McLaren ka prezantuar makinen e sezonit 2010 e cila quhet MP4-25 dhe vjen me nje risi te madhe.

Pjesa e pasme eshte e ndryshme nga makinat e tjera, pasi ajo zgjatet disa cm me shume. Prezantimi zyrtar eshte bere ne seline e skuderise ne Newbury. Te pranishem ne ceremoni kane qene pilotet zyrtare Jenson Button dhe Lewis Hamilton.

McLaren i ri eshte plotesisht ndryshe nga ajo e vitit 2009 dhe objektivi kryesor eshte titulli kampion. “Jam i mahnitur nga atmosfera qe gjeta ne skuader. Jam i sigurt qe do te jete nje sezon plotesisht ndryshe”, thekson Jenson Button.

Testet e para nga te gjitha skuderite do te kryhen ne "Ricardo Tormo" te Valencias ne fillim te javes tjeter.