Njeriu lind i lirë,ndërsa tërë jetën është në pranga!

Tema: Njeriu lind i lirë,ndërsa tërë jetën është në pranga!

  1. Maska e pranvera bica

    pranvera bica said:

    Njeriu lind i lirë,ndërsa tërë jetën është në pranga!

    Epo c'na gjeti ne te gjoret...Diskutojme me shoqet probleme te ndryshme qe na shqetesojne gjate dites ne pune ,mbasdites ne shtepi etj.Kurse une perqendrohem tek liria e njeriut i cili lind i tille dhe duhet te nderroje jete i tille.Por a ndodh ne fakt keshtu?Dhe dola sot ne konkluzionin se ...Njeriu lind i lire ,ndersa tere jeten eshte ne pranga.C'thoni ju miq te nderuar?
     
  2. Maska e ujkus

    ujkus said:
    pranvera them se njeriu i ve vete pranga vetes se tij ne mendjen e tij .te tjerat jane pasoja
    keshtu qe the se ne lindim te lire dhe me pas prangosim veten ne rrugen tone shpirterore per te arritur perfeksionin .
    \
    sa per pjesen fizike nje femer eshte pranga e nje mashkulli dhe ai shkon lodhet per te gjetur prangen e tij qe ai e do .
     
  3. Maska e DI_ANA

    DI_ANA said:
    Njeriu lind i lirë, ndërsa tërë jetën është në pranga.
    Ruso

    ......Tragjedia ne jeten e tij fillon kur ai kupton se nuk i nevojitet me askujt!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 29-01-2010 më 12:27
    "Carpe Diem"
     
  4. Maska e ilia spiro

    ilia spiro said:
    Pse lind i lire??? Ku e dime ne ku fillon e ku mbaron liria jone? Po te isha i lire para embrionit, do t`i isha lutur prinderve te mos me lindnin fare. A me pyeten ata? Atehere si mundet nje njeri te linde "i lire" ?
    Duaje te afermin tend si veten
     
  5. Maska e DI_ANA

    DI_ANA said:
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Pse lind i lire??? Ku e dime ne ku fillon e ku mbaron liria jone? Po te isha i lire para embrionit, do t`i isha lutur prinderve te mos me lindnin fare. A me pyeten ata? Atehere si mundet nje njeri te linde "i lire" ?
    Kjo eshte nje thenie e Ruso-it Ilia....
    Shume i kane dhene te drejte...Dhe shume te tjere kane shtuar me pas ate thenie qe citova me siper!
    Mbase jemi ne pranga me jeten dhe me detyrimet qe kemi ndaj familjes dhe vetes!
    "Carpe Diem"
     
  6. -BATO- said:
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Njeriu lind i lire ,ndersa tere jeten eshte ne pranga.C'thoni ju miq te nderuar?
    Është gabim të mendosh që njeriu lind i lirë, askush nuk ka liri. Të gjithë varemi diku. Liria është një gjë e papërcaktueshme.
     
  7. gloreta said:
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Epo c'na gjeti ne te gjoret...Diskutojme me shoqet probleme te ndryshme qe na shqetesojne gjate dites ne pune ,mbasdites ne shtepi etj.Kurse une perqendrohem tek liria e njeriut i cili lind i tille dhe duhet te nderroje jete i tille.Por a ndodh ne fakt keshtu?Dhe dola sot ne konkluzionin se ...Njeriu lind i lire ,ndersa tere jeten eshte ne pranga.C'thoni ju miq te nderuar?

    Njeriu nuk lind i Lire Pranvera, kjo liri qe ai ka eshte e kufizuar. Ne kete sistem askush nuk eshte i lire, shumica vuajne se nuk ia dalin dot me jeten qe kane perpara, permendim kushtet ekonomike, papunesia, asnje mbeshtetje nga ana e shrtetit, te gjithe e dime mire se hendeku mes te pasurve dhe te varferve po thellohet, por une nuk them se edhe te pasurit jane te lire...

    Njeriu nuk eshte i persosur, kur lind qysh nga vegjelia duhet te mesoje ngadale cdo te thote jete plot halle, probleme..... Se cfare vendimesh do te marre me vone vetem koha e tregon. Varet nga situatat e jetes ku ai jeton.

    Nuk ke cte besh me vetem te pranosh kete jete sado e prangosur te jete, te mos harrojme se ka edhe caste te bukura, te cilat ia vlen te mos i harrosh.
     
  8. Maska e ilia spiro

    ilia spiro said:
    Njeriu nuk lind rastesisht,ka nje "plan" per kete. Pra nuk lind nga vetja dhe bile as me deshiren subjektive te prinderve. Prangat njeriu ja ka vene vete vetes, ai dhe paraardhesit e tij, bemat e te cileve trashegohen dhe ne brezin tone, ne karakterin dhe veprimtarine tone te perditshme. Nga kjo trashegimi "negative" + bemave te vete atij gjate jetes, lind nje kaos i pergjithshem ne jeten shoqerore e familjare edhe ne shoqerine moderne,kaos i shumefishuar kohet e fundit,me pranga dhe vargonj te rinj.
    Edhe sikur njeriu te doje t`i heqe prangat ato vazhdojne ta mbajne lidhur dhe duhet nje fuqi shpirterore e jashtezakonshme per t`i flakur tej keto hekura qe e mbajne njeriun te lidhur ne prehrin e se keqes.
    Duaje te afermin tend si veten
     
  9. Maska e Izadora

    Izadora said:
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Epo c'na gjeti ne te gjoret...Diskutojme me shoqet probleme te ndryshme qe na shqetesojne gjate dites ne pune ,mbasdites ne shtepi etj.Kurse une perqendrohem tek liria e njeriut i cili lind i tille dhe duhet te nderroje jete i tille.Por a ndodh ne fakt keshtu?Dhe dola sot ne konkluzionin se ...Njeriu lind i lire ,ndersa tere jeten eshte ne pranga.C'thoni ju miq te nderuar?

    Mu kujtua nje thenje e nje mikes sime :
    Pse femija kur lind qan, nuk qesh ???
    Jeto sot se neser nuk i dihet
     
  10. Maska e King_Arthur

    King_Arthur said:
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Mu kujtua nje thenje e nje mikes sime :
    Pse femija kur lind qan, nuk qesh ???
    sepse thote isha me mire aty brenda