Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Al Bano (Albano Carrisi)

    Albano Carrisi ka lindur me 20 Maj 1943 ne qytetin e Cellino San Marco (Puglia) ne Itali, ku edhe ende jeton. Kur lindi Albano, babai i tij luftonte ne Shqiperi me ushtrine italiane, keshtu qe nena e quajti ate, Albano. Ai shkoi qe ne moshe te re ne Milano, pasi donte te ecte ne gjurmet e te madhit Domenico Modugno.

    Albano u prezantua per here te pare para publikut ne 1966 ne “Festival delle Rose” (Festivalin e Trendafilave). Qe ne dy vitet e para te karrieres se tij ai nenshkroi nje kontrate te rendesishme me EMI. Ne kete kohe rregjistroi "Nell sole" (Ne diell) qe pati nje sukses te menjehershme me 1 milion e 300 mije kopje te shitura. Po ate vit merr pjese ne turneun qe Rolling Stone po benin ne Itali.

    Gjate ketyre viteve u njoh me Romina Power, qe me pas u be bashkeshortja e tij, dhe paten nje karriere muzikore rreth 30 vjeēare se bashku. Kenget e tyre zune vendet e para ne toplistat e shume vendeve europiane dhe te Amerikes Latine si psh "Felicita", "Sharzan", "Ci sara" (fitoi vendin e pare ne Sanremo) “Liberta”, "Io noi, riveivrei di nuovo" (perfaqsoi Italine ne Eurovision) "Nostalggia canaglia" etj. Ne mes te viteve '90 ēifti ndahet, pas humbjes te mistershme te njeres prej vajzave te tyre. Al Bano kthehet ne skene ne 1996, kete here vetem, me "E la mia vita". Ndersa ne 2007 merr pjese perseri ne Sanremo me "Nel Perdono" qe u rendit ne vend te dyte.

    Mgjs ka nje repertor shume te gjere me kenge te lehta, pasion i tij i madh ka qene muzika klasike. Ai ka rregjistruar disa albume me pjese operistike. Nje prej tyre, shume i suksesshem, doli ne 1997 titulluar "Concerto Classico". Ne te pati pjese si "Una furtiva lagrima", " E lucevan’ le stelle ", "Ave Maria" etj. Al Bano gjithashtu mori pjese ne vend te Pavarotit ne nje koncert ne Austri, duke kenduar ne krah te dy kengetareve me fame boterore Placido Domingo dhe Jose Carreras.

    Al Bano ka marr pjese edhe ne filma, disa prej te cileve kane si baze kenget e tij. Ai eshte zgjedhur ambassador i OKB ne luften kunder droges, si edhe eshte zgjedhur Ambasador i FAO.

    Al Bano ka nje karriere shume te suksesshme dhe eshte i njohur ne shume vende te botes. Ai ka shitur rreth 165 milion kopje te albumeve te tij dhe eshte vleresuar me 26 disqe te arte dhe 8 platini, si edhe me shume ēmime te tjera muzikore. Ai vazhdon te jap koncerte ne gjithe boten dhe ne spektakle televizive.

    Albano ka vizituar dhe ka dhene koncerte disa here ne Shqiperi. Ndersa kete te shtune (6 Shkurt) do te jete i ftuar ne spektaklin "Gjeniu i vogel".

    Permbledhur nga faqja zyrtare dhe wikipedia


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 03-02-2010 mė 01:07
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Al Bano (Albano Carrisi)

    Sonte nė Tiranė, Albano Carrisi me koncert tė hapur (VIDEO)

    Nė mbrėmjen pėrmbyllėse sė javės sė kulturės italiane, skena e Amfiteatrit tė Liqenit do tė ndizet me koncertin e mjeshtrit tė muzikės italiane Albano Carrisi, mikun e vjetėr tė Shqipėrisė, ka njoftuar ministrja e Ministrisė sė Kulturės Elva Margariti, shkruan KultPlus.

    Pėrgjatė kėsaj javė ka pas njė numėr tė madh tė aktiviteteve kulturore nė shenjė tė javės sė kulturės italiane, e ku po pėmbyllet me koncertin e Albano Carris.

    Albano Carrisi ėshtė njė kėngėtar i njohur italian. KultPlus ju sjell nėpėrmjet kėsaj video hitin e madh “Felicita”.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/sont...e-hapur-video/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 07-06-2022 mė 08:33

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Al Bano (Albano Carrisi)



    1976 Italy: Al Bano & Romina Power - We'll live it all again (7th place at Eurovision Song Contest)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Al Bano (Albano Carrisi)



    1985 Italy: Al Bano & Romina Power - Magic Oh Magic - LIVE - Eurovision Grand Final

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Al Bano (Albano Carrisi)

    Albano Carrisi: Shqiptarėt ndanin bukėn e misrit me tim atė. Mbresat nga udhėtimi i parė nė Tiranė nė 1985

    Me kapelėn republike e buzėqeshjen miqėsore, Albano Carrisi thotė se ėshtė gati pėr koncertin e tij nė Amfiteatrin e Tiranės. Mungesa afro 4-vjeēare nė Shqipėri ėshtė e gjatė edhe pėr tė, por ēka ndodhur gjatė kėsaj kohe e rrėfen pėr gazetaren Anila Dedaj nė “Report tv” .

    E tashmja s’do tė shpjegohej pa tė kaluarėn, ndaj rreket tė zbėrthejė lidhjen e tij tė fortė me Shqipėrinė, edhe pėrmes rrėfimeve tė tė atit, qė i tregonte ndėr tė tjerash pėr bukėn e misrit qė shqiptarėt ndanin me tė nė kohė lufte... 3 udhėtimet e tij nė diktaturė janė tė mbushura me ndjesi, e njė lloj ēlirimi qė sot Shqipėrinė e shqiptarėt i gjen ndoshta nė lirinė e dėshiruar...

    Paqja ėshtė pasaporta drejt kėsaj lirie, ndaj pėrballė saj, ai refuzon simpatinė e politikanėve shqiptarė tė diktaturės, e sot tė Putinit, e ndalet tek raporti me tė nė kėtė periudhė lufte... ku qėndrimi i tij ėshtė i prerė, ndėrkohė qė strehon njė familje ukrainase...

    Njė sėrė ndodhish, qė i rrėfen me elegancė, ndėrkaq qė nuk e fsheh dėshirėn pėr tė vizituar Shqipėrinė, atė tė pėrtejmen me misterin e maleve e tė periferisė...


    Para sė gjithash ju falėnderoj qė pranuat tė realizonim kėtė intervistė pėr Report tv. Do kisha dėshirė tė dija, si ndiheni nė kėtė rikthim tuajin nė Shqipėri?

    Pėr mua ėshtė gjithmonė njė kėnaqėsi, sepse rrėnja qė mė lidh me kėtė tokė, ėshtė jashtėzakonisht interesante e mbi tė gjitha e fortė. Kėshtu qė herė pas herė e ndiej tė nevojshme tė kthehem nė kėtė tokė... Madje do tė mė pėlqente ta vizitoja edhe pėrtej asaj qė janė qytetet e bukura tė Tiranės, Vlorės, Gjirokastrės... Do tė mė pėlqente tė vizitoja gjithēka qė gjendet mes maleve, sepse atje siē e marr me mend gjendet njė tjetėr pjesė interesante e Shqipėrisė.

    Nė fakt publikut shqiptar iu desh qė pėr kėtė takim tė priste pak mė gjatė edhe pėr shkak tė pandemisė, si ka qenė pėr ju kjo periudhė?

    Dėmi qė shkaktoi kjo pandemi ėshtė shumė i madh, saqė mė trishton ta kujtoj. Mė bėri tė humbasė shumė miq tė mi.

    Ē’ka ndodhur me ju personalisht gjatė kėsaj kohe? Keni krijuar pjesė tė reja muzikore, keni kultivuar tokat e jeni marrė me verėn qė po ashtu keni pasion?

    Praktikisht gjatė pandemisė kam punuar shumė nė televizion, gjė qė nuk e kam bėrė kurrė mė parė nė tė shkuarėn. Po ndėrtoj njė ndėrmarrje tė re me verė, qė ėshtė mrekullisht e bukur dhe mezi po pres tė rifillojmė t’i mbushim shishet me verė nė kantinėn e re, sepse ajo qė kishim ishte shumė e vogėl.

    Kam kaluar nga 500 mijė shishe nė 1 milionė e 700 mijė dhe unė parashikoj qė do tė arrijmė nė 5 milionė shishe, ky do tė jetė objektivi im pėr tė ardhmen...

    Nė fakt kam para meje njė artist italian, njė artist ndėrkombėtar tė njohur, por mund tė them edhe pak shqiptar, duke qenė se tashmė keni edhe nėnshtetėsi shqiptare...

    Unė tashmė jam njė shqiptar i vėrtetė. Madje jam shqiptar prej sa linda, qė nė fėmijėri babai im mė fliste pėrherė dhe vetėm pėr Shqipėrinė. Pėr Shqipėrinė qė sipas tij e shpėtoi nga lufta. Siē ai tregonte gjendej shumė mirė nė kėtė vend, edhe sajonte njė sėrė justifikimesh, shtirej si sėmurė, vetėm e vetėm mos tė luftonte kundėr shqiptarėve. Dhe mė thoshte unė kam qenė nė Luftėn e Dytė Botėrore, por nuk kam vrarė askėnd dhe kjo ėshtė njė pasaportė drejt mjeteve shumė fisnike tė civilizimit, atyre qė njohin jetėn dhe jo vdekjen qė tė tjerėt ndodh qė ta imponojnė.

    Jo vetėm qė nuk shtiu mbi asnjė shqiptar, por duket se babai juaj u afeksionua kaq shumė pas Shqipėrisė saqė ju vendosi emrin Albano…

    Po ėshtė pikėrisht kėshtu. Dhe tha “quaje Albano kur tė lindė”, dhe do tė jetė fati ynė! Dhe mund tė them se ka qenė njė profet nė kėtė pikė!

    Por ēfarė ishte qė i la shenjė prej shqiptarėve e Shqipėrisė saqė t’i vendoste emrin djalit tė vet Al Bano?

    Sipas meje kjo lidhet me raportin qė kishte me shqiptarėt. Ai sajonte sėmundje duke pėshtyrė gjak, vendosej pranė zjarrit gurė tė nxehtė qė mė pas i ēonte nė fytyrė pėr t’u dukur sikur kishte temperaturė. Dhe kur ata i masnin temperaturėn ishte 42 apo 40… Pastaj ai aktronte, thoshte qė unė s’jam mirė, po vdes, ju s’doni t’ia dini… Dhe ata e linin. Kėshtu mė vonė do tė mė rrėfente se flinte nė shtėpitė e shqiptarėve, tė cilėt e trajtonin mirė. Qė i jepnin bukė misri pėr tė ngrėnė. Dhe kėshtu ka jetuar kėtė luftė nė njė paqe perfekte pėr njė popull qė pėr luftė nuk donte t’ia dinte...

    Nėse nuk gaboj sajoi njė sėmundje edhe pėr t’u rikthyer nė Itali ku u martua me dashurinė e madhe tė jetės sė tij, mamanė tuaj Jolandėn.

    Dhe u martuan, nėna mbeti shtatėzanė me mua dhe unė jam kėtu pėr ta treguar historinė.

    Nga hera e parė qė erdhėt nė Shqipėri, nė 1985 si ka ndryshuar Shqipėria nė sytė tuaj?

    Unė e kujtoj shumė mirė atė moment, sepse babai im sapo kishte kaluar njė infarkt. Mė kishte kėrkuar mua, si mė tė madhin e fėmijėve, qė para se “unė tė vdes duhet tė mė ēosh nė Shqipėri”. Nė Romė nė atė kohė ishte ambasadori Bashkim Dino, kėshtu quhej dhe i kėrkova leje, nėse mund tė na ndihmonte. Dhe mė tha, pas 6 muajsh ėshtė njė grup qė niset. Dhe unė kėmbėngula, i thashė: Ambasador babai im sapo ka kaluar njė infarkt dhe mė ka kėrkuar qė para se tė vdesė dėshiron tė vizitojė atė zonė tė Shqipėrisė ku ka qenė ushtar me detyrim... Atėherė ai mė tha mė jep dy ditė kohė. Dhe ashtu ndodhi. Mė thirri dhe mė tha “Albano a doni tė niseni, pėr nga Kakavija do tė jetė njė delegacion qė do t’ju shoqėrojė pėr nė Gjirokastėr. Shkuam nė Gjirokastėr dhe pastaj u kthyem. Herėn e parė. Herėn e dytė erdhėm deri nė Tiranė, nė 1987. Kėshtu kur Romina ishte shtatėzanė, unė pėrfitoja nga rasti pėr tė bėrė ato gjėra qė nė rrethana tė tjera nuk do tė kisha mundur …

    Por ēfarė kuraje tė udhėtojė nė Shqipėrinė e regjimit komunist…

    Nė fakt unė jam trajtuar mirė, por kam parė Shqipėrinė e asaj kohe nė ēfarė kushtesh jetonte. Mė kujtohen ata kamionėt kinezė plot me njerėz. Mė kujtohen malet plot me dhi tė zeza dhe shumė gomerė... Njė Shqipėri shumė e varfėr... ku ndihej se kishte njė regjim qė imponohej dhe krijonte trysni, nė spiralen normale tė lirisė...

    A keni takuar ndonjė politikan shqiptar nė atė kohė? Ēfarė pėrshtypje ju kanė lėnė?

    A e di, kur ka njė rrymė politike ku duhet tė ushtrojnė atė lloj aksioni politik qė imponohet janė tė gjithė njėsoj, shndėrrohen nė njė ushtri, pastaj historia do tė marrė rrjedhėn e saj. Nuk e di asnjėherė se kur, por do tė ndodhė...

    Nėse ti mendon fuqinė e madhe tė komunizmit nė Rusi, ra edhe ai ... E kėshtu me radhė fashizmi, nazizmi, gjithmonė rrėzohen sepse populli gjithmonė do tė ketė nevojė pėr njė lloj pavarėsie qė ėshtė oksigjen pėr mendjen dhe pėr shoqėrinė. Quhet liri. Njė liri e shėndetshme ndihmon njė popull qė tė krijojė njė harmoni perfekte me ambientin, me politikėn, me fenė. Njė liri e shėndetshme ėshtė gjithmonė njė ilaē i jashtėzakonshme pėr ēdo popull.

    “Liberta”, njėsoj si kėnga qė kėnduat nė vitin 1989 nė Shqipėri. Jeni, i pari kėngėtar perėndimor qė merrni kurajėn tė mbani koncert tej kornizave tė socializmit nė regjimin komunist shqiptar...

    Mua mė kujtohet diēka shumė e ēuditshme. Sepse mbrėmjen e parė kėndova nė Pallatin e Kongreseve. Dhe ishte njė pjesė e publikut qė duartrokiste, ndėrsa njė pjesė tjetėr dukej se i krijonte bezdi, ngrihej... Dhe unė pyesja veten: Ēfarė dreqin po ndodh kėtu. Sepse nuk dija asgjė...

    Mbrėmjen tjetėr, nė stadium, aty ka qenė njė shpėrthim total... Mbaj mend se erdhi Sigurimi afėr meje dhe mė tha: Nėse sot ndodh ndonjė incident dije se faji do tė jetė vetėm i yti. Dhe unė u thashė: Pra, ju mos ndoshta po mė kėrkoni qė tė resht sė kėnduari... Dhe ata ma kthyen: Jo, jo ti e kuptove mirė se ē’duam tė themi...

    Tė kanė penguar tė jesh i lirė, ndėrsa kėndoje “Liberta”...

    Jo! Vetėm kur zbrita nė mes tė publikut pėr tė kėnduar “O sole mio” , qė ėshtė njė moment i jashtėzakonshėm... Kėtu mė thanė ato fjalė qė duhej tė tregohesha i kujdesshėm qė mos tė ndodhte gjė. Dhe unė u thashė, “jam kėtu pėr tė kėnduar jo pėr tė krijuar kaos...”

    Pėr fat tė keq edhe nė ditėt e sotme na duhet tė flasim pėr diktatorė, e luftėra, siē ėshtė ajo nė Ukrainė...

    Ajo ėshtė njė tragjedi, ėshtė njė tragjedi e madhe... ku mund tė pėrdorim atė shprehjen “atje ėshtė njė mace e madhe qė po luan me njė mi”...

    Por nė fakt ju keni refuzuar qė tė kėndoni nė Rusi?

    Po, po..... Madje mė duhet ta them. Unė kam qenė njė admirues i madh i Putinit. Kur nuk mund tė flitej , mua s’mė interesonte dhe flisja, sepse ndieja nevojėn qė tė shprehja lirshėm mendimet e mia. Dhe nėse do tė mė kishin thėnė “shiko se Putini ndoshta do tė sulmojė Ukrainėn”, unė do t’u thosha: Gaboni! Por nė fakt gaboja unė!

    Unė kėndoja 5 herė pėr Putinin, kishte simpati dhe dashuri tė madhe pėr Italinė, por edhe dėshirė pėr Perėndimin. Problemi ėshtė qė NATO ka pushtuar toka qė duheshin respektuar pak mė shumė... Siē bėnė nė kohėn e tyre Krushov dhe Kennedy. Kur Krushov ēonte raketat nė Kubė, sepse kishte fituar komunizmi i Fidel Kastros. Atėherė Kennedy i thotė: I dashur Krushov, je ti babai i kėsaj Lufte tė Tretė Botėrore, do t’i marrėsh ti tė gjitha pėrgjegjėsitė duke ditur se ēfarė ndodhi nė tė dytėn? Pra, do vėrtetė tė fillosh Luftėn e Tretė Botėrore? Krushov kuptoi riskun dhe anijet qė ishin nė qendėr tė Atlantikut u kthyen pas dhe ēuan raketat nga ishin nisur. Dhe kėsaj here ndodhi ajo qė nuk ndodhi radhėn e shkuar...

    Ėshtė e vėrtetė qė ju keni marrė nė shtėpi njė familje ukrainase?

    Po, ėshtė diēka normale pėr mua...

    Mund tė na tregoni diēka mė shumė rreth kėsaj?

    Mė morėn nė telefon dhe mė thanė, po vijnė shumė ukrainas... e me pyetėn dėshiron qė tė mirėpresėsh prej tyre? Dhe u thashė sigurisht, 4 veta... I mora nė shtėpi dhe mė kujtohet mbrėmja kur erdhi ajo zonjė me fėmijėn e saj dhe dy djem tė tjerė. Vėshtrimi i fėmijės ishte sikur t’i kishin dhėnė dy grushte tė forta nė sy, i lodhur, me rrathė tė zinj nė sy.... Janė skena qė njeriu s’do tė pėrballet kurrė! Kurrė! Mė kujtohet zonja qė sapo mė pa mė tha: Ti je Albano kėngėtari, edhe u duk sikur ju kthye ēehrja nė fytyrė. Tani janė nė shtėpinė time, janė mirė, dhe ėshtė njė emocion i madh...

    Nė fakt ju keni strehuar edhe shqiptarė...Nė mos gaboj mes tyre ėshtė edhe Aksinja Xhoja, bijė arti (vajza e aktorit Nikolin Xhoja) mike e familjes suaj dhe mėsuesja e fėmijėve tuaj nė piano...

    Po me tė vėrtetė ajo ėshtė njė pianiste e jashtėzakonshme.. Kanė jetuar tek unė pėr njė kohė tė gjatė dhe pastaj sė bashku me bashkėshortin vendosėn qė tė vendoseshin nė Brindisi, por miqėsia mbetet.

    Po shqiptarėt sot kėtej Adriatikut si ju duken, krahasuar me ndrydhjen qė kishit hasur nė fillim?

    Po ka ndodhur njė evolucion i vėrtetė... Mė parė shikonin vetėm njė kanal televiziv dhe duhej tė jetonin vetėm nė njė mėnyrė qė iu ishte pėrcaktuar, ndėrsa tani, ku sigurisht qė edhe televizioni luan rolin e vet si mėsues... truri ėshtė i lėvizshėm, mjaftojnė disa impulse ndonjėherė qė mund tė tė ndihmojnė pėr tė pėrmirėsuar veten nėse je i hapur pėr tė bėrė kėto hapa ndaj vetes por edhe ndaj tė tjerėve

    Vitin qė vjen mbushni 80 vjeē, keni arritur majat artistike, ēfarė tjetėr mbetet pėr t;u ėndėrruar nė sferėn artistike... Besoj se kėnga do tė vijojė...

    Dua tė bėj njė koncert tė madh nė Verona, nė Arenėn e Veronės... Dhe patjetėr qė do tė kėndoj... Sa tė kem jetė e dėshirė do tė vijoj...


    Voxnews.al

    https://www.voxnews.al/aktualitet/al...esat-ng-i10819
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 07-06-2022 mė 15:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •