Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Cila eshte rendesia e lutjes se Jisuit

    "O ZOT JISU KRISHT, BIRI I PERENDISE, MESHIROME MUA MEKATARIN"!

    Le te reflektojme per kete lutje dhe te sjellim mendimet tona nga shekujt dhe nga eksperienca jone personale. Cilido qe deshiron me shume per kete lutje le te lexoje "Tregimet e nje pelegrini rus".
    Qellimi eshte se duke diskutuar mbi kete lutje te cilen eterit e kane vleresuar dhe e rekomandojne cdo dite sepse eshte miku me i mire ne udhetime, ne veshtiresi, ne gezime, diten dhe naten.

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    E po te duhet te hapesh si fillim nje teme per Shen Grigor Pallamain dhe Izikazmin, po ashtu edhe per komboskinin.

    Une mendoj qe eshte shume e perparuar si teme per tu diskutuar ne forum.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Le t'i shkrijme se bashku aq me teper tani qe fillon edhe kreshma e madhe. Do te ishte interesante qe te gjithe te jepnin mendime, prandaj dhe e kam lene te lire qe secili te sjelle informacione per aq sa di ose te pyese.

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kete lutje e yshte edhe Shen Kozmai i Beratit ne formen e gjate:

    "O Zoti Jisu Krisht, Bir dhe Fjale e Perendise se gjalle, me ndermjetimet e te Tereshenjtes edhe Hyjlindeses Mari edhe te gjithe engjejve e shenjtoreve te tu, meshirome mua mekatarin dhe sherbetorin tend te padenje".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 06-02-2010 mė 16:57

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga neokastra
    "O ZOT JISU KRISHT, BIRI I PERENDISE, MESHIROME MUA MEKATARIN"!

    Le te reflektojme per kete lutje dhe te sjellim mendimet tona nga shekujt dhe nga eksperienca jone personale. Cilido qe deshiron me shume per kete lutje le te lexoje "Tregimet e nje pelegrini rus".
    Qellimi eshte se duke diskutuar mbi kete lutje te cilen eterit e kane vleresuar dhe e rekomandojne cdo dite sepse eshte miku me i mire ne udhetime, ne veshtiresi, ne gezime, diten dhe naten.
    Pershendetje Neokastra,

    Ne rradhe te pare, komlimente per temen, sepse ne kete forum ka vertet nevoje per tema qe kane ne thelb fokusimin tek Zoti yne Jisu Krishti. Pavaresisht se jo te gjithe te krishteret kane njohuri te thella teologjike, te gjithe te krishteret dine ta duan Zotin e tyre dhe kjo eshte ajo qe ka rendesi.
    Kjo lutje ndihmon ne fokusimin e mendjes tek Shpetimtari yne gjate dites, madje dhe kur jemi duke u marre me gjerat e perditeshme dhe duke na kujtuar gjithmone se sa nevoje kemi per Hirin e Tij, sepse ne jemi te gjithe mekatare dhe te padenje per te qendruar ne pranine e Tij, por vetem me ane te Hirit dhe Dashurise se Tij ne behemi miq, vellezer, bij, bashketrashegimtare me Zotin tone Jisu Krishtin, nje familje e madhe se bashku me shenjtoret dhe Hyjlindesen e Shenjte.

    Vetem nje "korrigjim" te vogel doja te beja tek shkrimi yt: Nuk mund te jete lutja jone miku jone, por Zoti yne Jisu Krishti, drejt te Cilit na drejton kjo lutje. Pra lutja ngelet gjithmone mjet. Nqs lujta nuk na drejton drejt Krishtit, por shnderrohet ne nje perseristje fjalesh ne forme ritualistike, ajo ngelet nje gje e vdekur dhe pa vlere, por kur na drejton drejt Krishtit behet nje shkalle qe na ngre drejt qiellit, atdheut tone te vertete, qytetare te se cilit edhe jemi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 07-02-2010 mė 13:51
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Ke te drejte matriks por ne fakt kisha tendence ta beja lutjen nje ves te mire i cili te zevendesonte duhanin tek dikush p.sh. kur eshte vetem dhe ne vend te kesaj te fuse doren ne xhep dhe atje te gjeje komboskinin dhe te lutet. Une per kete e kisha fjalen. Por qe jam shume dakort me ty dhe me te vertete me pelqen shume menyra se si e kosideron Shen Siluanoi Perendine me nje gjuhe kaq te dashur sa te ben te mendosh se ai e ka mik dhe uroj qe te gjithe ne te arrijme stade te tilla sepse te gjithe jemi thirrur te behemi shenjtore.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shen Theofan i Vecuari i Rusise, ka shkruajtur nje vellim mbi lutjen e Jisuit duke e bazuar ate tek eksperienca personale. Libri quhet Lutja e Jisuit dhe e gjen ne anglisht, nuk besoj se eshte perkthyer ne shqip.

    Thesarin e madh te vertete te lutjes se Jisuit e gjen ne kater volumet e Filokalise, se Malit te Shenjte. Jane doreshkrime te hershme te mbledhura nga eterit e Kishes ne shekuj, nje pjese e mire e te cileve ishin praktikante te hezikastit (lutjes ne qetesi). Eshte me te vertete nje thesar shpirteror jo per ata qe e lexojne, por per ata qe praktikojne ate qe lexojne.

    Do mundohem te perkthej disa pjese ne lidhje me lutjen e Jisuit gjate kreshmes. Nuk me pelqen te jap mendim e te diskutoj per lutjen, pasi mund te kem lexuar shume per te, por nuk e kam praktituar sa duhet.


    "O Zot, Jisu Krisht, Biri i Perendise, ki meshire per mua mekatarin!"


    Albo


    P.S Sa per kuriozitet, ati shpirteror i Shen Grigor Pallamait, Shen Niqifori, ishte shqiptar ne origjine dhe ai ka shkruajtur edhe doreshkrimin e "Lutjes se Zemres" ne Filokaline qe ti mund te kesh lexuar tek libri i pelegrinit rus. Do mundohem ta perkthej ne shqip gjate kreshmes.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126
    Ne fakt eterit i kane kushtuar shume rendesi lutjes se Jisuit dhe kjo eshte nje e vertete mjaft e rendesishme sepse e ka bere njeriun mbartes te te mirave te Shpirtit te Shenjte. Por natyrisht pervec eterve doja qe ne te kalonim edhe ne prakticitetin e perditshem sepse dihet qe ne shekuj lutja praktikohej jo vetem nga eterit e shkretetires por edhe nga njerezit e botes dhe qellimi im eshte ta bejme sa me afer komunitetit i cili jeton ne bote dhe qe te na ndihmoje ne rrugetimin e perditshem ne mekatareve.

    O ZOT JISU KRISHT, BIRI I PERENDISE, KI MESHIRE PER MUA MEKATARIN!

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Une do yshtja ate qe tha Shen Kozmai qe, kushdo qe eshte i interesuar ne kete lutje, te marre nje litar me nyje (Komboskin), shenjtori jep ate me 103 nyje, e ne secilen prej tyre te thote:

    O Zoti Jisu Krisht, Bir dhe Fjale e Perendise se Gjalle, me ndermjetimet e te Tereshenjtes Hyjlindese dhe gjithmone Virgjereshes Mari dhe gjithe engjejve dhe shenjtoreve te Tu, meshimome mua mekatarin dhe sherbetorin Tend te padenje.

    Vetem pasi te jete provuar dhe shijuar praktikimi i kesaj me pare, do mund te flitet per nje teme te tille.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga neokastra Lexo Postimin
    Ne fakt eterit i kane kushtuar shume rendesi lutjes se Jisuit dhe kjo eshte nje e vertete mjaft e rendesishme sepse e ka bere njeriun mbartes te te mirave te Shpirtit te Shenjte. Por natyrisht pervec eterve doja qe ne te kalonim edhe ne prakticitetin e perditshem sepse dihet qe ne shekuj lutja praktikohej jo vetem nga eterit e shkretetires por edhe nga njerezit e botes dhe qellimi im eshte ta bejme sa me afer komunitetit i cili jeton ne bote dhe qe te na ndihmoje ne rrugetimin e perditshem ne mekatareve.

    O ZOT JISU KRISHT, BIRI I PERENDISE, KI MESHIRE PER MUA MEKATARIN!
    Ana praktike e lutjes:

    Lutja duhet thene vetem ne qetesi, kur intelekti eshte i mbledhur dhe i qete. E rendesishme eshte qe ti kushtosh vemendjen e plote cdo fjale qe nxjerr nga goja, mos e ler intelektin te mendoje dicka tjeter pervec asaj per te cilen lutja ben fjale. As nuk duhet te lejosh intelektin qe te prodhoje imazhe, forma, ngjyra, njerez gjate lutjes, pasi keto te gjitha nuk ndihmojne ne lutje.

    Shen Theofan i Vecuari i Rusise na meson se qellimi i lutjes eshte qe "mendja te zbresi ne zemer e te lutet bashke me te". Nese praktikon lutjen rregullisht per nje kohe te gjate, fillon e krijon nje ritem. Ka disa shkolla murgjish hezikaste qe praktikojne lutjen sipas disa rregullave strikte, por nuk duhet te shqetesohesh fare per kete, pasi sic na mesojne eterit e Kishes, shpesh here qe qellon qe keto rregulla demtojne me shume se sa ndihmojne besimtarin e thjeshte qe nuk praktikon lutjen nen vemendjen e nje ati shpirteror me eksperience.

    Kur duhet te lutesh?

    Nuk ka nje regull te prere se kur duhet te lutesh, por e rendesishme eshte per te gjithe ata qe praktikojne lutjen e Jisuit qe ta bejne kete rregullisht, jo vetem atehere kur hasim ne probleme apo shqetesime.

    - Mund te lutesh kur zgjohesh ne mengjes ne qetesine e dhomes tende te gjumit
    - Mund te lutesh ne darke para se te biesh te flesh
    - Mund te lutesh kur je vetem e ne qetesi
    - Mund te lutesh kur ndihesh i tunduar dhe je gati per te bere mekat
    - Mund te lutesh pasi ke bere mekat
    - Mund te lutesh kur je ne dileme mbi dicka dhe kerkon te mesosh vullnetin e Perendise.
    - Mund te lutesh duke e shoqeruar lutjen me nje metani dhe berje te kryqit
    - Mund te lutesh kur nuk te ze gjumi naten
    - Mund te lutesh kur je ne pune, makine, autobuz, avion, tren
    ....
    ....

    Si fillim eshte mire qe lutjen ta thuash me ze dhe me kohen lutja do te behet nje shprehi e intelektit, do ta thuash pa nxjerre asnje fjale nga goja. Mund te lutesh me muaj e me vite, si nje ushtrim shpirteror qe na kalit shpirtin e intelektin per ti rezistuar tundimeve te engjellit te rene.


    Cilat jane frytet e lutjes?

    Rralle here do te shijosh dhuratat e Hirit te Perendise, qe jane lotet e pendimit, flaka e zemres qe ngroh gjithe shpirtin, paqen e qetesine qe pushton shpirtin dhe intelektin. Mos u dekurajo nga kjo, arsyeja perse nuk i shijon sa here qe lutesh ka te beje me faktin se jo gjithmone "mendja zbret ne zemer per t'u lutur". Vendtakimi yne me Krishtin eshte pikerisht ne zemer.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 09-02-2010 mė 23:45

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •