Për ty Mendoj!
Kur mendoj per ty
Ethe dhe shpirti leshon,
Mendoj per gjene me te bukur ne jete
Mendoj per dashurine tone.
Kur mendoj syte e trishtuar
Dhe buzet qe dridhen pa fjale,
Mendoj per floket mbi gjoksin tend
Dhe zemrat qe rrahin pandal.
Kur prane teje qendroj e heshtur
Dhe dridhem kur me prek ngadal,
Mendoj se brenda teje ka dicka
Qe ti ma thua me zemer,jo me fjale.
Dicka qe me ben te ndihem si engjell
Dhe hap krahet drejt teje te fluturoj,
Ti me shtrengon aq forte prane vetes
Dhe une ngadale pershperis “Te Dashuroj”.
Krijoni Kontakt