Inxhinieria kamikaze, si njė sociologji terroriste e islamit radikal
16-02-2010 / Nga Moisés Naķm (drejtor i “Foreign Policy”)


Sipas jush, cila ėshtė kauza kryesore e terrorizmit islamik: a) varfėria; b) padrejtėsia; c) mungesa e demokracisė; d) mungesa e besimit; e) konflikti Izrael-Palestinė; f) religjioni; g) shkaqe tė panjohura.
Pėrgjigjja e saktė e kėsaj pyetjeje ėshtė aq e rėndėsishme sa edhe surprizuese. Ėshtė e rėndėsishme sepse derisa nuk do tė jemi nė gjendje tė kuptojmė shkaqet e terrorizmit islamik, do tė jetė e pamundur tė gjejmė zgjidhje. Ėshtė surprizuese sepse faktikisht nuk dimė shumė mbi arsyet pėr tė cilat njė person vendos tė vetėvritet duke vrarė tė pafajshėm. Pra, pėrgjigja e saktė e pyetjes ėshtė g): nuk dihet.
Nėse shkaqet e terrorizmit do tė ishin varfėria dhe pabarazia, bota do tė ishte plot terroristė brazilianė. Dhe nėse demokracia do tė ishte njė anti-korp efikas, India, qė ėshtė demokracia mė e madhe nė botė, do tė kishte mė pak atentate sesa diktaturat si nė Kinė apo Libi. Por nuk ėshtė kėshtu. Demokracitė janė mė tė dobėta ndaj sulmeve terroriste sesa diktaturat e ndryshme. Pikėpyetja shtohet pasi analizojmė shkaqet e konfliktit Izraelo-Palestinez, qė prodhojnė terroristė qė bėhen kamikazė duke shkatėrruar shkolla tė vajzave nė Afganistan...apo mė tej akoma, kur disa su’unitė nė Irak shndėrrohen nė bomba njerėzore qė shpėrthejnė nė njė treg plot me njerėz tė besimit shi’it?
As religjioni nuk sjell njė shpjegim bindės. Jesika Stern, kėrkuese shkencore nė universitetin e Harvard-it, referon se qeveria e Arabisė Saudite ka hetuar mijėra terroristė duke i kapur nė flagrancė, dhe mė pas i ka marrė nė pyetje pėr tė gjetur njė pėrgjigje tė sjelljes sė tyre. Nga kėto hetime rezulton se pjesa mė e madhe e tyre nuk ka pasur njė formim dhe edukim fetar tė thellė, dhe qė njohuritė e tyre mbi islamin ishin tė kufizuara. 25 pėrqind e pjesėmarrėsve nė programet e rehabilitimit pėr terroristė nė Arabinė Saudite kanė precedentė penalė dhe vetėm 5 % e tyre mė parė bėnte njė jetė aktive sipas besimit islam. Varieteti dhe kompleksiteti midis terroristėve ka kulme tė konsiderueshme, si nė ēdo grup njerėzor. Nė pėrgjithėsi, janė pak lajmet mbi origjinėn e terroristėve dhe tė profilit tė tyre psikologjik.
Vetėm se disa prej tyre janė inxhinierė.
Kjo ėshtė surpriza sipas pėrfundimeve tė njė shkrimi tė publikuar sė fundmi nė revistėn “European Journal of Sociology”, me titull “pėrse ka shumė inxhinierė midis islamikėve radikalė”. Kėrkuesit shkencorė Diego Gambetta dhe Steffen Hertog nėnvizojnė faktin se “midis islamikėve radikalė tė dhunshėm, inxhinierėt janė shumė tė pėrfaqėsuar, tre ose katėr herė mė shumė se profesionet e tjera”. Autorėt kanė studiuar mė shumė se 400 grupe tė ndryshme islamikė radikale, nė mė shumė se 30 vende tė Lindjes dhe tė Afrikės. Studiuesit konfirmojnė rezultatet e para ku dėftehet se terroristė kanė tė ardhura substanciale dhe njė shkollė, mbi mesataren e banorėve tė vendit, dhe mbi tė gjitha se 44 % e tė dhunshmėve ishin inxhinierė ose studentė tė inxhinierisė.
Nė vendet e origjinės sė terroristėve, inxhinierėt nuk ishin tė shumtė. Ata pėrfaqėsonin vetėm 3,5 % tė popullatės. Megjithatė, nė grupet terroriste islamike ata pėrbėjnė mė shumė se gjysmėn e numrit tė pėrgjithshėm. Kampioni i analizuar, sfera e dytė e studimeve mė e pėrhapur nė universitete janė studimet e islamike, tė ndjekura nga mjekėsia, shkenca dhe edukimi, dhe ēdonjėri prej tyre arrin indekse mė tė vogla sesa 44 pėrqind e sferės sė “inxhinierisė”. Ndėr tė tjera, 60 % e terroristėve islamikė tė lindur dhe tė rritur nė vendet perėndimore kanė studiuar inxhinieri.
Si shpjegohet ky fenomen? Dy studiuesit Gambetta dhe Hertog analizojnė dhe refuzojnė shumė hipoteza, midis tė cilėve mundėsinė qė aftėsia e inxhinierėve i ēon tė jenė persona qė lehtėsisht rekrutohen nga islamikėt, apo ėshtė thjesht njė anomali e historisė. Gjurmuesit kanė arritur nė pėrfundimin se shkaqet e kėsaj pranie tė madhe tė kėtyre profesionistėve ėshtė nė relacion me tė ashtuquajturin “mentalitet” tė inxhinierėve me kushte tė caktuara socio-ekonomike nė vendet islamike. Sipas kėtij studimi, inxhinieria tėrheq individė qė preferojnė pėrgjigje tė qarta dhe modele mendore qė minimizojnė ambiguitetin. Nė universitetet e SHBA, pėrshembull, probabiliteti qė tė jesh nė tė njėjtėn kohė fetar dhe konservator ėshtė 7 herė mė e mundshme nė shkollat e inxhinierisė sesa nė ato tė shkencave sociale.
Dy studiuesit Gambetta dhe Hertog tregojnė se ka njė afinitet midis strukturės mendore tė inxhinierėve dhe ideologjisė qė promovon aksione terroriste radikale islamike. Kjo tendencė ndėrvepron dhe ėshtė e fuqizuar nga fakti qė inxhinierėt – inteligjentė dhe ambiciozė nė fushėn profesionale – pėrballen dhe radikalizohen teksa ndeshen me stanjacionin ekonomik, mungesėn e shanseve pėr tė rinjtė dhe represionin politik, kaq i zakonshėm nė vendet islamike.
http://www.gazeta55.net/gazeta55/ind...rtikulli=11246