-
Ushtria Shqiptare, a i plotėson standardet e NATO-s?
Forcat speciale tė ushtrisė dhe policisė shqiptare pėsojnė karikaturėn e Vaterlosė me automatikun dhe pistoletėn “Beretta”
Nga Kastriot Myftaraj
Nё SHBA, shumё ushtarakё tё forcave speciale, pasi pёrfundojnё karrierёn, shkojnё si ekspertё nё Holliёood ku luajnё nё filma. Nё Shqipёri ndodhka edhe ndryshe, ushtarakёt e njёsive elitё vihen tё luajnё nё filma komikё, ndoshta dhe pёr faktin se ministri i Mbrojtjes ёhstё njё ish-regjisor dhe aktor filmash tё realizmit socialist. Ky paradoks tragjikomik bёhet pёr tё simuluar kryerjen e standardeve tё NATO. Tashmё qё Shqipёria ёshtё bёrё anёtare e NATO, ajo ka detyrime qё pёr forcat e saj tё armatosura tё zbatojё marrёveshjet STANAG ("Standartization Agreement"), do tё thotё marreveshje standartizimi tё cilat pёrcaktojne kriteret, procedurat dhe teknikat operative, logjistike, tё armatimit, tё cilat janё tё njёjta pёr tё gjitha shtetet anёtare. Kjo fillon qё me pёrdorimin e gjuhёs angleze, sistemet radiondёrlidhёse qё punojne nё tё njёjtёn frekuencё e kriptografi, standartet hartografike, klasifikimi i urave dhe deri tek kalibri i armёve. NATO ka njё agjenci qё quhet NATO Standartization Agency me qendёr nё Bruksel, e cila publikon STANAG nё gjuhёt anglisht dhe frengjisht.
Mjaft qё t’ i hedhёsh njё sy publikimeve tё kёsaj agjencie qё tё kuptosh se ushtarakёt shqiptarё nuk janё tё pajisur sipas standardeve tё NATO. Kёtu fjalёn e kam qё nga pajimet bazё si helmeta nё kevlar, jeleket taktike, pakoja e ndihmёs sё shpejtё, ēantat e shpinёs,uniformat stinore, e deri mjetet levizese. Pikёrisht pёr kёtё arsye, forcat tona komando qё kanё shkuar nё misionet paqeruajtёse ngjajnё mё tepёr si ushtarёt vendas se si ata ndёrkombёtarё dhe u besohet mё tepёr detyra e sigurimit tё perimetrit tё bazes edhe pse duhet thёnё se ushtarakёt tanё jane plotёsisht tё aftё edhe per detyra te tjera. Sot ushtari shqiptar ёshtё i armatosur me automatikun Model 56 (kopje kineze e folklorikut global Kallashnikov Ak-47) e gjithashtu me arme brezi pistoleten TT-33. Kёto armё janё tё kalibrit 7.62x39 mm dhe TT ne 7.62x25mm. Ato janё tё vjetra dhe krejt jashtё standardeve tё STANAG.
Sipas STANAG arma e kembёsorisё, "assault rifle" duhet tё jetё e kalibrit 5.56 x 45 mm, kurse arma e brezit e kalibrit 9 mm Parabellum. Sigurisht qё pajisja e ushtrisё sonё me kёto armё kёrkon investime dhe do tё bёhet gradualisht, duke filluar me njesitё elitare, tё cilat duhet tё kenё prioritet si njёsia BOS (Batalioni i Operacioneve Speciale) e regjimentit Komando, e deri tek forcat e reagimit tё shpejtё, pёr tё pёrfunduar tek logjistika. Njёsia BOS ёshtё legjioni fulminatrix (rrufegjuajёs) i ushtrisё shqiptare. Ёshtё folur nё njoftimet e Ministrisё sё Mbrojtjes, deri edhe nё emisione televizive, nga zyrtarё tё kёsaj ministrie, se njёsitё elitё tё ushtrisё shqiptare do tё pajisen me armё tё kompanisё se shquar gjermane Heckler und Koch, por deri tash nuk ka asnjё konfirmim nga ana e kompanise gjermane nё website tё saj, apo nga revistave te specializuara per armatimet tё cilat i ndjekin dhe pasqyrojnё kёto lloj transaksionesh, si revista britanike “JANES”. Nё adresёn e mёposhtme nё youtube mund tё shikoni atё qё mund tё quhet seria e parё e filmit komik “STANAG Albania”, ku star i filmit, ёshtё komandanti i sotёm i regjimentit komando, colonel Dritan Demiraj, atёherё komandant i BOS. Ёshtё fjala pёr njё kronikё filmike mbi njёsinё elitare BOS, ku komandanti kolonel Dritan Demiraj flet pёr zёvendёsimin e armёve tё vjetra me arme tё kompanisё Heckler und Koch. Video ёshtё e vitit 2007 dhe kjo ёshtё bёrё me rastin e 95 vjetorit tё ushtrisё shqiptare.
(
)
Por e vёrteta ёshtё se nё Ministrinё e Mbrojtjes nuk ka asnjё document qё tё tregojё se ёshtё blerё qoftё edhe njё parti armёsh nga kompania Heckler und Koch. Armatimi qё ka ardhur ёshtё njё parti e njё dergese pa pagese qё ka ardhur sipas praktikёs qё ka kompania gjermane pёr tё ēuar armё pёr provё nga ana e BOS. Kёshtu qё ēdo propagandё zyrtare vetёlavdёruese pёr kёtё ёshtё thjesht njё mashtrim, qё do meritonte njё satirё nga miku im Agim Doēi, tash zyrtar i lartё nё Ministrinё e Mbrojtjes, gjё qё ai me siguri do ta bёnte sikur tё mos ishte nё atё post. Gёnjeshtra zbulohet dhe nga fakti se ēdo video paraqet vetёm 5-6 ushtarё se numri i armёve pёr qellime testimi eshte i vogёl kёshtu qё grupe tё ndryshme prej 5-6 vetash pёrdorin tё njёjtat armё. Kёshtu mund tё realizohet njё fil propagandistic, por e vёrteta e trishtuar ёshtё se 90 anёtarёt e BOS, njesise tone elitare nuk jane te pajisur me armё tё kompanisё Heckler und Koch. Ekziston dhe njё tjetёr videoregjistrim, seria e dytё e filmit “STANAG Albania” ku shkёlqen kolonel Demiraj i cili i flet njёsisё elitё BOS per armatimin Heckler und Koch, i cili ka ardhur per testim ne prill te 2007. Nёse do ta shikoni videoregjistrimin (
) do tё vini re se komandanti i regjimentit komando aludon pёr pajisjen e BOS me armё tё Heckler und Koch, ēka nuk ёshtё e vёrtetё. Komandanti i regjimentit komando, kёtu merr pёrsipёr rolin e komisarit politik, duke imituar ministrin i cili i ka vёnё tё gjitha aftёsitё e tij prej aktori profesionist pёr tё treguar se ministria dhe qeveria nё pёrgjithёsi po bёjnё gjithēka pёr tё pajisur me armё moderne forcat elitё dhe ushtrinё nё pёrgjithёsi.
(Shikoni: http://www.mod.gov.al/botime/html/us...0907/faqe6.htm)
Sikur gjёrat tё kishin mbetur nё kёtё pikё do tё ishte gjysma e sё keqes. Por problemi ёshtё se edhe kur paratё janё shpenzuar pёr tё blerё armatime moderne, gjithēka ka precipituar nё afera korruptive, duke shkaktuar atw qw mund tw quhet Vaterloja e elitёs sё ushtrisё dhe policisё shqiptare. Rasti me eksplicit eshte pikёrisht ai i pajisjes me armё tё standardeve tё NATO (STANAG) i Batalionit te Operacioneve Speciale- BOS. U dha lajmi se BOS u pajis me 100 automatike ARX-160 prodhim i kompanisё Beretta. Kjo ёshtё njё armё e kalibrit 5.56 NATO me pёrbёrje tё lartё plastike tё pёrforcuar. Qё ёshtё bёrё pёr tё ulur peshёn e saj, ka mundёsi montimi shёnjestrash holografike, tytё me rezistencё tё lartё ashtu si ēdo arme moderne. Por pse u blenё automatikё Beretta, kur supozohet se BOS eshte i pajisur me automatikё Heckler und Koch? Kjo tregon se ajo qё ёshtё thёnё pёr pajisjen me armё gjermane ёshtё mashtrim propagandistik. Nё demontrimin qё bёri BOS dhjetorin e kaluar u pa se pjestarёt e tij qenё tё armatosur me Beretta Arx-160?! Nё kёtё demonstrim ministri Imami nuk harron te flase per STANAG.
(
)
Gjithēka kthehet nё njё komedi ku anёtarёt e njёsisё speciale pёrdoren si kllounёt nё cirk se atyre u jepen me turne armё gjermane tё cilat kanё ardhur pёr testim pёr tё bёrё njё kronike promovimi televizive, pastaj u thuhet se arma juaj ёshtё Beretta Arx-160 dhe pistoleta Px-4?! Jo mё kot ministri i Mbrojtjes ёshtё regjisor dhe actor filmash i realizmit socialist. Ai po i bёn dhe anёtarёt e njёsisё elitё tё luajnё nё filma.
Ironia mё e madhe ёshtё BOS, njёsia e forcave tё armatosura me aftёsine mё tё madhe operacionale e luftarake, ka si arme personale ARX-160 e cila eshte ende nё fazё eksperimentale nё vendin i cili e prodhon Beretta-n, Itali. Ёshtё kundёr STANAG qё njё njёsi, e cila nga dita nё dite pritet tё shkojё nё misione luftarake nё Afganistan, tё armatoset me njё armё e cila nuk e ka ēertifikatёn pёrfundimtare tё perdorimit nga ushtria italiane, aleatja jone nё NATO?! Ky automatik gjendet ende nё "Field test", pra ne testim operacional, nё Afghanistan, nga ana e ushtarёve te brigadёs parashutiste italiane Folgore, e stacionuar me mission atje. Automatiku Arx160 eshte nje projekt i ushtrise italiane dhe kompanisё Beretta, project qё mban emrin “ushtari i se ardhmes”. Por deri tash ushtria italiane, e njё prej vendeve kryesore tё NATO, dhe me njё traditё tё madhe pёr armёt automatike (kujtoni automatikun e famshёm Italian tё Luftёs sё Dytё Botёrore), e njё vendi 60 milionёsh dhe qё ka 3000 ushtarё nё Afghanistan, ka blerё vetёm 92 (po, po nёntёdhjetёedy) cope automatikё tё tillё.Kёto armё janё ende mё testim dhe vetёm 60 copё ndodhen ne Afganistan per testim nga ushtarё tё brigadёs parashutiste Folgore dhe brigades Pinerolo. Pas kёtij testimi ushtria italiane nuk e ka dhёnё miratimin pёr blerjet dhe vazhdon tё blejё armё kёmbёsorie nё Belgjikё te FN, nё SHBA te Colt dhe Bushmaster, nё Gjermani te Heckler und Koch!!! Nё kohёn qё ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes e vendit prodhues tё armёs e refuzojnё atё (kur dihet prioriteti qё i jepet prodhimti vendas), kjo armё blihet nga... Shqipёria.
Me 31 mars 2009 u bё prezantimi i automatikut Beretta nё Ministrine e Mbrojtjes tё Italisё. Nё njoftimin zyrtar nё website tё ministrise thuhet se sapo tё miratohet projekti do blihen 1600 automatikё Beretta.
(http://ёёё.difesa.it/Ministro/Sottos...?DetailID=2952)
Nderkohё revista e specializuar ushtarake italiane “Armi e Tiro” e datёs 26 maj 2009 dha lajmin e blerjes nga Shqipёria, pёr forcat speciale, tё 100 automatikёve ARX-160 dhe 40 granatehedhesve GLX.
(http://www.armietiro.it/edisport/arm...D?OpenDocument)
Ёshtё interesant debati nё njё forum Italian pёr armatimet, Forumi di Difesa ku u shtrua pyetja se si ka mundёsi qё shqiptarёt kanё bёrё kёtё blerje kur ushtria italiane ka vetёm 92 copё nё perdorim dhe arma ende nuk ёshtё homologuar? Njё anёtar nё forum, komenton ironikisht, por me njё saktёsi trishtuese: “Ndoshta eshte shitje e diēkaje te se ardhmes,ndoshta shqiptaret kane pranuar jene kavie”.
(http://forumdifesa.forumgratis.org/i...&st=0&#entry14)
Pra ushtria jonё, pёrkatёsisht BOS ёshtё pёrdoruesi i parё operativ i njё automatiku tё pa pranuar nё armatimin e ushtrise italiane, e cila ёshtё bashkёprojektuese e kesaj arme!
Homologёt italianё tё BOS, regjimentet COLMOSCHIN dhe COMSUBIN, nё misionet e tyre ne Afganistan janё tё pajisura me armё Heckler und Koch 416 dhe 417 dhe jo me Beretta Arx-160, sё cilёs nё Shqipёri po kёrkohet t’ i vishen cilёsi magjike. Me poshte disa link me foto tё forcave speciale italiane tё armatosur me Heckler und Koch
(http://img683.yfrog.com/i/goi3js8.jpg/)
(http://img30.yfrog.com/i/goi7ea0.jpg/)
(http://img405.yfrog.com/i/goi6mq0.jpg/)
Nё dy link mё tutje do tё shikoni parashutistёt e brigadёs Folgore nё mission nё Afganistan, te cilet sic shihen janё tё armatosur me Scp 80 arma standard e tyre nё njё zone operacionale dhe aspak me Beretta.
(http://img405.yfrog.com/i/folgorescp.jpg/
http://img94.yfrog.com/i/folgoreafgh.jpg/
Kurse nё link tё mёposhtёm mund tё shikoni njё foto ku tregohet automatiku Arx-160 gjatё testimit nё Afganistan. Po tё kqyret fotoja me vёmendje kuptohet nga cilёsia dhe tё tjera detaje se bёhet fjalё pёr njё foto publicitare dhe jo pёr njё foto tё rastit si mё sipёr.
(http://img22.yfrog.com/img22/7499/testarx.jpg)
I njejti problem si me automatikun Beretta ekziston edhe me pistoletёn Beretta Px4 Storm e cila ёshtё blerё edhe nga policia e shtetit nё Shqipёri dhe pёrdoret nga RENEA dhe njёsi tё tjera. Edhe kjo armё nuk ka reputacion tё mirё, por megjithatё ёshtё blerё. Ēmimi i prokurimit ёshtё mjaft i lartё po tё krahasohet me cilesinё e saj dhe me alternativat nё tregun ndёrkombёtar, ēka nuk e justifikon blerjen. Mё poshtё po jap njё link ku mund tё gjeni njё foto tё njё anёtari tё forcave speciale italiane nё poligon nё Afganistan ku shihet qartё se pistoleta e italianit nuk eshte Beretta Px4 por Glock austriak i cili cuditёrisht doli humbёs nё tenderin shqiptar se kushtonte 20 euro mё shumё se Beretta PX4!
(http://img94.yfrog.com/img94/770/immagineadw.jpg)
Glock, e cila ёshtё aktualisht pistoleta mё e perdorur nё botё nga forcat policore, nё Shqipёri skualifikohet pёr 20 euro copa, nё favor tё njё arme tё refuzuar nga mbi 60 polici tё vendeve tё botёs, ndёr tё cilat ironikisht edhe policia italiane, e cila ruan traditёn e sё vjetrёs por tё sprovuar Beretta FS 92. Njёsitё elitё shqiptare qenё tё pajisura me pistoleta Beretta 92 FS me tё cilen ishin shumё tё knaqura (nё fakt 92 FS ёshtё e vemja armё Beretta e cila konsiderohet e pranueshme pёr pёrdorim profesional) dhe u detyruan ta dorёzojnё atё pёr t’ u pajisur me njё armё qё nё gjithё botёn konsiderohet qesharake nga specialstёt! Ajo bllokohet vazhdimisht.Kjo ёshtё diēka e patolerueshme nё rastin e njёsive si BOS apo RENEA, tё cilat pёrballen me rrezikshmёri ekstreme.
Nё pёrplasjen me armё mes Dritan Dajtit dhe policisё vitin e kaluar, kur u vranё katёr policё, mё tё pёrgatiturit e Policise se shtetit, njёsia e operacioneve speciale qё bёri operacionin ishte e armatosur pikёrisht me Beretta Px4! Vetё Dritan Dajti kishte njё pistolete kroate HS2000 qe ёshtё ndёr mё tё mirat nё botё, aq sa njё nga firmat mё tё mёdha nё botё, ajo amerikane Springfield ka blerё patentёn dhe ua shet kёtё armё agjencive policore amerikane, kёrkesat e larta tё tё cilave pёr zgjedhjen e armatimit personal ёshtё e tepёrt tё pёrmenden! Kёtu duhet ditur se Kroacia u furnizua me teknologji pёr prodhimin e armёve nga Gjermania gjatё luftёs me Serbinё nё vitet 90. Gjёja tragjikomike ёshtё se se para se HS2000 dhe PX4 te ballafaqoheshin nё betejёn nё Durres, me pasoja jashtezakonisht tragjike per policine, u perplasёn gjatё tenderit pёr pistoletat, ku HS2000 u ofrua pёr 280 euro dhe humbi kunder PX4 qё u ofrua me 320 Euro! Nё tё vёrtetё ish Drejtori i Policise Ahmet Premēi ishte pёr HS2000, por ish zv Ministri i Punёve tё Brendshme, Gent Strazimiri, njё djalё mistrec i katapultuar nga oborri i PD, ishte pёr Beretta PX4, dhe fitoi Strazimiri. Si automatiku ashtu dhe pistoleta prodhime te Beretta- u blenё nga qeveria shqiptare vetem pas nje qitje demonstrative ne kundershtim me praktikёn nё raste tё tilla dhe kёrkesat e STANAG, sipas tё cilave armёt duhet tё testohen ne ambient ujor, ranor, te mbuluar me balte. gje qe simulon mjaft mire fushen e betejes.
Paradoksi ёshtё se pistoleta kroate HS2000 humbi nё tender edhe pse ishte 40 euro mё e lirё se Beretta, e cila fitoi ndaj Glock 17 austriak, me arsyetimin se ai ishte 20 euro mё i shtrenjtё. Edhe pse Gjermania e vesh prej vitesh policinё shqiptare, tё dorёzuar me zhele nga regjimi komunist, kompanitё gjermane nuk u lejuan tё marrin pjesё nё tender. Edhe pse pistoleta gjermane Heckler und Koch ishte e vetmja arme qe u kualifikua ne testimet teknike te bera nga Department of Homeland Security nё SHBA pas 11 shtatorit, si dhe nga Policia Zvicerane, ajo nuk e gjet e pёrshtatshme nё Shqipёri! Nё atё kohё nё krye tё Department of Homeland Security ishte pikёrisht tom Ridge, kёshilltari i qeverisё shqiptare, dhe ai firmosi pёr pistoletёn Heckler und Koch, edhe pse ndёr gjithё konkurrentet ishte e vetmja qё nuk plotёsonte njё kriter tё rёndёsishёm nё SHBA, atё qё arma duhet te jete 50% e prodhuar ne SHBA.
Ёshtё e vёrtetё se pistoleta qё fitoi kishte cmim tё favorshёm (por dhe tё metat e treguara), por humbёsit qenё ishte Heckler und Koch kompania e armёve me prestigjioze ne bote, e famshmja austriake GLOCK, USP dhe P30, Glock 17, tё cilat furnizojnё armet e brezit tё policisё gjermane, policisё austriake, forcave speciale gjermane e austriake, si dhe atyre amerikane e shume e shume njesive te tjera policore dhe ushtarake. Fituese ishte Px4 njё armё qё nё Itali perdoret nga policitё bashkiake tё disa qyteteve, dhe qё ёshtё blerё nga policia e Afrikёs sё Jugut.
Shpjegimi i paradoksit nuk qendron tek sensi i kursimit tё pareve tё shtetit nga ana e zyrtarёve tё ngarkuar me tenderin, por tek fakti qё kompanitё italiane operojnё mё lirshёm nё vende si Shqipёria duke dhёnё tangente (mitё), ndёrsa kompanitё gjermane i kanё duart e lidhura, edhe nёse e bёjnё kёtё gjё jashtё vendit, e jo mё nё vendin e vet, dёnohen rreptё. Aspekti tjetёr i keq nё marrёdhёniet me Gjermaninё nё kёtё fushё ёshtё se shpёrdorohet asistenca gjermane pёr pёrgatitjen e ekspertёve. Kёshtu, Gjermania i akordoi Shqipёrisё tё drejtёn qё katёr persona nga forcat speciale tё ushtrisё tё merrnin pjesё nё kurs special pёr snajper. Nё vend qё nё kёtё kurs tё shkonin katёr ushtarё, ose nёnoficerё shkoi katёr herё komandanti i regjimentit komando kolonel Dritan Demiraj, a thua se koloneli do tё kryente detyrёn e snajperit! E tё mendosh se kёto lloj kursesh qё vazhdojnё disa muaj kushtojnё shumё para, se nё to trajnimin e bёjnё specialistё nga mё tё mirёt nё botё, me pajisje ultramoderne, dhe nё qitje digjen me mijёra fishekё specialё qё kushtojnё jo mё pak se dy euro copa. Ёshtё paradoks i madh qё kolonel Demiraj, edhe pse oficeri mё i trajnuar nё botё si snajper, zgjedh pёr njёsitё speciale shqiptare njё nga armёt mё tё dobta nё botё!
Problemi tjetёr qё lind nga kёto afera korruptive ёshtё se ka ushtarakё qё gjejnё rastin tё ushqejnё nostalgjinё per armet e vjetra tё Traktatit tё Varshavёs apo tё Kinёs maoiste, TT,92 FS apo Model 56.
Ne komisionin parlamentar te mbrojtjes u bё e ditur per nisje nё misione tё llojit misione "hunting-killing" nё Afganistan tё njё skuadre tё BOS, e cila do tё operojё perkrah forcave speciale amerikane. Shefi i Shtabit tё Pёrgjithshёm dha garanci se djemtё jane te pergatitur per misionin e kerkesat e tij. Por sa vlen pёrgatitja dhe kurajoja e ushtarakёve tanё kur ata janё tё pajisura me armё tё pabesueshme. Ēdo ushtarak demoralizohet kur shkon nё misione tё tilla tё rrezikshmёrisё ekstreme me armё qё nuk mund t’ i besohet. Forcat speciale te ushtrise para te niseshin ne Afganisatan kane refuzuar te marrin armet Beretta me vete dhe kane kembengulur qe te mbajne kallashnikovet dhe pistoletat TT. Shtabi i Pergjithshem dhe komandanti i regjimentit komando Dritan Demiraj nuk kane guxuar te t’ i ndalojnё kёtё herё, se i patёn boll problemet pёr tё mbuluar skandalin nё fund tё vitit tё kaluar nё Afganistan, ku ushtaret shqiptare refuzuan te dalin ne shёrbim. Atёherё Shefi i Shtabit te pergjithshem dhe kolonel Demiraj shkuan me ngut urgjentisht ne Afganistan te negocionin rritjen e rroges ditore e te kushteve te sherbimit e jeteses. Se ta ēosh ushtarakun shqiptar nё Afganistan me pagё bazё 300 mijё lekё tё vjetёr nё muaj (veē kёsaj ata marrin vetёm 30 dollarё nё ditё pёr ditёt e shёrbimit), kjo do tё thotё t’ i trajtosh si policёt privatё pleq qё rrinё kabina nё bulevardet e Tiranёs. E njejta gje vlen edhe per RENEA e per efektivat e policise se shtetit nё ballafaqimin e tyre me kriminelёt.
Aspekti tjetёr i keq ёshtё se cёnohet reputacioni i Shqipёrisё. Qeveritё shqiptare tё tё gjitha llojeve janё krenuar dhe krenohen pёr pjesёmarrjen e forcave shqiptare nё misionet paqeruajtёse ndёrkombёtare nё Afganistan, Irak, Cad etj., por vendasit janё shumё mё pak tё impresionuar nga ushtarёt shqiptarё, tё cilёt ngjajnё si komando tё botёs sё tretё. Kёta lloj paqeruajtёsish vendasit i quajnё majmunё, do tё thotё imitues. Misionet paqeruajtёse shqiptare nё botё, pёrtej propagandёs, janё njё Vaterlo permanente e reputacionit tё ushtrisё shqiptare. Nёse ushtarёt tanё nё misionet paqeruajtёse ngjajnё si ushtarё tё botёs sё tretё, zyrtarёt tanё qё bёjnё tenderat nuk dallojnё nga homologёt e tyre tё botёs sё parё kur udhёtojnё nё botё, zyrtarisht dhe pravitisht, me paratё e taksapaguesve apo paratё e fituara nga korrupsioni.
Sot
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 02-02-2010 mė 00:07
Arsyeja: site i gazetes
-
-
Tani duan ti cojne forcat speciale ne misione luftimi ne Afganistan , e per me teper me arme akoma te patestuara mire.
Mjafton qe keta mizerjet te fusin leket ne xhep po kush pyet per ushtaret e shkrete qe mund te lene koken maleve te Afganistanit .
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt