Të ndihmojmë tjetrin kur është në gjendje të vështirë
Pamjet që jeni duke parë nuk janë as nga Velipoja as nga ndonjë vend tjetër bregdetar shqiptar. Këto pamje tmerruese nga fshati Muriçan i Shkodrës na i solli bashkëpunëtori ynë Shkëlzen Rexha – Xeni, Gjakovë.
Besoj t’i keni ndjekur me vëmendje ngjarjet për gjendjen e në Shqipërinë e Veriut – Shkodrës me rrethinë, ku përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatbardhësisht jo edhe viktima në njerëz.
Besoj edhe ju keni të njëjtin shqetësim se si do të bëhet me ata banorë ku mbi 10.000 hektarë tokë pune janë dëmtuar dhe mbi 2400 shtëpi janë shkatërruar. Kjo kërkon një përkushtim më afatgjatë. Ata njerëz kanë nevojë për gjithçka; atyre u mungon gjithçka – pa mëdyshje edhe buka.
Radio “Projekti 21” u bën thirrje bashkatdhetarëve tanë, jo vetëm në Skandinavi, por dhe gjithë atyre që kanë vullnet të mirë, që me mjetet tona t’ua lehtësojmë vështirësitë vëllezërve tanë shkodranë, të cilët këto ditë po kalojnë një situatë tepër të rëndë.
Ne stafi drejtues shpresojmë se as kësaj here nuk do të mungojë solidariteti ynë, ashtu siç nuk ka munguar edhe herë të tjera qoftë duke i ndërtuar shtëpi ndonjë dëshmori qoftë duke ia lehtësuar varfërinë dikujt, apo dikujt tjetër duke i siguruar para për shërim.
Të dashur bashkatdhetarë, kontributin tuaj mund ta jepni duke derdhur mjetet për ndihmë në këtë xhirollogari:
IBAN KONTO: DK3430004160331607
Reg. nr. 4160
kontonummer:4160331607
SWIFT: DABADKKK
Adresa: Den Danske Bank
Frederiksundsvej 52,
2400 København
Krijoni Kontakt