-
Darkë me Presidentin e Shqipërisë, Z. Ba mir Topi në Toronto
Darkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Z. Bamir Topi
Të Nderuar Bashkatdhetarë,
Është kënaqësi e veçantë që t’iu njoftojmë se muajin që vjen do të kemi
mes nesh Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, Z.
Bamir Topi.
Vizita e parë zyrtare në Toronto e Presidentit Shqiptar përkon me 2
vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Lojërat Olimpike Dimerore dhe festën e
Shën Valentinit.
Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Toronto në bashkëpunim me dy
organizatat më të mëdha të shqiptarëve në Toronto, respektivisht Shoqata e
Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze dhe Shoqata Shqiptare Kanadeze Kosova
organizojnë një darkë festive për nder të Zotit Bamir Topi dhe të
delegacionit presidencial që e shoqëron.
Në këtë eveniment Zoti Bamir Topi do të flasë për rolin e rëndësishëm të
institucionit të Presidencës në ruajtjen e ekuilibrit në politikën
shqiptare gjatë procesit final të pranimit të Shqipërisë në Evropë si dhe
për kontributin e tij në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të ri të
Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë darkë të shënuar për t’i uruar
Presidentit mirëseardhjen.
Ju falënderojmë për pjesëmarrjen.
Data: E shtunë, 13 Shkurt 2010
Ora: 20:30
Vendi: The Old Mill Inn (The Brûlé Room) 21 Old Mill Road, Toronto, ON
M8X 1G5
Darka: A Full Four Course Dinner me 2 shishe verë në tavolinë dhe cash
bar. Muzikë Live dhe DJ.
Çmimi: $CAD 80 për person
Kodi i Veshjes: Business Attire.
Ju lutemi që konfirmimi të bëhen sa më parë pasi numri i vendeve është i
kufizuar. Data e fundit e rezervimeve të vendeve është më 8 Shkurt 2010,
ora 20:00 pasi për arsye protokolli lista e pjesëmarrësve i duhet dorëzuar
autoriteteve kanadeze një javë përpara evenimentit.
Për rezervime drejtohuni te:
Sami Ademi: Tel: 416-300-4244 Email: sami@mysunnyshores.com
Petraq Peci: Tel: 416-503-4704 Email: info@albcan.org
Genc Tirana: Tel: 416-236-1879 Email: genctirana@hotmail.com
Ilir Lena: Tel: 416-871-9300 Email: vlenan618@rogers.com
________________________________________________
Kryesia e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze Toronto
Albanian Canadian Community Association (ACCA)
26 Six Point Road, Etobicoke, ON M8Z2W9
Tel/Fax: 416-503-4704
http://www.albcan.org
-
-
mire eshte qe ta kini listen e gjithe intelektualeve shqiptare ne toronto o vlora e tu a beni nga nje xerr me telefon e ti lajmeroni sepse me sa e di .. ne toronto eshte gjysma e mesuesve profesoreve e inxhiniereve e doktoreve shqiptare.. nga me te aftit qe kemi..
ju uroj nje mbremje te bukur e vllazerore.. pa hyre ne grindje e debate politike..
per kete porositi njerzit..
-
-
Të nderuar Bashkatdhetarë, dë dashur Miq,
Sot morëm njoftimin se Presidenti i Republikës, Z. Bamir Topi, e ka
ndryshuar agjendën e vizitës dhe nuk vjen në Toronto. Kjo do të thotë se
si organizatorë të takimit të tij me komunitetin shqiptar këtu jemi të
detyruar që të mos e kryejmë atë.
Nga ana tjetër jemi të shtrënguar të pranojmë se e gjitha kjo le një shije
jo të mirë te të
gjithë ne. Besojmë se ju do të kuptoni që ashtu si dhe ju edhe ne jemi
pjesë pasive e
këtij konfuzioni të shkaktuar nga dy informacione që kanë kundërshti.
Nga ana tjetër nuk duam t’i shmangemi përgjegjësisë morale që kemi përpara
jush në kësi rastesh dhe ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––––– ––––
Kryesia e Shoqates Shqiptaro-Kanadeze
Albanian Canadian Community Association (ACCA)
26 Six Point Road, Etobicoke, ON M8Z2W9
Tel/Fax: 416-503-4704
www.albcan.org
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt