    Pa u zgjatur me tej, po te shtjelloj pikpamjen time, per ate se cfare ka ndohur ne vitet 1980-1981.

    Deri sa ishte Tito gjalle, Enveri kishte marre prej tij sigurine se ushtria sovjetike dhe ushtrite e Traktatit te Varshaves nuk do te mund te perdornin territorin e Jugosllavise, per te pushtuar Shqiperine.

    Po ashtu nga deti, trupat ruse mbaheshin nen kontroll nga luftanijet angloamerikane te Flotes se 6-te dhe as nga kjo ane nuk kishte mundesi sulmimi.

    Si shperblim ndaj kesaj politike te Jugosllavise, Enveri mjaftohej vetem me "lufte" ideologjike me shoket jugosllave dhe se ne cdo fjalim i meshonte fort idese se "Shqiperia eshte per ruajtjen e teresise territoriale te Jugosllavise dhe se populli shqiptar, ne rast nevoje, do te luftonte perkrah popujve te Jugosllavise".

    Ato planet luftarake, qe i permend Llakaj, jane ne fakt nje veper e Mehmet Shehut dhe ato kane qene ne fakt nje aventure.

    Tito na la shendetin ne maj te vitit 1980! Bashke me largimin e tij, nisi te fryje ne Jugosllavi era prosovjetike e klaneve serbe, gje qe ngjalli tek Enveri friken, se tashme nga Jugosllavia nuk do te kishte me garanci!

    Sherbimi sekret serb ishte vene ne dijeni te "planeve" te tilla, ishte vene ne dijeni te veprimeve "nacionaliste" me Hysen Terpeza & Co.

    Enverit i plasi bomba ne ambasaden jugosllave ne Tirane dhe Jugosllavia e akuzoi publikisht Shqiperine si shtet qe "nxit" terrorizmin.

    Enverit ju krijua qellimisht nga jugosllavet mundesia, qe te hiqte qafe Mehmet Shehun, qe te mbyllte ne kasaforte plane te tilla aventurieresh dhe te dilte te mbante nje fjalim "atdhetar" para zgjedhesve ne Tirane, se "Shqiperia do te luftonte perkrah popujve jugosllave ne rast nevoje" dhe se "trupat ruso-bullgare do te ndeshnin ne Stalingradin e shqiptareve jashte Shqiperise" etj etj.

    Enverit i duhej Jugosllavia dhe shqiptaret ne te, qe ta shpetonin diktaturen e tij nga pushtimi sovjetik dhe nga ardhja ne fuqi e klanit te Shehut.

    Enverit i duheshin shqiptaret jashte Shqiperise vetem per propagande dhe per kamikaze, per asgje tjeter.

  3. #323
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Ka akte te shkruajtura per ate bashkepunim , por edhe deklarat shtypi ! Une flas per ushtaraket , pasi diplomacia dihet qe nuk ka gjuhen e vet "pushken" . Dhe sa per ta ditur ti , meqenese nuk ke patur kuriozitetin apo kersherine (ne shqip) per tu interesuar , shume ushtarake te larte shqiptare , perfshi edhe kete Veli Llakajn , NATO i angazhoi ne luftimet ne terren ne perberje te UCK-se , por edhe Kanalin e Koshares , tanket shqiptare dhe artileria shqiptare e mbajti te hapur (kuptohet bashke me UCK-ne), ku nuk futeshin dot trupat serbe .

    harrove ti se aviacioni francez (anetar proserb i NATO-s) bombardoi pozicionet e ushtrise shqiptare ne Kukes , gjoja si gabimisht ? Dhe vetem pse ishin strehuar ne bunkeret e diktatorit , nuk pati viktima ne trupa ?

    Interesohu, se pastaj do te mesosh se dezinformacion eshte ai qe po perhap ti ! Ose mbase e ben qellimisht se ndoshta ke arsyet e tua !



    Un po te flas ber burime nga njeriu numer 1 i natos Vesli Klark ,i cili lidhur me informatat nga tereni thot se ishin te" mengeta dhe jo te sigurta"!!!
    Aeroplani francez nuk ka bombardua tanksa e bunker por traktor dhe qerre me civil shqiptar!!!Dihen edhe emrat e mbiemrat e viktimave te ksaj masakre!!!
    Qellimi im nuk eshte dezinformata por ajo qe e din te gjith pos atyre qe nuk dojn te dijn,dhe rrejn per gjera qe kan ndodh dje e qe deshmitaret ende jan gjalle, kjo nuk eshte lufta e Trojes !!

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Un po te flas ber burime nga njeriu numer 1 i natos Vesli Klark ,i cili lidhur me informatat nga tereni thot se ishin te" mengeta dhe jo te sigurta"!!!
    Aeroplani francez nuk ka bombardua tanksa e bunker por traktor dhe qerre me civil shqiptar!!!Dihen edhe emrat e mbiemrat e viktimave te ksaj masakre!!!
    Qellimi im nuk eshte dezinformata por ajo qe e din te gjith pos atyre qe nuk dojn te dijn,dhe rrejn per gjera qe kan ndodh dje e qe deshmitaret ende jan gjalle, kjo nuk eshte lufta e Trojes !!
    Lexo kronikat e kohes si dhe shtypin e kohes dhe do te marresh vesh se behet fjale jo per civilet shqiptare te Kosoves qe u vrane rruges duke ikur , por per trupat e ushtrise shqiptare te pozicionuara ne Kukes ne kufi me Kosoven , qe u sulmuan me bomba 900 kg . U be dhe gallate duke u "tallur" me bunkeret qe ushtria i kishte pastruar nga m.uti dhe ishte futur ne to . U proklamua edhe me te madhe se nje nga ata bunkeret e vegjel, gjysem i hapur (te pa futur ne toke) i pershtatshem per kembesoret me kundertank , nga renia e bombes siper ishte rrotulluar dhe permbysur . Madje kjo u quajt dhe "arritje" e madhe !

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Lexo kronikat e kohes si dhe shtypin e kohes dhe do te marresh vesh se behet fjale jo per civilet shqiptare te Kosoves qe u vrane rruges duke ikur , por per trupat e ushtrise shqiptare te pozicionuara ne Kukes ne kufi me Kosoven , qe u sulmuan me bomba 900 kg . U be dhe gallate duke u "tallur" me bunkeret qe ushtria i kishte pastruar nga m.uti dhe ishte futur ne to . U proklamua edhe me te madhe se nje nga ata bunkeret e vegjel, gjysem i hapur (te pa futur ne toke) i pershtatshem per kembesoret me kundertank , nga renia e bombes siper ishte rrotulluar dhe permbysur . Madje kjo u quajt dhe "arritje" e madhe !
    Pse merresh me kufoma.
    lg

  6. #326
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Lexo kronikat e kohes si dhe shtypin e kohes dhe do te marresh vesh se behet fjale jo per civilet shqiptare te Kosoves qe u vrane rruges duke ikur , por per trupat e ushtrise shqiptare te pozicionuara ne Kukes ne kufi me Kosoven , qe u sulmuan me bomba 900 kg . U be dhe gallate duke u "tallur" me bunkeret qe ushtria i kishte pastruar nga m.uti dhe ishte futur ne to . U proklamua edhe me te madhe se nje nga ata bunkeret e vegjel, gjysem i hapur (te pa futur ne toke) i pershtatshem per kembesoret me kundertank , nga renia e bombes siper ishte rrotulluar dhe permbysur . Madje kjo u quajt dhe "arritje" e madhe !
    Ky eshte ai rasti qe e permend ti, sikur NATO bombardoi ushtrine shqiptare etj etj.


    Duhet ta mesosh se ne ish-doganen e ish-Jugosllavise ne Vermice (nese e ke idene se ku bie), ne breg te liqenit, aty ku kalon nje vije ujendarese ne mes te kufirit, ka qene nje repart ushtarak serb dhe se avionet e NATO-s jane perpjekur te leshojne predhat aty, mirepo fakti qe ai repart ka qene shume afer, ka bere qe shenjestra te gaboje dhe per rrjedhoje eshte bombarduar gabimisht ne brendesi te territorit te Shqiperise.

    Ndersa kjo pamja tjeter eshte ne fshatrat e Tropojes, prane kufirit me Kosoven.

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-04-2010 më 13:20

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Bamatat!

    Shkeputa nga shkrimi qe ke sjelle vetem keto pjese, sepse permes tyre kuptohet me mire krimi i sistemit enverist dhe po ashtu mungesa e guximit e ish-shefit te shtabit qe te denoje fort te kaluaren.

    Ne duhet te jemi dakort qe ne krye se enverizmi nuk ishte Enver Hoxha apo Mehmet Shehu, por ishte dhe mbetet nje mendesi, qe per fat te keq i hipi ne qafe shqiptareve dhe nuk po i shqitet as sot e kesaj dite e ndoshta do te duhen dekada qe te shqitet perfundimisht?

    Pa u zgjatur me tej, po te shtjelloj pikpamjen time, per ate se cfare ka ndohur ne vitet 1980-1981.

    Deri sa ishte Tito gjalle, Enveri kishte marre prej tij sigurine se ushtria sovjetike dhe ushtrite e Traktatit te Varshaves nuk do te mund te perdornin territorin e Jugosllavise, per te pushtuar Shqiperine.

    Po ashtu nga deti, trupat ruse mbaheshin nen kontroll nga luftanijet angloamerikane te Flotes se 6-te dhe as nga kjo ane nuk kishte mundesi sulmimi.

    Si shperblim ndaj kesaj politike te Jugosllavise, Enveri mjaftohej vetem me "lufte" ideologjike me shoket jugosllave dhe se ne cdo fjalim i meshonte fort idese se "Shqiperia eshte per ruajtjen e teresise territoriale te Jugosllavise dhe se populli shqiptar, ne rast nevoje, do te luftonte perkrah popujve te Jugosllavise".

    Ato planet luftarake, qe i permend Llakaj, jane ne fakt nje veper e Mehmet Shehut dhe ato kane qene ne fakt nje aventure.

    Tito na la shendetin ne maj te vitit 1980! Bashke me largimin e tij, nisi te fryje ne Jugosllavi era prosovjetike e klaneve serbe, gje qe ngjalli tek Enveri friken, se tashme nga Jugosllavia nuk do te kishte me garanci!

    Sherbimi sekret serb ishte vene ne dijeni te "planeve" te tilla, ishte vene ne dijeni te veprimeve "nacionaliste" me Hysen Terpeza & Co.

    Enverit i plasi bomba ne ambasaden jugosllave ne Tirane dhe Jugosllavia e akuzoi publikisht Shqiperine si shtet qe "nxit" terrorizmin.

    Enverit ju krijua qellimisht nga jugosllavet mundesia, qe te hiqte qafe Mehmet Shehun, qe te mbyllte ne kasaforte plane te tilla aventurieresh dhe te dilte te mbante nje fjalim "atdhetar" para zgjedhesve ne Tirane, se "Shqiperia do te luftonte perkrah popujve jugosllave ne rast nevoje" dhe se "trupat ruso-bullgare do te ndeshnin ne Stalingradin e shqiptareve jashte Shqiperise" etj etj.

    Enverit i duhej Jugosllavia dhe shqiptaret ne te, qe ta shpetonin diktaturen e tij nga pushtimi sovjetik dhe nga ardhja ne fuqi e klanit te Shehut.

    Enverit i duheshin shqiptaret jashte Shqiperise vetem per propagande dhe per kamikaze, per asgje tjeter.
    Dydrin,
    analiza qe ti ke bere , mundet edhe te jete ashtu , sic dikush mundet te paraqese nje analize tjeter !
    Asnje qe ka dy grame formim dhe kupton minimalisht se si funksionon kjo bote , nuk i shkon ne mendje, qe Shqiperia ne ate periudhe historike , ka qene kondrapedal skizofrenik dhe ka jetuar jashte zhvillimeve boterore . Sigurisht qe shteti shqiptar i asaj periudhe i ka ndjekur me vemendje dhe seriozitet shume here me te madh se sot , te gjitha konikturat nderkombetare dhe i ka shfrytezuar (sipas mendimit te vet) maksimalisht ne dobi te shtetit shqiptar !

    Por te flasesh per "aventura" , kur merret "OK"-ei i NATO-s dhe konsesusi i Traktatit te Varshaves per clirimin e tokave te pushtuara shqiptare , me duket pak mendjelehtesi nga ana jote . Sigurisht ne rast se nuk ka dashakeqesi brenda dhe shtremberim me vetedije !

    Une ne diskutimet e mia , shtetin shqiptar te asaj periudhe , nuk e shikoj ideologjikisht , sepse nuk me intereson ! Ideologjite jane dhe mbeten gjithmone te perkohshme ! Jane dhe mbeten , nje justifikim per te angazhaur konsesusin dhe mbeshtetjen e mases se gjere te njerezve , te cilet kane nevoje per mbushjen e vakumit shpirteror !

    Ne rastin qe gjykojme , nuk me intereson as organizimi politiko administrativ , forma socialisto-komuniste e organizimit te shtetit (si diktature e proletariatit) , por me intereson dobishmeria dhe produkti objektiv dhe real i veprimeve konkrete te shtetit tone shqiptar si ne planin e brendshem dhe ate te jashtem , ne lidhje me forcimin e faktorit shqiptar ne Ballkan dhe me gjere .

    Mua nuk ma do mendja qe ka ndonje sot, qe rrezikon te sjelle komunizmin ne Shqiperi apo ne trojet shqiptare , prandaj rrekem qe gjerat t'i shikoj objektivisht historikisht , ashtu sic kane qene . Pa fyer me te padrejte shtetin tim , duke e perkrahur per ato qe kane veprime dobiprurese dhe duke mbajtur qendrim kritik per cfare eshte bere gabim apo duhej bere me mire kur kane qene mundesite !

    Dhe ne fund te fundit , e gjithe kjo e kaluar dhe histori , si do t'i sherbeje te ardhmes lidhur me gjeopolitiken e faktorit shqiptar (zhvillmin e brendeshem dhe marredheniet me te tjeret) ne Ballkan !

    Une kam vene re se nihilizmi i trumbetuar me kaq e kaq zhurme dhe financim , pavaresisht se disa shqiptare me te drejte e urrejne Enver Hoxhen per arsye familjare dhe personale (si person) , pasi politikisht per komunizmin te thashe me siper , nuk drejtohet ne thelb kunder Enverit , por kunder shtetit shqiptar te asaj kohe duke futur keshtu percarjen Shqiperi - Kosove aq te deshiruar per serbet dhe qarqet proserbe kudo ! Kur e verteta reale eshte krejt ndryshe !

    Skendebeu , politikisht , ishte feudal , por une nuk mund te bie pre e shpifjeve te Shmidit & Co per ta denigruar dhe asgjesuar ate , pse feudalizmi sot eshte i pa pranueshem politikisht ! Por shtroj pyetjen cili eshte produkti historik qe ky shtet i kesaj kohe solli per kombin shqiptar !

    Ky eshte koncepti me te cilin diskutoj une !

    Pershendetje !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 17-04-2010 më 13:29

  8. #328
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga MARGUS Lexo Postimin
    Un po te flas ber burime nga njeriu numer 1 i natos Vesli Klark ,i cili lidhur me informatat nga tereni thot se ishin te" mengeta dhe jo te sigurta"!!!
    Aeroplani francez nuk ka bombardua tanksa e bunker por traktor dhe qerre me civil shqiptar!!!Dihen edhe emrat e mbiemrat e viktimave te ksaj masakre!!!
    Qellimi im nuk eshte dezinformata por ajo qe e din te gjith pos atyre qe nuk dojn te dijn,dhe rrejn per gjera qe kan ndodh dje e qe deshmitaret ende jan gjalle, kjo nuk eshte lufta e Trojes !!
    Shiko videot qe ka sjelle Dydrini me siper , per rrenat e mia apo dezinformacionin tim !

  9. #329
    Asnje qe ka dy grame formim dhe kupton minimalisht se si funksionon kjo bote , nuk i shkon ne mendje, qe Shqiperia ne ate periudhe historike , ka qene kondrapedal skizofrenik dhe ka jetuar jashte zhvillimeve boterore .
    Absolutisht e vertete qe Shqiperia nuk ka jetuar jashte zhvillimeve boterore!
    Mirepo varet se si i ka pare regjimi zhvillimet e asaj kohe dhe cfare ka synuar me gjithe ato levizje gjojaushtarake.

    Une jam mese i bindur se regjimi ka menduar se si te ruaje me cdo kusht vetveten nga nje permbysje dhe kete ai e paraqiste ne publik si nje "permbysje e arritjeve te Shqiperise socialiste".

    Bamatat asokohe, kur u hartuan ato plane, ndoshta je ne nje moshe qe e di se ne cfare kushtesh jetone shqiptari.
    Ishin shkeputur te gjitha marredheniet me strehen vorfnore te quajtur Kine, ishin vrare e internuar qindra e mijera persona nga lufta kudner "armikut" te klases dhe nga lufta brenda llojit, ishin shteruar burimet financiare, ishte mbushur Shqiperia ne kampe dhe burgje, ishin rrethuar kufinjte me disa rradhe tela me gjemba, ishte nje renje totale e prodhimit te brendshem dhe ajo pak qe prodhohej eksportohej qe te bliheshin me to pajisjet per te perfunduar instalimet e disa objekteve te medha qe kishin mbetur ne mes per aresye te nderprerjes se rubinetit kinez, ne fshatra kishte nisur procesi i cmendur i tufezimit te bagetive, neper dyqane nuk gjendej me asgje etj etj.

    Regjimi i gjendur ne kete ngushtesi, mendoi si rrugedalje transferimin e krizes jashte dhe perdori te gjitha mjetet e propagandes per te terhequr vemendjen e shqiptareve nga faktori i vertete i problemeve te brendshme, qe ishte cmenduria e regjimit totalitar dhe izolacionist.

    Me thuaj se cili shtet ne kushte te tilla harton nje plan per sulmimin e Jugosllavise dhe clirimin sipas tyre te territoreve shqiptare nen Jugosllavi! Teresisht propagande!

    Ishte po ai Enver qe ne Kongresin e vitit 1981 dhe ne takimin me zgjedhesit ne vitin 1982, qe deklaronte se "ne jemi prane popujve te Jugosllavise dhe se ne jemi per ruajtjen e teresise territoriale te Jugosllavise"!

    Ishte po ai Enver e po ajo Shqiperi qe kryente 90% te tregetise se jashtme me Jugosllavine!

    Por te flasesh per "aventura" , kur merret "OK"-ei i NATO-s dhe konsesusi i Traktatit te Varshaves per clirimin e tokave te pushtuara shqiptare , me duket pak mendjelehtesi nga ana jote . Sigurisht ne rast se nuk ka dashakeqesi brenda dhe shtremberim me vetedije !
    Nese e ke marre seriozisht kete thenje te shokut Llakaj atehere me vjen keq por kot qe vazhdojme te diskutojme!

    NATO dhe Traktati i Varshaves i paskan dhene leje Shqiperise te sulmoje Jugosllavine! Absolutisht e pavertete!

    Une kam vene re se nihilizmi i trumbetuar me kaq e kaq zhurme dhe financim , pavaresisht se disa shqiptare me te drejte e urrejne Enver Hoxhen per arsye familjare dhe personale (si person) , pasi politikisht per komunizmin te thashe me siper , nuk drejtohet ne thelb kunder Enverit , por kunder shtetit shqiptar te asaj kohe duke futur keshtu percarjen Shqiperi - Kosove aq te deshiruar per serbet dhe qarqet proserbe kudo ! Kur e verteta reale eshte krejt ndryshe !
    Nuk ka vend per nihilizem ketu! Askush nuk e mohon djersen dhe gjakun e atyre mijera shqiptareve qe dhane jeten per nje Shqiperi te lire dhe demokratike, per nje Shqiperi te lire, ne te cilien qyetari te ishte i lire, ku shtypi dhe idete te ishin te lira, ku njeriu mund te votonte lirshem etj.

    Mirepo regjimi ideologjik i instaluar ne Shqiperi qe nga viti 1942, kur ata qe do ta sundonin Shqiperine neser, shpallen armiq ata qe mendojne ndryshe, qysh atehere per mua ne Shqiperi nuk ka patur liri dhe te drejta njerezore, deri ne vitin 1992!

    Enverizmi e pushkatoi fjalen, prone, voten, besimin!

    Cfare duhej te bente me teper ai regjim qe te quhet me plot goje si regjim kriminal dhe antishqiptar dhe se cdo nostalgji per te nuke shte as me shume e as me pak se antikombetarizem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-04-2010 më 13:55

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ky eshte ai rasti qe e permend ti, sikur NATO bombardoi ushtrine shqiptare etj etj.

    http://www.youtube.com/watch?v=5EdjQ...ext=1&index=75
    Duhet ta mesosh se ne ish-doganen e ish-Jugosllavise ne Vermice (nese e ke idene se ku bie), ne breg te liqenit, aty ku kalon nje vije ujendarese ne mes te kufirit, ka qene nje repart ushtarak serb dhe se avionet e NATO-s jane perpjekur te leshojne predhat aty, mirepo fakti qe ai repart ka qene shume afer, ka bere qe shenjestra te gaboje dhe per rrjedhoje eshte bombarduar gabimisht ne brendesi te territorit te Shqiperise.

    Ndersa kjo pamja tjeter eshte ne fshatrat e Tropojes, prane kufirit me Kosoven.

    http://www.youtube.com/watch?v=Ff-by...eature=related
    Pse thua sikur ...? bombat rane mbi objekte te ushtrise dhe mbi bunkere , pavaresisht se gabimisht ! Por une sa me siper e thashe kete fakt , per t'i provuar bashkebiseduesit , fakte mbi prezencen e pjesmarrjen e ushtrise shqiptare ne luftimet ne Kosove dhe jo per tu marre me ngjarjen apo per te "akuzuar" NATO-n ! Une nuk mund te mendoj budallalleqe te tilla dhe te merrem me to !

    Jam shqiptar dhe nuk mund te jem mosmirenjohes ndaj aleatit ! Por kjo mirenjohje nuk me ben te jem i verber, sepse jam prape shqiptar !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 17-04-2010 më 14:09

  11. #331
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Nese e ke marre seriozisht kete thenje te shokut Llakaj atehere me vjen keq por kot qe vazhdojme te diskutojme!

    NATO dhe Traktati i Varshaves i paskan dhene leje Shqiperise te sulmoje Jugosllavine! Absolutisht e pavertete!
    Po ne rast se rezulton me dokumente nje fakt i tille si do ta ndryshoje pastaj komentin tend ?

    Sa per pjesen tjeter te analizes tende , ne nje pjese te madhe , une jam dakort pavaresisht se ti diskuton ne planin politik-ideologjik ! Mos e ngaterro politiken me kombin ! Ta thashe politikat dhe ideologjite jane justifikime , eshte "tagji" qe iu jepet njerezve te thjeshte per t'i motivuar ne mbeshtetje te nje sistemi !

    Ajo qe mbetet pasi merr fund nje politike apo ideologji , eshte stadi , apo gjendja e vete kombit ne krahasim me nje stad perpara !

    Ne planin politik dhe ate ideologjik mua me duket humbje kohe pasi ta thashe qe komunizmi (si organizim politiko shoqeror) ka vdekur ne Shqiperi qe perpara 1990-es per mendimin tim !

    Ndersa ne planin historik une mendoj se gjerat qendrojne krejt ndryshe ! Prandaj mundohem te jem objektiv (kuptohet ashtu si e mendoj une) , sepse eshte historia e vendit tim dhe nuk mundet t'i lejoj vehtes me vetedije te jem i padrejte !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 17-04-2010 më 14:17

  12. #332
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Kam vetëm një gjë për të thënë por natyrisht nuk e vendosim ne, në se ishte në të vërtetë plani për çlirimin e Kosovës apo jo.
    Nëse një plan aq sekret,tregohet me aq detaje,si ka mundësi që nuk tregohet as edhe një arsye e vetme pse u anullua!
    Nuk besoj se NATO do t'i hynte një sulmi duke menduar që të merrte të dhëna nga ne!

  13. #333
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Po ne rast se rezulton me dokumente nje fakt i tille si do ta ndryshoje pastaj komentin tend ?
    Po nese na paraqet dikush nje dokument autentik te arkivave te NATO-s dhe te Traktatit te Varshaves do ta besoja, por nuk mund t'ju besoj fjaleve te shokut Llakaj!

    Pse jo do ta ndryshoja komentin!

    Por nje gje nuk do te mundet te ma ndryshoje askush: Komunizmi si teori dhe praktike ishte nje eksperiment ideologjik qe i solli njerezimit deme kolosale, ndersa enverizmi ishte dhe mbetet nje eksperiment tragjik qe u solli shqiptareve deme kolosale!

    Per mua mjafton vetem ky fakt qe ta urrej me neveri sistemin diktatorial dhe antishqiptar qe instaloi Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo & Co:


    Goditja ndaj deputetëve të opozitës 1945


    Opozita ka dalë hapur si grup i organizuar në mbrojtje të parimeve të demokracisë perëndimore. Ka qenë pikërisht çasti kur ky grup mori nismën për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste.

    Kjo ka ndodhur që në parlamentin e parë të Shqipërisë së pasluftës, i dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit të 1945 dhe që filloi funksionimin në 12 dhjetor të po atij viti. Aftësitë organizuese dhe intelektin interpretues grupi që do të bënte opozitën e parë i shfaqi që në momentet e para të punimeve, pikërisht kur po zgjidhej Kryesia e Asamblesë Kushtetuese, në të cilin ata desh bënë të mundur zgjedhjen e njerëzve të tyre. Por nuk do të kalonin veç tre muaj veprimtari dhe ata do të binin menjëherë në syrin e Enver Hoxhës, i cili i denoncoi nëpërmjet fjalës së njërit prej njerëzve të tij të afërt të asaj kohe, Nako Spirut. Ka qenë pikërisht momenti kur ky grup kishte marrë iniciativën për të penguar miratimin e projektkushtetutës së parë komuniste. Iniciativa e tyre për të ndalur revanshin komunist do t'u kushtonte jetën jo vetëm 17 deputetëve që kishin mundur të hynin në parlament, por edhe shumë bashkëpunëtorëve, duke arritur numrin e 40 vetave.

    Gjithçka mësohet pikërisht në shkrimin e mëposhtëm, të mundësuar nëpërmjet faktesh të grumbulluara nga dosja përkatëse që i përket procesit hetimor të "Grupit të deputetëve", që gjenden në AQSH, si dhe dokumentet që u përkasin punimeve të parlamentit të viteve 1946-1947, të ndodhura po në këtë arkivë.

    Si do ti kundërviheshin Enver Hoxhës?

    Ishte fillimi i prillit të vitit 1946, kur në një mbledhje tjetër të bërë në shtëpinë e Hysen Shehut, nga "Grupi i deputetëve", siç u vetemërua, madje edhe u konsiderua nga opinioni i mëvonshëm grupi që po merrte përsipër të bënte opozitën në parlamentin e parë të Shqipërisë komuniste, është deklaruar se planet e tyre për të rrëzuar Enver Hoxhën së shpejti do të gjenin zbatim. Për këtë, disa anëtarë të grupit, si Riza Dani, Selman Ndreu, Kolë Kuqali etj., pak orë para se të fillonte mbledhja në fjalë, ishin takuar me misionarët e përfaqësisë amerikane në Tiranë. Kështu, sa u mblodhën të gjithë, ata njoftuan për çka kishin biseduar me misionarët e huaj dhe për porositë që kishin marrë prej tyre. Njoftuan se prej tyre u ishin dhënë detyrat që duhej të zgjeronin organizimin e çetave, të fillonin nga aksionet e të përgatiteshin për kryengritje, pasi ata së shpejti do të zbarkonin me forca ushtarake. Konkretisht, gjatë fjalës së tij Riza Dani mësohet të ketë thënë: "Në bisedimin që kemi pasur me misionin amerikan dhe me gjeneralin Hodgson, kemi marrë premtimet se ata së shpejti do të merrnim masa për atë çka kërkonim, vetëm se kërkonin nga ne që të mos zhgënjeheshin".

    Pas shumë orë diskutimesh dhe sugjerimesh, në fund ka folur dhe njeriu me më shumë ndikim i grupit, Shefqet Beja, i cili, si edhe parafolësit e tij, është shprehur: "Zgjerimin e veprimtarisë së çetave dhe udhëzimet që morëm nga anglo-amerikanët për një zbarkim, me të shkuar nëpër qarqe do t'ua thoni shokëve dhe të fillojë një propagandë e gjerë, duke filluar me parrulla të ndryshme". Pas tij ka ndërhyrë deputeti Selaudin Toto, i cili duket se ka pasur një besim të padiskutueshëm te aleatët e tyre antikomunistë të Perëndimit, pasi është shprehur: "Duhet të kemi besim në premtimet që na kanë dhënë anglo-amerikanët, sepse patjetër së shpejti do të kemi një zbarkim dhe do të ndryshojë situata këtu". Pas kësaj mbledhjeje, ku sipas procesverbaleve hetimore të mbajtura nga dëshmitë e vetë personave vetëm pak kohë para daljes së tyre në gjyq, është vendosur edhe për masat konkrete që do të merrnin në interes të një kryengritjeje të pritshme të armatosur, pothuaj të gjithë krerët e "Grupit të deputetëve" shkuan në rrethe për t'u marrë me organizimin.

    Detyrat konkrete

    Ishte korriku i 1946-s kur u mblodhën sërish krerët e organizatës së deputetëve në një takim të planifikuar për realizimin e platformës së tyre politike. Aty u ngarkuan Riza Dani, Faik Shehu dhe Jup Kazazi me detyra konkrete organizuese për të përgatitur ndërhyrjen e aleatëve. Në këtë nismë u vendos që të jepej një vrull i përgjithshëm për të krijuar turbullira në vend. Gjithsesi, më pas ata do të deklaronin për mosbesimin që kishin pasur në iniciativat e veta. Kështu, njëri prej tyre, i njohur me emrin Tefik Deliallisi, gjatë procesit të tij gjyqësor para trupit gjykues do të deklaronte: "Ne dyshonim që me forcat tona të mund t'i futeshim kryengritjes, por vetëm kishim besim në ndihmën e anglo-amerikanëve. Fillimi i kryengritjes ishte vetëm sa për të gjetur pretekst për të ndërhyrë me armë, në mënyrë që të paraqisnim në botën e jashtme se në Shqipëri gjendja është e turbullt…".

    Shënimet e dorës së Enver Hoxhës

    Nuk kaloi as një vit nga koha kur ky grup kishte filluar nga veprimi konkret dhe kur Enver Hoxha konstatoi personalisht, që në muajin e tretë të parlamentit, se diçka po lëvizte pas personit të Riza Danit dhe misionarëve amerikanë. Ky moment kishte qenë diskutimi i bujshëm i Danit, i cili në emër të grupit po kundërshtonte me gjithëfarëlloj argumentesh projektkushtetutën e parë. Pas kësaj, do të vinte mbikëqyrja e deputetëve në mënyrën më të sofistikuar dhe më të rreptë, derisa së fundmi të vinte arrestimi i tyre. Një letër disi e zverdhur dhe e vjetruar nga dhjetëra vitet që kanë rënduar mbi të, qëndron në një nga stendat e Muzeut Historik Kombëtar, në pavionin e gjenocidit komunist, pikërisht në seksionin që u kushtohet deputetëve të opozitës së parë të Shqipërisë komuniste. Mbi të është një shkrim dore më se i zakonshëm, madje pa i respektuar as rregullat elementare të drejtshkrimit. Ajo jep mbylljen e një historie të gjatë të nisur me shumë vrull dhe pasion nga disa intelektualë të njohur të Shqipërisë së atyre viteve. Është pikërisht urdhri pothuajse verbal që vendoste përfundimisht fatin e një pjese të deputetëve të parlamentit të parë shqiptar. Konkretisht në të shkruhet:

    "Rendi i ditës: - Sot, më 14.05.1947, shqyrtimi i çështjes së arrestimit të disa të burgosurve. U muar vendim për arrestimin e 10 deputetëve dhe gjithashtu u muar vendim për arrestimin e Kadri Hoxhës, meqenëse ishte ngjarje urgjente dhe kjo çështje do t'i paraqitej Komitetit Qëndror të PKSh. Partia do të skjarohet në lidhje me këtë për luftën që duhet bërë kundra reaksioneve dhe gjithë elementëve nacionalistë. Duhet të kuptohet se ata që punojnë shtrembër, do të dënohen, ndërsa ata që punojnë drejt
    ndershëm duhet të veçohen. Partia e jonë kërkon të sqarohet proçesi".
    (Poshtë janë firmat e nënshkruara nga Enver Hoxha, Shefqet Peçi, Hysni Kapo dhe Nako Spiru.)

    Gjyqi i opozitës 30 gusht 1947

    Trupi gjykues i caktuar nga Komiteti Qendror i PKSh-së përbëhej:

    Kryetar i tij ishte kolonel Niko Çeta, ish-komunist me formimin e Partisë, kuadër në luftë dhe pas çlirimit ka qenë në organet e punëve të brendshme e të Sigurimit, me arsim fillor dhe me profesion furrxhi.

    Prokuror i çështjes së tyre ishte nënkolonel Josif Pashko, ish-komisar gjatë luftës, ndërsa pas çlirimit me funksione të larta partiake dhe në organet e punëve të brendshme, me profesion arsimtar.

    Anëtarët e trupit gjykues ishin të gjithë besnikë dhe me garanci të larta politike, ish-pjesëtarë e kuadro të luftës.

    Duke shfletuar dosjen hetimore, mes shumë shënimesh me vlerë të madhe historike, në të cilat jepet edhe momenti i zhvillimit të procesit gjyqësor zhvilluar për ta, nëpërmjet pyetjeve të prokurorit dhe deklarimeve që ata kanë bërë para tij, hidhet dritë më shumë për atë të vërtetë historike se iniciativat e para për demokratizim në Shqipëri janë qysh herët. Ja çfarë dëshmon në një nga ato seanca pyetësore të gjyqit që zhvillohet kundër "Grupit të deputetëve", njëri nga përfaqësuesit e këtij grupi i njohur si intelektual i mirëfilltë, që ishte edhe ndër kryesorët, Shefqet Beja.

    Prokurori: - Çfarë pushteti predikonit ju?
    Shefqet Beja: - Ne donim një pushtet me parimet demokratike të Perëndimit.
    (. . . Vijon. . .)

    Kryetari: - Politikën e amerikanëve?
    Shefqet Beja: - Po. Të pëlciste një konflikt ndërkombëtar!
    Prokurori i përgjithshëm Josif Pashko, në fjalën e tij drejtuar trupit gjykues në këtë gjyq të zhvilluar ndaj deputetëve të legjislaturës së parë të Kuvendit Popullor më 30.08 1947, ndër të tjera thekson me forcë: "… Dënimi që ju duhet t'u jepni këtyre, duhet të jetë i rëndë, se të rënda kanë qenë veprat e tyre kriminale, se e madhe ka qenë tradhtia që këta i kanë bërë popullit. Populli ynë e urren tradhtinë dhe prandaj kërkoj nga ju dënimin pa mëshirë...".

    Vendimi

    Më së fundmi pas shumë akuzash dhe kundërakuzash Gjykata e Lartë nxori vendimin nr. 187, datë 27. 9 1947: "…Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik Shqiptar…"

    Dënohen:

    Me vdekje me pushkatim: Selaudin Toto, Irfan Majuni, Enver Sazani, sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agothokli Zhitoni, Abdyl Kokoshi, Selim Kokalari, Beqir Çela, Mehmet Prishtina, Paolo Sogioti, Tefik Delialliasi, Pertef Karagjozi, Shefqet Beja etj., duke përfunduar kjo në shtatëmbëdhjetë të dënuar. Në fund numri i të ekzekutuarve arriti deri në 40 persona, pasi më mbrapa në këtë akuzë u përfshinë dhe ata që u konsideruan "bashkëpunëtorë të deputetëve".

    Ekzekutimi

    Plot një muaj të lidhur në një mënyrë të tillë që nuk mund të lëviznin fare kanë ndenjur të gjithë deputetët e dënuar me vdekje në qelitë e burgut të sigurisë së lartë Nr/313 në kryeqytet në pritje të zbatimit të vendimit të ekzekutimit të tyre. Brenda atij muaji ata u munduan të bëjnë dhe përpjekjet e fundit për të shpëtuar jetën. Kështu sejcili dërgoi në organet më të larta të shtetit dhe kryesisht në Kryesinë e Asamblesë Kushtetuese, antërë të së cilës deri pak kohë më parë se të dënoheshin kishin qenë edhe ata vetë, kërkesat për falje të tyre. Mësohet se ata deri në momentet e fundit nuk i kishin humbur shpresat për falje nga ish kolegët e tyre paralmentarë. Megjithatë ajo nuk u realizua kurrë. Ka qenë një shkresë e nisur në drejtorinë e burgut ku ata ishin të izoluar, e firmosur nga Sekretari i Presidiumit, Sami Baholli e cila u bënte të diutur refuzimin e lutjeve të tyre për tu dhënë mundësinë për të jetuar. Konkretisht ajo shkresë ka mbajtur datën 9 tetor 1947 dhe ka qenë rregjistruar në numrin 180 të rregjistrit të parlamentit të atij viti. Pas kësaj do vinin orët e para të mesnatës së 10 tetorit, kur skuadra e pushkatimit do t'i merrte për t'i çuar në zonën e Malit me Gropa, ku do të ekzekutoheshin që të gjithë. Kështu u mbyll kjo histori e këtij grupi të lindur me shumë bujë dhe që pati një jehonë të jashtëzakonshme, për vetë faktin se mori përsipër të hapte siparin e mendimit ndryshe në pushtetin komunist të painstaluar akoma mirë në Shqipëri.

    PROCES-VERBALI

    Dokumenti sekret, Prokurori Pashko: Si u ekzekutuan deputetët rebelë

    PROÇES - VERBAL – EKZEKUTIMI

    Sot më datën 10. X. 947 0ra 3 para-dite, unë Josif Pashko, i ngarkuar me cilësi Prokuror, i shoqëruar dhe nga ndihmësi Harito Nashi dhe Dr. Major Ibrahim Dervishi, shkuam në burg dhe muarmë në dorëzim të pandehurit të dënuar me vdekje: Shefqet Beja, Riza Alizoti, Sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agathokli Xhitoni, Abdyl Kokoshi, Salim Kokalari, Beqir Çela, Mehmet Prishtina, Paolo Saggioti, Tefik Deliallisi dhe Pertef Karagjozi dhe mbasi u siguruam për identitetin e tyre të shoqëruar dhe nga rojet, shkuam në vendin e caktuar për ekzekutimin e të pandehurave. Mbasi u kënduam vendimin e gjykatës së Naltë Nr/ 187 dt 27. IX. 1947 që dënon të gjithë të pandehurit e naltë-përmendur me vdekje, mbasi u kënduam shkresën e Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr/ 180 të Regj. Dt 9. X. ,947 që refuzon lutjet e tyre për falje dhe mbasi u pyetën dhe thanë flaën e fundit, në bazë të vendimit të naltpërmendur u ekzekutuan.

    Nënshkruar sot më 10. X. ,947
    Prokuror Ndihmës Prokurori Mjeku ligjorë
    Ibrahim Dervishi Josif Pashko Major Ibrahim Dervishi


    Fatos Veliu , Gazeta Shqiptare 05-10-2004
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-04-2010 më 17:19

  14. #334
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    E shikon O Dydrin se si e "dhjet" diskutimin ?
    Duke u marre me politike, mban dy standarte te ndryshme per te njejtin veprim ! Xake Danit , Alizotit na i jep te drejten te perdorin armet , te krijojne dhe ceta te shkelin ligjet dhe te mos quhen kriminele per te rrezuar Enverin dhe kur Enveri i kap i nxjerr ne gjyq dhe i pushkaton na qenka kriminel !!!!????

    Kjo eshte shtysh serisht shqiptaret ne vellavrasje dhe eshte "patriotizem" i madh por i vobekte ndaj kartemonedhes !

    Ndersa per punen e justifikimit politik , nuk e ke punen ne vije ! Po shqiptaret ishin ata qe permbysen me dhune feudo-kapitalizmin ("demokracine" borghese) dhe vendosen komunizmin ("demokracine" popullore) , po shqiptaret ishin ata qe 50 vjet me vone permbysen komunizmin ("demokracine" popullore) dhe rivendosen feudo-kapitalizmin qe kemi sot ("demokracine" borghese) .

    Se cdo te na sjelle e ardhmja e afert apo e larget , kete askush s'e di !

    Por nje gje eshte e sigurt, politika gjithmone te nxjerr zbuluar , ato qe kane vlere jane ato qe mbeten ne shoqeri si produkt i saj !

    Politika eshte quajtur profesion i mashtrimit (ose kurve), pasi ai qe merret me poltike asnjehere nuk ka te drejte perfundimisht ! Eshte ajo puna qe te thash me siper !

    E shikon ? Prandaj mos te te genjeje mendja se ti ke te drejte apo je ne anen e drejte ! Mos e harro ... nje here je permbysur edhe ti (nuk e kam fjalen per ty personalisht por si rryme politike) nga populli shqiptar , madje me arme ne dore ...!!!!???

    Prandaj une nuk i ve faj as Saliut , as Fatosit , as Ilirit , as Edit etj..... se ata mendojne : "ne kurva e kemi qe e kemi emrin dhe namin , perse te mos bejme qejf dhe te pallohemi .....?" Une fajin ua ve shqiptareve qe politkurva arrin t'i percaje dhe t'i terheqe per hunde ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 17-04-2010 më 18:42

  15. #335
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Citim Postuar më parë nga bamatat Lexo Postimin
    Shiko videot qe ka sjelle Dydrini me siper , per rrenat e mia apo dezinformacionin tim !
    Cdo respekt per postimet e Dydrinasit, sa i perket kronikave te kohes nuk kam nevoj per to pasi qe distanca kohore eshte shum e vogel nga ajo cka kam perjetuar e par me 1999 emde kujtesen e kam te fresket!!!

  16. #336
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    bammatat lexom pak me kujdes!
    Une i dashur nuk te urrej ty si person,sepse t'i je vellai im,je bashkqytetar vlonjat,je mbi te gjitha nje djale shqiptar.(Fiksoi mire ne mendje keto qe po te them sot.Do te te argumentoje se ke urrej tek ty me poshte.)Ne ate kohe qe shoku Veli Llakaj paska deklaruar neper tv nje plan te till,une nuk jam ndodhur ne Shqiperi.Qysh prej dt 24/06/99 e gjer tani, une nuk jetuar ne Shqiperi.Ne ate 1/2 viti te 1999 mund te shihej vetem 2 ore TVSH-ja.Keshtu une nuk kam patur mundesi ta degjoje Veliun percka thua ti.Me veshtiresi mezi degjoja zerin e Amerikes dhe nja 1/2 ore lajme per shqiptaret jashte atdheut,i cili vazhdonte akoma.Une edhe babai jot do te kishim marre pjese ne ate lufte dhe sot une mund te mos isha gjalle,sepse gjaku qe do te derdhej do te ishte shume i madh.Ate periudhe(Mars 1981) e kemi perjetuar me shume dhimbje.Shtypjen me dhune te demostratave paqesore te studentve e popullit te Prishtines,put*na Europe e ndoqi duke bere te dy syte qorr e te dy veshet shurdhe.Ishte demonstarta e pare masive antikomuniste e ndodhur ne vendet e lindjes gjersa te vinim tek rrezimi i murit te Berlinit.Ne djelmurise shqiptare te asaj kohe na vlonte gjaku dhe do ta kishim pritur me gezim,sidomos ne labet,megjithese do te ishte nje aventure.Po ne ishim gati te beheshim fli per nje ceshtje aq te madhe.Nuk ta dije moshen por kur degjonim ne TVSh zerin kumbues te Virgjil Kules ne zemrat e mendjet tona thoshim;se erdhi dita e shumpritur,por..... asgje.Ne biseda me miq te mije kemi bere biseda rreth kesaj ceshtje,bile e kemi diskutuar nen ze edhe problemin e clirimit te Kosoves nga serbet.Bile kemi thene le te jete sa te doje cmimi.Ai plan ndoshta ka ekzistuar nuk mund ta ve ne diskutim,por arsyeja qe Enveri dhe lakejt e tij nuk e vune ne zbatim ka qene se kane menduar te fundit.Ajo aventure nqse do te ishte ndermarre do te ishte fundi i pushtetit te tyre.OKB-ja dhe gjithe komuniteti nderkombetar,sidomos USA,Gb,Franca do ta denonin kete si agresion dhe fundi do te ishte nje fiasko per vete Enverin dhe regjimin.Ai ka qene nje moment euforie,por me vone me qetesi llogarite jane bere se cfare fitojme e cfare humbasim.Sot ne kete kohe,shikoje se cpo bene Serbija me nje reputacion te ulet nderkombetar,po atehere??!!!???Pavaresisht se jetonim nen nje regjim te hurit dhe te litarit,ndjenjen e patriotizmit e kishim shume me te forte nga sot.Kjo sigurisht behej nga regjimi per arsyet e veta,per te ndjetur shume gjate ne pushtet. Kur ke te drejt mor djale une te them bravo te qofte,por ndryshe nuk jam nga ata qe te kundervihem se te quajne Hasan apo Hysen.

    Po te ctoje

    Eshte tjeter gje se nuk te pelqen ty dhe ty nuk te vjen mire ! Me vjen cudi se e mban veten dhe per "patriot" ! Po si duket qenke "patriot" me kushte ! Atdheun e dashke vetem kur pelqeke pushtetarin e atdheut !!!!????[/QUOTE]

    Bashke njihemi virtualisht,ndoshta njihemi edhe si qytetare vlonjat nuk i dihet.Mua me mjafton vetem mbiemri jot per te me trguar gjithcka,po nejse.....Une Atdheun nuk dua ashtu sic mendon ti,por e dua gjithmone njesoje,pavaresisht se kush eshte ne pushtet.Une jam ushqyer ashtu sic edhe ti me dashurine per Atdheun qysh femije,qekur fillova te lexoje e te shkruaje gjuhen shqipe,plus bisedat me gjyshrit dhe prindrit e mij.Une Shqiperine nuk e doja se ashtu i pelqente diktatorit apo legenave komunist qe kishim ne lagje,te pisave te Frontit demokralesh,te larove te kshillave te lagjeve e cdo lloje ku*ve tjeter komuniste.Te jemi te drejte ketu,sepse midis ketyre njerezve vegla e rrypa ingranazhesh te PPSH-s kishte edhe burra shume te mire.Sot une ata i pershendes,ulem pi kafe me ta sa here vije ne Vlore;menjefjale i dua dhe i respektoje me shume sepse kane qene burra te ndershem e jo keqberes.Njeri prej tyre ka qene kryetar kshilli lagjeje dhe tjetri nje ish pilot pensionist kryetar FD te lagjes.Nuk me kish lidhur fare puna me ta.Nuk kisha kerkuar as pune e as shtepi prej lagjes,sepse i kisha te garantuara,por thjesht kam gjykuar sjelljet e tyre ne lidhje me te tjeret,me hallexhinjte.Ata nuk e shperdoronin pozitin e tyre per t'ju bere keq njerezve te thjesht,nuk ishin imoral e spiune,nuk e perdornin detyren e tyre per perfitime personale e familjare.Po i kerkove me emra mund te t'i them.Une Shqiperine nuk e dua me shume se ne pushtet eshte kryehajduti Sali Berisha e gjithe larot e tjere qe kane vjedhur e po vjedhin me miliarda.Une nuk e dua Shqiperine si ty njehere per F Nanon(tani e shani jua te,por ai do t'ja fusi hurit te gjate dhe ju do ta doni prape ate) enjehere per Edvinin,kryehajdutin tjeter.Une nuk e dua Vloren per neki Dredhen,per Niko Veizin e per kete imoralin e Terbacit tani,Gjiken.Ti po e do per keta te fundit,sepse rrjedh nga levat e diktatures.Kete e shpreh shume mire me dashurine qe ke per diktatorin.Po ta sjell se cfare thua per te ta shohin edhe njehere forumistet.

    ***
    , se Enveri ka pasur 80 përqind gjëra pozitive dhe 20 përqind negative. Gabimet e sistemit që ai drejtoi ishin, mbyllja totale, lufta e klasave, e mosdhënia e asaj që i takonte gjithkujt sipas mundësive dhe aftësive. Ndërsa gabimi më i madh sipas asaj që unë gjykoj tashmë i qetë, që ai vrau në mënyrë të padrejtë gjithë shokët që bënë luftën, njerëzit kolosë të asaj lufte që sollën çlirimin e Shqipërisë.

    ***
    Si mund te thuhet se enveri kishte 80% pozitiv?Ti je nje enverist i terbuar bashkqytetar!Ti jo pa qellim nuk permend disa gjera qe jane fondamentale per njeriun:
    1-Ai bastard na privoi fjalen e lire si popull.
    2-Ai ishte armik i prones private.Kjo ishte nje e drejte qe iu mohua shqiptarve,bile ajo iu grabit me dhune.

    Ose ti na perdor parulla komuniste te tilla simosdhenia e asaj qe i takonte simbas mundesive e aftesive
    Ne koken tende ke akoma te brumosura idete marksiste-leniniste ku thuhej se ne socializem njerzit duhet te trajtohen ne ate menyre.Te tilla parrulla i kisha degjuar nga diktatori neper fjalime e neper gazeta nga tellallet e tij.
    Perfundimi eshte se ti rrjedh nga nje familje enveriste dhe edukimi qe ke marre jane vetem mesimet e partise dhe te enverit.Bashke ndahemi ketu.Une jam patriot eqe mbaje ne shtepine time flamurin e IQ bej Vlores pa yll,ndersa edhe ti po te njejtin flamur,por i ke shtuar yllin e komunisteve.Sigurisht kjo eshte puna jote.Une nuk te urrej dhe te te kem inat si person!Hiqe nga mendja kete!Bashke mund te debatojme,por pa e fyer njeri tjetrin,ashtu sic ke bere pak kohe me pare.Une nuk kam perfituar as nga ky regjim bashkqytetar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 19-04-2010 më 05:32
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  17. #337
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Nestorp,
    une e di shume mire qe ti e do atdheun tone te perbashket ! Kjo ishte arsyeja perse nuk te mbajta inat apo te pergjigjesha drejtperdrejt ne momentin kur u ndjeva i fyer prej teje ! Kam besimin tek vetja se shqisen e atdhedashurise e kam relativisht te zhvilluar !

    Secili ka te drejten e zotit dhe te ligjit te kete bindjet e veta politike ! Une nuk jam kunder pjesmarrjes se njerezve ne politike dhe aq me pak te atyre qe e di se e duan atdheun ! Por bindjet politike , nuk duhet te na bejne qe historine ta shikojme me syrin politik , sepse pastaj do te gabojme dhe nuk do te njohim te verteten ! Njohja e se vertetes sone na sherben pikerisht neve , per te ardhmen !

    Por ajo qe une shikoj te rrezikshme tek menyra e te berit politike sot ne Shqiperi eshte se nocionet , atdhe , atdhedashuri , patriotizem , tradheti , antishqiptarizem , interesa kombetare etj...etj... shikohen me syrin poltik ???!!!!

    Poltika , nuk duhet te kete asnje fuqi te na e beje kete pune ! Perkundrazi , interesat e kombit tone duhet te na bejne t'i kerkojme llogari politikes per veprimet e saj , qofte klani poltik te cilit it perkasim , qofte ndonje klani tjeter ! Pra per atdheun duhet te jemi bashke !
    Diskutimet qe bejme per keto interesa , nuk duhet kurresesi te sherbejne per ndarjen , fyerjen apo perjashtimin , por duhet te kene frymen e diskutimit te problemit i cili eshte patjeter i perbashket !

    Une mungesen e ketij kendveshtrimi e konstatoj me shume dhimbje , nder shqiptare ! nuk po bejme asnje perpjekje per te "lepire" plaget tona te vjetra dhe te reja qe na hapin perdite !

    Shqiptari ben cudira ! Por nuk e lene te perqendrohet , lere pastaj ta ndihmojne te bashkohet dhe ta orientojne ! Une e kam kete besim por dhe historia jone na e ka provuar , ashtu sic me dhimbje konstatoj se rralle jemi bashkuar !

    Edhe diskutimin e hapur dhe paster , pa fyerje dhe realisht , te problemeve poltike si te se shkuares ashtu edhe ato aktualet i pengon pikerisht mos venia e interesit te atdheut ne plan te pare, por venia e interesit te tribuse apo klanit ! A thua se nuk jemi nje tribu , ajo shqiptare !

    Mire ata qe jane zhyer dhe jane peng i grekut apo i serbit , por neve qe jemi te lire nuk duhet ta kemi kete fryme dhe aq me pak te lejojme keta te ngulin thikat ne trup te atdheut apo ndermjet shqiptareve !
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 19-04-2010 më 11:36

  18. #338
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    bammatat lexom pak me kujdes!
    Une i dashur nuk te urrej ty si person,sepse t'i je vellai im,je bashkqytetar vlonjat,je mbi te gjitha nje djale shqiptar.(Fiksoi mire ne mendje keto qe po te them sot.Do te te argumentoje se ke urrej tek ty me poshte.)Ne ate kohe qe shoku Veli Llakaj paska deklaruar neper tv nje plan te till,une nuk jam ndodhur ne Shqiperi.Qysh prej dt 24/06/99 e gjer tani, une nuk jetuar ne Shqiperi.Ne ate 1/2 viti te 1999 mund te shihej vetem 2 ore TVSH-ja.Keshtu une nuk kam patur mundesi ta degjoje Veliun percka thua ti.Me veshtiresi mezi degjoja zerin e Amerikes dhe nja 1/2 ore lajme per shqiptaret jashte atdheut,i cili vazhdonte akoma.Une edhe babai jot do te kishim marre pjese ne ate lufte dhe sot une mund te mos isha gjalle,sepse gjaku qe do te derdhej do te ishte shume i madh.Ate periudhe(Mars 1981) e kemi perjetuar me shume dhimbje.Shtypjen me dhune te demostratave paqesore te studentve e popullit te Prishtines,put*na Europe e ndoqi duke bere te dy syte qorr e te dy veshet shurdhe.Ishte demonstarta e pare masive antikomuniste e ndodhur ne vendet e lindjes gjersa te vinim tek rrezimi i murit te Berlinit.Ne djelmurise shqiptare te asaj kohe na vlonte gjaku dhe do ta kishim pritur me gezim,sidomos ne labet,megjithese do te ishte nje aventure.Po ne ishim gati te beheshim fli per nje ceshtje aq te madhe.Nuk ta dije moshen por kur degjonim ne TVSh zerin kumbues te Virgjil Kules ne zemrat e mendjet tona thoshim;se erdhi dita e shumpritur,por..... asgje.Ne biseda me miq te mije kemi bere biseda rreth kesaj ceshtje,bile e kemi diskutuar nen ze edhe problemin e clirimit te Kosoves nga serbet.Bile kemi thene le te jete sa te doje cmimi.Ai plan ndoshta ka ekzistuar nuk mund ta ve ne diskutim,por arsyeja qe Enveri dhe lakejt e tij nuk e vune ne zbatim ka qene se kane menduar te fundit.Ajo aventure nqse do te ishte ndermarre do te ishte fundi i pushtetit te tyre.OKB-ja dhe gjithe komuniteti nderkombetar,sidomos USA,Gb,Franca do ta denonin kete si agresion dhe fundi do te ishte nje fiasko per vete Enverin dhe regjimin.Ai ka qene nje moment euforie,por me vone me qetesi llogarite jane bere se cfare fitojme e cfare humbasim.Sot ne kete kohe,shikoje se cpo bene Serbija me nje reputacion te ulet nderkombetar,po atehere??!!!???Pavaresisht se jetonim nen nje regjim te hurit dhe te litarit,ndjenjen e patriotizmit e kishim shume me te forte nga sot.Kjo sigurisht behej nga regjimi per arsyet e veta,per te ndjetur shume gjate ne pushtet. Kur ke te drejt mor djale une te them bravo te qofte,por ndryshe nuk jam nga ata qe te kundervihem se te quajne Hasan apo Hysen.

    Po te ctoje

    Eshte tjeter gje se nuk te pelqen ty dhe ty nuk te vjen mire ! Me vjen cudi se e mban veten dhe per "patriot" ! Po si duket qenke "patriot" me kushte ! Atdheun e dashke vetem kur pelqeke pushtetarin e atdheut !!!!????
    Bashke njihemi virtualisht,ndoshta njihemi edhe si qytetare vlonjat nuk i dihet.Mua me mjafton vetem mbiemri jot per te me trguar gjithcka,po nejse.....Une Atdheun nuk dua ashtu sic mendon ti,por e dua gjithmone njesoje,pavaresisht se kush eshte ne pushtet.Une jam ushqyer ashtu sic edhe ti me dashurine per Atdheun qysh femije,qekur fillova te lexoje e te shkruaje gjuhen shqipe,plus bisedat me gjyshrit dhe prindrit e mij.Une Shqiperine nuk e doja se ashtu i pelqente diktatorit apo legenave komunist qe kishim ne lagje,te pisave te Frontit demokralesh,te larove te kshillave te lagjeve e cdo lloje ku*ve tjeter komuniste.Te jemi te drejte ketu,sepse midis ketyre njerezve vegla e rrypa ingranazhesh te PPSH-s kishte edhe burra shume te mire.Sot une ata i pershendes,ulem pi kafe me ta sa here vije ne Vlore;menjefjale i dua dhe i respektoje me shume sepse kane qene burra te ndershem e jo keqberes.Njeri prej tyre ka qene kryetar kshilli lagjeje dhe tjetri nje ish pilot pensionist kryetar FD te lagjes.Nuk me kish lidhur fare puna me ta.Nuk kisha kerkuar as pune e as shtepi prej lagjes,sepse i kisha te garantuara,por thjesht kam gjykuar sjelljet e tyre ne lidhje me te tjeret,me hallexhinjte.Ata nuk e shperdoronin pozitin e tyre per t'ju bere keq njerezve te thjesht,nuk ishin imoral e spiune,nuk e perdornin detyren e tyre per perfitime personale e familjare.Po i kerkove me emra mund te t'i them.Une Shqiperine nuk e dua me shume se ne pushtet eshte kryehajduti Sali Berisha e gjithe larot e tjere qe kane vjedhur e po vjedhin me miliarda.Une nuk e dua Shqiperine si ty njehere per F Nanon(tani e shani jua te,por ai do t'ja fusi hurit te gjate dhe ju do ta doni prape ate) enjehere per Edvinin,kryehajdutin tjeter.Une nuk e dua Vloren per neki Dredhen,per Niko Veizin e per kete imoralin e Terbacit tani,Gjiken.Ti po e do per keta te fundit,sepse rrjedh nga levat e diktatures.Kete e shpreh shume mire me dashurine qe ke per diktatorin.Po ta sjell se cfare thua per te ta shohin edhe njehere forumistet.

    ***
    , se Enveri ka pasur 80 përqind gjëra pozitive dhe 20 përqind negative. Gabimet e sistemit që ai drejtoi ishin, mbyllja totale, lufta e klasave, e mosdhënia e asaj që i takonte gjithkujt sipas mundësive dhe aftësive. Ndërsa gabimi më i madh sipas asaj që unë gjykoj tashmë i qetë, që ai vrau në mënyrë të padrejtë gjithë shokët që bënë luftën, njerëzit kolosë të asaj lufte që sollën çlirimin e Shqipërisë.

    ***
    Si mund te thuhet se enveri kishte 80% pozitiv?Ti je nje enverist i terbuar bashkqytetar!Ti jo pa qellim nuk permend disa gjera qe jane fondamentale per njeriun:
    1-Ai bastard na privoi fjalen e lire si popull.
    2-Ai ishte armik i prones private.Kjo ishte nje e drejte qe iu mohua shqiptarve,bile ajo iu grabit me dhune.

    Ose ti na perdor parulla komuniste te tilla simosdhenia e asaj qe i takonte simbas mundesive e aftesive
    Ne koken tende ke akoma te brumosura idete marksiste-leniniste ku thuhej se ne socializem njerzit duhet te trajtohen ne ate menyre.Te tilla parrulla i kisha degjuar nga diktatori neper fjalime e neper gazeta nga tellallet e tij.
    Perfundimi eshte se ti rrjedh nga nje familje enveriste dhe edukimi qe ke marre jane vetem mesimet e partise dhe te enverit.Bashke ndahemi ketu.Une jam patriot eqe mbaje ne shtepine time flamurin e IQ bej Vlores pa yll,ndersa edhe ti po te njejtin flamur,por i ke shtuar yllin e komunisteve.Sigurisht kjo eshte puna jote.Une nuk te urrej dhe te te kem inat si person!Hiqe nga mendja kete!Bashke mund te debatojme,por pa e fyer njeri tjetrin,ashtu sic ke bere pak kohe me pare.Une nuk kam perfituar as nga ky regjim bashkqytetar![/QUOTE]
    ----------------------------------------------------------------------------
    Atij djalit tend jurist,mos i jep urrejtjen tende.Ti kur Brari shante vlonjatet si komb ju kundervure(une s'mbaj protokolle).Por kur vjen puna tek EGO te dhjere kombetare ti dhe Brari gjeni gjuhen.Pra ju keni lindur nen keshtjelle,ose katua pulash.
    Dhe kur njerez si puna jote te thone me kane vella(bamatatit) une e kam thiken ne shpine.
    Jam nga lla-katundi sa per dijeni.
    Nuk ke perse jep flamur.
    Futi i domino me Brarin online,apo banoni bashke juve1
    Ndryshuar për herë të fundit nga martini1984 : 19-04-2010 më 12:33 Arsyeja: systemA

  19. #339
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    bammatat lexom pak me kujdes!
    Une i dashur nuk te urrej ty si person,sepse t'i je vellai im,je bashkqytetar vlonjat,je mbi te gjitha nje djale shqiptar.(Fiksoi mire ne mendje keto qe po te them sot.Do te te argumentoje se ke urrej tek ty me poshte.)Ne ate kohe qe shoku Veli Llakaj paska deklaruar neper tv nje plan te till,une nuk jam ndodhur ne Shqiperi.Qysh prej dt 24/06/99 e gjer tani, une nuk jetuar ne Shqiperi.Ne ate 1/2 viti te 1999 mund te shihej vetem 2 ore TVSH-ja.Keshtu une nuk kam patur mundesi ta degjoje Veliun percka thua ti.Me veshtiresi mezi degjoja zerin e Amerikes dhe nja 1/2 ore lajme per shqiptaret jashte atdheut,i cili vazhdonte akoma.Une edhe babai jot do te kishim marre pjese ne ate lufte dhe sot une mund te mos isha gjalle,sepse gjaku qe do te derdhej do te ishte shume i madh.Ate periudhe(Mars 1981) e kemi perjetuar me shume dhimbje.Shtypjen me dhune te demostratave paqesore te studentve e popullit te Prishtines,put*na Europe e ndoqi duke bere te dy syte qorr e te dy veshet shurdhe.Ishte demonstarta e pare masive antikomuniste e ndodhur ne vendet e lindjes gjersa te vinim tek rrezimi i murit te Berlinit.Ne djelmurise shqiptare te asaj kohe na vlonte gjaku dhe do ta kishim pritur me gezim,sidomos ne labet,megjithese do te ishte nje aventure.Po ne ishim gati te beheshim fli per nje ceshtje aq te madhe.Nuk ta dije moshen por kur degjonim ne TVSh zerin kumbues te Virgjil Kules ne zemrat e mendjet tona thoshim;se erdhi dita e shumpritur,por..... asgje.Ne biseda me miq te mije kemi bere biseda rreth kesaj ceshtje,bile e kemi diskutuar nen ze edhe problemin e clirimit te Kosoves nga serbet.Bile kemi thene le te jete sa te doje cmimi.Ai plan ndoshta ka ekzistuar nuk mund ta ve ne diskutim,por arsyeja qe Enveri dhe lakejt e tij nuk e vune ne zbatim ka qene se kane menduar te fundit.Ajo aventure nqse do te ishte ndermarre do te ishte fundi i pushtetit te tyre.OKB-ja dhe gjithe komuniteti nderkombetar,sidomos USA,Gb,Franca do ta denonin kete si agresion dhe fundi do te ishte nje fiasko per vete Enverin dhe regjimin.Ai ka qene nje moment euforie,por me vone me qetesi llogarite jane bere se cfare fitojme e cfare humbasim.Sot ne kete kohe,shikoje se cpo bene Serbija me nje reputacion te ulet nderkombetar,po atehere??!!!???Pavaresisht se jetonim nen nje regjim te hurit dhe te litarit,ndjenjen e patriotizmit e kishim shume me te forte nga sot.Kjo sigurisht behej nga regjimi per arsyet e veta,per te ndjetur shume gjate ne pushtet. Kur ke te drejt mor djale une te them bravo te qofte,por ndryshe nuk jam nga ata qe te kundervihem se te quajne Hasan apo Hysen.

    Po te ctoje

    Eshte tjeter gje se nuk te pelqen ty dhe ty nuk te vjen mire ! Me vjen cudi se e mban veten dhe per "patriot" ! Po si duket qenke "patriot" me kushte ! Atdheun e dashke vetem kur pelqeke pushtetarin e atdheut !!!!????
    Bashke njihemi virtualisht,ndoshta njihemi edhe si qytetare vlonjat nuk i dihet.Mua me mjafton vetem mbiemri jot per te me trguar gjithcka,po nejse.....Une Atdheun nuk dua ashtu sic mendon ti,por e dua gjithmone njesoje,pavaresisht se kush eshte ne pushtet.Une jam ushqyer ashtu sic edhe ti me dashurine per Atdheun qysh femije,qekur fillova te lexoje e te shkruaje gjuhen shqipe,plus bisedat me gjyshrit dhe prindrit e mij.Une Shqiperine nuk e doja se ashtu i pelqente diktatorit apo legenave komunist qe kishim ne lagje,te pisave te Frontit demokralesh,te larove te kshillave te lagjeve e cdo lloje ku*ve tjeter komuniste.Te jemi te drejte ketu,sepse midis ketyre njerezve vegla e rrypa ingranazhesh te PPSH-s kishte edhe burra shume te mire.Sot une ata i pershendes,ulem pi kafe me ta sa here vije ne Vlore;menjefjale i dua dhe i respektoje me shume sepse kane qene burra te ndershem e jo keqberes.Njeri prej tyre ka qene kryetar kshilli lagjeje dhe tjetri nje ish pilot pensionist kryetar FD te lagjes.Nuk me kish lidhur fare puna me ta.Nuk kisha kerkuar as pune e as shtepi prej lagjes,sepse i kisha te garantuara,por thjesht kam gjykuar sjelljet e tyre ne lidhje me te tjeret,me hallexhinjte.Ata nuk e shperdoronin pozitin e tyre per t'ju bere keq njerezve te thjesht,nuk ishin imoral e spiune,nuk e perdornin detyren e tyre per perfitime personale e familjare.Po i kerkove me emra mund te t'i them.Une Shqiperine nuk e dua me shume se ne pushtet eshte kryehajduti Sali Berisha e gjithe larot e tjere qe kane vjedhur e po vjedhin me miliarda.Une nuk e dua Shqiperine si ty njehere per F Nanon(tani e shani jua te,por ai do t'ja fusi hurit te gjate dhe ju do ta doni prape ate) enjehere per Edvinin,kryehajdutin tjeter.Une nuk e dua Vloren per neki Dredhen,per Niko Veizin e per kete imoralin e Terbacit tani,Gjiken.Ti po e do per keta te fundit,sepse rrjedh nga levat e diktatures.Kete e shpreh shume mire me dashurine qe ke per diktatorin.Po ta sjell se cfare thua per te ta shohin edhe njehere forumistet.

    ***
    , se Enveri ka pasur 80 përqind gjëra pozitive dhe 20 përqind negative. Gabimet e sistemit që ai drejtoi ishin, mbyllja totale, lufta e klasave, e mosdhënia e asaj që i takonte gjithkujt sipas mundësive dhe aftësive. Ndërsa gabimi më i madh sipas asaj që unë gjykoj tashmë i qetë, që ai vrau në mënyrë të padrejtë gjithë shokët që bënë luftën, njerëzit kolosë të asaj lufte që sollën çlirimin e Shqipërisë.

    ***
    Si mund te thuhet se enveri kishte 80% pozitiv?Ti je nje enverist i terbuar bashkqytetar!Ti jo pa qellim nuk permend disa gjera qe jane fondamentale per njeriun:
    1-Ai bastard na privoi fjalen e lire si popull.
    2-Ai ishte armik i prones private.Kjo ishte nje e drejte qe iu mohua shqiptarve,bile ajo iu grabit me dhune.

    Ose ti na perdor parulla komuniste te tilla simosdhenia e asaj qe i takonte simbas mundesive e aftesive
    Ne koken tende ke akoma te brumosura idete marksiste-leniniste ku thuhej se ne socializem njerzit duhet te trajtohen ne ate menyre.Te tilla parrulla i kisha degjuar nga diktatori neper fjalime e neper gazeta nga tellallet e tij.
    Perfundimi eshte se ti rrjedh nga nje familje enveriste dhe edukimi qe ke marre jane vetem mesimet e partise dhe te enverit.Bashke ndahemi ketu.Une jam patriot eqe mbaje ne shtepine time flamurin e IQ bej Vlores pa yll,ndersa edhe ti po te njejtin flamur,por i ke shtuar yllin e komunisteve.Sigurisht kjo eshte puna jote.Une nuk te urrej dhe te te kem inat si person!Hiqe nga mendja kete!Bashke mund te debatojme,por pa e fyer njeri tjetrin,ashtu sic ke bere pak kohe me pare.Une nuk kam perfituar as nga ky regjim bashkqytetar!
    [/QUOTE]

    Nestorp,
    gjyshi im kur ishte gjalle , kendonte shpesh ate kengen e Abdylit :

    Abdyl shite pasurine ,
    nje barre flori,
    hipe vaporit e shkove
    per ne Gjermani
    Hyre tek Bismarku brenda,
    u ule ne skami,
    i the -jam nga Shqiperia
    Abdyl Frasheri...

    ndoshta per kete arsye , kur shteti shqiptar filloi shtetezimin e prones private , gjyshua, kur u kthye nga Vishegradi , megjithese u kthye vetem sepse vellezerit e tij dhe kunati kishin rene deshmore, ia fali gjithe ato hektare toke , perfshire shtepine dhe gjene e gjalle shtetit shqiptar ....... dhe nuk i morri asnje qindarke ......

    Kurse sot, mua me ka njohur shteti im, vetem 4 dynymet e shtepise ..... sepse shtetaret mendojne vetem per xhepin e tyre ....

    Desha te them
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 19-04-2010 më 15:25

  20. #340
    Per anetarin bamatat po sjell nje shkrim te publikuar gjate kohes se demonstratave te vitit 1981.

    Shikoje se ne cfare qorrsokaku ishte futur levizja e drejte per Kosoven Republike, pikerisht nga ideologjizimi i saj nga enverizmi.

    Shikoje se cfare drejtimi merr nje levizje per liri dhe te drejta, kur ajo keqperdoret per qellime ideologjike.





    " KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves

    LUFTA E POPULLIT TONË ËSHTË E DREJTË DHE DO TË TRIUMFOJ



    Revista “LIRIA” Nr. 3 , Maj 1981 , nga faqe 1 deri faqe 9.



    Këto kohët e fundit, e tërë Kosova jonë kreshnike ishte arenë e përleshjeve të për*gjakshme midis popullit tonë trim dhe regjimit të urryer të revizionistëve jugosllavë. Të bashkuar si një grusht i vetëm e i pathyeshëm, dhjetëra mijëra punëtorë, fshatarë, studentë, nxënës e intelektualë, burra, gra, pleq e fëmijë, lanë kantierët e tyre të punës, lanë arat dhe bankat, lanë shtëpitë e tyre dhe, me grushta të ngritur, vërshuan si lumë i furishëm e i papërmbajtur nëpër rrugët e pothuajse të gjitha qyteteve të Kosovës. E gjithë Kosova jonë trime u ngrit në këmbë dhe i tregoi edhe njëherë botës se si në të kaluarën e saj të lavdishme edhe sot di t'u përgjigjet armiqve të saj ashtu si i ka hije: me grusht.

    Të tmerruar nga grushti i madhërishëm i popullit, robëruesit revizionistë të Beogradit dhe zagarët e tyre në Kosovë, grisën maskat, pas të cilave fshiheshin, dhe, duke përdorur mjetet dhe armët e tyre të fundit, tanket dhe çizmën ushtarake, treguan fytyrën e tyre të vërtetë fashiste. Pas maskave të çjerra, populli ynë dhe popujt e botës panë lakuriq fantazmat e zeza të Drazha Mihajloviçëve, Çubriloviçëve e Rankoviçëve, të Zogollianëve, Xhafer Devëve e Esat Toptanëve.

    Duke e parë veten të diskredituar kaq keq revizionistët jugosllavë dhe hyzmeqarët e tyre shqiptarë, kanë shpërthyer tani një fushatë të paparë propagandistike me plot e përplot gënjeshtra, falsifikime, shpifje e trillime nga më të poshtrat e më të paskrupulltat. Në këtë mënyrë, ata po orvaten t'ia arrijnë atij qëllimi, që nuk mundën t'ia arrijnë vetëm me terror e me tanke, që ta shuajnë zjarrin e pashuar të lirisë, që po i çon peshë gjokset shqiptare, t'ia mbysin popullit tonë zërin e fuqishëm dhe t'ua fshehin popujve të Jugosllavisë e të gjithë botës të vërtetën rreth Kosovës, rreth gjendjes së saj të mjeruar, rreth luftës së drejtë revolucionare që po bën populli i saj heroik, rreth shkaqeve dhe qëllimeve të saj të vërteta.

    Sipas devizës: "Rrej shumë, se diçka mbetet", revizionistët dhe tradhtarët, duke mohuar edhe ato që vetë i kanë thënë vetëm pak kohë më parë, mundohen të na bindin ne dhe të tjerët se Kosova jonë e mjerë qenka një parajsë e vërtetë, një vend ku kombe e kombësi të ndryshme jetojnë të lirë, të barabartë e të lumtur, në mirëqenie e bollëk të paparë, se pikërisht kjo gjendje "kaq e mrekullueshme" po i pengoka disa forca e grupe "nacionaliste" e "irredentiste", "dogmatike e staliniste", "reaksionare" e "kundërrevolucionare", të cilat, me "parulla demagogjike sociale e nacionale" si dhe me kërcënime, shantazhe e vandalizëm", paskan arritur t'i mashtrojnë e t'i hedhin në greva e demonstrata disa qindra veta dhe kështu paskan prishur vëllazërimin e bashkimin, paskan cenuar integritetin e Jugosllavisë, paskan sulmuar frytet e revolucionit dhe, sidomos, të arriturat e popullit shqiptar, bile edhe paskan dashur të bëjnë "kontrarevolucion"!!!

    Por, nuk ka plaf propagande e demagogjie, që mund ta mbulojë këtë të vërtetë të madhe ashtu si nuk ka as armë e forcë që mund ta mbysë atë. Ajo është e qartë, e thjeshtë dhe e dukshme sa mund ta shohë edhe qorri. Nuk e shohin atë dhe nuk e kuptojnë vetëm ata që nuk duan ta shohin, vetëm ata që para saj i mbyllin sytë me qëllim.

    Revizionistët jugosllavë, me politikën e tyre tradhtare dhe antipopullore i kanë futur masat popullore të të gjithë Jugosllavisë në një gjendje tepër të rëndë. Kriza e përgjithshme dhe e pashërueshme, që ka mbërthyer për gryke Jugosllavinë e po ia zë frymën dhe pakënaqësia e madhe e masave punonjëse që mbretëron kudo në Jugosllavi, dëshmon më së miri se ku çojnë teoritë dhe praktikat kapitaliste që ndjekin revizioni*stët titistë.


    CILA ËSHTË E VËRTETA



    Por, në gjendje veçanërisht të rëndë dhe të padurueshme ndodhet popullsia shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, mbi të cilën ushtrohet një shtypje e shfrytëzim i egër e i shumëfishtë kolonial e kapitalist. Kjo nuk mund t'u fshehet sot as të tjerëve, pa le më ne shqiptarëve, që mbajmë mbi supe pasojat e rënda të një gjendjeje të këtillë.

    Gjithkush i njeh pasuritë e shumta e të pafund të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, gjithkush e njeh edhe prapambet*jen e theksuar të tyre. Gjithkush e di (dhe këtë e pranojnë edhe vetë revizionistët) se Kosova, ashtu si edhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, jo vetëm që nuk po zhvillohet më shpejt se republikat e Jugosllavisë, po përkundrazi diferenca, si në shkallën e zhvillimit ashtu edhe në dinamikën e tij, po shtohet nga viti në vit. Prandaj gjithkush me të drejtë bën pyetjen: Pse ndodh kështu ? Përgjigjja është e qartë dhe atë e di mirë populli ynë, e dinë edhe të tjerët. Ndodh kështu, pse Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi nuk janë të lira, se ato janë një koloni e thjeshtë e republikave jugosllave, se ato janë plaçkë tregu dhe burim i thjeshtë i lëndëve të para dhe i krahut të lirë të punës. Kosova ka pasuri të shumta, në Kosovë derdhet lumë djersa e bijve të saj, por tjetërkush i shfrytëzon ato, tjetërkush pasurohet me to.

    Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj pozite koloniale si dhe e marrëdhënieve kapitaliste në prodhim, është gjendja e mjeruar e popullit shqiptar nën robërinë jugosllave. Këtë gjendje të rëndë e njeh dhe e sheh gjithkush, e kanë pranuar shumë herë edhe vetë krerët revizionistë.

    Prodhimi shoqëror dhe e ardhura kombëtare 3-4 herë më e ulët se mesatarja jugosllave, rreth gjysma e popullsisë analfabete, më shumë se çdo i dhjeti banor në kurbet e akoma më shumë të papunë ,qindra fshatra pa rrymë elektrike, pa rrugë, pa asnjë shitore e pa kurrfarë mbrojtjeje shëndetësore... Këto janë vetëm disa tregues që flasin për gjen*djen e vërtetë të popullit të Kosovës, pa përfshirë këtu viset e tjera shqiptare, ku gjendja është edhe më e rëndë, ku ndaj shqiptarëve ushtrohet një politikë e tillë shoviniste, që e kanë lakmi edhe cionistët izraelitë dhe racistët e Afrikës së Jugut.

    Në Kosovë dhe në viset shqiptare në Maqedoni, Serbi e Mal të Zi shumica e popullsisë, sidomos ajo shqiptare, jeton në skamje, varfëri e mjerim të vërtetë. Një pjesë e mi*rë e popullsisë nuk ka kurrfarë të ardhurash e edhe ata që marrin diçka, ose nuk mund të gjejnë në treg as mallrat më të nevojsh*me të jetës, ose edhe po t'i gjejnë, ato ku*shtojnë aq shtrenjtë (dhe shtrenjtohen çdo ditë) sa nuk mund t'i blejnë dot.

    Me pagën e vogël që merr punëtori (e që është dhjetëra herë më e vogël se ajo që marrin drejtorët, burokratët e funksionarët barkmëdhenj) nuk mund t'i sigurojë familjes së vet as bukën e gojës. Vetëm për një banesë të keqe (se banesat "shoqërore" ndërtoh*en për të tjerët) atyre u duhet të japin së paku gjysmën e pagës, kurse një pjesë të mirë të saj duhet ta japin për taksat, obligimet e kontributet e pafund, me të cilat i kanë ngarkuar...

    Në gjendje aspak më të mirë është edhe fshatari ynë, i cili, në gjendjen tepër të rëndë në të cilën ndodhet bujqësia, nuk ka leverdi të punojë as atë pak tokë, që akoma nuk ia kanë gllabëruar shteti dhe kulakët, sepse, siç thonë fshatarët, dara u del më shtrenjtë se barra. Është pikërisht kjo gjendje e padurueshme që po i detyron fshatarët tanë t'ia mësyjnë në mënyrë masive kurbetit e qytetit, ku i pret i njëjti fat.

    E mjerueshme është edhe gjendja e rinisë sonë shkollore e studenteske. Aq të vështi*ra janë kushtet e tyre të jetës dhe të mësimit sa që nuk mund të krahasohen jo vetëm me ato të shokëve të tyre në Jugosllavi, por as edhe me asnjë vend tjetër. Janë të shum*ta shkollat e fakultetet që zhvillojnë mësimin në kushte që janë jashtë çdo norme shë*ndetësore e pedagogjike. Shumë studentë dhe nxënës po kalbin trupin e tyre të njomë nëpër bodrume të lagështa dhe shtalla të tilla ku nuk jetojnë dot as kafshët. Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe, çmimi i kë*tyre çelive është aq i lartë sa studenti nuk mund ta paguajë as me të gjithë bursën apo kredinë që merr. Nuk janë të pakët stu*dentët e nxënësit që e hanë bukën thatë ose me ndonjë "zdenkë" (copë e vogël djathi) apo ata që hanë bukë të mykur, të sjellë nga sh*tëpia. Prandaj shëndeti i tyre është aq i dobët, prandaj edhe suksesi është aq i pakënaqshëm.

    Por hallet e vuajtjet e të rinjve tanë s' mbarojnë as pas përfundimit të shkollimit. Në krizën e rëndë, në të cilën është mbërthyer Jugosllavia, ata nuk kanë asnjë siguri për të ardhmen. Shumica e të papunëve janë me kualifikime, me shkolla të mesme e të larta, e madje edhe me fakultete të kryera.

    Të pakënaqur punëtorët, të pakënaqur fshatarët, i pakënaqur e i revoltuar i gjithë populli. Në një gjendje të tillë të padurueshme, ku populli është mbështetur për muri, e thika po e prek në asht, mjaftonte një shkëndijë e vogël që të merrte flakë e tërë Kosova. Këtë shkëndijë kaherë të pritur, e ndezën më 11 mars studentët trima të Universitetit të Kosovës. Ata kanë kërkuar shumë herë më parë në rrugë e në forma të ndryshme që të përmirësohet gjendja e tyre e mjeruar, por për ankesat e tyre nuk çau kokën askush. Të ngopur me gënjeshtra e premtime boshe, studentët tanë nuk duruan më, por u bashkuan si një grusht dhe dolën e demonstruan nëpër rrugët e Prishtinës.

    Edhe pse kërkesat dhe parullat e demonstratës së parë ishin kryesisht me karakter social dhe ekonomik, ajo u cilësua si armiqësore dhe jo vetëm që nuk u përfillën fare kërkesat e studentëve, jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për përmirësimin e gjendjes së tyre, por ndaj demonstruesve u përdor dhuna policore. Kjo dhe arrestimet që u bënë, e shtuan edhe më shumë pakënaqësinë dhe revoltën e studentëve, e cila shpërtheu me forcë e vendosmëri edhe më të madhe në demonstratën e 26 marsit. Studentëve në këtë demonstratë iu bashkua edhe një numër jo i vogël i punëtorëve, nxënësve dhe qytetarëve të tjerë. Përveç parullave të mëparshme, në përgjithësi ekonomike e sociale, kësaj here u ngritën edhe kërkesa dhe parulla politike. Demonstrata e 26 marsit ishte më popullore dhe mori edhe më shumë karakter politik.

    Krerët tradhtarë, duke u hequr se gjoja po bisedojnë dhe po merren vesh me studentët demonstrues, arritën t'i mashtrojnë ata dhe të fitojnë kohë për t'u përgatitur më mirë. Gjatë kësaj kohe u mobilizuan jo vetëm forcat e policisë dhe të sigurimit, por edhe ato të ushtrisë, u mbyllën me policë nëpër fabrika e shkolla punëtorët e nxënësit (edhe pse më parë u ishte thënë të dilnin për të "pritur" stafetën), kurse një kordon i fortë policësh dhe agjentësh të armatosur deri në dhëmbë, i rrethoi demonstruesit në lagj*en e tyre dhe i ndau nga masat e tjera popullore që ishin gati t'u bashkohen.

    Me t'i arritur këto qëllime, tradhtarët ndërruan fytyrën dhe filluan menjëherë sulmin e egër mbi demonstruesit. Krerëve tradhtarë të Kosovës iu dukën pak gjithë ajo mizëri e zezë policësh dhe agjentësh të armatosur që u hodhën mbi demonstrues, iu dukën pak edhe repartet e ushtrisë që ishin vënë në gatishmëri dhe kërcënonin demonstruesit edhe me aeroplanë, por thirrën edhe njësi të policisë speciale të Beogradit, për të shfryrë mllefin e tyre shovinist mbi rininë tonë, mbi vëllezërit dhe motrat tona. Dhe xhelatët "udbashë" të Rankoviçit e treguan veten dhe kënaqën jo vetëm vojvodët e tyre në Nish e Beograd, por edhe krerët kuislingë në Kosovë. Në mënyrë të poshtër e tinëzare, këta kriminelë sulmuan studentët tanë të pambrojtur, kur këta ishin shpërndarë dhe ishin kthyer në konvikte, u hodhën gazëra lotsjellëse, trullosëse e helmuese, dhe pastaj u hodhën mbi ta si egërsira dhe bënë masakër të vërtetë. Xhandarët e Beogradit thyenin dyer e dritare të konvikteve, rrihnin egërsisht secilin që gjenin përpara (madje edhe ata pak studentë që nuk kishin mundur t'u bashkoheshin shokëve të tyre), fyenin e shanin në mënyrën më të poshtër jo vetëm motrat dhe vëllezërit tanë studentë, por fyenin e shanin gjithë popullin shqiptar, shanin nënën shqiptare...Rrugaçët e Beogradit shkuan deri atje sa të thyejnë dollapët dhe të plaçkitin edhe ato pak para e plaçka që kishin lënë studentët në dhomat e tyre. Qindra studentëve të gjymtuar e të lënduar rëndë, jo vetëm që nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore, por ata u dërguan ashtu siç ishin drejt e në qeli, ku u rrahën e u torturuan përsëri në mënyrë shtazarake.

    Paria tradhtare e Kosovës jo vetëm nuk bëri asgjë për ta penguar këtë masakër mizore jo vetëm nuk ngriti zërin kundër veprimeve kriminale të çetnikëve të Rankoviçit, por e kërcënoi rininë dhe popullin tonë me masa edhe më të ashpra, po qe se guxojnë e ngritën përsëri. Krerët revizionistë në Serbi e Jugosllavi dhe këlyshët e tyre në Kosovë e mburrën hapur dhunën dhe terrorin që përdorën dhe menduan se masat represive që ata ndërmorën do të ishin, siç thoshin, "një leksion i mirë" për rininë dhe gjithë popullin tonë.

    Se sa u gabuan në vlerësimet e tyre, shovinistët jugosllavë dhe tradhtarët shqiptarë u bindën shumë shpejt. Dhuna dhe terrori i egër fashist jo vetëm nuk frikësoi rininë tonë të zjarrtë dhe popullin tonë trim, por përkundrazi, e shtuan edhe më shumë pezmin dhe urrejtjen e tyre ndaj armiqve dhe tradhtarëve. Benzina që iu hodh zjarrit që kishte shpërthyer, sigurisht që nuk do ta shuante atë, por do ta shtonte edhe më tepër. Dhe kështu ndodhi. Kupa e pakënaqësisë dhe revoltës ishte mbushur edhe më parë, por tani, pas dhunës që u përdor ndaj rinisë, ajo nuk zinte më. Në këmbë u ngrit i gjithë populli. Demonstrata e greva të shumta shpërthyen anë e kënd Kosovës. Demonstruesit hodhën parullën: "PUNETORË, STUDENTË, FSHATARË, JEMI NJË E TË PANDARË!" dhe ashtu u bë. Dhjetëra mijëra punëtorë, fshatarë, studentë, nxënës, zejtarë e intelektualë u bashkuan si një trup i vetëm në një bllok të fuqishëm e të paparë. Edhe në përvojën tonë u vërtetua ajo që mëson marksizëm-leninizmi se, kur energjitë e pashtershme të rinisë bashkohen me luftën revolucionare të klasës punëtore dhe masave të tjera popullore, nuk ka forcë në botë që mund ta mposhtë luftën e tyre.

    Me gjithë masat e jashtëzakonshme që ndërmorën dhe me gjithë mungesën e organizimit e përgatitjeve të nevojshme të demonstruesve, forcat policore nuk mundën ta ndalin armatën e madhe të popullit që mbushi rrugët e pothuajse të gjitha qyteteve të Kosovës.

    Ditën e 1 prillit, nga të gjitha anët e Prishtinës, lumenj të mëdhenj demonstruesish, duke çarë përmes reve të gazit lotsjellës, plumbave dhe bajonetave, u derdhën në qendrën e qytetit, u bashkuan dhe formuan aty një det të madh e të paparë. Pamja që mori qendra e Prishtinës sonë heroike ishte vërtet madhështore. Nuk mund të shihej aty asgjë tjetër përveç kazmave, lopatave e çekanëve që ngriheshin kërcënueshëm para selisë së tradhtarëve të Kosovës, përveç grushteve të fuqishëm të më se 20 mijë demonstruesve të të gjitha moshave e profesioneve, që ish*in bashkuar në një grusht të vetëm e kolosal. Nuk mund të dëgjohej aty asgjë tjetër përveç korit madhështor të popullit që kumbonte në të gjithë qytetin, përveç brohoritjeve të fuqishme:



    "KUSHTE PËR STUDENTËT"



    "KUSHTE PËR PUNETORËT"



    "ÇMIMEVE, STOP"



    "DUAM PUNË"



    "KTHENI KURBETÇINJTË"



    "MJAFTË SHTYPJE E SHERYTEZIM"



    "POSHTË ROBERIA *– RROFTË LIRIA"



    "LIRONANI SHOKËT"



    "KËRKOJMË LLOGARI"



    "TË BURGOSURIT KOSOVARË KTHENI NË KOSOVË"



    "TREPÇA ËSHTË JONA"



    "KOSO*VA ËSHTË JONA"



    "KOSOVA - KOSOVARËVE"



    "KOSOVA - REPUBLIKË"



    "DUAM VETEVENDOSJE"



    "TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI NJË"



    "JEMI SH*QIPTARË, S'JEMI JUGOSLLAVË"



    "MARKSIZËM-LENINIZEM" etj., etj.



    Grushti i fuqishëm i popullit dhe kërkesat e tij të drejta u kallën tmerrin armiqve dhe tradhtarëve, të cilët pa asnjë paralajmërim, pa asnjë përpjekje për t'u marrë vesh me popullin që kërkonte të drejtat e veta, por që kërkonte edhe llogari e përgjigje për ato që kishin ndodhur më parë, iu përgjigjën popullit me një sulm tjetër akoma më brutal e më çnjerëzor se ato të mëparshmet. Kundër popullit duarthatë e të pambrojtur, në mesin e të cilit kishte edhe gra, pleq e fëmijë, udhëheqja e Jugosllavisë "socialiste", "humane", e "demokratike" urdhëroi sulmin jo vetëm me kërbaç e gazëra lot*sjellëse, trullosëse e helmuese, por edhe me armë të zjarrit. Gjatë tërë natës së 1 - 2 prillit, banorët e Prishtinës dhe të një sërë qytetesh të tjera, dëgjuan të shtëna të pandërprera armësh që zbrazeshin mbi trupat e njomë dhe të uritur të bijve e bijave të popullit. Rrugët e shumë qyteteve kosovare e skuqën me gjak, por populli ynë heroik nuk u frikësua. Ai i hapi dyert dhe i strehoi bijat e bijtë e tij luftëtarë, u dha bukë, kripë e zemër e ua lidhi plagët. Populli e kuptoi atë natë edhe më mirë se kush ishin armiqtë e tij të vërtetë dhe kush ishin bijtë e tij të vërtetë.

    Krerët revizionistë në Beograd dhe sidomos hyzmeqarët e tyre në Kosovë e dinin mirë se ç' zihej atë natë në zemrën e popullit e dinin se pezmi dhe zemërimi i grumbulluar kaherë do të shpërthente të nesërmen me forcë edhe më të madhe, prandaj futën në lojë edhe kartën e tyre të fundit: vunë në veprim ushtrinë, tanket dhe aviacionin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosën orën policore. Jo vetëm burgjet, por edhe stadiumet u mbushën me të burgosur, kurse konviktet e nxënësve dhe të studentëve u mbushën plot e përplot policë të ardhur nga Serbia dhe viset e tjera të Jugosllavisë. Më shumë se kaq nuk mund të bënte Jugosllavia e Titos, nuk ka bërë as Jugosllavia e kralëve, nuk ka bërë as Gjermania e Hitlerit, nuk po bën as Kili i Pinoçetit. Por as këto masa fashiste nuk e trembën popullin e pamposhtur të Kosovës kreshnike dhe rininë e tij të kuqe. Ata që kishin menduar se me tanke e aeroplanë mund t'i frikësojnë bijtë e shqipes, u mashtruan keq. Ajo që ndodhi më 2 prill, duhet të jetë mësim i mirë për çdo armik dhe tradhtar. Në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës, atë ditë punëtorët nuk dolën në punë, nxënësit nuk shkuan në mësim por dolën masovikisht në demonstrata të reja, u ngritën barrikada forcave të ushtrisë dhe të policisë armike dhe u përleshën me to me heroizëm të paparë. Në këmbë ishte i madh e i vogël. Përballë tankeve e mitralozave, po*pulli tundte grushtin e tij të fuqishëm. Pothuajse të gjitha dyert e shtëpive ishin të hapura për bijtë e nënave. Dora e madhe e popullit u sillte vazhdimisht bukë e ujë luftëtarëve të tij. Infermierë dhe mjekë mantel dhe zemërbardhë të spitalit të Prishtinës u sillnin pa ndërprerë ushqime, fashë e barëra demonstruesve, u mjekonin dhe u lidhnin plagët trimave dhe trimëreshave... Kishin arsye ata oficerë e ushtarë të huaj që kapnin kokën dhe fërkonin sytë. Bijat e bijtë e Kosovës kreshnike, duarthatë po zemër zjarrtë, ua hapnin gjoksin plumbave të armikut, hidheshin edhe mbi tanke. Djemtë petrita të Kosovës dhe vajzat e saj shqiponja, e veshën përsëri xhamadanin e Mic Sokolit, Selam Labit dhe Vojo Kushit, i treguan edhe një herë botës se vërtet të gjithë shqiptaret e shqiptarët janë Shotë Galica e Mic Sokola.

    Demonstratat që shpërthyen anë e kënd Kosovës u shuan në gjak. Qindra bij e bija të popullit u vranë, u plagosën dhe u lënduan rëndë, por lufta e drejtë e popullit për të drejta e liri nuk u shua. Në përkrahje të kërkesave të drejta të popullit, në shumë qytete të Kosovës shpërthyen greva e demonstrata të tjera, kurse vëllezërit tanë në kurbet organizuan dhe po vazhdojnë të organizojnë demonstrata të fuqishme dhe mitingje të shumta proteste nëpër vendet e ndryshme të botës. Populli ynë po e vazhdon luftën e tij në forma të ndryshme, dhe do ta vazhdojë atë deri në realizimin e plotë të kërkesave dhe aspiratave të tij,deri në fitoren e tij të plotë.



    JO RINIA, POR TRADHTARËT JANË PLEHU I KOSOVËS



    Fytyrën e vërtetë të armiqve të tij, robëruesve revizionistë dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë, populli ynë e ka njohur edhe përpara, por ngjarjet e fundit në Kosovë e kanë bërë që t'i njohë ata edhe më mirë. Edhe ata që kanë qenë të mashtruar dhe kanë pasur ndonjë iluzion ndaj krerëve të Kosovës, tani e kanë kuptuar qartë se kush janë ata, kujt i shërbejnë dhe për kënd punojnë e luftojnë ata. Me qëndrimin e tyre frikacak, kapitullues dhe krejtësisht antipopullor e antishqiptar, krerët tradhtarë dëshmuan edhe një herë se ata mbrojnë interesat e armiqve të popullit, tek të cilët janë të shitur, dhe jo aspak interesat e popullit, të cilin e kanë tradhtuar dhe e kanë shitur.

    Këta sahanlëpirës jo vetëm që nuk përkrahin luftën e drejtë të popullit, jo vetëm që nuk përkrahën asnjë nga kërkesat e tij të ligjshme, por përkundrazi, morën hapur anën e armiqve më të urryer të popullit tonë, u bënë bashkautorë të forcave më të zeza rankoviçiane në veprimet e tyre mizore.

    Hyzmeqarët besnikë të të huajve dhe armiq si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Dushan Ristiqi, Ali Shukriu, Asllan Fazlija etj., jo vetëm që u dalluan në masat e egra që u ndërmorën kundër rinisë dhe popullit tonë, por po tregohen shumë të zellshëm edhe në fushatën propagandistike që revizionistët jugosllavë kanë shpërthyer në të gjithë Jugosllavinë për t'i dënuar demonstratat e Kosovës dhe kërkesat e tyre.

    Të hutuar e të sekëlldisur, duke u djersitur e duke shkumbëzuar, këta altoparlantë të bindur të shovinistëve të Beogradit, në deklaratat dhe fjalimet e tyre të pafund, nuk lanë gjë pa thënë kundër rinisë sonë, sidomos asaj studenteske, që "me demonstratat e tyne armiqësore" paskan pasur për qëllim "me e damkosë popullin shqiptar", "me e prishë vllaznimin dhe bashkimin", "me thye izllogat e me vjedhë mallin"!!!

    Këta prefektë anadollakë të tipit të Qazim Mulletit, me fjalimet e tyre gjysma shqip e gjysma serbokroatisht, akoma pa u tharë gjaku rinor që u derdh, akoma pa i varrosur dhjetëra djem e vajza që i vranë mizorisht, u munduan të na bindin se bijat e bijtë e popullit genkan "rrugaqë", "nacionalistë" e "reaksionarë", se ata qenkan "agenta të të tjerëve", se rinia e pastër e Kosovës qenka "plehu i Kosovës" !!

    Jo, tradhtarë, i përgjigjemi ne, gjithë populli, Fadil Hoxhës dhe bandës së tij. Bijat dhe bijtë e Kosovës kreshnike nuk e kanë damkosur dhe nuk e damkosin as sot kombin e popullin shqiptar, ata nuk janë "huliganë" e agjentë të të huajve, por janë bijtë më të mirë e më besnikë të popullit, ata nuk janë plehu i Kosovës, por floriri i Kosovës, janë lulëkuqja më e bukur e Kosovës. Jo rinia, po tradhtarët e njollosin popullin shqiptar. Jo rinia, po tradhtarët janë agjentë të të huajve. Jo rinia, por tradhtarët janë plehu i Kosovës..

    Më kot çirren dhe shkumbëzojnë tradhtarët duke thënë "rinia është e jona", "rinia do të jetë me ne" etj. Jo, rinia revolucionare e Kosovës kurrë nuk ka qenë e tradhtarëve dhe e armiqve të saj; kurrë nuk ka qenë me ta, nuk është sot dhe as që do të jetë ndonjëherë. Rinia e kuqe e Kosovës ka qenë, është dhe do të jetë e popullit dhe me popullin. Ajo ka zgjedhur rrugën e saj të vetme, rrugën që i tregon marksizëm-leninizmi, rrugën që i kanë lënë amanet mijëra yje të pashuar, që derdhën gjakun për liri e socializëm të vërtetë, rrugën që ia lanë amanet edhe dëshmorët e demonstratave të fundit, që ranë me heroizëm për të mos vdekur kurrë.

    Nuk ka forcë në botë që mund ta largojë rininë e Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga kjo rrugë e lavdishme.

    Propaganda revizioniste në Jugosllavi dhe Kosovë mundohet t'i paraqesë demonstratat e grevat e Kosovës si gjoja "vepër diversioniste të forcave armiqësore të brendshme e të jashtme", të cilat "me organizim mjeshtëror" dhe "me parulla demagogjike" ia paskan arritur "t'i mashtrojnë masat dhe t'i hedhin në luftë"!

    Në këtë mënyrë revizionistët jugosllavë e shërbëtorët e tyre shqiptarë duan t'i fshehin shkaqet e vërteta që e shtynë popullin të ngritet në greva e demonstrata. Ata e dinë mirë se këto shkaqe janë në pozitën e vështirë dhe të pabarabartë të Kosovës dhe popullit të saj, në shtypjen e shfrytëzimin e egër dhe të shumëfishtë që ushtrohet mbi masat e saj punonjëse, në mungesën e një sërë të drejtash dhe lirish kombëtare e demokratike, në pakënaqësinë e madhe që mbretëron kudo dhe që po shtohet çdo ditë, por i fshehin ato, sepse pikërisht ata dhe politika e tyre janë shkaktarë të një gjendjeje të këtillë dhe rrjedhimisht edhe të demonstratave e të grevave që u bënë në Kosovë. Po të mos ishte kjo gjendje kaq e vështirë dhe populli të jetonte vërtet i lirë e i lumtur, siç duan të thonë ata, atëherë asnjë forcë e brendshme as e jashtme nuk do të mund ta nxirrte popullin në rrugë, sado që të përdornin "parulla demagogjike". Përse nuk po bëhen greva e demonstrata në Shqipërinë socialiste, ku populli jeton vërtet i lirë dhe i lumtur, por bëhen sidomos në vende të tilla borgjeze, fashiste ose revizioniste si Spanja, Italia, Jugosllavia, Turqia, Polonia etj.?

    Në çdo fjalim e artikull rreth demonstra*tave thuhet se "masat u mashtruan nga parullat demagogjike që u hodhën", por nuk thuhet se pse ato parulla na qenkan "demagogjike" dhe, deri sa qenkan të tilla, si u bë që populli të jetë aq "mendjelehtë" (siç e quajtën tradhtarët) sa jo vetëm që përkrahu që në fillim parullat e kërkesat e demonstruesve, por po i përkrah ato edhe tani,bile akoma më me forcë? Është interesant të dihet gjithashtu, përse krerët revizionistë e kalemxhinjtë e tyre nuk i zënë fare në gojë edhe parullat e tilla të demonstruesve si "DUAM PUNË", "KTHENI KURBETÇINJTË", "ÇMI*MEVE, STOP", "LIRONANI SHOKËT", "TË BURGOSURIT KOSOVARË, KTHENI NË KOSOVË" etj.? Pse ata nuk po e shpjegojnë "karakterin demago*gjik dhe armiqësor" edhe të këtyre parulla*ve dhe pse nuk i zgjidhin këto probleme të mëdha, në mënyrë që "forcat armiqësore" të mos mund t'i "mashtronin" masat herëve të tjera?

    Duke i paraqitur demonstratat dhe grevat e fundit në Kosovë si vepër të grupeve e forcave të ndryshme të organizuara, revizionistët u bëjnë atyre një nder të madh, e madje edhe të tepruar. Pararoja e organizuar në Kosovë, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë, pa dyshim që kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë lëvizje revolucionare, por, duhet thënë hapur se detyrën e saj në organizimin dhe udhëheqjen e masave, ajo ka qenë dashur dhe ka mundur ta kryente edhe më mirë. Grevat dhe demonstratat në Kosovë, më shumë se të organizuara ishin spontane. Ato nuk janë dhe nuk mund të ishin vepër e askujt tjetër, por e vetë popullit të saj heroik. Ai është iniciatori, udhëheqësi dhe organizatori kryesor.

    Këtë të vërtetë të madhe e dinë mirë edhe revizionistët e tradhtarët, dhe pikërisht kjo i tmerron ata. Pikërisht këtë të vërtetë të rëndësishme duan ta fshehin ata, kur ngjarjet e fundit në Kosovë ua mveshin "forcave reaksionare, dogmatike e staliniste".

    Është për t'u theksuar edhe qëllimi tjetër i poshtër i krerëve dhe kalemxhinjve revizionistë, të cilët, edhe pse e dinë mirë orientimin e shëndoshë marksist--leninist të rinisë dhe të demonstruesve, edhe pse e dinë sigurisht se gjatë gjithë demonstrata*ve brohoritej pa ndërprerë e nga të gjithë për marksizëm-leninizmin, për socializmin e vërtetë dhe internacionalizmin proletar, mu*ndohen t'i paraqesin demonstratat e Kosovës si vepër edhe të reaksionit antikomunist shqiptar. Duke qenë të bindur se mbeturinat e reaksionit zogist, ballist etj., nuk kanë pothuajse kurrfarë influence në popullin e sidomos në rininë e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara me shqiptarë, revizionistët mundohen ta bindin popullin tonë se pikërisht këta reaksionarë qëndronin në krye të demonstratave dhe jo bijtë e popullit, komunistët, revolucionarët dhe patriotët e vërtetë. Në këtë mënyrë ata orvaten t'i shkëpusin masat popullore nga pararoja e tyre komuniste dhe revolucionare që në të vërte*të, siç treguan ngjarjet e fundit, janë një dhe të pandarë. Propaganda e tillë e posht*ër është edhe një shërbim i mirë i revizio*nistëve për reaksionin antikomunist shqip*tar, i cili është shumë i interesuar për të krijuar bindjen se ai është akoma gjallë dhe se ka ende ndikim në popullin shqiptar.

    Duke folur për demonstruesit, tradhtari Fadil Hoxha tha se i njeh ata që nga lufta, se gjatë luftës ata paskan qenë bashkëpunë*torë të okupatorit fashist, kurse pas luftës qenkan "agenta" të agjencive të huaja të spiunazhit, "armiq jo vetëm të Jugosllavisë por edhe të Shgipërisë" etj.,etj. Lind pye*tja: a thua nuk e di Fadil Hoxha se shumica e demonstruesve janë të rinj që kanë lindur pas luftës, prandaj s'ka pasur si t'i njohë në luftë, se edhe ata demonstrues që kanë qenë në luftë, nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të okupatorit, por kanë qenë partizanë, ndo*shta edhe në aradhën e Fadil Hoxhës? Paska harruar vallë Fadil Hoxha se kriminelët dhe emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, e për të cilët flet ai, janë strehuar pikërisht në Kosovë, se pikërisht nga Kosova e Jugoslla*via i kanë nisur ata Dushan Mugosha e Rankoviçi për të vrarë kuadro të Partisë, gra e fëmijë në Shqipërinë socialiste, në kohën kur në Kosovë UDB-ja famëkeqe bënte kërdinë mbi shqiptarët. Fadil Hoxha dhe shokët e tij këto edhe mund t'i "harrojnë", por populli nuk i harron kurrë. Prandaj populli nuk ma*shtrohet nga shpifjet dhe trillimet e tradhtarëve, sado që të hiqen ata si "luftëtarë" të rrallë dhe "burra të ngritun shyptarë".

    Nuk pi ujë as përpjekja për t'i paraqitur ngjarjet e Kosovës si vepër të superfuqive imperialiste dhe demonstruesit si përkrahës të njërës apo tjetrës superfuqi. Agjentë të superfuqive janë revizionistët jugosllavë, që gjithmonë u kanë shërbyer atyre dhe po u shërbejnë edhe tani me propagandën që po bëjnë rreth demonstratave, dhe jo populli i Kosovës e bijtë e tij, të cilët jo vetëm s`kanë pasur as iluzionin më të vogël ndaj ty re, por i kanë konsideruar gjithmonë dhe i konsiderojnë edhe sot si armiq të tyre, si armiqtë më të mëdhenj të popujve, të revolucionit dhe të socializmit.



    KUSH PO E NXITË NACIONALIZMIN?



    Ajo që bie në sy më së shumti në fushatën e gjerë propagandistike që ka shpërthyer në të gjithë Jugosllavinë kundër demonstratave të Kosovës, kundër demonstruesve e madje e*dhe kundër të gjithë popullit tonë, janë a*kuzat e shumta për "nacionalizëm", "irreden*tizëm", "separatizëm" e madje edhe për "shovinizëm shqiptaromadh". Pa hyrë në argumen*timin e asaj që thonë, revizionistë dhe tradhtarë të shumtë, që nga më të mëdhenjtë e deri te më të vegjlit, çirren me të madhe se gjoja demonstratat paskan pasur për qëllim të nxisin nacionalizmin dhe shovinizmin sh*qiptar, të mbjellin mosbesim, përçarje dhe urrejtje ndërnacionale në Kosovë dhe Jugos*llavi, të prishin vëllazërimin e bashkimin e tyre dhe gati sa s'thonë se demonstruesit paskan dashur ta pushtojnë gjithë Jugoslla*vinë!!.

    Po vallë, ç' nacionalizëm e ç' shovinizëm kishte në grevat dhe demonstratat që bëri populli ynë në Kosovë? Ç' nacionalizëm e ç' shovinizëm ka në parullat kundër papunësisë, kurbetit e ngritjes së çmimeve? Ç' kishte nacionaliste e shoviniste në kërkesën e drej*të për kthimin në Kosovë të të burgosurve kosovarë, ose në kërkesën gjithashtu të drejtë që Kosova dhe viset e tjera shqiptare të çlirohen nga zgjedha koloniale,që Krahi*nës së Kosovës t'i jepet statusi i Republi*kës në kuadër të Federatës Jugosllave? Ç'e keqe u erdhi popujve jugosllavë në Kosovë e Jugosllavi nga demonstratat që u bënë dhe ç'të keqe do t'u sillte atyre realizimi i kërkesave të drejta të demonstruesve? Asnjë, absolutisht asnjë të keqe. Lufta e studentëve, e punëtorëve dhe e gjithë popullit të Kosovës për të drejta e liri, jo vetëm që nuk drejtohet aspak kundër popujve ,jugosllavë, jo vetëm që nuk u sjell atyre asgjë të keqe, po përkundrazi, ajo e ndihmon në mëny*rë të drejtpërdrejtë luftën që bëjnë edhe punëtorët dhe masat e tjera punonjëse jugo*sllave për të drejta e socializëm. Aq më shumë kjo vlen për pakicat serbe, malazeze, turke etj. në Kosovë, të cilat lirinë e ty*re nuk mund ta shohin në shtypjen dhe robë*rimin e popullit shqiptar, por përkundrazi, në lirinë e tij të plotë.

    Populli shqiptar, në historinë e tij të gjatë ka vuajtur shumë nga pushtuesit e hu*aj, gjithmonë ka luftuar kundër shovinistë*ve e zullumçarëve të huaj, por ai vetë kurrë nuk ka qenë pushtues, kurrë nuk ka qenë shovinist e zullumçar ndaj të tjerëve. Ai kur*doherë ka ditur të bëjë dallimin mes popuj*ve të tjerë, me të cilët ka jetuar në miqë*si e fqinjësi të mirë, dhe krerëve të tyre shovinistë, kundër të cilëve ka luftuar pa mëshirë. Jo vetëm në Luftën Nacionalçlirim*tare, por edhe në luftën patriotike të Azem Bejtës e Isa Boletinit, populli ka dënuar çdo lloj dhune e zullumi ndaj pjesëtarëve të pafajshëm të kombësive joshqiptare.

    Shovinistë e zullumçarë nuk kanë qenë ku*rrë as të parët tanë, aq më pak mund të je*në bijtë e tyre që po rriten e edukohen me librat e Marksit dhe të Leninit në gji. Kjo u vërtetua edhe në ngjarjet e fundit në Kosovë. Gjatë demonstratave jo vetëm që nuk u hodh asnjë parullë kundër popujve të tjerë, po përkundrazi, më se një herë u the*ksua qartë dallimi mes popujve jugosllavë e krerëve të tyre shovinistë dhe revizionistë.

    Gjatë demonstratave jo vetëm që nuk u dëm* tua popullsia joshqiptare, por pati edhe se*rbë, malazez, turq, romë etj. që iu bashkuan grevave dhe demonstratave, ose u solidari*zuan me to, strehuan demonstruesit, u dhanë bukë dhe ua lidhën plagët.

    Populli shqiptar i Kosovës është patriot, por jo, kurrë, shovinist. Shovinistë janë ata që e kanë robëruar atë, e kanë copëtuar dhe e mbajnë me dhunë nën zgjedhë, e jo po*pulli ynë që lufton për të drejtat dhe liri në e tij, pa u rënë më qafë të tjerëve. Sho*vinistë janë ata që sjellin polici, ushtri e tanke të huaja në Kosovë, ata që vrasin, gjy*mtojnë, rrahin e poshtërojnë popullin, e jo ata që ngrenë zërin dhe grushtet kundër një mizorie të tillë. Përçarjen dhe urrejt*jen e rrezikshme ndërnacionale nuk e nxit populli i Kosovës dhe rinia e tij, por udhë*heqja revizioniste në Jugosllavi e në Koso*vë, e cila, duke shtrembëruar të vërtetën rreth Kosovës dhe luftës së saj të drejtë, orvatet të nxitë një frymë antishqiptare kudo në Jugosllavi. Jo ne, por revizionistët jugosllavë kanë nxitur dhe po nxisin konflikte ndërnacionale në mënyrë që t'i bëjnë masat punonjëse të harrojnë problemet e tyre të mëdha ekonomike e sociale, për të lënë në plan të dytë luftën e tyre klasore kundër shtypjes dhe shfrytëzimit kapitalist.

    Por, popujt e Jugosllavisë dhe klasa e ty re punëtore nuk do të lejojnë të bien në kurthin ku duan t'i hedhin revizionistët. Ar*mik i tyre nuk është dhe nuk do të jetë ku*rrë populli shqiptar që lufton për lirinë e tij, por borgjezia revizioniste që i shtyp e i shfrytëzon edhe ata egërsisht. Lirinë e socializmin e vërtetë, ata do t'i arrijnë vetëm nën parullën leniniste: "PROLETARË TË TË GJITHA VENDEVE DHE POPUJ TË SHTYPUR, BA*SHKOHUNI “.



    RROFTË REPUBLIKA SOCIALISTE E KOSOVËS



    Populli shqiptar në Jugosllavi edhe më parë, në forma e rrugë të ndryshme, ka kërku*ar zgjidhje të drejtë të çështjes së tij kombëtare, ka kërkuar që atij t'i njihet e d*rejta për të vendosur vetë për fatin e tij.

    Për këtë të drejtë ka luftuar me shekuj shqiptari. Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera të banuara me shqiptarë u ngrit në Luftën antifashiste Nacionalçlirimtare, i bindur se pas fitores së saj, edhe ai do të fitonte të drejtën për të qenë i lirë dhe i pavarur. Udhëheqja e atëhershme e PKJ-së dhe vetë Titoja, më se një herë ki*shin shpallur se pas luftës do ju njihnin dhe garantonin lirinë të gjithë popujve brenda ku*fijve të Jugosllavisë së vjetër, edhe popu*llit shqiptar, të drejtën për vetëvendosje dhe shkëputje. Por, pas luftës, ata jo vet*ëm nuk e garantuan këtë të drejtë por e sh*kelën atë me gjak. Ata që guxuan ta kërkoj*në këtë të drejtë të ligjshme dhe të premtuar, u shpallën armiq, u vranë, u ndoqën dhe u burgosën. Tjetërkush vendosi për fatin e popullit tonë të robëruar. Dihet botërisht se në Mbledhjen e AVNOJ-it,ku u vendos edhe për fatin e popullit shqiptar dhe të tokave të tij, që fuqitë e mëdha imperialiste pa*drejtësisht i kishin ndarë nga shteti shqip tar dhe i kishin lënë nën zgjedhën e Serbi*së dhe Malit të Zi, nuk kishte asnjë deleg*at shqiptar.

    Megjithëkëtë, revizionistët dhe tradhtar*ët thonë se populli ynë paska shprehur vetë vullnetin e tij që të jetë kështu siç është. Ç' vullnet i çuditshëm! Shqiptarët që rrojnë në tokat e tyre (dhe përbëjnë aty shumicën absolute të popullsisë) paskan dashur dhe paskan shprehur vullnetin (për hatër të Ti*tos e Rankoviçit!) jo vetëm të mbeten në kuadrin e Jugosllavisë, por edhe të copëtohen një pjesë në Kosovën autonome, një pjesë në Maqedoni, një në Serbinë e ngushtë dhe një pjesë tjetër në Republikën e Malit të Zi'. (Mjerisht ishin larg Kosovës Kroacia e Sllovenia, se sigurisht edhe atyre "do t'u takonte" ndonjë copë toke shqiptare!)

    Por vallë a mund t'u besojë kush përrallave të tilla, a mund të mashtrojnë kënd ato? Jo, ato jo vetëm nuk shiten tek asnjë shqiptar, por nuk shiten as te popujt jugosllavë dhe as te popujt e botës.

    Nëse populli i Kosovës paska vendosur ve*të që të jetë kështu si është dhe nëse ai e paska lidhur fatin e tij me Jugosllavinë me LKJ-në dhe me Titon, atëherë pse ai nuk gë*zon të drejtën për vetëvendosje, që Kushte*tuta e Jugosllavisë u siguron popujve të t*jerë? Pse të mos i lejohet që të vendosë vetë për fatin e tij, kur ai, siç thonë revi*zionistët, "dashka të jetë kështu siç është" Është e qartë se të gjitha që thonë revizi*onistët jugosllavë për "vëllazërim-bashkim*in", për "barazinë" e "bashkëjetesën", për "zgjidhjen e drejtë, bile ideale, të çësht*jes kombëtare" s' janë tjetër veçse demago*gji, veçse një rrenë e madhe.

    Thuhet se në Jugosllavi "çështja kombëta*re është zgjidhur në mënyrë marksiste", bile kryerevizionisti Tito, për "kontributin e madh" që paska dhënë në këtë fushë, është shpallur edhe doktor nderi, për ironi, pikërisht në Universitetin e Kosovës! Por, vall ç' ka marksiste në zgjidhjen që revizionist*ët i kanë bërë çështjes kombëtare në .Jugos*llavi, zgjidhje që ndryshon fare pak nga "zgjidhja" që i kishin bërë asaj kralët e Jugosllavisë së vjetër.

    "Gjithë kombeve, theksonte Lenini, duhet t'u njihet e drejta që të shkëputen lirisht dhe të formojnë një shtet të pavarur. Mohimi i kësaj të drejte dhe mos marrja masave që ta garantojnë zbatimin e saj në praktikë, do të thotë përkrahje e politi*kës së pushtimeve dhe të aneksimeve". (V.l. Lenin, Vepra të zgjedhura. Vëll .ll ,f. 49l )

    Kështu thoshte Lenini i madh, por krejt ndryshe veprojnë revizionistët titistë, të cilët jo vetëm që nuk i lejojnë popullit shqiptar në Jugosllavi të drejtën për shkëpu*tje, siç kishin premtuar gjatë luftës, por e shtypin me dhunë dhe tanke edhe kërkesën e tij të drejtë për të fituar republikën e tyre në kuadrin e Jugosllavisë.

    Kërkesa e ligjshme e popullit tonë të ro*bëruar për të dalë nga zgjedha e huaj dhe për të fituar statusin e republikës, u vle*rësua nga udhëheqja revizioniste e Beograd*it e nga sahanlëpirësit shqiptarë si "armi*qësore" "nacionaliste" e "irredentiste", si "reaksionare" e "kundërrevolucionare". Por, vallë ku qëndron karakteri "armiqësor", "reaksionar" e "kundërrevolucionar" i kësaj kërkese të popullit? Shqiptarët në Jugosllavi jetojnë në tokat e tyre që janë një territ*or i përbashkët (pavarësisht se të tjerët e kanë ndarë atë siç kanë dashur) dhe përbëj*në shumicën dërmuese të popullsisë, ata ka*në një gjuhë, një të kaluar historike, një formim shpirtëror; ata janë një popull dhe një komb. Për nga numri i popullsisë dhe ma*dhësia e territorit ku ata jetojnë (dhe ka*në jetuar brez pas brezi), shqiptarët në Jugosllavi bëjnë jo më pak por sa rreth 3 re*publika si ajo e Malit të Zi; pse atëherë, ata nuk paskan të drejtë të kenë Republikën e tyre të federuar ?

    Propaganda revizioniste e akuzon parullën "Kosova - Republikë!" se gjoja ajo nxit na*cionalizmin, separatizmin e shovinizmin, thua se në Jugosllavi nuk paska republika të tjera! Sipas kësaj del se të gjithë ata popuj që kërkojnë vetëvendosje, e të mos f*lasim për shkëputje, qenkan "nacionalistë" e "shovinistë", del se "nxitës" i nacionalizmit dhe shovinizmit paska qenë edhe Lenini i madh, i cili shkruante:

    "Të akuzosh përkrahësit e lirisë së vetë*vendosjes, domethënë të lirisë së shkëpu*tjes, se inkurajojnë separatizmin, është po aq absurde dhe po aq hipokrite, si të akuzosh përkrahësit e lirisë së shkurorë*zimit se inkurajojnë shkatërrimin e lidh*jeve familjare. Ashtu si ngrihen në shoqërinë borgjeze kundër lirisë së shkurorëzimit mbrojtësit e privilegjeve dhe të shi*tjes së gruas, në të cilat mbështetet ma*rtesa borgjeze, po kështu edhe mohimi që i bëhet në një shtet kapitalist lirisë së vetëvendosjes, domethënë, lirisë së shkë*putjes së kombeve, s'është veçse mbrojtje e privilegjeve të kombit sundues dhe e metodave policore të qeverisjes në dëm të metodave demokratike". (Po aty, faqe 108)

    Krerë të ndryshëm e "teoricienë" jugosllavë dhe sidomos "politikanë" e "koka të më*dha të shkencës" në Kosovë, mundohen ta bi*ndin me çdo mënyrë popullin tonë se ai ësh*të krejt i lirë, i barabartë, i pavarur dhe bile edhe i privilegjuar, se autonomia që ka Kosova, nuk ka kurrfarë dallimi nga republika etj., etj. Interesant popull ky yni! Je*ton në "liri" e "barazi" të plotë dhe nuk i sheh ato! (Kështu nuk shihte ai as "lirinë" dhe "qytetërimin" që i kishte siguruar atij dikur fashizmi!) Jo, revizionistë, tradhtarë e kalemxhinj të tyre, kudo që të jeni! Populli ynë nuk është injorant, siç kujtoni ju, sa të gënje het aq lehtë sa që të zezës t'i thotë e ba*rdhë, që robërisë, shtypjes e shfrytëzimit t'i thotë liri e barazi. Jo'. Populli ynë po e sheh gjendjen e tij të vërtetë, po e sheh shtypjen, shfrytëzimin dhe diskriminimin e egër që ushtrohet ndaj tij, po e sheh edhe mohimin e të drejtave më elementare kombëtare e demokratike, prandaj edhe po e ngrit grushtin. Revizionistët mund të thonë ç' të duan për lirinë, por, siç thoshte Lenini, nuk mund të ketë për një kombësi liri më të madhe sesa liria e shkëputjes, liria për të formuar një shtet kombëtar të pavarur. Edhe sikur gjithçka tjetër të ishte në rregull, mungesa e kësaj të drejte dhe lirie do të thotë edhe mungesë ose kufizim i të gjitha të drejtave dhe lirive të tjera.

    Po të jetë se statusi i autonomisë qenka e njëjta gjë me statusin e Republikës, siç po thuhet shpesh, atëherë përse nuk realizohet kërkesa e popullit të Kosovës për Repu*blikë, edhe pse për të po derdhet gjak? Se çfarë është, në të vërtetë, "autonomia" që ka Kosova, se sa është ajo në fakt subjekt i pavarur i Federatës dhe sa është në duart e kosovarëve, dëshmuan më së miri ngjarjet e fundit në Kosovë. Karakteri revolucionar o*se reaksionar i një kërkese kombëtare, siç mëson marksizëm-leninizmi, qëndron në fakt*in nëse realizimi i saj do ta ndihmonte ose do ta pengonte zhvillimin e përgjithshëm të atij populli, nëse do ta ndihmonte ose do ta pengonte çështjen e revolucionit dhe të so*cializmit. Cili është ai që mund të thotë (dhe të mos gënjejë) se çlirimi nga zgjedha koloniale nuk do ta ndihmonte zhvillimin e përgjithshëm dhe çështjen e socializmit, jo vetëm në Kosovë dhe në viset e tjera shqip*tare, por edhe në të gjithë Jugosllavinë.

    Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Stane Dolanci tha në mes të tjerash, se Republika e Kosovës do të ishte shkatërrim i Jugosllavisë, dhe këtij avazi po i bihet e*dhe në shumë artikuj e fjalime të tjera, duke paraqitur shkatërrimin e Federatës Jugo*sllave edhe si qëllimin kryesor të demonstratave të Kosovës?

    Pikëpamjet e këtilla rreth çështjes kombëtare Lenini në kohën e tij i hidhte poshtë me vendosmëri, kurse autor*ët e tyre i quante "maskarenj" dhe "socialshovinistë". Në veprën e tij "Mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje", Lenini u përgjigjej kështu pikëpamjeve të këtilla:

    “Z. Kokoshkin kërkon të na bindë se njoh*ja e se drejtës së shkëputjes shton rrezikun e "shkatërrimit të shtetit". "Kjo ësh*të pikëpamja e xhandarit Minrecov, me devizën e tij: 'Kape e mos e lësho'. Nga pikëpamja e demokracisë në përgjithësi ndo*dh pikërisht e kundërta: njohja e së dre*jtës për shkëputje e pakëson rrezikun e shkatërrimit të shtetit ". (Po aty, faqe 107)

    Shteti Jugosllav dhe çdo shtet tjetër shumëkombësh ka rrezik të shkatërrohet jo duke u dhënë popujve të shtypur lirinë, por duke ua mohuar atë, duke ua mohuar të drejtën që ata të vendosin vetë për fatin e tyre, duke u përpjekur për t'i mbajtur ata me dhunë në zgjedhën koloniale. Edhe sikur robëria e Kosovës të ishte shtylla që e mban Jugosllavi në dhe po të jetë se vënia në vend e padrejtësive që i janë bërë dhe po i bëhen popu*llit tonë do të thoshte shkatërrim i shtet it jugosllav, atëherë del se ky farë shteti do të shkatërrohet patjetër dhe do të duhej shkatërruar, pasi është ndërtuar keq, pasi është ngritur në dëm të lirisë së popujve të tjerë.

    Duke i mbrojtur "zgjidhjet" që i kanë bë*rë çështjes kombëtare të Kosovës fuqitë e mëdha imperialiste dhe qarqet monarkiste të Serbisë e Malit të Zi, revizionistët jugos*llavë shkelin me të dy këmbët mësimet e ma*rksizëm-leninizmit mbi çështjen kombëtare. "Politika e Marksit dhe e Engelsit në çë*shtjen irlandeze, thekson Lenini, ka dhë*në shembullin më të madh që ka edhe sot një rëndësi praktike të pashoqe për mëny*rën se si duhet të sillet proletariati i kombeve shtypëse kundrejt lëvizjeve kombëtare - ka dhënë një paralajmërim kundër "zellit servil" me të cilin mikroborgjez*ët e të gjitha vendeve, të të gjitha ngjyrave dhe të gjitha gjuhëve shpejtojnë ta cilësojnë si utopik çdo ndryshim të kufi*jve të shteteve që janë krijuar me anë të forcës dhe me anë të privilegjeve të çif*ligarëve dhe të borgjezisë së një kombi". (Po aty, faqe 128)

    Me qëllim të armiqësimit të popujve jugo*sllavë me popullin tonë, klika shoviniste e Beogradit mundohet t'i paraqesë demonstrat*at e Kosovës dhe sidomos kërkesën për repu*blikë si "sulm të drejtuar kundër popullit serb, malazez, maqedonas dhe popujve të tjerë të Jugosllavisë". Po për këtë qëllim, re*vizionistët kanë organizuar nëpër qytete të ndryshme të Jugosllavisë edhe tubime e pro*testa nën parullën shoviniste: "zhivot damo Kosovo ne damo!" (Jetën e japim - Kosovën s'e japim!). Por, kralët e rinj të Beograd*it dhe ata që u shkojnë pas atyre duhet ta dinë mirë se Kosova nuk është çiflig i tyre dhe i askujt në botë. Kosova është e Kosovarëve dhe vetëm kosovarët kanë të drejtë të vendosin për fatin e saj.

    Kërkesa e drejtë e popullit tonë për ta hequr qafe zgjedhën koloniale, jo vetëm që nuk drejtohet kundër interesave të masave popullore në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi,po përkundrazi, ajo është edhe në interes të tyre, prandaj edhe duhet ta përkrahin. Robërimi i popullit tonë, jo vetëm nuk u sjell asgjë të mirë popujve jugosllavë, po për*kundrazi, siç e ka shpjeguar Engelsi, është fatkeqësi e madhe për një popull robërimi, nga ana e borgjezisë së tij, i një populli tjetër.

    "Krejt pavarësisht nga çdo frazeologji 'intcrnacionaliste' dhe 'humanitare' për 'drejtësi kundrejt Irlandës' - shkruante Marksi, duke folur për dënimin që i sill*te revolucionit në Angli robërimi i Irla*ndës, - interesi i drejtpërdrejtë absolut i klasës punëtore angleze kërkon prishjen e lidhjes së saj të tanishme me Irlandën". "Klasa punëtore angleze nuk do të mund të bëjë as*gjë deri sa të mos ketë shpëtuar nga Irlanda... Reaksioni anglez në Angli, i ka rrënjët në robërimin e Irlandës". (Kursivi është i Marksit)

    Këtë të vërtetë pa dyshim që do ta kupto*jnë proletariati dhe popujt jugosllavë duke ndjekur traditat internacionaliste të Dimitrije Tucoviqit, Kosta Novakoviqit e Miladin Popoviqit, do të mbajnë qëndrim të drejtë ndaj luftës së drejtë të popullit tonë për liri, e nuk do të lejojnë që të mashtrohen dhe të bëhen rezervë e borgjezisë së tyre, të njohur për shovinizmin e saj të theksuar antishqiptar.



    Parulla "RROFTË REBUBLIKA SOCIALISTE E KOSOVES" është e drejtë, prandaj edhe përkrahet nga çdo shqiptar i ndershëm. Kërkesën e tij të ligjshme për Republikë nuk mund t'ia shuajë popullit tonë asnjë lloj propagande e frazeologjie, sado e ashpër ose kërcënue*se që të jetë, ashtu siç nuk mund t'ia shu*ajnë as masat e egra të dhunës e terrorit, as plumbat dhe tanket e diktaturës revizio*niste. Për realizimin e kësaj të drejte të ligjshme, populli ynë trim e patriot do të luftojë pa marrë parasysh asnjë sakrificë, deri sa në Kushtetutë të shohë të shkruar: REPUBLIKA SOCIALISTE E KOSOVËS.



    KRIMINELËT AKUZOJNË PËR VANDALIZËM


    Me qëllim të diskreditimit të rinisë dhe të gjithë popullit tonë, propaganda revizi*oniste në Jugosllavi dhe në Kosovë nuk po lë gjë pa shpifur e trilluar kundër demons*truesve. Sipas asaj që thonë qarqet revizi*oniste, demonstratat nuk i bëri populli, po "nja 200-300 rrugaçe ,studentë të dobët e punëtorë të këqij", të cilët nuk paskan pasur asnjë qëllim tjetër, pos "të shkaktojnë in*cidente e gjakderdhje, të shkatërrojnë pro*nën shoqërore, të thyejnë shitoret dhe të vjedhin mallin". Ata jo vetëm që i paskan "detyruar njerëzit me dhunë që të dilnin në demonstrata", por edhe paskan "vënë përpara fëmijë me qëllim që organet policore të mos mund të shtien mbi ta"!!! Ç`shpifje e ç' trillime të poshtra! Me qëllim që ta fshehin të vërtetën që po i tmerron, udhëheqja më e lartë revizioniste në Jugosllavi e Kosovë detyrohet, të shpifë në mënyrë kaq naive e të paskrupullt, të gënjejë kaq hapur e për qi*elli sa vërtet bëhet jo vetëm idiote, por edhe qesharake. Në këtë mënyrë revizionist*ët përpiqen të gënjejnë të tjerët, por gënjejnë veten. Gënjeshtrat e tyre janë aq naive e fëmijërore, sa nuk mund ta mashtrojnë as*kënd.

    Jo vetëm populli i Kosovës që e ka parë e njeh mirë të vërtetën, por edhe çdo i hu*aj që kurrë nuk ka dëgjuar për Kosovën dhe nuk ka asnjë ide për popullin dhe rininë e saj, nuk mund të besojë shpifje e trillime të tilla. Çdokush mund të bëjë pyetje: Si është e mundur që disa qindra "huliganë" të bëjnë, gjatë një muaji rresht, greva e demonstrata të njëpasnjëshme, bile në të gjithë Kosovën? Si ia arritën disa "rrugaqë" që të nxjerrin "me dhunë" masat në demonstrata, kurse revizionistët, me gjithë dhunën e pre*sionet që vërtet ushtrojnë mbi masat, me gji*thë organet e shumta që kanë dhe me gjithë demagogjinë e tyre të njohur, nuk ia arrit*ën të nxjerrin popullin në mitngjet që or*ganizoheshin (me një numër të vogël filloristësh) për të "pritur" stafetën, pikërisht ato ditë kur bëheshin edhe demonstratat?

    Me*që shumica dërmuese e demonstruesve paskan qenë të mashtruar dhe meqë rinia dhe gjithë populli i Kosovës qenka me krerët "politi*çarë" të Kosovës, atëherë, përse nuk dolën këta "burra" që t'i bindin masat se janë mashtruar dhe të "demaskonin" karakterin "ar*miqësor" dhe "kundërrevolucionar" të demon*stratave dhe parullave të tyre, por dhanë urdhër që të grihen me automatikë edhe nje*rëzit që paskan qenë "të mashtruar"? Si nuk u mjaftoi krerëve kosovarë gjithë ajo poli*ci, gjithë ai sigurim e gjithë ai sistem i "vetëmbrojtjes shoqërore", për të qetësuar "një grusht demonstruesish" (aq më tepër kur populli, siç thonë ata, jo vetëm që nuk i paska përkrahur, por edhe i paska "pështy*rë" dhe iu paska "kundërvënë edhe fizik*isht" !? Si nuk u mjaftoi as gjithë ajo polici që sollën nga Serbia, por u detyruan të fusin në veprim edhe ushtrinë me tanke e a*vionë, të shpallin gjendjen e jashtëzakon*shme dhe të vendosin orën policore?! Si ndo*dhi që demonstruesit të shtien në njësitë e policisë dhe policia të mos shtjerë në demonstrues, e megjithatë nga demonstruesit të mbesin shumë të vrarë e të plagosur me ar*më të policisë?...

    Është e qartë se demonstratat ishin popu*llore, se me demonstruesit ishte i gjithë populli, se populli kishte dalë të kërkonte në mënyrë paqësore të drejtat e tij, ndryshe nuk do të ndaheshin aq lehtë armiqtë që gu*xuan ta sulmojnë me armë popullin e paarma*tosur. Gjithkush e sheh se me zhurmën e ma dhe që bëhet rreth gjoja brutalitetit dhe vandalizmit të demonstruesve, bëhen përpje*kje për të fshehur brutalitetin dhe vandalizmin më shumë se fashist të diktaturës revizioniste, për t'ua hedhur demonstruesve fa*jin e përgjegjësinë për dhunën e paparë që përdor, për gjakun që u derdh.

    Natyrisht, në demonstrata të tilla të më*dha popullore, ndodh të bëhet edhe ndonjë veprim i nxituar, i pamatur dhe i panevojshëm. Edhe në demonstratat e fundit, nuk përjashtohet të jetë bërë ndonjë veprim i ti*llë, por karakteristikë e përgjithshme e demonstratave të Kosovës ishte rregulli, durimi, pjekuria dhe gjakftohtësia shembullore. Populli kishte dalë në demonstratë dhe jo në kryengritje, ai kërkonte të drejta e li*ri, dhe jo gjakderdhje, prandaj ai edhe ngri ti parullën "PA DEMTIME!", "PA INCIDENTE!", dhe vërtet, pothuajse asnjë dëm, asnjë incident nuk u bë nga ana e demonstruesve para se të sulmoheshin nga policia. Nuk do të bëheshin kurrë dëmet që u bënë, nuk do të derdhej as gjaku që u derdh, sikur ndaj popu*llit demonstrues të mos përdorej që në fillim dhuna policore dhe, sidomos, sikur të mos ndërhynte policia e huaj, e cila me veprim*et e saj shoviniste të padëgjuara bëri që jo vetëm populli, por edhe policët kosovarë të përlesheshin me ta.

    Është e vërtetë se në demonstrata dhe si*domos në ato të fundit,kishin dalë edhe një numër i madh fëmijësh, por ky fakt nuk i pengoi aspak korbat gjakatarë që të derdhin mbi ta breshëri plumbash e bombash trullosë se dhe lotsjellëse. Këto veprime çnjerëzore e kriminale, të denja vetëm për fashistët gjakatarë, propaganda revizioniste, tani po mundohet t'i arsyetojë duke shpifur në mënyrë të poshtër sikur demonstruesit gjoja i paskan nxjerrë me dhunë fëmijët në demonst*rata, me qëllim që të fshihen pas tyre edhe kështu të mbrohen nga plumbat e policisë jugosllave! Edhe sikur kjo të ishte e vërtetë përsëri nuk mund të arsyetohet vrasja masi*ve e popullit, por, në të vërtetë, të gjitha ato që thuhen rreth mbrojtjes me fëmijë ja*në gënjeshtra, shpifje e trillime të udhëheqjes revizioniste në Jugosllavi e në Kosovë.

    Revizionistët dhe tradhtarët shpresuan se me këtë shpifje të ulët i ranë shejit, por, as kjo nuk u ndezi. Populli ynë e di mirë se demonstruesit, jo vetëm që nuk i nxorën fë*mijët me dhunë në demonstrata, por përkund*razi, ata ishin në hall se si t'i ndalnin fëmijët e tyre që u hidheshin në grykë mit*ralozëve dhe tankeve të armikut, që i gjua*nin ata me gurë dhe u ngritnin barrikada,e*dhe pse përreth tyre vërshëllenin plumbat. Bijtë e Kosovës trime jo vetëm nuk u mbroj*tën me trupa fëmijësh, po përkundrazi, u ha*pën gjoksin plumbave të armikut dhe ranë duke mbrojtur gratë, fëmijët, popullin me he*roizëm të paparë. Ata që e kanë parë këtë heroizëm dhe solidaritet të pashembullt të rinisë sonë të kuqe, nuk mund të mos kenë thënë: "Lumë Kosova ç'brez po rrit!"

    Vandalistë e brutal, mizor e kriminal, në të vërtetë, ishin veprimet e policisë fashiste dhe të UDB-së rankoviçiane, që usht*ruan mbi popullin tonë gjithë atë dhunë e terror të paparë. Përgjegjës për atë që ndodhi në Kosovë janë ata krerë revizionistë e tradhtarë, qofshin në Beograd apo në Kosovë qofshin shqiptarë ose joshqiptarë, që urdhëruan shuarjen me gjak të demonstratave, ata që sollën në Kosovë policinë e Serbisë e të Jugosllavisë për të gjakosur, rrahur e poshtëruar popullin tonë, ata armiq e tradhtarë që sollën në Kosovë ushtrinë, tanket dhe a*viacionin e luftës për të shtruar popullin tonë, për të tmerruar edhe foshnjat në djep për të shkretuar rrugët dhe arat tona ata që e bënë Salvador të dytë Kosovën tonë të bukur. Ata janë përgjegjës për të gjitha a*to që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Kosovë ata janë përgjegjës për gjakun që u derdh, dhe pa dyshim për këtë, një ditë, do të ja*pin llogari para popullit.

    Revizionistët titistë bënë shumë zhurmë kundër socialimperialistëve sovjetikë kur ata dërguan ushtri dhe tanke gjoja për "ndihmë internacionaliste", në Çekosllovaki e Afganistan dhe po bëjnë edhe tani kundër p*laneve të tij për të ndërhyrë në Poloni, du*ke u çjerrë me të madhe për "të drejtën e secilit popull që t'i zgjidhë vetë problem*et e veta, pa asnjë ndërhyrje e përzierje të të tjerëve. Pse, tani, këta "njerëz të paqes" dhe "kundërshtarë të dhunës e agres*ionit" nuk e lanë popullin e Kosovës t'i zgjidhte vetë problemet e veta, por u shpejtuan të sjellin këtu tanket dhe ushtrinë e tyre? Përgjigjja është e thjeshtë: sepse e*dhe këta, si carët e Kremlinit, janë agresorë e hegjemonistë, kurse ajo që flasin ësh*të thjeshtë një demagogji. Dhe për të qenë ironia edhe më e madhe, pikërisht këta gja*katarë e akuzojnë popullin dhe rininë koso*vare për brutalitet, dhunë e vandalizëm !!



    ZËRI I POPULLIT ZËRI I SË VËRTETËS



    Në kohën kur propaganda revizioniste dhe një pjesë e shtypit reaksionar botëror kishin shpërthyer një fushatë të paparë shpif*jesh, trillimesh e dezinformimesh të paskrupullta rreth Kosovës dhe demonstratave të saj, "Zëri i Popullit", organ i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, botoi artikullin: "Pse u përdor dhuna polico*re e tanket kundër shqiptarëve në Kosovë?", i cili me argumente të shumta dhe të pakun*dërshtueshme, hidhte dritë mbi të vërtetën rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë, rreth shkaqeve të vërteta që detyruan popullin tonë të robëruar të ngrihet në greva e demon*strata, rreth qëllimeve e kërkesave të vër*teta të tyre. Me anë të këtij artikulli, Shqipëria socialiste ngriti fuqishëm zërin në mbrojtje të popullit tonë të robëruar e të luftës së tij të drejtë, dënoi ashpër dhunën dhe terrorin barbar që u ushtrua mbi ne dhe riafirmoi edhe një herë qëndrimin e saj të drejtë marksist-leninist si ndaj popull*it shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi, ashtu edhe ndaj popujve të Jugoslla*visë.

    Jehona që pati ky artikull në popullin tonë ishte e jashtëzakonshme dhe e paparë ndonjëherë. Pothuaj se s'ka mbetur shqiptar që të mos e ketë lexuar ose dëgjuar fjalën e ngrohtë të Nënës Shqipëri dhe të mos ketë thirrur nga zemra: "Të falemnderit, Nënë!"

    Populli ynë u bind edhe një herë se "Zëri i popullit" është vërtet zë i popullit, se ai është edhe zëri i tij, se zëri i Shqipë*risë Socialiste është zëri i së vërtetës.

    Revizionistët jugosllavë gjithmonë janë munduar që për luftën e drejtë që bën popu*lli shqiptar në Jugosllavi për të drejta e liri, ta fajsojnë, padrejtësisht, Shqipëri*në socialiste dhe Partinë e saj të Punës. Në se këtë ata nuk e thoshin drejtpërsëdrejti, publikisht, e kanë thënë vazhdimisht në më*nyrë të tërthortë dhe, sidomos, e thoshin hapur nëpër mbledhjet e shumta që organizo*nin në popull. Tani, pas grushtit dërmues, që u dha atyre artikulli i "Zërit të popullit", revizionistët dhe tradhtarët dolën edhe hapur dhe publikisht. Gjithë makina propagandistike e Jugosllavisë u angazhua në fushatën kundër "Zërit të popullit" e nëpërmjet tij, kundër Shqipërisë dhe Partisë së Punës. Artikuj e komente të shumta janë botuar dhe emituar në mjetet revizioniste të informim*it, si "përgjigje" ndaj artikullit të "Zër*it të popullit", kurse në mbledhjet e shum*ta të të gjitha niveleve, revizionistë dhe tradhtarë të ndryshëm po vazhdojnë të dërdëllisin e të lehin kundër tij.

    Në mënyrë që t'u kishte sukses propaganda telallët revizionistë e kanë shoqëruar atë edhe me shpifje e trillime të nxjerra nga arsenali i propagandës antishqiptare të ko*hës së Rankoviçit.

    Si duket, revizionistët dhe tradhtarët po mendojnë se janë ende në vitet pesëdhjetë, kur njerëzit, duke mos e njohur sa duhet as Shqipërinë socialiste dhe as klikën revizi*oniste të Beogradit, edhe mund të mashtroheshin dhe t'u besonin shpifjeve e trillimeve të poshtra të Titos e Rankoviçit dhe të kë*lyshëve të tyre. Esat Toptanët dhe Mustafë Merlikët e Kosovës, të mbyllur nëpër mbledhje, bare e sallone bixhozi, duke pirë, siç thonë edhe vetë, "ujë të Savës" janë larguar aq shumë nga populli sa nuk e njohin atë fare dhe prandaj e mendojnë popullin aq naiv, aq injorant, sa të luajnë me të ashtu si duan ata! Por, edhe këtu ata mashtrohen keq.

    Populli ynë e njeh sot fare mirë Shqipërinë kuqe të Enver Hoxhës, e njeh jetën e lum*tur socialiste që lulëzon atje, e njeh politikën e saj të kristaltë marksiste-leninis*te e i njeh edhe ata që dërdëllisin kundër saj. Prandaj nuk mashtrohet nga të lehurat e tyre. Gjithë ai që e ka lexuar apo dëgju*ar artikullin e "Zërit të popullit" ose që e njeh sadopak Shqipërinë socialiste dhe politikën e saj, nuk mund të mos shohë se ato që llomotisin armiqtë dhe tradhtarët kundër Shqipërisë, nuk janë tjetër veçse trillime shpifje të poshtra dhe naive.

    Vetëm renegatë si Fadil Hoxha, Xhavit Ni*mani, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu etj, mund ta quajnë ndihmën dhe përkrahjen e sinqertë të Shqipërisë socialiste për popullin tonë në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare si "sulm", "ndërhyrje", "shovinizëm" e "pater*nalizëm", kurse ndërhyrjen me ushtri tanke e bajoneta të Serbisë, ta quajnë "ndihmë" e "përkrahje internacionaliste e vëllazërore" Vetëm plehëra si ata mund ta quajnë ideolo*gjinë marksiste-leniniste të Shqipërisë si "reaksionare", "aventuriste" e "luftënxitë*se" dhe të llomotisin se ajo u shërbeka blloqeve e superfuqive imperialiste!!! Blofe të tilla kundër Shqipërisë nuk bëjnë as qarqet më reaksionare të botës.

    Klouni Xhavit Nimani në një fjalim të tij duke përsëritur si papagall ato që i kishin thënë padronët e tij në Beograd, e akuzoi "udhëheqsijen e Shypnisë" se gjoja ajo po i fut në një thes të gjithë shqiptarët e po i quan "vëllezër shqiptarë" edhe forcat më reaksionare të popullit shqiptar! Kështu flet ky sharlatan, por me siguri që kështu nuk mendon as ai. Nuk mund të mos e dijë Xhavit Nimani dhe shokët e tij se, kur flitet për "vëllezërit shqiptarë", bëhet fjalë për po*pullin, për njerëzit e ndershëm, dhe jo aspak për tradhtarët e shitur, qofshin këta ballistë e zogistë apo revizionistë si ai. Tradhtari mund të jetë gjithçka, por vëlla nuk mund të jetë kurrë.

    Veçanërisht e poshtër dhe cinike është orvatja që, duke falsifikuar dhe shtrembëruar haptazi dhe në mënyrën më të palejueshme artikullin e "Zërit të popullit", të bindet o*pinioni (sidomos ai jugosllav) se Shqipëria për ngjarjet në Kosovë gjoja "fajëson popullin serb" dhe se gjoja ajo "nxit urrejtje e konflikte në mes tij dhe popullit shqiptar" Në këtë mënyrë, propaganda revizioniste për piqet ta diskreditojë në sytë e popujve ju*gosllavë politikën e drejtë marksiste-leni*niste dhe konsekuente internacionaliste të Partisë së Punës ndaj popujve të Jugosllavi së dhe të gjithë botës. Qëndrimin e saj të papajtueshëm me udhëheqjen revizioniste të Jugosllavisë, Partia e Punës e Shqipërisë e ka theksuar qartë, hapur dhe vazhdimisht, po as në artikullin e "Zërit të popullit" të 8 prillit dhe askund tjetër nuk mund të gjendet asnjë fjalë kundër p o p u j v e të Jugos*llavisë, asnjë identifikim dhe përzierje e popujve të Jugosllavisë dhe krerëve të tyre revizionistë e shovinistë.

    Vetëm njerëz të pafytyrë si Dragosavci e Fadil Hoxha, si Vidiçi e Mahmut Bakalli, si Dushan Ristiçi e Xhavit Nimani mund ta aku*zojnë udhëheqjen e lavdishme të Partisë së Punës për mungesë të internacionalizmit, e*dhe pse e dinë mirë se ishte pikërisht kjo udhëheqje, ishte pikërisht shoku Enver Hoxha që kishte urdhëruar divizionet partizane shqiptare të vinin e të luftonin jo vetëm për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, por edhe të popujve të Serbisë, Bosnjës e Malit të Zi. Qëndrimin e saj internacionalist ndaj popujve jugosllavë Partia e Punës e ka dëshmuar me gjakun e derdhur të qindra partizanëve të pavdekshëm, që ranë për çlirimin e popujve jugosllavë, po e dë*shmon edhe sot kur atyre, si pasojë e poli*tikës tradhtare e antipopullore të udhëheq*jes jugosllave, po u kanoset rreziku i ndër hyrjes së superfuqive imperialiste.

    Në propagandën e tyre të poshtër kundër Shqipërisë, revizionistët jugosllavë dhe tradhtarët shqiptarë kanë shkuar aq larg sa ta përdorin si "argument" edhe çështjen e fesë me qëllim që t'i nxisin kundër Shqipërisë besimtarët e ndershëm nga radhët e popullit tonë. Kështu vepronin armiqtë e popullit e*dhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që, me anë të fesë, u munduan ta ndajnë e ta përçajnë popullin tonë. Nga kjo lodër e poshtër, populli ynë nuk u mashtrua as në të kaluarën dhe aq më pak mund të mashtrohet sot kur ndërgjegjja e tij klasore e patriotike ësh*të ngritur dhe po ngritet vazhdimisht. Besimtarët e ndershëm e dinë se ata që po flas*in e "merakosen" për fenë në Shqipëri, jo vetëm që vetë nuk njohin fe, por ata nuk dinë e nuk njohin as komb e atdhe. Shqiptarët kurrë nuk e kanë vënë çështjen e fesë mbi çë*shtjen e vatanit, nuk kanë lejuar që feja të bëhet pengesë për lirinë dhe përparimin e atdheut. Mbi gjithçka, për popullin tonë ka qenë dhe është çështja e atdheut, prandaj ai edhe thotë se "FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQI PTARIA".

    Tanimë është bërë e qartë se, me propaga*ndën e tyre kundër Shqipërisë, revizionist*ët dhe tradhtarët synojnë, përveç të tjera*sh, edhe t'i armiqësojnë popujt e Jugoslla*visë, dhe sidomos popullin tonë, me Shqipë*rinë socialiste dhe me Partinë heroike të Punës. Por, përpjekjet e tilla kurdoherë kanë dështuar dhe do të dështojnë me turp. Dashuria e popullit tonë të robëruar ndaj Në*nës Shqipëri, Partisë së saj sokoleshë dhe marksist-leninistit të madh, birit më të dashur e më të lavdishëm të popullit shqiptar shokut Enver Hoxha, ka qenë kurdoherë e ma*dhe dhe e paluhatshme. Vetë do t'ia paguaj*në tatimin budallallëkut e poshtërsisë së tyre ata që do t'u shkojë mendja se artiku*lli i "Zërit të popullit" e mungon këtë da*shuri. Përkundrazi, ai na e ka shtuar atë.

    Shqipëria ka qenë kurdoherë Atdhe i gji*thë shqiptarëve, po sot ajo është bërë edhe Atdhe i të gjithë komunistëve të vërtetë dhe të gjithë proletarëve të botës. Prandaj për popullin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, ajo është dy herë atdhe. Këtë duhet ta kenë të qartë dhe ta mbajnë mirë parasysh të gjithë, sidomos ata që "nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj asaj që po n*dodh në Shqipëri". Revizionistët jugosllavë dhe këlyshët e tyre në Kosovë, jo vetëm që nuk kanë qenë kurrë "indiferentë ndaj Shqipërisë, po përkundrazi, ata kanë qenë shumë të interesuar dhe kanë bërë çdo përpjekje që atje të ndodhë ajo që kanë dashur ata. Nëse edhe pas dështimeve të vazhdueshme e të tu*rpshme që kanë pësuar nuk kanë nxjerrë mësimet e nevojshme (siç po lënë të kuptohet), atëherë duhet ta kenë parasysh edhe këtë të vërtetë: Mbrojtja e Shqipërisë socialiste është detyra më e lartë patriotike për çdo shqiptar të ndershëm, kudo që të ndodhet. Çdo përpjekje e kujtdo qoftë që, nga Jugos*llavia, ta rrezikojë në çfarëdo mënyre Shqipërinë, do të hasë së pari në qëndresën e vendosur të dy milionë shqiptarëve të Koso*vës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që për të mbrojtur Atdheun e tyre socialist, bëhen të gjithë Mic Sokola.



    POPULLI YNË KËRKON LIRI E JO LUFTË



    Në përpjekjet e vazhdueshme për ta mbajt*ur popullin tonë nën thundër, vojvodët e ri*nj të Beogradit dhe veglat e tyre e kanë përdorur gjithmonë edhe shantazhin e rrezikut të shpërthimit të ndonjë konflikti të madh në Ballkan dhe të ndërhyrjes së superfuqive imperialiste. Këtë kartë, ata po e përdorin edhe tani në fushatën propagandistike kund*ër popullit tonë. Duke i akuzuar demonstru*esit dhe përkrahësit e tyre si "luftënxitës dhe prishës të paqes e të stabilitetit në Ballkan", ata kërkojnë hapur nga populli y*në që të rrijë urtë e të mos bëjë zë edhe kur ai shtypet dhe shfrytëzohet nga të tjerët. Sepse, në të kundërtën, po të ngrihet e të kërkojë ndonjë të drejtë a liri, bëhet shkaktar i prishjes së paqes dhe stabilite*tit dhe i ndërhyrjes së superfuqive në Jugosllavi, bile edhe në Shqipëri!

    Populli shqiptar ka luftuar në shekuj për liri. Por, ai kurrë nuk e ka dashur luftën, kurrë nuk ka qenë luftënxitës. Luftërat atij ia kanë imponuar kurdoherë të tjerët, ata që i shkelnin në vatër dhe ia rrëmbenin lirinë Ai kurrë s'ka pranuar të bëhet mish për top dhe objekt manipulimi i fuqive të mëdha. Ai kurdoherë luftën e ka bërë me forcat e veta dhe kurrë në dëm të popujve të tjerë. I ti*llë ka qenë populli ynë ndër shekuj, dhe i tillë është ai edhe sot.

    Populli shqiptar në Jugosllavi dëshiron paqe dhe jo luftë. Por, paqja nuk mund të sigurohet kurrë duke i mbajtur popujt nën zgjedhë e robëri. Vetëm duke qenë plotësisht të lirë, popujt e Ballkanit dhe të gjithë botës mund të jetojnë në paqe, miqësi e re*hati të plotë. Vetëm në këtë mënyrë mund t'i mbyllet rruga edhe përzierjes së superfuqi*ve dhe agresionit të tyre imperialist.

    Të akuzosh popullin c robëruar të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare si paqëprishës dhe luftënxitës, është njësoj sikur ta akuzosh popullin liridashës palestinez se po e prish paqen dhe po e nxit luftën në Lindjen e Mesme, ta akuzosh atë se gjoja po i hap rrugë ndërhyrjes së fuqive të mëdha im*perialiste! Akuzat e tilla, që mund t'i bë*jnë vetëm qarqet më reaksionare, agresive, raciste e cioniste, vështirë se mund të ma*shtrojnë njeri.

    Populli ynë nuk dëshiron luftë e gjakder*dhje. Prandaj, kërkesat e tij i bëri në rrugë paqësore. Por, udhëheqja shoviniste e Beogradit me qëllim që ta frikësojë atë, kë*tyre kërkesave iu përgjigj me dhunën dhe terrorin më të egër fashist. Por, ajo duhet ta dijë mirë dhe ta mbajë parasysh se masat e dhunës policore dhe ushtarake që u ndërmor*ën e po vazhdojnë akoma, vrasjet, burgosjet masive dhe torturat çnjerëzore, kërcënimet e vazhdueshme me tanke, aeroplanë e masa të ashpra ligjore, jo vetëm që nuk e frikësoj*në popullin tonë, por e zemërojnë dhe e eg*ërsojnë atë edhe më shumë, jo vetëm që nuk mund ta qetësojnë, por e detyrojnë që, për realizimin e kërkesave (nga të cilat nuk lëvizi dot), të mendojë edhe në rrugë dhe me mjete të tjera.

    Mënyra e vetme për ta qetësuar popullin e revoltuar është realizimi i menjëhershëm i kërkesave të tij të drejta,heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, lirimi i të të gjithë të burgosurve, dënimi i atyre që urdhëruan ndërmarrjen e masave të përgjakshme ndaj popu*llit etj. Në të kundërtën, zjarri do të rritet edhe më shumë, e përgjegjësia për paso*jat që mund të rrjedhin bie vetëm mbi udhë*heqjen revizioniste jugosllave.

    Populli ynë heroik, gjatë gjithë histori*së së tij të lavdishme, ka luftuar me hero*izëm për lirinë 'dhe të drejtat e veta. Kurrë ai nuk u është frikësuar e përkulur armiqve sado të shumtë e të egër që kanë qenë ata, por u ka hapur kurdoherë gjoksin dhe u ka treguar grushtin e vet të fuqishëm. Vala e grevave dhe demonstratave që shpërthyen anë e kënd Kosovës, është vazhdim i natyrshëm i luftës shekullore të popullit tonë për liri Nuk ka forcë në botë që mund ta shuajë këtë luftë të drejtë të popullit tonë të pamposhtur. Atë nuk mund ta shuajnë as plumbat, ta*nket e aeroplanët e armiqve, dhe as propaganda dhe demagogjia e tyre. Populli ynë liridashës është i bindur në drejtësinë e luft*ës së tij dhe nuk do ta pushojë atë deri në kurorëzimin e saj me fitore. Këtë e dëshmon qartë lufta që populli ynë po bën edhe tani në forma të ndryshme, e dëshmon edhe qëndrimi burrëror që po mban ai ndaj fushatës së gjerë propagandistike që kanë ndërmarrë revizionistët dhe tradhtarët. Populli ynë pa*triot, punëtorët, fshatarët, rinia shkollo*re e studenteske, inteligjencia jonë revolucionare etj., jo vetëm që nuk po u tremben presioneve, shantazhit e kërcënimeve, jo ve*tëm që nuk po i dënojnë demonstratat që i bënë vetë dhe as artikullin e "Zërit të po*pullit", po përkundrazi, po e ngrejnë zërin po i mbrojnë e përkrahin ato, po dënojnë hapur dhe me guxim dhunën dhe terrorin e egër të diktaturës revizioniste jugosllave.

    Ngjarjet e fundit në Kosovë dhe situata e krijuar janë edhe një mësim i madh për popullin tonë të robëruar. Ai po e sheh qartë se kush janë armiqtë e tij të vërtetë dhe kush janë bijtë e tij të vërtetë, kush po e shtyp dhe shfrytëzon atë kaq egërsisht, dhe kush po lufton me vendosmëri për çlirimin e tij kombëtar dhe shoqëror.

    Në këto momente historike, çdo shqiptar i ndershëm, çdo punëtor, fshatar, student, nxënës, intelektual etj., duhet të mendojë thellë dhe me përgjegjësinë më të madhe për fatet e popullit dhe për qëndrimin e tij në këtë situatë.

    Armiqtë e urryer, që e kanë robëruar e copëtuar popullin tonë, jo vetëm po na i plaçkitin pasuritë tona të mëdha e po na thith in gjakun dhe djersën tonë, jo vetëm po na mbajnë në varfëri, skamje, papunësi, kurbet e mjerim... por po mundohen edhe të na shu*ajnë edhe ndjenjat tona patriotike e revolucionare. Ata vranë mizorisht, në lulen e rinisë, shumë vajza e djem nga më të mirët të popullit, vranë motrat dhe vëllezërit tanë të shtrenjtë, që kërkonin të drejta e liri për popullin. Ata plagosën e gjymtuan qind*ra bija e bij të popullit, kurse qindra të tjerë i kanë përplasur burgjeve dhe po ua nxjerrin shpirtin, duke ushtruar mbi ta mundime e tortura çnjerëzore. Armiqtë tanë të egër e mbuluan me polici, ushtri, tanke e ae*roplanë, Kosovën tonë të dashur. Ata e rra*hën, e shanë dhe e poshtëruan popullin tonë kurse tani, kundër tij po vjellin vrer të paparë shovinist...

    Në kushte të këtilla të dhunës dhe terro*rit të egër që po ushtrohet mbi ne e që nuk është parë as në kohën e zezë rankoviçiane, secili e sheh qartë fytyrën e vërtetë gjakatare dhe antishqiptare të udhëheqjes shovi*niste jugosllave dhe zagarëve të saj, pra çështja shtrohet prerë: O me popullin o me armiqtë e tij; me popullin ose me ata që e vrasin, burgosin, torturojnë e poshtërojnë bijat e bijtë tanë më të mirë; me popullin ose me shovinistët rankoviçianë dhe këlysh*ët e tyre shqiptarë. Kështu duhet të gjyko*jnë edhe bijtë e ndershëm të popullit në organet e ndryshme të pushtetit,e edhe ata që për të siguruar kafshatën e gojës, ose edhe të mashtruar, janë detyruar t'ia vënë vetes emrin e urryer të agjentit e të policit. Ata nuk duhet ta lejojnë veten të bëhen mashë në duart e armiqve dhe, për hir të "udbashëve" çetnikë të Nishit e Beogradit, të vras*in, gjymtojnë e torturojnë vëllezërit e mo*trat e veta, bijat dhe bijtë më të mirë të popullit.

    Grevat dhe demonstratat heroike në Kosovë treguan edhe një herë se
    ç'forcë e madhe e pathyeshme është populli i bashkuar si një trup i vetëm në luftë për të drejta e liri. Edhe një herë u pa se vetëm të bashkuar, klasa jonë punëtore, fshatarësia jonë patriote gruaja revolucionare dhe rinia jonë e zja*rrtë, mund të luftojnë me sukses për interesat e tyre dhe të të gjithë popullit.

    Populli ynë po e sheh se bijtë e tij më të mirë, komunistët e vërtetë, revoluciona*rët dhe patriotët e vërtetë,- po luftojnë,po vriten, po burgosen e po gjymtohen për të mirën e tij, për të mirën e kësaj toke, pra*ndaj edhe po e përkrah me forcë luftën e ty re, po solidarizohet me ta, po i mbështet e po i ndihmon ata me të gjitha mënyrat, po bashkohet gjithnjë e më shumë me luftën e tyre të drejtë. "Bashkimi bën fuqinë", thotë populli, prandaj bashkimi i paparë i popullit tonë, që u arrit gjatë grevave dhe de*monstratave të fundit, duhet të forcohet dhe të çelnikoset edhe më shumë, duke lënë ana*sh (si në kohë lufte) çdo ndasi fetare, so*ciale e regjionale, çdo mosmarrëveshje, mëri e hasmëri; çdo gjë që dobëson unitetin e popullit. Të bashkuar dhe të lidhur si vëllau me vëllanë, ne jemi më të fortë se të gjithë armiqtë dhe tradhtarët, të bashkuar ne jemi të pamposhtur, të bashkuar ne do të fitojmë të drejtat tona, lirinë tonë.

    Gjatë historisë së tij të lavdishme,po*pulli ynë kurrë nuk ua ka shtrirë dorën armiqve të tij. Të drejtat dhe lirinë e tij ai kurrë nuk i ka kërkuar si lëmoshë nga armiq*të e urryer, por kurdoherë ka qenë i bindur se "liria nuk falet,por fitohet me gjak dhe sakrifica". Edhe ato pak të drejta që ka populli shqiptar në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, s'ia ka falur askush, por i ka fituar me luftën e tij të vendosur, me gjakun e bijve të tij më të mirë. Ai, as tani nuk pret që të drejtat dhe lirinë t'ia falin shovinistët e Beogradit. Populli ynë është i vendo*sur të luftojë me vendosmëri deri në reali*zimin e plotë të kërkesave të tij, është i gatshëm të bëjë për to çdo sakrificë e the*rori.

    Populli ynë kurrë nuk i ka dëgjuar, e nuk i dëgjon as sot, ata frikacakë e kapitulla*ntë që e "këshillojnë" ta pushojë luftën e t'u përulet dhe nënshtrohet armiqve të tij. Por, populli ynë, gjithashtu, nuk lejon të bjerë në gabimin tjetër që të hidhet në ve*prime të pamatura, të nxituara e të parako*hshme. Përvoja e gjatë luftarake e ka mësu*ar atë të jetë i vendosur dhe i patrembur në luftë, por edhe i pjekur, gjakftohtë e i përmbajtur. Lufta jonë do të jetë e gjatë dhe e vështirë. Ajo duhet të jetë e guximshme, por edhe e gjithanshme, e përgatitur dhe e organizuar mirë.

    Lufta për liri është detyrë dhe nder për çdo shqiptar të ndershëm. Por, populli ynë siç ka ditur në të kaluarën, do të dijë edhe tash të bëjë dallimin mes atyre që vërtet luftojnë për interesat e tij dhe atyre që orvaten ta keqpërdorin e ta shfrytëzojnë luftën e tij të drejtë për qëllimet e tyre të errëta. Populli nuk ka asgjë të përbashkët me ato forca reaksionare zogiste e balliste që mundohen të përzihen në luftën e popull*it tonë dhe hiqen sikur edhe ato po luftoj*në për çlirimin e Kosovës. Në të vërtetë qëllimi i tyre i fundit nuk është çlirimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, por lufta kundër socializmit të vërtetë, që po ndërtohet në Shqipëri. Nuk mund të jenë ku*rrë me popullin e Kosovës kriminelët që ka*në vrarë patriotë të mëdhenj si Bajram Currin e Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën e A*vni Rustemin, ata që kanë vrarë "yjet e Vi*gut", Tefik Çangën, Bardhok Bibën, Ndrec Ndue Gjokën e Heroinat Mirditore. Nuk mund të jenë kurrë me Kosovën ata që lidhen e bashkëpunojnë me CIA-në, me çetnikët, ustash*ët apo me UDB-në e Jugosllavisë titiste për të luftuar kundër Shqipërisë socialiste. Kush lufton kundër Shqipërisë së kuqe të Enver Hoxhës, ai është edhe kundër popullit të Kosovës, ai është kundër gjithë popullit shqiptar. Rrugën e vërtetë drejt lirisë dhe përparimit, popullit tonë të robëruar nuk ia tregojnë as revizionistët titistë, as tradhtarët sahanlëpirës në Kosovë dhe as ballis*tët e zogistët në shërbim të imperializmit. Vetëm nën flamurin e kuq të marksizëm-leninizmit, nën udhëheqjen e klasës punëtore dhe pararojës së saj marksiste-leniniste, popu*lli ynë do ta arrijë çlirimin e vërtetë ko*mbëtar dhe shoqëror. Populli i Kosovës, që kurrë në historinë e tij nuk u ka rënë në qafë popujve të tje*rë, as tani nuk do të lejojë asnjë shfaqje të nacionalizmit e shovinizmit ndaj popull*sive joshqiptare në Kosovë. Atë që mund ta bëjnë të tjerët, nuk e bën kurrë shqiptari. Lufta jonë drejtohet kundër atyre që na sh*typin e shfrytëzojnë, kundër shovinistëve robërues të Jugosllavisë e tradhtarëve shqiptarë të Kosovës, dhe jo, kurrsesi, kundër popujve jugosllavë, kundër punëtorë*ve e fshatarëve jugosllavë, të cilët, sikur*se edhe ne, shtypen e shfrytëzohen nga bor*gjezia e re jugosllave. Patriot i vërtetë shqiptar është jo ai që sillet keq e bën zullume në njerëzit e pafajshëm të kombësive të tjera, por ai që lufton pa mëshirë kund*ër regjimit gjakatar të revizionistëve jugosllavë, e në të njëjtën kohë shkon mirë me fqinjtë e vet joshqiptarë dhe i bind edhe ata për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë.

    Ashtu siç ka thënë shoku Enver Hoxha, po*pulli shqiptar kurdoherë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Në luftën e tij' të lavdishme për liri, ai kurdoherë është mbështetur në forcat e veta dhe kurrë në "ndihmën" a "përkrahjen" e fuqive të mëdha agresive. As tani ai nuk ka as iluzionin më të vogël ndaj asnjë fuqie a supërfuqie imperialiste. Çlirimin e tij, populli i Kosovës dhe i viseve të tjera të banuara me shqiptarë, nuk e pret si peshqesh as nga imperializmi amerikan, as nga socialimperializmi sovjetik, as nga maoistët kinezë dhe as nga titistët jugosllavë.

    Lirinë e ëndërruar në shekuj, populli ynë do ta fitojë vetëm me punën dhe luftën e pa' mposhtur të tij, vetëm me vuajtjet, sakrificat dhe gjakun e bijave e të bijve të tij., Por, në luftën e tij të lavdishme, megjithatë, nuk është vetëm. Me të janë dhe do të je në të gjithë popujt liridashës, proletariati, komunistët dhe revolucionarët e vërtetë' të të gjithë botës.

    Lufta e popullit tonë është e drejtë, dhe patjetër do të triumfojë!"

Faqja 17 prej 33 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •