Me siguri eshte me mire andej,pasi askush nuk u kthya nga andej,ne kete bote te flliqur!
Besoj
Nuk besoj
Neutral
Me siguri eshte me mire andej,pasi askush nuk u kthya nga andej,ne kete bote te flliqur!
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
Mire e ke se pa e shti kanunin edhe nje here ne tokat shqiptare, skemi me u ba njerez e aq ma pak shqiptar, gjithmone duke ja perjashtuar ata kapitujt e fese, qe u shtuan me vone.
Eshte kenaqesi me shku ne ato zona ku hala jeton kanuni e me pa njerez. Beso shqiptari pa kanunin e tij natyral behet nje berrllog, se keto fete e sistemet e huaja e corientojne, e bejne si gjyse. Ne Kosove hala zbatohet, vetem shpresoj se nuk do te zhduket.
Une e di kur shkoj te familjaret e mi qe e zbatojne kanunin, kogja shume, se cfare rregulli ka aty!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 09-10-2011 mė 11:49
Mėnyra shkencore e komunikimit me tė vdekurit
Nga Gazeta Standard
Nina De Santo ishte duke mbyllur sallonin e saj tė bukurisė gjatė njė nate dimri nė Nju Xhersi, kur pa atė tė qėndronte pėrballė derės sė xhamit. Ishte Majkėlli. Ai ishte njė klient gojėmbėl, i cili gjatė jetės sė tij kishte kaluar disa tronditje tė forta. E shoqja i kishte kėrkuar divorcin pas njė lidhjeje qė kishte me gjysmė vėllain e Majkėllit. Pas kėsaj, ai gjithashtu humbi kujdestarinė e vajzės dhe tė djalit.
Majkėlli ishte emocionalisht i shkatėrruar, por De Santo ishte munduar gjithmonė qė ta ndihmonte. Ajo kishte dėgjuar problemet e tij, i kishte dhėnė zemėr dhe e kishte nxjerrė jashtė pėr tė hequr mendjen.
Atė natė tė shtunė, kur De Santo hapi derėn e dyqanit, Majkėlli qėndronte para saj dhe i buzėqeshte. Nina, nuk mund tė qėndroj gjatė, - tha ai ndėrsa qėndronte i palėvizur para derės. Ndalova vetėm pėr tė tė falėnderuar pėr gjithēka.
Ata biseduan edhe pėr pak dhe pas kėsaj Majkėlli u largua, ndėrsa De Santoja shkoi nė shtėpi. Tė dielėn ajo mori njė telefonatė tė ēuditshme nga njė punonjėse e sallonit. Trupi i Majkėllit ishte gjetur i pajetė tė paktėn nėntė orė para se Nina tė kishte folur me tė para dyqanit. Ai kishte kryer vetėvrasje.
Por, nėse Majkėlli kishte vdekur, atėherė kush kishte folur me tė atė natė? Ishte shumė e ēuditshme, - tha ajo. Unė nuk po e besoja atė qė po mė dėgjonin veshėt. Si mund ti tregoja ndokujt se unė e kisha parė kėtė njeri, shėndoshė e mirė, qė ecte e mė fliste, por qė ai ishte i vdekur? Sot, De Santoja ka njė emėr pėr atė ēka ka ndodhur atė natė: krizė shfaqjeje. Ajo hasi kėtė koncept, ndėrsa ishte duke lexuar mbi aktivitetet paranormale, fill pas njė aksidenti. Sipas hetuesve tė ēėshtjeve paranormale, kriza e shfaqjes nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shpirti i njė personi tė vdekur i cili, viziton njė njeri me tė cilin ka pasur lidhje tė fortė emocionale, kjo zakonisht pėr tė thėnė lamtumirė.
Raportet e takimeve tė ndryshme qė janė zhvilluar me Ninėn, janė publikuar nė forume apo libra si p.sh. Mesazhet, i cili tregon historitė e njerėzve tė cilėt kontaktuan me tė dashurit e tyre pasi kishin humbur jetėn mė 11 shtator. Gjithashtu libri tregon edhe mbi fantazmat. Megjithėse tė tilla tregime mund tė tė bėjnė qė me tė vėrtetė tė shtangesh, ato mund tė jenė njėkohėsisht edhe ngushėlluese, - thonė dėshmitarėt apo hetuesit e ndodhive paranormale. Tė tilla takime tregojnė se ndarja qė ekziston mes njerėzve qė duhen, nuk fshihet totalisht nga vdekja.
Ne nuk dimė se ēfarė tė bėjmė me tė tilla histori. Disa njerėz thonė se ato janė prova qė edhe pas vdekjes, ka akoma jetė, - thotė Stiv Volk, autori i Fringe-ology, njė libėr qė tregon mbi eksperiencat paranormale si telepatia apo pushtimi i shtėpive nga shpirtrat. Kėrkimet shkencore mbi kėtė temė janė tė pakta, por teoritė gėlojnė.
Njėra teori: Njė person nė krizė, bėhet fjalė pėr dikė i cili ėshtė i sėmurė rėndė dhe ėshtė duke vdekur. Nė kėtė rast ai i transmeton njė imazh tė vetes dikujt tjetėr me tė cilin ka pasur njė marrėdhėnie tė ngushtė, por zakonisht ata nuk janė tė vetėdijshėm se po dėrgojnė njė mesazh.
Tė tjerė sugjerojnė se krizat e shfaqjes janė engjėjt mbrojtės tė cilėt vijnė pėr tė ngushėlluar. Ndėrsa njė tjetėr teori thotė se gjithēka ėshtė njė rreng pa shije qė na punon truri, qė njerėzit nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme e detyrojnė trurin qė tė prodhojė pamje nga i vdekuri, pėr tė ngushėlluar veten pas humbjes.
Lidhje telepatike mes tė dashurve
Cilido tė jetė burimi i kėtyre shfaqjeve, ato padyshim qė e lėnė tjetrin mjaft tė tronditur. Por, shfaqjet e njė tė vdekuri nuk kufizohen vetėm me anėn vizuale. Shpirti i tij mund tė komunikojė me tė dashurit e tij nėpėrmjet diēkaje si p.sh. me erėn e lehtė tė parfumit tė tij tė preferuar, -thotė Volk. Ndonjėherė, ju thjesht e ndjeni prezencėn e dikujt shumė afėr jush dhe duket sikur ka ardhur nga asgjėja, - thotė Volk. Dhe pas kėsaj ju menjėherė zbuloni se personi ka pasur njė moment krize nė momentin qė ju keni parė vizionin.
Shumė njerėz tė cilėt nuk besojnė nė fantazma, pėsojnė njė minikrizė tė shfaqjes, thonė hetuesit e kėtyre ngjarjeve. A keni dėgjuar ndonjėherė pėr ndonjė nėnė e cila edhe para se ti thonin qė i biri kishte pėsuar diēka tė tmerrshme, ajo e kishte ditur? A keni takuar ndonjėherė binjakė tė cilėt duket sikur mund tė lexojnė nė mendjet e njėri-tjetrit? Njerėzit tė cilėt janė shumė tė lidhur me njėri-tjetrin zhvillojnė njė tip lidhjeje virtuale telepatike mes tyre e cila vazhdon edhe pas kėsaj bote, - thotė Xhef Belanger, njė gazetar i cili ka mbledhur njė sėrė historish me fantazma. Njerėzit kalojnė eksperienca tė tilla gjatė gjithė kohės, - thotė Belanger. - Kjo sepse ka njė lloj lidhjeje mes njerėzve. Pse, ju nuk ju duket ndonjėherė qė dikush shumė i afėrt me ju ka pėsuar diēka apo ėshtė i sėmurė?
Njė telefonatė e ēuditshme gjatė natės
Sima Liberman thotė se ka pėrjetuar njė ndjenjė tė tmerrshme kėrcėnuese, tė cilėn nuk do tė mundet ta harrojė kurrė, gjė e cila ka ndodhur rreth 40 vjet mė parė. Sot, Libermani punon nė njė zyrė konsulence nė Kaliforni, por nė fundin e viteve 60, ajo nuk ishte veēse njė vajzė e re e dashuruar. I dashuri i saj, Xhoni, ishte njė hipi i dashur i cili i donte tė gjithė, njė djalė qė tė gjithė miqtė e thėrrisnin i dashuri. Ajo e donte Xhimin dhe kėshtu qė tė dy morėn njė apartament dhe vendosėn qė tė martohen.
Pas kėsaj, njė natė, ndėrsa Libermani ndodhej nė shtėpinė e sė ėmės nė Bronks, ra telefoni dhe ajo u pėrgjigj. Xhoni ishte nė anėn tjetėr tė telefonit, por dėgjohej shumė i largėt dhe dukej sikur ishte me nxitim. Dua vetėm tė tė them qė tė dua dhe se nuk dua tė jem sėrish i keq me asnjė njeri, - kishte thėnė Xhimi. Pas kėsaj, heshtje dhe ra linja. Libermani u mundua ta telefononte sėrish, por gjithēka qe e kotė. Kur ajo u zgjua mėngjesin pasardhės, ndjeu diēka. Ajo thoshte se ishte mjaft e vėshtirė pėr tu shpjeguar, por nuk po arrinte tė ndjente mė prezencėn e Xhonit. Pas kėsaj ajo e kuptoi arsyen.
Shtatė orė mė vonė, mora njė telefonatė nga nėna e tij qė mė tha se ai ishte vrarė njė natė mė parė, - tha Libermani. Xhoni ishte qėlluar atė natė nė kokė, ndėrsa gjendej nė njė makinė. Libermani mendon se nė njė farė mėnyre, i dashuri i saj e kishte kontaktuar pas vdekjes, nėpėrmjet krizės sė shfaqjes, i cili kishte ardhur tek ajo, jo nėpėrmjet pamjes vizuale, as nėpėrmjet parfumit, por nėpėrmjet njė telefonate. Njė gjė ėshtė e sigurt: Xhoni nuk mund ti telefononte ndėrsa ishte duke vdekur.
Shumė vite mė pas, ajo lexoi njė artikull pėr shumė njerėz tė tjerė tė cilėt kishin marrė telefonata tė tilla nga njerėz tė tyre tė dashur qė kishin vdekur. Sipas saj, Xhoni kishte marrė nė telefon pėr tu pėrshėndetur. Gjithēka ishte aq e ēuditshme, saqė ajo nuk po kuptonte asgjė.
Ai mbante njė shkėlqim tė bardhė
Xhosh Harris tė habit gjithashtu me historinė e tij. Ajo pėrshin gjyshin e Xhoshit, Reimond Harris.
Xhoshi ishte nipi i parė i Reimondit. Ata shpenzonin orė tė tėra sė bashku, duke peshkuar apo duke u kujdesur pėr kopshtin e shtėpisė sė tyre nė Alabama. Nėse shihje njėrin, atėherė me siguri do tė shihje edhe tjetrin, pasi ata ishin tė pandashėm.
Kėtyre ditėve iu erdhi fundi nė 1997-n, kur Reimondi u diagnostikua me kancer nė mushkėri. Doktorėt i dhanė vetėm disa javė jetė. Xhoshi nė atė kohė 12 vjeē, donte qė njė natė tė qėndronte i zgjuar me gjyshin e tij, por prindėrit e urdhėruan tė kthehej nė shtėpi, rreth 2 milje mė tutje. Xhoshi thotė qė e kishte zėnė gjumi nė divanin e shtėpisė kur rreth orės 2 tė mėngjesit ai u zgjua. Ai ngriti sytė dhe pa se pėrpara tij qėndronte i gjyshi.
Nė fillim mė kapi si nė befasi, - thotė Harris. Unė e pyeta se pėrse qėndronte nė korridor dhe nuk ishte nė dhomė, si gjithė tė tjerėt. Pas kėsaj i gjyshi buzėqeshi dhe tha: Ēdo gjė do tė shkojė shumė mirė. Pas kėsaj i gjyshi u kthye dhe filloi tė ecė drejt kuzhinės. I nipi u ngrit qė ti shkonte pas gjyshit, por njė telefonatė e papritur e ndaloi. Njė teze e cila ndodhej nė dhomėn tjetėr, iu pėrgjigj telefonit. Unė u ktheva pėr tė parė gjyshin, por ai nuk ishte aty, - tha Harris. Fill pas kėsaj, tezja hyri nė dhomė dhe duke qarė i thotė tė voglit: Xhosh, gjyshi yt na la.
Harris u pėrgjigj se kjo nuk mund tė ishte e mundur, pasi ai sapo kishte qenė aty dhe insistonte se madje i kishte thėnė se gjithēka do tė shkonte mirė. U deshėn disa ditė qė Xhoshi tė pranonte se gjyshi kishte vdekur.
Sinqerisht, para kėsaj unė nuk besoja nė gjėra tė mbinatyrshme, - thotė ai. Mendoja se gjithēka ishte false dhe e trukuar, por pas asaj ēfarė pashė, unė nuk mund tė dyshoja mė.
Katėrmbėdhjetė vite pas vdekjes sė gjyshit tė tij, ka ende njė detaj qė Harrisi e mban gjithmonė nė mendje. Ndėrsa shihte gjyshin qė tė shkonte pėr nė kuzhinė, ai kishte vėnė re diēka tė ēuditshme: ai ishte i bardhė dhe i shndritshėm.
Mund tė vish jashtė qė tė luajmė?
Fėmijėria supozohet qė tė jetė mosha e pafajėsisė, njė periudhė kur mendimet mbi vdekjen janė shumė, shumė larg. Por, krizat e shfaqjes nuk bėjnė dallime mes fėmijėve dhe tė rriturve.
Dona Stjuart ishte vetėm 6 vjeē dhe njė nga miqtė e saj mė tė ngushtė ishte Dani. Njė ditė, Dani duhej tė shkonte nė spital pėr tė hequr bajamet. Dona luajti me tė gjatė paradites para operacionit dhe para se ta pėrshėndeste.
Ajo tregon se ishte nė dhomėn e saj, kur ditėn tjetėr pa Danin tė qėndronte para saj. Ajo donte tė dinte nėse Dona dėshironte tė dilte jashtė pėr tė luajtur. Vajza shkoi nė dhomėn e sė ėmės dhe e pyeti nėse ajo mund tė dilte jashtė pėr tė luajtur me Danin. E ėma shtangu. Ajo u zbardh komplet nė fytyrė dhe mė tha se kjo gjė nuk ishte e mundur, - tregon Dona Stjuart. E ėma pastaj i dha lajmin. Dani kishte pėsuar njė reaksion gjatė operacionit dhe kishte ndėrruar jetė.
Kur unė u ktheva nė dhomėn time, ajo kishte ikur, - thotė Stjuarti. Tashmė, Stjuarti ėshtė anėtare e njė ekipi hetimor mbi aktivitetet paranormale dhe thotė se ajo ēfarė ka ndodhur dhe historitė qė ka dėgjuar, i kanė ndryshuar mėnyrėn se si e shikon vdekjen.
Kėto eksperienca mė kanė bėrė tė besoj se ata qė ne vėrtetė duam, nuk janė shumė larg dhe se ata e dinė kur ne jemi duke i bėrė gjėrat mirė apo jo, - thotė Dona. Ashtu siē ata kanė bėrė ndėrsa ishin nė jetė, ashtu na ofrojnė mbėshtetje gjatė momenteve tona tė vėshtira.
Akoma, Stjuarti kujton atė se ēfarė kishte ngjarė. Ajo bėn tė njėjtėn pyetje si shumė prej atyre qė kanė jetuar njė eksperiencė tė tillė: A mos ndoshta gjithė kjo ishte njė pjellė e mendjes sė saj? A mos ndoshta ai ishte ende gjallė? Me tė vėrtetė, e gjithė kjo ndodhi pas vdekjes sė tij?
po po ekziston bota e pertejshme jam shume e sigurt sepse siq kam lexuar kemi 1.parajsen[ata qe bejne vetem veptra te mire]2.purgatori[hyjne njerezit qe sbejne vepra as te mira as te keqija]3.ferri[ata qe bejne vetem vepra te keqija]
me respekt
CHENGIZ ATAJ.
jo jo jo jo
Po besoj, shume bilez. Une jam besimtare dhe besoj ne parajs.
Pa asnje medyshje dhe plotesisht besoj![]()
Ende s'kam mbarruar viziten nė kėtė botė..... !
kur do mbarroje kėtu, do ju bėj nje koment per boten tjeter![]()
Krijoni Kontakt