Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475

    Osmani: Përgatitem për partinë e re

    Osmani: Përgatitem për partinë e re


    Kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani ka pohuar se po përgatitet të formojë parti të re politike në Maqedoni. “Objektivisht ne po përgatitemi në terren për të hapur një parti. Po punojmë me njerëz, konsultohemi me ata, por diçka konkrete ende nuk është vendosur”, tha Osmani. Kryetari aktual i Gostivarit u zgjodh me mbështetjen e shumicës së elektoratit në Gostivar. Rufi Osmani në opinionin më të gjerë në Maqedoni njihet si politikani i cili për herë të parë e vendosi flamurin kombëtar shqiptar në Komunën e Gostivarit.Osmani në karrierën e tij ka qenë deputet

    Ai si kandidat i pavarur bëri sensacionin më të madh në zgjedhjet e fundit komunale, duke mposhtur kryetarin e deriatëhershëm, Nevzat Bejta. Osmani, i cili i vetëm kishte grumbulluar rreth 20 mijë vota në zgjedhjet e fundit, duke pasur parasysh gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe kërkesat e shumta, ka filluar konsolidimin e radhëve për partinë e re të ardhshme të shqiptarëve në Maqedoni. “Nuk do të them se kjo parti do të dalë në skenë brenda një muaji ose më vonë, sepse jemi në fazën fillestare. Opinioni në Maqedoni do të njoftohet me kohë për gjithçka që ne do të bëjmë”, tha në fund Osmani. Ai nuk ka treguar se si do të quhet kjo parti, cili do të jetë pozicionimi i saj në politikë dhe cila do të jetë platforma e tyre kryesore.

    Ndryshe, Rufi Osmani në opinionin më të gjerë në Maqedoni njihet si politikani i cili për herë të parë e vendosi flamurin kombëtar shqiptar në Komunën e Gostivarit, të cilën e udhëhiqte nga viti 1996. Pas 6 muajsh rezistence institucionale dhe demokratike në funksion të legalizimit të flamurit kombëtar shqiptarë, me rastin e ngjarjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997 arrestohet dhe dënohet me 14 vite burg. Osmani në karrierën e tij ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë, profesor i ekonomisë në USHT dhe UEJL, kurse rikthimin në politikë e bëri në zgjedhjet e vitit 2008 kur erdhi sërish në kreun e Komunës së Gostivarit.

    Osmani vizitë zyrtare në Stamboll

    Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së komunave të botës turke, Ertugrul Gazi Saglam, kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani mori pjesë në një takim të vetëqeverisjeve lokale. Osmani, realizoi takime edhe me kryetarët e katër komunave të Stambollit. Në takimin me kryetarin e komunës Pendik, Dr. Salih Kenan Shahin, Rufi Osmani shkëmbeu përvoja për mënyrën e financimit të komunave, gjetjen e investitorëve në sektorin e ndërtimit dhe dhënien me koncesion të shërbimeve publike komunale në Turqi dhe Maqedoni.lajm
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  2. #2
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Qfar mendimi keni per Rufi Osmanin ..

    Me qe ne te tjert pak a shum e njohim ,kisha dasht ti ndegjoj disa opinione nga ata qe e njohin dhe e percjellin me shum politiken,e sidomos Shqipet nga maqedonia.
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  3. #3
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Rufi Osmani ka pas nevoje te jete ne Politike me heret e jo tash se me duket vone, jane bere 30 partija pa lidhje tash edhe nje e re psh,me duket pak e tepert,por nuk jam kunder Rufi Osmanit po shka ju ka mtekur tash,ne anen e kundert popullata as qe beson mo ne parti popullates i vjen me vjedhe kur te degjojne per cdo parti(kane mbetur vetem disa te cilet kur te dalin me votu ja japin nga 20 euro edhe nga nje flamur te partise},se kan dobesia te gjitha,keto partija tash me duken sikur supermarketa.
    per mendimin tim Rufi Osmani u dashte me heret te jete dhe e meritonte shumica e njerezve kane pasur respekt ndaj Rufi Osmanit por edhe une.per tash sdu te ndegjoj asnje parti politike......
    pershendetje

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    dy shqiptare...

    dy ( 2 ) shqiptare me tre ( 3 ) parti...........

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    dy ( 2 ) shqiptare me tre ( 3 ) parti...........
    pse nuk po thu 4 a 5 se tre shum pak jan

    katastrof
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kam respekt për Rufi Osmanin, është njeri i mirë dhe i zoti... edhe si politikan.

    ***
    Këto partitë politike janë bo bajat mo... çdo ditë duke u formu nga një e re. Nuk besoj se ka nevojë të krijohen akoma të tjera, do ishe më mirë sikur të kishe vetëm një parti politike që ti përfaqësoj Shqiptarët në Maqedoni. Të gjithë së bashku, jo të përçarë! Po ec e mbushva mendjen, karikja e butë është. Pushtetin e dun të gjithë...
    #VamosArgentina

  7. #7
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga thekthi Lexo Postimin
    Kam respekt për Rufi Osmanin, është njeri i mirë dhe i zoti... edhe si politikan.

    ***
    Këto partitë politike janë bo bajat mo... çdo ditë duke u formu nga një e re. Nuk besoj se ka nevojë të krijohen akoma të tjera, do ishe më mirë sikur të kishe vetëm një parti politike që ti përfaqësoj Shqiptarët në Maqedoni. Të gjithë së bashku, jo të përçarë! Po ec e mbushva mendjen, karikja e butë është. Pushtetin e dun të gjithë...
    dhe une ashtu mendoj ne Maqedoni duhet vetem nje Parti Shqiptare te jete,dhe mos te jete e korruptuar.

    pershendetje

  8. #8
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Eshte e vertet se jane krijuar shume subjekte politike, dhe nuk ka nevoj per nje gje te tille, por kjo vjen si rezultat i asaj se ne asnjeren parti nuk ka liri, qe te mund ai qe ehste me i zoti te arij derin ne postin e kryetarit, sic ndodhen tek partit tjera jo-shqiptare, por ketu poshte lart raitingu i partis ende rin ne postin e kryetarit persona te pa pelqier dhe kjo sjell deri aty qe krijohen parti te reja.

    ps.nese ne pdsh do kishe pasur liri mbrenda partis nuk do ishe krijuar Bdsh dhe Dr. Dhe nga kjo erdhi edhe shkatrimi i ktij subjekti, dhe solli 2 parti te reja.



    psss.Rufi Osmani ehste figura e fundit ku mund te mbeshteten qytetaret e ilirides. Nese edhe z.Rufi punon vetem per veten sic kane bere te tjeret, ateher skemi cka me be tjeter.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •