lexova me nji gazet ketu ne gjermani ( Bild) qe kishin then greket qe mallin gjerman nuk do e pranojn me nga inati se nuk do ndimohen me shif ca bejn...popull i poshter
lexova me nji gazet ketu ne gjermani ( Bild) qe kishin then greket qe mallin gjerman nuk do e pranojn me nga inati se nuk do ndimohen me shif ca bejn...popull i poshter
Nga Kastriot Myftaraj
Shtypi gjerman e pati gabim kur pёr tё shprehur nё mёnyrё figurative reagimin cinik grek ndaj kritikave tё qeverisё gjermane pёr Greqinё me rastin e krizёs financiare greke, paraqiti njё statujё antike greke e cila bёnte njё gjest vulgar. Nёse duhet shprehur nё mёnyrё figurative ajo qё po bёn Greqia sot duhet pёrmendur historia e kleftёve, hajdutёve mesjetarё grekё, tё cilёt qenё bёrё njё figurё qendrore e kulturёs popullore greke deri nё shekullin XIX. Historia greke mё pas ёshtё munduar t’ i paraqesё kleftёt (fjala nё greqisht do tё thotё “vjedhёs”), si luftёtarё kundёr pushtimit osman. Por e vёrteta doli kur Greqia u bё shtet me ndihmёn e fuqive tё mёdha, nё fillim tё shekullit XIX. Kur mbreti grek, gjermani Oto, erdhi nё Greqi i caktuar nga fuqitё e mёdha, ai pa se ushtria, policia, administrate nё Greqi qe e pёrbёrё nga kleftё, tё cilёt kishin si qёllim tё vidhnin ē’ tё mundnin. Kёshtu qё ai u detyrua tё shpёrndante ushtrinё dhe sillte nga Bavaria nёpunёsit e administratёs, xhandarёt dhe gardёn. Kjo periudhё njihet si Bavarokracia nё historinё greke. Xhandarёt gjermanё e spastruan Greqinё nga kleftёt, njё nga veprimtaritё kryesore tё tё cilёve qe pengmarrja e udhёtarёve europianё, tё cilёve u kёrkoheshin shpёrblime pёr t’ i liruar.
Qeveritё greke qё kanё akumuluar borxhe dhe kanё sjellё krizёn e sotme financiare tё vendit, janё sjellё sipas mendёsisё sё kleftёve. Qeveritё greke e perceptuan hyrjen e vendit nё Eurozonё (bёrjen e euros monedhё e Greqisё), si njё pengmarrje qё i bёnin ata Bashkimit Europian. Qeveritarёt grekё mendonin dhe mendojnё se tashmё ata mund tё merrnin lirisht borxhe pa kufi, se Bashkimi Europian do tё detyrohej qё tё paguante borxhet e tyre, ndryshe kjo do tё dёmtonte euron dhe do tё shkatёrronte stabilitetin financiar europian. Kjo mёnyrё sjelljeje e qeveritarёve grekё bёhet edhe mё e papёrgjeshme po tё mendosh se Greqia ёshtё vendi i Bashkimit Europian qё ka marrё mё shumё ndihma financiare pёr frymё tё popullsisё nё tre dekadat qё ka qenё anёtare e Bashkimit Europian.
Edhe deklaratat qё bёn qeveria greke se do t’ i drejtohet pёr ndihmё Fondit Monetar Ndёrkombёtar janё njё mёnyrё shantazhi ndaj Brukselit. Brukselit, posaēёrisht Francёs dhe Gjermanisё, nuk do t’ u pёlqente qё njё krizё financiare nё njё vend tё BE tё zgjidhej nga njё organizёm financiar jashtё BE, i dominuar nga SHBA. Por Greqia luan bluff-in kur flet pёr FMN se njё ndihmё e FMN qё do tё vinte nё dollarё (edhe sikur tё vinte se SHBA janё vetё nё krizё sot) nuk i shёrben qeverisё greke, e cila ka nevojё pёr euro. Vendet e Bashkimit Europian nuk do tё pranojnё kurrё qё tё ndajnё njё faturё financiare tё ndihmёs pёr Greqinё qё kanalizohet nёpёrmjet FMN, ēka e bёn idenё tё pavlefshme.
Ndoshta aspekti mё i keq i krizёs greke ёshtё se Greqia u bё njё shembull shumё i keq pёr vendet e reja ish-komuniste tё cilat kanё hyrё nё Bashkimin Europian vitet e fundit. Nёse Greqia, qeveritё e sё cilёs kanё abuzuar, ndihmohen nga Bashkimi Europian me financime, atёherё qeveritё e vendeve ish-komuniste-anёtare tё BE do tё joshen qё tё bёjnё tё njёjtёn gjё me arsyetimin se edhe ato do tё ndihmohen gjithsesi nga Bashkimi Europian.
Kёtё vit Greqia duhet tё paguajё 12% tё borxhit tё saj, dhe nё prill dhe nё maj Greqia duhet tё paguajё 30 miliardё euro. Qeveria greke kёrkon njё ndihmё prej 40 miliardё euro nga Bashkimi Europian, nё formёn e blerjes sё borxheve. Por problemi ёshtё se edhe sikur BE t’ ia japё kёtё ndihmё Greqisё, kjo nuk e zgjidh thelbin e ēёshtjes qё ёshtё se Greqia ёshtё njё vend qё po jeton shumё mbi mundёsitё e veta, dhe duhet tё bёjё shkurtime tё mёdha nё shpenzimet publike, jo vetёm sot por edhe nё tё ardhmen afatgjatё.
Greqia e pret ndihmёn kryesisht nga Gjermania dhe Franca, dy gjigandёt financiarё tё Bashkimit Europian. Por ēёshtja ёshtё se sipas nenit 122 tё Traktatit tё Bashkimit Europian, kur njё vend ёshtё nё vёshtirёsi, ai duhet tё ndihmohet nga tё gjithё vendet anёtare, nё pёrpjestim me fuqinё e tyre ekonomike dhe jo vetёm nga vendet e Eurozonё. Kjo do tё thotё se Britania e Madhe, e cila nuk ёshtё fare nё Eurozonё, duhet tё paguajё 7 miliard paund pёr paketёn financiare prej 40 miliard euro qё kёrkon Greqia. Por nёse ndihmohet Greqia, atёherё tё njёjtёn gjё do ta kёrkojnё dhe Spanja, Portugalia, Italia dhe Irlanda, tё cilat kanё probleme tё ngjashme, ēka do tё thotё se fatura britanike pёr kёto paketa financiare do tё shkojё nё 40 miliard paund. Asnjё qeveri britanike nuk do ta paguajё kёtё shifёr. Por asnjё qeveri gjermane dhe franceze nuk do tё paguajё faturёn e njё ndihme financiare qё vjen vetёm nga vendet e Eurozonё, nё kundёrshtim me nenin 122, aq mё tepёr kur Gjermania dhe Franca, do tё paguajnё praktikisht thuajse tё gjithё faturёn e ndihmёs financiare pёr Greqinё. Kjo ёshtё arsyeja qё Greqia deri tash ka marrё premtime evasive, por asgjё konkrete.
Kriza financiare greke zbulon problemet e thella tё shoqёrisё greke, dhe para sё gjithash natyrёn e vёrtetё tё sistemit politik nё Greqi, dhe falsitetin e demokracisё greke. Qeveritё greke kanё akumuluar borxhe pёr tё ngritur njё sistem klientelist nё shoqёri, duke e shndёrruar shtetin nё njё instrument tё politikёs klienteliste tё klaneve politike. Sektori public pёrbёn 40% tё ekonomisё nё Greqi dhe nё kёtё sector punojnё 1 milion njerёz, nga tё cilёt 700 mijё drejtpёrdrejt nё punё shtetёrore, ndёrsa 300 mijё tё tjerё nё qeverisjen vendore dhe nё kompanitё publike. Pёr njё vend me rreth 11 milion banorё si Greqia, kjo ёshtё njё gjё pa precedent nё Perёndim. Sot mbajtja e burokracisё i kushton Greqisё 7% tё GDP, ēka ёshtё dyfishi i mesatares europiane. Sektori publik nё Greqi ёshtё shndёrruar nё njё konvaleshencё qё mbahet me borxhe.
Greqia sot ka njё ekonomi qё artificialisht funksionon si ajo e njё vendi shumё tё zhvilluar, ēka Greqia nuk ёshtё. Sektori i shёrbimeve sot ze 75% tё ekonomisё greke, dhe kjo ёshtё krijuar artificialisht, se kёrkesat e turizmit zenё vetёm njё pjesё tё vogёl tё sektorit tё shёrbimeve. Grekёt, nuk janё si qytetarёt e vendeve shumё tё zhvilluara qё tё kenё tё ardhura tё tjera, nё mёnyrё qё tё punojё njё sector kaq i madh shёrbimesh. Kёshtu qё kjo ekonomi e shpёrpjestuar nё rastin e Greqisё mbahet gjallё nga qeveria me anё tё borxheve, tё cilat i shndёrrojnё punonjёsit e sektorit public dhe familjet e tyre nё klientёt e sektorit tё shёrbimeve. Kjo bёhet e mundur dhe nga fakti se qeveria greke (edhe pёr interesa politike) ka rritur nё mёnyrё tё paarsyeshme pagat e punonjёsve tё sektorit public. Qё nga viti 2006 pagat e tyre janё rritur tre herё mё shumё se mesatarja e Bashkimit Europian.
Njё aspekt tjetёr domethёnёs i krizёs greke ёshtё se njё tё tretёn e deficitit public grek e shkakton flota detare greke dhe industria e anijeve, pёr tё cilat Greqia ёshtё shumё krenare, dhe ku punojnё 160 mijё njerёz. Rёnia e ēmimeve tё transportit detar, pёr shkak se nё kёtё biznes kanё hyrё fuqishёm edhe vende si Koreja e Jugut dhe Turqia (vendi i pestё nё botё pёr prodhimin e anijeve), ka shkaktuar humbje tё mёdha pёr flotёn detare greke dhe industrinё greke tё anijeve. Flota detare greke ёshtё ende mё e madhja nё botё, por pas tё gjitha gjasave ajo do tё jetё viktimё e predestinuar e krizёs dhe do tё mbytet nё “stuhinё” e shkaktuar prej saj.
Qeveritarёt grekё kanё dashur tё shfajёsohen pёr gjendjen ku e kanё ēuar vendin, duke bёrё krahasime me vendet e tjera tё BE nё krizё, siē bёri zёvendёskryeministri Pangallos, kur e drejtoi gishtin nga Italia. Por ka njё dallim thelbёsor mes krizёs sё borxheve tё Greqisё dhe asaj tё Italisё. Nё rastin e Greqisё, 87% e borxhit pёrbёhet nga borxhe tё huaja (208 miliard euro), ndёrsa nё rastin e Italisё kjo shifёr ёshtё vetёm 23%.
Problemi qё ka BE me Greqinё vjen nga fakti se Greqia ka qenё e pёrkёdhelura e Europёs pёr tre dekadat e fundit. Turqia, e cila gjendej nё krizё financiare nё fillim tё viteve 2000 doli vetё prej saj me reforma tё dhimbshme ekonomike, dhe sot ёshtё ekonomia e pesёmbёdhjetё nё botё, ndёrsa qeveritarёt grekё janё sjellё nё mёnyrё tё papёrgjeshme dhe sot shantazhojnё Europёn dhe fyejnё vendin europian me kontributin mё tё madh nё ndihmёn ekonomike komunitare ndaj Greqisё, Gjermaninё.
Gjёja mё e mirё qё mund tё bёjё Bashkimi Europian me Greqinё ёshtё qё ta shembull duke e lёnё tё mbytet dhe pastaj tё mёsojё si tё sillet. Qeveritarёt grekё aludojnё se nёse Greqia nuk ndihmohet dhe hyn nё kaos si rezultat i krizёs, destabilizimi i saj i brendshёm, do tё ēojё nё destabilizimin e Ballkanit dhe mё gjerё. Nё fakt asgjё e tillё nuk ndodh nёse Greqia hyn nё kaos. Greqia nuk mund tё bёjё asgjё ndaj Turqisё, nё rast se nuk do qё t’ i thyhet koka, pёrveē kёmbёve qё i janё thyer. Greqia nuk mund tё bёjё asgjё ndaj Bullgarisё, madje edhe ndaj Maqedonisё nuk mund tё bёjё mё shumё se c’ ka bёrё. Greqia nuk mund tё bёjё asgjё edhe ndaj Shqipёrisё nё kёtё situatё qё ёshtё. I vetmi problem qё mund tё krijojё Greqia ёshtё qё tё shpёrthejё nga brenda, pёr shkak tё trazirave qё do tё vijnё si pasojё e masave shtrёnguese ekonomike pёr kapёrcimin e krizёs. Por edhe kjo mund tё evitohet nёse nё vend krijohet njё qeveri me bazё tё gjerё, njё koalicion i madh, i cili do tё ndёrmarrё masa tё ashpra, duke e mbajtur nёn kontroll shoqёrinё greke me dorё tё fortё. Tekefundit grekёt duhet tё mёsohen me idenё se mirёqenia qё kanё gёzuar deri tash ёshtё iluzore dhe se duhet tё jetojnё brenda mundёsive tё tyre.
Shtypi ndёrkombёtar po tregohet shumё i sjellshёm me Greqinё qё nuk i ve njё pёrcaktim fyes krizёs financiare greke, siē bёri me krizёn fianciare meksikane vite mё parё tё cilёn e quajti “tekila cirisis”, sipas pijes kombёtare meksikane. Aluzioni qe se meksikanёt merrnin borxhe dhe bёnin qejf me tekila dhe ēa ēa ēa. Edhe kriza financiare greke mund tё quhet “Kriza Uzaqis”, sipas emrit tё pijes kombёtare greke, ose mё saktё njё servirjeje tё zakonshme nё Greqi ku uzo shoqёrohet me njё pjatё me ullinj dhe gjёra tё tjera. Grekёt, si meksikanёt, kanё marrё borxhe dhe kanё pirё uzo dhe i kanё rrёnё buzukut, duke kёrcyer vallet e kleftёve. Tё njёjtёn gjё do ta bёjnё grekёt edhe nёse Europa i ndihmon kёtё herё, kёshtu qё duhen sjellё nё vete njё herё e mirё. Ёshtё simptomatike se megjithё krizёn, nuk ёshtё pakёsuar thyerja e pjatave nё klubet-buzuqe greke, njё sport tradicional grek ky qё ushtrohet gjatё kёrcimit tё valleve tё kleftёve.
flm Kleos artikull super!!
Ekonomisti i njohur Kenneth Rogoff deklaroi se pėr shkak tė borxheve publike disa shtete pritet tė falimentojnė brenda njė kohe tė shkurtėr. Edhe pse Rogoff nuk jep ndonjė emėr konkret, sytė drejtohen vetvetiu nga Greqia, Portugalia dhe Spanja qė po kalojnė njė krizė borxhesh.
Njė nga ekonomistėt mė tė njohur nė botė, amerikani Kenneth Rogoff paralajmėroi se pėr shkak tė borxhit tė krijuar publik disa shtete do tė ngrenė flamurin e falimentimit. Ish krye ekonomisti i FMN dhe tani profesor i ekonomisė nė universitetin e Harvardit, Rogoff u shpreh kėshtu: "Nė pėrgjithėsi pas krizave bankare shohim se brenda njė periudhe kohore disa shtete janė tė predispozuara tė shkojnė drejt falimentimit. Edhe kėtė herė parashikoj qė do tė ndodhė e njėjta gjė."
Pjesėmarrės nė njė forum ekonomie tė zhvilluar nė Tokio, Rogoff theksoi se interesat e tregut financiar do tė rriten dhe shtetet europiane si Greqia e Portugalia do tė pėrjetojnė probleme tė mėdha.
Parashikimi i bėrė nė lidhje me falimentimin e bankave tė mėdha amerikane nė vitin 2008 nga Rogoff doli i drejtė. "Ėshtė shumė, shumė e vėshtirė tė pėrcaktosh kohėn e kėtij fenomeni por do tė ndodhė, – tha Rogoff i cili ka shkruar dhe njė libėr mbi historikun e fatkeqėsive financiare.
Duke theksuar se tek shtetet e zhvilluara si Gjermania, ShBA dhe Japonia do tė ketė njė rritje tė ngadaltė, Rogoff tha se kur tė rriten interesat e kėtyre shteteve, do tė mund ta dalin nė krye duke pėrdorur metodėn e shtrėngimit tė rripave.
Ka pesėfishin e borxhit tė Rusisė
Megjithėse Rogoff nuk jep asnjė emėr nė lidhje me parashikimin e falimentimit, sytė me tė drejtė kthehen nga Greqia e cila ka njė deficit buxhetor prej 12,7 % mbi tė ardhurat kombėtare bruto dhe njė borxh publik prej 112,6 % mbi mesataren e GDP-sė. Krahas Greqisė, problematike duken edhe shtete tė tjera tė Europės si Portugalia, Irlanda, Italia dhe Spanja, borxhet e tė cilave qėndrojnė shumė lart kufirit tė caktuar.
Totali i borxheve tė Greqisė nė fund tė vitit 2009 ishte 300 miliard euro. Kjo shifėr ėshtė pesė here mė e madhe se shuma e borxheve tė papaguara nga Rusia nė vitin 1998 dhe nga Argjentina e cila falimentoi nė vitin 2001.
Nė fjalėn e mbajtur, Rogoff theksoi se investitorėt do t'i bėjnė presion qeverisė amerikane qė tė kufizojė shpenzimet. Strategu i bankės japoneze Tokyo - Mitsubishi UFJ, Naomi Fink, u shpreh se "Greqia na kujton edhe njė here njė nga rreziqet me tė cilat ndodhemi ballė pėr ballė, me falimentimin e shtetit. Por nuk ėshtė e drejtė tė krijojmė panik dhe tė pėrgatisim njė skenar tė ngrirjes sė kredive."
"Shoku Mjekesise"
Papandreu: Shteti ne prag te falimentit
Pasi i eshte drejtuar dje te gjithe grekeve me tone teper dramatike duke theksuar se vendi eshte nje nje gjendje lufte perballe krizes, kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se shteti grek ndodhet ne prag te falimentit nese qeveria nuk do te marre masa akoma me te rrepta per te shkurtuar shpenzimet.
Prej oreve te para te mengjesit, kabineti i Papandreut pergatiti paketen e re te masave financiare, e dyta brenda pak ditesh qe permban shkurtime te konsiderueshme te te ardhurave ne sektorin publik, rritje te takses ne karburante, ne cigare, ne pijet alkoolike, rritjen e TVSH-se, taksa shtese per makinat mbi 1600 kubike dhe ngrirjen e pensioneve.
E ndodhur midis dy zjarresh, presionit te BE-se per masa akoma me te rrepta, por edhe rrezikut te nje vale te madhe protestash qe do te sjelle marrja e ketyre masave, qeveria e Papandreut vendos perpara qytetareve te saj dilemen; ose falimentim dhe humbje te sovranitetit kombetar, ose zbatim te planit te Stabilizimit dhe Zhvillimit. Masat e reja do te jene me te vertete nje traume ne portofolin e cdo familjeje greke, ndersa sindikatat kane paralajemruar se shkurtimi i rroges se 13-te dhe 14-te do te jene shpallje e luftes per to.
Sot protestojne pensionistet ne te gjithe vendin, ndersa taksistet jane qe prej dites se djeshme ne greve. Tubime proteste po zhvillojne edhe mesuesit e arsimit te mesem. Per javen e ardhshme kane paralajmeruar greve dy ditore nenpunesit e sektorit ekonomik, ndersa ne daten 16-te, konferedata e nenpunesve te sektorit shteteror ka shpallur greve te pergjithshme 24 oreshe ne te gjithe Greqine,e dyta brenda pak ditesh.
TCH
Life's too short to remove USB safely.
Intellects whose desires have outstripped their understanding.
Friedrich August von Hayek
Pr ē'farė mbahet Greqia pėr veēėse njė turizmi tė kalbur edhe ate ėshte duke ja marrė Kroacia..
http://www.indexmundi.com/greece/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Deusexmachina : 03-03-2010 mė 13:26
Intellects whose desires have outstripped their understanding.
Friedrich August von Hayek
Krijoni Kontakt